• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË

June 24, 2022 by s p

 Nga Frank Shkreli/

Disa ambasada Perëndimore në Tiranë, në portalet zyrtare, shprehën pardje mbështetjen e tyre për një media të lirë në Shqipëri dhe në botë. Kjo deklaratë e përbashkët e këtyre ambasadave perëndimore në Tiranë, në mbështetje të lirisë së medias në Shqipëri, mu duk si diçka tepër vonë dhe shumë pak. Deklarata të tilla, në të kaluarën, nuk kanë penguar aspak qeverinë Rama që gjatë këtyre viteve të fuste nën kontroll një pjesë dërmuese të medias shqiptare dhe të kalojë ligje në parliament duke kufizuar tmersisht lirinë e fjalës dhe të medias në përgjithësi, në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkomëtare dhe me mos pëlqimin e Venecias.

Ndonëse besoj se edhe kjo deklaratë e ambasadave perendimdore pardje, në mbeshtetje të fjalës së lirë, është si të thuash — më mirë vonë se kurrë — nuk do të kenë asnjë efekt në planet e Kryeministrit Rama për të vazhduar kontrollin e tij mbi lirinë dhe veprimtarinë e medias. Besoj se kjo deklaratë, ashtu si edhe të tjerat në të kaluarën, bëhen dhe janë bërë, “sa për sy e faqe”, ose përputhet me atë thënjen shqiptare, “më ka çue baba sa me la gojën”.  Dëmi është bërë tanimë, pasi është dashur të flisnit me kohë — liria e medias shqiptare është e kufizuar dhe ka shumë pak të përbashkët me mediat e vendeve perëndimore që ju përfaqësoni, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Kjo është, pikërisht, edhe arsyeja që organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe vet raportet e qeverive tuaja e cilësojnë gjithnjë Shqipërinë si një vend “pjesërisht i lirë”, 30-vjet “post-komunizëm”.

Megjithë trajnimet që këto ambasada u ofrojnë gazetarëve shqiptarë me fondet e taksapaguesve të këtyre vendeve — brenda dhe jashtë Shqipërisë — aty asgjë nuk ndryshon, se fajin nuk e kanë gazetarët shqiptarë, ndër më të mirët në Evropë — por kufizimet dhe pengesat që ata ndeshin në kryerjen e punës së tyre si rezultat i ligjeve në fuqi dhe presioneve ndaj medias nga qeveria dhe oligarkët e lidhur me qeverinë.  Sot, të gjithë e dinë se gjëndja e lirisë së medias në Shqipëri, mjerisht, është më afër vendeve me regjime autoritare,  asaj në Turqinë e Erdoganit, Rusinë

e Putinit ose Serbinë e Vuçiqit, se sa t’i përngjas lirisë së medias, siç ushtrohet në vendet perendimore, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Kam drojë, të nderuar diplomatë, se sinqeriteti juaj në lidhje me shqetësimet që shprehni në deklaratën tuaj rreth lirisë së medias në Shqipëri, vuan shumë nga mungesa e kredibilitetit ndaj qendrimeve tuaja në të kaluarën, në lidhje me lirinë e shtypit në atë vedn nga të gjithë ata, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që janë të interesuar për lirinë e shtypit dhe të medias në përgjithësi – sepse kini heshtur kur është dashur të flisni.  Ende është e freskët në kujtesën tonë, heshtja e perëndimorëve –me ndonjë përjashtim të, aty këtu — gjatë kohës kur po flitej për ligjin “anti-shpifje” dhe mbi vendimin e qeverisë së Tiranës për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, që sipas ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm, kufizojnë dukshëm hapësirën e lirisë së medias në Shqipëri.  Prandaj në mendimin tim, deklaratat nga përfaqsuesit perëndimorë në Tiranë, në mbrojtje të lirisë së medias në Shqipëri, janë të vonuara, dëmi është bërë tanimë, pa marrë parasyshë mbështetjen e “palëkundur për gazetarët në Shqipëri”, që ofrojnë sot ambasadat perëndimore në Tiranë.

Ja deklarata e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe 5 ambasadave të tjera në Tiranë, në mbështetje të medias së lirë në Shqipëri dhe në botë:

“Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë.

Ne ️ shprehim mbështetjen tonë të palëkundur për gazetarët në Shqipëri dhe në mbarë botën, të cilët ndërmarrin hetime dhe raportime të rëndësishme, në emër të bashkëqytetarëve të tyre. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre janë të papranueshme.

Nuk janë marrë parasysh as shqetësimet e orgnaizataave mbrojhtëse të lirisë së medias as e dashamirsve të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri – që janë shprehur shpesh gjatë viteve dhe dekadave – se pa liri të medias nuk ka asnjë liri tjetër, as të drejta të e demokraci të mirëfilltë perëndimore, jo se jo. Mbroni lirinë e medias, të nderuar ambasadorë! | Gazeta Telegraf

“Liria e shtypit është një prej mjeteve mbrojtëse më të forta të lirisë në përgjithësi dhe nuk mund të kufizohet kurrë, veçse nga qeveritë despotike” (Xhorxh Mejson).  “That the freedom of the press is one of the bulwarks of liberty and can never be restrained but by despotic governments.”

Sa i përket lirisë së medias, në veçanti, Shqipëria sot, fatkqesisht, është më afër qeverive despotike të botës, për të cilat ka paralajmëruar Xhorxh Mason-i në Qershor të vitit 1776, se sa pranë demokracive perëndimore të sotëme, përfshir Shtetet e Bashkuara – 30 e sa vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe tranzicionit “post-komunist”. 

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Zoti James Baker, Qershorin e vitit 1991, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, ka deklaruar se vërtetë, “Liria funksionon”.  Një thënje kjo që është bërë e famshme tanimë kur flitet dhe shkruhet për atë periudhë në Shqipërinë e posa dalur nga diktatura komuniste e qoftë largut.  Por po t’u fliste sot shqiptarëve, Ish Sekretari Baker, ndoshta, do duhej të plotësonte frazën e tij t; famshme të Qershorit (Freedom works’) të vitit 1991, duke thenë se as liritë dhe as të drejtat bazë të njeriut dhe as demokracia e mirëfilltë e vlerave amerikano-perëndimore, nuk funksionojnë pa lirinë e medias dhe pa lirinë e fjalës – të drejta universale këto për të gjithë dhe pa dallim – të kalitura për gjithmonë edhe në amandamentin e parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Frank Shkreli                              

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN

June 24, 2022 by s p

Dr. Selman  Meziu/

Kjo ka ndodhur edhe  dhjetra vjet më parë. Dhe vërtet i kanë bërë disa  diga për të prodhuar energji elektrike. Por duke shikuar me kujdes se çfarë plagësh po i shkaktohen  shpateve të tij pothuajse të virgjëra, habitesh, revolohesh në gjysmën e pare të vitit 2022. Për qindra metro kub dhe e gur që po ndalojn rrjedhjen e qete të ujit  të tij. Ato janë prodhuar në shpatin e djathtë me pjerrësi edhe mbi 90  %.  Po çfarë po ndodh vallë?

     Po hapet një udhë automobilistike e cila fillon zbritjen së paku nga lartësia  500 m dhe pasi merr një kthesë të fortë fillon zbritjen në pyll dushkajash. Pastaj merr një kthesë tjetët të fort, kalon në një shpat krejtësisht shkëmbinjsh gëlqeror duke vazhduar zbritjen e ëmbël. Ndoshta për të takuar shtratin e rrjedhjes së ujët të drinit plak. Ndoshta për  ‘’kërkime gjeologjike,,!

      Nuk duam të gjykojm se si mund të ndërtohet një udhë e tillë automobilistike në shpate të tilla gurë gëlqeror me pjerrësi pothujse si një mur.  As për skrapatat që mund të shkojn edhe 20 -40 metra të  larta.  Por, na shqetëson fakti  se materiali i gërryer i trasesë nuk trasportohet në pika depozitim. Ligji  duhet të jetë i tillë. Sigurisht. Kontrata e formuluar dhe firmosur nga Ministria Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet  të jenë shkruar. Edhe  se Qeveria  Rama është firmëtaria e disa  konventave ndërkombëtare  për ruajtjen e mjedisit  këtë kushdo e din. Po  zbatimi i tyre ku vajti? 

    Mirë por e çuditshme, e pa besueshme, por ja që  udhëtimi i disa dibranave me 09.06.2022 na zbulojn fakte ogurëzeza për natyrën, Drini plak, por….. Gërmimet me parat e kontraktuesve, por edhe të taksave të shqiptarëve  të varfër hidhen skrapatave pa pikën e kultures, rregullave apo mëshirës të bimësisë shkurrore që ka mbirë në këto shkëmbinj. 

  Problem tjetër që na shqetëson është se, puna është në  vazhdim, për të shkuar në vendin e caktuar nga projektuesi.  Ndërsa do t’i xhvaten shpatit muran shkëmbore edhe qindra e qindra metro  kub dhé e zhavorre  të prodhuara nga skavator e dinamite të cilat  pa dyshim do t’i marrin frymën drinit plak. Pra ato do të mbushin shtrain e ti që sipas matjeve nga fillimi i digës e deri te  ura  e Dodës ka një gjërsi vetëm 32 m.  

     Pyetja shtrohet: Ku do të shkojnë këto qindra e qindra, ndoshta edhe mijëra metro kub materiale të ngurta?  Uji me enrgjinë e tij të rrjedhjes do të filloi t’a kundërshtoi me forcën e tij të energjisë potenciale, duke e transportuar përgjatë shtratit të tij.   Po deri ku vallë? Kuptohet sipas madhësive të zhavorrit  dhe sasisë të prurjeve të Drinit  plak?  Pas jo më shumë se  10  km, ai përfundon në liqenin e Fierzës. 

      Një ndërmarrje private që ka kontrat me shtetin shqiptar, për punime gjeologjike  (së paku kështu thuhet)  po i shkurton jetë- gjatësinë liqenit të Fierzës i cili është përfunduar ne vitin 1978 me një gjatësi  prej 70 km. Ndërsa dimë, njohim  studimin e inxhinierit të mirënjohur  të  pyjeve,  Haki Kola  gjashtë mbëdhjetë vjet më parë  në  ‘’Vdekja e fshehtë e Fierzës.,,   do të   shkruante: ‘’Një tjetër burim për erozionin, ish-Instituti i Studimit të Tokave, konfirmon që për çdo vit në shkallë vendi humbasin  deri 40 tonë/ha shtresë toke dhe në vende të ndjeshme ndaj erozionit deri 100 tonë/ha. Nëse aplikohet në sipërfaqen  prej 1.182.900 ha, që është sipërfaqja e basenit të Fierzës, del  në liqen vijnë 40 – 100 milionë tonë mbushje në vit, që në  moshën 30 vjeçare të liqenit duket se e kanë kaluar sasinë  prej 1 miliard m3, groposur në liqen dhe ujit në nivel normal  i ka mbetur më pak se gjysma e vëllimit të liqenit për t’u strehuar. Pra, mëse gjysma e liqenit ka vdekur.,,

   Përfundimi është i qartë. Kur dihet me siguri të plotë, pra probabilitet qind për qind, nga të dhënat e deri tanishme,  nuk kemi asnjë ndërhyrje  silvikulturore, ne shpate, kodra, lugina dhe me ndërtime pritash në përrenjt, përroskat, që derdhin ujin me matreiale të ngurta në perimetrin e liqenit të Fierzës.   Përkundrazi  po kontribuojm, për t’a mbushur sa më shpejt atë me materiale të ngurta  për ti shkurtuar jetë gjatësinë.

    Veprime të tilla  tregojn mjaft qartë,  se Qeveria  Rama 1. 2,  e 3  jo vetëm që nuk e ka vënë ujën ne zjarr, pra nuk i ka shkuar as ndërmend për nderhyrje me ligje rregulla, të detyroi kompaninë energjitike të investoi në shpatet e përrenjtë që derdhen në Fierze e jo vetëm, por po ndihmon 

me dashjen e saj, me vullnet keqin e saj, me miopina e saj, me ndihmën e pa kursyer që po u jep oligarkëve,  që të hedhin gjithë materialet e ngurta në shtratin e tij që t’a mbushin sa më parë liqenin e fierzës,

    Pra po mbytim Dibrën për të bërë hidrocentral të ri  me digë 433 m, për të kthyer sa më shpejt në tokë buke, sipërfaqen liqenore të  Fierzës. Çfara largëpamësie?  Çfarë zgjuarsie  dhe njohje të situatës energjitike? Kuptohet  më së miri  se ku përfundojn taksat e popullit  për të dëmtuar të ardhmen e enrgjiktikës e për të varrosur dibrën.  Të gjitha  këto pa rregullsi, shkelje ligjesh  nga shoqëria ‘’Bektel,, tregon  se  qeveria Rama  3 nuk ka aftësi të realizoi një vepër të tillë ku mbart shumë probleme, mjedisore, shoqërore, pronësish, shpërblime pronash, sistemimin e  popullsisë të fshatrave, gjetjen e tokave për varrezat e dhjetra e dhjetra probleme të tjera.  

   Po analizojm  pak sa   shkatërrimet e mjedisit, të bioekologjise dhe ekosistemet e virgjëra të natyrës. Traseja e rrugës dëmton  bimësinë natyrore, kafshë, insekte, duke ulur ndjeshëm shumëllojshnërinë biologjike, shëmtuar peisazhet e mos  realizimin e sporteve të ndryshme.  Ndërsa në ujrat e drinit  hedhja e vazhdueshme, shqetëson peshqit dhe  kafshët e ndryshme ujore. Duke arsyetuar si më sipër  dalim në përfundimin  se kemi të bëjmë me krime mjedisore të shkaktuar nga mos zbatimin i  rregullave e ligjeve për mbrojtjen e mjediseve ekologjike si tregues të një shoqërie të kulturuar.

  21. 06. 2022                                           Dr. Selman  Meziu    

Filed Under: Analiza Tagged With: SELMAN MEZIU

PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM

June 24, 2022 by s p

Bledi Stefa/

Personalisht kam patur fatin e mirë të takohem vetëm njëherë me Prof. Muharrem Dragovojën, kur kam qënë student.Ishim në katin e pestë të Fakultetit aty ku ndodhej edhe departamenti jonë dhe tek gjithsejcili prej pedagogëve që mund të hasje, vihej re një gëzim i veçantë. Prof. Dragovoja kish njoftuar se do të ishte prezent atë ditë dhe pothuajse edhe ne studentët ishim bërë pjesë e organizimeve të kësaj vizite. Duke u prezantuar në prezencë të pedagogëve të tjerë por edhe studentëve, shtrënguam duart me profesorin i cili përmendi fjalët “suksese ju uroj në studime dhe me plotë bindje mund t’ju them që Gjeodezia është një degë e bukur”. Këto kanë qënë fjalët që unë mbaj mënd nga takimi me Prof. Rremën, ashtu sikurse e thërrisnin me dashamirësi dhe në konfidence kolegët e tij më të rinj…

Muharrem Dragovoja lindi në 11 Korrik 1928 në një familje nëpunësi, në Qytetin e Shkodrës.Shkollën fillore e kreu në Qytetin e Kukësit dhe gjimnazin në vendlindje. Në prill të vitit 1944 merr pjesë në luftën nacional-çlirimtare në formacionin e brigadës së IV Kosovare. Më pas kthehet në vendlindje ku merr pjesë dhe shërben në komandën e Qarkut të Shkodrës.Me rihapjen e gjimnazit, vazhdon studimet të cilat i përfundon në vitin 1948. Në muajin Nëntor të vitit 1948 i akordohet bursa për vazhdimin e studimeve të larta në Degën e Gjeodezisë, në Instututin e Lartë të Gjeodezisë, Aerofotorilevimit e Hartografisë, në Moskë, studime të cilat i përfundon në vitin 1953.

Me kthimin në atdhe, emërohet inxhinier në Drejtorinë Gjeologji- Gjeodezi- Rruga Ura të Ministrisë së Ndërtimit. Gjatë viteve 1953-1957 aktivizohet në punime të ndryshme gjeodezike, komisione dhe si pedagog i jashtëm pranë Institutit të Lartë Politeknik. Me krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, emërohet Shef i Katedrës së Gjeodezisë, detyrë të cilën e kreu deri në daljen në pension (viti 1988, rreth 32 vite në detyrë).Gjatë punës pedagogjike, zhvillon leksione në lëndë të ndryshme në degët, Gjeodezi, Gjeologji, Ndërtim, Gjeografi etj.

Muharrem Dragovoja është botues i disa teksteve mësimore, artikujve shkencorë në ndihmë të prodhimit, monografive, manualeve, etj.Në vitin 1964 i akordohet titulli “Docent”.Prej andej në vitin 1994 merr titullin “Profesor” dhe në vitin 1996 merr titullin “Mësues i Popullit”.

Gjithashtu, bazuar në dokumenta rezulton që Prof. Muharrem Dragovoja ka qënë ndër themeluesit e Shoqatës së Gjeodetëve të Shqipërisë si dhe Kryetar i saj, për një periudhë relativisht të gjatë.Një nga fushat ku Prof. Dragovoja dha një kontribut të veçantë, ka qenë ajo e përgatitjes së teksteve mësimore dhe manualeve gjeodezike.Nën drejtimin e tij u përgatitën shumë programe mësimore dhe u zhvillua Dega e Gjeodezisë.U përgatitën gjithashtu një numër shumë i madh specialistësh të cilët punuan në drejtime të ndryshme në vitet në vijim.Për veprimtarinë e tij disa vjeçare, Profesor Muharremi është dekoruar me disa medalje dhe urdhëra. Me plot bindje mund të themi se Prof. Muharrem Dragovoja është një personalitet i madh, me kontribute të veçanta në zhvillimin e Gjeodezisë në vendin tonë. Në vitin 1994 kthehet në Moskë pranë familjes së tij, duke e vizituar disa herë vendin tonë.Ndahet nga jeta në 26 prill të vitit 2014.

Filed Under: Kronike Tagged With: BLEDI STEFA

NJË YLL MË SHUMË

June 24, 2022 by s p

Faton Bislimi/

“Enough is Enough!” Mjaft është mjaft! Këto ishin fjalët që i paraprinë fjalisë më domethënëse të pesëmbëdhjetë viteve më parë, në mes të Tiranës, nga Presidenti George W. Bush. “Kosova do të jetë e pavarur,” ishte fjalia e artë, mandej.Para Bush, ishte Clinton ai që udhëhoqi NATO-n në luftën e parë në historinë e Aleancës Veriatlantike, dhe atë, pikërisht për clirimin e Kosovës më 1999.Para Clinton, ishte Bush i Vjetër, George H. W. Bush, babai i Bushit të pavarësisë, ai i cili qysh më 1992 i kishte dërguar Jugosllavisë së asaj kohe mesazhin e famshëm të njohur si “Kërcënimi i Kërshëndellave,” me anë të së cilit, Bushi e kishte paralajmëruar Beogradin se në rast të një ndërhyrje ushtarake jugosllave apo serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, Amerika do përgjigjej me vendosshmëri!E, tek krejt këta burrështetas, mesazhi për Kosovën tonë, për popullin tonë shqiptar në Ballkan dhe kërkesat e drejta të tij, ishte sjellë me argument e fakte nga i madhi Joe DioGuardi fillimisht si kongresist në fund të viteve të 1980-ta, dhe në vazhdimësi mandej nga ai e Shirley Cloyes DioGuardi si dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.Por, mund të shkojmë edhe më herët në histori. Para Bushit, mund të kthehemi edhe deri tek Presidenti Wilson, pa vendosshmërinë e së cilit as kjo trohë Shqipëri që u krijua më 1912, nuk do të kishte mbijetuar. Kurse, sot, kemi Presidentin Biden, i cili që nga koha kur ishte senator në vitet e 1990-ta u bë mik i madh e i pathyeshëm i kombit tonë, e vecanërisht i Kosovës!Tash, sa Komisionerë e Presidentë të EC-së ose zyrtarë të lartë të BE-së mund t’i numëroni që me të vërtetë dhe pa asnjë shibël e kanë përkrahë kaq sistematikisht dhe historikisht Kosovën?! Tutje, nëse kthehemi pak në histori, a ishin SHBA-të apo fuqitë evropiane të kohës që vizatuan kufijë në harta për interesa të sllavëve kryesisht e kundër interesave shqiptare?Edhe, a beson ndokush që pa lideshipin e SHBA-ve, BE-ja do kishte mund ndonjëherë të siguronte intervenimin e NATO-s për të cliruar Kosovën nga regjimi gjenocidial i Milosheviqit? Pa vendosshmërinë e SHBA-ve, a thua a do të kishte mundur BE-ja të siguronte marrëveshjen e Ahtisaarit, të pranueshme për shqiptarët? Pa insistimin e SHBA-ve, a thua a do kishte lëvizë BE-ja nga ideja e “normalizimit të marrëdhënjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë” në procesin e dialogut tek “njohja reciproke,” si rezultat përfundimtar i dialogut dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse?!Edhe sot, BE aty ku SHBA s’mund të kenë vendimmarrje direkte, pra, për një cështje të brendëshme të BE-së sic është udhëtimi pa viza në vendet e Schengenit për Kosovarët, BE përsëri na la anash. Na injoroi!Përtej kësaj, a nuk duhet më normale që përkushtimi ynë si Kosovë duhet të jetë për lidhje edhe më speciale e formale me SHBA-të sesa BE-në? Fundja, kujt i besojmë më shumë, Washingtonit apo Brukselit? A ke vend më pro-amerikan se Kosova e komb më pro-amerikan se shqiptarët?Besoj se ka ardhë koha për një platëformë të re kombëtare politike. Ka ardhë koha për një vizion pragmatik për të ardhmen. Ka ardhë koha për t’i dhënë fund pretendimeve të rrejshme e për të kthyer fokusin tek të vërtetat historike. Mund të mos jetë e lehtë, por është e mundëshme: një yll më shumë!Enough is enough, EU!

Filed Under: Emigracion Tagged With: Faton Bislimi

RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI

June 24, 2022 by s p

Nga Mustafë Krasniqi/

Rinor Gashi i lindur në Resonheim të Gjermanisë, me prejardhje nga Gremniku i Klinës së Kosovës. Pas përfundimit të shkollës, si shumë të rinj, me pasione të ndryshme, ashtu dhe Rinori kishte pasion të zgjedhur, që dhe ishte mëshiruar me sportin luftarak, konkretisht me artin marcial – të përzier, një lloj i  boksit të ri, që vije me teknika të ndryshme, për dallim nga ai i boksit të rregullt. Një sport luftarak, art i saj që nuk përfill rregull të specifikuara, goditje me duar dhe këmbë. Pra ky lloj sporti quhet Mixed Martial Artsn (MMA).

Për këtë dhe kam zgjedhur si disiplinë këtë lloj sporti që mundem dhe shkon për dëshirën time. Por, ajo që më inkurajon të jem i përkushtuar dhe i përgjegjshëm është përkrahja që kam nga adhuruesit e mi, po mbi të gjitha ndaj përkrahësve të mi shqiptarë. Në kohën sa jam duke luftuar në ring, me shpirt adhuruesit e mi japin tërë energjinë nga vetja, që shpesh energjia e tyre më jap fuqi dhe, kjo fuqi më ka sjell më shumë fitore, po mbi të gjitha edhe të ndihem krenar pse jam shqiptar, thotë Gashi.

Me këtë art të boksi të ri MMA, Rinori kishte filluar të merrej që nga mosha 17 vjeçare, e që nga atëherë kishte 5 meqe, ndeshje ballpërballë dyluftimesh, prej tyre 4 meqe  me fitore dhe atë në rundin e parë.

Për këto ndeshje dhe fitore merita kanë edhe trejnerat që më ushtrojnë, ku unë kam 3 trajner, të cilët janë të specializuar në disiplina të caktuara siç janë: Boksi, Mundja dhe Jil-Jitsu. Njëri prej këtyre trajnerve është edhe Refik Salihu, njëri nga trajnerët kryesor, që është shumë i përkushtuar, unë të jem në formë dhe të kem suksese deri në fitore. Për këtë dhe e falënderoj, jo vetëm që është shqiptar nga Gjilani i Kosovës, por që nga vetja jep shumë për të më ngritur si një boksier të mirë të kësaj disipline MMA.

Një imazh që përmban person, turmë

Përshkrim i gjeneruar automatikishtRinor Gashi, ndër të tjera na thotë: “Kjo disiplinë e sportit do angazhim dhe disiplinë të rreptë, ku ushtrime të rregullta kam 5-6 herë në javë, nganjëherë ndodh të ushtroj dy herë në ditë. E dua Sportin, sidomos këtë disiplinë të sportit, realisht t’u them të drejtën ka edhe momente kur nuk jam aq i motivuar, në vullnet të mirë, por që kam disiplinë shumë të rregullt dhe kësaj i përmbahem stërkit!”

Si e ndjeni veten kur jeni në ring, sidomos kur dëgjoni emrin tuaj në publik, në shenj përkrahje, shpesh dhe të shoqëruar me këngën shqipe dhe flamurin kombëtar, me shqiponjën kuq e zi?

Realisht është një emocion i papërshkruar, një energji që marrë nga ta dhe i jap fuqi lojës sime, kjo një boksieri e bënë më të sigurt dhe të fuqishëm. Futja në ring ka edhe emocione tjera, nga që mund të ndodh ajo që nuk dëshiron, humbja. Por, edhe kjo është pjesë e lojës, që duhet ta marrësh si normale.

Ju në meqin e fundit kishit për kundërshtar një Rusë, mundni të na thoni, për përcjellësit tuaj,  si kaloj ky meq?

Rinor Gashi. gjatë intervistës

 Në ndeshje boksi dhe në ring hy për të fituar dhe me këtë motiv shkoj, kështu në ndeshjen e fundit me Rusin isha i sigurt që do të fitoja, ngaqë isha përgatitur dhe isha në formë, kështu që në rundin e parë përfundoj me nokaut (TKO). Kjo fitore është njëra ndër fitoret më një rëndësi të veçantë, e cila m’i hap shumë dyer në boksin luftarake MMA‘s, që synimet e mija janë të mëdha, që të futem në UFC si kampion dhe profi i ndeshjeve që janë Inferno, NFC etj.

Për fund ç’porosi ke për adhuruesit tuaj?

Së pari më lejo që t’ju përshëndes juve dhe gazetën tuaj Ura e Bashkuar (uraebashkuar.com), që zhvilluat këtë intervistë me mua, po ashtu për të gjithë adhuruesit e mi, kudo që janë, kam përshëndetje të përzemërta dhe i dua shumë, sepse ata më japin fuqi, kurajo për të qenë ky që jam sot dhe për të vazhduar  tutje synimet e mia i sigurt.

Filed Under: Sport Tagged With: Mustafe Krasniqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT