• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2022

VATRA PROMOVON NESËR VEPRËN E SHQIPTARIT TË MADH “SKËNDER IMER THAÇI MES SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MALIT TË ZI”

September 30, 2022 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA promovon nesër, e Shtunë 1 Tetor 2022, ora 11 AM në adresën: Jacobi Medical Center(Salla Iliria) 1400 Pelham Pkwy South, Bronx, NY 10461, librin e historianes Leonora Laci me titull: “SKËNDER IMER THAÇI MES SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MALIT TË ZI”.

Ftohet komuniteti të marrë pjesë.

Filed Under: Opinion

Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politikёs…

September 30, 2022 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

Shqiptarёt gjithmonë kanë qenë të shtrёnguar të bëjnë një zgjedhje mes malit dhe detit! Mali është gjykuar si mundёsi konservimi e izolimi ndёrsa deti rruga e bajlozit apo porta e hapur e rreziqeve. Gjithsesi i kanë respektuar të dyja kёto realitete si kanë ditur e mundur pa e futur në hasmёri atë çka natyra vetë pёrpoq.

Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politikёs e kanë armiqësuar banorin e kёtyre anёve me ujin e kripur, me peshkun, me turizmin, me ndihmat që mund tё vinin e shkonin, nёpёrmjet e prej tij, si liri, si ekonomi, si kulturë, si komunikim.

Të kurdisur me ideologji si instrumente totalitarizmi pёrballë detit vendosёm bunkerë betoni!

Pastaj në liri me ëndje e rendje i dhunuam brigjet siç dinë vetёm oligarkёt tanë të cilёt e urrejnë kapitalizmin me fytyrë njerёzore sepse në disa raste ata janë vetë qenie pa fytyrë.

Botёn ata e masin me lartësinë e kёrthizёs dhe kёrthizёn e pёrdorin si qendёr graviteti për Botën.

Pushteti lokal në ballë – ai qendror nga pas, duke kёrkuar me ngulm vetёm një perspektivë atë individualen filluan ta rrahin detin me zinxhirë si Kserksi perandori i lashtë persian.

Vargonjtë e kёtij zinxhiri të pakёputur janë oligarkёt rrethuar me hallexhinj por të vetmuar kur numёrojnë para dhe të shoqёruar me një apo dy dinjitarë zyrash kur ndajnë hiset.

E pat thënë Hasan Zykua i gjorë “ç’e vёrtit kadiu sherianë kur ai sheh paranë!”

Fjalëpakë , autoritarë, namuzqarë e të menduar portrete balzakiane të babëzisё me kacidhet e Shqipёrisë në xhepat e tyre ata po shndёrrohen në mitet e bashkohёsisё sonë.

Ne po i harrojmë shkrimtarёt dhe artistёt tanë, tek kёta të fundit bёjmё diferencime, atyre të teatrit kombёtar që protestuan pёr shembjen fashistoide të tij nuk ua ngremё rrogёn por i rrasim në turbinёn socrealiste, ndonjë grupimi tjetёr po!

Natyrisht emrat e Palok Kurtit, Prenkë Jakovёs, Çesk Zadesё, Naim Frashёrit, Kadri Roshit, Bujar Lakos, Ndrek Lucёs, Agollit, Camajt, Arapit e të tjerёve edhe në këtë sallë do shkaktojnë hutim, një ditë jo të largёt, ndonjë do pyesë, ku kanë ndёrtuar kёta? Cili është fshati i tyre turistik? Ç’ hotel a markё sallami mban emrin e tyre?

Nga ana tjetёr do të dimё sa mace e pishina kanё manjatёt e naftёs, sa qen dhe apartamente kanë ata të kullave, sa lepuj e jahte kanë ata të bankave dhe sa ministra lepuj shёtisnin hanin e lёpinin buzёt teksa hyzmet bënin në të tilla akçihana.

Lajkatarë e joshёs kur nevoja i thёrret si dёshmorë të interesit, me mure llastiku në vend të lёkurёs sё barkut e cila zgjerohet befasisht pa cak e kufi ata e piskasin shtetin si kone ndaj plakёs që shet domate, ndaj plakut 82 vjeçar, ndaj atij që proteston kur nga deti me motor i hynë në çadёr dhe i thyejnё brinjёt apo edhe mё keq i mbysin fёmijёn.

Ata po e pinë detin me grykёn si gjyryk nga Saranda në Velipojë, nga Shёngjini më Vlorë, nga Dhёrmiu e Palasa në Orikum. Në këtë turravrap babëzie ata nuk janë vetёm.

Qeveria shqiptare i asiston siç di ajo, me kujdes e devotshmёri pёr detajet.

Nga miliona euro qё vinë nga tjetёrsimi i publikes në private ata urrejnë të bukurёn dhe të dobishmen e pёrbashkёt në emёr të sё mirës vetjake, xhepit,

trashёgimisë, pasurisë por jo Shqipёrisë. Ajo qënkesh vetёm pёr ta e fёmijёt e tyre si lopa larane pёr t’u mjelë nga një dorë rapaçe. Të tjerёt janë qyqarё, zuzarë, shёrbёtorë , skllevёr e bij skllevёrish që pasuri e dinjitet nuk dashkan.

Kёsaj frote i jepen u falet toka më e pёrshtatshme, hektarë të zgjedhur si investime strategjike për të bërë fshatrat e tyre turistikё, me vilat që njeriut të zakonshёm i duhen dy jetë për t’i blerë dhe tri per të kuptuar, de çfarë po ndodh.

– Dhe termat janë vitalizim, rijetёzim, zhvillim, pasurim.

Detit i shёmtuam tokёn pёrreth, i premë pishat, nxorrёm tapi të falsifikuara, ndёrtuam pa kriter dhe të gjitha kategoritë e jashtëqitjve i derdhёm në të me pёrbuzje!

Dhe në fund ngritёm çmimet që shoqёria normale t’i rrijё larg si djalli temjanit, pranë detit e pa freskuar!

Ata që në breg të detit jetojnë veshtirë se mund të formojnë një mendim të vetёm ku deti nuk është pjesë e tij.

Të parёt janë peshkatarёt të cilёt e dinë që deti është i rrezikshёm, e stuhitë të tmerrshme, por si kanë konsideruar ato arsye të mjaftueshme për të ndenjur në tokë kur gjuetia bëhej me krah!

Ndёrsa po ata tani rrinë në breg, në kafe pёrtypin mёrzi e varfёri bashkë. Nafta – kjo perpetum mobile me çmimin e saj, monopolet mbi anijet e kanë shndёrruar peshkatarin në të papunë që ndonjёherё rrallë, shumë rrallë ha peshk rezervati grek.

Deti nuk ka ndjena as meshirë ai sillet me ty ashtu siç ti sillesh me të.

Sapo u fitua e drejta per t’u larguar nga qyteti, për të ikur nga mali, për të dalë nga lugina e pёrdorёm detin si urë pёr të ikur, u ngri ai si deti i kuq në kohёt e Moisiut, shumë pak e pёrdoren për tu kthyer.

Po Shqiptarёt po ikin edhe nga Deti, po i mbushin tragetet.

Në lagje s’e gjen me Berberin, as shitёsin e një jave më parë, te bari ku pi kafenë rutinë shkruhet kёrkojmё banakier dhe kamarier !

Kapitalizmi pa fytyrё njerёzore po e boshatis Shqipёrinë . Qeveria me një fytyrë sot sjell një ligj për të rregulluar punёt në det, pasi në tokë i kreu të gjitha.

– Dallgёt fshijnё shkrimet në rërë po jo firmat në letёr.

Rritja e ҫmimit tё energjisё barrё e rёndё për familjet, do zgjidhej pjesёrisht sikur t’i vendosej vetёm pak kufizim luksit tё oligarkёve me paratё publike dhe jo lakun nё fyt shtreses sё mesme.

Qeverinë s’e tremb bajlozi se ai e ka xhan, i ndan gjёrat me tё ndёrsa Gjergji me të motrёn kёrkojnё azil në Londёr.

Dhe sё fundi shteti ynë mbeti pa ushkur, gati pёr t’u larë në det cullak, pasi hakerat i rrёmbyen ҫdo informacion, çdo shkresё e sekret e bashkё me të edhe dinjitetin rojtarёve të tij, qё s’ka dallgë që ua kthen mbrapsht si rraqet nga anijet e mbytura plazheve dikur motit.

Atë që e ka marrë lumi mos e kërkoni në det se deti u bë kos nga këta pas shpinës time!!

Filed Under: Politike Tagged With: Agron Gjekmarkaj

NË GJURMË TË POEZISË MË TË MIRË FEMËRORE

September 30, 2022 by s p

Rudolf MARKU/

Alma Jaku ka qenë, deri para disa ditësh, një Poete pothuajse e panjohur për mua. Dija se banon në Lezhë dhe është një poete e rrethit të talentuar të krijuesve të atij qyteti. Kisha lexuar dy-tre poezi të saj në FB dhe vetëm kaq, sa për të më krijuar përshtypjen e një vajze të talentuar, rebele, që synon të shkruajë një poezi lirike thellësisht femërore, të sinqertë dhe me një naivitet tashmë të humbur, që i shkon poezisë, dhe, ndonjëherë, gjykuar nga mendësitë seksiste që janë në modën e trushplarëve modernë të political correctness, një poezi skandaloze…. Këtë përshtypje ma përforcuan poezitë e këtij libri që më ra në duar disa ditë më parë.

Më vonë, mosnjohja ime u plotësua me leximin e librit të parë të Poetes. Nuk e kisha ditur se ky libër me të cilën paraqitet para lexuesëve Alma Jaku në fakt qenka libri i dytë poetik i saj. Dhe se libri i parë i Almës ka patur fatin që të botohet me një parathënje dinjitoze shkruar nga poeti dhe prozatori i mirënjohur i letersisë sonë, dhe nga miku im, Preç Zogaj.

Parathënia e Preç Zogajt në fakt nuk më lë të them shumë. Libri i ri me të cilin paraqitet përpara lexuesëve Alma Jaku është një libër shumëmë i evoluar artistikisht dhe mjeshtërisht nga libri saj i parë. Duket se Alma Jaku përkushtimin ndaj poezisë e ka një betim serioz letrar të personalitetit të vet. Këtë përkushtim e ndjen menjëherë tek lexon poezitë e këtij libri. Shumë nga poezitë i kushtohen vetë Poezisë, e cila për Alma Jakun është po aq e rëndësishme sa dhe vetë akti hyjnor i dashurisë. Poezia dhe dashuria kthehen në këtë libër në një binom natyral, në një simbiozë natyrale, aq sa vetë poetja pyet me një naivitet të sinqertë femëror: Është Poezia ajo që më solli Dashurinë/ Apo vetë Dashuria më sjell Poezi?

Poezia e Alma Jakut më bëri për vete me thjeshtësinë e vargut, me freskinë dhe natyrshmerinë, si dhe me drejtpërdrejtshmërinë e saj, me guximin e Poetes për të thënë atë që ndjen, ndonjëherë përmes një humori të lehtë triumfues, pa u fshehur në guacka metaforike a në ca pseudoeksperimente gjuhësore spekullative dhe pretencioze… Poezia e Alma Jakut më kujtoi dy poetë anglezë të shekullit të XX- W.H. Davies dhe Anna Wickham, të cilët mendonin se një pellg uji në mesin e rrugës, me pesë centimetra thellësi, që nuk mund t’ia shohësh fundin, ngase uji është i turbullt, nuk mund të jetë më i thellë se Liqeni i Ohrit, të cilit mund t’ia shohësh fundin dhe në njëzetë metra thellësi. Poezia e Alma Jakut ecën natyrshëm në gjurmët e traditës më të mirë të poezisë femërore. Dhe vetë gjurmët e të gjitha poezive të mira femërore të kësaj bote të çojnë në shtigjet e primordialitetit të Poezisë së Safos, kryepoetes së botës.

Filed Under: Fejton

KAFE “ADULTER”

September 30, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango/

Moderatori i njohur Mjalti, ay i TV te Madh Kombetar, rrasi më thellë kasketën për të mos u njohur nga fansat e panumert. Eshte bezdi tek ecen me te shpejte, jogging rrotull e rrotull liqenit, te rrish e te pershendetesh tufat e admiruesve, tu kthesh buzeqeshjet, ndonjë batute pak më të njohurve…”Ohuuu”

E rrasi kasketën vërtet, por jo aq shpejt sa për të mos e kapur në atë moment flututurak, syri vigjilent i spiunit të lashtë Prasi…Kryente edhe ai në sens të kundërt xhiron e freskët të mengjesit krah për krah gruas Grenxa….

…Por ja tek vinte kundruall nja 100 m më pas, edhe moderatorja aq e dashur për publikun e ngeshëm, Bleta e Televizionit Gjigand Kombëtar…Kish vënë syze të mëdha, kasketë lepurushi rrasur thellë dhe xhogonte edhe ajo me shpresën se nuk do njihej nga fanset pa numër. Duhet thënë se nuk pati aq “fat”. E njohën nja dy goca,( e kujt do ja hidhte ajo. Ato mbanin vetë nga ato syzet e mëdha e kasketë të butë lepurushi). E ndaluan, i kërkuan selfie së bashku, u a plotësoi dëshirën, rrasi më thellë kasketën e rendi të kapte kohën e humbur…

Por nuk mendoi kështu për kohën e saj “të humbur” spiuni i hershëm Prasi, tashmë analist e kritik i njohur në disa media online…” Pa shih, pa shih” mendoi,” mos ka lënë takim me moderatorin Mjalti që xhogonte pak para saj…kjo Bleta punëtore e Televizionit Gjigand Kombëtar?”

Edhe titulli i asaj çka do shkruante ju shkrua vetëtimthi në krye:” Kasketat e buta të moderatorëve”…Ecën edhe ca me gruan dhe pastaj Prasi nuk mundi të përmbahej më…

“Vazhdo ti” i tha Grenxës, ik e më prit te kafja…ose pije vetë se më doli diçka…” dhe u kthye e ja mbathi në krah të kundërt duke e lënë Grenxën pilaf..

“ Ku shkon idiot…” u xhindos e i ulëriti nga pas Grenxa…”si do e pi kafen vetëm…pastaj e kemi lënë me orar të shkojmë edhe te ai mjeku, të më vizitojë pak thumbin, …”

Ai fluturoi. Në vrap e sipër tek i frushullnin gjethet e vjeshtës ndër këmbē e në veshë…sikur iu rikthye tërë jeta e shkuar, e bukur para syve…kujtoi vitet e vegjëlisë kur vinte e përgjonte çiftet që bënin dashni nga liqeni, rininë kur mori pagesën e parë për një spiunllik të vogël…Pastaj atë burrin që e kish ndjekur nga liqeni me të dashurën e që edhe tek rënkonin e bënin dashuri, lëshonin parulla kundër partisë. I spiunoi dyfish: agjitacion e propagandë dhe adulter, e e kallën në burg atë burrin pa e marrë vesh nga i erdhi…

…Spiuni i regjur Prasi ngadalësoi hapat dhe mbeti në vend me sy të çakarritur: Ç’po shihte…!!

…Mu tek ajo kafja platformë që sheh mbi liqen e ka poshtë një fushë tenisi ende të pa inaguruar,ja mu tek ajo kafene verore, quajtur ndryshe edhe Kafe Adulteri, na ishin ulur e po pinin kafe, moderatori Mjalti, moderatorja Bleta dhe…kjo ishte e pabesueshme…edhe Matka, vetë Matka, gruaja e moderatorit Mjalti….

Ja dhe Monologu i Prasit:

“Të kishin lënë takim që më parë, të tre për kafe? Jo ore…po pse nuk ishte që në fillim me gruan Mjalti? Pastaj ato kasketat e rrasura, vërtet për fansat ishin? Pastaj ca si shumë seriozë duken…të tre…as gaz e as gallatë si mes moderatorësh…duhet t’i ketë kapur në flagrancë gruaja e Mjaltit..sapo janë ulur…dhe tani po flasin qetë gjoja…për të mos bërë ndonjë skandal…të tërë i njohin…he he…po mua nuk ma hedhin dot…

..gjithsesi nuk e botoj dot pa ndonjë foto Bleta-Mjalti, në flagrancë…U pa puna…rikthim në fëmini…ndofta do më duhet të dal ca herë andej nga Gjiri i Kurvave…andej nga strehoeshin dashnorët dikur…sot e mot”

…I telefonoi gruas:” Hej Grenxe, te Kafe Llumi je? Prit se erdha”

“Ik more qelbësirë” zukati egër nga ana tjetër e liqenit Grenxa. “Pije me atë kurvën…e helm tu bëhet…Me kë u takove plehrë…Mua do ma hedhësh ti?“

Filed Under: Komente Tagged With: Ylli Pango

O ZOT I FJALËS SHQIPE

September 30, 2022 by s p

ARISTOTEL SPIRO/

ose LE TA MBROJMË PËRKTHIMIN NGA SHQIPËRIMI!

(LUTJE PËRKTHYESIT)

O Zot i Fjalës Shqipe,

O Perëndi Ligjërate!

Shpëtona kumtet e largëta prej gjuhësh të pakuptueshme!

Përkthimin mbroje nga tundimi i shqipërimit!

Bëhu shtrat që të shoh përmes teje mrekullitë e mendjes njerëzore,

çka shtrihet përtej gjuhës amtare.

Bëhu ti monument mbi piedestale veprash të përbotshme,

veç kurrë piedestal narcizist shqipërimi.

O shqipërues,

në qofsh i zoti të shprehësh shqip çdo fjalë e frazë të huaj,

shqipen nderoje duke i dhënë dashuri shkrimit të bujtur,

bëna të ngjitemi bashkë shtigjesh të panjohura mendimi.

Shpëtoje veten nga tundimi i krenarisë ligjëruese;

përmbaje dalldinë,

shelbona nga egoizmi i shqipëruesit,

bëhu më në fund i vërtetë

bëhu përkthyes

dhe t’u falshin mëkatet e vogla kuptimore,

sikundër ti ua fale përkthyesve të gjuhës sonë shtegtare.

o Zot i Fjalës Shqipe,

o Perëndi Ligjërate!

30 shtator 2022

Filed Under: LETERSI

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT