• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2022

Jubileu i Pavarësisë së Shqipërisë – Kosova, plotësim i Pavarësisë Shqiptare

November 26, 2022 by s p

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova nëpër vitet drejt Pavarësisë së Kosovës: Për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare…Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve/

-Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: Me Vatranët e SHBA- delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova/


SPECIALE- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 26 Nëntor 2022/ “Për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare, ashtu siç e ndiejmë dhe e nderojmë të gjithë ne këtë ditë.  Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, theksonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në mesazhin e jubileut të 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve”, vijonte Rugova.

Më tej theksonte:
“Në këto 90 vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.

Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj.

Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër.

Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik.

Për këto tri vjet pas luftës, Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kjo është bërë me përkrahjen e miqve tanë dhe në bashkëpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in. Kështu, Kosova po forcohet gjithnjë e më shumë si shoqëri dhe shtet demokratik, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, dhe pret njohjen formale, që do t’i shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike.

Me fat Dita e Flamurit!

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar!”.

Në vitin 2004, në prag të Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Shqiptar, Presidenti Rugova e dekoroi Adem Jasharin me Urdhrin Hero i Kosovës.
Në 27 Nëntor 2005, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar për herë të fundit qytetarëve të Kosovës mesazhin e urimit me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit:

“Qytetarë të nderuar të Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.

Sot të gjithë e themi me krenari se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që këtë vit bie në 600-vjetorin e lindjes së Tij.

Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës.

Zoti e bekoftë Ditën e Flamurit!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Dr. Ibrahim Rugova

President i Kosovës”.

RUGOVA: I VETMI KOMPROMIS PËR KOSOVËN ËSHTË PAVARËSIA, DHE KY ËSHTË OPTIMUMI I GJITHË SHQIPTARËVE NË RAJON

Presidenti historik Rugova 2005-ten e 600 vjetorit të lindjes së Kryeheroit Kombëtar e kishte shpallur vit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Në takim në pritjen tradicionale për gazetarë në prag të Vitit të Ri 2005 Presidenti Rugova, duke shprehur vlerësime dhe përgëzime, pranoi nga unë bashkë me urimin ekzemplarët e parë të Kalendarit me simbolet drejt Pavarësisë dhe të 600 vjetorit të Skenderbeut të gazetës historike të Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha. “Dhashtë Zoti që Vitin tjetër të Ri, ta kremtojmë me njohjen formale të pavarësisë dhe viti që po vjen të mbetet në histori si vit i ndritur i njohjes së pavarësisë të vendit tonë të shtrenjtë”, theksonte Presidenti Rugova në mesazhin për Vitin e Ri 2005. Në numrin festiv,  bashkë me urimin Gëzuar Vitin e Ri 2005, gazeta tradicionale shqiptare në Kosovë Rilindja në ballinë dhe në kalendar pranë fotografisë së Shtatores së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Prishtinë, që e kishte sjellë Akademik Mark Krasniqi në 28 Nëntor 2001, paralajmëronte lajmin e madh të pritur-të ardhmërisë “Kosova vlerësohet sukses në standarde – Njihet Pavarësia e Kosovës”.

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, ka thënë shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjitjhshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Të zhvilluara kështu të ndërmjetësuara e garantuara ndërkombëtarisht bisedimet për statusin – pavarësinë e Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova i parashikonte e kërkonte në intervisten ekskluzive, të parën të Presidentit të parë të Kosovës dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), të cilën e zhvillova në shtator 1994.

Presidenti Rugova theksonte se, “ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës”. 
Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen gjithsesi në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë, theksonte Presidenti Rugova, dhe shtonte se, kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

RUGOVA FLISTE EDHE PËR “LIDHJET KONFEDERALE APO BASHKIMIN ME SHQIPËRINË” TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova, Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të 26 deri 30 Shtatorit 1991 e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”…Me Presidentin Rugova bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, në Prishtinë, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës.

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti Rugova në vitet e rënda të nëtëdhjeta të okupimit në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës të shndërruar në seli të institucioneve të Republikës së shpallur.

 “Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës”, thoshte Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit të vendit, në Dhjetor 2002.

RUGOVA NË FESTËN E FLAMURIT E TË 90 VJETORIT TË PAVARËSISË SHQIPTARE PROPOZOI SIMBOLET SHTETËRORE TË KOSOVËS

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte ai në një intervistë poashtu ekskluzive që zhvillova në fundvitin 2002 për gazetën Rilindja.

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.

Edhe në këtë festë të madhe të 28 Nëntorit dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.

RUGOVA: AUTOSTRADA SHQIPËRI-KOSOVË, RRUGA ANTIKE VIA EGNATIA

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova.
“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:

“Po , ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.

RUGOVA: SI SHUMICË SHQIPTARE, DO TË KUJDESEMI TË BËJMË NJË SHTET ME NORMA DEMOKRATIKE, ME GARANTIMIN E TË GJITHA TË DREJTAVE 


Në një nga pyetjet, “A ka vend për frikën se Pavarësia rrezikon interesat e ndonjë komuniteti në Kosovë, siç mundohen ta paraqesin disa qarqe e propaganda?”, Presidenti Rugova përgjigjej: 

“Jo, jo, s’ka frikë, sepse bashkësitë etnike, komunitetet, apo minoritetet, duhet të pranojnë edhe vullnetin e shumicës. Natyrisht, si shumicë, pra si shumicë shqiptare, ne do të kujdesemi të bëjmë një shtet me norma demokratike, me norma integruese të brendshme dhe me garantimin e të gjitha të drejtave. 
Natyrisht, s’dua ta komentoj një propagandë negative që bëhet për një komunitet a tjetër, se ka frikë, etj. Por, mos ta harrojmë, është frika e shumicës, momentalisht, e shumicës shqiptare për të ardhmen. Prandaj, me njohjen e Pavarësisë do të hiqet kjo frikë dhe marrëdhëniet njerëzore do të relaksoheshin, do të ishin shumë më të lehta, sepse të gjithë e kemi përjetuar luftën, situatat e rënda, humbjet, etj. Dhe, unë po them, njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia. Në shtetin e Kosovës nesër do të jenë, edhe sot janë, deputetë, ministra, nuk mund të bëhen lehtë. Prandaj, janë edhe përfitimet praktike, njerëzore, që edhe ata do t’i kenë dhe do të jenë të garantuara”. 

Gjatë intervistës, në pritjen në Rezidencën Presidenciale në Velani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues -Kryeredaktorit, Presidentit historik Ibrahim Rugova i kam dhuruar Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, me ballinën e punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe,  nisi të dalë gazeta tradicionale e historike Rilindja në shtypshkronjën me shkronja shqipe prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

PRESIDENTI AMERIKAN CLINTON E KRYEMINISTRI BRITANIK BLAIR: PËR KRISTALET  E RUGOVËS DHE “BESËN” E DHËNË PËR TË NDIHMUAR KOSOVËN

Personalite të larta nga e gjithë bota, sa herë që vijnë në Kosovë kujtojnë me vlerësimet më ta larta Presidentin historik Rugova.

Presidenti amerikan Bill Clinton, në 1 Nëntor 2009, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, ka thënë Presidenti amerikan Clinton. 
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.

Në vitin 1998, Tony Blair, atëherë Kryeministër i Britanisë së Madhe, ia kishte dhënë “besën” Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, se do të ndihmonte.

Këtë e tregoi vetë Blair në Prishtinë në 9 Korrik 2010, në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës:

“Më kujtohet fundi i vitit 1998, vizita në Downing Street e Ibrahim Rugovës. Ai ishte një burrë i qetë dhe modest. Ai më dha një dhuratë të vogël të kristalit të purpurtë dhe të bardhë. E mbajta gjatë tërë qëndrimit tim në Downing Street mbi tavolinën time. Tash ajo ndodhet në shtëpinë time mbi kaminë. 

Ai (Rugova) më tregoi të vërtetën për Kosovën. Orvatjet e popullit të saj, nevojën që bota të dëgjojë, detyrën e botës për të vepruar. Ai nuk bërtiste, nuk e shfaqte gjendjen me slogane ose gjeste ekstravagante. Ai fliste butë por me një sinqeritet mbresëlënës. Përderisa largohej, më tha: ‘Ju lutem, po ju kërkoj vetëm një gjë: mos lejoni që populli im të vuajë më. Ndjeni për të siç ndjeni për popullin tuaj. Dhe ndihmoni’. 
I thashë se Britania do të ndihmonte. Ia dhashë ‘besën’ time. Detyrimin tim. Dhe e mbajta. Sot kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh respektin tim për lidershipin, vendosmërinë dhe urtësinë e tij”.

Duartrokitjet frenetike në Kuvend pas këtij tregimi shprehën edhe një herë fuqishëm falënderimin dhe mirënjohjen e përjtëshme për Kryeministrin e Britanisë së Madhe në kohën e luftës në Kosovë, Tony Blair, njeriun që bashkë me Presidentin Amerikan Bill Clinton kishin vendosur të lëviznin NATO-n për Kosovën.

Në 24 Mars 1999 ishte mbrëmja e ditës që i hapi shteg lirisë së Kosovës, ndërhyrjes shpëtimtare së NATO-s, forcës më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit. Ishte një ndërhyrje që pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në  6 Shkurt 1999 kishte përfunduar, nga mesi i marsit, me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar.

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej Kombit Amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

KOSOVA NË ZHVILLIME HISTORIKE DREJT LIRISË E PAVARËSISË

Prej mëse tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet i pavarur.

Rugova, në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjen Demokratike të Kosvës – LDK, e cila më shumë se parti lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Zhvillime të tjera historike ishin Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, Referendumi i fundshtatorit 1991, ku për Kosovën Shtet sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim, si dhe zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, po megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Këto zhvillime, akte kushtetuese juridike, në rrethana të jashtëzakonshme të okupimit,  në kohën kur ndodhën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish federatë, nga shpërbërja e së cilës elementet konstituive, mes të cilave ishte Kosova, u bënë shtete të pavarura. Kosova u bë shtet edhe duke luftuar dhe nga 12 Qershori 1999 i hyrjes së NATO-s është në liri dhe nga 17 Shkurti 2008 edhe me pavarësinë e shpallur e të njohur deri tani nga 117 shtete anëtare të OKB-së.

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inaguruar në Parlamentin e Kosovës President i zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës-në liri, Rugova thoshte: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia  e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

FJALËT-MESAZHI SI NJË AMANET I PRESIDENTIT RUGOVA NË TAKIMIN E FUNDVITIT TË TIJ TË FUNDIT

Ibrahim Rugova lindi në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut.

Në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së, partisë-lëvizje që e udhëheqte që nga fillimi, më 23 Dhjetor 2005, për herë të fundit pash Presidentin Rugova dhe regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të kryeqytetit të Kosovës.

“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e  qëndrueshme, pavarësi që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova  në atë takim të fundvitit të tij të fundit.

Dhe, më pak se një muaj më vonë, në 21 Janar 2006, kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij jetësore gjithmonë ndezur dritën e të ardhmës për Kosovën shtet euroatlantik.

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit.

Shënim i 16 Gushtit 2016: ME VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 Gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”…

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron…

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova….  Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 ishte vendosur mibishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova…

Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne.

Filed Under: Politike

QIRIAZËT, GURTHEMEL TË ARSIMIT TONË MODERN

November 26, 2022 by s p

Kombi shqiptar përjetësisht i detyrohet angazhimit kolosal familjes Qiriazi dhe grupit të patriotëve që e mbështetën në orientimin e drejt të proceseve vendimarrëse për fatin tonë, ku posaçërisht spikat roli i Parashqevi Qiriazit në përafrimin me SHBA-të, si një aleate e sinqertë dhe me mjaft peshë në të gjitha fazat e zhvillimit tonë si komb dhe si shoqëri, përfshi edhe Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), ku qenia shqiptare i shpëtoi dezintegrimit falë angazhimit direkt të Presidentit Amerikan , Woodrow Wilson.

Shkruan Prof.dr. Skender ASANI

Para 100 viteve Kodër Kamza, afër Tiranës, hyri në historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare si një vatër e rëndësishme dhe me një jetë të pasur intensive, që njohu vetëm zhvillim e thellim. Fillimisht kishim “Shkollën e Dakës”, ose “Instituti femnuer Kyrias- (Qiriazi)”, apo edhe si “Instituti Kyrias-Dako”, që në fakt ishte vazhdimësi e shkollës së vashave hapur në Korçë, në vitin 1891. Ndryshe kjo shkollë quhej edhe “Shkolla amerikane e vajzave” që u hap me inisiativën e Gjerasim Qiriazit, e cila fatkeqësisht u mbyll në korrik të vitit 1914, kur në Korçë hyri ushtria greke dhe për pasojë amerikanët që punonin aty u dëbuan.

Ndonëse Shkolla e Korçës u mbyll, ajo megjithatë vazhdoi të mbetet frymëzim kryesor për gjenetata që pasuan dhe për rrjedhohë pas tetë viteve, çifti Dako, që sapo ishin kthyer nga ShBA, themeluan në tetor të vitit 1922, në Kodër Kamëz “Institutin Kyrias-Dako”. E veçanta e kësaj shkolle ishte se ajo u ngrit sipas modelit të kolegjeve amerikane.

Instituti Qiriazi me ndërpreje, do të vijonte aktivitetin deri në vitin 1943,kohë kur ndërtesat u zaptuan për nevoja të ushtrisë naziste kurse familja Dako-Qiriazi, do të internohej në Beograd. Fati I tyre është ngusht I lidhur edhe me fatin e kësaj shkolle, pasi që pas kthimit nga Beogradi godina e Kolegjit “Qiriazi” ishte bërë prone shtetërore dhe kishtre kaluar për përdorim për nevojat e shtetit të ri të posa dalur nga LDB..

Një lajm i mirë që shoqëron hisoirkun e kësaj shkolle është se në vitin 2006, godina e Institutit “Qiriazi”, administrohej nga trashëgimtarët e pronarëve të saj: Robert Dako, nipi i Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit (Dako), të cilët rihapën në këtë godinë Shkollën e Lartë Universitare Jo Publike “Sevasti e Parashqevi Qiriazi”, ndërkohë që në vitin 2016, ky institucion rihapet me emërtim dhe me pronar të ri: “Kolegji Universitar Qiriazi”, si trashëgimtare e Institutit Qiriazi.

Sot (2022), pas 100 viteve, Kolegji Universitar “Qiriazi” ka lënë jehonën e lavdisë së Qiriazëve të famshëm.

Për të risjellur në vëmendje lavdinë e kësaj familje, ne si Instituti i Trashëgimisë Shpirtëore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në 50 – vjetorin e vdekjes së Parashqevi Qiriazit, dolëm para lexuesit me një vepër që ishte prodhim i një ditarit të saj në dorëshkrim mbajtur gjatë ditëve të bujshme të Konferencës së Versajës, e njohur si Konferenca e Paqës e Parisit, gjatë vitit 1919 dhe fillimit të vitit 1920.

Veprimtaria e saj në rafshin arsimor, kulturor, publicistik dhe diplomatik ishte e jashtëzakonshëm, ndërkohë që gjithë materiali nga dorëshkrim i saj është rezultat i një hulumtimi në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë,.

Figura e Parashqevi Qiriazit , në 50- vjetorin e vdekjes së saj, ka frymëzuar edhe drejtuesit e UNESCO-s për ta përfshirë atë, si një grua dhe pedagogeje e jashtëzakonshme, në kalendarin e jubulejeve të përkrahur nga ana e kësaj organizate për vitin 2020.

Kjo figurë emblematike që vjen kësaj radhe përmes detajeve të panjohura, që mund t’i gjejmë në ditarin e saj, paraqet zërin më përfaqësues të gruas së shquar shqiptare, e cila mund të konsiderohet edhe si themeluese e diplomacisë shqiptare, pas përpjekjeve të saj titanike në sensibilizimin e çështjes shqiptare në planin ndërkombëtar. Pjesëmarrja e saj në Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), tregon fuqinë e angazhimit të saj intelektual e kombëtar në arritjen e objektivave madhore, për të cilat Rilindasit tanë kishin projektuar ide e pikëpamje nga më të ndyrshmet, por pa një mundësi reale realizimi. Ishte pikërisht Parashqevi Qiriazi që gjithë këto ëndërra të Rilindasve i përçoi në sallonet diplomatike të kohës dhe u bë zëdhënëse e denjë e kauzës shqiptare.

Libri fillon me një dockument mjaft të rëndësishëm, siç është propesverbali i Kongresit të Manastirit, për të cilin jemi përcaktuar ta botojmë për shkak se ky document ndërlidhet pikërisht me Parasqevi Qiriazin, e cila e vetmja delegate ( procesverbaliste ) femër në këtë ngjarje të madhe historike për emancipimin kombëtar.

Ky dokument është i shkëputër nga ditari dhe, ndonëse nuk i përmbahet renditjes kronologike me dokumentet që pasojnë, megjithatë si i tillë ngërthen në vete autenticitetin e një përkushtimi të vazhdueshëm të kësaj gruaje ndaj çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me emancipimin dhe prosperimin e kombit sdhqiptar.

Pastaj libri vazhdon me ditarin e saj, fillimisht, në dorshkrim, pastaj i radhitur me makinë shkrimi të kohës dhe në fund transkriptimi i tij në mënyrë autentike në word.

Dokumentet janë të renditura sipas kronologjisë historike dhe nuk janë të ndarë në tema apo kapituj të veçantë tematik. Në këtë variante jemi përcaktuar për shkak se dokumentet janë në formë të dorëshkrimit dhe janë të shkurta, pa ndonjë titull të dokumentit, sidomos ditari i saj personal ku e përshkruan udhëtimin, ngjarjet dhe takimet.

Dorshkrimet janë transkriptuar në gjuhën siç e ka shkruar vet Parashqevi Qiriazi, ndërsa shkrimet në gjuhën angleze dhe franceze, janë përkthyer dhe redaktuar në gjuhën shqipe.

Profili i gjerë i Parashqevi Qiriazi kap fushëveprime nga më të nduarduartat, të cilat ishin të lidhura drejtpëdrejt me proceset dhe ngjarjet e mëdha historike për kombin shqiptar, siç ishte çelja e shkollave në gjuhën shqipe, hapja e gazetës “ Hylli i Mëngjesit ”, pjesmarëse si delegate në Kongresin e Manastirit dhe në Konferencën e Versajës. Po ashtu ajo kishte ndjekur mësimet në shkollat elitare të kohës, ndër to edhe Kolegjin Amerikan për Vajza, në Konstandinopojë ku vitin e fundit ishte presidente e studentëve. Më pas, në vitin 1913 ajo përfundoi masterin për edukim në Kolegjin Oberlin në Ohio.Në tezën e masterit ajo hartoi një sistem arsimor kombëtar për Shqipërinë e sapoçliruar.

Kontributi i saj në hapjen e shkollave ishte i jashtëzakonshëm. Ajo u emërua drejtoreshë dhe mësuese e Shkollës së Vajzave në Korçë, e para shkollë e tillë në Shqipëri, nga 1904-1905 dhe përsëri nga 1910-1911, kur motra e saj, Sevasti Qiriazi, nuk ishte aty.

Nga 1907-1908, Parashqevia ishte përkthyesja dhe mësuesja e gjuhës për misionarin Phineas B. Kennedy, i cili sapo kishte ardhur i dërguar prej Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaj (American Board of Commissioners for Foreign Missions) me kërkesën e vetë Shkollës.

Në fillim të viteve 1920, Parashqevia kthehet në atdhe me kunatin dhe motrën, Kristo dhe Sevasti Qiriazi-Dakon, në mënyrë që të vazhdonte të punonte për edukimin e vajzave shqiptare. Instituti Qiriazi (Kyrias) për Vajza, që sapo ishte hapur afër Tiranës, do të nxirrte mësuese që ishin të domosdoshme për shumë shkolla të sapoçelura shqiptare.

Jeta relativisht e panjohur sa duhet e kësaj patrioteje të guximshme, meriton më shumë hulumtim. Në Kongresin e Manastirit ishte proçesverbaliste dhe e vetmja delegate femër në këtë ngjarje të unjësimit të alfabetit shqip. Më 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkollës së Vajzave në ngjarjen historike të Kongresit të Manastirit, ku ajo u caktua sekretare e njëmbëdhjetë burrave të respektueshëm, që do të zgjidhnin problemin e alfabetit shqip. Paskëtaj, ajo shkroi në vitin 1909 Abetaren sipas alfabetit të ri shqiptar. Ajo është e njohur, së bashku me motrën e saj, për emancipimin e grave shqiptare dhe për rolin e saj kryesor në themelimin e shoqatës së parë të grave “Yll’ i Mëngjesit”, më 1912 në qytetin e Korçës. Pas luftërave ballkanike dhe në fillimin e Luftës së Parë Botërore, ajo iku për të shpëtuar jetën e saj (si shumë të tjerë) në Bukuresht më 1914 dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara më 1915. Në Boston, ku u vendos, ia kushtoi jetën çështjes së çlirimit të vendit të saj dhe emancipimit të grave, duke themeluar dhe botuar revistën shqiptaro-amerikane “Yll’ i mëngjesit”, që doli nga 1917 deri më 1920.

Pas Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikes si forca kryesore që solli fitoren e Antantës kundrejt forcave të boshtit, e bënin atë forcë të pakontestueshme dhe pa atë nuk mundej më të silleshin vendime të rëndësishme botërore.

Më 1919 Parashqevi Qiriazi shkoi në Paris, si e vetmja grua diplomate shqiptare në Konferencën e Paqes, si përfaqësuese e Partisë Kombëtare Shqiptare në Amerikë. Me gjithë fushatat e fuqishme për ta ndarë Shqipërinë mes vendeve fqinje, Konferenca përgjithësisht miratoi kufijtë shqiptarë, siç ishin caktuar në vitin 1913 në Konferencën e Paqes në Londër. Por kontributi i saj diplomatik për të shpëtuar edhe Shqipërinë londineze, ishte i jashtëzakonshëm sepse nga Fuqitë e Mëdha, të cilët e kishin fituar luftën sipas marrveshjeve ( marrveshja e fshehte e Londrës) të më hershëm dhe dëshironin që të eliminonin atë nga faqja e dheut. Kjo luajti një rol shum të madh diplomatik në këtë Konferencë për të argumentuar të drejtën historike për trevat etnike të banuara me shqiptarë në siujdhesën ballkanike.Kjo e drejtë elementare për të pasur shtetin shqiptar nuk mund të arrihej pa përkrahjen e ndonjërës nga Fuqitë e Mëdha Botërore.Kontributi i saj ishte shum i madh nëpërmjet miqëve me të cilët komunikonte, duke u kurorëzuar me sukses këto përpjekje pas depërtimit në kabinetin e Presidentit Amerikan Woodrow Wilson, për të përçuar kërkesën e popullit shqiptarë në shpëtimin nga copëtimi që i kanosej asaj. Jo rastësisht Presidenti Amerikan u vu në mbrojtje të popujve të vegjël që edhe ata të kenë të drejtën legjitime për të pasur shtetin e tyre, kundrejt popujve të mëdhej, apo të priviligjuar.000000

Kombi shqiptar përjetësisht i detyrohet angazhimit kolosal familjes Qiriazi dhe grupit të patriotëve që e mbështetën në orientimin e drejt të proceseve vendimarrëse për fatin tonë, ku posaçërisht spikat roli i Parashqevi Qiriazit në përafrimin me SHBA-të, si një aleate e sinqertë dhe me mjaft peshë në të gjitha fazat e zhvillimit tonë si komb dhe si shoqëri, përfshi edhe Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), ku qenia shqiptare i shpëtoi dezintegrimit falë angazhimit direkt të Presidentit Amerikan , Woodrow Wilson.

(Kumtesë e paraqitur në Kremtimin e 100 vjetorit të Kolegjit ”Qiriazi” mbajtur në Tiranë, 25 nëntor 2022)

Filed Under: Analiza

TE VATRA MË 27 NËNTOR: SIMPOZIUM SHKENCOR: “110 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË DHE PROCESI I NDËRTIMIT TË SHTETIT KOMBËTAR”

November 26, 2022 by s p

Më 27 Nëntor 2022, Ora 2:00 PM

Adresa: 2437 Southern Blvd Bronx, NY 10467

(Selia Qendrore “Vatra” New York)

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Organizon SIMPOZIUM SHKENCOR Me temë: “110 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË DHE PROCESI I NDËRTIMIT TË SHTETIT KOMBËTAR”

C:\Users\Dori\Downloads\IMG_5346.JPG

27 nëntor 2022, Ora 2:00 PM

Adresa: 2437 Southern Blvd Bronx, NY 10467

(Selia Qendrore “Vatra” New York)

Pjesëmarrja juaj na nderon.

PROGRAMI 

Regjistrimi i pjesëmarrësve 

Ora 1:30-2:00  PM

Fjalë përshëndetëse 

Ora 2:00-2:15 PM

Z. Elmi Berisha, Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Z. Alfons Grishaj, Nënkryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Shkëlqesia e Saj Znj. Floreta Luli-Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC 

Z. Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

SIMPOZIUM  SHKENCOR

Ora 2:15 PM 

Fjala e hapjes Paulin Marku

Drejtojnë aktivitetin shkencor: 

Paulin Marku, Idriz Lamaj, Fran Shkreli, Marjana Zeneli Bulku, Pashko Camaj, Sokol Paja 

Referojnë: 

  1. Beqir Meta, Pavarësia e Shqipërisë dhe hapat e parë të qenësishëm drejt konsolidimit të saj dhe shtetit shqiptar
  2.  Bernard Zotaj, Parësia dhe Ismail Qemali
  3. Muharrem Dezhgiu, Roli i bektashinjve në sendërtimin e Shtetit Kombëtar (vitet 20-të, Shek. XX) 
  4. Idriz Lamaj, Pavarësia e Shqipërisë në këndvështrimin historiografik të Rexhep Krasniqit.
  5. Fran Shkreli, Kreshniku kombëtar Ded Gjo’ Luli “Malësori që mujti”.
  6. Paulin Marku, Qëndrimi i deputetëve shqiptar në parlamentin e Stambollit për çështjen shqiptare dhe sfidat për Pavarësinë e Shqipërisë   
  7. Marjana Bulku, Rilindja Kombëtare dhe Kongresi i Manastirit, roli dhe kontributi historiko-kulturor në ruajtjen dhe konsolidimin e unitetit dhe identitetit kombëtar
  8. Rafael Floqi, 1913 – Farsa e “Trashëgimtarëve” të fronit të Shqipërisë
  9. Besim Muhadri & Bedri Muhadri, Roli dhe kontributi i Kristo Floqit në Pavarësinë e Shqipërisë dhe në ndërtimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar
  10. Majlinda Lacaj, Rilindësit kombëtar shqiptar, roli dhe kontributi i tyre historik dhe kulturor në funksion të unitetit dhe mbijetesës së kombit shqiptar
  11. Zef Ujkaj, Planet e aleatëve ballkanik dhe ideja e Pavarësisë së Shqipërisë
  12. Sokol Paja, 20-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, pasqyrim në gazetën “Dielli”

Koha për kumtim 10 minuta

Diskutime 4:15-4:30 PM 

Bordi organizativ i simpoziumit shkencor:

  • Paulin Marku (kryetar) 
  • Idriz Lamaj (anëtar)
  • Fran Shkreli         (anëtar) 
  • Marjana Zeneli Bulku (anëtare) 
  • Pashko Camaj (anëtar)
  • Sokol Paja (anëtar)

Filed Under: Opinion Tagged With: Simpozium, Vatra

Akulli i ftohtë suedez nuk i fiku krijuesit mëgimtarë, përkundrazi këta pishtarë e shkrin atë dhe deborën me ngrohtësinë e shpirtit dhe ngrohtësinë e vargjeve

November 25, 2022 by s p

Nga XHAVIT ÇITAKU/

Ängelholm, 19 tetor 2022 – në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ” Papa Klementi i XI Albani”, në Engelholm të Suedisë organizoj një aktivitet të pasur kulturor, në të cilin pos  anëtarëve aktiv të saj,morën pjesë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të komunitetit shqiptar që jetojnë sidomos në jug të këtij shteti skandinav. Tubimin e hapi Kryetari i Këshillit organizativ Robert Hoti, i cili është njeri ndër donatorët e rëndësishëm të kësaj shoqate për shumë vite. Në fillim të këtij eventi Kryetari i Shoqatës z. Hysen Ibrahimi dhe Prof. Fetah Bahtiri, nënkryetar, i njohtuan të pranishmit për takimin e zhvilluar të një delegacioni të kësaj Shoqate me udhëheqjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, në të cilin u shkëmbyen  të dhëna lidhur me aktivitetin e begat që po zhvillojnë këto dy insitucione. Pritja ishte vërtetë vëllazërore dhe e nivelit akademk, ndërkaq Kryetari i Akademisë së Shkencave z. Skendër Gjinushi pasi e lavdëroj Shoqatën e Shkrimtarëve nga Suedia për një aktivitet të pasur që po zhvillon në fushën e krijimtarisë letrare dhe asaj atdhetare, në pika të shkurtëra këtë delegacion e njoftojë për punën e madhe që po zhvillohet nga ky institucion i lartë i dijes në të gjitha fushat të rëndësisë së veçantë për vendin. Ky takim ishte shumë i rëndësishëm edhe më kulmori nga të gjithë të tjerët dhe padyshim se është një nxitje për një aktivitet edhe më të madh në të ardhmen, tha pos tjerash z. Hysen Ibrahimi.

U përuruan 23 tituj të rinjë librash

Për shkak të pandemisë dhe pengesave tjera të arsyshme, SHSHASH “ Papa Klemendti i XI Albani” nuk kishte arritur të organizoj një tubim të veçantë ku do të përuroheshin vepra të krijuara nga anëtarët e kësaj shoqate, ndaj në këtë event u përuruan 22 tituj të rinjë librash të zhanreve të ndryshme, siç vijon: 

“Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut”, autor Hysen Ibrahimi, referoi Prof. Fetah Bahtiri. “ Reflektime”, autor Prof. Fetah Bahtiri, referoi Hysen Ibrahimi. “ Unë quhem Drita”, autor Prof. Fetah Bahtiri, referoi Xhavit Çitaku. “Dardanët për Dardani”, autor Rrahman Rrahmani referoi Xhavit Çitaku. “ Parfum i përmallimit të shenjtë”, autor Remzi Basha, referoi Hysen Ibrahimi. “Dashuri e përjetshme”, autor Remzi Basha, referoi Hysen Ibrahimi. “ Zemra e zemrës sime” autor Remzi Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Dëshirat e dashurisë”, autor Remzi Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Me shpirtin në buzë”, autor Remz Basha referoi Hysen Ibrahimi. “ Dashuri e parë”, autor Remzi Basha referoi Idriz Gashi.  “ Mollë e kafshuar”, autor Idriz Gashi referoi Remzi Basha. “Dëshirë mërgimtari”, autor Idriz Gashi referoi Remzi Basha. “Ëndrra të thyera”, autor Xhavit Çitaku referoi Prof, Fetah Bahtiri. “ Figura e Skendërbeut në trashegimin shqiptare dhe të huaj”, autor Prof. Rexhep Jashari referoi Xhavit Çitaku. “Flakë”, autor Adnan Jetullahu referoi Hysen Ibrahimi. “ Nëpër Shtigjet e jetës sime”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Fetah Bahtiri. “Mbi krah të ëndrrës”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Fetah Bahtiri. “ Vlerësimet e miqve”, autor Bajram Muharremi referoi Prof.Osman Ahmetxhekaj. “ Kadri Bistrica guri i kufirit të atdheut”, autor Bajram Muharremi referoi Prof. Osman Ahmetxhekaj. “Vatër e diturisë”, autore Delvina Ibishi referoi Hysen Ibrahimi. ”Misteret e Kohës”, autore Elhame Gjyrevci referoi Mona Juniku. Do veçuar librin e dy të rejave Albina Ibrahimi dhe Teuta Zeneli i titulluar “Tryeza vegjetariane e Ballkanit”, për të cilën referoi Prof. Fetah Bahtiri.

Vlim i palcit të kulluar shqiptar

Referuesit e këtyre librave theksuan ndër të tjera se historia e popollit shqiptar është e mbushur me plot fatkeqësi të pameritura që ia vështirësuan jetën shqiptarëve. Dhe shi për këtë, për një arsye apo për një tjetër qindra mijëra shqiptarë ishin të shtrënguar që ta braktisin vendlindjen dhe ta njohin ngurtësinë e udhëve të vendeve të huaja. Mijëra sish u vendosën edhe në Suedinë e largët, të cilët fort mirë u integruan në shoqërinë e këtij shteti skandinav. Rezultetet që po i arrinë komuniteti shqiptar në të gjitha fushat e jetës dhe të punës të bëjnë krenar dhe të bëjnë të ndihesh mirë që je shqiptar. Punë të shkëlqyer po bëjnë edhe në krijimtarin letrare në zhanre të ndryshme, por, megjithatë, dominon krijimtaria poetike, në të cilën të bie në sy dhe që është shumë e çmueshme është vlimi i një palci të kulluar shqiptar në të. Zëri i këtyre krijuesve grumbullon vrullshëm ndiesinë që dojnë dhe gjejnë shprehje të menjëhershme dhe kështu qartësohet e forcohet shtjellimi i temave duke arritur sigurinë artistike. Këta autorë librash të shumtë për vite me radhë jetojnë në mërgim ndërsa në krijimtarin letrare, disa sish, si yje po shndërrisin. Pena e tyre po del sheshi që në vetmin e madhe muza e poezisë po krijon vjersha të bukura dhe të teholluara artistikisht. Këta krijues po e bëjnë punën e tyre me përkushtim dhe për dashamirët e fjalës së shkruar kanë arritur të përmbyllin një opus të lakmueshëm poetik, por edhe në prozë e zhanre tjera, dhe kësisoj duke dëshmuar aftësinë e tyre krijuese, por edhe duke befasuar me çeljen e luleve të mëdha të verës në hapësirën tonë të pasur letrare. Dhe tash këto lule kanë hapur petalet erakëndshme, dhe natyrisht që bletët dhe fluturat po sjellin puhizat e prehjes poetike dhe në këtë mënyrë lexuesit po përjetjnë këto befasi: Lexuesit do të njihen me disa poet të njëmendtë që tërë kohën shkruajnë vargje të përjetuara thellë, me përkushtim të madh pa u nxituar. Duke u nisur nga fakti se shumica e këtyre krijuesve kurrë më parë nuk e kishin shkruar një rrjesht të vetëm në fushën e krijimtarisë letrare, ata pritën derisa u poçën  mirë e mirë idetë dhe me pas si bleta punëtore iu qasën me entuziazëm të madh kësaj fushe magjike në letrat shqipe. Nga mijëra vjersha  të botuara në këta libra dominojnë vargjet për vendlindjen, atdhedashurinë, për mallengjimin, për mërgimin, dashurinë ndaj prindërve, shokëve e miqëve, bukuritë  natyrore në trungun shqiptar, dëshmorët, lirinë e fituar me gjak. Shihet qartazi nga vargjet se këta autorë vërtetë janë shkëputur me fërshkëllimë rrëqethëse nga harku i kohës, por meqë janë krijues të mirëfilltë i përballojnë me dinjitet të gjitha stuhitë e errëta të kohës. Po nga ana tjetër e thotë me urti i madhi ynë Lasgushi se: “poezia nuk duhet të flas, duhet të jetë”. Laryshia e temave është e gjerë dhe tërëheqëse. Janë poezitë për vendlindjen, për fatin e tërë një kombi, për jetën që është një tortur e madhe në mërgim, por edhe vargje për të bukurën dhe të shëmtuarën. Lexuesi në këta libra sa do të has në vargje epike  , befasisht do ta ngazëllejnë lirikat e bardha si ato rrezet e këndshme, ato rriskat magjepse mes nesh. Autorët e këtyre veprave nga kujtimet e rinisë bartin me vete dashurinë që më vonë me nder e kthejnë borxhin, duke i mbledhur me kujdes e përmallshëm në vargje. Këta autor krijojnë libra edhe të zhanreve të tjera në Suedinë e largët në mes kristaleve të deborës, sa i kemi duke medituar para valëve të liqenit të huaj, krahët e kujtimit i kthejnë në vendet e tyre të preferuara në vendlindje dhe na i dhurojnë fizionomitë e njerëzve tanë, na i dhurojnë edhe tingujt e lahutës e të çiftelisë, tinguj këta që i mbajnë gjallë poetët, prozatorët e artistët që mos t’i thithin bardhësitë e veriut dhe të akullit të ftohtë. Ky akull nuk i fiku këta pishtar, përkundrazi këta pishtarë e shkrin atë dhe deborën me ngrohtësinë e shpirtit dhe ngohtësinë e vargjeve të tyre. Ndaj, nuk është vështirë të shihet e të kuptohet se disa shprehje si bilbili, zëri dhe gjumi bartin ndjenja skofiare të buta, të përvajtshme që i veçojnë autorët me një lidhje të tyre emocionale. Dhe kësisoj, në të vërtetë, poezisë i japin një ndieshmëri artistike. Gjithsesi permes përvojes poetike dhe në përgjithësi në mjedisin ku ata jetojnë, e zgjerojnë, e pasurojnë dhe i përgjithsojnë prurjet e krijimtarisë së tyre. 

Në fushën romanteske, dramë, ese, historiografi, tregime, dokumentar etj ka pak krijues, por edhe pse të paktë ata me përkushtim po punojnë në këtë drejtim dhe ato pak vepra të botura tregojnë qartazi për një nivel të lartë artistik të tyre.  

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kulturor u kënaqen me vargjet e bukura të recituara nga krijuesit entuziastë të kësaj shoqate, por edhe krijues të tjerë që kishin ardhur enkas për të garuar me vjershat e tyre në këtë orë letrare të organizuar e përgatitur mirë. Duartrokitje frenetike mori voglushja Tiara Görxhaliu, e cila recitoi për mrekulli , ndaj ajo u shpërblye me shpërblimin e veçantë të jurisë. Vendi i parë iu dha krijuesve Prof. Fetah Bahtiri dhe Bedri Paci, vendi i dytë Hysen Ibrahimi dhe Bajram Muharremi, ndërkaq vendin e tretë e ndanë Fahredin Berisha dhe Adnan Jetullahi. Shpërblimin e veçantë nga Juria e mori shkrimtarja Elhame Gjurevci, ndërsa të publikut Xhevrije Nimani dhe të rejat Albina Ibrahimi, Alketa Kajtazi dhe Donika Sallahu.

Në këtë manifestim kulturor Prof. Fetah Bahtiri, nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, i njohtojë të pranishmit se nga viti i ardhshëm Juria Profesionale e formuar ditë më parë do të filloi të vlerësoj krijimtarinë e anëtarëve të saj dhe do të ndaj shpërblimin për librin më të mirë të botuar në vitin 2022. Në këtë konkurs garues mund të marrin pjesë edhe të gjithë krijuesit në të gjitha trojet etnike dhe në mërgim. Afati për t’u paraqitur është deri me 31 dhjetor të këtij viti.   

Në këtë manifestim kulturor u ndanë certifikata “Anëtar nderi” nga Shoqata Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri- Itali. Këto certifikata i morën: Osman Ahmetxhekaj, Xhavit Çitaku, Remzi Basha, Iljaz Spahiu, Albert Jashari dhe Mejdi Orana me arsyetimin se si intelektualë, kontributëdhënës, humanist dhe veprimtarë të shquar dhanë shumë për arsim, për çështjen kombëtare, bashkimin kombëtar, kultivimin, ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës shqiptare në botë dhe mbështetës të kësaj shoqate.

Punë të madhe rreth afirmimit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI AlbanI”, Suedi (SHSHASHS), po japin edhe kameramanët Bajram e Arlind Uka, fografi Adnan Jetullahi si dhe donatori Robert Hoti, për të cilën gjë janë falënderues nga SHSHASHS.

Filed Under: Kronike Tagged With: Xhavit Citaku

Ekspozitë në Katedralen Shën Nënë Tereza në Kryeqytetin e Kosovës

November 25, 2022 by s p

Gjithsej 13 piktura origjinale të Shën Nënë Terezës nga pena e piktorit të njohur Agron Bytyçi janë shpalosur mbrëmë me rastin e hapjes së ekspozitës personale që vjen nën emërtimin “Homazh Nanës”. Të pikturuara enkas për 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim, ato vijnë në një dimension më unik. Kësaj here, fytyra e saj e ëmbël, vihet në fokus, teksa sytë e saj portretizojnë gjithë dashuri e vuajtje.

Qendra “BogdaniPolis” fiks në orën 19:00 ka mirëpritur një numër të lartë të artdashësve, që me të vërtetë janë thelluar përbrenda secilës vepër të pranishme. Nga piktura në pikturë, këmbët e tyre bënin ecejake të ngadalshme por të duhura, në atë mënyrë që fokusi t’i dhurohej vetëm artit pamor.

Figura e Shën Nënë Terezës nuk kishte se si të nderohej më tepër, pos nga ngjyrat e ndezura të së kaltrës e bardhës. Herë në mendime, herë duke shikuar lart, por në të shumtën e rasteve, Nëna Terezë na shfaqet e buzëqeshur, ashtu siç ishte edhe përherë. Buzëqeshja e saj, që për shumë kë ka bërë dritë, dhe ende sot vazhdon të jetë simbol i paqes, mëshirës dhe dashurisë.

Disa nga këto piktura janë akoma në shitje dhe mjetet e mbledhura nga shitja kanë një përfundim humanitar. Ndërsa, disa nga to veçse qenë shitur akoma pa u bërë hapja e ekspozitës. Po ashtu, me hapjen e kësaj ekspozite janë mbyllur të gjitha aktivitet kulturore të vitit jubilar kushtuar Nënës Terezë për katedralen në Prishtinë – e tha Don Fatmir Koliqi, famullitari i Prishtinës, i cili udhëhoqi hapjen e ekspozitës.

Fjalën e parë e bëri kuratori Naser Shatrolli, i cili thotë se artisti Agron Bytyçi e ka të konceptuar lirinë brenda kufijve të arsyes së tij.

“Është një emocion i veçantë për mua në këtë rast për arsye se vetë fakti që është një ambient shumë unik ky këtu ku sot po hapen perdet e kësaj ekspozite universale të Nënë Terezës dhe një piktorit që vërtetë është i përmasave të këtilla si krijues artistik. Një piktor që nuk eksploron në rajonet e thella dhe të errëta të ndjeshmërive shpirtërore dhe që nuk është në harmoni me boshtin e tik-takeve të zemrës, ai nuk do të jetë në gjendje që të krijojë çudira në artin pamor. Ekspozita është e hapur në ambientet e Katedrales së qytetit të Prishtinës në muajt e dritave të vitit 2022 – aty ku frymon aromë biblizmi, ku merr shtrirje të çlirë arti, ashtu siç frymon jehu poetikës së Bytyçit. Madje, thellësia e mureve të Katedrales e bën më atraktive ekspozitën për publikun, është dhe jehona e kambanës me tingujt lirik të saj, ndërsa, gozhdimin e 13 – të portreteve të “Nënës Terezë” në muret e Katedrales, mbase, me këtë gjest, autori na dëfton për ndjeshmëritë e profilit të tij krijues; i përkushtuar ndaj natyrës së tematikës së zgjedhur, ndaj karakterit biblik të personazhit, dhe ndaj normave artistike në relacion me karakterin e ekspozitës”, thotë ai.

Sipas tij, formatet artistike me figurën e “Nënë Terezës” përkojnë me arkitekturën hapësinore të vendit, relievit, të stinëve, ndjeshmërive shpirtërore, të kon- traditave, dokeve, zakoneve, madje dhe rrethanave nëpër të cilat ka kaluar një mendësi e tërë ndër shekuj, duke marrë parasysh dhe luftërat e përgjakura prej të cilave kanë dalë ngjyrat ideale të piktorëve. Ai këto portretime unike me të cilat paraqitet autori para audiencës së Prishtinës, i konsideron si shenja të brendit të kutisë hermetike studimore – shkencore, me të cilat, në mendjet tona, krijohen iluzione për një botë tjetër. Andaj, edhe mesazhet që nxjerr Bytyçi nëpërmes ekspozitës, në relacion me njeriun e përgjumur, janë të balancuara gjersa domeni dashuri është duke u tkurrur nëpër xhepat e shterur të familjeve tona.

“Ai ka ndarë 13 punime për këtë ekspozitë, sigurisht që ky numër ka simbolikën biblike në vetvete – ndërlidhet me biblizimin e “darkës së fundit” vepër e Leonardo Da Vinçit, ndërsa, sentenca e kësaj ekspozite konoton me qëllimin dhe me humanizmin e autorit të ekspozitës. Parë me llupën e perspektivës pamore, portretet kanë thellësinë psikologjike, parasegjithash, kanë dhe urtësinë njerëzore, kanë maturinë filozofike, kanë vizionin hyjnor në relacion me qëllimin dhe me synimet artistike që ka për vetveten e tij dhe qëndrojnë brenda një metafore të caktuar, për të qenë më afër njeriut të mërdhirë, apo të lagur nga i ftohti dhe nga acari dimëror. Ndërsa, dashurinë për gruan e shikoj si mbështjellës të boshtit shpirtëror të njeriut, që pret me shekuj para një bredhi të 24 dhjetorit për të ndezur dritën e gëzimit të familjes së tij”, thotë Shatrolli.

Ai tutje shtron pyetjen se çfarë i bënë Luvrin, Firencen apo Romën të dallueshme, e që sipas tij janë piktorët dhe skulptorët e përmasave kolosale që vendin e tyre e kanë bërë të njohur dhe atraktive për botën turistike.

“Pra, arti e ngrit në shkallë kulturore varfërinë e një vendi të caktuar. Ngjyrat e tij prekun në damarët e gjakut të njeriut – ato kanë profil të posaçëm artistik, madje, secila prej tyre ka shenjat e gjakut dhe të gishtërinjve të tij. Krijimet e tij mund të përkthehen si mjet depërtues udhëtimi – figurativisht ato janë pasaportë për tejkalimin e kufijve të mendimit të izoluar. Kam parë filma që ju dedikohen piktorëve të zëshëm dhe që kanë punuar nëpër oborre mbretërore, kam parë dhe formate tjera kinematografike që trajtojnë piktorë që kanë vdekur për kafshatën e gojës por që nuk janë ligështuar para shkopit të pushtetit. Artisti i përmasave të Agron Bytyçit e ka të konceptuar lirinë brenda kufijve të arsyes së tij”, përfundon Shatrolli.

Ndërsa, i pranishëm qe edhe Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se duart dhe zemra e madhe e Nënës Terezë, dëshmojnë dhe tregojnë sa përkushtim, sa dhimbje, sa vuajtje, aq edhe dashuri.

“Në një ekspozitë siç është kjo e profesorit Agron Bytyçit, dy gjëra më vinë në sy dhe më kujtohen. Në çdo portret po i hetoj këto dy elemente që i ka hetuar edhe kritika letrare në nivelin botërorë, në jetën, veprën e sidomos fytyrën e Nënës Terezë. Ato janë rrudhat e saj. Një shkrimtar dhe dijetar i madh thotë: Nëse doni ta përjetoni tokën e shenjtë, atëherë mjafton të përqendroheni në rrudhat e Nënës Terezë, se ato flasin më së miri dhe dëshmojnë shpirtin dhe zemrën e saj. Një shkrimtar dhe dijetar tjetër thotë: Nëse doni të takoheni me Nënën Terezë, edhe pas kalimit të saj në amshim, atëherë shikoni dhe shijoni fotografitë, portretet, pikturat, skulpturat e saj, por mbi të gjitha përqendrohuni në dy sytë, që janë si dy gaca të cilat ju flasin, thërrasin dhe dëshmojnë. Ju flasin sepse sytë e saj kanë parë çka ndoshta askush prej njerëzimit nuk ka parë kurrë, veshët e saj kanë dëgjuar edhe zhurmën edhe vajin edhe dhimbjen edhe pikëllimin e të varfërve. Nëna Terezë thotë se sëmundja më e rënda është vetmia. Në anën tjetër, duart dhe zemra e saj e madhe dëshmojnë dhe tregojnë sa përkushtim, sa dhimbje, sa vuajtje por edhe sa dashuri pati ajo, duke iu dhuruar atë se çfarë Zoti i kishte dhuruar asaj. Dhurimi i jetës, dashurisë dhe i paqes, prandaj nga zemra e uroj piktorin dhe skulptorin tonë tashmë të njohur, Agron Bytyçi për këtë dhuratë të madhe që na e ka bërë. Ta fiksojmë secilën pikturë sepse ato vërtetë na flasin dhe na thërrasin edhe neve që gjurmëve të saj të shkojmë”, ka thënë ai.

Kështu krejt në fund, për një fjalë rasti në këtë mbrëmje, doli edhe vetë autori i ekspozitës, Agron Bytyçi.

“Ju falënderoj secilin veç e veç që keni gjetur kohën e çmuar për të ardhur këtu në hapjen e kësaj ekspozite. Realisht unë kam goxha të vështirë të flas pas Dom Lushit e në veçanti për Nënën Terezë. Familja ime ka qenë së bashku me mua nga piktura në pikturë dhe e kemi bërë një punë të vogël për një njeri shumë të madh. E kam bezdi që ne që e bëjmë artin të flasim për artin. Andaj, ju falënderoj edhe njëherë shumë të gjithëve. Ne jemi të vegjël për Nënën Terezë të madhe”, thotë ai.

Kujtojmë se ekspozita “Homazh Nanës” e piktorit, Agron Bytyçi do të qëndrojë e hapur deri më 27 nëntor në Qendrën “BogdaniPolis” në Prishtinë, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza, duke filluar nga ora 09:00 – 17:30./KultPlus.com

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT