• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2022

“Lufta për paqe edhe mbas 78 vite çlirim”

November 30, 2022 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Paraprakisht, dëshiroj të uroj përzemërsisht mbarëshqiptarët: “Gëzuar 110 vjetorin e pamvarësisë si dhe 78 vjetorin e çlirimit nga okupatorët nazifashist”.

Po ashtu, në këtë atmosferë festimesh, dëshiroj të përsëris: “PËRULJEN për martirët që me pushkë dhe me penë janë flijuar për pamvarësinë, çlirimin si dhe për vlerat perëndimore; NDERIMIN për veteranët dhe familjarët e tyre që pa dallim feje, bindjesh politike dhe krahine  j‘u bashkuan fitimtarëve të koalicionit antifashist në Luftën e II-të, duke shkruar një histori lavdie për kombin; MIRËNJOHJE për ushtarakët që me përkushtim shëmbullor vijojnë të sakrifikojnë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe vlerave Euruatlantike”.

Nga ana tjetër, e gjej tërësisht të padenjë, në mos cinike që në vend që kjo ngjarje të shërbente për të mjekuar plagët, ndërtuar paqen dhe pajtimin mes qytetarëve, 78 vjet pas çlirimit dhe 30 në vjet pas përmbysjes së regjimit komunist, shoqëria vijon të mbahet e kacafytur në një betejë me ndasi ekstreme!

Ndërsa është e sigurt se Shqiptarëve nuk j’u ka shërbyer, pyetja mbetet e thjeshtë: “kujt i ka shërbyer dhe për axhendën e kujt riciklohet çdo fund nëndori kjo luftë bollshevikësh dhe politikanësh zullumqarë”? 

Po ashtu, jo pa qëllim sjell në vëmendje,  qëndrimin e atdhetarit të përkushtuar, shtetarit (ish-Kryeministër) mëndjehapur, Mehdi Bej Frashëri, i cili më 7 Prill 1939, në Radio Tirana, mbasi i bëri thirrje popullit shqiptar që “të ngrihej me armë kundër pushtimit” j’u drejtua Musolinit: “Nga hiri i shpirtit të Skënderbeut, ju bëjmë thirrje mos ta cënoni pavarësinë e Shqipërisë, përndryshe, armata juaj fashiste do të kalojë vetëm mbi kufomat e burrave dhe grave të këtij vendi”.

Thënë këtë, do të ishte shumë e padrejtë të mos përulemi me të njëjtin nderim edhe para dhjetëra-mijëra shqiptarëve që po ashtu, kanë dhënë gjithçka për pavarësinë, çlirimin dhe vlerat perendimore, por u vranë, u burgosën dhe u persekutuan brutalisht nga regjimi komunist mbas Nëndorit 1944. 

Së dyti, fatëkeqësisht 78 vjet mbas çlirimit nga nazifashistët nuk është gjetur ende paqe mes shqiptarëve. Por gjithësesi është besoj e qartë për Shqiptarët se edhe 32 vjet pas përmbysjes së komunizmit dhe 13 vjet mbas anëtarësimit në NATO, “beteja e stalingradit për datën e çlirimit” nuk ka të bëjë me nderimin e dëshmorëve dhe as çlirimtarëve, por vetëm me luftën mes skalioneve/Partive politike për të frymëzuar ushtrinë e nostalgjikëve, militantëve dhe sekserëve të pushtetit në betejat elektorale të radhës, për të vjedhur votat si dhe marrë me çdo çmim pushtetin! 

Nëpërmjet këtij opinioni, nuk po bëj as historianin, as analistin e gjithëdijshëm, thjesht po përpiqem të kontribuoj me sa mundem për “të zgjuar vetëdijen e shoqërisë rreth të vërtetave dhe vlerave që i bashkojnë dhe pajtojnë shqiptarët mes vedit”.  

Thënë sa më sipër, ndërtimin e një platforme të pajtimit, bashkëjetesës mes shqiptarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, paqes, solidaritetit dhe tolerancës, kurresesi nuk e gjej të pamundur, por një mision fisnik, përgjegjësi kombëtare dhe detyrim shtetëror njëherësh. 

Por insistoj edhe më fortë se ilaçi më i mirë për pajtimin dhe paqen janë të vërtetat mbi vlerat që i bashkojnë jo që i ndajnë shqiptarët.

Së treti, prandaj qëllimi i këtij opinioni është të indetifikoj një paketë të vërtetash/ilaçesh dhe vlerash të gjithëpranuara për sa i përket çlirimit të vendit nga okupatorët nazifashist: 

E vërteta/Ilaçi nr. 1: përtej kundërshtive për detajet (ditën, natën, datën, orën, etj) çlirimi i vendit nga pushtuesit nazi-fashist mbetet një ngjarje me peshë në historinë tonë kombëtare. Ende shpresoj se kjo ngjarje do duhej/t të shërbejë jo për të ndarë shqiptarët sipas interesave të politikanëve, por si “ilaç për të mjekuar plagët e luftēs, ndërtuar paqen, kohezionin ndërqytetar, si dhe për të ndriçuar arsyen në udhëtimin drejt perspektivës Euroatlantike të Shqipërisë”. 

Duke pranuar këtë, duhen mëshiruar mohuesit e luftës NÇL si dhe çdo shtrembërim që minon përpjekjet për paqe dhe pajtim kombëtar. 

E vërteta/Ilaçi nr. 2: besoj mbetet vlerë përbashkuese dhe krenari legjitime që Shqipëria jonë e vogël ju bashkua koaliconit të madh të fitimtarëve, e vërtetë e konfirmuar nga Henry Kissinger në librin Diplomacy: “Shqipëria ishte një ndër të vetmet vende që u vetë-çlirua pa prezencën e Ushtrisë së Kuqe, ose aleatëve perëndimorë”.

E vërteta/Ilaçi nr. 3: vetëdije kombëtare mbi ekzagjerimet folklorike të historisë së  shkruar nga diktatori – Hoxha mbi Luftën Nacionalçlirimtare, si dhe pendesë fisnike për vrasjet, burgosjet, denigrimin dhe luftën e klasave ndaj jo vetëm kundërshtarëve por edhe bashkëluftëtarëve. 

E vërteta/Ilaçi nr. 4: përtej vlerave të luftës na duhet ta pranojmë se vendet e vogla si Shqipëria, do vijojnë ta kenë të pamundur të vetëpërcaktojnë fatet gjeopolitike. 

Kështu rreshtimi i Shqipërisë në kampin lindor (nën sundimin Stalinist), nuk u realizua as nga prezenca fizike e Ushtrisë se Kuqe, as nga e drejta e vetëvendosjes por nga dakordësia e fuqive të mëdha. Si e tillë, rreshtimi me lindjen komuniste, as i jep kredite, “as i mitizon, as i fajëson as i shfajëson” aktorët politik dhe pushtetarët e kohës. 

Shpresoj të gjithëpranohet që kontributi i Shqipërisë ishte modest në pikturën e madhe të luftës së II-të botërore, ose më thjeshtë, Shqipëria do ishte çliruar gjithësesi jo më vonë se 8 maji 1945.

E vërteta/Ilaçi nr. 5: është fakt i hidhur por do të duhet të pranohet se mbas çlirimit të vendit në nëntor 1944, regjimi komunist që u instalua edhe në Shqipëri: “U mori jetën, pronën, të drejtën e fjalës dhe besimit në Zot shqiptarëve”. 

Pa pranuar qetësisht këtë të vërtetë kriminale, pa kërkuar falje shtetërore dhe pendesë njerëzore për vrasjet, burgosjet dhe internimet, ndërtimi i paqes dhe pajtimi kombëtar “mes sho-shoqit” jo vetëm për datën e çlirimit do të vijojë të mbetet mision i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

E vërteta/Ilaçi nr. 6: për hatër të së vërtetës, duhet “rikthyer shiriti i kujtesës”, se aplikimi i modelit bolshevik të diktaturës së proletariatit, sigurisht nuk ishte vetëm në dorën e aktorëve lokalë të Partisë Komuniste. Kështu, diskutimet histerike mbi historinë: “sikur Balli të kishte bashkëpunuar me partizanët apo Mukja të ishte e suksesshme ..?!” dhe përralla të tilla, nuk do kishin ndryshuar as kufijtë, as rreshtimin e Shqipërisë në Lindje dhe as krimet e regjimit përgjatë 45 viteve. 

E vërteta/Ilaçi nr. 7: shpresoj të njihet gjerësisht fakti se, në shumicën dërrmuese të vendeve të sunduara nga “modeli stalinist” u aplikua dënimi i krimeve të komunizmit, i Udhëheqësit Suprem dhe aktorëve të kohës në: “Byronë Politike, drejtuesve të Hetuesisë dhe Sigurimit kriminal të Shtetit”. Me apo pa të drejtë, Shqipërisë, si vend i vogël i’u imponua një qasje, më e butë nga rasti i Rumanisë etj, ndoshta pasi vëllavrasja nuk do t’i shërbente askujt. Gjithsesi, mësimi i përbotshëm i historisë është se ngjarjet makabre që lihen në harresë, rrezikojnë të përsëriten.(Forgive, but do not forget)!

E vërteta/Ilaçi nr. 8: konflikti 30 vjeçar, gati banal: “për ditën dhe orën që ushtari fundit nazist kapërceu kufirin në këmbë ose me zvarritje në Hanin e Hotit…”, nuk riciklohet për të respektuar luftën, por për të shtrënguar radhët e votuesve kamikazë rreth partisë dhe Pusht-etarëve të radhës.

Vetëm kështu mund ta justifikosh këmbënguljen për 29 Nëntorin, datë e cila për 78 vjet por edhe pas 30 vitesh vijon t’i mbajë të ndarë dhe duke u kacafytur shqiptarët. 

Për më keq, kjo datë, qoftë edhe rastësisht mbart simbolike antishqiptare, pasi ishte një “provë” e luftës për pushtet dhe vasalitetit të diktatorit E. Hoxha, për të njehësuar ditën e çlirimit të Shqipërisë me festën e Federatës së Jugosllavisë (shpallur nga Marshalli Tito, me 29 nëntor 1943)!

Në përmbledhje, me përulësinë e një eksperti për Sigurinë Kombëtare, Rajonin & NATO-n, në vënd të një date që 78 pas çlirimit nuk prodhoi paqe por thelloi konfliktin mes shqiptarëve, do të sygjeroja:

Opsioni 1 = data 17 Nëntor 1944 (çlirimi i Tiranës), e cila besoj do të gjente kohezion qytetar dhe konsensus të gjerë. Për më tepër, me definicion ndërkombëtar: “Dita zyrtare e çlirimit të një vendi është data kur është ulur flamuri i pushtuesit në kryeqytet dhe institucionet qëndrore dhe në vend të tij është ngritur zyrtarisht flamuri kombëtar”! 

Opsioni 2 = data 8 Maj 1945, ose  bashkimi me ditën e fitores mbi fashizmin nga koalicioni i fitimtarëve. Nēnvizoj se këtë datë çlirimi e kanë aplikuar më shumë se gjysma e vendeve të tjera të lindjes, mbasi ato u anëtarësuan në NATO.

Në shtesë, besoj fortë se sejcila nga këto dy data, jo vetëm do të mjekonte plagët e konfliktualitetin dhe bënte nder luftës NÇL por do të kontribuonte për ndertimin e paqes së munguar për 78 vjet si dhe pajtimin kombëtar rreth datës çlirimin dhe jo vetēm.

Për të qartësuar keqkuptimet dhe qetësuar (nëse ka) të lënduarit nga ky këndvështrim, dëshiroj të përsëris përuljen për dëshmorët që në shekuj kanë dhënë jetën, për pamvarësinë, çlirimin nga pushtuesit si dhe që kontribuuan me sakrifica dhe përkushtim shembullor për ndërtimin e paqes dhe mbjelljen e vlerave perëndimore edhe në Shqipëri.

* Ekpert për Sigurinë Kombëtare & NATO-s,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si & Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;

Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSh në NATO.

Filed Under: Analiza

Intervista e kryeministrit Kurti për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

November 30, 2022 by s p

Përkthim jo zyrtar

Në vijim gjeni intervistën e përkthyer në shqip të kryeministrit Kurti me gazetarin Michael Martens, të realizuar më 26 nëntor dhe publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung më 29 nëntor.

KREU I QEVERISË SË KOSOVËS, KURTI: “Në dhjetor do të dorëzojmë aplikimin tonë për anëtarësim në BE”

FAZ: Kryeministër, falë ndërmjetësimit amerikan dhe evropian, “kriza e targave” në Kosovë duket se është zbutur, të paktën për momentin. Cili është thelbi i kompromisit?

Kryeministri Kurti: Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për gjobitjen e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ne e bëmë këtë jo vetëm për shmangur përshkallëzimin e situatën, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të bisedimeve për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto duhet të përfundojnë përpara pranverës 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kompromisit.

FAZ: Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ju kritikoi në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë për dështimin në fillim të gjetjes së një kompromisi. A jeni një person kokëfortë – apo e kishte gabim Borrell?

Kryeministri Kurti: Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor. Ka parime dhe vlera që unë i përmbahem dhe që nuk i negocioj në Bruksel. Ne nuk shkojmë në Bruksel për të negociuar për oficerët e policisë, prokurorët, doganierët dhe drejtuesit kadastral. Ne jemi atje si përfaqësues të dy shteteve që po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Bëhet fjalë për një dialog për një marrëveshje në parim, jo vetëm për një dialog për menaxhimin e krizës. Ne nuk kemi nevojë për dialog për hir të dialogut apo për të treguar se Brukseli është aktiv. Nuk do të kisha shkuar në Bruksel nëse do të ishte fjala vetëm për targat. Unë do të shkoj në Bruksel për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, zoti Borrell këmbënguli që në të nënshkruajmë vetëm një deklaratë në targa dhe ta prezantojmë këtë si një sukses të madh. Kjo ishte mosmarrëveshja kryesore që kisha me të.

FAZ: Ju ishit i burgosur politik në Serbi kur presidenti aktual Aleksandar Vuçiq ishte Ministër i Propagandës në regjimin e Millosheviqit. A i rëndon kjo bisedat apo i përmbani ndjenjat tuaja?

Kryeministri Kurti: Unë kurrë nuk përpiqem t’i përmbaj ndjenjat e mia. Emocionet janë një pjesë e rëndësishme e asaj që ne jemi dhe çfarë bëjmë. Por, unë kam gjithashtu mjaftueshëm përvojë për t’i lënë arsyes të vendosë se çfarë them apo nuk them. Unë nuk u lirova nga paraburgimi serb vitin e kaluar, por më shumë se 20 vjet më parë. Problemi kryesor për mua nuk është se çfarë ka qenë z. Vuçiq, por që edhe sot nuk është penduar për atë që ka qenë. Në vend që të pendohet që ishte Ministër i Informacionit i Millosheviçit, atij i vjen keq që më liruan nga burgu më shumë se një vit pas rënies së Millosheviçit. Këtë e ka thënë disa herë dhe kjo më irriton. Nuk bëhet fjalë për atë që kam kaluar në burg, por për faktin se Serbia ka ndryshuar kaq pak.

FAZ: Është folur shumë për një nismë franko-gjermane për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Çka parasheh ky plan?

Kryeministri Kurti: Më 9 shtator, më vizituan i dërguari i posaçëm i BE-së Lajčák dhe Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentit francez. Ajo që ata prezantuan dukej si një nismë shumë serioze. Më sollën një listë me modele dhe ide, të cilat i diskutuam gjatë përpara se t’i çonim në Beograd. Unë u thashë atyre se mendoja se kjo do të ishte një bazë e mirë për bisedime të mëtejshme.

FAZ: Pse duhet të interesohet Aleksandër Vuçiq për një kompromis me Kosovën kur shpërblimi për të cilin dikur shpresonte – anëtarësimi i Serbisë në BE – nuk është më realist?

Kryeministri Kurti: Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga pushtimi rus i Ukrainës, dhe Serbia ka kaluar shumë në anën e Rusisë, ka shkuar shumë larg. Kushdo që zbulon se Serbia nuk do të anëtarësohet në BE në një të ardhme të parashikueshme, të mos harrojë se jo vetëm që Brukseli nuk e do Beogradin, por edhe se Serbia preferon Moskën.

FAZ: Megjithatë, marrëveshja nuk po dështon vetëm për shkak të Serbisë. Paraardhësit tuaj kanë premtuar se enklavat serbe dhe zonat e vendbanimeve në Kosovë do të lejohen të bashkohen në një asociacion të komunave. Ju po e bllokoni këtë, pse?

Kryeministri Kurti: Serbia vazhdon të thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ata thonë se Kosova është shtet artificial. Por në këtë shtet gjoja artificial, ata duan një asociacion real të komunave. Zgjidhja serbe është: “Ju nuk ekzistoni – por ne duam diçka nga ju.” Nuk do të funksionojë kështu. Së dyti, kur kërkoni diçka, mbani gjithmonë parasysh se e njëjta kërkesë mund të ju bëhet edhe juve. Pakicat përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë në Kosovë dhe rreth 20 për qind në Serbi. Serbia duhet të mendojë për parimin. Gjithashtu, gjykata jonë kushtetuese ka vendosur që asociacioni serb i komunave nuk është në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

FAZ: Një parim kyç i politikës suaj ndaj Serbisë është reciprociteti. A mund të imagjinoni një model në të cilin minoriteti serb në Kosovë merr saktësisht të njëjtat të drejta si minoriteti shqiptar në Serbinë jugperëndimore?

Kryeministri Kurti: Unë jam për reciprocitetin e të drejtave të të gjitha pakicave në mbarë Ballkanin. Kjo është formula e paqes. Të drejtat e pakicave janë të rëndësishme për të luftuar dominimin nacionalist. Por Beogradi nuk e ka me të drejtat e serbëve. Serbia dëshiron që këto të drejta të territorializohen dhe kjo është diçka krejtësisht tjetër. Beogradi dëshiron që komunitetet serbe të formojnë një bashkim, por unë nuk di të ketë ndonjë serb në Kosovë që e kërkon këtë. Çdo javë marr dhjetëra letra nga qytetarët serbë të vendit tonë. Bëhet fjalë për të gjitha llojet e gjërave, për punët, funksionimin e shtetit ligjor e kështu me radhë. Askush nuk shkruan: ‘Ne kemi nevojë për një shoqatë komuniteti’. Këtë e thotë vetëm zoti Vuçiq.

FAZ: Megjithatë, BE-ja dhe Uashingtoni duket se insistojnë në krijimin e asociacionit të komunave. A është parandalimi i tij më i rëndësishëm për ju sesa rrezikimi i marrëdhënieve me aleatët perëndimorë?

Kryeministri Kurti: 33 marrëveshje janë arritur në Bruksel gjatë dekadës së fundit. Dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia. E pranoj që këto 33 marrëveshje ekzistojnë dhe jam gati t’i marr parasysh të gjitha kur të fillojnë bisedimet zyrtare për normalizimin e marrëdhënieve tona në bazë të propozimit franko-gjerman në Bruksel. Por Serbia do të donte ta veçojë një marrëveshje dhe të shpërfillë 32 të tjerat si dhe propozimin franko-gjerman. Por unë nuk jam për këtë. Kur flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, unë jam i gatshëm të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe – jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre.

FAZ: Ku qëndron Kosova në aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës?

Kryeministri Kurti: Ne po llogarisim në mbështetjen e partnerëve dhe miqve tanë në mënyrë që votimi për pranimin tonë në Këshillin e Evropës të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Përveç kësaj, ne do të dorëzojmë zyrtarisht kërkesën tonë për t’u anëtarësuar në BE në dhjetor. Sigurisht që ne e dimë se anëtarësimi nuk do të vijë së shpejti. Por është e rëndësishme që ne të shprehim vullnetin tonë për t’u anëtarësuar në BE zyrtarisht, formalisht dhe publikisht.

Filed Under: Ekonomi

AUSTRI – VIENË, U PROMOVUA GENOCIDI SERB MBI SHQIPTARET

November 30, 2022 by s p

Shkruan: N.Pllana/

Me rastin e Festave të Nëntorit të Madh, në lokalet e Xhamisë shqiptare në Vienë, U promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, “Vergiss Niemals – Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe filmat dokumentarë: “Kush i vret fëmijët?!” dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.

Me këtë aktivitet kulturor e shkencor, festuam Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem JASHARI!

Organizator: ALKIG – BASHKIMI, në krye me z. Vahidin Beluli – Kryetar, Usam Alili -Imam i xhamisë shqiptare në Vienë dhe z. Sadik Sadiku, Mërgim Ibrahimi e Prof.dr. Besim Abdullai anëtarë të Kryesisë, të cilët i falënderojmë nga zemra për mikpritjen vëllazërore dhe organizimin e mrekullueshëm.

26 Nëntor 2022

Austri – Linz

Me rastin e Festave të Nëntorit të Madh, në një atmosferë madhështore, në Amfiteatrin e bukur të Linzit të Austrisë, u promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, “Vergiss Niemals – Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe filmat dokumentarë: “Kush i vret fëmijët?!” dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.

Organizator: ALKIG – BASHKIMI, me z. Vahidin Behluli – Kryetar, z. Menderez Alili – Imam dhe z. Adnan Abdullai – zyrtar i lartë i Komunës së Linzit për Migrim dhe Integrim, të cilëve u jemi shumë mirënjohës dhe pafundësisht falënderues, për organizimin tejet të suksesshëm të këtij manifestimi me karakter edukativ, kulturor e kombëtar!

Shkruan: N.Pllana

Filed Under: Analiza Tagged With: Nusret pllana

STUDIUESI HAMID ALAJ PASUROI BIBLIOTEKËN E VATRËS

November 30, 2022 by s p

Studiuesi i mirënjohur Hamid Alaj pasuroi ndjeshëm Bibliotekën Shkencore të Federatës Vatra me titujt shkencor dhe publicistik. Një akt patriotik shumë i çmuar në muajin e Pavarësisë. Z.Alaj dhuroi nëntë nga botimet e tij: 1.Nga nektari i mençurisë njerzore, 2.Huazimet turko-osmane në të folmen e Krajës, 3.Xhamia e Qyrjanit-Institucioni i parë Islam në trevën e Krajës, 4.Zhvillimi i shkollave dhe arsimi në trevën e Krajës dhe të Shestanit, 5.Durimi dhe durueshmëria sipas parimeve Islame, 6.Këngë folklorike nga treva Krajë-Shestan, 7.Dokumente të ndryshme nga e kaluara e Krajës dhe Shestanit, 8.Dasma krajane dhe ceremoniali i saj, 9.Veshja e nusënisë krajane. Këto kontribute shkencore dhe publicistike pasurojnë jo vetëm Vatrën por janë një mundësi e shkëlqyer për kërkuesit dhe hulumtuesit shqiptar e studentët në universitetet amerikane. Vatra e Dielli shprehin mirënjohje për çdo patriot që dhuron për Vatrën dhe komunitetin.

Filed Under: Komente

VATRA QUEENS- NY CHAPTER OF PAN ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA INC

November 30, 2022 by s p

Vatra Queens fillon me nje aktivitetet më formal të degës ta quajm postkovid, duke vazhduar aty ku e leme dhe duke u pregaditur per sfida të reja. Se pari te ju informojme se taksat per vitin 2021 jane te regjistruara, aktiviteti ka qene i ulet shkaku I Covid 19 po edhe mbyllja e premiseve tona nga “Building department” i Diocese Queens Brooklyn per te njejten arsye. Dega jone do te vazhdoje me idete dhe sugjerimet po do te kerkoje te ri  qe e kuptojne dhe e reflektojnë sjelljen dhe detyren Vatrane.

  1. Propozimi ne kontinuitet nga dega jone ashtu si beme per Midhat Frasherin qe nga viti 2013, per  Riatdhetsimin e kolosit, te patriotit dhe intelektualit te pashok At Fan Nolit. Te dorezohet formalisht Kryetarit Z. Elmi Berisha dhe Keshillit te Vatres per konfirmin qe te dergohet  leter e hapur Kryeministrit dhe Ministrise se Arsimit dhe cultures. Pasi kjo eshte kerkese e persiritur ne vite ishte mire qe kjo te realizohet brenda 3 muajve.
  1. Perseri qe nga viti 2015  propozojmë  që Shqiperia dhe Kosoven te kene te gjitha sportet kompetitive te perbashketa ne nje lige superiore. Me nenshkrim te kryetarit tone dhe atij general do ti dergohet kerkesa Ministrive perkatese.
  1. Kolegji I Doktoreve Shqiptar te licencuar ne SHBA dhe Kanada gjithashtu Fond I deges tone do te vazhdoje aktivitetet e saja. Dr Merjona Saliaj  dhe un do te angazhohemi maximalisht.
  1. Akademia e Studenteve  si Fond i deges do te riaktivizohet. Anetaret e rij Zonjushat Trina Alimi dhe Franka Veliu do ti fillojne komunikimet se shpejti.
  1. Te afrojme bizneset e vogla te Shqiptareve ne NYS dhe me gjere qe te percillet tradita Vatrane e bizneseve.
  1. Te pregadisim nje komision qe do te filloje punimet per ceremonine perkujtimore per  Zotin Dalip Grecen dhe rendesine e tij ne promovimin dhe ngritjen e deges tone. 
  1. Te ju afrojme seminare komunitetit tone per nevojat e perditshme shendetsore ekonomike etj 

Me Respekt 

Kryetari I deges dhe Kryeasia                                                                                                                                                                                                                                                                              

Filed Under: Komunitet Tagged With: skender myrtezani

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT