Studiuesi i mirënjohur Hamid Alaj pasuroi ndjeshëm Bibliotekën Shkencore të Federatës Vatra me titujt shkencor dhe publicistik. Një akt patriotik shumë i çmuar në muajin e Pavarësisë. Z.Alaj dhuroi nëntë nga botimet e tij: 1.Nga nektari i mençurisë njerzore, 2.Huazimet turko-osmane në të folmen e Krajës, 3.Xhamia e Qyrjanit-Institucioni i parë Islam në trevën e Krajës, 4.Zhvillimi i shkollave dhe arsimi në trevën e Krajës dhe të Shestanit, 5.Durimi dhe durueshmëria sipas parimeve Islame, 6.Këngë folklorike nga treva Krajë-Shestan, 7.Dokumente të ndryshme nga e kaluara e Krajës dhe Shestanit, 8.Dasma krajane dhe ceremoniali i saj, 9.Veshja e nusënisë krajane. Këto kontribute shkencore dhe publicistike pasurojnë jo vetëm Vatrën por janë një mundësi e shkëlqyer për kërkuesit dhe hulumtuesit shqiptar e studentët në universitetet amerikane. Vatra e Dielli shprehin mirënjohje për çdo patriot që dhuron për Vatrën dhe komunitetin.