
Nëntori i Pavarësisë, nëntori i Flamurit Kombëtar bashkoi patriotët në Vatër. Një vizitë vëllazërore e shumë kuptimplote në Selinë Qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Studiuesit Jozef Radi, Tom Mrijaj e Idriz Lamaj, skulptori Vasel Rakaj, gazetari Klajd Kapinova, e vatrani Mark Mërnaçaj zhvilluan një bashkëbisedim patriotik në Vatër për muajin e Pavarësisë, Flamurit, krenarisë së kombit tonë. Historia e Vatrës, e Diellit, e figurave të shquara të kombit tonë ishin tema kryesore e diskutimit mes vëllezërish. Gazeta Dielli e Federata Vatra si grupimi patriotik më serioz, më i vjetër, më i organizuar, më tradicional dhe më i konsoliduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëheqin bashkësinë shqiptare në SHBA si çdo vit në festimet me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë e Festës së Flamurit Kombëtar.






