• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

Bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s

December 31, 2022 by s p

-Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia/

PRISHTINË, 31 Dhjetor 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe oficerë të tjerë të lartë të KFOR-it e të karabinierëve italianë në kuadër të Njësisë Multi-nacionale të Specializuar (MSU).

Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes dhe sigurisë, ishin në qendër të këtij takimi. Në veçanti u trajtua largimi i suksesshëm i të 16 barrikadave të cilat po shkelnin rendin e ligjin dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në katër komunat në veri të Ibrit.

Kryeministri Kurti dhe Gjenerali Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
Në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023.

Filed Under: Emigracion

CEREMONI  DEKRETIMI, BABA ELITON PASHAJ, UDHËHEQËSI SHPIRTËROR I TEQES SHQIPTARE BEKTASHIANE NË MICHIGAN

December 30, 2022 by s p

Albanian –American Bektashi Monastery

Taylor, Michigan

26Dec 2022

I nderuar Baba Eliton Pashaj!

Të nderuar pjesëtarë të Komisionit të Teqesë së Baba Rexhebit dhe Kryetar z.Mynyr Nazifi!

Të nderuar përfaqësues të lartë fetarë në Michigan!

Myhibë dhe ashikanë të kësaj teqeje!

Të nderuar gjithë ju të pranishëm që merrni pjesë në gëzimin e kësaj mbrëmjeje me rastin e dekretimit me titullin e lartë “BABA” të vëllait tonë, Eliton Pashaj. Te gjithe ne ndihemi te gezuar dhe te emocionuar ne kete mbremje te sotme per te uruar Baba Elitonin dhe I jam mirenjohes dhe e falenderoj komisionin e Teqese qe me besoi  mua personalisht te them dy fjale zemre. Dita e sotme per vece ngjarjes qe jemi deshmitar ka nje kujtim ne vetvehte edhe per nje fakt tjeter domethenes, prandaj Komisioni i Teqese se bashku me Baba Elitonin zgjodhen këtë dite simbolike për organizimin e kesaj ceremonie vëllazërore dhe që lidhet me largimin nga kjo botë të baba Arshi Bazajt, shtatë vite më parë. Sic thoshte edhe i ndjeri Baba Arshi” Mysafir kemi ne kete bote”. Pra lum kush le gjurmë të mira, dhe i tille ishte per te gjithe ne baba Arshiu i cili për vite të tëra sherbeu dhe punoi  me nder ne kete Teqe. Dhe sot te gjithe ne e kujtojme Baba Arshiun me nostalgji dhe mirenjohje. Rahmet ti kete Shpirti i tije. Sot ne ndjejme kenaqesi te vecante kur shohim Baba Eliton Pashajin te ece në gjurmë të baba Rexhebit, baba Barjamit dhe baba Arshiut si nje pasardhës i denjë i atdhetarisë dhe bektashizmit të Shqiptarëve ne Djaspore. Titulli “ Baba” vertet simbolizon nje hierarki me te larte por ne te njeten kohe eshte edhe nje pergjegjesi me e madhe te cilen Baba Eliton Pashaj do  e kryeje me sukses, dinjitet dhe perulje ndaj Zotit te madhe Instucionit qe perfaqeson dhe komunitetit mbare Shqiptar. Prandaj ne ne vazhdim te jemi dhe të qendrojme me pranë baba Eliton Pashajit, dervishit të dede Reshat Bardhit, teologut dhe vëllait të të gjithë bektashinjve të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë, që fama, tradita dhe nderi i teqesë sonë të ngrihet më lart në vazhdim të misionit hyjnor qe nisi Baba Rexhebi ne vitin 1954 i cili egzaktesisht citon : “Misioni i Teqesë është të ruajë, promovojë dhe kapërcejë kulturën, gjuhën, fenë, zakonet dhe vlerat tona të pasura shqiptare tek brezi ynë i ri. Të mbrojë komunitetin Shqiptaro-Amerikan nga efektet e dëmshme të injorancës, fanatizmit, ekstremizmit dhe devijimeve përçarëse duke nxjerrë në pah vlerat që përputhen me atë të Amerikës bashkëkohore.”   For our younger generation I will also cite the English version of Teqe’s mission: “Teqe’s mission is to preserve, promote and transcend our rich Albanian culture, language, religion, customs and values onto our younger generation. To protect the Albanian-American community from the damaging effects of ignorance, bigotry, fanaticism, extremism and divisive deviations by highlighting the values which are consistent with that of contemporary America.” Meqe sot jemi mbledhur ne kete darke vellazerore per te uruar Baba Elitonin ne detyren e re, deshiroj te rikujtoj disa momente te rendesishme te jetes se tij: 

Eliton Pashaj ka lindur në Vlorë, në gjirin e një familje me tradita të theksuara Bektashiane. Shkollën tete vjecare e ka përfunduar në vendlindje, dhe me pas studioi ne shkollën e mesme pedagogjike Kristo Isak ne qytetin e Beratit te cilen e perfundoi me rezultate shume te mira. Ne vitin 2004 dergohet me burese nga Selia e Shenjte ne Tirane per te vazhduar studimet në fakultetin telogjik, dega e arteve Islamë, në Bursë të Turqisë  te cilen e perfundoj  me sukses. Me pas filloi studimet per master ne degen historia a feve ne Universitetin e Illanoit

te cilin me vone  e  transferoi ne Universitetin Western ne shtetin e Michigan. Baba Elitoni  eshte njohes i mire i gjuhes Shqipe, Angleze, Turqishtes, dhe Arabishtes. Baba Ai eshte edhe autor librash sic jane Deshmi e Trishte e nje shenjtori dedikuar Baba Bektash Alija, dhe bashke-autor ne librat Linkoln dhe Larg Atdheut  te Xhevat Kallajxhiut. Momentalisht eshte duke perkthyer ne Turqisht Librin Misticizma Islame dhe bektashizma te Baba Rexhepit. Ne vitin 2011 u emërua nga i ndjeri Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi, si dervish i Teqesë Bektashiane në Amerikë ku per nje dekade ai ka punuar dhe sherbyer ne menyre te palodhur te gjithë besimtarëve dhe bashkëatdhetarëve në Teqenë Bektashiane ‘Baba Rexheb; Puna dhe rinovimet qe jane kryer ne teqe  nen lidershipin a Dervish Elitonit  kane qene te panumerta. Mjafton te permendim rinovimin  e salles ne te cilen jemi mbledhur sot, hollin a teqese,  Tyrbene, zvendesimin e çatise  dhe shume e shume projekte te tjera te cilat ne saje te kontributit te besimtarve jane kompletuar me sukses. Prandaj sot kemi dhe gezojme nje institucion dinjitoz. Gjithashtu, Dervish Elitoni i  shërbeu të ndjerit Baba Arshi për 5 vjet, duke treguar ndaj tij respekt, dedikim  dhe devocmeri qe i takon nje Murshidi te rruges tone. Gjate periudhes se pandemise  ai  ka sakrifikuar mjaft duke u ofruar sherbime fetare  dhe duke ju gjetur pranë familjeve në nevojë.

Është për këto arsye, që komisioni i ri Teqesë i krijuar me votën e lirë me datë 27 Shtator 2022, dhe në saj të mbështetjes së Ashikaneve dhe Myhybeve dhe besimtarëve të teqes, vlerësoi, propozoi dhe pranoi dekretimin për Dervish Eliton Pashajin në titullin Baba. Ky proces me pas vijoi me vlerësimin e nevojshëm fetar të kryer nga  Halife Baba Nevruz Akpnar në Dergjau i Edirne Kape në Turqi dhe më pas i pranuar edhe nga Dede Baba Ali Hajdar Erxhan kryegjyshi që mban postin ishin në Turben e Haxhi Bektashi Veliut të cilët  dekretuan Dervish Eliton Pashajin në titullin “Baba” sipas regullave të Bektashinjve. Rruga e bektashinjve eshte rruga a durimit, mirenjohjes, peruljes, lumturise dhe me e rendesishmja eshte rruga a sherbimit. Dhe ne jemi deshmitar te plote qe Baba Eliton Pashaj i mbarte keto vlera me sherbimin e tij ndaj Teqese se Baba Rexhebit dhe komunitetit Shqiptar. Gjithashtu, te jeni te sigurte qe ai nuk do tju mungoji ase nje here te gjithe atyre qe e kerkojne ndihmen dhe sherbimin e tij, kushdo qofshin ata, me hikmetin e dhuruar prej Allahut, nen driten e profetit Muhammad, 12 Imameve dhe Pirit tone Hyqnar Haxhi Bektashi Veliut! 

Vellezer dhe Motra!

Në adresën zyrtare të teqesë kanë ardhur dhjetëra urime nga Shqiperija për baba Eliton Pashain. Ne do te deshironimin të kishin në mesin tonë edhe dervishë e baballarë nga Tirana , për të marrë pjesë në këtë gezim pore dhe ruajtur e forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera që baba Rexhebi dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi krijuan tre dekada më pare.

Fatkeqesisht kundrejte te gjithe perpjekjeve te bera si nga ne komisioni i tanishem por edhe nga komisioni i meparshem qe i eshte drejtuar disa here Gjyshates se Tiranes nuk kemi marre ase nje here pergjigje. Gjithesesi ne sot jemi mbledhur  vellazerisht per te uruar Baba Elitonin  dhe jo per te zgjidhur sfidat administrative  qe  fatkeqesisht nuk sjellin asnje dobi per komunitetitn tone. 

Sot te gjithe bashke urojme perzemersisht Baba Eliton Pashaj suksese ne detyren e tij dhe Zoti e ndimofte te miret ja ndriçofshin rrugen e  tij, dhe dalte faqebradhe ne kete mison te shenjte qe ka nisur.

Nje falenderim special shkon per te gjithe ju qe vazhdoni te suportoni Teqene financiarisht, por edhe fizikisht, Zoti ja u befte me mirese e begati ne familjet tuaja.

Gjithashtu perfitoj nga rasti  tju uroj te gjitheve nga mot gezuar vitin e ri 2023, qofte ky nje vit i mbushur me paqe, mbaresi, shendet dhe vllazerim!

Se fundmi po e mbyll me fjalet e Baba Rexhebit( ne Shqip dhe Anglisht) te cilat jane te mbishkruara ne hyrje te Tyrbes temullit ku ai prehet ne perjetesi.

“ I ask God to protect the United States of Amerika, where we found home in all its generosity and that he protects Albania the land where we first saw the light of day. In the words of angels: May there be peace on earth and goodwill toward men”

“ I lutem te madhit zot te mbroje kurdohere Ameriken, vendi qe na strehon me kaq bujari, dhe Shqipërinë, vendi ku pame per here te pare driten e diellit. Ne fjalet engjejve te zotit: Paqe ne toke njerezve me vullnet te mire”

Faleminderit! 

Zoti ju bekofte!

MESAZH FALENDRIMI NGA BABA ELITON PASHAJ, UDHËHEQËSI SHPIRTËROR I TEQES SHQIPTARE BEKTASHIANE NË MICHIGAN

Të nderuar vëllezër të mij, përfaqësues fetarë në Michigan!

Të nderuar bektashinj të ardhur nga shume vende të SHBA -së

Përulësisht ju falënderoj të gjithëve ju të pranishëm në sallë.

Sikurse tërë parafolësit që shprehën urimet e tyre në marrjen e titullit “Baba” që më bëhet sot në këto ditë ndër të fundit të dhjetorit 2022, është edhe për një arsye tjetër. Plot 70 vite më parë në një prej ditëve të dhjetorit 1954, shkeli për të parën herë në këtë tokë të bekuar, baba Rexhebi ynë, por që, ashtu siç është shprehur vite më parë, profesoresha e nderuar dhe mikja e hershme e kësaj teqeje, Frances Trix se: “… vetë baba Rexhebi u kthye në një  bekim për Amerikën”. Miq të mij. Personalisht, sot, po ju them të gjithëve, nga kjo foltore bektashiane, se teqeja ka qenë është dhe do të mbetet thellësisht shqiptare ashtu siç hirësia e tij baba Rexheb e themeloi. Ne e kemi çmuar dhe do të çmojmë të kaluarën e jetës fetare bektashiane të teqesë sonë, jo vetëm si histori por duke u  përpjekur të orientojmë drejt besimtarët me dashurinë e Haxhi Bektash Veliut që këtu në përballjen dhe qasjen e tyre me globalizmin e shoqërisë Amerikane, të jenë të vëmendshëm ndaj mirësive, begative dhe vullneteve të Zotit. Të harmonizojnë veprimet publike, duke qenë qytetarë të denjë, e përmes qënies të denjë si besimtarë, të ecin krahë dijes, sepse siç na mësonte Baba Rexhebi, shenjtori ynë, qënia njerëzore shkrihet kur ne largojmë mendjemadhësinë dhe egot e kësaj bote dhe marrim mbi vete përgjegjësitë kolektive për të nxjerrë në pah vlerat e shkëlqyera të familjes bektashiane.

Në thelbin e vet, besimi bektashian nënkupton një dashuri të thellë, të pamatur për Krijuesin, e cila në masën më të dukshme të saj, shfaqet tek dashuria që ne ushqejmë, rritim dhe përcjellim për të afërmit tanë, për familjen, për atdheun. Pikërisht, në kushtet e shoqërisë së sotme amerikane vlerat bektashiane marrin përparësi dhe  shkrihen etshëm në oqeanin e pafund të dashurive njerëzore. Rruga që çon në thelbin e besimit tonë, është dashuria, respekti, është ndërgjegja e vizioni që na drejton të gjithëve në një botë të pasur shpirtërore, të mbushur me mirësi, besim dhe liri, për të qënë në këtë mënyrë gjithmonë dhe sa më pranë Zotit, të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi Të), të baballarëve bektashinj të çdo kohe.

Këtë teqe të parë bektashiane në SHBA të  çelur nga baba Rexhebi dhe një grup shqiptarësh bektashinj  në vitin e bekuar 1954, sado që u përpoq regjimi komunist në Shqipëri nuk e mbylli dot. Përkundrazi kjo baltë e hedhur prej tyre mbi baba Rexhebin, bëri që më shumë të  rritej numri i besimtarëve nga tërë Amerika pranë kësaj teqeje të shenjtë bektashiane.

Unë personalisht i mbetem përjetë falënderurs dede Reshat Bardhit, për atë frymë shenjtërie që ka përcjellë në breza me radhë si edhe për mësimet e çmuara bektashiane që m’i transmetoi mua përmes butësisë karakteristike. Nuk mund të harroj asnjëherëse pesë vitet e qëndrimit tim në këtë teqe së bashku me shenjtorin, baba Arshi Bazajn, ishin një shkollë e madhe se si traditat e tarikatit tonë bektashian, përcillen kaq larg gjeografikisht nga Shqipëria nëSHBA, me atë frymë të kulluar dhe me atë ashkhyjnor. Ju falënderoj të dy etërit e mij, duke ju siguruar se bektashizmi shqiptar do ketë vetëm ditë të bardha. Nuk kam as më të voglin dyshim se ne do të jemi kurdoherë së bashku si një familje e madhe, në paqe me veten dhe të tjerët, kundër çdo lloj egosh njerëzore, kundër çdo lloj dashuris tokësore, të përkohshme dhe kaq përçmuese, për të dëshmuar se bektashizmi u ka qëndruar stuhive fetare dhe vazhdon të sjellë mbarësi e mirësi në zemra, vetëm dhe vetëm në dobi të paqes botërore. E  sot, ju them me bindje nga kjo foltore, se teqeja do të vazhdojë të ecë në gjurmë të të parëve të saj, e vendosur dhe akoma më e frymëzuar, duke falënderuar edhe një herë çdo besimtar që shkel në prag dhe gjithashtu SHBA-në për klimën e lirë të besimit. Në mbyllje po ju bëj me dije se me rastin e celebrimit të titullit Baba nga ana ime, në adresën zyrtare të teqesë kanë ardhur dhjetra urime nga Shqipëria, Italia, Kosova, Maqedonia, Zvicra etj. Unë i falënderoj të gjithë këta nga shpirti dhe ju them se do të më kenë pranë në çdo hap që hedhin. Kjo është detyra jonë e klerikëve të Haxhi Bektash Veliut. Jemi dorëzuar në këtë tarikat me vetëdije. Kurrë nuk do të harroj porositë e myrshidit tim, Dede Reshat Bardhit!

Zoti na i bëftë kabull sakrificat!

Zoti ju bekoftë të gjithëve! Amin!

FJALA E KRYETARIT TË KOMISIONIT TË TEQESË Z. MYNYR NAZIFI

Të nderuar të pranishëm të teqesë së baba Rexhebit!

I shtrenjti baba Eliton Pashaj!

Të nderuar anëtarë të Komisionit të Teqesë!

Jam i privilegjuar të përshëndes darkën e sotme dhe t’ju uroj mbarësi në cilësinë time si Kryetar i Komisionit të Teqesë! Ndjehem po kaq i privilegjuar të kujtoj sot, kontributin e shquar të këtij komisioni, i cili ka shërbyer dhe punuar për vite me radhë duke mbajtur të gjallë kujtimin e Baba Rexhebit dhe gjithe të klerikëve të tjerë qe kane pasuar ne gjurmet e tij. Gjithashtu, deshiroj te kujtojmë sot ndihmën dhe përgjegjësinë e lartë që kanë ushtruar kryetarët e këtij komisioni: Shaban Shemshedini dhe Ekrem Bardha, per të cilët shprehim mirnjohje dhe falenderime per punen e tyre ne kete Teqe. Edhe njëherë le t’i urojmë baba Eliton Pashaj, këtë titull plotësisht të merituar, ashtu siç e parashikon nderi i bektashinjve shqiptarë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e sigurojmë në emër të myhybëve, dhe besimtareve te teqese se do të jemi në krahë të tij, për ta çuar më përpara misionin e bekuar që na la baba Rexhebi!

Faleminderit të gjithëve!

Kryetari i Komisionit,

Z. Mynyr Nazifi

TEQET BEKTASHIANE SI QENDRA TE BESIMIMIT, PATRIOTIZMIT DHE EDUKIMIT

Dr. Adem Meta, from Cleveland, Ohio

I nderuar Baba Eliton

Te nderuar klerik

Te nderuar pjesmarres

Eshte nje nder dhe privilegj i vecant per mua sin je antar i komunitetit Shqiptao Amerikan te Clevelandit te pershndes ne kete cermoni te kurorezimit te Baba Eliton Pashajt. Bektashianët e Shqipërisë gëzojnë dy tipare që bien në sy. Këto janë toleranca me të cilën shohin besimet dhe organizimet e tjera, si dhe vënia e dashurisë për atdheun mbi gjithçka. “Pa atdhe, nuk ka fe”, është një shprehje që përdoret gjerësisht prej bektashinjve shqiptarë. Në shtetin e sotëm shqiptar  njihen zyrtarisht bashkësitë myslimane (sunite), katolike, ortodokse dhe bektashiane. Këto bashkësi marrin pjesë në gëzimet e festat e njëra-tjetrës, urojnë njëra-tjetrën për festa dhe janë një shembull i vërtetë i tolerancës fetare në mbarë botën.”  Gjatë takimit me Papa Françeskun, Dervish Elitoni sot Baba Elitoni mbi të gjitha citon: “Myslimanët dhe të Krishterët kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa ndryshime midis tyre dhe se janë të përbashkëtat ato mbi të cilat duhet të përqndrohemi.”

Baba Ali Tomorri – Ka bere nje vleresim dhe ka dhene nje informacion per pjesemarrjen e figurave  te shquara bektashiane ne evenimentet kombetare qe ka pasur atdheu jone: P sh: në këtë kryengritjen(v.1912), ku të gjitha teqet e bektashive muar pjesën  aktive – baba Hysejn Melçani mori malet e u bashkua me Kryengritësit për të dëftyer edhe një herë flakën që i vlonte në shpirtin e tija në kohën e pleqërisë për lirin e kombit q’ e nderonte si një udhërrëfenjës të shënjtëruar pa një të metë…në kohën që Janina dhe Shkodra – dy fortesa Shqiptare – akoma nuk ishin dhëne në dorën e armikut, se ato po mbroheshin ma tepër prej krahrorëve të çelnikta të bijve të Shqipërisë, kur kishin marë anë edhe vetëdashës të dërguar ng’ an’ e Baba Haxhi Krujës në veri dhe ng’ an’ e Baba Abedin Frashërit në Jugë.

Në Teqenë e Frashërit, Baba Alushi hapi shkollë ku mësuan dhe vëllezërit Frashëri.  

Naim Frashëri në ‘Fletore e Bektashive’ shkruan: Katekizma e Bektashinjve është Gjithësia dhe sidomos njeriu, sepse i Madhi Ali ka thënë: “Njeriu është një libër që flet. Feja është një fjalë e vetme. Feja qëndron në zemër dhe nuk është e shkruar në kartë.”

Disa studiues perëndimorë e kanë keq kuptuar natyrën mistike të Bektashizmit dhe e përshkruajnë atë si Islami tolerant, i cili nuk i kushtonte rëndësi ligjeve të Sheriatit, ku përfshiheshin ritualet dhe adhurimet. Për shembull, thuhet se“Bektashinjtë kanë tendencën të fokusohen në aspektet ezoterike të Islamit, duke mos i kushtuar vëmendje të veçantë shumë praktikave të jashtme të Islamit, si p.sh kohëve të faljes. Po ashtu, për ta shfaqur këtë Urdhër Sufi si një mendim sa më të kohës, disa studiues propozuan idenë se Bektashizmi është një sekt tolerant ndaj grave dhe vlerave shoqërore. Ata shprehen: “Bektashinjtë, si rezultat i praktikave të tyre sufiste dhe animit ndaj parimeve bashkëkohore,si barazia midis burrave dhe grave, qeverisja laike dhe moderne, arsimimi gjithëpërfshirës, janë natyrisht në rreshtat e parë për të mbrojtur një Islam që e do lirinë, kundrejt një Islami radikal. Bektashinjtë jo vetëm që i kryejnë obligimet e tyre të lutjeve ditore në xhami apo në mejdane dhe besojnë në Sheriatin, por ata kryejnë dy ose më shumë lutje vullnetare në mëngjes dhe në mesditë

  Naim Frashëri poeti kombëtar shqiptar, i cili ishte një Muhib (titull bektashi)Bektashi, i përmblodhi parimet bektashiane si më poshtë: “Bektashinjtë besojnë në Zotin e Vërtetë dhe të Plotfuqishëm, në Muhamedin-Aliun, Hadixhen, Fatimen, Hasanin, Hysenin. Ata besojnë në dymbëdhjetë imamët. Baba Rexhepi në librin Misticizma Islame dhe Bektashizma” parimet bektashiane përmblidhen si më poshtë: Besimi dhe respektimi i Kuranit të Shenjtë; Pasimi i Haditheve dhe traditës profetike të Profetit Muhamed (a.s); Mospranimi i shmangieve nga Kurani apo thëniet profetike. Respektimi i familjes së Profetit, veçanërisht të Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hyseinit, si dhe cilësimi i Aliut si më i miri i evlijave (shenjtorëve), bazuar në disa urdhra kuranore dhe thënie profetike. Sipas botëkuptimit të Bektashizmit, Islami është fe e logjikës dhe e arsyes dhe për këtë kryerja e faljes duhet të shoqërohet me të kuptuarit e saj.

Patriotizmi, Besimi dhe Edukimi jan vlerat e vecanta te bektashizmit Shqiptar. Këto vlera dhe tradita te Bektashizmit jan mbratur dhe percuar te gjeneratat e reja edhe nga Teqeja Bektashine e Detroidit. Qe ne themelimin e saje teqeja e Detroidit ka pasur figura te shquera si Baba Rexhepi , Baba Ashiu dhe po në këtë rrugë të mbarë dhe me vlerë vazhdon dhe nxënësi i tyre besnik Baba Elitoni, i cili do ta çojë edhe me lart stafeten e Bektashizmit ne Detroit dhe me gjerë në USA, pasi thuhet që nxenësi bëhet më i mirë se mësuesi. Unë si një përfaqësues i komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Clevelandit Ohio, dua të shpreh me këtë rast konsideratë dhe respktin tim për këtë instutucion dhe në mënyrë të veçantë kosideratat për Baba Elitonin, gjithashtu dua te shpreh konsideratat e mia për një nga mbështetësit e bektashizmit si dhe të lidhjes sonë nga Clevelandi me Teqen Bektashiane z, Hysen Elmazi. Me këtë rast deshiroj të uroj suksese Baba Elitonit në këtë detyrë të shenjtë dhe fisnike!

I qoftë rruga e mbarë në këtë udhëtim të gjatë si një shenjtor i Bektashizmit në Detroit dhe me gjerë! Zoti e bekoftë teqen Bektashiane të Detroidit! Zoti i bekoftë Shqiptarët kudo që janë!

Amin

VATRA TELEGRAM URIMI PËR BABA ELITON PASHAJ

I nderuar Vatran Baba Eliton Pashaj!

Në emër të Federatës Vatra, të gazetës Dielli e të gjithë vatranëve ju përcjellim urimet tona më të përzëmërta në këtë ditë të shenjtë për ju. Ndihem mirë për faktin që juve prej më shumë se 12 vitesh kryeni misionin tuaj fetar në Teqenë bektashiane në SHBA, në atë teqe ku ka shërbyer për dekada me radhë edhe baba Baba Rexheb, nderi dhe krenaria e Kombit tonë. Ndihem po kaq mirë gjithashtu që Teqeja Bektashiane në Detroit, që nga dita e parë e krijimit dhe deri më sot ka qenë një derë ku kanë trokitur shqiptarë të të gjitha feve dhe besimeve, ngase teqetë kan në traditë mikpritjen si një cilësi të shtëpisë së Zotit gjë të cilën ne e kemi gjetur sa herë ju kemi vizituar. 

Unë besoj se një dekadë e juaja e mbushur plot sakrifica që burojnë prej këtij besimi janë prova më e qartë e marrjes nga ana Juaj në mënyrë të merituar e titullit Baba Bektashian. Jam i lumtur t’ua uroj këtë titull si dhe suksese ushtrimin e detyrës fetare, por edhe të asaj studiuese, hulumtuese dhe botuese përsa i përket historisë së bektashizmit shqiptar. Shqipëria mburret me trashëgiminë e shkëlqyer fetare, patriotike e letrare të krijuesve bektashi. I dashur dhe i nderuar Eliton Baba Pashaj ju jeni një shembull i gjallë i vazhdimësinë dhe historisë së lavdishme të Bektashizmit në Shqipëri e në mërgatën shqiptare të Amerikës. Ju jeni patriot i angazhuar në komunitet, një shërbestar i devotshëm i Perëndisë së tejetlartë që mban gjallë frymën e vërtetë të Bektashizmës që themeluesi i Komunitetit Bektashian Shqiptar në Amerikë Hirësia e tij Baba Rexheb përcolli për mbarë mërgatën Shqiptaro-Amerikane. 

Zoti ju bekoftë. 

Me respekt 

Elmi Berisha

President of the Pan-Albanian Federation of America “VATRA”

Filed Under: Komunitet

VËMENDJE  E VOGËL PËR NJË VDEKJE TË “MADHE”

December 30, 2022 by s p

(Kushtuar 82 vjetorit të vdekjes të At Gjergj Fishtës)

NGA  NDUE  BACAJ/

82 Vite më parë, me 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të qytetit të Shkodrës do të ndërronte jetë Át Gjergj Fishta. At Fishtën do ta zinte vdekja ndërsa kishte ndër duer përkthimin e Petrarkës në gjuhën shqipe, sikurse kishte përkthye kaherë “Hymnet e shenjta” dhe “Pesë Maj” të Manzonit, disa nga ariet e Metazit dhe lirika nga shumë poetë të tjerë italianë. Pak para se të vdiste At Gjergj Fishten  e  viziton Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Gasper Thaçi. Këtë  vizitë  Arqipeshkvi e bënte  edhe per  t’i  kryer  sakramentet (e fundit) të rrëfimit e vajimit , por  At Fishta edhe pse në çastet e fundit të jetës ai do të thoshte :  “ Nuk po më vjen keq se po vdes , mbasi të gjithë atje do të shkojmë , por po më  vjen e randë se të tanë  jeten e kam shkri për të pa nji Shqipni të  lirë e në vedi , ndersa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive te hueja.”.1.  Po ditën e vdekjes do të perhapej si rrufeja lajmi i ndarjes nga jeta i njerit prej koloseve më të medhenjë të fjalës e vepres. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit , por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , Malesisë e  Shqiptarisë do të “vishej” në zi , për  humbjen e  njëres nga mendjet më të ndritura të letersisë , artit , historisë ,filozofisë , enciklopedisë , publicistikes , satirës , diplomacisë e mbi të gjitha të atdhedashurisë… Arkivoli me trupin e tij u vendos në Kishën e Gjuhadolit prej nga u përcoll në banesën e fundit nga pothuaj i gjithë qyteti si dhe autoritetet ma të nalta të kohës. Meshën e përmotshme e mbajti Imzot Gasper Thaçi, Arqipeshkëvi Metropolit i Shkodrës. Arkivoli i përmotshëm i At Fishtës ishte mbuluar me Flamurin autentik të Dedë Gjon Lulit të pa shenja robnie…2.  Telegrame të shumta ngushëllimi muer Provinçiali Atë Çiprian Nika. Më 31 janar 1941 edhe Akademia Mbretnore e Italisë mbajti nji Meshë Drite në kishën artistike të saj të Shën Lukës dhe Shën Martinit, meshë të cilën e udhëhoqi Gjenerali i Urdhnit Françeskan At Leonard M. Bello, këndue nga Schola Cantorum e Vatikanit, ndërsa pjesën muzikore të saj e drejtoi muzikanti i njohurn Akademik Don Lorenzzo Perosi, ndërsa një tjetër ceremoni përkujtimore u mbajt Reale Accademia d’Italia më 9 mars 1941. Përmbledhim këtu tue ba tonin vlerësimin e bamë nga Ernest Koliqi se: “… tek Fishta u shkrinë në nji, tana cilsitë e tij prej murgu, oratori, edukatori e politikani, ndërthurun në mënyrë të shkëlqyeme në përkushtimin e lindun ndaj poezisë.” Pranë i rrijnë shumë nga Franceskanët e mëdhenj që bënë epokë, në mes të cilëve edhe At Viktor Volaj, studiuesi i njohur i krijimtarisë letrare të Fishtës. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksander Xhuvani (31 dhjetor 1940),  i cili ndër të tjera do të thoshte: 

“Zotnij të ndershëm! 

Si vetëtimë u-perhap an’e kand të Shqipnisë lajmi i idhët i vdekjes së poetit t’onë kombëtar At Fishtës,  dhe e mahnitun mbetet sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të Lahutës së Malcisë, që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin’e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarvet, si dikur Tirteu i vjetërsisë. E me të drejtë i kanë thanë Fishtës Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjit’ e tij ndezi zemrat e Spartanvet për luftë, njashtu edhe epopeja e Lahutës, odet edhe elegjit’e Mrrizit të Zanavet e të poezivet të tjera kanë mbjellë në zemër të djelmnisë s’onë dashunin e pamasë për truellin e të parëvet dhe për gjuhën amtare. Nji këto dy ideale, atdhedashtënija dhe ruejtja e gjuhës si dritën e synit, lavrimi e përparimi i saj kanë qenë polet, rreth së cilëvet shtrihej gjithë vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veç neve arsimtarëvet që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxanësvet poezit’e tij, që e çmon mâ mirë veprën zâmadhe të Fishtës, e cila si nji far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si nji Ungjill shkëndimath morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj…. Le t’i lutemi Fuqimadhit Perëndi, që t’i caktojë pranë fronit nji vend të meritueshëm, si në këtë dhê, prej kah të vijojë me i lutë për lumnin e Shqipnisë”. At Fishta Heshti, por këngët e tija do të tingëllojnë të gjalla deri sa të flitet shqip nën kupë të qiellit. 3.  Në këtë cermoni mortore një fjalë të shkëlqyer e domethënëse  mbajti edhe miku i Fishtës, kleriku i nderuem, publicisti e  patrioti Hafiz Ali Kraja, nga i cili citoj: 

“Poet  kombëtar, o Patër Gjergj!

Një orator, tue dashtë me folë mbi veprat Tueja, rrin shtang e hutohet, sepse ata janë shumë, janë aq të mëdhaja e të madhnueshme, sa asht vështirë me caktue se mbi cilën aso veprash duhet me folë. Vepra Yte o Poet, ka për të formue nji  faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të kombit shqiptar, pse, në aktivitetin që ke zhvillue ndër konferencat  politike  ndërkombëtare, nuk kje tjetër veçse me i sigurue kombit tonë të drejtat, qi ai i ka jetike e si ma i vjetri komb në Ballkan. Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën tande politike do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcis”  kryevepra  jote monumentale. Të jesh i bindun o Poet i Madh, se shqiptari me “Lahutën e Malcis” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë, siç janë helenët me Iliadën e persianët me Shahnamenë, mbasi, ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psiqikën e karakteristikat ma të ndjeshme të popullit shqiptar. Sot djelmnia intelektuale me “Lahutën…” Tande në dorë të nep besën shqiptare tue t`u betue se idealin Tand të naltë që shprehe për kombësinë shqiptare, do ta ruejnë e do ta mbajnë si gja të shenjtë morale. Gjithashtu edhe populli  mbarë, i fushave dhe i maleve, anë e kand  në Shqipni sot nep besën, se “Lahuta…” e jote në shpirtin e tyne do të sundojë sa të jenë stinë e mote. Trima e gra, djelm e vajza, me fjalën shqiptare të napin besën, se vllaznimi kombëtar, që ti çfaqe në “Lahutë…”, do ta mbajnë me forcë të madhe… Me Ty, patër Gjergj, kombi shqiptar mburret, naltësohet dhe madhnohet para  popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet; djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot në faqe të përcjellim me mallnjim e dhimbje në jetën e pasosun”.4. 

PAK NGA JETSHKRIMI I AT GJERGJ  FISHTËS :

Siç është bërë traditë në këso rastesh edhe unë mendova të kujtoj sado pak nga jetshkrimi i At Gjergj Fishtës. At Gjergji lindi me 23 tetor te vitin 1871 në Fishtë  të Zadrimes , ose në Sapen e Shenjt historike , në shtepinë plot atdhedashuri e filiza të njomë (femijë) të Ndokë Simon Ndocit  dhe bashkeshortes së tij Prenda Lazri. Femijrinë e parë Zefi i vogel (apo famulltari i ardheshem At Gjergji)  e kaloi në  katundin e vetë Fishtë , në mes  tufave të bagëtive dhe luleshqerrave, në mes tregimeve , prrallave , por edhe në mes ninullave dhe kengeve të trimerisë ,që në pergjithsi mesoheshin pranë votrës, shkollës epike të trashigimisë historike nga njeri brez në tjetrin… Fishten e vogel e futen në seminarin e Shkodres, e pastaj në atë të Troshanit , që u hap nga austrohungarezet…Kuvendi Françeskan e dërgoi Fishtën në vitin 1886 për studime teologjike e filozofike, të cilat i perfundoi në  Manastirin e Livnos e të Sutiskes në Bosnje. Me 25 shkurt 1894 celebron meshen e parë ,dhe njëkohësisht fillon rrugën e bukur, por të veshtirë e me privime të meshtarisë në vendin e tij… At Gjergj Fishta sa ishte gjallë botoi mbi 20 vepra origjinale, si dhe ka  lënë në dorëshkrime dhjetra të tjera (që do të botoheshin më vonë). Por një kontribut të çmuar Fishta ka dhënë edhe në publicistikë, ku kjo është e pasqyruar në mbi 50 organe shtypi të kohës, madje disa prej tyre të themeluar e të drejtuar po nga ai vetë me në krye Hyllin e Dritës. Vepra madhore e Fishtës kishte marrë vlerësime të rëndësishme të kohës, ku u përfshin në “fondin e Artë” të leteraturës Botërore, duke vënë epitete “superlative” si për: “Lahutën e Malësisë” – Iliada e shqiptarëve, dhe ungjilli i shqiptarizmës, për “Mrizin i Zanave” e “Vallen e Parrizit” – Gëtja Shqiptar, për “Judën Makabe” e “Jorinën” si Shileri shqiptar, për “Anzat e Pernasit” e “Gomarin e Babatasit” u mbiquajt Juventali… “Lahuta e Malësisë” u përkthye në Italisht, Gjermanisht, Anglisht e tjerë duke u bërë kështu pjesë e pandarë e artit, kulturës e qytetërimit Europian e më gjerë. Duke e konsideruar si të tillë këtë vepër shqiptarie e më gjerë, Fishta nderohet nga institucionet shqiptare e të huaja me një sërë dekoratash, çmimesh e titujsh, kombëtar e ndërkombëtar… At Gjergj Fishta është shqiptari i Parë i propozuar për çmimin Nobel. Në vitin 1939 e bënë anëtar të Akademisë Italiane e tjerë… At Fishta ka qënë kryetari i komisionit të caktimit të alfabetit në kongresin e Manastirit 1908, ka perfaqësuar Shqipërinë në konferenca ndërkombëare , ka “ndërmjetësuar” vendosjen e mardhenieve diplomatike (me 1922) të Shqipërisë me SHBA-n, ka qënë deputet dhe njëri ndër zërat më të fuqishëm të parlamentit, dhe më kritik të qeverisë , ministrave të asaj kohe, dhe çdo fenemoni apo çfaqje autokratike e që ishte kundër interesave të shqiptarëve… Por për “çudi” kur vepra e Fishtës ndalohej në atdheun e tij që e kishin marrë në dorë dreqnit e kuq (komunistët) 1944-1991, nëpër universitetet e Europës  ajo studiohet përkrah veprave të Homerit, Dantes, Gëtes e tjerë, duke u realizuar kështu edhe fjalët e Gjonit, Apostull e Ungjilltarë që thotë: Vetë Jezusi tha se asnjë Profet nuk nderohet në vendin e vet”… Ndërkohë më e keqja do të ndodhte nga komunistet shqiptar kur perveç  ndalimit të vepres (per tu bërë qjefin Moskës e Beogradit), në vitin 1967 do ti tretnin edhe eshtrat e tij ,(thonë në lumin Drin…) së bashku me eshtrat e trimit të urtë Dedë Gjon Lulit e tjerë.. 

“Kur të varrosen , 

edhe gurët kjanë! 

Kur të zhvarrosen, 

të shkelen e shanë! 

Eshtnat rrugicave , 

prap i gëlltiti dheu, 

dhe ti mbete pa vorr,

 si Skenderbeu! 

Tashti dikun në qiell, 

me shgun frati, 

pret e shikon përposht 

se ç’rrengje punon fati…”.5.  

Me gjithë ndalimin e egër që i bëri diktatura komuniste dhe propoganda e  sherbëtorëve të saj (edhe pse disa nga këta letrar të njohur e me famë), At Fishta dhe vepra tij , në trojet shqiptare , kryesisht në ato Gegë , nuk u harrua e nuk ishte e mundur të ndalohej kurrë. Vepra  e At Fishtës e veçanarisht kryevepra e tij Lahuta e Malcisë lexohej e mësohej permendësh , sigurisht në fshehtësi absolute nga syri vigjilent i partisë (sigurimi i shtetit komunist dhe spiunëve të tij). Këtë e tregon më së miri një eveniment i perkujtimit të At Fishtës dhe veprës tij pas rreth 45 viteve  ndalesë, heshtje e harresë, kur me 5 janar 1991 në Shkodër (në teatrin “Migjeni”)  gjatë recitalit të parë publik nga vepra e At Fishtës , aktori recitues ngeci , dhe menjëherë u ndihmua spontanisht  nga spektatorët në sallë, të cilët ende i mbanin mend përmendësh  shumë pjesë të Lahutës së Malcisë…6.  Dielli  s’xëhet me shoshë – thotë një fjalë e jona e vjetër . Fishtën e shkrimtarët e mëdhenj të së kaluemes  s’pat si ti terratisë gjatë kohës së komunizmit  e aq më pak tani… as  s’pat  si t’i asgjesojë mënia që me hov të vet  të pakontrolluem helmoi mendje dhe u vuni lepë  syve të shumkuj në Shqipni e ndër Shqiptarë.  Drita shijohet ma tepër mbas territ , se sa përpara. Kurrë  s’duket aq shëndritshëm dielli sa mbas shtërngatës.7.  Këtu gjejnë vend fjalët e Zef  Palit (Flaka) , kur do të thoshte: “Shkrepsa staliniane , ndezi kryevepren epike të kombit t’onë , por nuk u dogj . Lahuta asht vetë zjarr. Zjarri me zjarr nuk shuhet”.8.  Fatkeqësisht ne malësorët  e Malesisë Madhe që duhet të ishim të parët në perkujtimin e pervjetorëve (të lindjes e vdekjes) të At Gjergj Fishtes , në promovimin e vlerave të vepres tij , si dhe në memorizimin e perjetsimin e emrit të ketij “Homeri” shqiptar , që perjetësoi  historinë tonë  në “Iliaden” Lahuta e Malësisë e në vepra të tjera , ne malësorët jemi ndër të fundit… Nuk kemi asnjë shkollë , shesh , rrugë apo institucion në Bashkinë e Malësisë së Madhe që të kenë emrin e At Gjergj Fishtes.  Gjithashtu nuk kemi asnjë bust  memorial apo diçka tjeter të këtij kolosi të mendimit e veprimit , që të jenë vendosur në  kryeqendren e bashkisë  apo në qendrat e njësive administrative të Malesisë së Madhe.  Kjo mungesë e pajustifikueshme,  mjerisht  sot  duket se na thotë : “ se  ata  trima të urtë e atdhetarë  malësorë, të cilëve u këndon At Gjergji nuk paskan lanë  kurrkënd  mbrapa…”. Në vitet e demokracisë  (ish) presidenti i Republikës së  Shqipërisë (Alfred Moisiu) me 28 nëntor 2002 i ka  akorduar At Gjergj Fishtës , dekoratën më të lartë “NDERI I KOMBIT”…Nderkohë disa pushtete vendore, duke perfshirë  edhe Bashkinë e Malësisë së Madhe , (me rastin e 150 vjetorit të Lindjes  të At Gjergjit) e kanë nderuar (pas vdekjes) me titullin më të lartë vendor “Qytetar Nderi”. 

At Gjergji kudo që të pushojnë eshtrat e tu,  paç dritën e pambarueme, ashtu siç na  ke lënë veprën tënde të pavdekshme letrare, artistike, psikologjik,  filozofike  , publicistike , historike e mbi të gjitha patriotike!.  

REFERENCAT:

1.Prof. Filip Fishta, Fletë Kujtimesh , për vdekjen e At Fishtës, Hylli i Dritës nr.1-2, Kallnuer-fruer, XVII 1941, fq14.  

2.Prof. Filip Fishta, Fletë Kujtimesh , për vdekjen e At Fishtës, Hylli i Dritës.

3.Ernest Koliqi, rev. Shkëndija, fq.4, nr.7, kallnuer 1941. 

4.https://telegraf.al/speciale/hafiz-ali-kraja-nderi-i-fese-dhe-krenaria-e-kombit-shqiptar-2/. 

5.Tringë Dukagjini, Pogradec ,1976, At Daniel Gjeçaj , po aty , fq.254.

6.Robert Elsie , Fjalori  Historik i Shqipërisë , fq.195 , Sh.B. Eugen-Tiranë 2011.  

7.Daniel  Gjeçaj , GERGJ FISHTA -Jeta dhe Vepra, fq.13 , Botime Franceskane , Shkodër 2007. 

8.Daniel Gjeçaj , po aty, fq.269, citim nga Flamuri: nr.73-74, fq.2, dt.29.II.1956.   

9.Më hollësisht shih në librin tim me titull: At’Gjergj Fishta, Patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar – Në vend të një monumenti nga një malësor. Botua me rastin e 150 vjetorit të lindjes të At’Gjergj Fishtës Botimi që u bë i mundur nga sponsorizimi i  Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”, Michigan-SHBA. 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, ALEATE E NATO-s

December 30, 2022 by s p

Prof. dr. Hysen MATOSHI

Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë/

Formati shkencor i këtij aktiviteti vjen pas përpjekjes disaplanëshe në vitet e fundit për ta deligjitimuar të drejtën elementare të secilit komb që të jetë i lirë dhe të vendosë vetë për fatin e vet. Intenca e barazimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve për të qenë zot në tokën e tyre me formulimin “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke e përgjithësuar në këtë mënyrë të veçantën e mundshme të çdo lufte dhe duke mëtuar ta ndryshojë rrënjësisht konceptimin mbi karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës, vjen si një prapavajtje në historinë e njerëzimit. Këtë ridimensionim të pazakontë e ahistorik, të paktën, shkenca e ka për detyrë që ta vlerësojë në mënyrë kritike. Në vështrimin tim do të përpiqem të them diçka mbi karakterin përtejkombëtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sidomos doli në pah në fazën finale të kësaj lufte, kur bota demokratike e liridashëse u bë faktor për çrrënjosjen e robërisë nga Kosova, duke u dalë në krah aspiratave e sakrificave të shumë brezave të shqiptarëve. 

Kundruar historikisht aleancat politiko-ushtarake kanë ekzistuar që në periudhat e hershme të zhvillimit të njerëzimit. Nuk është i panjohur as fakti se lidhja e tyre bëhet mbi baza të një interesi të përbashkët ndërmjet palëve që e pranojnë faktin e të qenët aleatë të njëri-tjetrit dhe kuptohet se sa më të shprehura të jenë interesat e përbashkëta të aleatëve aq më funksionale do të jenë aleancat. 

Kosova përbënte njërën ndër ato zona ku autoriteti i forcës së përbashkët ekonomike, politike dhe sidomos ushtarake i ShBA-së dhe i partnerëve të saj, krahas faktorit të brendshëm kosovar, solli përfundimin më të shpejtë të robërisë gati njëshekullore nën okupatorin serb. Edhe pse përmasat e tragjedisë kosovare, e cila përjetohej nga banorët e saj (shqiptarët) për vite me radhë, për Aleancën Veriatlantike kanë qenë të njohura edhe më herët, intervenimi ushtarak ngjau shumë vjet më vonë, pra vetëm në momentin kur kjo aleancë u bind se do të mund t’i realizonte synimet e saj më lehtë, më me pak sakrifica, a thënë më drejt vetëm atëherë kur në tokën e Kosovës e kishte aleatin e saj politik e ushtarak – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Reagimi vetëm deklarativ i shumicës së udhëheqjes politike të shqiptarëve ndaj terrorit dhe dhunës gjenocidiale të pushtuesit serb në Kosovë, në mënyrë të barasvlershme, te bashkësia ndërkombëtare nxiti vetëm dënimin deklarativ të saj, i cili në rastin më të mirë realizohej përmes ndonjë rezolute joobligative, që miratohej në ndonjërin nga organizmat dytësorë të saj, por që autoriteti i tyre ishte shpërfillur nga serbët aq shumë në krizat e në luftërat e mëhershme të ish-Jugosllavisë. Vetëm dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fillimi i rezistencës së armatosur të shqiptarëve kundër Serbisë i krijoi të gjitha kushtet e domosdoshme për një përgjigje adekuate nga ana e NATO-s e që për rezultat përfundimtar pati dëbimin e okupatorit nga Kosova. Dhe ishte tërësisht e pakuptimtë të pritej që Aleanca Veriatlantike ta trajtonte seriozisht çështjen e Kosovës dhe aq më pak që ta konsideronte Kosovën për aleate të saj në kohën kur ajo s’kishte ushtri, përkatësisht një forcë të caktuar ushtarake. Në këtë kuptim Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbën një kusht të domosdoshëm.

Tashti, më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, nuk janë të paktë ata zëra, madje edhe mes shqiptarësh, që e kontestojnë luftën çlirimtare të faktorit vendës, duke ia njohur të gjitha meritat për fitore ushtarake Paktit Veriatlantik. Ata ia mohojnë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rolin të cilin ia pranon edhe bashkësia ndërkombëtare. Kështu, në dokumentin “Marrëveshja për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së”, në pikën 25 të tij, pasusi i parë, thuhet: “… komuniteti ndërkombëtar duhet ta ketë parasysh kontributin e UÇK-së gjatë krizës së Kosovës…”. Sipas këtij vlerësimi, Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që ishte aleate e bashkësisë ndërkombëtare, konkretisht e NATO-s, në krizën a luftën në Kosovë (pavarësisht sesi do ta quajmë atë), por me faktin se duhet të merret parasysh kontributi i saj, dëshmohet se ajo qe një aleate aq e rëndësishme saqë ndihmesa që dha duket e padiskutueshme edhe për organizmat politikë e ushtarakë ndërkombëtarë. Sot në botë askund nuk shtrohet pyetja se kush fitoi më shumë dhe kush më pak, se kush kishte merita dhe kush jo për fitoren e Koalicionit Antihitlerian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kishte më shumë merita Britania e Madhe, Franca, Amerika, apo BRSS-ja, kjo është një pyetje që mund të shtrohet vetëm nga pozita të nihilizmit dhe të naivitetit ngaqë, logjikisht, kur fiton aleanca, fitojnë aleatët që kanë marrë pjesë në të dhe s’do mend që frytet e fitores ata do t’i gëzojnë në përputhje me ndihmesën që e dhanë në luftën e përbashkët. Kjo vlen edhe për humbësit. Kanë pësuar disfatë të gjithë ata që, në një mënyrë a në një tjetër, u ngritën kundër NATO-s dhe kundër sulmeve të saj mbi Serbinë. Disfata e tyre, pos ushtarake e politike, është edhe morale e historike.

Të rralla janë aleancat të cilat kanë funksionuar me aq përpikëri sikundër e kemi rastin e NATO-s dhe të UÇK-së. Të parët, të përkrahur nga mbarë bota përparimtare, u vërsulën me makinerinë ushtarake nga qielli për ta shkatërruar aparatin e shtetit më gjenocidial në botën e këtij mileniumi, ndërsa të dytët qenë faktori i vetëm që luftoi atë ballë për ballë në tokën e Kosovës. Pra, pavarësisht se a luftohej kundër Serbisë nga ajri, nga deti, apo nga toka, një fakt është i pakontestueshëm: ata të cilët në cilëndo nga këto mënyra e luftonin këtë kreaturë shtetërore, me premisa kriminale të organizimit të saj, ishin aleatë ndërmjet vete dhe se të gjithë së bashku e fituan luftën.

Sukseseve të cilitdo nga këta faktorë u gëzoheshin dhe i trumbetonin të gjithë aleatët. Në këtë kuptim, zëdhënësi i NATO-s, Xhimi Shia, gjatë fushatës ajrore kundër Jugosllavisë, një të katërtën e kohëzgjatjes së konferencave të shtypit ua kushtonte luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rezultateve pozitive të tyre kundër forcave serbe, sikundër që radiostacioni “Kosova e lirë” dhe agjencia e lajmeve “Kosovapress”, zëdhënëse të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe të vetmet burime shqiptare të informimit nga Kosova atëbotë, flisnin me admirim për rezultatet e goditjeve ajrore të NATO-s mbi makinerinë serbe. Pra, është krejtësisht e qartë se NATO-ja nuk shënoi fitore historike vetëm me sulme ajrore dhe pa asnjë ushtar në tokën e Kosovës sikundër provojnë të dëshmojnë kolumnistët dhe aktivistët tanë të “rezistencës paqësore”, përkatësisht të rezistencës së paqenë, duke e mohuar kështu faktin historik se ajo i kishte mijëra ushtarë aleatë në mbarë Kosovën, se i kishte për aleatë ata që donin t’i vinin pikën zgjidhjes së çështjes shqiptare, por kuptohet assesi ata që donin të zgjidheshin në nivele pushtetore papërfundimisht në kurrizin e kësaj çështjeje. 

Intencat e këtilla zhvlerësuese të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në raport me kontributin e saj për lirinë e Kosovës, për fat të keq, në diskursin tonë publik, që e kultivuan qarqe të caktuara politike e mediale të Kosovës, me kohë, do të evoluonin në akuza ndaj pjesëtarëve të kësaj ushtrie, për të arritur në një situatë të ngritjes së aktakuzave ndaj tyre.

Fakti i të qenit aleat a besëlidhës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga shumë funksionarë të Paktit Veriatlantik, përkatësisht përfaqësues të shteteve që bëjnë pjesë në të, nuk është mohuar ndonëse kanë munguar nënshkrimet e saj ceremoniale e pompoze. Megjithatë, një gjë është e sigurt: aleancat nuk i lidhin vetëm nënshkrimet, ngaqë ato lidhen, në rend të parë, dhe më fort për interesat e përbashkëta, të cilat në këtë rast u puqën në një objektiv të vetëm: dëbimin e Serbisë nga Kosova, me çka iu hap perspektiva e ndritshme lirisë, pavarësisë e demokracisë në Kosovë, që edhe ishte qëllimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa NATO-ja, pos që e ka fituar luftën kundër dominimit sllav në Ballkan, duke e zgjeruar në këtë mënyrë sferën e interesave dhe të ndikimit të saj, në këtë luftë e ka dëshmuar forcën dhe aftësinë e saj për ta luajtur rolin e faktorit të vetëm me rëndësi për zgjidhjen e krizave të ngjashme në përmasa globale.

Përfundimisht, liria nuk është më pak e vlefshme vetëm për faktin se ajo u fitua në luftën e përbashkët me aleatët tanë ngaqë, ta zëmë, francezët, po edhe anglezët, në saje të aleancave të mençura dhe parimore, e rifituan lirinë në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjithsesi aleanca me NATO-n nuk duhet parë si hendikep, si pasojë e dobësisë sonë, përkundrazi ajo është arritja më e madhe që e ka shënuar kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, përgjithësisht, shqiptarët e Kosovës, duke zgjedhur më parë se “miqtë” dhe “dashurinë” e tyre për ne, aleatët dhe interesat tona të përbashkëta me ta. NATO-ja, përtej dimensionit historik të bërjes së lirisë, edhe sot e gjithë ditën mbetet rruga më e sigurt e një të ardhmeje prosperuese (paqësore dhe zhvillimore) për Kosovën, për shqiptarët, për rajonin dhe për mbarë botën.

Marrë nga libri: “UÇK – vlerë kombëtare”, botim i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës. 

Filed Under: Politike Tagged With: hysen matoshi

Sociale/ ‘Jashtë kontrollit’: Askush nuk e di se sa bakshish të lerë

December 30, 2022 by s p

Nga Rafael Floqi/

Një trend i ri i kashierëve po përhapet në të gjithë Amerikën, duke krijuar një përvojë gjithnjë e më të vështirë: vazot dixhitale për bakshish.

Ju porosisni një kafe, një akullore, një sallatë ose një fetë pica dhe paguani me kartën tuaj të kreditit ose me telefonin. Më pas, një punonjës që qëndron pas banakut rrotullohet rreth një ekrani me prekje dhe e rrëshqet para jush. Ekrani ka disa shuma të sugjeruara bakshishesh – zakonisht 10%, 15% ose 20%. Ekziston gjithashtu shpesh edhe një mundësi për të lënë një bakshish të personalizuar ose hiç  fare.

Punonjësi është drejtpërdrejt përballë jush. Klientët të tjerë janë duke qëndruar pas, duke pritur me padurim dhe duke parë mbi supet tuaja se sa bakshish do të lini. Dhe ju duhet të merrni një vendim në pak sekonda. O Zot, çfarë stresi!

Një familje shkoi në një restorant dhe mori shërbim të shkëlqyer nga serveri i tyre. Ata vendosën të linin një bakshish që ishte dukshëm më i madh se shuma e zakonshme që do të linin, si një mënyrë për të treguar vlerësimin e tyre. Kamarieri  ishte aq i befasuar dhe mirënjohës sa i sollën familjes një sërë ëmbëlsirash falas. 

Një grup shokësh dolën për të ngrënë dhe morën shërbim të dobët nga kamarieri  i tyre. Ata vendosën të mos lënë një bakshish si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për shërbimin. Kamarieri u zemërua dhe u konfrontua, gjë që e bëri përvojën edhe më të keqe për grupin.

Këto anekdota tregojnë se bakshishi mund të jetë një mënyrë për të treguar vlerësimin për shërbimin e mirë, por mund të jetë gjithashtu një burim konflikti nëse nuk trajtohet siç duhet. Është e rëndësishme të merret parasysh cilësia e shërbimit dhe zakonet e vendit, kur vendosni nëse duhet të lini ose jo një bakshish.

Klientët dhe punëtorët sot përballen me një kulturë rrënjësisht të ndryshme të lënies së bakshishit në krahasim me vetëm disa vite më parë – pa ndonjë normë të qartë. Edhe pse konsumatorët janë mësuar të japin bakshish për kamarierët, banakierët dhe punonjësit e tjerë të shërbimit, bakshishi i një baristi ose arkëtari mund të jetë një fenomen i ri për shumë blerës. Ajo është nxitur në një pjesë të madhe nga ndryshimet në teknologji që u kanë mundësuar pronarëve të bizneseve të zhvendosin më lehtë kostot e kompensimit të punëtorëve drejtpërdrejt tek klientët. Megjithatë një student që punonte si bus- boy më ankohej se kamarierët. që ankohen për klintët dorështrënguar, ishin më kopracë me pjesën e bakshishit që duhet të ndanin me të

Bakshishi është një mënyrë për të treguar vlerësimin për një shërbim që keni marrë, si p.sh. në një restorant, hotel ose sallon flokësh. Nuk kërkohet gjithmonë, por është një praktikë e zakonshme në shumë vende. Këtu janë disa gjëra që duhen marrë parasysh kur vendosni nëse do të jepni ose jo një bakshish:

     Cilësia e shërbimit: Nëse keni marrë shërbime të shkëlqyer mund të mendoni të lini një bakshish si një mënyrë për të treguar vlerësimin tuaj. Nëse shërbimi ishte nën nivelin e duhur, mund të zgjidhni të mos lini bakshish ose të lini një bakshish më të vogël.

     Politika e kompanisë: Disa kompani kanë një politikë që kërkon që punonjësit të ndajnë bakshishet e tyre me pjesën tjetër të stafit. Në këto rastesh, një bakshish mund të vlerësohet, por nuk pritet domosdoshmërisht. Psh nëse ju hani një një restorant si Habachi Bufe, ku është vet shërbimin lind pyetja pse duhet të paguaj kamarieren që vetën solli një gotë me pije, dhe nëse po sa duhet ta paguaj?

     Zakonet lokale: Zakonet e bakshishit ndryshojnë sipas vendit dhe kulturës. Në disa vende bakshishi nuk pritet fare, ndërsa në vende të tjera është një praktikë e zakonshme. Është e rëndësishme të hulumtoni zakonet e vendit ku po vizitoni ose jetoni për të përcaktuar se çfarë është e përshtatshme.

     Preferenca personale: Në fund të fundit, vendimi për të dhënë ose jo bakshish është një vendim personal. Disa njerëz preferojnë të japin bakshish për të treguar vlerësimin për shërbimin e mirë, ndërsa të tjerë nuk besojnë tek bakshishi ose nuk kanë mundësi financiare për ta bërë këtë. Është e rëndësishme të merrni parasysh vlerat dhe buxhetin tuaj kur vendosni nëse do të lini ose jo një bakshish.

Në përgjithësi, është gjithmonë një ide e mirë të tregoheni të respektueshëm dhe të vëmendshëm ndaj shërbimit që keni marrë, pavarësisht nëse vendosni të lini një bakshish apo jo.

Në Gjermani, bakshishi nuk është aq i zakonshëm sa në disa vende të tjera. Nuk pritet në shumicën e situatave, megjithëse vlerësohet në rrethana të caktuara. Këtu janë disa udhëzime të përgjithshme për bakshish në Gjermani: Restorantet: Bakshishi në restorante nuk kërkohet, por është e zakonshme të lini një bakshish të vogël (5-10%) për shërbim të mirë. Disa restorante mund të përfshijnë një tarifë shërbimi në faturë, në këtë rast një bakshish nuk është i nevojshëm. Keshtu u vura ne siklet kur gruaja e një mikut tim që vinte nga Gjermania në një Steak House në Florida më pyeti pse i le bakshish kamarierit? 

Amerika ka lodhje nga bakshishet.

Duke shtuar dinamikën në ndryshim, klientët u inkurajuan të jepnin bujarisht bakshishe gjatë pandemisë për të ndihmuar në mbajtjen e restoranteve dhe dyqaneve në këmbë, duke rritur pritshmëritë për të. Totali i bakshisheve për restorantet me shërbime të plota u rrit me 25% gjatë tremujorit të fundit krahasuar me një vit më parë, ndërsa bakshishi në restorantet me shërbim të shpejtë u rritën me 17%, sipas të dhënave nga Square.

Zhvendosja në pagesat dixhitale u përshpejtua gjithashtu gjatë pandemisë, duke bërë që dyqanet të zëvendësojnë kavanozët e modës së vjetër të lënies së bakshishit me ekrane me prekje tabletash. Por edhe këto ekrane dhe procedurat për lënie bakshishesh dixhitale kanë rezultuar më ndërhyrëse sesa një kavanoz bakshish që ka një presion të ulët duke lënë ty në dorë të lesh më pak dollarë në të.

Klientët janë të mbingarkuar nga numri i vendeve ku ata tani kanë mundësinë të japin bakshish dhe të ndiejnë presion, nëse duhet të shtojnë një shpërblim dhe për ca shumë. Disa njerëz largohen qëllimisht nga ekrani pa bërë asgjë për të shmangur marrjen e një vendimi, thonë ekspertët e mirësjelljes që studiojnë kulturën e bakshishit dhe sjelljen e konsumatorëve.

Bakshishi mund të jetë një vendim i ngarkuar emocionalisht. Qëndrimet ndaj bakshishit në këto cilësime të reja ndryshojnë shumë. Në fakt baksishi duhet të shërbejë si vlerësim për punën e mirë. 

Disa klientë japin bakshish pa marrë parasysh çfarë. Të tjerët ndihen fajtorë nëse nuk japin bakshish ose të turpëruar nëse shuma e tyre është dorështrënguar. Dhe të tjerë i shmangen bakshishit për një kafe të ftohtë prej 5 dollarësh, duke thënë se çmimi tashmë është mjaft i lartë. 

“Publiku amerikan ndjen sikur bakshishi është jashtë kontrollit sepse po e përjeton atë në vende që nuk janë mësuar”, tha Lizzie Post, bashkë-presidente e Institutit Emily Post. “Momentet ku bakshishi nuk pritet i bën njerëzit më pak bujarë dhe të pakëndshëm.”

Starbucks ka nxjerrë mundësinë për të lënë bakshish këtë vit si një opsion për klientët që paguajnë me karta krediti dhe debiti. Disa baristë të Starbucks na thanë se bakshishi po shton para shtesë në pagat e tyre, por klientët nuk duhet të ndihen të detyruar të japin bakshish çdo herë.

Një barist në shtetin e Michiganit tha se ai e kupton nëse një klient nuk jep bakshish për një porosi kafeje. Por nëse ai bën një pije të personalizuar pasi ka kaluar kohë duke folur me klientin se si duhet bërë saktësisht, “më bën pak të zhgënjyer nëse nuk marr ndonjë bakshish”.

“Nëse dikush mund të përballojë çmimin e Starbucks çdo ditë, ai mund të përballojë të japë bakshish për të paktën disa nga ato pije”, shtoi punonjësi, i cili foli në kushte anonimiteti.

“Jo-amerikane”

Opsioni për bakshish është me sa duket kudo sot, por praktika ka një histori të trazuar në Shtetet e Bashkuara.

Bakshishi u përhap pas Luftës Civile si një masë shfrytëzuese për të mbajtur poshtë pagat e skllevërve të sapo liruar në profesionet e shërbimit. Pullman ishte më i shquari për politikat e tij të bakshishit. Kompania hekurudhore punësoi mijëra portierë të zinj, por u pagoi atyre paga të ulëta dhe i detyroi ata të mbështeteshin në bakshish për të siguruar jetesën.Kritikët e bakshishit argumentuan se kjo krijoi një çekuilibër midis klientëve dhe punëtorëve dhe disa shtete miratuan ligje në fillim të viteve 1900 për të ndaluar këtë praktikë.

Në “Pëllëmba që kruhet”, një shkrim i vitit 1916 mbi bakshishin në Amerikë, shkrimtari Uilliam Scott thoshte se bakshishi ishte”jo-amerikan” dhe argumentonte se “marrëdhënia e një njeriu që jep një bakshish dhe një njeriu që e pranon atë është po aq jodemokratike sa marrëdhënia e zotërisë dhe skllavit”.

 A mund të kthehet? Por bakshishi i punonjësve të shërbimit u kthye në thelb në ligj nga Akti i Standardeve të Drejta të Punës të vitit 1938, i cili krijoi pagën minimale federale që përjashtonte punëtorët e restoranteve dhe të mikpritjes. Kjo lejoi që sistemi i bakshishit të përhapet në këto industri. Në vitin 1966, Kongresi krijoi një pagë “nënminimale” për punëtorët me bakshish. Paga minimale federale për punonjësit me bakshish ka qëndruar në 2,13 dollarë në orë – më e ulët se minimumi federal prej 7,25 dollarësh – qysh nga viti 1991, megjithëse shumë shtete kërkojnë paga bazë më të larta për punonjësit me bakshish. Nëse këshillat e një kamarieri nuk shtohen në minimumin federal, ligji thotë se punëdhënësi duhet të bëjë dallimin. Por kjo nuk ndodh gjithmonë. Vjedhja e pagave dhe shkeljet e tjera të pagave janë të zakonshme në industrinë e shërbimeve. Departamenti i Punës e konsideron çdo punonjës që punon në një punë që “zakonisht dhe rregullisht” merr më shumë se 30 dollarë në muaj bakshish si të kualifikuar për t’u klasifikuar si punëtor me bakshish. Ekspertët vlerësojnë se ka më shumë se pesë milionë punëtorë me bakshish në Shtetet e Bashkuara. 

Këshilla për bakshishet 

Sa shumë për bakshish është tërësisht subjektive dhe ndryshon në industri, dhe lidhja midis cilësisë së shërbimit dhe shumës së bakshishit është çuditërisht e dobët, tha Lynn nga Cornell. Ai teorizoi se një bakshish prej 15% deri në 20% në restorante u bë standard për shkak të konkurrencës midis klientëve. Shumë njerëz japin bakshish për të fituar miratimin social ose me pritjen e një shërbimi më të mirë. Ndërsa nivelet e bakshishit rriten, klientët e tjerë fillojnë të japin më shumë bakshish për të shmangur ndonjë humbje në status ose për të rrezikuar shërbimin më të dobët. 

Ekonomia e koncerteve ka ndryshuar gjithashtu normat e bakshishit. Një studim i MIT i publikuar në 2019 zbuloi se klientët kanë më pak gjasa të japin bakshish kur punëtorët kanë autonomi nëse dhe kur të punojnë. Gati 60% e klientëve të Uber nuk marrin bakshish kurrë, ndërsa vetëm rreth 1% merr gjithmonë bakshish, zbuloi një studim i Universitetit të Çikagos në vitin 2019. Ajo që e bën konfuze, tha Lynn, është se “nuk ka asnjë autoritet qendror që të përcaktojë normat e bakshishit. Ata vijnë nga poshtë lart. Në fund të fundit, është ajo që bëjnë njerëzit që ndihmon për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë njerëzit e tjerë.” Pothuajse gjithmonë duhet të lësh bakshish punëtorët që fitojnë pagën minimale, siç janë kamerierët e restoranteve dhe banakierët, thonë avokatët dhe ekspertët e bakshishit. Opsioni për të dhënë bakshish në kafene është bërë i kudondodhur. 

Kur u jepet mundësia për të dhënë bakshish në vendet ku punëtorët marrin një pagë për orë, siç janë baristët e Starbucks, klientët duhet të përdorin vlerësimin e tyre dhe të heqin çdo faj nga vendimi i tyre, thonë ekspertët e mirësjelljes. Këshillat i ndihmojnë këta punëtorë të plotësojnë të ardhurat e tyre dhe inkurajohen gjithmonë, por është në rregull të thuash jo. Ekspertët e mirësjelljes rekomandojnë që klientët t’i qasen opsionit të ekranit me prekje në të njëjtën mënyrë si një kavanoz për bakshish. Nëse ata do të lënë këmbim ose një bakshish të vogël parash në kavanoz, bëjeni këtë kur t’ju kërkohet në ekran. “Një bakshish prej 10% për ushqimin e marrë është një sasi vërtet e zakonshme. Ne gjithashtu shohim ndryshim ose një dollar të vetëm për porosi, “tha Lizzie Post. Nëse nuk jeni i sigurt se çfarë të bëni, pyesni punonjësin nëse dyqani ka një shumë të sugjeruar bakshishi. Saru Jayaraman, president i One Fair Wage, i cili mbron për t’i dhënë fund politikave të pagave minimale, inkurajon klientët të japin bakshish. Por bakshishi nuk duhet të llogaritet kurrë kundër pagave të punonjësve të shërbimit dhe klientët duhet të kërkojnë që bizneset t’u paguajnë punëtorëve një pagë të plotë, tha ajo. 

“Ne duhet të japim bakshish, por duhet të kombinohet me t’u thënë punëdhënësve se bakshishi duhet të jetë mbi, jo në vend të një page minimale të plotë,” tha ajo.

Sidoqoftë mbani mend se “Bakshishi nuk është një qytet në Kinë. Nuk është një e drejtë, është një privilegj. Nëse nuk ju pëlqen bakshishi, atëherë shkoni të punoni në një vend ku nuk japin. Si p.sh në Francë”.

Filed Under: Fejton Tagged With: Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT