• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

Bisede me PELEN e Brazilit legjenden e futbollit boteror (Edson Arantes do Nascimento)

December 30, 2022 by s p

Nga Gjekë Marinaj, Texas/

Më 23 tetor të vitit 1940, Tres Coracoes, fshat i vogël ky në shtetin Brazilian të quajtur Minas Gerais, nuk e festoi fare ditëlindjen e djalit të futbollistit Joao Romos do Nascimento, ose Dondinho, po të përdorim emrin me të cilin ai njihej në botën e futbollit. As Dondinho as Celeste (prindërit e Peles) nuk e dinin se në atë ditë tetori ata i dhanë jetë ndoshta futbollistit më të mirë që ka njohur bota deri në ditët e sotme. Për ta do të ishte më pak e vështirë të mendonin se djali i tyre një ditë do të ishte një lustrues këpucësh i shkëlqyer. Sepse, në fakt, Lustrues këpucësh ka qenë puna e parë e Peles (Edson Arantes do Nascimento). Por ajo punë nuk do të zgjaste shumë për yllin e futbollit botëror. Sepse tek luante me disa nga skuadrat amatore si Baquinho, Sete Setembro dhe Ameriquinha, ish lojtari i mirënjohur brazilian Waldemar de Brito zbuloi Pelen, 11-vjeçarin, që pas fare pak vitesh do të fillonte të ngrinte peshë zemrat e tifozëve të futbollit në të gjithë botën.

Gjekë Marinaj: Çfarë ndryshimesh emocionale shikoni tek vetja, nga koha kur ishit duke hyrë tek ëndrra e futbollit, duke e përjetuar atë, dhe tani që jeni në të dalë prej saj?

Pele: Ju e thatë në një mënyrë të re për mua. Po. Është e vërtet se unë e kam kërkuar disi me ngut gjendjen tek ëndrra futbollistike si dhe përjetimin e saj. Po kaq e vërtetë është se jam duke dalë prej saj. Ajo që akoma nuk më besohet është pikërisht largimi fizikisht nga fusha e futbollit. Në këtë aspekt do të dëshiroja që koha të më trajtonte më mirë. Kohës, asnjëherë nuk ia kam pëlqyer bërrylat e saj të mërzitshme, atë forcën shtytëse, atë plakjen graduale që të jep… Megjithatë, koha – kjo gjyqtare e drejtë pa flamuj e bilbile arbitrimi, më bindi se isha dhe mbetem një njeri i zakonshëm në shumë kuptime. Ajo po ashtu më bindi se, fare mirë, i duhej lëshuar vendi në fushë një ëndërrimtari të ri, ashtu siç ma patën lëshuar vendin edhe mua idhujt e mi të futbollit Brazilian.

Gj. M: Po të pyesësh njerëzit e zakonshëm, tifozët e tu, shumë prej tyre do të dëshironin të kishin të paktën një ditë jetë nga jeta tuaj. Si do e përshkruanit ju jetën e tuaj?

Pele: Kam kaluar një jetë të bukur, nisur nga ato që kam kërkuar prej saj. Eksperienca që kam pasur si futbollist është e papërsëritshme. Shpesh kam fjetur në divan me një top futbolli në vend të jastëkut, kur isha fëmijë, dhe jam zgjuar me lehtësinë shpirtërore më të madhe. Shpesh e kam ndier veten se jetoj në një univers të ndërtuar veçanërisht për mua. Por, nga ana tjetër, jeta ime e deritanishme i ka ngjarë edhe një orteku, i cili formohet nga zeroja me dëshirën për t’u rritur, duke shkatërruar shumë gjëra që i dalin përpara. E kam fjalën për ato gjëra të bukura që shijon një fëmije apo njeri i zakonshëm. Pra sakrifica që kam bërë, që të jem plotësisht në shërbim të formimit tim si futbollist, natyrisht, e ka bërë të vetën kur është fjala për qejfet personale, përveç atyre që të sjell jeta e sportit. Sot, gjendem i ndaluar, si orteku që thashë më lart, në fund të rrotullimit ku gjatë shkrirjes do të dalin më dukshëm në pah ato që kam thyer dhe marrë me vete gjatë jetës sime të deritanishme, e cila gjithmonë ka qenë në rrotullim e sipër.

Gj. M: Janë krejtësisht të besueshme ato që thoni. Them kështu duke pasur në mendje fillimet e jetës tuaj si lustrues këpucësh. Domethënë, ju keni kaluar nga njëri ekstrem te tjetri. Ky mendim më çon te një pyetje tjetër, të cilën nuk e kam në listën e pyetjeve që kisha përgatitur të bëja. Kur ktheni sytë nga fëmijëria çfarë sjellë imazhi i saj tej ju?

Pele: Në atë kohë ndoshta do të kisha kërkuar edhe më shumë prej fëmijërisë. Ngaqë fëmijët nuk ngopen kurrë me lodra, lojëra, vizita turistike etj. Por sot, sot nuk do të ndryshoja asgjë. Bukuria e fëmijërisë sime qëndron te surprizat dhe njohja e jetës së vërtetë. Jam shumë i lumtur që nuk jam rritur si “çun mamaje”.

Gj. M: Nëse dikush do ta meritonte epitetin “Pele i dytë” kujt do t’ia pagëzonit pa derte këtë epitet?

Pele: Çdo ndeshje futbolli që shikoj, e shikoj me sinqeritetin e një fëmije. Shpesh herë gjej futbollistë si Maradona e Bebeto, të cilët së bashku me topin lëvizin edhe çehren e fytyrës time, më tërheqin dhe më shtyjnë sa tek njëra portë tek tjetra duke më zhytur thellë në emocione. Nga ky këndvështrim shoh që futbolli është ai qiell në bukurinë e të cilit yjet janë art-plotë në botën e tyre individuale, pa qenë nevoja t’i krahasojmë me njëri-tjetrin. Që të dal direkt te pyetja juaj, për mendimin tim, nuk do të ketë kurrë një Pele të dytë; mund të jenë më të mirë apo më të dobët, por jo një “Pele” tjetër…

Gj. M: Kampionati Botëror i Futbollit ’94 do të fillojë garën në javën që vjen. Kush mendon se do e fitojë atë këtë herë?

Pele: Sikur ta dija do të ishte një gjë e mirë. Megjithatë ua kam frikën befasive. Skuadrat Evropiane gjithmonë bien gjëra sa të bukura aq edhe tronditëse (sidomos për ne tifozët braziliane) në takime të rëndësishme siç është Kupa Botërore e Futbollit. Po të ma bëje pyetjen se kush do të dëshiroja të fitonte, natyrisht, do të përgjigjesha që dëshiroj të fitojë Brazili. Porse kush do të fitojë… Megjithatë, shpresoj të shohim një ekip që do e meritojë vërtet Kupën e Artë nga të gjitha pikëpamjet. Më pëlqen shumë pastërtia në futboll.

Gj. M: Pothuajse të gjithë sportdashësit shqiptarë dinë diçka për ecurinë tuaj në jetën e sportit. Po ju, a dini diçka për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Pele: Duhej të dija më shumë. Megjithatë, njoh Nënë Terezën, të cilën e admiroj shumë. Po ashtu kam lexuar diçka edhe nga Kadareja. Për sa i përket futbollit shqiptar, do të thosha se ka mundësi më të mira tani pas rënies së komunizmit. Nuk duhet harruar, ama, se niveli ekonomik i një vendi ka të bëjë direkt me nivelin e sportit të tyre. Shqipëria akoma nuk e ka marrë veten si duhet. Uroj që në një të ardhme të shkurtër edhe futbolli shqiptar të jetë i nivelit më të lartë evropian.

Ps: Këtë intervistë me Pelen e pata zhvilluar në Teksas, gjatë vizitës se tij zyrtare në prag të Kampionatit Botëror të futbollit 1994.
Qershor, 1994
Texas, USA

Filed Under: Sport Tagged With: Gjeke Marinaj

Të ecësh mbi pasqyrë duke u shikuar, por pa e thyer!

December 30, 2022 by s p

Gëzimi më i madh i njeriut qenka atëherë kur arrin ta bësh dikend të lumtur. Kjo zatën më ka ndodhur kohëve të fundit, kur pjesë e Ansamblit u bënë disa të rinjë që premtojnë shumë, me ç’rast përjetova emocione të paprovuara deri më tani, sepse për punësimin e tyre unë u gëzova më shumë se ata vet.

Shkruan: Shkodran Tolaj*

Një prej dilemave që më ka shoqëruar kur e mora drejtimin e Ansmablit Shtetëror, ishte nëse unë do të arrij të vendosi një balancë në mes të aftësive të mia menaxhuese dhe krijimit të një kulture kohezive të ekipit të këngëtarëve, valltarëve , instrumentistëve dhe stafit përcjellës adminstrativ. Po vija në një detyrë që nuk e kisha të panohur si vokacion, por ishte një terren i pashkelur sa i përket përgjegjësive menaxhuese. Sado që më rrotulloheshin në kokë disa nga rregullat që kisha lexuar mbi të qenit menaxher i sukseshëm, megjithatë kjo nuk më hynte shumë në punë, sepse sfidat që më prisnin për të drejtuar një Ansambël të ri të posathemeluar, nuk arrinin të absorboheshin brenda atyre rregullave. Ka shumë rëndësi koha kur drejton një institucion: në fillim , apo pas disa viteve kur para teje dikush tjetër ta ka trasuar rrugën?
Duke i marrë parasysh të gjithë këta faktorë, por duke u nisur edhe nga fakti se unë vija nga shkollat më të avancuara gjermane të bërjes muzikë, atëherë pa humbur kohë mu desht të sistemoj një regjistër krejt të ri dhe autonom të prioriteteve menaxhuese, duke u përqëndruar kryesisht në një lajtmotiv: Një drejtues është i sukseshëm atëherë kur arrin të bëhet burim motivimi për ekipin që drejton. Dhe jo rastësisht, çdo mëngjes, kur filloj punën, më ndjek ky lajtmotiv, të cilin mundohem ta ushqej me pasionin e njeriut i cili më pak ësht i vetvetes e më tepër i të tjerëve.
Shkathtësia për të deleguar punët, vizioni i qëndrueshëm për zhvillimin e Ansamblit, përhapja në publik e sukseseve, afirmimi i vlerave tona kombëtare në botë përmes programeve artistike, detektimi i anëve të padukeshme të talentit të anëtarëve të Ansamblit dhe përtërirja eAnsamblit me talentë të rinjë, ishin disa nga prioritetet e mia, të cilat jam munduar t’i mbindërtoj në kauza, pa të cilat mendoj se Ansambli nuk do ta arrinte këtë sukses që e ka aktualisht.

Gjithkush e ka të drejtën e Zotit ta gjykoj punën që bëjmë, madje këtë e kam kërkuar disa herë nga mediat, por megjithatë kjo nuk i ka përmbushur pritjet e mia, sepse kam dashur që puna që bëjmë të jetë nën thjerrëzën e opinionit publik, sidomos të ekspertëve dhe njohësve të artit të këndimit e vallëzimit. Kjo nuk don të thotë se nuk kemi qenë të pranishëm në media, të cilat i faleminderoj nga zemra, por kultivimi i shijes estetike bëhet vetëm atëherë kur ka kritikë të mirëfillt nga ata që e njohin mirë artin. Shpresoj shumë që në të ardhmen të kemi edhe studiues e kritikë që ndjekin rrjedhat muzikore te ne, në mënyrë që të krijohet një sistem i valorizimit të vlerave, sepse pa këtë sistem e kemi vështirë të dallojmë vlerën nga jovlera, artin e mirëfillt nga tallavaja, talentin e vërtetë nga improvizuesi etj.
Në çdo mjedis kulturor, nëse një ansambël shtetëror merr çmim prestigjioz në një festival ndërkombëtar, siç ndodhi me pjesëmarrjen tonë më 27 korrik në festivalin e mbajtur në Byjyk-Çekmeçe në Turqi, prej nga u kthyem me Çmim të parë, pas triumfit në Hungari, apo pas vlerësimit me çmimin e parë në Veliko Trnovo të Bullgarisë, vitin e kaluar, sigurisht që këto ngjarje nuk do të përbënin vetëm lajm , por edhe një mundësi ideale për kritikën që të shpreh gjykimet e saj mbi të arriturat dhe sugjerimet eventuale. Kjo i ndihmon shumë artistëve, sepse mund të jetë mënyra më e mirë për të ecur mbi një pasqyrë në të cilën duhesh të shikohesh, por të cilën nuk guxon ta thyesh.
Për të drejtuar një institucion të rëndësishëm, siç është Ansambli Shtetëror, a mjafton vetëm karizma, personaliteti, aftësia për të deleguar punët, apo nevojitet edhe diçka përtej kësaj. Në kërkim të “përtej kësaj” unë kam ardhur në përfundim se drejtuesi i mirë duhet të ketë shpirtin e pasur me dashuri e devotshmëri për punën dhe për ata me të cilën punon. Pa dimensionin shpirtëror mbetet e varfër çfarëdo përpjekje që bën, sepse çfarëdo qasje tjetër që nuk e ka shpirtëroren brenda, të bën një burokrat që nuk arrin të kesh sensin e përjetimit të gjërave të bukura dhe të vështira gjatë punës që bën.
Mbase një punë me plot ngarkesa fizike e psikike, një punë që kërkon kondicion dhe përqëndrim maksimal, nuk mund të kurorëzohet me sukses nëse nuk shoqërohet me integrimin e komponentës shpirtërore në sensin e bashkëpunimit dhe koordinimit. Një drejtues që arrin të kap në ajër këtë sens, konsideroj se ka bërë punën e duhur, pa anashkaluar edhe kontributin e punonjësve e bashkëpunëtorëve të cilët në momente të caktuar të japin kurajo për të tejkaluar dilemat e çastit.
Me kalimin e kohës e kuptova se edhe drejtimi i një institucioni është art më vete që kërkon të investosh për çdo ditë punë, dije, kreativitet dhe përkushtim maksimal ndaj projekteve. Por e gjithë kjo nuk mund të bëhet nëse punën që bën nuk e kupton si mision, andaj që në ditën e parë i kam thënë vetes se po i hyj një misioni të cilin duhet ta kryej me përgjegjësi të lartë profesionale e kombëtare. Ende ka kohë për ta rrumbullaksuar këtë mision, por ajo çka mbetet në të ardhmen është mbindërtimi i përvojës së deritanishme me një vizion i cili gjithsesi duhet të përmbaj në vete disa objektiva që lidhen ngusht me zhvillimin e Ansamblit në pikëpmaje të performancës artsitike e kadrovike si dhe me zgjerimin e gamës së kërkesave estetike ndaj projekteve të radhës.

Gjatë studimeve në Gjermani e kisha dëgjuar nga profesorët e mi se menaxherët nuk lindin domosdoshmërisht në udhëheqje, por udhëheqësit e mirë shpesh bëhen menaxherë të shkëlqyeshëm, sepse e kuptojnë rëndesën e përgjegjësisë për të qenë i pari në maratonën të cilës t’i duhesh t’i prijsh.
Maratona që kam nisur, ende nuk ka përfunduar, por në vrapim e sipër kam kuptuar se nuk është njësoj të jesh i pari në një maratonë sportive dhe i pari në një institucion. Sepse në maratonën sportive egozmi është i lejueshëm, kurse në drejtimin e institucionit kjo as që mund të merret me mend. Përkundrazi. Egoja jote shkrihet në pellgun e gjerë të ambicjeve të të tjerëve dhe në fund ngelë dëshira jote për të pa të tjerët më mirë se veten, për t’u gëzuar ti më shumë se ai që punësohet. Kjo zatën më ka ndodhur kohëve të fundit, kur pjesë e Ansamblit u bënë disa të rinjë që premtojnë shumë, me ç’rast përjetova emocione të paprovuara deri më tani, dhe për një herë e kuptova se gëzimi më i madh i njeriut qenka atëherë kur arrin ta bësh dikend të lumtur.
Këtë ese të fundvitit po e përmbylli me një thënie brilante të studiuesit Andy Stanley: “Udhëheqësit që nuk dëgjojnë, në fund do të rrethohen nga njerëz që nuk kanë asgjë për të thënë”. Prandaj unë do të vazhdoj të mbaj një ekuilibër midis dhënies së udhëzimeve dhe dëgjimit të komenteve e sugjerimeve nga të tjerët, përfshi edhe ata me të cilët punoj çdo ditë.
Nëse lumturia e të tjerëve varet nga sjelljet tona, atëherë shpresoj që edhe në vitin që po vjen sasia e lumturisë të rritet bashkë me fuqinë kohezive (shpirtërore-fizike) të Ansamblit për t’i sjellë publikut të mrekullueshëm programe edhe më të arrira artistike.

Gëzuar 2023!

Shkup, 30 dhjetor 2023

*Autori është drejtor i Ansmablit Nacional të Këngëve dhe Valleve Shqipe në MV

Filed Under: ESSE Tagged With: shkodran tolaj

NJË VIT I SUKSESSHËM PËR FEDERATËN E MJEKËVE SHQIPTARË NË EUROPË

December 29, 2022 by s p

Dr. Aurora Dollenberg/

Viti 2022 ishte një vit i shkëlqyer për Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Europë. Një ekip mjekësh, specialistësh, studiuesish e kërkuesish shkencor që lartësojnë mjekësinë shqiptare në botë dhe kombin tonë. Në përfundim të këtij viti historik për Federatën, ju shpreh mirënjohje secilit prej anëtarëve e drejtuesve të Federatës për punën e mrekullueshme, pasionin dhe dedikimin. Aktivitetet e poshtëshënuara përbëjnë sukses dhe krenari kombëtare.

  1. Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë🇪🇺 me 27 Nëntor 2021 organizoi Konferencën e X dhjetë shkencore në Malmö të Suedisë, ku u themelu edhe dega e federatës për Suedi.

Kryesia e zgjedhur nga anëtarët bashkëthemelues janë:

1-Dr. Geriolda Topi-Kryetare

2-Dr. Fahrije Jashari- Nënkryetare

3-Dr. Liana Avdullari Xhakollari– Nënkryetare

4- Avni Dervishi– Sekretar i përgjithshëm

5- Violeta Hoxhaj– Sekretare e financës

1-Dr. Imri Demisai

Ein Bild, das Gebäude, Person, Himmel, draußen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, Decke, drinnen, Personen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, Wand, drinnen, Decke enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Keine Fotobeschreibung verfügbar.
  1. Me date 26. Shkurt  Federata Mjekët Shqiptarë Europë realizoi Webinarin ´´Erasmusi internacional´´
  1. Me date 26. Shkurt  u realizua Webinari ´´ Shëndeti i gruas në Fokus´´

´´Woman Day´´ 

🔷Kanceri zervikal, Vaksinimi 

🔷Menopauza, Semundje tiroidale Shtatëzanët

🔷Histerektomia endoskopike vaginale

Ein Bild, das Text enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. Me date 28. Shkurt  u realizua webinari Federata Mjekët Shqiptarë Europë dega Tiranë mbi ”projektet dhe objektivat”
  1. Konferenca XI-të europiane e organizuar nga Federata Mjekët Shqiptarë Europë , 5 Mars 2021 në Kopenhagen-Danimarkë, ku u themelua dega e federatës për Danimarkën së cilës do i prijë Bernarda Radoncic. 

Kryesia e zgjedhur janë:

1-Bernarda Radoncic-Kryetare

2- Negjyp Sopa– Nënkryetar

3- Dashurie Loki- Nënkryetare

4- Arta Ibraimi – Sekretare 

5- Albulena Imishti– Financa

Në Bordin Kontrollues u zgjodhën:

1-Endrit Murtezaj 2-Ali Ejupi 3-Nezir Sinani

Ein Bild, das Text, Person, Boden, Gruppe enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, drinnen, Personen, Gruppe enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Text, Wasserfahrzeug, Segelschiff enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. Workshop dt. 26 Mars 2022 u paraqiten projektin ERASMUS 
  1. Me date 3.Prill u realizua webinari me temë ”Covid-19 dhe kanceri i mushkërive” i realizuar me shumë sukes nga drejtoria studentore e AMFE Tiranë në bashkëpunim me drejtorin e mjekëve Tiranë.
Ist möglicherweise ein Bild von Text „*AIIFE Albanian Medical Federation for Europe INCIATIVA: MBRO EET TEND WEBINAR FOLESIT AIIFE Dr Arlinda Zhegu Anx familjare: Trajtimi Dr.Elda Kushi Specialist mjekesise COVID-19 Kanceri i mushkërive COVID-19 dhe kanceri mushkërive Shkaqet Diagnostikimi dhe Trajtimi Masatparandaluese Gjergji Pashaj kancerit mushkerive Sulaj Eleni Xhepaj Shkaqet mushkerive DATE 2 PRILL DITE SHTUNE ORA 18 ZOOM Sarah Ibershimi kanceni mushkerive Stefania Hasanaj Alisa Cami kancent mushkerive Mjekeven“
  1. Konferenca e XII-të shkencore: 30 Prill 2022 në Stuttgart u themelua dega e Federatës për Gjermaninë Jugore me kryetar Dr.Genc Kelmendi. Bashkëpunimin i federatës me institucionet shqiptare dhe gjermane e dëshmon prezenca e Znj. Liza Gashi-Zv. Ministre e Punëve të Jashtme/Diasporës së Republikës së Kosovës, ambasadorit të Shqipërisë, Z. Ronny Habakuk– Kryetar i bashkie i qytetit Gjerman Steinbronnen, Baden-Wurttemberg, Germany, Shkëlqesia tij Z. Arten Hanku– Konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Mynih, Znj. Lumturie Lipoveci– Konsulle e Republikës së Kosovës Stuttgart dhe Z. Afrim Nura-Konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës Mynih.

Një falënderim të veçantë për donacionet e dhëna për ´´Femijët autik´´ 

Ein Bild, das Text, Person, drinnen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ist möglicherweise ein Bild von Text „AIIFE nẽ Europe Federata Mjekët Shqiptare KONFERENCA Xll-të EUROPIANE AKREDITIMI SHQIPTAR DHE EU, REVISTÊ SHKENCORE .THEMELIMI DEGES SẼ FEDERATÊS AMFE SHQIPERI -MBREMJE GALA WORLD HEALING DAY" VENDI: STUTTGARTER STR. 71144 STEINENBRONN Albanian Medical Federation ADIFE Europe 30 PRILL 2022 STUTTGART“
Ein Bild, das Text, drinnen, Tisch, Decke enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, drinnen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ist möglicherweise ein Bild von 18 Personen, Personen, die stehen und außen
  1. 24. Maj 

WEBINAR: ´´Infertiliteti dhe eliminimi i sëmundjeve të trashëguara nëpërmjet përzgjedhjes së embrioneve para implantimit”

Federata europiane Mjekëve AMFE-Danimarkë organizon këtë Webinar shkencor dhe informativ për gratë shqiptarë në vendet amtare🇦🇱🇽🇰🇲🇰 dhe Diaspor/Europë🇪🇺. 

Ein Bild, das Text, verschieden, darstellend enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ist möglicherweise ein Bild von Text „Albanian Medical Federation AMIFE for Europe INFERTILITETI & ELIMINIMI I SEMUNDJEVE Të TRASHEGUARA 20OM AMFE 2022 WEBINAR REE Dr.Hatije Ismaili KAMFE-Slloven Dr.Geriolda Topi Dr. Negjyp Sopa PHD Dr. Entela Rexhepi PHD Bernarda Radoncic Endokrinologe Speials Gjinekologj Experte Biotech/Medt Kryetare AMFE-Suedi Nënkryetar AMFE-Danimark Kryesia AMFE-Stuttgart KryetareAMFE-Danm Kryetaree 24 MAJ E MARTE 2022 18 PM“
  1. Më datën 20 Maj 2022 Workshop: ´´Projektet e fundit Mjekësore dhe BRAIN RETURN´´Ist möglicherweise ein Bild von 10 Personen und Personen, die stehen
  1. Më datën 21 Maj 2022 në Tiranë Federata Mjekët Shqiptarë Europë u dekorua me ´´Cmimin kombëtar HERO Covid 19- Albanian Excellence´´ për punën vullnetare e bërë çdo ditë në shërbim të pacientit shqiptar gjate pandemise në vendet amtare dhe Diasporë´´AMFE “We are all HEROES
Ein Bild, das Person, Decke, drinnen, Personen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, draußen, Baum, Straße enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. Më datën 3-4 Qershor 2022 u mbajt në Tiranë kongresi i XIII ndërkomëtar i AMFE, ku u themelua dhe dega e Federatës në Shqipëri me dy kryesi, e mjekëve dhe e studentëve.

Kryesia e mjekëve përbëhet nga:

Dr. EsmEralda BBmst Esmeralda Babamusta – Kryetare 

Dr. Arlinda Zhegu – Nën Kryetare

Dr. Elda Kushi – Research Officer 

Dr. Aspasia Mishtaku – Public Relations Officer

Dr. Eni Hajdinaj – Human Resources 

Dr. Ibadete Cala – DigiHealth Medical Devices 

Kryesia e Studentëve përbëhet nga:

Sarah Ibershimi – Kryetare 

Ajdi Sulaj – Nën Kryetare 

Stefania Hasanaj Research Officer 

Alba Xhani – Public Relations Officer

Emine Abdiu – Human Resources 

Sara Gjevori – DigiHealth Medical Devices 

Mr.Msc Gjergji Pasha Sekretar i Përgjithëshem

3 Kongrese shkencore ndërkombëtare:

– 3 dhe 4 Qershor 2022 , Kongres tejet të suksesshme  dy ditore në Tiranë, ku u certifikuan falas 900 pjesëmarrës 

-23 Qershor Kongres në Shkup, ku ishin më se 650 mjekë dhe experta mjekësor

-24 dhe 25 Qershor,  Kongres në Prishtinën me një pjesëmarrje  të përgjithshme prej 1300 mantelbardhëve.

Keine Fotobeschreibung verfügbar.

Keto kongrese e fuqizuan bashkëpunimin me Institucionet e shteteve shqipfolëse dhe me përfaqësuesit e saj si:  Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e shendetesise Shqipëri, Prof. Rifat Latifi- Ish-Ministër i shendetesise Kosovë, Dr. Bekim Sali Ministër i shendetesise Maqedoni e Veriut Prof. Dr.Mira Rakacolli-Zv.Ministre e shendetesise Shqipëri, Dr. Fatmire Kollcaku- Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale Kosovë, Dr. Skënder Brataj – Drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore Shqipëri, Prof.   Assc. Ilir Alimehmeti – Zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, Dr. Shk Fatos Olldashi – Shef i shërbimit të neurokirurgjisë QSUT, Dr. Denis Gjika – Drejtor i ASCKSHSH dhe Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli – Drejtor Klinika e radiologjis QKUK – SHSKUK

  1. Më datën 23 Qershor 2022 u mbajt në Shkup kongresi i XIV ndërkomëtar i AMFE, ku u themelua dhe dega e Federatës në Republiken e Maqedonis së Veriut me dy kryesi, e mjekëve dhe e studentëve.

Kryesia e mjekëve përbëhet nga:

Dr. Genc Selmani – Kryetar 

Dr. Arben Ermullai – Nënkryetar

Dr. Mininire Iseni – Nënkryetare

Dr. Ilmi Jashari – Research Officer 

Dr. Ilir Shurlani – Public Relations Officer

Dr. Sabri Aziri – DigiHealth Medical Devices

Kryesia e Studentëve përbëhet nga:

Arta Gashi – Kryetare 

Sevdije Zharku – Nënkryetare

Gentian R. Bytyçi – Nënkryetar 

Gresa Çupi – Research Officer 

Xhemaludin Kamberi – Public Relations Officer

Erion Seferaj – Anëtar i kryesisë 

  1. Më datën 24-25 Qershor 2022 u mbajt në Prishtinë kongresi i XV ndërkomëtar i AMFE, ku u themelua dhe dega e Federatës në Republiken e Kosovës me dy kryesi, e mjekëve dhe e studentëve.

Kryesia e mjekëve përbëhet nga:

Dr. Editta Sadriu – Kryetare 

Dr. Korab S. Berisha – Nënkryetar

Dr. Albulenë Gërguri – Nënkryetare

Msc. Dua Dana – Public Relations Officer

Mr.Msc Elion Kollçaku – Anetare Bordi

MSc. Arta Ahmeti -Anetare Bordi

Kryesia e Studentëve përbëhet nga:

Erdi Rexha – Kryetar 

Gjenisa Jenny Mandal – Nënkryetare

Elona Ramë Raçi – Research Officer 

Fatlum Fatoshi – Public Relations Officer

Flamur Bakia – Anëtar i kryesisë 

  1. Me date 23 Korrik u  realizua webinari me temë ”“ Patologjitë më të shpeshta në stinën e verës dhe kujdesi ndaj tyre”. 
Keine Fotobeschreibung verfügbar.
  1. Me date 31. Gusht  u permbyll me sukses takimi i bordit te kryetarëve të AMFE- Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Suedi, Danimarkë & Gjermani.

Në këtë workshop u diskutua për planprojektet dhe objektivat e AMFE në të ardhmen. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që nëpërmjet ideve, pikëpamjeve e temave që hodhën për diskutim; na bëjnë të besojmë me fort per te cuar perpara synimet.

Ist möglicherweise ein Bild von 5 Personen, Personen, die stehen und Text „Albanian Medical Federation *AMIFE for Europe Takimi Bordit tẽ Kryetarëve AMFE-Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Suedi,Danimark, Gjermani Planprojektet dhe objektivat në të ardhmen! Datë: 31.08.2022 Ora: 18:00 pm Registered in Braunschweig-C Germany Webinar zoom ederation lepubli Norway Swed Slovakia Hungary Bulgaria Croatia Montenegro Kosovo boocmicin Ma .uxembourg France Turkey AMFE Switzerland“
  1. Me date 15.-16 Shtator Federata Mjekët Shqiptarë Europë, bashkepunoi ne

 Kongresin II të Kolegji i Kirurgëve të Kosovës drejtuar nga Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Prof.Dr. Rifat Latifi.

Ist möglicherweise ein Bild von 10 Personen, Personen, die stehen und Text „MERALD HOTEL“
  1. Me date 5.Tetor në Cyrih, Federata Mjekët Shqiptarë Europë nisi bashkepunimin me delegacion i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Ministri Dr. Xhemail Çupi-Ministri i puneve te jashme  Jashtem.
Ein Bild, das Person, Boden, drinnen, Wand enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, drinnen, stehend, Personen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. ✅ Me date 5.Tetor Federata Mjekët Shqiptarë Europë, bashkepunoi në takimin e XVII vjetore ndërkombëtar të Instituti Alb-Shkenca. 
Ein Bild, das Person, darstellend, Gruppe, draußen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, drinnen, Gruppe, Personen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. Me date 30 Shtator-1 Tetor Federata Mjekët Shqiptarë Europë permbylli me sukses takimin me bordin e anëtarëve AMFE-Kosovë🇽🇰, mbi planprojektin me teme:

▪️“ Rikthimi i profesionistëve shëndetësorë të Kosovës përmes telemjekësisë.”

💭𝘛𝘦𝘭𝘦𝘮𝘦𝘥𝘪𝘤𝘪𝘯𝘦 𝘪𝘴 𝘵𝘩𝘦 𝘶𝘴𝘦 𝘰𝘧 𝘪𝘯𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢𝘵𝘪𝘰𝘯 𝘢𝘯𝘥 𝘵𝘦𝘭𝘦𝘤𝘰𝘮𝘮𝘶𝘯𝘪𝘤𝘢𝘵𝘪𝘰𝘯 𝘵𝘦𝘤𝘩𝘯𝘰𝘭𝘰𝘨𝘪𝘦𝘴 𝘵𝘰 𝘱𝘳𝘰𝘷𝘪𝘥𝘦 𝘢𝘯𝘥 𝘴𝘶𝘱𝘱𝘰𝘳𝘵 𝘩𝘦𝘢𝘭𝘵𝘩𝘤𝘢𝘳𝘦 𝘸𝘩𝘦𝘯 𝘥𝘪𝘴𝘵𝘢𝘯𝘤𝘦 𝘴𝘦𝘱𝘢𝘳𝘢𝘵𝘦𝘴 𝘵𝘩𝘦 𝘱𝘢𝘳𝘵𝘪𝘤𝘪𝘱𝘢𝘯𝘵𝘴.~ 

[ 𝘔.𝘑. 𝘍𝘪𝘦𝘭𝘥 (1966)]

📝Në këtë workshop u diskutua për planprojektet dhe objektivat e AMFE në lidhje me ROKT.

▪️U përcaktuan objektivat e projektpropozimit ROKT

▪️U propozuan metoda për studime sasiore dhe cilësore mbi flukset migratore të personelit mjekësor, që do të ndihmonin qeverinë e kosovës në hartimin e politikave.

▪️U hodhën strategji për eksplorimin dhe holumtimin e llojit të motiveve migratore.

📌Ky projekt i besuar Federatës tonë,mbështetet nga Ministria e Punëve të jashtme & të Diasporës- Republika e Kosovës.

Pas një studimi të hollësishëm me mjekët, AMFE planifikon ndërtimin e një platforme interaktive teleshëndetësore që do të evropianizojë shërbimet shëndetësore për qytetarët e Kosovës. 

Ein Bild, das Text, Regal, darstellend, Screenshot enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ist möglicherweise ein Bild von 10 Personen, Personen, die stehen und Text
  1. Me date 6.Tetor U përmbyll me sukses takimi i Federata Mjekët Shqiptarë Europë me degën e saj në Maqedoninë Veriut AMFE-🇲🇰 , të pranishëm rrjeti i studentëve e i mjekëve.

📌TOPIC: “Planprojektet dhe objektivat në të ardhmen”

💭Gjatë këtij takimi :

🔹U diskutua mbi projektet e reja të sezonit të ardhshëm 2022-2023, me misionin që të cojmë përpara shëndetësinë në rajonin e Maqedonisë së Veriut.

🔹U prezantua ideja e një planprojekti në lidhje me programin Erasmus që AMFE-🇦🇱 ka dorëzuar për aplikim ne Bashkimin Europian. AMFE-🇲🇰 do të shqyrtojë idetë për hapësirat që ato i mendojnë të përshtatshme.

🔹U dhanë ide interaktive për mënyrën e organizimit të aktiviteteve & eventeve te ardhshme.

🔹U propozua hartimi i një plani 3-6 mujor që AMFE-🇲🇰 do të zbatojë për finalizimin e webinar-ve, workoshop-ve apo projekteve të tjera që synojnë.

🔹Pasqyruam vizionin dhe strategjitë e degës për finalizimin me sukses të projekteve tona.

Ist möglicherweise ein Bild von 15 Personen, Personen, die stehen und Text „Albanian Medical Federation *AMIFE for Europe Takimi i Bordit të mjekève dhe studentëve AMFE Maqedoni e Veriut Planprojektet dhe objektivat nẽ të ardhmen Datë: 06.10.2022 Ora: 18:00 pm Registered in Braunschweig-C Germany Webinar zoom uianu ederation zech lepublic Slovakia Swea Hungary ulgaria Mac donia Croatia Montenegro Kosovo Board-Meeting Pocve-/esen uxembourg France Turkey AMFE Switzerlańd“
  1. Me date 15.Tetor  u realizua  #TetoriRozë🎀– webinari me temë ”Shëndeti i gruas & kujdesi mjekësor”

💭Federata Mjekët Shqiptarë Europë e realizoi këtë prezantim shkencor të bazuar në literatura bashkëkohore #mjekësore , duke sjellë në fokus statistikat më të fundit, shenjat paralajmëruese dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë. Kjo inciativë e vecantë e mbështetur nga kryetarja e Federatës tonë Aurora Dollenberg, u organizua në kuadër të sensibilizimit të nënave, grave dhe vajzave tona për tu informuar dhe për të marrë kujdesin e duhur mjekësor. Te nderuar me pjesmarrjen e tuaj, e në veçanti me suportin e Dr.Negjyp Sopa-Specialist i Gjinekologjisë🇩🇰.

Falenderojmë për punimet e arrira profesionale folësit e webinarit, anëtarë të bordit Federata europiane Mjekëve AMFE-Shqipëri:

Gjergji Pasha-Specialist i shëndetit publik: “Kanceri i gjirit”

Dr. Elda Kushi-Mjeke e përgjithshme: “Kanceri i qafës së mitrës”

Dr. Ibadete Cala– Mjeke e përgjithshme: “Parandalimi, depistimi & vaksinimi”

Dr. Aspasia Mishtaku-Mjeke e përgjithshme: “SST”

Dr. Anxhela Cani-Mjeke e përgjithshme: “Infeksionet vaginale”

  1. Me date 23.Tetor  u realizua i Federata europiane Mjekëve AMFE-Kosovë🇽🇰 me temë:“Diagnostika dhe trajtimi i limfomave”.

Ky prezantim interesant u moderua nga Gjergji Pasha– Specialist i shëndetit publik (Sekretar i përgjithshëm i AMFE në trojet shqipfolëse).

💭Federata Mjekët Shqiptarë Europë

e realizoi këtë prezantim shkencor të bazuar në literatura bashkëkohore #mjekësore , duke sjellë tek ju lajmin e mirë se limfomat hyjnë në grupin e kancereve te sherueshme me sukses deri 100% ne trajtimin e tyre.

Ist möglicherweise ein Bild von 5 Personen und Text „Albanian Medical Federation AIIFE for Europe Gjergji Pashaj Moderator shkencor webinarit Erdi Rexha Etiologjia dhe diferencimi limfomes Hodgkin dhe jo Hodgkin Gjenisa Mandal Faktoret rrezikut, simptomat, vleresimet per limfomen Hodgkin dhe jo Hodgkin Elona Raçi Diagnostikimi, trajtimi dhe parandalimi ilimfomes Hodgkin dhe jo Hodgkin ZOOM WEBINAR 22 TETOR ORA 18:00 Dr Florida Gashi Efektivitetii vaksinimit kunder id-19 te personat prekur nga limfoma Diagnostika dhe trajtimi i limfomave“
  1. Federata Mjekët Shqiptarë Europë përmbylli me date 29. Tetor  trajnimin për projektin ROKT, me temë:

📌Anketim mbi largimin e profesionistëve shëndetësor të Kosovës.🇽🇰

▪️”Rikthimi i profesionistëve shëndetsorë të Kosovës përmes Telemjekësisë”

💭U diskutua mbi të dhënat kryesore që do të mblidhen, metodat, strategjitë dhe hartimin e statistikave. Pas përfundimit, federata do te progresoje drejt implementimit të këtij projekti kaq të veçantë.

Ist möglicherweise ein Cartoon von 8 Personen, Personen, die stehen und Text „Albanian Medical Federation *AIIFE for Europe ROKT-TRAJNIM ANKETIMI-Profesionistéve shöndetsor Raportim projekti dhe objektivat e arritura! Date: 29.10.2022 Ora: 18:00 pm Registered in Braunschweig-C Germany Webinar zoom uianu ederation epublio IRANA INTERNATIONAL Ho Slovakia Swea Hungary Bulgaria Croatia Montenegro Kosovo Board-Meeting .uxembourg France Turkey AMFE Switzerland“
Ein Bild, das Text enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. Me date 26.Tetor  u realizua fushata sensibilizuese e Federata europiane Mjekëve AMFE-Kosovë🇽🇰 mbi:“Tetori ROZË: Parandalo Kancerin e GJIRIT dhe shpëto Jetë! ”.

Hapjen e eventit e realizoi Dr. Aurora Dollenberg -Presidente e Federatës & Dr. Gazmend Berisha– Bordi Internacional dhe Dr. Editta Sadriu & Dr. Korab S. Berisha – Kryesia e AMFE-Kosovë. Ne bashkepunim me  Dr. Dafina Gexha– U.D. Ministre e Shëndetësisë së Kosovës për gatishmërinë e bashkëpunimit në projekte të tilla konkrete në ndihmë të shëndetit të gruas dhe grupeve vulnerable. Me informacionin e vyer mjekësor dhe direkt nga pacient të prekur mbi përjetimin e kancerit, jemi të lumtur që ´´SOT kontribuam për të pasur më pak kancer gjiri ´´Nesër´´ në Kosovë!

Ein Bild, das drinnen, Decke, Wand, Raum enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, darstellend, stehend, Gruppe enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. Bordi studentor i AMFE-🇦🇱 përmbylli webinarin të moderuar me profesionalizëm nga Stefania Hasanaj-Research Officer.

🗓12 NENTOR 2022 

📌WEBINAR: “Virozat stinore, trajtimi dhe kujdesi ndaj tyre”

▫️Infeksionet e zakonshme virale- Enxhi Qeli

▫️Infeksionet virale të fëmijëve-Emine Abdiu

▫️Infeksionet virale tek të moshuarit- Gjergji Pasha

▫️Imuniteti dhe roli i tij në parandalimin e gripit- Lediana Dervishi

▫️Kujdesi për njerëzit me sëmundje kronike-Kadrije Duraku

💭AMFE-🇦🇱e realizoi këtë prezantim shkencor të bazuar në literatura bashkëkohore #mjekësore . Anetaret e bordit tonë studentor diskutuan mbi virozat stinore me te perhapura te femijet dhe te moshuarit, duke u fokusuar te kujdesi i duhur mjekësor për parandalimin & trajtimin e tyre. 

Ju dha rëndësi gjithashtu njohjes së diferencës ndërmjet Gripit(Influenzës) dhe Covid-19 dhe rolit parandalues të imunitetit, me qellim menaxhimin e simptomave në kohë dhe luftimin e shkaktarit të duhur.

❗️PARANDALIMI TRAJTIMI MË I MIRË!

Ein Bild, das Text, Elektronik, Anzeige enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Text, Monitor, Elektronik, Anzeige enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. Federata Mjekët Shqiptarë Europë bashkëpunoi me date 21 nentor në simpoziumin shkencor në Mynih të organizuar nga DIJA Gesellschaft albanischer Akademiker e.V. drejtuar nga Dr. Eshref Januzaj dhe nga Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo me Zv.Ministren Znj. Liza Gashi dhe stafin e saj (Ramadan Mramori, Errita Bejtullahu).
  1. Federata Mjekët Shqiptarë Europë me date 16. Nentor nisi bashkebisedimet me Kryeministrit të republikës së Kosovës Z. Albin Kurti per permiresimin e standarteve shendetesore ne Kosove. Ky  takim u mbajt dje në Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart drejtuar nga Znj. Lumturie Lipoveci.
Ein Bild, das Person, Anzug, Kleidung, darstellend enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, Gruppe, darstellend, Personen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. Federata Mjekët Shqiptarë Europë organizoi më 26 Nëntor Konferencën e XVI-të shkencore të akredituar në Londër  me thirrjen ´´ Together for Diversity and Tolerance´´. Ne kete konference internacionale u themelua edhe dega e federatës për Anglinë së cilës do i prijë Dr. Adrian Fandi. Presidentja e Federatës Dr. Aurora Dollenberg, Këshilli internacional me Prof. Kita Sallabanda Diaz dhe Bordi internacional me Znj. Bernarda Radoncic Dr. Negjyp Sopa përgezuan kryesinë e sapozgjedhur: 

1- Dr. Adrian Fandi- Kryetar

2- Dr.Besnik Nurboja-Nënkryetar

3- Dr.Laidon Shapo-Nënkryetar

4-Dr. Mirela Hasanaj-Financa

5- Marsioleda Këmberi– Sekretare e përgjithshme

Ein Bild, das Text, drinnen, Person, Boden enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ist möglicherweise ein Bild von Tower of London und Text „Albanian Medical Federation AIFE for Europe LONDON ZN 来 Albantas Albanians TOGETHER for DIVERSITY $ 2022 CONFERENCE XVI-th DATE 26. November OXFORD ROAD LONDON NW6 5SN 10-17P Organisator: Federata Mjekeve nẽ Europë A UK AMS“
  1. Federata Mjekët Shqiptarë Europë pasi themeloi me sukses me datë

🗓26 Nëntor 2022- degën Federata europiane Mjekëve AMFE-Angli 🇬🇧 bashkeorganizoi me Shoqata Ardhmëria UK. drejtuar nga Z. Lutfi Vata festimin live, u  mblodhi gjithë komunitetin shqiptar në Londër përmes muzikës dhe valleve tradicionale shqiptare. 

Krenari për identitetin tonë si shqiptarë dhe për kulturën tonë të pasur shumë shekullore. Mjekët shqiptarë nga mbarë europa ju urojnë gëzuar festat e pavaresisë!

Ist möglicherweise ein Bild von 8 Personen und Personen, die stehen
Ein Bild, das Person, Menge, Auditorium enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
Ein Bild, das Person, Sport, Menge, angezogen enthält.

Automatisch generierte Beschreibung
  1. 17.12.2022, København 🇩🇰

✅Federata Mjekët Shqiptarë Europë përmbylli me sukses takimin me degën e saj në Danimarkë, të pranishëm mjekë e personalitete të rëndësishme të rrjetit AMFE-🇩🇰. Ky aktivitet u përcoll nga ora 12:00-15:00 edhe online.

📌TOPIC: “Planprojektet dhe objektivat në të ardhmen”

💭Gjatë këtij takimi :

🔹U bë një prezantim i historikut, objektivave, kryesive, degëve të themeluara dhe strukturës të Federatës tonë. Bordi internacional i përfaqësuar nga Dr. Praxis Aurora Dollenberg & Dr. Gazmend Berisha, sollën edhe njëherë në fokus misionin e AMFE duke pasqyruar punën e palodhshme gjatë gjithë vitit 2022 për edukim të profesionistëve shëndetësor në nivel europian.

🔹U bë një prezantim i kryesisë të Federata europiane Mjekëve AMFE-Danimarkë(themeluar 05.03.2022)🇩🇰:

Bernarda Radoncic– Kryetare

Albulena Imishti-Financa

Endrit Murtezaj-Bordi Kontrollues

Arta Ibraimi Dajlifi-Sekretare e degës

🔹U diskutua mbi projektet e reja të sezonit të ardhshëm 2022-2023.

🔹U dhanë ide interaktive për mënyrën e organizimit të aktiviteteve & eventeve te ardhshme.

🔹Pasqyruam vizionin dhe strategjitë e degës për finalizimin me sukses të projekteve tona.

📝Federata Mjekët Shqiptarë Europë me energjinë dhe dëshirën e madhe për të punuar, vjen te ju për të sjellë më të mirën në shëndetësinë e trojeve shqipfolëse. 

Ist möglicherweise ein Bild von 7 Personen, Personen, die stehen, Innenbereich und Büro
  1. 🗓23 DHJETOR 2022 ⏳Ora 18:00

📌WEBINAR: “Kujdesi shëndetësor gjatë stinës së ftohtë të dimrit”

💭Ndërsa po përballemi me ditët e ftohta të dimrit, është e vështirë të perceptohet se si këto temperatura të ulëta mund të sjellin ndonjë përfitim shëndetësor. Sipas disa studimeve dimri është stina në të cilën ka një rritje të natyrshme të imunitetit, kjo teksa trupi i nënshtrohet termorregullimit për tu përshtatur me klimën e re.

Ndonjëherë ky tranzicion manifestohet me një sërë sëmundjesh të stinës së dimrit. Për tu njohur me manifestimet më të zakonshme dhe kujdesin e duhur shëndetësor ndaj tyre, Federata Mjekët Shqiptarë Europë organizon webinarin shkencor i besuar me profesionalizëm folësve të përzgjedhur. Duke i falenderuar që pranuan ftesën për t’ju bashkuar kësaj iniciative, AMFE ju mirëpret të na ndiqni.

📌SPEAKERS- Bordi i mjekëve AMFE-🇦🇱

▫️Dr. Engjellushe Mece Hasani– Insuficienca kardiake trajtimi dhe avantazhet që Sacubitril/ Valsartan ofron në terapi;

▫️Dr. Esmeralda Babamusta EsmEralda BBmst

– Problematikat e zakonshme dermatologjike në stinën e dimrit;

▫️Dr. Armida Hida- Si ndikon i ftohti në sëmundjet reumatizmale dhe si te minimizojmë dëmet nga i ftohti;

▫️Dr. Edona Tafa-Kujdesi shëndetësor në pacientët kronikë gjatë temperaturave të ulëta;

▫️Msc. Gjergji Pashaj – Kujdesi i përgjithshëm & parandalimi.

Ist möglicherweise ein Bild von 5 Personen, Personen, die stehen und Text „Albanian Medical Federation AIIFE for Europe DHJETOR PREMTE 2022 ORA 18:00 KUJDESI SHENDETESOR GJATE STINES SẼ fToHTe Të DIMRIT AMFE ZOOM M 2022 WEBINAR Dr. Esmeralda Babamusta Mjeke Dermatologe eeAMFE Problematikate dermatologjike stinëne dimrit Dr. Engjellushe Hasani Bordi SEEBSS dhe Shqipëri ronne terapi Armida Hida Mjeke Soderco ndikon reumatizmale dhesi minimizojmë dèmet Edona Tafa pergjitheshme Kujdesi AMIFE for Europe Albanian Medical Federation temperaturave ronike Msc. Gjergji Pashaj Ekspert Shöndetit Publik Kujdesii pergjithshem eparandalimi Central Kanzleistraße 38300 Germany Registration Court 201911 Tel.: +495331 9286126 Fax.: +495331 29656 info@amfe-federation.eu Website:“

Filed Under: Kronike Tagged With: aurora dollenberg

PAQË TANI, MË SHUMË SE KURDOHERË TJETËR – 2023! PAQË E PAJTIM EDHE PËR SHQIPTARËT KUDO QË JANË

December 29, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

Kjo është kërkesa e Sekretarit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres në mesazhin e tij drejtuar botës në vigjiljen e fillimit të Vitit të Ri, 2023.  “Pas një viti luftërash brutale nga Afganistani e deri në Ukrainë, duke detyruar një numër rekord njerëzish të largohen nga shtëpitë e tyre, bota ka nevojë për paqe në vitin 2023, “Më shumë se kurrrë më parë”, është shprehur udhëheqsi i OKB-së, në mesazhin e tij drejtuar mbarë botës, me rastin e Vitit të Ri, 2023. Peace needed now, ‘more than ever’: Guterres | UN News

“Le t’a bëjmë Vitin 2023 një vit kur rivendoset paqeja në jetën tonë, në shtëpitë tona dhe në botën tonë. Në vitin 2023, kemi nevojë për paqë, tani më shumë se kurrë. Paqe me njëri tjetrin, nepërmjet dialogut, për t’u dhënë fund konflikteve…”.

“Për një jetë me dinjitet, paqeja është gjithashtu e nevojshme brenda familjeve, ashtuqë gratë dhe vajzat të mund të jetojnë në dinjitet dhe siguri”, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB_së, Antonio Guterres.  “Por, paqe edhe për protestuesit paqësorë nepër rrugë, të cilët shpeshëherë janë subjekt hakmarrjesh dhe dhune nga forcat e sigurisë”, ka shtuar ai.  Demonstruesit dhe komunitete të tëra kanë nevojë që të drejtat e tyre të njeriut të mbrohen plotësisht dhe duhet të ketë paqe në hapësirat fetare dhe tolerancë më të madhe ndaj feve të tjera, është shprehur udhëheqsi botëror.  Antonio Guterres kërkoi gjithashtu paqe në internet — “online” — “ashtuqë të gjitha komunitetet të mund të përdorin Internetin “të lirë nga fjalët plot urrejtje dhe abuzime”.  Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje botës që, “Në vitin 2023 të vendosim paqën në zemër të fjalëve dhe të veprave tona”, ashtuqë t’a bejmë Vitin e Ri, 2023 një vit kur të rivendoset paqeja në jetën tonë, në shtëpitë tona dhe në botën mbarë.”

Paqe e Pajtim edhe për Shqiptarët kudo që janë

Përfshir edhe botën shqiptare! Temat e mesazhit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Vitin e Ri 2023, si “Paqa e siguria”, “Të Jetuarit me dinjitet”, “liri nga urrejtjet dhe abuzimet” dhe “fund konflikteve” — për fat të keq janë fenomene dhe dukuri dominuese negative që kërcënojnë paqën dhe sigurinë – për të cilat foli Antonio Guterres në mesazhin e tij — edhe në shoqëritë shqiptare, në përgjithësi e sidomos në radhët e politikës.

Viti i Ri nuk është vetëm një ndryshim datash e vitesh, por është një rast për ndryshim drejtimesh, qellimesh e objektivash të reja me një angazhim serioz për realizimin e tyre.  Në 30-vitet e fundit “post-komunizëm” dhe pas luftës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, shpresohej se do merrnin fund urrejtjet, antagonizmat, përçarjet, grindjet dhe ndasitë politike midis shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të tyre shekullore — kryesisht si rrjedhim i regjimit komunist nën të cilin shqiptarët jetuan për një gjysëm shekulli. Shëmbja e Murit të Berlinit  shpresohej të shënonte një rend të ri shoqëror e politik për Europën dhe për shqiptarët, në veçanti.  Madje, fillimi i shekullit XXI është shikuar me aq optimizëm sa që  mendonim se, më në fund, ky do të ishte “shekulli i shqiptarëve”. 

Por, jo! Asgjë nuk ka ndodhur gjatë këtyre tre dekadave që të na bejë të besojmë një gjë të tillë. Përkundrazi! Sulmi dhe shkatërimi i varrit dhe bustit të Midhat Frasherit, ditë e fundit, mu në zemër të Tiranës, tregoi qartë se për shoqërinë dhe shtetin shqiptar, gjoja “demokratik” dhe anëtar të NATO-s,  Lufta e Dytë Botërore nuk ka marrë fund ende. Një provë kjo e gjallë për të gjithë ata që mendonin se gjërat mund të ndryshonin në Shqipëri, në paqë e siguri, pa urrejtje dhe dinjitet për të gjithë dhe pa dallime politike,  ashtu siç bëri thirrje Antonio Guterres në mesazhin e tij drejtuar botës, për Vitin e Ri, 2023.  Lista e urrejtjes zyrtare ndaj ish-kundërshtarve të komunizmit barbar të Enver Hoxhës edhe sot e kësaj dite është shumë e gjatë ndaj më të mirëve të Kombit Shqiptar, si At Gjergj Fishta dhe Midhat Frasheri, e shumë e shumë të tjerë, të cilëve as varret nuk u dihen se ku i kanë, nëse i kanë.  Heshtja zyrtare ndaj këtyre akteve të shëmtuara kriminale inkurajon akte të tjera si kjo e ditëve të fundit në Tiranë. Duke përjetësuar kështu urrejtjen nga një brez në brezin tjetër midis shqiptarëve. E pa-falëshme!

Shqiptarët, ndonse të shpërndarë në pesë shtete, janë një komb, kanë një gjuhë dhe një histori, janë vëllëzër e motra të një gjaku.  Megjithkëtë, fatkeqsisht, historia dhe shpresat e fillim shekullit 21 kanë ndeshë përsëri në një numër trysnishë, kryesisht politike si rrjedhim i antagonizmave dhe përçarjeve midis partive të ndryshme, sa që edhe për optimistin më të madh, vihet në pikëpyetje të madhe gatishmëria dhe vullneti i klasës politike shqiptare të këtij çerek shekulli për të jetuar në paqe, harmoni dhe në vëllazërim kombëtar me njëri tjetrin.  Ishin këto 30-vjetë “post-komunizëm” që, fatkeqsisht, u dalluan nga mungesa e tolerancës politike, mungesës së kulturës politike dhe shoqërore ndaj njëri tjetri, pothuaj në të gjitha nivelet e shoqërisë, e sidomos në radhët e partive politike dhe të qeverive të drejtuara prej tyre. Askush nuk flet për pajtim midis shqiptarëve!

Rezultatet e kësaj politike shkatërruese kombëtare, besoj se sot shihen nga të gjithë.  Prandaj, si rrjedhim, 30- vjetë pas rënjes së Murit të Berlinit dhe me Kosovën e pavarur, ka ardhur koha që vullnet mirët dhe atdhetarët e vërtetë të konsiderojnë një fillim të ri politik dhe shoqëror, të vendosin për një angazhim serioz, për një harmoni me të vërtetë vëllazërore atdhetarizmi me njëri tjetrin, me gjithë ndryshimet  dhe pikpamjet politike që mund të ekzistojnë midis tyre. Rrugë tjetër nuk ka.

Duke shkruar këto mendime modeste, mu kujtua një shkrim i Ernest Koliqit, të cilin po e parafrazoj pasi nuk më kujtohet burimi i vërtetë për ta cituar tekstualisht, por duke folur për pajtim midis shqiptarëve, ai është shprehur se paqeja e njerës palë e siguruar nga gjaku dhe vuajtjet e gjysmës së palës tjetër nuk zgjatë shumë edhe nëqoftse mbahet në këmbë për një kohë. Që Kombi shqiptar të bëhet pjesë e paqës dhe pajtimit botëror dhe të një bashkjetese të harmonizuar botërore, logjika e kërkon se duhet më së pari që të pajtohemi ne, si shqiptarë, me njëri tjetrin. Që të jemi të bashkuar me mend e zemër, të gjithë pa dallim, si shqiptarë që Shqipërinë e duan SHQIPTARE.  Është pra, në dorë të shqiptarëve nëse ata zgjedhin paqën, harmoninë, bashkjetesën dhe pajtimin për një jetë të lumtur për të gjithë dhe pa dallim – pjesëmarrës të barabartë në proceset demokratike – apo do të zgjedhin grindjet, konfliktet dhe mos pajtimin midis tyre që çon drejtë një humnere të rrezikshme dhe të pafund, kombëtarisht.

Urojmë pra, që Viti i Ri, 2023, të shërbejë si një fillim i ri, si një rast që në Vitin e Ri, shqiptari të mos e përjashtojë dhe të  mos e urrejë shqiptarin, vetëm e vetëm, se tjetri ka pikëpamje të ndryshme politike.  Por të punojnë së bashku për dashurinë ndaj Shqipërisë dhe shoqi-shoqit si dhe për hir të përparimit ekonomik dhe politik të mbarë Kombit shqiptar.  Kështu do të ishte e mbara. 

 Ky pra është urimi për Vitin e Ri – por besoj se edhe i shumicës dërmuese të shqiptarëve kudo –që shqiptarët në përgjithësi dhe klasa politike shqiptare, në veçanti, të dëgjojë zërin e arsyes dhe tu tregojnë, “Miqëve dhe armiqve, anembanë botës, se shqiptarët janë të zotët ta bëjnë dhe ta mbajnë Shqipërinë të bashkuar, të fortë, madhështore dhe të denjë për Kastriotin, për stërgjyshërit tanë, për burrërinë dhe fisnikërinë shqiptare.” (At Anton Harapi). 

Si është e mundur që shqiptari sot pajtohet, bëhet mik dhe quan vëlla turkun, grekun e serbin – por nuk pajtohet me vëllain e vet? Ne duhet ti kemi të gjithë këta miq, por vëllezër e motra janë ata të një gjaku, të një gjuhe e të një kulture, të një historie e identiteti! Të huajve u ndërtohen buste e monumente në trojet shqiptare, ndërsa personaliteteve të historisë së Kombit shqiptar u shkatërrohen ato natën për terr. Diçka nuk është në rregull me këtë vend, që të pakën deri tani ende e quajmë Shqipëri.

Historikisht, armiqtë e shqiptarëve i kanë dashur ata të ndarë e të pëçarë, politikisht dhe gjeografikisht, nga trojet e veta. Por fati i shqiptarëve është sot në dorë të vet shqiptarëve. Mos të humbet rasti historik që shqiptarëve tu jepet arsye dhe mundësi që të qëndrojnë në trojet e veta stërgjyshore dhe që të kenë besim në një Shqipëri e Kosovë demokratike ku të gjithë ta ndjejnë veten të barabartë dhe pjesëmarrës në proceset demorkatike dhe të mos marrin rrugët e botës, vetëm e vetëm se klasa aktuale politike me ndasitë dhe me përçarjet midis veti, po bjerrë aspiratat e

shqiptarëve për një jetë më të mirë, në paqe e siguri, pa urrejtje dhe me dinjitet në shtëpitë e tyre, në Atdheun e të parëve.  

Urojmë Paqë e Pajtim midis Shqiptarëve në Vitin e Ri, 2023!

Vëllazërisht,

 Frank Shkreli    

Varri dhe Mithat Frashëri pro dhe kundër

               Busti dhe varri i dhunuar i Midhat Frashërit në Tiranë, Dhjetor, 2022 

              A picture containing person, window, people, standing

Description automatically generatedKortezhi i përmortërshëm duke dalur nga Qendra Nenë Tereza – Kisha Zoja e Shkodrës, Nju Jork

A picture containing indoor, floor, wall, person

Description automatically generated

 Në përcjelljen e eshtrave të Midhat Frasherit nga Nju Jorku për në Atdhe, Nëntor, 2018 – Mendonim, gabimisht, se riatdhesimi i eshtrave të Frasherit do hapte një kapitull të ri tolerance në Shqipëri. Fatkeqësisht, duket se e kundërta ndodhi – dhunimi i varrit të Midhat Frasherit dhe heshtja e Tiranës zyrtare ndaj këtij krimi taleban mesjetar, tregon se urrejtja politike — ndaj një shqiptari ndonëse i vdekur e që konsiderohet si kundërshtar politik pothuaj një shekull më vonë – është në kulmin e sajm, urrejtje e kaluar brez pas brezi. 

Frank Shkreli/ Riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit – një përcjellje dinjitoze nga Nju Jorku | Gazeta Telegraf

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

Letër e hapur për anëtarët e Këshillit Evropian

December 29, 2022 by s p

Tiranë, 26 Dhjetor 2022

Letër e hapur për anëtarët e Këshillit Evropian.

Për dijeni: Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim të madh situatën në veri të Kosovës, e përshkallëzuar me tërheqjen e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës, ngritjen e barrikadave dhe përdorimin e dhunës nga bandat kriminale që synojnë një agjendë politike destabilizuese, të mbështetur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Këto momente kërkojnë qartësi gjykimi dhe vendosmëri veprimi nga NATO, BE dhe SHBA, përpara shpërthimit të një konflikti me pasoja të pakontrollueshme.

Vlen të kujtohet se Kosova ishte vendi i fundit i rajonit që vuajti nga gjenocidi dhe spastrimi etnik i regjimit të Millosheviçit, duke çuar në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s. Që prej asaj kohe, janë zhvilluar disa procese negociatash për arritjen e paqes, në përfundim të të cilave Kosova ka miratuar në mënyrë të njëanshme të gjitha propozimet ndërkombëtare, përfshirë pakon Ahtisaari, parimet e së cilës janë trupëzuar në Kushtetutën dhe qeverisjen e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës ishte një rast sui generis dhe një histori suksesi e investimit të përbashkët të popullit të saj dhe e vendosmërisë së palëkundur politike, transatlantike dhe evropiane.

Kosova tani është një vend lider i demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, duke lënë pas secilin nga 5 vendet e tjera të rajonit. Raportet ndërkombëtare e vendosin Kosovën e linjëzuar me BE në krye të renditjes, duke konstatuar progres thelbësor në të gjithë treguesit e qeverisjes.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE, i nisur në vitin 2011 me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjeneroi marrëveshje të rëndësishme, ku Marrëveshja e Brukselit 2013 ishte më gjithëpërfshirësja. Leva e BE dëshmoi të ishte e fortë dhe efikase, duke i shërbyer një epoke paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi midis dy vendeve, si dhe në mbarë rajonin tonë.
Fatkeqësisht, ato momente optimizmi dhe angazhimi janë zbehur, pasi qasja e BE në rajon u shndërrua në politika kontradiktore, pavarësisht papajtueshmërisë së tyre me projektin evropian dhe vlerat e tij.

Kjo qasje kontradiktore u thellua me sjelljen e disa liderëve evropianë të cilët arritën deri në miratimin e njëanshëm të skenarëve të shkëmbimit territorial, që çel kutinë e Pandorës me orekset monoetnike në rajon, duke minuar dhe vetë parimin themelues të Bashkimit Evropian.

Është për të ardhur keq që disa liderë evropianë kanë mbyllur sytë ndaj nostalgjisë së Presidentit Vuçiq për politikat e Millosheviçit, që jehon përtej fjalimit të tij provokues të vitit 2018 apo glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës. Gjatë kësaj kohe, Serbia ka vazhduar të forcojë lidhjet e saj me Rusinë, duke përdorur të njëjtën propagandë konflikt nxitëse, ka përparuar me importimin e armatimit të rëndë, me stërvitje të përbashkëta ushtarake, marrëveshje dypalëshe të koordinimit së politikës së jashtme, ka refuzuar zbatimin e sanksioneve, kundër të gjitha pritshmërive dhe politikës së BE-së. Presidenti Vuçiç shkoi deri aty sa bëri thirrje për dërgimin e 1000 trupave serbe në Kosovë, duke sfiduar hapur jo vetëm Kosovën por edhe aleatët evropianë dhe transatlantikë.

Ndërkohë që BE-ja ka qenë vigjilente për efektet e mundshme të agresionit Rus kundër Ukrainës sovrane dhe demokratike, ajo në mënyrë të pafalshme vazhdon politikën e saj paqtuese kundrejt aktorëve proxy të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sikur asgjë të mos ketë ndryshuar që nga shkurti i këtij viti.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se ka ardhur koha që BE-ja ta shohë realitetin ashtu siç është, me Kosovën qenësisht të ankoruar në rrugën evropiane, të përkushtuar drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, ndryshe nga Serbia që ka zgjedhur kapelën e Rusisë, duke shpallur, pa asnjë kufizim, një luftë hibride kundër Kosovës, institucioneve legjitime demokratike dhe integritetit të saj territorial.

Ushtrimi i tepruar i presionit ndaj Kosovës, në vend të ndalimit të skenarëve destabilizues të sponsorizuar nga Rusia, sugjeron mesazhin më të keq të mundshëm duke rrezikuar investimin politik vizionar të aleatëve perëndimorë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

KASH beson se mekanizmi i dialogut mbetet alternativa më e mirë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë për të çelur përfundimisht dhe me vendosmëri një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Në këtë kontekst, Këshilli i bën thirrje BE-së që t’u kundërvihet me vendosmëri dhe pa vonesë përpjekjeve destabilizuese të Serbisë, dhe t’i udhëheqë negociatat duke i qendruar besnike parimeve dhe vlerave evropiane. U bëjmë gjithashtu thirrje të dyja vendeve, Serbisë dhe Kosovës, që të respektojnë angazhimet e deritanishme, të dakorduara në mirëbesim, në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe perspektivës europiane të rajonit tonë.

Anëtarësimi në BE mbetet plani më i mirë i paqes dhe begatisë për rajonin tonë dhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbetet me shpresë se secili nga 6 vendet do t’i bashkohet familjes evropiane bazuar në meritat e proceseve të tyre individuale, të çliruar prej çdo ndikimi të palëve të treta që synojnë minimin e këtij projekti strategjik.

Me respekt,
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT