• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

Paralelja mes barrikadave serbe në veri të Kosovës dhe atyre në Knin të Kroacisë

December 28, 2022 by s p

Sylë Ukshini/

Nëse i shohim barrikadat e grupeve rrebel dhe kriminale serbe në veri të vendit, ato menjëherë (për brezin tim) na e kujtojnë rrebelimin e dikurshme të pakicës serbe në Kroaci të nxitur dhe organizuar nga regjimi i Milosheviqit. Si në

Republikën e Kosovës tani, edhe atëherë në Republikën e Kroacisë qëllimet mbesin të bjejta: provohet të çojet përpara ideja e Serbisë së Madhe. Ashtu siç bënë tani Rakiqi me grupet e tij antishtet, edhe serbët e Kninit synonin të njejtën gkë, të sabotonin konsolidimin e shtetit kroat dhe të realizonin synimet serbomëdha të regjimit të Millosheviqit. Si tani në Kosovë, edhe atëehrë serbët filluan të “mbrohen” përmes vendosjes së barrikadave dhe sulmeve ndaj njësive të policisë dhe gardës kroate. Ashtu si sot që në veri të Kosovës që operojnë liderët të lidhur me botën e krimit, ashtu edhe në Kroaci dikur operonin kriminelë me nam si Martic dhe Babic, të cilën e organizonin “popullin duarthatë” kundër shtetit kroat. Përmes barrikadave dhe sulmeve ndaj policisë kroate, synohej të bllokoheshin linjat e qarkullimit të shtetit kroat dhe të pengohej integrimi I Kroacisë së pavarur në institucionet ndërkombëtare dhe t’i aneksohej një pjesë e territorit të saj deri aty ku jetonte qoftë edhe një serb.

Ashtu si serbët e Kosovës dhe autoritetet e Beogradit kanë refuzuar pranimin e Planit të Ahtisaarit dhe njohjen e pavarësisë, edhe në Kroaci grupet paraushtarake serbe, të nxituara nga Beogradi dhe ushtria e tij, kishin refuzuar Plani Z4 – një propozim ndërkombëtar për një ri integrim paqësor të “Republikës Srpska Krajina” në shtetin kroat. Serbët e Kroacisë kishin deklaruar hapur se nuk pranonin të jetonin brenda shtetit të pavarur kroat, qëllimi i tyre ishte i qartë, ndarja e Kroacisë dhe krijimi i Serbisë së Madhe. Si rezultat, u rrit gatishmëria e shteteve perëndimore për të mbështetur kroatët në rimarrjen e territorit të tyre. Ishte e qartë se mjaftë është mjaft.

Për ta krijuar më qartë idenë e rebelimit serb në Kosovës dhe luftën e tyre për “mbrojtje nga kërcënimi” i autoriteteve të Kosovës, duhet njohur dhe parë sesi vepruan ata në Kroaci në vitet 1991-19965.

Barrikadat dhe rebelimi serb në Kroaci (1991-1995)

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë (qershor 1991), pakica serb në Kroaci e ndihmuar nga Beogradi dhe Ushtrisë Jugosllave, e cila akoma konsiderohej neutral, filloi goditjet kundër policisë kroate dhe shtetit të ri të Kroacisë. Me urdhër të presidenti të atëhershëm jugosllav, nacionalistit dhe përfaqësuesit të ideologjisë serbomadhe, Borisav Joviq, APJ-ja u autorizua të ndërhynte në Kroaci me qëllimin të inkurajimit të rebelëve serbë. Ky intervenim, edhe nuk kishte asnjë vendim nga Presidiumi i Republikës së Jugosllavisë, parashikonte formimin e zonave tampon në të cilat realisht ndodhte bashkëpunimi me paraushtarakët serbë të Kroacisë: Paraushtarakët serbë kishin mundësi të lëvizjes së lirë në zonat tampon të APJ-së.

Paraushtarakët serbë përdorën mbrojtjen e APJ-së për të sulmuar fshatra të ndryshme kroate në Sllavoninë Lindore, afër Osijekut, Vukovarit dhe Vinkovcit dhe për të sulmuar Gardën Kombëtare të Kroacisë.

Njësi të ndryshme paraushtarake u mblodhën gjithashtu në rajonin rreth Kninit dhe Likës. Knin, një qytet rreth 60 km nga bregu i Adriatikut të Kroacisë, u vu në qendër të vëmendjes kur administratorët vendas hodhën poshtë zbukurimet e shtetit të ri kroat. Për të “mbrojtur” veten nga presioni nga pala kroate, ata bllokuan rrugët dhe qendrat e transportit të zonës – dhe menjëherë pas kësaj ata shpallën të ashtuquajturin “Shtetin e pavarur të Republika srpska Krajina”. Një nga drejtuesit dhe zbatuesit e kësaj ideje ishte ish-oficeri i policisë Milan Martiç, i njohur më vonë si “Sherif i Kninit” ( më pas i dënuar me 35 vjet burg nga gjykata e krimeve të luftës në Hagë).

Për t’u “mbrojtur” edhe më shumë nga kroatët, kroatët e mbetur u vranë, u dëbuan, mallrat e tyre u plaçkitën dhe në fund u krijua një republikë pothuajse e pastër etnike. Ish-oficeri i policisë bëri karrierë. Në vitin 1993 ai u emërua President i Republikës së Krajinës Serbe me ndihmën e “mëmëdheut Serbia” dhe sundimtarit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq. Ai e mbajti këtë “funksion” deri në fundin e hidhur të republikës së tij në 1995. Atë vit, kroatët arritën të lidhnin territorin e tyre me shtetin e tyre me një operacion të mire organizuar ushtarak.

Pasi u bë e njohur masakra e Srebrenicës, ushtria kroate pushtoi zona të tjera në Bosnjën jugore në Operacionin e Verës 95 në fund të korrikut 1995 dhe kështu rrethoi pjesën jugore të Krajinës, e cila ishte nën sundimin serb, nga tre anët

Më 4 gusht 1995, policia dhe ushtria kroate filluan operacionin ushtarak Oluja dhe brenda pak ditësh çliruan të gjithë territorin e RSK-së. Sipas burimeve perëndimore, Millosheviçi i sakrifikoi serbët e Kroacisë sepse dëshironte të përqendrohej në Bosnjë.

Filed Under: Emigracion

Barrikadat serbe në veri të Kosovës, Kurti: Veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet

December 28, 2022 by s p

-Në përputhje me vlerësimet e sigurisë, ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shteron me shpejtësi/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 28 Dhjetor 2022/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha sot se sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve e vendimeve të ligjshme të Qeverisë e Institucioneve tjera të Kosovës i janë kundërvënë kriminelët, duke sfiduar organet e zbatimit të ligjit por edhe duke cenuar sigurinë në vend.

“Fatkeqësisht, këta kriminelë, të sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, po mbështeten nga Presidenti dhe Qeveria e Serbisë me qëllim destabilizimin e rajonit, përveçse cenimin e integritetit territorial të Republikës sonë”, theksoi Kryeministri Kurti.

Ai shtoi se, Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelë, por do t’i arrestojë ata.

“Përfaqësuesit legjitimë nga komuniteti serb dalin përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, kurse të drejtat e qytetarëve burojnë nga Kushtetua e Republikës’, u shpreh Kryeministri i Kosovës.

Kurti ritheksoi qëndrimin se, vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet.

“Në përputhje me vlerësimet e sigurisë, ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shteron me shpejtësi.

Ne kemi bashkëpunim e bashkërendim me KFOR-in, prandaj edhe kjo kohë e hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it dhe me këtë rast një gjë duhet të kuptohet, se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë edhe barrikadat në rrugë, që e pengojnë lëvizjen e lirë”, përfundoi Kryeministri i Kosovës.

Kryeministrit Kurti foli në mbledhjen e 116-të të Qeverisë së Kosovës që e drejton.

“Sot, në mbledhjen e 116-të të radhës, shënojmë vitin e dytë kalendarik të qeverisjes sonë. Me plot 578 vendime të miratuara, përfshirë këto të mbledhjes së sotme. Pra, në krahasim me vitin e kaluar, jemi 19 për qind më lart. Ndër to, 71 projektligje të miratuara, 70 emërime, 23 koncept-dokumente, 13 udhëzime administrative, 9 projekt-rregullore dhe 6 nisma legjislative.

Ka qenë një vit me sfida, por edhe me arritje, ngritje dhe zhvillim të gjithmbarshëm.

Kthesën e Kosovës drejt zhvillimit e progresit tashmë e kanë vërtetuar edhe matjet e pavarura të raporteve ndërkombëtare”, tha, mes tjerash, Kryeministrit Kurti.

Filed Under: Politike

KFOR OFFICIAL STATEMENT

December 28, 2022 by s p

Pristina, 28 December 2022. Following reports that the Serbian Minister of Defence, Miloš Vučević, and the Chief of Staff of the Serbian Armed Forces, General Milan Mojsilović, a few days ago visited units of the Serbian Armed Forces (SAF) deployed in the Raska area, about 2 kilometers from the Administrative Boundary Line (ABL) with Kosovo, it is useful to recall that the Serbian Armed Forces do not need authorization from KFOR to move and train on Serbian territory.

In accordance with existing agreements, the SAF are required to inform KFOR HQ only in case some of their units need to go closer than 1000 meters from the ABL. The information must be released to KFOR by the JIC, the Joint Implementation Commission, whose mission is to facilitate communications and understanding between the KFOR Commander and the Serbian Security Forces. 

As for the Kosovo Security Forces (KSF), their deployment, according to existing agreements, requires prior concurrence from the KFOR Commander to go in the north of Kosovo. KFOR, in keeping with its mandate, may engage with legitimate representatives of the local community in northern Kosovo as part of this concurrence process.

We recall that all parties have always abided by existing agreements, and we urge them to continue doing so. 

KFOR remains extremely vigilant and has the capability and personnel to provide a safe and secure environment and freedom of movement for all communities under our UN mandate, based on UNSCR 1244 of 1999. KFOR continues to closely monitor the situation on the ground and the activities along the ABL, supporting the dialogue to find an agreement to defuse tensions in northern Kosovo.

Filed Under: Uncategorized

HASAN KALESHI, NË 100 VJET TË LINDJES 1922-2022

December 28, 2022 by s p

Prof.Muhamed Mufaku/

Në vazhdim të vëllimeve të veprave të Akademik Hasan Kaleshit, të cilat botohen me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, vjen ky vëllim(8) paksa më specifik. Në krahsim me vëllimet e tjera që përmbledhin tematika të ndryshme gjuhësore, letrarare, historike e të tjera, ky vëllim përfshin një fushë në të cilin u dallua Kaleshi në nivel të orientalistikës evropiane: gjuha dhe letërsia arabe.
Lidhja e Kaleshit me gjuhën arabe është e hershme. Ajo nis që nga fëmijëria e tij, në saje të kujdesit të të jatit imam Ahmet Kaleshi për t’ia mësuar Kur’anin, i cili te arabët merret jo vetëm si vepër fetare, por edhe si vepër më e lartë në stilistikën e gjuhës arabe. Interesimi i Kaleshit te ri për mësim bëri që ai ta mësojë përmendsh Kur’anin që në moshën 10 vjeçare. Më vonë, Kaleshi i thelloi njohuritë me arabishten gjatë shkollimit në “Medresenë e Madhe” të Shkupit deri më 1941, kur u mbyll medreseja për shkak të luftës, për të vazhduar pastaj shkollimin në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Pas luftës, në saje të njohjes së mirë të arabishtes, ai u regjistrua në Degën e Orientalistikës në Beograd më 1946, ku i kreu studimet me sukses më 1951. Për shkak të zotërimit të kësaj gjuhë, ai punoi aty lektor i gjuhës arabe, si dhe e zgjodhi për disertacion një temë që ka lidhje të ngushtë me arabishten: “Dokumentet më të vjetra të vakufit në gjuhën arabe në Jugosllavi”, të cilën e mbrojti me sukses më 1960.
Ndërkohë, pas përfundimit të studimeve për letërsinë arabe në kuadër të orientalistikës, Kaleshi zuri të merret me shkrime për letërsinë arabe, si dhe me përkthimet e para nga kjo letërsi, qoftë në gjuhën shqipe apo në gjuhën serbokroate . Kështu, mumd të thuhet se Kaleshi në vitet 50-60 të shek. XX u bë emër i njohur në këtë fushë.
Pas themellimit të Degës së orientalistikës në Universitetin e Prishtinës, më 1973, ku ai u bë profesor i gjuhës dhe letërsisë arabe, u kujdes që të hartojë një tekst universitar për letërsinë arabe që t’u shërbente studentëve të Orientalistikës. Këtë tekst me titull “Hrestomatia e letërsisë arabe” e paraqiti në rektorat në vitin 1975 dhe priste me padurim botimin e tij, ngase studentët nuk kishin asgjë të botuar për letërsinë arabe. Për fat të keq, ai vdiq papritmas më 19.07.1976 dhe teksti u zhduk në rektorat. Përkundër përpjekjeve që të gjurmojë fatin e atij teksti, kolegu Akad.Feti Mehdiu, atëherë profesor i gjuhës arabe , arriti vetëm të mësojë se teksti iu dha komisionit për vlerësim por që më vonë u zhduk. Mu për këtë, ky libër u përgatit si rikonstruktim i atij kontributi origjinal të Kaleshit, i cili e prezenton autorin si pionier të arabistikës moderne në gjuhën shqipe e shumë më gjerë.
Kontributi i Kaleshit në fushën e studimit dhe përkthimit të letërsisë arabe mund të përmbledhet në disa aspekte.
Kaleshi nuk ishte i vetmi njohës e arabishtes në viset shqiptare në gjysmën e parë të shek.XX. Kuptohet, në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni kishte mjaft që dinin arabishten, por ata kishin kryer studimet në qendrat tradicionale në Stamboll e në Kajro, me metodat e vjetra, në kohën kur arabistika zhvillohej në qendrat e orientalistikës në Evropë me metodat e reja shkencore. Ishte me rëndësi fakti që Kaleshi e mbaroi Degën e Orientalistikës më 1951 dhe mbeti një kohë të mirë në këtë degë, duke praktikuar arabishten e re me studentët. Në këtë mënyrë ai njëhersësh përcolli zhvillimin e arabistikës në qendrat evropiane dhe në Egjipt, ku studimet linguestike dhe letrare arabe morën hov me hapjen e Universiteteve të Kajros dhe të Aleksandrisë në gjysmën e parë të shek.XX.
Lidhja e Hasan Kaleshit me Kajron , përkatësisht me Akdeminë Shkencore, të themelluar më 1932, kishte efektin e vet në të dy drejtimet. Për Kaleshin,vizitat në Kajro, gjatë viteve 1965-1967, kontribuan dukshëm që ai të njihte më mirë gjuhën dhe letërsinë arabe në kohën kur Egjipti ishte qendër e letërsisë bashkëkohore arabe, më emrat më eminentë të shek. XX, si Taha Husein, Teufik al-Hakim, Mhmud Tejmur, Naxhib Mahfuzë dhe të tjerë. Disa nga këto personalitete Kaleshi i kishte njohur edhe më herët nga larg, duke ua përkthyer disa krijime në shqip dhe serbokroatisht, mirëpo tani lidhjat e tij personale me disa shkrimtarë më të njohur, e sidomos me M.Tejmurin, e nxitën të merret më shumë me përkthimin e veprave të tyre.
Kaleshi u paraqit në Kajro si orientalist evropian në kohën kur gati në tërë botën arabe orientalizmi evropian kishte një imazh negativ, gjë që e trajtoi Eduard Saidi në veprën e tij “Orientalismi”. Mirpo Kaleshi, në paraqitjen e tij më 1965 në Kajro me një ligjëratë rreth konceptit të orientalistikës ashtu siç e kuptonte ai dhe ashtu siç punonte për të, solli një risi për qarqat shkencore atje. Kështu, Kaleshi në ligjeratën e tij paraqiti një koncept tjetër fare për orientalistikën në mjediset me trashëgimi orientale në Evropë, si në Kosovë, Maqedoni e në Bosnje, si displinë shkencore që ka për qëllim kultivimin e mësimit të gjuhës arabe, prezentimin e letërsisë arabe, si dhe kujdesin për dorëshkrimet orientale, pa ndonjë ngarkesë idelogjike. Këto koncepte të reja për qarqet shkencore arabe, të ngarkuara me ndjeshmëri ndaj orientalizmit kolonial e postkolonial, u pritën me interesim dhe mirëkuptim. Me këtë nuk na çudit vendimi, më 1967, për pranimin e Kaleshit si anëtar korrespodent në Akdeminë e Shkencave të Kajros, pranim ky që pati një peshë të veçantë në tërë botën arabe si i pari dhe vetmi orientalist nga ish-Jugosllavia.
Në bazë të materialit të prezantuar në këtë vëllim, mund të konstatojmë disa veçori të kontributit të Kaleshit jo vetëm në rrethin shqiptar, por edhe në atë ballkanik e më gjerë.
Për kohën e tij, nuk kemi ndonjë arabist që kishte aq njohje për gjuhën e letërsinë bashkëkohore arabe, e sidomos egjiptiane, e cila kishte marrë hov zhvillimi atëbotë. Kështu, ai arriti që nga fillimi i viteve 50-të të shek. XX të paraqitet me disa përkthime të poezisë dhe të prozës arabe në gjuhën shqipe dhe serbokroate në gazetat dhe revistat e njohura të kohës (Flaka e vëllazërimit, Rilindja, Književna reć, NIN e tëtjera). Këto përkthime dalloheshin për një shije të hollë, por edhe për faktin ae ishin përkthyer nga origjinali nga një njohës i mirë i letërsisë arabe, e jo nga gjuhët tjera (frëngjisht, anglisht, rusisht e serbokroatisht).
Përveç studimeve serioze për letërsinë arabe dhe përkthimeve profsionale nga kjo letërsi, nga ky vëllim shihet se ç’ kujdes kishte Kaleshi për përcjelljen e orientalistikës evropiane dhe për prodhimin shkencor të kritikëve arabë. Kjo del në pah para së gjithash nga recensionet që i kishte botuar në revistat profisionale. Në këto recensione vërehet kritika e tij për trendin e përkthimeve të latërsisë arabe nga gjuhët evropiane, e jo nga origjinali edhe përkundër faktit që atëherë kishte njohës të gjuhës arabe. Në këtë frymë, nga puna në Degën e Orientalistikës në Prishtinë, bashkëpuntorët dhe studentët e Kaleshit morën porosi të vlefshme dhe botuan shumë vepra të letërsisë arabe në gjuhën shqipe.
Në punën për përgatitjen e këtij vëllimi të veçantë na priu para së gjithash dëshira të rikonstruktojmë një libër që tregon kontributin origjinal e Kaleshit në këtë fushë, kontribut i cili nuk ishte praktikuar deri atëherë jo vetëm në nivel të studimeve shqiptare, por edhe më gjerë, si dhe të përkujtojmë një tekst universitar për letërsinë arabe që u zhduk me qëllim në rektorat, pas vdekjes së autorit më 1976. Për të arritur këtë qëllim u detyruam të ribotjmë dy studime më të vlefshme të autorit (Kur’ani – kryevepër e letërsisë arabe,dhe Tregimi modern arab dhe Mahmud Tejmuri) në seksionin e parë Studime, kurse në këtë seksion kemi një ndër shkrimet e para në gjuhën shqipe dhe një tjetër, që botohen për herë të parë në shqip. Në seksionin Vlerësime kemi gjetë shkrime/recensione që botohen shqip për herë të parë dhe që tregojnë kulturën e gjerë profisionale të Kaleshit në përcjelljen e botimve të ndryshme në këtë fushë dhe në qasjen e tij kritike. Edhe pse Kaleshi kishte përkthyer shumë vjersha të poetëve arabë, e pamë të udhës të botojmë këtu vetëm ato vjersha që i botoi shqip, kurse i lamë jashtë vjershat e botuara në serbokroatisht, maqedonisht dhe turqisht sepse, sipas Kaleshit, nuk vlen përkthimi nga përkthimi.
Në disa vëllime u pa e udhës që shkrimet e Kaleshit në shqip të kthehen në gjuhën e sotme standarde, mirëpo në këtë vëllim e pamë të udhës të ruhuet shqipja që e dinte mirë Kaleshi. Përkundër paragjykimeve, Kaleshi jo vetëm që ka filluar shumë herët të botojë shkrime të ndryshme në gjuhën shqipe, por ai tërhoqi vërjetjen për kujdesin ndaj gjuhës shqipe qysh në shkrimin e parë “Disa vërejtje mbi gjuhën në shtypin tonë”, botuar në revistën “Jeta e re” më 1949. Për këtë na duket se botimi i shkrimve të Kaleshit në gjuhën origjinale paraqet edhe një aspekt tjetër – nivelin e kulturës gjuhësore të autorit në një kohë transicioni në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni.
Në fund do të theksoja se ky vëllim është një produkt i punës kolektive, që e filluam bashkë me Akad. Feti Mehdiun, në Prishtinë, dhe Akad. Esad Durakoviqin, në Sarajevë, pa të cilët nuk do të mund të mendohej sajimi i këtij vëllimi.

Filed Under: ESSE Tagged With: muhamed mufaku

Me barrikadat Serbia po lufton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

December 28, 2022 by s p

Xhelal Sveçla/

Republika e Kosovës nuk ka qasje agresore e me aspirata pushtuese si Serbia. Republika e Kosovës ka synim paqen e stabilitetin ndërsa Serbia e ka destabilizimin dhe luftën.

Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi. Është pikërisht Serbia e ndikuar nga Rusia ajo që ka ngritur gjendje gatishmërie ushtarake, po urdhëron ngritjen e barrikadave të reja, për të arsyetuar dhe mbrojtur grupet kriminale që terrorizojnë në veçanti qytetarët e etnisë serbe që jetojnë në Kosovë.

Nuk jemi të interesuar për luftë por angazhohemi për luftim të krimit dhe terrorizmit brenda shtetit tonë. Kjo i pengon Serbisë sepse ndër vite ka mirëmbajtur në të gjitha format grupet kriminale në veri të vendit.

Policia e Kosovës është duke zbatuar si kudo në Republikën e Kosovës mandatin e saj ligjor. Ka detyra të përditshme të tyre e jo gatishmëri për luftë. Kjo vlenë edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila kryen detyrat e saj të përditshme dhe as që bëhet fjalë për ngritje të gatishmërisë apo angazhim të rezervistëve.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar që kjo çështje të zgjidhet pa asnjë eskalim të mundshëm. Ky fakt dukshëm po i pengon Serbisë e cila po angazhohet maksimalisht që barrikadat të prodhojnë qoftë edhe viktima në njerëz dhe kjo dëshmohet nga sulmet e njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor, pjesëtarëve të EULEX e së fundmi edhe ndaj KFOR-it.

Me barrikadat si mjet, Serbia po lufton sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit fqinj, Kosovës, ndërkaq ne jemi të interesuar të luftojmë krimin dhe bandat kriminale, brenda shtetit tonë, të kujtdo qofshin ato.

Kurdo që lufta kundër krimit po shpërfaq që ushtrimi legjitim i kompetencave në vendin tonë është në dobi të secilit qytetar pavarësisht etnisë, Serbia me në krye Vuçiçin, po tenton me çdo kusht të cenojë vlerat demokratike që shteti ynë ka promovuar dhe do të vazhdojë të mbrojë.

Andaj, ne nuk do të ndalemi drejt mbrojtjes së këtyre vlerave demokratike dhe të qenurit pranë të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, pavarësisht tendencave kërcënuese.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT