• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe

March 30, 2023 by s p

Shkruan: Hamid Alaj 

Roli i bektashizmit dhe i klerikëve intelektuat bektashinj ka qenë i çmuar në lëvizjen kombëtare shqiptare për liri dhe pavarësi. Shumë nga klerikët e këtij sekti i hapen dyert e teqeve të tyre duke u bërë strehë për patriotët shqiptarë që luftuan kundër sundimit osman por edhe kundër pushtuesve fqinjë. Jo vetëm që dhanë këtë llojë kontributi për lëvizjen kombëtare shqiptare, por intelektualët dhe baballarët bektashian dhanë edhe në fushën e arsimit, ku spikatë puna e tyre e shkëlqyer dhe e pa lodhur. Kështu, puna e tyre u bë “zenit” në fushën e nacionalizmit shqiptarë dhe në fushën e arsimit. Edhe përkundër vënies së “gishtit” të Sulltan Abdul Hamidit, teqeve dhe intelektualëve bektashian, ata nuk e ndalen veprimtarin e tyre patriotike dhe arsimore të popullit të vet. Kështu, kush më shumë e kush më pak nga intelektualët bektashian, morën rolin (me vendime të prera) për përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Padyshim se në këtë fushë një kontribut të çmuar dhanë baballarët bektashian, ku njëri ndër to spikatë “Dervish Meleq Tahir Staravecka, i cili i kaloi tridhjetë vite duke udhëtuar nëpër Shqipëri, nga fshati në fshat, nga Ulqini në Prevezë, për të shpërndarë libra për zgjimin kombëtarë të Shqipërisë. Të gjitha teqet u shdërruan në shkolla shqipe.5“

           Sekti bektashijan në Shqipëri por edhe në trevat tjera shqipfolëse u jepte mundësi klerit (dervishëve) të tyre që të vazhdojnë me propagandën e tyre për të luajtur një rol kyç për pavarësin e shtetit të tyre. Një punë të lavdërueshme baballarët bektashianë bënë edhe në fushën e arsimit. Njëkohësisht në këtë aspekt ato nuk lanë pas dore edhe përhapjen e shkollave dhe të mësuarit e gjuhës shqipe. Mirëpo, Perandoria turke e pa rrezik që shqiptarët të lejoheshin të lexonin e shkruanin gjuhën shqipe, prandaj e ndaloi hapjen e shkolla dhe shtypjen e librave shqip si dhe importimin e tyre nga jashtë dhe shtypjen e tyre brenda Perandorisë turke. Mirëpo, bektashinjtë dhe klerikët e tyre rrezikuan në këtë aspek duke sjellur libra në gjuhën shqipe dhe duke i shpërndarë tek nxënësit e etur për shkrim-lexim të gjuhës së tyre. At rrezikuan aq shumë sa po të ziheshin dënoheshin me burgim nga autoritetet osmane. Dhe kështu, përkundër rrezikut që u kanosoej lëvizja edukuese filloi të zhvillohej dhe të përhapej ngadalë.

           Një rol vendimtarë në këtë aspekt kanë luajtut vëllezërit Frashëri, Samiu, Abdyli dhe Naimi edhe pse nuk ishin bektashijan , por vinin nga trungu bektashian. E dinin mirë se në atë kohë gjuha shqipe nuk kishte alfabet dhe të parët që u përpoqën të formonin alfabetin e gjuhës shqipe pikërisht ishin këta vëllezër, duke e ditur se krijimi i alfabetit shqip dhe kultivimi i gjuhës amtare shqipe do të sillte mjete të shkathëta për të menjanuar dominimin e Perandorisë turke. Këtë detyrë pikërisht, për të formuluar alfabetin e gjuhës shqipe dhe për të hartuar libra shqip e mori si detyrë Naimi.

           Duke ndjekur shumë bektashinj dhe klerikë të këtij sekt dhe të tarikatëve të tij, filluan të merren me ativetetet e lëvizjes kombëtare shqiptare dhe njëkohësisht me përhapjen e shkollave shqipe. Kështu, shumë teqe me udhëheqësit e tyre (dervishë) u bënë çerdhe e mësimit të gjuhës shqipe dhe ato vetë shkolla në vete. Bie fjala teqja e Hajdërie në Gjirokastër ishte vërtet një shkollë në vete. Kur qeveria turke e mësyu këtë teqe, aty gjetën libra shqip i morën dhe i dogjën të gjitha kurse dërvishët e asaj teqeje i dëbuan në Janinë.

           Përkrahës të denjë të klerikëve bektashian në përhapjen e shkollave dhe arsimit shqip padyshim se janë edhe figura të shquara nacionaliste, si bie fjala: Rexhep Mati, Shahinj Kolonja, Ismail Qemali, Fadil Pashë Toptani, Bajo Topulli etj., që ishin mbështetës të denjë të të tyre ku njëkohësisht në raste të shfaqjes së rrezikut nga Perandoria turke ato gjenin strehim dhe në teqet bektashiana, si në atë të Melçanit, Frashërit, Elbasanit, Koshtanit, Prtishtës dhe Përmetit. 

           “Kur në vitin 1902, Sulltan Abdul Hamidi urdhëroi mbylljen e  të gjitha shkollave dhe ndaloi botimin e librave shqip,pas revolucionit të xhonturqëve ato u hapën përsëri për një kohë të shkurtë, dhe u mbyllën përsëri në tetor 1910. Duke e parë këtë veprim të sulltanit turk, teqet bektashiane, ku dervishët kishin vetëm një shkollim elementar, shumë shpejt u shdërruan në rrjet të shkollave të fshehta dhe shërbyen si sistem për të shpërnda libra të drejshqiptimit, gazeta e libra shqip.6” ky rrejt i ngritur nga kleri bektshinj shqiptarë ishte mbështetur edhe nga jasht, sidomos nga teqeja e Karjos (Egjipt) ku një dervish me origjinë shqiptare i quajtur Baba Meleq Shëmbëdhenji ishte dërguar nga aty për në Shqipëri me misionin që kishte ngarkuar vetes për shpërndarjen e librave shqip. 

           Kleri bektashian (dervishët dhe baballarët) ishin shumë të kënaqur kur mësonin dhe ishin në dijeni se fëmijët që ndiqnin shkrim-lexim në teqet bektashiane. Kur ishin në dijeni se fëmijët kishin mësuar alfabetin dhe dinin të lexonin shqip librat që u vinin nga Manastiri ndiheshin shumë krenarë, që mundi i tyre nuk u kishte shkuar bosh me hapjen e teqeve si shkolla në vete. 

           Në vazhdim të këij shkrimi do të paraqesim shkurtimisht edhe teqet bektashiane shqiptare që luajtën një rol vendimtar në përhapjes e shkollave dhe arsimit në gjuhën shqipe. Duke nisur nga Teqeja e Baba Jusufit, në Bllacë të Qarkut të Dibrës, e themeluar në vitin 1893, ishte një teqe, apo thënë ndryshe një qendër e fshehtë e mësimit të gjuhës shqipe në rajonin e Dibrës. Teqeja në Backë në Qarkun e Skraparit e themeluar në vitin 1889 nga Baba Hamiti i Melçanit por e udhëhequr nga shumë baballarë (6) deri në vitin 1923, ndryshe e njohur si Teqeja e Baba Fetahut ishte shumë e njohur për përhapjen e të shkruarit e të lexuarit të gjuhës shqipe sepse ishte vetë ai që i mësonte njerëzit si të lexonion e si të shkruanin në gjuhën amatare. Teqeja e Bulqizës në Qarkun e Bulqizës u themelua në shekullin nëntëmbëdhjetë nga Fejzi Bulqiza i cili ishte shkolluar në Anadoll dhe ktheu në Shqipëri në vitin 1827 dhe udhëhoqi këtë teqe. Ai menjëherë si u bë baba i kësaj teqeje mori iniciativen për të hapur shkolla në rajonet përreth dhe ashtu veproi. Ai me admirit ua mësonte shkrim- lexim njerëzve që e rrethonin dhe kështu teqeja ku ai shërbente u bë një shkollë në vete. Teqeja e Frashërit në Qarkun e Permetit ishte një ndër teqet më të mëdhaja dhe më të rëndësishme në Shqipëri e cila luajti një rol shumë me rëndësi në lëvizjen nacionaliste në fund shekullin nëntëmbëdhjetë. Ajo u themelua nga  poeti mistik, Baba Tahir Nasibi i Frashërit i cili kaloi një kohë të gjatë në Lindjen e Mesme dhe pas kthimit të tij në vendlindje në vitin 1825 themeloi këtë teqe. Kjo teqe më vonë shëberbeu si qendër për shpërndarjen e paligjshme të librave shqip dhe për përhapjen e ndjenjave nacionaliste sidomos në udhëheqjen e Baba Alushit. Mihal Grameno në vitin 1907 për këtë teqe thotë: “Frashëri ishte vend i shenjtë për Shqipërinë për shkak se ishte Frashëri nga ku emisarët dhe predikuesit e gjuhës shqipe u nisën për  të ndriçuar popullin e vet”7. Kjo teqe ka qenë vërtetë një çerdhe e patriotëve shqiptarë, për shkak se aty ishte shkolla e madhe e kombit shqiptar.

           Teqeja Hajdërie, Qarku i Gjirokastes u themelua nga vetë Baba Hajdari por njihet edhe si teqeja e Stufit apo si teqeja e Baba Sulejmanit. Edhe kjo teqe luajti një rol shumë të rëndësishëm për përhapjen e shkollave dhe gjuhës shqipe. Nën udhëheqjen e Baba Sulejmanit, në vitin 1904, në deekadën e fundit të sundimit osman, teqeja ishte denoncuar si strehë për librat shqip dhe si qendër e mësimit të gjuhës shqipe, dhe kështu Ai ishte nga trupat osmane dhe e kishin dërguar në burgun e Janinës për të vuajtur dënimin. Teqe tjera që luajtën një rol shumë të madh në përhapjen e shkollave dhe arsimit shqip padyshim se është edhe teqeja në Matohasanaj, Qarku i Tepelenës e udhëhequr nga Baba Salihu. Ai ishte nxitës i madh i shkollimit në gjuhës shqipe të popullatës për rreth. Kjo teqe gjatë Lidhjes së Prizrenit (1878) ishte përdorur si shkollë e fshehtë për mësimin e gjuhës shqipe. 

           Në përhapjen e shkollave dhe mësimit në gjuhës shqipe, padyshim se spikatë edhe puna e palodhur e Baba Jasharit, që arriti të hapë shkollë shqipe në Martanesh në vitin 1909, që për hirë të vërtetës shkolla të tilla nuk gjendeshin në atë kohë në Tiranë, Durrës, Shkodër e mos të themi në vende e qytete tjera shqiptare. Ka edhe të tjera teqe dhe të tjerë klerikë bektashian që këtu nuk i kemi ceku në këtë punim por shkurtimisht jemi thelluar vetëm në disa sa për ta plotësuar rolin e tyre në përhapjen e shkollave dhe arsimit shqipe gjatë periudhës së tyre. 

           Pas viti 1908-1909, populli shqiptarë përfitoi nga shpallja e kushtetutës turke e shpallur nga xhonturqit, ku shumë nga intelektualës shqiptarë filluan të mësonin popullin si të shkruanin dhe të lexonin në gjuhën shqipe. Me këtë rast edhe teqet bektashiane ishin të lira dhe ishin të transformuara pak a shumë në shkolla të mësimit në gjuhën shqipe. Ato luajtën një rol të madh edhe në “çështjen e alfabetit” pra zgjedhja e alfabetit me të cilën duhej të shkruhej gjuha shqipe. Zgjedhje themelore natyrisht ishte mes alfabetit arab që frymëzohej nga brendia e Perandorisë Osmane dhe alfabetit latin . me këtë rast Kongresi i Manastirit (14-18 Nëntor 1908) vendosi në favor të alfabetit latin.  Edhe pse bektashinjtë ishin pjesë e bashkësisë muslimane, të cilët edhe më herët kishin kontribuar në përparimin dhe përhapjen e gjuhës dhe letërsisë shqipe me alfabet arab, ato prapë se prapë nga ana e bektashinjëve nacionalistë morën anën e mbështetësve të alfabetit latin.  

Filed Under: Komente Tagged With: Hamid Alaj

Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

March 30, 2023 by s p

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Samitin e dytë për Demokraci, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin me temën “Zgjedhje të lira dhe të drejta – Roli i Kongresit në promovimin e politikave të shëndosha zgjedhore dhe pjesëmarrjen e votuesve”. Në fjalimin e tij, kryetari Konjufca foli për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në organizimin e të gjitha cikleve zgjedhore deri më tani, duke shtuar se progresi i arritur në këtë fushë ka kontribuar në zhvillimin demokratik të Kosovës. “Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë dhe se të gjitha proceset elektorale viteve të fundit, sipas raporteve vendore e ndërkombëtare, janë organizuar duke përmbushur standaret më të larta demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta duke dëshmuar kështu pjekuri dhe kulturë të lartë politike dhe qytetare”, theksoi kryetari Konjufca. Kryetari i Kuvendit potencoi gjithashtu rolin e Kuvendit të Kosovës në këtë process, duke theksuar faktin që pas një përpjekjeje disa vjeçare, tashmë grupet politike parlamentare janë në prag të përmbylljes së punës për reformën zgjedhore, për të mundësuar adresimin e mangësive të shpërfaqura gjatë proceseve të kaluara zgjedhore dhe së shpejti ato ndryshime do të miratohen në Kuvend. “Pavarësisht sfidave dhe punës që na pret, të arriturat e deritanishme dëshmojnë maturinë tonë politike dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti demokratik të qëndrueshëm”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Filed Under: Interviste

Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”

March 30, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

Në Piazza Mercato, Napoli përurohet prani të kryebashkiakut Manfredi dhe Maurizio de Giovanni, “Çelësi i së sotmes” i artistit shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti. Është ora 10:00, e enjtja e fundit e marsit 2023. Në Piazza Mercato, Napoli janë mbledhur personalitete të shquara të kulturës dhe artit, autoritete vendore, të ftuar, gazetarë dhe banorë. Ata kanë krijuar një rreth dhe sytë e tyre janë gozhduar mbi një çelës gjigand që qëndron në mes të sheshit. Ata vetëm shohin dhe nuk nxjerrin zë. Madhështia e kësaj vepre arti i ka shtangur. Pas vështrimeve hutuese e kanë radhën fotografitë. Qindra smartphonë e aparate digjitale drejtohen këtij çelësi të pëdredhuar. Askush nuk do që ta humbi këtë mundësi, pa e ruajtur në ëndje dhe shastisje. Edhe në memorin e telefonave dhe aparateve të tyre kjo madhështi kërkon një vend privilegji. Dikush nxiton dhe e njofton këtë befasi në rrjetet sociale, duke e ndarë me miqtë. Dhe është vërtetë një rast që nuk duhet humbur. Është vërtetë një ngjarje që duhet përjetuar. Është një moment i papërsëritshëm. Ne kemi arritur gjithçka për të dëshmuar egon tonë, por është arti ai që paraprin, është kurajoja krijuese ajo që i shtytë tej caqet ë së mundshmes. Minutat e këtij hutimi kalojnë dhe ky përbindësh sa vjen dhe bëhet më i madh me madhështinë vet, atë që mesazhit që përcjell, atë të mundësisë që ofron, për të kërkuar përtej çdo portë që hapet një shans, për të përftuar përtej çdo ndalese që nënshtrohet, një sfidë. Ndërsa Piazza Mercato shndërrohet qendra e ngjarjeve artistike në Italinë e shenjtorëve të magjisë së krijimit, pakkush mendon se pas gjithë kësaj madhështie në sheshin legjendar të Napolit qëndron një shqiptar. Ai është Alfred Mirashi – Miloti, piktor, akademik dhe skulptor monumental. Cili do të ishte aq i shpenguar në fantazinë e tij, të mendonte se një shqiptarë do të ishte ai që do të arrinte të guxonte kaq shumë dhe të arrinte këtë emblemë. Është pagëzuar si “Çelësi i së sotmes” dhe merr bekimin sot, për të qenë një altar ku lutjet tona për një botë që meritojmë, të mund të dëgjohen, ëndrra jonë e madhe e dimensioneve eterne të lirisë, të bëhet realitet. Nis nga Napoli pelegrinazhin e shenjtë të predikimit të bashkëjetesës dhe harmonisë në një botë të kundërtash dhe diversitetesh, në një tashme luftërash dhe konfliktesh. Çdo ide e mendim që përcjell “Çelësi i së sotmes” është një mesazh që arti si dishepulli i dijes dhe dritës kërkon të shpërndajë duke trokitur në çdo zemër të hapur dhe çel çdo vullnet të mbyllur për qëllimin e madh, dhurimin e asaj që na u ofrua si shpërblim nga vetë Ai që na krijoi sipas shëmbëlltyrës së tij.***“Çelësi i së sotmes”, i artistit shqiptaro-italian, Alfred Mirashi – Miloti, vjen në jetë për t’u përkundur në djepin e qytetërimit dhe artit, në Itali, duke u pagëzuar me ninullat e Napolit. Do të rritet në ëndje dhe shpirtin napolitan kjo krijesë prej korteni dhe mundi, për të vijuar shtegtimin nëpër qytetet e Italisë. Nuk do të mjaftohet vetëm me Italinë kjo vepër monumentale, sepse ai është pjesë e projektit, “Çelësat e unitetit”, i cili në bashkëpunim me JeanWolfe nga Los Angeles, do të synojë Amerikën dhe Botën.Stuhia e këtij përjetimi që sot ka pulsuar në Piazza Mercato, Napoli është vetë emocioni që u krijua prej artit për artin, ka zëfillë prej mendimit dhe shpirtjes krijuese për tu madhështuar në kryevepër. Element pas emelementi, profil pas profili, copë pas cope, si në një ngjizje në placentën e ëmës së krijimit, ka pipëtirë në jetë e dimensionit galaktikë kjo vepër, duke marrë tashmë formë, duke treguar se sa e madhërishme është fuqia e artit, se deri ku pasioni i shtytë caqet e së mundshmes.Ndërsa e shohim këtë mrekulli të fuqisë krijuese që merr frymë në frymëmarrjen e shpejtuar, të soditësve që përjetojnë, pak prej tyre u shkon me mendje se ishte ajo shpirtje arti përmes mendimeve të mprehta dhe qëllimeve të lartësuara besimi, ata që ravijëzuan këtë gjigant në konfigurime, duke i mëkuar përkushtimin dhe fuqinë transformuese që ngulmon të marrë frymë në një jetësim artistik, i cili e gjen gjuhën e komunikimit me ne, me atë heshtjen e copëzuar në fragmente e profile, dhe ashtu e trupëzuar dhe e gjallë në metal, arrin të përçojë ndjesinë e ngrohtë të një përjetimi, që struket i frikësuar mes trajtash dhe formash ku ne rrekemi të udhëtojmë me përfytyrimin.“Çelësin e së sotmes” vjen si një monument i arsyes për të besuar se ne do të jemi triumfatorët e një kësaj të sotme kundërshtishë; kulturash dhe botëkuptimesh, identitetesh dhe përkatësish racore, qasjesh politike dhe orientimesh gjinore, është një tashmëri portash të mbyllura, muresh të larta, zemra të ngrira, e ndasish që i bindet artit të dëshmojë një vullnet për të ndryshuar. Ne i përkasim të sotmes, siç meritojmë njëri-tjetrin, dhe çelja e këtyre portave, rrëzimi i këtyre ndalimeve, ndezja e zemrave, janë ai altar i lutjeve të artistit dhe krijimi vjen shpirtshëm si prej një urdhërese të lartë ofron si shpagim një çelës dhe besim të aspiratat e ardhmërisë. Skulptori, por jo vetë, edhe piktori dhe akademiku, njeriu dhe malësori i epikës legjendare, rrëmon nëpër gjithëkohësi, e sjell si prej mitit dhe tempujsh të varrosur në harrim, “Çelësin e së sotmes”, për të treguar se ku ka shpirt të pastër dhe dashuri të dëlirë ka gjithnjë kapacitete për të besuar dhe ndryshuar. E zbret ai nga pafundësia këtë mrekulli që shastis për të dëshmuar se sa i madhërishëm është vlerësimi që na shpërblen me të sotmen, me të tashmen që tregon veprën e krijimit si një zgjim.Vjen ky çelës i përdredhur pas betejash të pafundme qëndrese, mëdyshjesh dhe hezitimi, që i dhanë tjetër trajtë dhe i kunguan atë fuqi që ka sot, për të çliruar të sotmen tonë të çdo skllavërimi dhe privacioni, nga çdo nënshtrim dhe despotizëm, për t’i dhënë duarve të vullnetit tonë të mirë “Çelësin e së sotmes” si art dhe zotërim vetëbesimi, si shprehje dhe triumf i çdo beteje për të merituar të sotmen.Alfred Mirashi – Miloti, beson se përmes veprës “Çelësi i së sotmes”, këtij shpirti sfidues dhe krijues vjen të dëshmojë sinqerisht dhe pastërtisht zemrën e madhe të njerëzimit dhe dashurisë si shpërblim.Më në fund një ëndërr bëhet realitet, guximi shpërblehet me arritje, e sotmja pranon në gjirin e vet zërin e shpirtit të pasioneve krijuese si një zë që bekon dhe vullnet që na mëkon të bukurën dhe guximin si vlera të atij vullneti që beson.Munguan në këtë kremte të arritjes së jashtëzakonshme personalitetet shqiptare, të cilët edhe pse të ftuar kanë guxuar të refuzojnë të jenë të pranishëm, të tregojnë se ai i “çmendur” që ka bërë një “çmenduri” arti, që mundur ta realizojë tjetërkush, i përket Shqipërisë po kaq sa dhe Italisë. Autoritetet shqiptare edhe pse nuk e meritojnë të jenë të nderuar me arritjen e kurajshme krijuese të bashkëkombësin e tyre, duhet të tregonin mirënjohje dhe respekt, duke mos humbur një ngjarje të tillë, përmbushja artistike e cila i bën krenar edhe ata siç nderon çdo shqiptarë jo vetëm në Itali, por kudo ku ata ndodhen.

Filed Under: Kulture

VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”

March 30, 2023 by s p

VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”

Filed Under: Fejton

Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

March 30, 2023 by s p

Arjeta Ferlushkaj Kotrri

Boston, 29 Mars 2023

Më 26 mars 2023, në orën 12:00, në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, u mbajt promovimi i ribotimit të “Albumit” me autor Fan Noli. Ky është ribotimi i parë që i bëhet kësaj vepre në SHBA dhe kjo u bë e mundur nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press”, New York. Organizues të ktij aktiviteti ishin Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në bashkëpunim me bibliotekën “Fan Noli” në Boston, e cila është nën përgjegjësinë e znj. Neka Doko. Në Shën Gjergjin e Nolit, për një përurim kaq simbolik e domethënës, ishin të ftuar të veçantë Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, gjithashtu edhe shkrimtarë, studiues, profesorë, artistë, gazetarë, aktivistë, dashamirës të librit dhe anëtarë të komunitetit shqiptar.Të gjithë të ftuarit u pritën fillimisht në kishë nga At Theofan Koja dhe znj. Neka Doko, të cilët bënë një përshëndetje speciale për të gjithë pjesëmarrësit dhe dhanë udhëzimet e duhura rreth programit që do të vijonte më pas në auditor për përurimin e “Albumit” të Fan Nolit.Fjalën e hapjes së këtij promovimi e mbajti z. Mëhill Velaj, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, njëkohësisht moderator i këtij aktiviteti. Mbasi përshëndeti auditorin, z. Velaj i ftoi të gjithë të pranishmit të nderonin të dy himnet, amerikan dhe shqiptar, si dhe të mbanin një minutë heshtje në nderim të Fan Nolit, Faik Konicës, Antonio Athanasit, Guri Stefanit dhe Rozi Theoharit.Z. Velaj ftoi më pas At Theofan Kojën, rektorin e Katedrales Ortodokse Shqiptare në Shën Gjergj. At Theofani, në emër edhe të kishës, u shpreh se ishin të lumtur që kishin në mesin e tyre personalitete të shquara nga bota e shqiptarëve në SHBA dhe përmendi rolin e pazëvendësueshëm që ka luajtur Fan Noli në lartësimin dhe bashkimin e shqiptarëve, duke e quajtur atë si “fanari që ndriçon për shqiptarët dhe shqiptarizmën kudo në botë”. Një moment i rëndësishëm i këtij eventi ishte edhe dekorimi i At Arthur E. Liolinit nga Federata “Vatra” me titullin “Mirënjohje”. Para këtij çasti, kryetari i “Vatrës”, z. Elmi Berisha, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe u shpreh se ndihet i nderuar që “është pjesë e këtij aktiviteti dhe që ndodhej në shtëpinë e vërtetë të shqiptarisë, sepse këtu lindi për herë të parë nisma e bashkimit të shqiptarëve prej Fan Nolit dhe Faik Konicës.” Më pas, kryesia e “Vatrës”, i dorëzoi dekoratën z. Evans Liolini, djalit të At Arthurit.Në këtë ditë të shënuar për kulturën shqiptare në SHBA, presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, z. Adnan Mehmeti, u shpreh se “jam i nderuar dhe i emocionuar që ndodhem në Shën Gjergj sot, në vatrën e bashkimit të shqiptarëve por edhe të bashkimit të shkrimtarëve.” Në fjalimin e tij të titulluar “Një libër që na frymëzon”, z. Mehmeti e quan këtë ditë një ditë feste që bashkon shkrimtarë. “Për librin me poezi “Albumi” të Fan Nolit, për të cilin po mblidhemi sot, është një ftesë kujtese. Është ftesë për të lexuar e njohur një pjesë të ndritshme të letërsisë sonë shqipe. (…) Ribotimi i “Albumit” në tokën që e mirëpriti dhe mbajti eshtrat e tij, pasuron bibliotekat e lexuesve shqiptaro-amerikanë. E ribotuam në përvjetorin e lindjes së Nolit, për të cilën në librin e tij “Autobiografi”, thotë se ka lindur në një datë të shenjtë.”Editori i gazetës “Dielli”, z. Sokol Paja e përshëndeti aktivitetin dhe e quajti këtë ribotim të “Albumit” një shërbim të çmuar dhe të madh që i bëhet kulturës shqiptare dhe identitetit tonë kombëtar. Në vazhdimësi të programit, z. Velaj i dha fjalën përgjegjëses së bibliotekës “Fan Noli”, znj. Neka Doko, e cila u paraqit me kumtesën e saj titulluar “Frekuencat e shpirtit Nolian-proza poetike”. “Mua më ka prekur energjia e ndërthurjeve zhanrore, disiplinore dhe nuancore në krijimtarinë noliane. Një fushë kuantike me prurje të befasishme”. Znj. Doko lexoi para auditorit një fjalim që Fan Noli e ka mbajtur në ditën e Shën Gjergjit, më 6 maj 1908, me rastin e 440-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeu. E përcjellim një pjesë: “O trim mbi trimat Gjergj Kastriot, ti na e shkëlqeve historinë me aq faqe të arta (…) Është Aleksandri i Madh që u ngjall prej varri, thonë të gjithë ushtarët turq. Krerë e kapedanë, që e nderuat Shqipërinë me trimëritë tuaja, bëmeni vend edhe mua të gjorin që të vajtoj mbretin tim (…) Kini besim se Zoti do na e falë një Skenderbe të ri. Ashtu qoftë!” Më pas, vëllezërit Delija performuan para auditorit një këngë, të cilën e kishin përgatitur enkas për Fan Nolin dhe Faik Konicën.“Fan Noli, ‘Albumi’ dhe ne” emërtohej fjalimi që dokt. Arjeta Ferlushkaj Kotrri mbajti para auditorit. Sipas znj. Ferlushkaj Kotrri, çështja e gjetjes së origjinalit për disa vepra të rëndësishme letrare, mbetet ende sfidë. Me ribotimin e “Albumit”, është menduar që t’i lehtësohet lexuesit aksesi për tek origjinali dhe për studiuesit e veprës së Nolit, është një libër shumë i mirë pune. Ndër të tjera, znj. Ferlushkaj Kotrri përmendi edhe kriteret e ribotimit të “Albumit”, çfarë është prekur në tekst, çfarë është respektuar nga origjinali, etj. “Shpresojmë që me këtë libër, të kemi një impakt frytdhënës tek të rinjtë, t’i nxisim ata ta duan edhe më shumë leximin në gjuhën shqipe, ta duan edhe më shumë letërsinë, t’i duan edhe më shumë rrënjët e tyre shqiptare.”Pas një pushimi të shkurtër, nga ku të pranishmit patën mundësi të shijonin ushqime tradicionale shqiptare ofruar nga fondi i bibliotekës dhe Kisha e Shën Gjergjit, vijoi pjesa e dytë e programit. Fjalën e radhës, z. Velaj ia dha editores në gjuhën angleze të gazetës “Dielli”, znj. Rafaela Prifti, e cila u paraqit me kumtesën “Një ‘Album’, shumë perspektiva”. Znj. Prifti e quajti këtë botim nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë si një dedikim ndaj Nolit dhe një vlerësim që i bëhet atij për kontributin e dhënë në pjesën e parë të shek.XX. “Noli, përmes dhuntisë së tij, që është fjala, ai bëri të mundur jo vetëm të ‘lindë’ Kisha e Shën Gjergjit dhe “Vatra” por edhe kontributet e tjera, siç është “Albumi”. Pikërisht këtë po feston sot SHSHSHA-ja dhe ne për Nolin: fuqinë e tij të fjalës.”Pjesë e programit ishin edhe recitimet nga “Albumi” si “Anës lumenjve” nga Valbona Lavdari, “Syrgjyn vdekur” nga aktorja Vjollca Gjoci dhe “Plak topall dhe ashik” nga Julia Gjika. Një përshëndetje speciale bëri edhe grupi i shoqatës “Skëndërbeu”, ardhur enkas nga New York-u, të cilët bënë edhe një donacion për bibliotekën e Nolit.Studiuesi Namik Selmani paraqiti para auditorit kumtesën “Testamenti vargëror që na duhet në breza”. Z. Selmani përmendi kontributet e Nolit për kulturën shqiptare në përgjithësi, duke u ndalur në vlerën simbolike që ka “Albumi”, në plane të gjëra. Ai përmend se, vërtet vepra e Nolit u ribotua qoftë në Kosovë apo në Shqipëri, por asnjëherë në Amerikë dhe këtë e realizoi SHSHSHA-ja në vitin 2023. Studiuesi dhe shkrimtari Namik Selmani sugjeron që “ky ribotim duhet të bëhet pjesë e shkollave shqipe në SHBA dhe kudo ku mësohet shqip dhe duhet të përcillet mesazhi i poezisë së Nolit si testament.”Ndërsa, studiuesi Thanas Gjika prezantoi para auditorit kumtesën e tij të titulluar “Fan Noli, krijuesi i trinomit kisha-“Vatra”-“Dielli”. Z.Gjika foli për sfidat që Nolit i është dashur të kapërcejë kur po punonte për çështjet kombëtare dhe e sheh ribotimin e “Albumit” si një nevojë të gjallërimit të trinomit kisha-“Dielli”-“Vatra” dhe synimeve të tij. Duhet përmendur që, të gjithë referuesit kanë respektuar kriterin e dygjuhësisë në Shën Gjergj, duke qenë se mes të pranishmëve nuk kishte vetëm shqipfolës. Zonja Neka Doko u kujdes që variantet në anglisht të fjalimeve/referimeve, të ekspozoheshin para auditorit. Xhirimet e aktivitetit u mbuluan nga stafi i televizionit “Kultura Shqiptare” me në krye të nderuarin z. Adem Belliu, si dhe “Noli Show”-“AIA Production”, udhëhequr nga z. Nazim Salihu.Ndërsa kamera e fotografit Mark Kristo arriti të memorizonte çaste nga kjo ditë feste për të gjithë komunitetin shqiptar në SHBA, e jo vetëm. Zonja Egzona Morina, doktorante në SHBA dhe kontribuese në bibliotekën noliane, asistoi organizatorët në ekspozimin e “Albumit” dhe iu përgjigj lexuesve që kërkonin të siguronin kopje të tij. Nga shitja e librit, botuesi i dhuroi gjysmën e të ardhurave kishës së Shën Gjergjit. Mbyllja e aktivitetit u bë nga z. Mëhill Velaj dhe znj. Neka Doko. Në fund, të pranishmit u udhëhoqën nga znj. Doko për një vizitë në fondin dhe arkivin e bibliotekës “Fan Noli”.

Filed Under: Politike Tagged With: Arjeta Ferlushkaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT