• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)

March 29, 2023 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2023

“The United States Daily” ka botuar, të shtunën e 22 shtatori 1928, në faqen n°2, telegramin e Ahmet Zogut dërguar asokohe presidentit amerikan Calvin Coolidge për njohjen dhe urimet e tij me rastin e ngjitjes në fronin e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti shqiptar falenderon Presidentin

Shpreh mirënjohje për njohjen dhe për punën ndihmuese të Kryqit të Kuq.

Burimi : The United States Daily, e shtunë, 22 shtator 1928, f.2
Burimi : The United States Daily, e shtunë, 22 shtator 1928, f.2

Mbreti i Shqipërisë i ka telegrafuar Presidentit Coolidge duke e falënderuar për njohjen dhe urimet e bëra me rastin e marrjes së fronit të Shqipërisë.

Telegrami i bërë publik nga Departamenti i Shtetit më 21 shtator shpreh gjithashtu mirënjohjen e popullit shqiptar për punën ndihmuese të Kryqit të Kuq Amerikan. Telegrami vijon në tekstin e plotë :

Tiranë, Shqipëri.

Shkëlqesisë së tij Calvin Coolidge, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Washington, D.C.

I prekur thellësisht nga urimet dhe përgëzimet e mira që Shkëlqesia Juaj ka shprehur me kaq dashamirësi me rastin e ngjitjes sime në fronin e Shqipërisë, nxitoj t’ju paraqes sigurinë e mirënjohjes time më të thellë për këtë akt miqësie të përzemërt ndaj meje dhe popullit shqiptar.

Me këtë rast kam kënaqësinë t’ju përcjell shprehjen e ndjenjave të mirënjohjes që populli im vazhdon të ushqejë ndaj popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara për ndihmën humane të marrë nëpërmjet Kryqit të Kuq Amerikan në një kohë kritike.

Për më tepër, populli shqiptar është shumë mirënjohës për mikpritjen e përgjithshme që Republika e madhe e Shteteve të Bashkuara u bën me kaq lirshmëri shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, duke u dhuruar atyre përfitimet e kulturës dhe mirëqenies amerikane.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, urimet e mia më të sinqerta për lumturinë tuaj dhe për prosperitetin më të madh të popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara.

(Nënshkruar) ZOGU

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres

March 29, 2023 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në vazhdën e vizitës së tij zyrtare në SHBA, është pritur në takim nga ish-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi. Kryetari Konjufca dhe kongresistja Pelosi shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Kuvendit të Kosovës potencoi se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë. “Kosova dhe populli ynë janë të bekuar që kanë miq kaq të mrekullueshëm dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara”, theksoi kryetari Konjufca. Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli. Vizita e kryetarit të Kuvendit në Uashington do të vazhdojë me takime të tjera në Kongresin Amerikan.

Kryetari Glauk Konjufca falënderon kongresistin Torres për përkrahjen ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka vijuar vizitën e tij zyrtare në Uashington, me takime me anëtarë të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Në kuadër të këtyre takimeve, kryetari Konjufca është pritur nga kongresisti Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës. Kryetari Glauk Konjufca ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ​

Filed Under: Rajon

Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet

March 29, 2023 by s p

29 Mars 2023 – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë, njoftime dërguar nga Presidenca e Republikës së Kosovës:

Presidentja Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci në seancë plenare me presidentin Macron, kryeministrin britanik, Sunak dhe kancelarin gjerman Scholz

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Dytë për Demokraci, të organizuar sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë. Në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, Presidentja Osmani do të jetë folëse krahas liderëve botërorë: presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të  shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.

Samiti për Demokraci do të hapet nga Presidenti Joe Biden në orën 12:00 dhe do të bashkojë vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato.

Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, si institucion udhëheqës në Kosovë përgjatë “Vitit të Veprimit”, në kuadër të Samitit për Demokraci, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkudhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.

Bashkëngjitur gjeni video adresimin e  Presidentes Osmani në Samitin për Demokraci dhe transkriptimin e tij në gjuhën shqipe dhe atë angleze:

Linku: https://we.tl/t-8gYqNj3qvQ

Deklarata shtetërore e Presidentes Vjosa Osmani
Samiti për Demokraci

I nderuar President Biden, të nderuar kolegë,

Demokracia është më shumë se thjeshtë një sistem qeverisjeje. Për Republikën e Kosovës, ishte dëshira jonë e fortë për demokraci që siguroi rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Dhe duke e forcuar atë sot, demokracia do të na hapë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme brenda institucioneve euroatlantike.

Në vetë thelbin e saj, demokracia ka të bëjë me të drejtën për ta zgjedhur drejtimin, të ardhmen dhe fatin tuaj. Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet.

Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit! Me forcë dhe entuziazëm të plotë kemi punuar për t`i zbatuar zotimet, të cilat i kemi përcaktuar vitin e kaluar.

Por, “viti i veprimit”, ka qenë gjithashtu një vit i sfidave të konsiderueshme globale, me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të cilat po ndodhin në mbarë botën përderisa ne jemi mbledhur sot.

Kosova e di shumë mirë se si ndihet një popull i pafajshëm i cili në lëkurën e vet përjeton një lufte brutale dhe gjenocidale, dhe pikërisht sepse e dimë këtë,  pa asnjë mëdyshje vendosëm menjëherë sanksione kundër Rusisë dhe e kemi mbështetur pa ndalur popullin e Ukrainës.

Vuajtja e pamasë e popullit ukrainas shërben si një kujtesë e fuqishme se asnjë çmim nuk është aq i lartë për të paguar për liri dhe demokraci – dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë me aleatët tanë për t`i mbrojtur këto vlera kudo në botë.

Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin  e korrupsionit. Jemi duke e zbatuar Strategjinë Kombëtare për Sundimin e Ligjit, krahas reformave të pakompromis dhe me ritme rekorde për ta garantuar një qeverisje llogaridhënëse, të barabartë dhe efektive në të gjitha institucionet publike.

Përpjekjet tona janë njohur në mbarë botën. Së bashku me miqtë tanë nga Republika Dominikane ne kemi bashkudhëhequr kohortën e Sundimit të Ligjit në kuadër të Samitit për Demokraci. Përveç kësaj, sipas Freedom House, Kosova në vitin 2022 është renditur si demokracia e tretë më e përmirësuar në botë, dhe në vetëm dy vite është ngritur për 20 vende më lart në indeksin antikorrupsion të Transparency International.

Që nga takimi ynë i fundit, ne kemi punuar pa u ndalur për ta avancuar diversitetin dhe gjithëpërfshirjen si themel për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. U zotuam për krijimin e Këshillit Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe ia arritëm. Ky Këshill ka siguruar mbikëqyrjen e zotimeve dhe angazhimeve tona nga institucionet më të larta në vend dhe në çdo shtresë të qeverisjes, dhe puna e këtij Këshilli do të vazhdojë edhe përtej edicionit të dytë të Samitit.

Ne jemi gjithashtu krenarë të raportojmë mbi miratimin e një strategjie të guximshme kombëtare kundër dhunës me bazë gjinore dhe për ndërmarrjen e hapave domethënës për të garantuar vendin e merituar të grave në institucionet publike dhe role vendimmarrëse.

Një demokraci e fortë është një demokraci që vepron edhe për gratë. Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm, por përderisa gratë vazhdojnë të përballen me mizogjininë në vendet e punës, dhunën në shtëpi, heshtjen me forcë në klasë ose keqtrajtim gjatë ecjes në rrugë – kjo betejë është larg përfundimit.

Gjatë këtij “viti të veprimit”, Kosova ka udhëhequr diskutimet globale për avancimin e të drejtave të grave duke qenë nikoqir i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me mbi 500 pjesëmarrës me ndikim në këtë fushë nga 6 kontinente, dhe në tetor të këtij viti do t’ju mirëpresim të gjithëve në edicionin e dytë në kryeqytetin tonë, në Prishtinë.

Te nderuar kolegë,

Përkushtimi ynë për demokraci nuk është vetëm një zotim i Samitit, është ekzistenca jonë e përditshme në vijën e parë të frontit përballë autokracive.

Përkushtimi ynë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pathyeshëm.                   

Përkushtimi ynë për të punuar me partnerë në mbarë botën për ta mbrojtur dhe ushqyer atë, është po ashtu i pathyeshëm.

Siç tha kohët e fundit Presidenti Biden: “Në momentet e trazirave të mëdha dhe pasigurisë, gjëja më e rëndësishme është të dish se çfarë përfaqëson. Dhe të dish se kush qëndron me ty, e bën gjithë dallimin.”

Vetëm përmes bashkimit të forcave mund ta ndërtojmë një të ardhme ku demokracia është një realitet për të gjithë.

Faleminderit!

Filed Under: Politike

Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve

March 29, 2023 by s p

31 Mars, ora 18:00- Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve dhe përurim i librit “Këngë të Egra, Këngë të Buta” me Prof.Dr. Zymer Neziri. Pjesë e takimit do jenë Prof. Nicola Scaldaferri në Zoom, dhe z. Isë Elezi, i cili do japë një performancë me lahutë. Ftojmë komunitetin shqiptar në New York e New Jersey të jenë pjesë e kësaj ligjërate e diskutimi. Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar, ju lutem plotësoni këtë formë: https://forms.gle/JrcZLs2QXAyhYihZ7. The event will be at the Northwestern Corner Building, Room 501, Columbia University, 550 W 120th St, New York, NY 10027.

Filed Under: Reportazh

AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM

March 28, 2023 by s p

Ambasador Blerim Reka do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA ditën e mërkurë më 29 mars 2023 në orën 2 Pm.Ftohet komuniteti dhe mediat që të marrin pjesë.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT