• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

Më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

March 1, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Jeronim de Rada ka lindur më 19 nëntor 1814, në një katund të vogël të Kalabrisë të quajtur Macchia Albanese. Pasi kreu kolegjin e San Benedeto Ullanos, studioi për drejtësi në Universitetin e Napolit. Në vitin 1836, kur ishte 22 vjeç botoi “Milosaon”, librin e tij të parë. Milosao është një përrallë historike me vjersha në gjuhën shqipe. Jeronim de Rada e arriti kulmin e krijimtarisë së tij në vitin 1866 kur botoi në Firence “Këngët e Milosaos”. Ky libër përmban rapsoditë më të bukura shqiptare, të cilat autori i kishte mbledhur në kolonitë shqiptare të Kalabrisë dhe të Napolit. Këto këngë i patën sjellë me vete të shpërngulurit (arbëreshët) dhe u transmetuan gojë më gojë nga brezi në brez për katër shekuj. Më 1840 botoi poemën “Serafina Topia“, e cila më tepër se një himn dashurie është një himn për bashkimin e shqiptarëve. Gjatë viteve 1847-1848 botoi “Rrëfimet e Arbrit”, e cila përbëhet nga katër novela romantike. Më 1861 botoi “Parimet e estetikës”, më 1864 “Lashtësia e kombit shqiptar” dhe më 1866 “Rapsodi e një poeme arbëreshe”. Veprën e fundit Jeronim de Rada e shkroi në vitin 1900 në moshën 86 vjeçare. Jeronim de Rada u martua më 1850 me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Fatkeqësitë familjare, vdekja e gruas dhe e djemve nuk e mposhtën atë, por dhimbjen e ktheu në forcë duke vazhduar veprimtarinë krijuese. Në këtë kohë shkroi poemën “Skënderbeu i pafat“.

Filed Under: Kulture

NJË NATË DHE NJË DITË E ANKTHSHME

March 1, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Sot kujtojmë Masakrën e Likoshanit dhe Qirezit, të 28 shkurt 1999, me nderim dhe dhimbje të madhe, për aktin e tmerrshëm të gjenocidit, të shkaktuar nga makineria serbe. Me nderim të thellë dhe krenari, kujtojmë gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë në Likoshan dhe Qirez, dhe në krejt Kosovën.Krimet serbe në Kosovë janë ende të pa ndëshkuara nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare. Më 28 shkurt 1998, policia serbe vrau 24 shqiptarë në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, prej të cilëve 20 ishin civilë.Pas masakrës së kryer nga shteti serbe në Likoshan dhe Qirez më 28 shkurt 1998, lufta e lavdishëm e UÇK-së nuk mund të kishte më kthim pas, deri në çlirimi e Kosovës. Atë ditë breshër armësh u ndëgjuan nga katër anët e atyre fshatrave. Helikopteri qëllonte pa asnjë kontroll në të gjitha drejtimet. Pas një kohe të gjatë, në mbrëmje, arritëm në malin e Lagjes Krasniqi të Gllanasellës dhe aty takuam edhe shumë burra dhe veprimtarë. Që andej dukeshin gjatë gjithë ditës sesi arrinin forca të blinduara ushtarake serbe drejt Likoshanit dhe Qirezit. Askush nuk dinte saktë për numrin e të vrarëve dhe të plagosurve. Në ditën e nesërme forcat serbe zunë të tërhiqen duke lënë pas vetes gjurmët e krimeve dhe të gjenocidit që kishin ushtruar ndaj popullatës civile shqiptare.Kurrë në jetën time nuk do ta harroj atë ditë. Aty do ta takoj veprimtarin Adem Gashi bashkë me Jakup Krasniqin, Shaban Shalën, Hafir Shalën kur hymë në odën e Sejdijajve dhe pamë katër vëllezërit Sejdiu të vrarë. Hapu moj tokë!Derisa prindërit u qëndronin te koka duke pritur dhe përcjellë njerëz nga anë e anës së Kosovës me një qëndrim fisnik e burrëri të paparë. Nuk na bënte punë goja as sa për të shqiptuar një ngushëllim.Dr. Hafir Shala bëri përpjekje të pamundura që të ndihmonte dhe ta shpërndante lajmin për masakrën, për krimet serbe, tutje opinionit ndërkombëtar edhe përkundër faktit se kishte mungesë të mjeteve elementare. Ai bëri të mundur identifikimin e plagëve vdekjeprurëse. Adem Gashi, në këtë kohë ishte drejtor i RTK (Programit satelitor) që transmetohej nga TV shqiptar, bënte përpjekje që sa më shpejt ta shpërndante të vërtetën para opinionit ndërkombëtar lidhur me krimet serbe kundër civilëve shqiptarë në Likoshan dhe Qirez.Dikur, si në një vorbull, humba përqendrimin nga marramendja sa nuk e dija në ishte natë apo ditë.Sidoqoftë ishte diçka e ankthshme midis një nate e një dite shkurti, që dukej sikur me valët e erës shpërndante dhimbje, trishtim e pikëllim të pafundmë.A do të vinte edhe një ditë tjetër pas asaj tragjedie!? I përjetshëm qoftë kujtimi, respekti e vlerësimi për dëshmorët dhe martirët e Likoshanit dhe Qirezit. Lavdi

Filed Under: Kronike Tagged With: Lulzim Nika

MENAXHIMI I STRESIT DHE ANKTHIT AKUT PËRMES FRYMËMARRJES

March 1, 2023 by s p

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Unibe)/

Shkencëtarët nga Universiteti i Stanfordit, SHBA (Balban et al. 2023) deshmojnë se teknika e frymëmarrjes pesë-minutëshe është aktualisht mjeti më i fuqishëm për të reduktuar ankthin dhe stresin akut. Ne të gjithë marrin frymë. Shumicën e kohës ne e bëjmë atë pa menduar fare për të. Por ata që me vetëdije përqendrohen në çdo frymëmarrje dhe frymënxjerrje, mund të kenë përfitime mbresëlënëse shëndetësore, veçanërisht për ta reduktuar stresin dhe ankthin akut (Balban et al. (2023); Leggett, H. (2023); Cassella. C. (2023).Një studim i publikuar para ca javësh nga shkencëtarët e universitetit të Stanfordit, në SHBA (Balban et al., 2023) ku solli rezultate të mahnitëshme se gjatë një muaji, pesë minuta teknika të frymëmarrjes ditore ofruan përfitime më të mëdha në reduktimin e stresit dhe ankthit se sa meditimi për një kohë të ngjashme. Pra, në disa aspekte, pjesëmarrësit e caktuar në grupin e teknikës së frymëmarrjes rezultuan të kishin më shumë përfitime në uljen e stresit dhe ankthit, krahasuar më pjesmarrësit e studimit, që ishin caktuar të bënin vetëm meditim. (Balban et al., 2023)Ky studim i publikuar në revistën shkencore «Cell Reports Medicine» sugjeron se ushtrimet e frymëmarrjes mund të kenë një efekt më të lartë për shëndetit mendor sesa meditimi. Kjo teknikë e frymëmarrjaes sipas Balban et al. (2023) mund të zavendësonë ilaqet kundër stresit, depresionit dhe ankthit.Sipas autorëve (Balban et al., 2023) të këtij studimi shkencor, nese dojmë ta të përmirësojmë gjumin, të reduktojmë stresin gjatë ditës, të regjenerohemi nga puna intensive dhe stresi që sjellë jeta në përgjithësi, frymëmarrja e strukturuar e shkurtër e quajtur «psherëtima ciklike» (5 minuta) është ndër teknikat më të preferuara për ta aplikuar. Autorët e këtij studimi, Balban et al. (2023) theksojnë se ç’do ditë të eksperimentit në këtë punim shkencor, pjesëmarrësit raportuan për gjendjen shpirtërore dhe shenjat vitale, duke përfshirë rrahjet e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe gjumin. Ata që investuan pesë minuta duke punuar për frymëmarrjen e tyre ç’do ditë, treguan lehtësimin më të madh të stresit në fund të muajit, me përmirësime ditore në shëndetin e tyre mendor dhe fiziologjik.Studimi aktual i Balban et al. (2023) testoi tre teknika të ndryshme të frymëmarrjes dhe njëra prej tyre dukej se performonte më së miri.Pjesëmarrësve të cilëve iu kërkua të praktikonin psherëtimën ciklike (kur pas një frymëmarrje normale merr edhe një frymëmarrje tjetër, pra dy frymëmarrje, ende pa bërë frymënxjerrje)- kur frymënxjerrjet janë të më të theksuara dhe të zgjatura – treguan përmirësime më të mëdha se ata të cilëve iu kërkua të praktikonin frymëmarrjen «in box» (në kuti) – kur frymëmarrja, pauza dhe frymënxjerrja përputhen të gjitha në kohëzgjatjet – ose hiperventilimi ciklik – kur frymëmarrjet janë më të gjata dhe frymënxjerrjet janë më të shkurtra.Studimi në fjalë (Balban et al., 2023) deshmoi se grupet e teknikës së frymëmarrjes raportuan një rritje më të lartë të ndikimit pozitiv sesa grupi i meditimit.Studimet e mëparshme të frymëmarrjes kanë treguar se frymëmarrjet në përgjithësi rrisin rrahjet e zemrës ndërsa frymënxjerrjet i ulin ato. Ndoshta kjo është arsyeja pse «psherëtimat ciklike» janë kaq efektive. Ne mund të qetësojmë trupin dhe mendjen duke u fokusuar në teknikat e frymëmarrjes më vetëdijesim të plotë.Efektet pozitive të meditimit kërkojnë një kohë më intenzive dhe se sa teknikat e frymëmarrjës për ta dhënë efektin e duhur.Sipas autorëve të këtij studimi (Balban et al., 2023) frymëmarrja e kontrolluar ndikon drejtpërdrejt në shkallën e frymëmarrjes, e cila mund të shkaktojë efekte qetësuese më të menjëhershme fiziologjike dhe psikologjike, duke e rritur tonin e nervit vagal gjatë ekspirimit (frymënxjerrjes) të ngadaltë. Ndërsa meditimi mund të ulë tonin e nervit simpatik në planin afatgjatë, ky nuk është qëllimi i tij kryesor për ta ulur stresin akut. Ende ka nevojë për më shumë kërkime shkencore për të ndarë dallimet midis meditimit dhe frymëmarrjes së kontrolluar, e cila duket se ka përfitime më të menjëhershme shëndetësore.Ne si njerëz, kurrë nuk kemi plotësisht kontroll mbi trupat tonë, ndaj ndonjëherë ky fakt mund të jetë një realitet vërtet i frikshëm. Të ushtrosh një moment kontrolli, qoftë edhe thjesht për të psherëtirë, mund të jetë pikërisht kjo një terapi, që mjekët në të ardhmën mund ta përdorin për trajtimin e pacientëve, që lengojnë nga stresi dhe ankthi akut.Referencat1. Leggett, H. (2023). Cyclic sighing’ can help breathe away anxiety. Scope, Stanford Mdeicine. Në dispozicion: https://scopeblog.stanford.edu/…/cyclic-sighing-can…/ (konsultuar më 28.2.2023)2. Balban et al. (2023). Cell Reports Medicine 4, 100895January 17, 2023 ª 2022 The Authors. Në dispozicion:https://doi.org/10.1016/j.xcrm.2022.100895 (konsultuar më 28.2.2023).Cassella. C. (2023). A Simple, 5-Minute Breathing Technique Is a Powerful Tool to Reduce Anxiety. Në dispozicion: https://www.sciencealert.com/a-simple-5-minute-breathing…. (konsultuar më: 28.2.2023). Rreth autorit: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Unibe). Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Bashkëzbulues i Modelit të Kompetencave të Lidershipit Drenica. Kontakti: info@alss-edu.ch; www.alss-edu.ch.

Filed Under: Komente

DIELLI ME SHQIPTARËT NË STRASBOURG

March 1, 2023 by s p

Fllanxa Veshi Mirashi profesore e gjuhës angleze në Universitetin e Strasbourgut në degën Infirmatikë dhe Komunikim, në një rrëfim ekskluziv për Diellin e Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, shpjegon me detaje punën edukative e patriotike për mësimin e gjuhës shqipe në Strasbourg dhe aktivitetet sociale e kulturore në dobi të komunitetit shqiptar në Strasbourg të Francës.

ORGANIZIMI I SHQIPTARËVE NË STRASBOURG TË FRANCËS

Si vullnetare në organizatën humanitare Caritas prej gati 8 vjet, kam qenë dëshmitare e kërkesave të shumta të shqiptarëve për të mësuar gjuhën frënge, për ndihmë financiare për të ndjekur studimet në Strasbourg, për tu regjistruar në bibliotekat e qytetit etj. Krejt të ndryshme nga kërkesat e kombësive të tjera. Kam filluar të jap mësimin e frëngjishtes vajzë kosovare Valbonë Rexhepaj, dhe shumë shpejt, më pas u bënë dy, pastaj tri, katër e me rradhë… aktualisht është një grup ndërkombëtar, për herë të parë në historinë e mësimdhënies në Caritas. Unë nuk mund të ju jap një numër të saktë për numrin e shqiptarëve që ndodhen në Strasbourg por shikoj që sapo të dalësh në rrugë, dëgjojmë të flitet shqip. Një vatër shumë dashamirëse për ne është Kisha Metodiste Protestante e Strasbourgut, e cila që nga shtatori 2017 na ka mundësuar kursin kolektiv të frëngjishtes vetëm për ne shqiptarët. Aty, përveç mësimit, kemi organizuar me bashkatdhetarët tanë festat e 28-29 Nëntorit, Vitin e Ri, ditëlindje dhe gëzime familjare. Në oraret e mësimit me të rriturit, kisha ka ngritur një grup animatorësh që të përkujdesen për fëmijët tanë që mësimi të zhvillohet pa shqetësime. Kjo për mua është mënyra më e përshtatshme që ne të mbajmë njohje dhe lidhje miqësie midis nesh. Fëmijët tanë rrinë tok duke komunikuar domosdo në gjuhën shqipe. Gjatë festave tona ne gatuajmë, këndojmë, kërcejmë dhe flasim shqip. Nëpërmjet njeri-tjetrit njohjet tona janë zgjeruar dhe gati njihemi të gjithë. Kjo është një mrekulli. Kjo vater e vogëlushëve tanë shqiptar, do të mbetet në vend-takimi dhe argëtimi për ne të rriturit, pensionistët e ardhshëm shqiptar.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË STRASBOURG

Të gjitha aktivitet e lartpërmendura zhvillohen në gjuhën shqipe, në kushte të vështira. Shqiptarët që vijnë në mësim janë prej vitesh rishtas në vëhstirësi të ndryshme në pritje të integrimit këtu në Francë. Të gjithë aktivitetet që përmenda unë jam në ekip me një grup intelektualësh kosovar dhe shqiptar (Isuf Halimi, Ermra Prroni, Mirela Gjura, etj). Jemi duke punuar për krijimin një Shoqerie Franko-Shqiptare. Eshtë ky një projekt me qëllim që të kërkojmë edhe subvencione nga shteti për një program konkret. Qëllimi i shoqërisë është : kristalizimi i një bërthamë kulturore e patriotike shqiptare në Strasbourg dhe rrethinat e tij. Kemi ide të qarta për hapjen e një shtëpie muze në periudhat e festave kombëtare që te mbajmë gjallë kulturën tonë për pasardhsit tanë dhe për ta prezantuar atë në shoqërinë franceze. Ne perspektivë të afërt, hapjen e një akademie në gjuhën shqipe. Ku do të bëjmë të mundur që të rriturit në forume periodike të njihen me historinë, gjeografinë, kulturën, e Shqipërisë Etnike. Duke parë se si këtu familjet shqiptare shpërbëhen e shkatërrohen përballë vështirësive duke çorjentuar komplet edukimin e fëmijëve, kam për objektiv një program në sociologji (problemet në familjet tona mos barazia gjinore në cift është e kuptueshme që nuk njohim ligjet), etnografi, folklor, guzhinë, punë dore, përkthim, muzikë, valle, informatikë, animacione, jurisprudence (duke parë sa minorenë shqiptar ka në burgjet këtu), për fëmijët tanë gjuhe shqipe etj. Akademi ku secili të gjej motiv dhe arsye që të vijë.

FRËNGJISHT DHE SHQIP PËR SHQIPTARËT SI MUNDËSI INTEGRIMI NË FRANCË

Aktualish kursi i frëngjishtes frekuentohet nga më shumë se 60 familje, të cilët kanë plot fëmijë, shyqyr Zotit. Prindërit kanë kërkuar mësimin e gjuhës shqipe për to. Me 26 Nëntor 2022 kishte prezent më shumë se 150 familje. Mësimi igjuhës shqipe është urgjencë, si në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare pas kësaj hemorragjie të pandalshme kombëtare. Ikim nga Shqipëria për një mijë e një arsye që i kemi akumuluar prej kohësh por sot kur komunikimi është i mundur nuk ka pse të qëndrojmë të shprëndarë dhe të përçarë. Të parët tanë e derdhën gjakun lumë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të kërcënuar ndër vite na vendet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha të kohëve të ndryshme, dhe siguruan ekzistencën e shtetit Shqiptar, ne momente më vendimtare të historisë. Sot në historinë moderne te asimilimit, ku jemi ? Cilat janë detyrat tona që bashkësia shqiptare jasht kufijve të mos asimilohet? Domosdoshmërisht, duhet që të komunikojmë, të dëgjojmë njeri-tjetrin, dhe që të mirëkuptojmë njeri-tjetrin, të ndihmojmë pa kushte njeri-tjetrin, të lëmë mënjanë xhelozitë dhe lavdërojmë njeri-tjetrin. Vetëm kështu do mbetemi shqiptarë në këtë botë me ritme të shpejta ; ku harrohen lehtë gjuha e nënës dhe shpërbëhen, shkërmoqen e zhduken kombe. Kështu pavarësisht se ku jemi fizikisht, ne jemi të gjithë bashkë. Për forumet dhe programet e mësipërme, kapacitetet njerzore dhe intelektuale janë. Bashkëpunëtorët e mi dhe unë vijmë nga mjedise mësimdhënie e akademike.

MËSIMI SHQIP SI FORMË KUNDËR AISMILIMIT

Për mësimin e gjuhës shqipe këtu nuk është vështirë se fëmijët tanë flasin akoma shqip. Problemi është se fëmijët e harrojne shpejt gjuhën e nënës, ndaj duhet sa më shpejt që ta ruajmë e ta kultivojmë atë sepse vitet që kalojnë nuk janë në favor. Si dhe të lindurit këtu të dëgjojnë dhe të rriten në mjedise shqipfolëse. Siç e shikoni, vatra shqiptare këtu është e re por me një perspektive të qartë të shëndoshë patriotike. Ju falenderoj nga zemra në avance për leximin e këtij shkrimi relativisht të gjatë. Ju falenderoj pafundësisht për veprimtaritë tuaja partiotike në emër të shqiptarisë. Ju ndjekim me admirim. Fjala bën hatanë dhe fjala bën kalanë. Ndaj le ta ruajme fjalën shqip. Një aktivitet i shkëlqyer ishte festa e pavarësisë së Kosovës. Mbi 600 bashkë-atdhetarë, burra, gra, fëmijë, të moshuar, të rinj e të reja ishin prezent. Mund diskutojmë në një moment tjetër për këtë rast. Në aq pak aktivitete që bëjmë e në mungesa të mëdha, dhe interesi për aktivitete social-kulturore, dhe sidomos mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët ishte shumë i madh.

KUSH ËSHTË FLLANXA VESHI MIRASHI?

Unë jam vajzë dibrane. Kam kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Histori dhe Gjoegrafi në vitet 1991-1995. Kam ndjekur formimin e mësuesisë dhe animimit këtu në Francë që nga mbërritja ime këtu, 2015- 2023. Aktualisht unë jam profesore anglishteje në Universitetin e Strasbourgut në degën Infirmatikë dhe Komunikim. Kam punuar si gazetare për gazetën « Koha Jonë », përkthyese për shoqërinë « Mitsubishi » etj. Paralelisht kam punuar 15 vjet mësuese në Gjimnazin « Ibrahim Rugova » në Tiranë. Kam dhënë mësim të gjitha lëndët shoqërore dhe anglisht. Pra programi i tyre për mua nuk është fare problem. Jap gjuhën frënge që në 2015, këtu në Strasbourg për shqiptarët dhe jo vetëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

Shoqata e Gruas dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan Hasan Prishtina në Waterbury Connecticut festuan 8 Marsin

March 1, 2023 by s p

Shoqata e Gruas në bashkëpunim me Komunitetin Shqiptaro Amerikan Hasan Prishtina në Waterbury Connecticut edhe sivjet festoi festën ndërkombëtare të Gruas me 25 Shkurt 2023 me këngëtarët e zgjedhur nga trojet tona si Afërdita Demaku, Ermal Fejzullahu dhe Vojsava Alia. Komunitetit tonë iu bashkuan zonja nga komunitetet e tjera siç ishte ai i Boston, Chikago New Jersey dhe Shoqata e Femrave Marigona. Kjo festë bashkon femrat dhe komunitetet me qëllim për të treguar se shqiptarët kudo që jemi, jemi një.Organizatorët Miradije Klenja, Femie Zhuta dhe Dallendyshe Etemi falënderojnë nga zemra të gjitha zonjat dhe zonjushat që morën pjesë për ta bërë këtë mbrëmje të mahnitshme për të gjithë të pranishmit.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT