• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2023

7 UDHËTIMET E REPORTERIT REUBEN HENRY MARKHAM NËPËR SHQIPËRI RRËFYER NË GAZETËN AMERIKANE MË 1931 — PJESA E KATËRT : “DURRËSI ANTIK PO SHNDËRROHET NË PORTIN KRYESOR TË VENDIT. VLORA ËSHTË NJË NGA QYTETET MË TË MIRA SHQIPTARE…”

May 8, 2023 by s p


Reuben Henry Markham (1887 – 1949)
Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten 6 marsit 1931, në ballinë dhe në faqen n°8, rrëfimin e katërt të reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth 7 udhëtimeve që ai ka realizuar asokohe nëpër Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tragetet primitivë të Shqipërisë i japin aromë (shije) tureve me motor; Plazhi ofron një rrugë të qetë

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 6 mars 1931, ballinë dhe faqe n°8
Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 6 mars 1931, ballinë dhe faqe n°8

Gjysmë rrethi i kodrave

Porti detar i Vlorës

Anijet e mëdha ankorohen larg bregut — Pasagjerët zbarkojnë me varka të vogla

Nga R. H. MARKHAM

Korrespondenti i stafit të The Christian Science Monitor

Vlora, Shqipëri — Nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, mund të fluturohet drejt Vlorës, porti i saj më i njohur detar, 100 milje në jugperëndim, në saktësisht një orë. Është një mënyrë e këndshme, e lirë dhe e sigurt udhëtimi. Megjithatë, duke qenë se doja të kisha një pamje më intime të vendit, shkova me automobil dhe kalova gjithë ditën në rrugë, duke u nisur në 7 të mëngjesit dhe duke mbërritur pas orës 7 të mbrëmjes.

Fillimisht shkuam 20 kilometra në perëndim nga Tirana në qytetin antik të Durrësit, të cilin Shqipëria po përpiqet ta shndërrojë në portin e saj kryesor detar. Një liman është duke u bërë nga një kompani italiane dhe puna është duke përparuar. Shqipëria ka katër porte detare, në asnjërin prej të cilëve nuk mund të sillet anije në breg. Ato gjithmonë duhet të ankorohen larg bregut në gjire pak a shumë të pambrojtur dhe të transferojnë pasagjerët dhe mallrat në varka të vogla.

Ndonjëherë, në mot të keq, ato nuk guxojnë të ndalojnë dhe për këtë arsye duhet të transportojnë njerëzit dhe mallrat, duke shpresuar për mot më të mirë gjatë rrugës së kthimit. Kur porti i Durrësit të përfundojë, këto shqetësime dhe pasiguri do të eliminohen.

Teksa dikush largohet nga ky qytet duke shkuar në jug, ai me gëzim hedh poshtë rrugën krejtësisht të lënë pas dore dhe shpejton përgjatë plazhit të qetë me rërë, mbi autostradën në të gjithë Shqipërinë, atë që ruan natyra. Nuk ka gjurmë, nuk ka rrënoja, nuk ka ura, nuk ka gropa.

Çdo ditë dallgët godasin rërën, duke e bërë atë të fortë dhe të niveluar, dhe zbut çdo rrudhë. Por kjo rrugë e shpejtë është shumë e mirë për të zgjatur dhe së shpejti na duhet të shkojmë në rrugën zyrtare dhe të kërcejmë përgjatë gungave që nuk mund t’i shmangim. Pjesa më e madhe e rrugës është e veshur me grumbuj zhavorri, të cilët profetizojnë ditë më të mira në të ardhmen. Pjesa më e madhe e urave dhe të gjithë kanalet janë të reja.

Megjithatë, urat mbi tre nga lumenjtë më të mëdhenj janë ende të papërfunduara, kështu që na u desh të kalonim në trapë primitivë të manipuluar me zgjuarsi. Një kabllo e fortë është shtrirë mbi rrjedhën mbi pikën e kalimit.

Tragetet primitivë të Shqipërisë u japin shije tureve

Makina zbret nga bregu i rrëshqitshëm, përshkon një dok të improvizuar elastik, të bërë nga shtresa degësh dhe balte të mbajtur në vende me shtylla, dhe zbret ngadalë një palë shkallë të rënda si afrim mbi tragetin e brishtë ku në rast nevoje ndalet me anë të një çekiçi të madh (çekan) të cilin një shoqërues e mban përtokë.

Më pas, shkallët tërhiqen mbi varkën e sheshtë dhe njerëzit e lëvizin atë në mënyrë të pjerrët në rrymë (dallgë) me ndihmën e shtyllave të gjata. Një litar i fortë i mbërthyer në një cep e bashkon trapin me një rrotull që shkon mbi kabllo dhe rryma që godet notuesin (rrotëlluesin) në një pjerrësi e shtyn ngadalë përtej lumit.

Në anën përballë, trageti na ka drejtuar dhe na ka sjellë fort përballë një bregu tjetër të rrëshqitshëm dhe të ngjeshur, shkallët si shina vendosen sërish në vend dhe makina rrëshqet e devijon në rrugë. Koncesionet për këto tragete bëhen nga shteti dhe një makinë duhet të paguajë 75 cent sa herë që përdor një të tillë.

Ishte shumë errësirë kur kaluam lumin tonë të fundit, i cili është një nga më të gjerët në Shqipëri. Kur zbritëm me makinë poshtë bregut në buzë të ujit, ishim të lumtur që nuk gjetëm askënd që na priste përballë. Në përgjigje të borisë sonë, u shfaq një djalë dhe na tha se trapi po vinte nga ana tjetër. Shoferi ynë fiku motorin dhe drita e tij u shua. Asgjë nuk mund të dëgjohej përveç vorbullës shumë të butë të ujit të padukshëm dhe asgjë nuk shihej. Dukej se po prisnim në një pyll të gjerë ose në buzë të një deti të sjellshëm dhe të pakufishëm.

Dëgjojmë një tingull gërvishtjeje, trapi ka arritur në breg dhe një karrocë kau kërcet, pas së cilës ndezim motorin, ndezim dritat dhe lëvizim butësisht mbi të.

Ankorimi (Zbarkimi) në breg

Dritat fiken sërish, trapi futet në mënyrë të pjerrët në lum, rryma me valëzim të butë frenon këndin që i ofrojmë dhe na shtyn qetësisht përpara sikur të shtypte me doreza kadife. Një natyrë e madhe dhe e sjellshme na mban në prehrin e saj. Duket një kohë shumë e gjatë përpara se një breg të shfaqet. Trapi ynë është e lidhur në breg dhe dërrasat e pjerrëta vendosen në vend. Shkelim gazin por rrotat na rrotullohen kot. Nuk mund të dalim në breg. Tre herë, shoferi ynë kthehet në skajin e ujit të atij trageti të vogël pa hekurudhë për t’i dhënë gaz makinës dhe më në fund ne nisemi duke e karikuar, lart e largohemi. Nuk ka më lumenj për të kaluar.

Për një orë lëvizim me shpejtësi përgjatë rrugëve shumë të errëta midis rreshtave të pemëve vezulluese, të varura, nën degët e varura. Është shumë fantastike dhe joreale, si një udhëtim në botën e çudirave. Një xhungël e palodhur si nënë po na lëkund në djepin e saj të mbështjellë. Ne zbresim një kodër të gjatë shkëmbore dhe hyjmë në Vlorë, ku qindra qirinj shkëlqejnë nëpër xhami me rastin e një feste të madhe myslimane. Udhëtimi i ditës ka mbaruar dhe ne ndalemi në një hotel tërheqës zviceran, një fund i përshtatshëm për një ditë të përsosur.

Nën kodrat e larta

Vlora është një nga qytetet më të mira shqiptare. Ka një park, një treg të brendshëm, një numër rrugësh të klasit të parë, xhami të mirëmbajtura, disa ndërtesa masive, hotele të mira dhe dy brigje (skela) të shkëlqyera për anije të vogla. Ajo shtrihet në bazën e kodrave të larta e të gjelbëruara që zbresin në formë gjysmërrethi drejt detit.

Bregu këtu përbën një nga gjiret më të mira në anën lindore të detit Adriatik. Është si një palë pinca të mëdha rrethore, nofullat e të cilave mbajnë, pa e prekur, një ishull të vogël shkëmbor, që i përket Italisë, 40 milje larg. Me traktatet e paqes të lidhura pas Luftës Botërore, ky ishull iu dha atij vendi për ta ndihmuar në përpjekjet e tij për të kontrolluar grykën e detit Adriatik.

Roma aspiron ta bëjë atë det një liqen italian. Adriatiku është si një shishe e madhe me një grykë mjaft të ngushtë. Vlora në Shqipëri dhe Otranto në Itali formojnë qafën. Italia do të donte ta mbante Vlorën dhe malet rreth saj, siç bëri deri në vitin 1920, por duke mos e pasur kënaqet të paktën me këtë ishull.

Dikush mund të dyshojë për vlerën e tij reale ushtarake, por me fortifikimet e tij është të paktën një simbol. Italia nuk do të pranojë që asnjë fuqi tjetër të marrë kontrollin e kësaj pjese të bregut lindor të Adriatikut.

Pjesa e parë : “Arritjet e Shqipërisë nuk duhet të krahasohen me Zvicrën apo Holandën, të cilat kanë qenë të lira për shekuj, por me atë që ajo vetë ishte dje dhe pardje”

Pjesa e dytë : “Shkodra dhe lumi që “ngacmon” të gjithë zonën. Quhet Drin, por mendoj se duhet të quhet Drin Pasha, pasi u ngjan pushtuesve të egër…”

Pjesa e tretë : “Tirana është qyteti më triumfues në këtë pjesë të botës…”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

“GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”

May 8, 2023 by s p

“GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” – HERO KOMBËTAR, HISTORI SHQIPTARE, KRENARI IDENTITARE, TRASHËGIMI SHPIRTËRORE E MATERIALE, MISION E VIZION, VAZHDIMËSI NË SHEKUJ, TRADITË E PASTËR E KOMBIT DHE MËRGATËS NË SHTETET E BASHKUARA, MUZIKË AUTENTIKE SHQIPTARE, VALLE TRADICIONALE, USHQIM TRADICIONAL, STIL, VESHJE SHQIPTARE, ZEMRA PLOT, SHPIRTI NË FLAKË. TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS FESTOJNË NË BRONX, NEW YORK, TË BASHKUAR NË NJË FESTIVAL NË NDERIM TË HEROIT E HISTORISË SË LAVDISHME TË KOMBIT SHQIPTAR.

Filed Under: Politike

KARVANI I KULTURËS SHQIPTARE NËPËR RUMANI…

May 8, 2023 by s p

Një çadër e madhe e bukur, kuq e zi, para saj valle dhe muzikë shqiptare, brenda saj ekspozitë me libra, dokumenta e revista, u pa nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të disa qyteteve të Rumanisë, me vizitorë të shumtë, të rastësishëm, të besafuar…

Ç’është kjo? “Karvani Kulturor Shqiptar” quhet, nismë e Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë, ALAR, shpalos kulturë shqiptare, argëtime me njerëzit, bashkëbisedon me ta, dhuron libra të Shtëpisë së saj Botuese “Asdreni”, të njeh me historikun e komunitetit shqiptar në Rumani, etj, pastaj në mbrëmje shfaqje, të jashtazkonshme, thonë të pranishmit, ansamblet vokale-instrumentale të Shoqatës, vallëzime së bashku, artistë dhe popull.

Pasi la Craiova-n, “Karvani…” shkoi në Târgu-Jiu… dhe sonte në Bukuresht, në qendrën e vjetër Sf. Anton. Festë e vërtetë…

Mbërrin dhe një ekip nga Televizioni Rumun, reportazhet e kësaj ngjarje kulturore, bën me dije ALAR, mund ta ndiqni në emisionin “Convie vauiri” në TVR1.

Shqiptarët në Rumani kanë deputetin e zgjedhur prej tyre në parlament, z. Bogdan-Alin Stoica, i dekoruar dhe në Shqipëri, presidentin e Shoqatës së tyre, studiuesin dhe përkthyesin, veprimtarin pasionant Dr. Radu Săvulescu, ndërsa Drejtor kulturor, autorin e shumë librave me ese dhe kritikë arti, antologjist dhe historiani autoritar i Letërsisë Shqipe në Rumani, përkthyesin e ndërsjelltë, pergatitësi i periodikut “Albanica”, i dekoruar nga Presidenti i Rumanisë, Dr. Luan Topciu.

Kjo trini, me bashkëpunëtorë të tjerë tyre, studiues e shkrimtarë e artistë, etj, kanë sjellë një rilindje të re të Kulturës shqiptare në Rumani, me botime serioze dhe veprimtari plot, konferenca dhe ekspozita, koncerte, takime dhe shtegtime, etj, vërtet është krijuar një karvan kulturor i mrekullueshëm, modern, europian…

Është gëzim, kur të lajmërojnë miq nga Bukureshti, që në çadrën shqiptare kuq e zi, krahas librave të vjetër të Rilindjes Naimjane, abetares dhe Pavarësisë, Himnit dhe Asdrenit, Lasgushit dhe Kutelit, studimeve, traktateve, përkthimeve tani në rumanisht të veprave të albanalogut të shquar Robert Elsie apo “Beethoven”-it të Nolit, religjionet apo poezisë së Cesar Ivanescu-t, romaneve të Liviu Lungut etj, dhe përtej çadrës përhapet letërsi e sotme shqipe, Kadare, Kuçuku, Medi, Petro, Mustafaj, Velo, Nika, Rama etj, dhe ja, njerëzit morën dhe nga librat e tu.

Dhe karvani vazhdon…

Visar Zhiti

Filed Under: ESSE

Fitimtarët

May 8, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Shumica e gjetjeve arkeologjike të imazheve tregojnë gra të përshkruara si perëndesha. Kjo ka bërë që studiuesit të pranojnë konkluzionet e Sir Arthur Evans se ekziston një kult i perëndeshës, veçanërisht një perëndeshë-hënë, që eklipson diellin, dhe shfaqet shpesh në mitologji. Robert Graves, historian, thotë se “imazhet e rrëmbimit të Evropës janë të përsëritura për shumë breza dhe në shumë kultura. Është imazhi i Zeusit që rrëmbeu Europën ndërsa kjo ishte duke u larë në det. Ishte Deti Jon.

Disa mite të kulturave të tjera tregojnë se ishte Zeusi që ra viktimë e Europës – ashtu si Asterius ishte viktimë e Ariadnës.

Dikur, në fillim, shoqëritë sundoheshin nga gra. Por – si në pasqyrë – pamjet ndryshojnë dhe e djathta duket e majtë.

Arkeologia Marija Gimbutas preferoi t’i përkufizonte shoqëritë, ku gratë ishin në krye, si ‘matricë’ dhe jo ‘matriarki’, që të mos dukeshin si ‘patriarkë’ në pasqyrë. Sundimi politik i grave përkufizohet më tej si Gjinarki ose Gjinekokraci.

Kreta pellazge (parahelene) nga viti 1700 deri në 1450 pes, nuk ofron dëshmi të qarta arkeologjike të një monarkie. Në artin, artefaktet dhe eshtrat e gjetura, numri i grave është më i madh sesa i burrave. Shumica e gjetjeve nga ajo epokë sugjerojnë se Kreta vetëqeverisej nga një kolegjium priftëreshash. Pas kërkimeve të shoqërive matrike në historinë e lashtë, Gimbutas i publikoi gjetjet e saj. Por u mënjanua, kolegët nuk i flisnin më, dhe u pushua nga puna – nga komuniteti akademik dhe shkencor mashkullor.

Në historinë që mësohet në shkolla, theksi më i madh vihet në Egjiptin faraonik, Hanët në Kinën, Inkat në Peru, Aztekët në Meksikë, në Romën Perandorake dhe Greqinë e Lashtë.

Të gjitha shoqëritë tkurren, bëhen të ngurta, nuk reagojnë, kur qeverisen me mashtrim e diktat; ku nënshtrimi e dhuna është normë. Qeveritë autoritare dominojnë narrativën. Fituesit me dhunët bëjnë historinë zyrtare.

Tani këtu është lajmi i mirë: Njerëzimi e tregon historinë e vet, një histori që është më e madhe se ajo e shkruar nga akademikë e historianë; të cilët dihet se kanë qenë titullarë e përkrahës të rregjimit të kaluar. Historia e vërtetë, jo ajo zyrtare, tregohet përmes artit, artifakteve, dosjeve dhe eshtrave – të vjetra e të reja – të zbuluara nga e shkuara e pabesë, e cila vetëm bëri sikur iku.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Asgjë nuk mund të ndryshojë e përmirësohet pa ndryshuar NE!

May 8, 2023 by s p

Alma Liço/

Votojmë një herë në katër vjet?

Aspak. Testohemi …“votojmë” çdo ditë!

Testohemi…teksa shpërfillemi kur na përçudnojnë qytetin. Papërgjegjshmërisht qëndrojmë ulur kafeneve pa as më të voglin reagim.

Testohemi…teksa vidhemi përdhunisht, ndërkohë që heshtim dhe ankohemi sikur reagimi është përgjegjësi e gjithkujt tjetër, jashtë nesh.

Testohemi…teksa për interesa “publike” grabitet e tjetërsohet prona private dhe ne heshtim.

Testohemi…teksa ndjekim e duartrokasim pseudo-arritjet dhe pseudo-inagurimët që na sërviren me shumicë.

Testohemi…kur kënaqemi ndërsa promovohen modelet më të pavlera dhe parazite të shoqërisë.

Testohemi…teksa blejmë në shuma marramendëse ujin e ndotur që mbërrin me orar të reduktuar në rubinetet tona, apo ushqimet e pakontrolluara me data skadencash të falsifikuara.

Testohemi…teksa bëhemi pjesë e spektakleve më qesharake dhe tallëse të grumbullimeve elektorale apo të çdo natyre tjetër. (me role klounësh).

Testohemi…teksa gajasemi me batuta e premtime tallëse, që na nëpërkëmbin dinjitetin.

Testohemi…teksa për lëmosha mjerane shesim votën.

Testohemi…teksa paguajmë për shërbime të cilat nuk i përfitojmë kurrë.

Testohemi…ndërsa përcjellim me dhembje fëmijët rrugëve të botës, pa më të voglin rebelim.

…Sa të lehtë e kanë “përfaqësuesit” tanë kur kërkojnë t´i votojmë. Na kane testuar dhe matur pulsin pothuajse çdo dite. Kësisoj votimi dhe rezultatet e tij shndërrohen në një formalitet të paracaktuar, lehtësisht të lexueshëm!

Asgjë nuk mund të ndryshojë e përmirësohet pa ndryshuar NE!

Filed Under: ESSE Tagged With: Alma Lico

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT