
“GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” – NESËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS FESTOJNË NË BRONX, NEW YORK
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

“GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” – NESËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS FESTOJNË NË BRONX, NEW YORK
by s p

Nesër, më 7 Maj 2023, nga ora 2 pm-4 pm do të organizohet “Dita e Lirisë Shqiptare” në një ndër parqet më të bukura të New York-ut, në Kensico Dam Plaza – në Westchester. Veprimtaria e organizuar nga Shoqëria Kulturore – Artistike Kelmendi, Familja Mrnacaj dhe Counti Ekzecutive Westchester si “Dita e Lirisë Shqiptare”, është një aktivitet patriotik, social, kulturor e përkujtimor, që i kushtohet, simbolit të demostrateve antikomuniste Nik Mrnacaj. Kjo ditë simbolike, e kthyer tashmë në Ditë – Kalendar për Lirinë dhe Flamurin shqiptar, sjellë në këtë datë përkujtimore jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal si dhe të liderëve politik. Kjo ditë e veçantë sjellë në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës qëndresën e nacionalistëve shqiptaro-amerikanë, që nuk i pushuan asnjëherë përpjekjet për ta sensibilizuar Amerikën për persekutimin që ushtronte shteti komunist shqiptar ndaj familjeve nacionaliste shqiptare.
by s p

Artan Nati/
Vizioni që kishte Albert Ajnshtajn për energjinë bërthamore përfundoi në destinacion të gabuar në Hiroshima, në tragjedinë njerëzore më të madhe të botës. Në fakt, vetë Ajnshtajni ishte pacifist dhe punoi për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe çarmatimin. Po kështu vizioni që kishte populli Shqiptar për demokracinë, përfundoi në tragjedinë e 97-ës si pasojë e vizionit të gabuar për arritjen e demokracisë të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri. Ashtu si edhe vizioni jonë për të shkuar drejt Europës në fakt na çoi më afër autokracive të tipit Amerikano – Latin .
Vizioni për të ardhmen është bërë fjala magjike në këtë kohë fushate që shqiptohet çdo ditë majtas e djathtas nga veriu në jug, në çdo bashki e komunë. Është e vështirë të dallosh vizionin nga propaganda për marrjen e votave dhe shpesh kur politikanët tanë flasin për vizionin në të ardhmen ,e bëjnë për qëllime propagandistike pa përcaktuar detaje dhe shpesh politikanët janë tërësisht injorant për konceptin e vizionit perëndimor dhe proçesin se si mund të arrijmë në perëndim. Shqipëria nuk mund të shkojë drejt Europës me autobuzë falas apo me fidane të mbjellura në prag fushate, por me një vizion të qartë për të ardhmen të mbështetur në fakte dhe eksperiencën botëore. Kur interesat e politikanëve janë në rrezik, palët e prekura drejtpërdrejt zakonisht kuptojnë qartë se cila është çështja dhe çfarë ata individualisht kanë për të fituar ose humbur. Publiku i gjerë mund të mos kuptojë dhe në të vërtetë mund të jetë i hutuar pikërisht për shkak të propagandës së palëve kundërshtare. Konflikti i vizioneve përcakton ndarjen e epopeve dhe në Shqipëri bëhet fjalë për ndarjen nga tranzicioni i gjatë. Vizioni në vetvete i jep formë mendimeve tona dhe shërben si hartë për rrugën që duhet ndjekur për në destinacion. Në thelb të çdo vizioni qëndron natyra njerëzore, një hartë e universit dhe një version i historisë, kuptohet të perceptuara në mënyra të ndryshme në varësi të eksperiencës personale dhe formimit .
Filozofi Francez Rousseau thotë se “Njeriu lind i lirë, por kudo ku ai shkon është në pranga“ Rousseau besonte se qeniet njerëzore ishin natyrshëm të mirë, por shoqëria i korrupton dhe i skllavëron përmes imponimit të ligjeve, institucioneve dhe normave. Në vendet e korruptuara siç është vendi ynë, kjo është veçanërisht e vërtetë. Korrupsioni është në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe ka minuar sundimin e ligjit, duke e bërë të vështirë për individët ushtrimin e të drejtave dhe lirive të tyre. Korrupsioni gjithashtu ka krijuar një kulturë frike dhe mosbesimi, ku njerëzit hezitojnë të flasin kundër abuzimeve me pushtetin nga frika e hakmarrjes. Kjo po ndodh në Shqipëri nën lidershipin e partisë socialiste si në bashki, komuna apo edhe në mbarë vendin. Shqiptarët janë të lirë, por kur shkojnë në institucionet shtetërore, ata e gjejnë veten në pranga. Në gjykatë ne jemi të pafuqishëm të gjejmë drejtësi, sepse fitues del ai që paguan më shumë. Në spitale duhet të marrim shërbimin pa pagesë, por përfundojmë të paguajmë për shërbimin që nuk jepet siç duhet. Biznesmenët e ndershëm duhet të paguajnë tek pushtetarët e korruptuar për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Taksapaguesit duhet të paguajnë për inceneratorët e papërfunduar dhe rrugët me cilësi të dobët. Mendoj se ky është vizioni i munguar tek ne, se si mund të bëjmë qytetarët e barabartë para institucioneve që nuk dëgjohet nga akush, as e majta e as e djathta, as nga Veliaj dhe as nga Këlliçi. Çelësi i suksesit të perëndimit është se perëndimi bëri të mundur heqjen e prangave të individit kudo ku ai shkonte në institucione. Gjithashtu në perëndim në qendër të vemendjes është individi dhe jo njeriu i fuqishëm, ata kanë barazi mundësish për të ecur në jetë. Si pasojë e këtij vizioni perëndimor, brenda 30 vitesh pas luftës së dytë botërore, perëndimi arriti të triumfojë ndaj çdo sistemi të njohur botëror dhe krioi një parajsë ku aspiron dhe ëndërron gjithë njerëzimi .
Adam Smith, i referuar shpesh si babai i ekonomisë moderne, ishte një avokat i shquar i individualizmit në sistemin kapitalist. Në veprën e tij më të famshme, “Pasuria e Kombeve”, Smith argumentoi se individët veprojnë në interesin e tyre vetjak dhe përfundimisht këto veprime individuale do të rezultonin në një ekonomi më efikase dhe më të begatë, në dobi të shoqërisë në tërësi. Smith besonte se kur individët ndiqnin interesat e tyre ekonomike, ata natyrisht do të prodhonin mallra dhe shërbime që njerëzit e tjerë dëshironin, duke çuar në një ekonomi më efikase dhe produktive.
Për më tepër, Smith argumentoi se ndërhyrja e qeverisë në ekonomi duhet të jetë e kufizuar, pasi tregjet natyrisht do të vetërregulloheshin për të arritur rezultate optimale .
Shqipëria ka nevojë për këtë vizion perëndimor, ku çdo individ dhe jo njeriu i fuqishëm, të jetë i lirë dhe i barabartë përpara çdo institucioni dhe pushtetarët duhet të jenë shërbëtorët e tyre. Ne si qytetarë kemi nevojë të dëgjojmë vizione të ndryshme për të ardhmen e vendit sepse nuk janë pushtetarët që ndëtojnë vendin, por iniciativa e lirë e individit të lirë. Roli parësor i qeverisë është të krijojë dhe zbatojë ligje që mbrojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve të saj, duke promovuar gjithashtu mirëqenien e shoqërisë në tërësi. Kjo përfshin ofrimin e shërbimeve thelbësore publike, si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe siguria publike, si dhe rregullimi i aktiviteteve të biznesit për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe për të mbrojtur konsumatorët nga praktikat e dëmshme.
by s p

Miqtë e mi e dinë se e kam dashurue librin qysh prej kopertinës e deri në shpirt të kuptimit fletë për fletë deri në të fundit faqe. Ata që ma ngjiten këtë “sëmundje të ambël” kan qenë shkrimtarë të përmasave, poetë e burra të gjurmëve të fjalës së artë. Kam njohur për pak kohë të madhin poet Frederik Rreshpja e me kujtohet fort mirë tryeza e çelçit plot dorëshkrime e gota përzier e kurrë nuk i harroj perqafimet atnore të Frederikut, ato perqafime që për fat të keq kurrë nuk m’u dha rasti t’ia ktheja në ditët e tija të vështira. Sa herë dilja nga ajo lagje, nuk shqitesha kurrë pa u përshëndet edhe me at’ Zef Pllumin.
Kam qënë fort i ri ato vite kur me një turrë rimini në sy, kapesha herë pas herë tek klubi i poetëve ku më të preferuarit ndër miqtë e mi ishin fisniku Zyhdi Morava , i mençuri e i rralli Pano Taçi e i mrekullueshmi ati i poezisë së Re, Fatos Arapi të cilin nuk e ulnim dot në tryezë sepse ai nuk pinte kurrë verë, ndoshta sepse vetë Fatosi ishte vlimi ma i bukur i poezisë shqipe.
Ju betohem, miq lexues e ju premtoj se do të ndalem shpesh ndër stacionet e ktyre gjigandëve duke menduar se kësaj radhë rreshtat e mi i përkasin një zhanri paksa ndryshe, zhanrit të letërsisë historike me muzë Kombi përzier, sikur kam gjetur ne në një përmbledhje shkruar larg viseve nga mjeshtër të artë të mendimit të sotëm.
Dikush ende jeton plot shendet e vizion fisnikërie, virtyt e traditë malësori dhe burrat e mërgimit i thërrasin në emër, baca Tomë Mrijaj. Emri i tij ishte përzgjedhur fshehurazi dijes se tij nga historiani i njohur Z.Nue Oroshi dhe është sjell ne librin ” Tomë Mrijaj – Një jetë në shërbim të nacionalizmit, humanizmit dhe kulturës shqiptare, botuar në Prizren nga shtëpia botuese “Lumbardhi”, me redaktim te prof.dr Muhamet Shatri, recensent Eugjen Merlika dhe Klajd Kapinova, me interesim dhe shpenzime te kryera nga shoqata patriotike “Trojet e Arbrit” me seli ne Kiel të Gjermanisë.
Libri sjell pranë lexuesit “fytyrën” engjëllore të një njeriu të madh të ditëve tona, të cilin nuk e shohim ndër televizione sepse ai merret me pune të zakonëshme dhe me patriotizëm. Rrënjët dhe origjina e patriotit Tomë Mrijaj janë Mirdita e vjetër nga ku dy shekuj më parë, të parët e tij mërguan ne Gjakovë. Sikurse mërgimi i bë plagë për trojet shqiptare, qysh shumë vite më parë, edhe Toma largohet prej vendit të tij te lindjes dhe vendoset në shtetin e Lirisë se të gjitha lirive, në Amerikë.
Për vite e vite, Tomë Mrijaj ka qëndruar pranë fisnikëve te Mirditës në New York, kapidan Ndue Gjomarkaj dhe Monsinior Zef Oroshi, ku kapidan Ndue Gjomarkaj ka qënë drejtues i Bllokut Kombetar Indipendent ndërsa at’ Zef Oroshi ka qënë themelues i kishës katolike “Zoja e Shkodres” në New York.
Unë e kam njohur Tomën pas daljes së librit të jetëshkrimit të tij, dhe nga ai shtrëngim duarsh kam kuptuar arsyen pse një mori shkrimtarësh e publicistësh i janë kushtuar me kaq zell jetës dhe veprimtarisë se tij patriotike dhe nacionaliste.
Në libër sjellin përshtypjet, emocionet dhe përshkrimet e tyre autorët e dëgjuar si: Prof.dr Muhamet Shatri, Prend Buzhala, Eugjen Merlika, Klajd Kapinova, Bianka Gjomarkaj, Mërgim Korça, prof.dr.Riza Sadiku, Msc Kristinë Oroshi, dr. Ermelinda Kashah, dr.Besim Morina, Pal Canaj, Sadri Morina, Beqir Sina, Selman Etemi, prof.Isuf Bajraktari, Pjeter Nikolla, Astrit Tota-skenograf, Avni Bilalli, Mr.sc Rezehana Hysa, Prend Gjokë Prendi, Leonora Laçi, Lekë Mrijaj, Mikel Gojani, Laureta Mrijaj dhe përmbledhësi e organizatori i librit,Mr.sc Nue Oroshi.
Kjo larmi e jashtëzakonshme autorësh përshkrues e sinkronizim librin në një trup të vetëm letrar me të njëjtin qëllim dhe subjekt personazhi por me modele e stile të veçanta përshkrimi duke arritur më së miri ne zbulimin e ngjyrave dhe notave te rralla te patriotizmit, cilësi që veshin imazhin e ktij atdhetari të shquar ashtu sikurse edhe në realitet. Është rast i rrallë në letërsinë shqipe kur një detektiv autorësh bien heshturazi në të njëjtën gjuhë, sejcili me stilin e tij në përshkrimin e të njëjtit personazh dhe prapë më i rralle mbetet rasti sepse autorët janë te krahinave te ndryshme e pa te njëjtin angazhim të përditshëm, të gjithë pikasur e nuhatur me mjeshtri nga përmbledhesi i librit, z.Nue Oroshi e bashkuar ne një vepër të vetme. Për mendimin tim këtë rast më shumë se asgjë e ka sjellë të ndodhë fakti i nevojës së vetë letërsisë shqipe për t’u përshtatur me realitetin e sotëm historik si fazë letrare sepse vetëm kjo fazë e ndihmon letërsinë shqipe të shkëputet pa shenja e dëmtime të penës nga realizmi stoik socialist. Në një të tillë rast ,letërsia kuptohet sic duhet ne misionin e saj ne raport me shoqërinë ,letërsia bashkeudhëton gjithashtu në një hap me shoqërinë dhe fiton luftën mbi personazhin imagjinar të shterrur e sajuar si dhe i jep nxënësit dhe lexuesit shembullin e freskët të mishërimit të cilësive të mira të personazhit me qellim dhënien e kuptimit të së sotmes kombëtare duke diktuar llojin e intelektualit dhe të patriotit të cilit ende i rreh zemra për atdhe e vendlindje.
Kushdo është kurioz për këtë vepër të vyer, le të kërkojë adresën t’ime sepse do t’ua mundësojmë kopjen edhe pse për momentin kopjen që më është nënshkruar mua un po ja dhuroj redaksisë së gazetës “Nacional” në shenjë respekti e mirënjohje për punën e vyer të mbledhjes dhe vlerësimit të letërsisë së sotme shqipe, edhe kjo në fazat më të vështira të saja për te gjitha arsyet.
Tek ky libër un kam zbuluar një copë Mirditë të herëshme në New York e ju falem nderës te gjithë autorëve të cilët kanë përcjell me aq mjeshtri në faqet e librit frymën dhe rolin e rëndësishëm të njeriut të vlerave si shembull të gjallë për sejcilin bashkëkombas pavarësisht se ku ai aktivizohet e jeton.
Artan Lleshi Gjomarkaj
Mirditë
by s p

Shqiponja Nebiu/
“Mendje Endacake” është titulli i ekspozitës time të parë. Vërtet është pak intrigues por ka shumë lidhje me kohën e rinisë ku pushpuriseshin ëndrrat dhe stilimet e veshjeve dhe aksesorëve të tjerë. Lindur në Tiranë në një lagje ku isha e rrethuar me artistë nuk mundja t’i anashkaloja ngacmimet që më nxisnin për të provuar atë që vlonte brenda meje.
Kam 30 vjet që jetoj në Amerikë, në New York. Inxhinjeria mekanike që kisha mbaruar në Tiranë më dha një mundësi mbas një kalvari stërmundimesh të nxjerr nga vetja atë që unë dëshiroja. Programet e shumta që kam mësuar i kam bërë pjesë të artit tim aplikativ gjatë punëve inxhinjerike.
Ju ftoj të gjithë dashamirësit e artit, miqtë dhe bashkëkombasit e mi që të shijojnë dhe të ndajmë së bashku aventurën time.
Mos pyesni shumë, por perceptoni më shumë se kështu do të më jepni atë që unë nuk e kam menduar.
Mirë u takofshim në ekspozitë.