• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2023

DIALOGU MES KOSOVËS DHE SERBISË TË JETË NËN PATRONAZHIN E PRESIDENTIT JOE BAIDEN

May 6, 2023 by s p

Ph.D. Elmi Berisha/

Në cilësinë e kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe si aktor i proceseve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jam duke përcjellur me vëmendje të veçantë procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Pas zotimit të palëve me 27 shkurt dhe Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve me 18 mars të këtij viti, jo vetëm si “Vatër” por edhe si komunitet shqiptar në SHBA, kemi vërejtje substanciale dhe shqetësime serioze në raport me agjendën, konceptin e udhëheqjes së negociatave e në veçanti me përpjekjet në heshtje që të barazohet viktima me xhelatin. Në veçanti jemi të shqetësuar me presionin e madh që po i bëhët delegacionit të Kosovës që të bëjë koncesione dhe kompromise të cilat kam drojë se do e dobësojnë rendin kushtetues, rregullimin e brendshëm shtetëror dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës. 

     Se kush është Serbia dhe lidershipi i saj, tanimë e din e gjithë bota demokratike dhe opinioni i gjerë ndërkombëtar. Se sa është Serbia “demokratike” dhe sa i respekton ajo marrëveshjet dhe zotimet ndërkombëtare po ashtu është e njohur për të gjithë opinionin ndërkombëtar. Se Serbia është ledhatuar dhe i janë bërë koncensione dhe vazhdojnë t’i bëhën ende nga disa vende evropiane, kjo nuk është gjë e re. Që nga 18 marsi kur është zotuar dhe obliguar që ta respektojë plotësisht Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve, Serbia ka bërë dhjetëra shkelje të kësaj marrëveshjeje, qoftë me deklarata nga presidenti (ish funksionar i partisë së kryeçetnikut Sheshel dhe ministër i Millosheviqit), qoftë nga ministri i jashtëm serb (ish zëdhënës i partisë së Millosheviqit dhe tani kryetar i partisë së tij), ndërkohë që nuk kemi dëgjuar asnjë reagim të vetëm nga “ndërmjetësit” dhe garantuesit e kësaj marrëveshje. Shqetësuese është se vetëm një veprim minor ose një deklarim publik i zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, të cilët veprojnë konform kushtetutës së shtetit sovran të Kosovës lidhur me këtë proces, vijnë reagime dhe presione të mënjehershme nga “ndërmjetësit kujdestarë” dhe garantuesit e marrëveshjes.

    Kosova është e lirë dhe e pavarur falë angazhimit maksimal të shtetit dhe popullit amerikan, për çka ju jemi përjetësisht mirënjohës. Sipas vlerësimit tim, në muajt e fundit ka një diskurs tjetër të diplomatëve të SHBA-ve të angazhuar në Ballkanin Perëndimor sa i takon procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Qasja dhe deklarimet e tyre shpeshherë bien ndesh me parimet themelore demokratike dhe në shumë raste duke mbajtur anë në favor të Serbisë. Konkretisht jam ndjerë i befasuar me disa deklarata të ambasadorit të SHBA-ve në Beograd z.  Chris Hill, një diplomat me përvojë të madhe në rajon dhe njohës i shkëlqyeshëm i raporteve Kosovë – Serbi. Deklarimet e tij publike kohëve të fundit janë pa sens diplomatik dhe në mbështetje të “diktatorit të vogël” Vuçiq, për profilin e të cilit këto ditë ka shkruar gazeta prestigjioze amerikane New York Times, e cila pasqyron krimin e organizuar dhe krimet e tjera të viteve të fundit në Serbi si dhe nëntokën e këtij shteti që e lidh drejtpërdrejt me Vuçiq, i cili kohëve të fundit është bërë “partner i besueshëm” i diplomatëve amerikan. Në të njëjtin diskurs politik po vepron edhe i deleguari i Stejt Departamentit për Ballkaninin Perëndimor z. Eskobar, i cili muajt e fundit po bën një presion të paparë ndaj delegacionit kosovar dhe ka pasur deklarata jo të balancuara dhe aspak diplomatike duke aluduar në përgjegjësi të palës kosovare sa i takon zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Vlerësoj se qeveria e Kosovës ka qenë tejet konstruktive dhe kooperative në këtë proces, kurse Serbia në secilin rast ka tentuar të minojë dhe t’i eskivojë obligimeve për jetësimin e marrëveshjes. “Shuttle diplomacia” e Eskobar nuk mund të llogaritet as në përmbajtje e as në veprime me atë të ambasadorit të ndjerë Riçard Holbruk. Ambasadori Holbruk vepronte konkretisht, me vendosmëri dhe nuk bënte balance mes xhelatit dhe viktimës. 

Ne si komunitet shqiptaro-amerikan që ishim dhe vazhdojmë të jemi tejet aktiv në këto procese, në të cilat, personalisht, kam qenë pjesë e disa takimeve me Holbruk në periudhën 1998-1999 dhe me ambasadorin Frank Vizner 2005-2008, shpeshherë me kërkesë të tyre, ku na njoftonin në detaje me ecurinë e proceseve në të dy periudhat e veprimtarisë së tyre në emrin e popullit dhe të qeverisë së SHBA-ve. Z. Eskobar nuk e ka parë të arsyeshme të takohet asnjëherë me përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan. Mbase mendon që po vepron dhe ka potencën politike të ambasadorit Holbruk! Rezultatet flasin të kundërtën! Këpucët e Holbruk janë të mëdha dhe nuk i bien taman as z. Eskobar e as z.Hill! Por është një diplomat amerikan në rajon që është shëmbull i ambasadorit me kredibilitet të lartë dhe me qasje racionale të balancuar dhe të paanshme. Ky është ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë z. Hovenier. Angazhimet e tij për Kosovën dhe sidomos asistimi dhe këshillat e tij në menaxhimin e krizave të vitit të fundit, të provokuara dhe dirigjuara nga Beogradi zyrtar në veri të vendit, janë për tu admiruar. Qasja dhe veprimet e tilla diplomatike janë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sundimit të rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës, si shtet demokratik, me përbërje multietnike.

     Shteti i Kosovës është “fëmijë” i mikut tonë dhe partnerit strategjik të kombit tonë SHBA-ve, prandaj roli i SHBA-ve në përfundimin e procesit të normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë shumë më proaktiv, më dinamik, i panshëm dhe të bazohet në realitetin e ri. Kjo qasje e kohëve të fundit nga këta diplomatë të SHBA-ve që janë të kyçur në këtë proces lë shumë për të dëshiruar. 

Konsideroj se është momenti i fundit që Presidenti Baiden të monitorojë personalisht këtë proces tejet të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë njohës i mirë i raporteve në rajon, dhe duke qenë se është marrë me dekada me këtë çështje, duke ditur orientimin strategjik të Kosovës pro integrimeve euro-atlantike, është momenti i fundit që Presidenti Baiden, me autoritetin e tij, ti japë kahje të duhur dhe dinamikë më proaktive përmbylljes së këtij procesi në mënyrë reale dhe konform realitetit të ri, që është meritë edhe e kujdesit të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në këto hapësira.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

WHO: Covid 19 is no longer a global health emergency

May 5, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

The World Health Organization declared an end to COVID-19 as a global health emergency. Although the officials were cautious to say that the pandemic is not over, the recommendation finalizes the status assigned to the COVID-19 – an inflammatory viral disease – that has claimed reportedly close to 7 million lives, disrupted the global economy and communities. The UN-agency declared the coronavirus crisis a “public health emergency of international concern” over three years ago on January 30, 2020. The status helped focus international attention on a global health threat, as well as funding of vaccines and strengthening collaboration across countries and governments. The decision to end the global health emergency status was supported by a majority of the WHO Emergency Committee.

The end of the emergency does not mean COVID is over as a global health threat, WHO officials warn. According to WHO data, the death rate averages to over 3,500 in the week in the last month. Ending the emergency could have an impact on international collaboration or funding efforts that could see a shift or as many have already done adapt with the long term presence of Covid.

The US domestic state of emergency for COVID officially ends on May 11. It has been announced that after that date the administration will stop paying for vaccines and testing and shift responsibility to the commercial market. Countries around the world have started moving towards a “routine management of COVID” the WHO officials said.

Filed Under: Sociale

Pro dhe kundër

May 5, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Para panteonit të madh të perëndive të lashta greke dhe perëndive egjiptiane, ishin perënditë e lashta të Mesopotamisë. Emri vjen nga greq. e vjetër “meso-potam”, ose ‘mes-përronjve’, në se lumenjve u pakësohet rrjedha.

Në disa tekste të këtyre qytetërimeve, Anunnakit përmenden. Ata shërbyen si perënditë kryesore të sumerëve të lashtë, të akadianëve, asirianëve dhe babilonasve.

Si një Zot mesopotamian, p.sh., ‘Idimi’(i dituri) ishte krijuesi i njeriut të parë, Adam, dhe ‘Ati i brezave të afërt’, siç quhej ndonjëherë në literaturën antike. Thothi, perëndia i Dijes në Egjiptin e lashtë, ishte me prejardhje Annunaki, Noes po ashtu, Zoti i kishte treguar për përmbytjen para se ajo të vinte.

Përshkrimet se sa ishin dhe çfarë roli luajtën Annunakit, shpesh janë kontradiktore. Ata ishin perënditë e lashta sumeriane, më të fuqishmit e panteonit dhe pasardhës të hyjnive supreme: An dhe Ki, përkatësisht perëndia e Qiellit dhe perëndesha e Tokës. Misioni i tyre ishte: të dekretonin fatet e gjithë njerëzimit.

Mitet e krijimit babilonas tregojnë se ishin 300 Anunnaki të caktuar për të mbrojtur Qiellin e perëndisë An dhe 300 të tjerë për të mbrojtur Tokën e zotëruar nga perëndia Ki.

Në shekullin e 19-të, arkeologët zbuluan dhjetëra pllaka balte të lashta babilonase. Koleksionet ishin aq të gjera saqë kërkimet dhe përkthimet mbi to vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Autori azero-amerikan Zecharia Sitchin shkroi një libër, ku publikoi përkthime të 14 tabletave specifike “Planet 12”, në të cilin thotë se Anunnakit vinin nga një planet mitik i quajtur Nibiru. Planeti Nibiru, sipas Sitchin, ka një orbitë prej 3600 vjetësh rreth Diellit. Kur Nibiru ishte afër Tokës në një kohë të largët rreth 450,000 vjet më parë, Anunnakit vendosën t’i afroheshin planetit, dhe zbritën në Sumer. Ata kishin nevojë për ar për të riparuar atmosferën e planetit të tyre, por në pamundësi për ta nxjerrë vetë, krijuan një racë qeniesh të quajtura njerëz për të bërë punën për ta. Libri i Sitchin është shitur me miliona kopje. Së bashku me paraardhësit e tij, autorin zviceran Erich von Danniken dhe autorin rus Immanuel Velikovsky, ata formuan triumviratin e historianëve që besojnë se tekstet e lashta nuk ishin thjesht histori mitologjike, por ndër të tjera edhe revista shkencore. Në vend që t’i shihnin Anunnakit si perëndi mitike, ata besojnë se Anunnakit ishin të ardhurit nga lart në Tokë; dhe njerëzit u detyruan t’u shërbenin zotërinjve jashtëtokësorë që kishin nevojë për pasurinë minerale të Tokës; si shkëmbim ata u dhanë njerëzve teknoloshi e qytetërim. Ziguratët, Sfinksi, Piramidat dhe të tjera mrekulli të asaj epoke u ndërtuan nga Annunakit, ndërsa njerëzit ndihmonin e mësonin prej tyre.

Akademikët dhe historianët e zakonshëm i hedhin poshtë nocionet e Sitchin dhe kolegëve të tij duke i quajtur ‘pseudo-shkencëtarë’. Ata thonë se Historitë e lashta babilonase janë tregime të shkruara nga njerëzit e lashtë që përpiqeshin të shpjegonin botën e tyre në një mënyrë që u kishte kuptim. Shkenca moderne dhe njohuritë kolektive njerëzore kanë avancuar që atëherë për të shpjeguar përmbytjet, astronominë, kafshët dhe një mori konceptesh të tjera që dikur mendoheshin se ishin vepra të perëndive të mbinatyrshme.

Megjithse, ka dyshim për një gjë: babilonasit e lashtë ishin më të përparuar sesa besohej historikisht. Një tabletë balte e përkthyer në vitin 2015 tregon se astronomët e asaj epoke kanë bërë llogaritje jashtëzakonisht të sakta matematikore për orbitën e Jupiterit, gjithsej 1400 vjet përpara se ta bënin evropianët. Babilonasit kishin krijuar gjithashtu trigonometrinë 1000 vjet përpara grekëve të lashtë. A do të thotë kjo se sumerët e lashtë kishin mes tyre vizitorë të huaj që u mësonin shkencën dhe matematikën e avancuar? A kishin qytetërimet e lashta akses në kompjuterë me fuqi të lartë ose mjete teknologjike që i lejonin të kryenin llogaritje komplekse?

Akademikët e konsiderojnë këtë si shkencë të rreme. Por askush nuk e di se çfarë mendonin sumerët e lashtë kur shkruanin për Anunnaki-t. Gjithashtu, treshja Sitchin – Danniken – Velikovski besojnë se nuk ka asnjë mënyrë që qytetërimet e lashta njerëzore të mund të kishin njohur matematikë komplekse pa ndihmën e qenieve më të përparuara.

Pyetjet dhe misteret e vazhdueshme në lidhje me Anunnakit mund të mos kenë të bëjnë fare me alienët, por lidhen me mungesën e informacionit për kulturat e lashta. Ajo pak që dimë për Sumerin vjen nga pllaka balte të shkruara në një gjuhë të lashtë që nuk flitet sot. Për të mësuar më shumë, arkeologët duhet të gjejnë më shumë shkrime nga ajo periudhë kohore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Sot, përkujtojmë 5 majin, ditën e dëshmorëve, të cilët dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për Lirinë e Shqipërisë

May 5, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

Sot, përkujtojmë 5 majin, ditën e dëshmorëve, të cilët dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për Lirinë e Shqipërisë.

Të gjithë ata që dhanë jetën për liri, demokraci e prosperitet, akti i tyre sublim ka në thelb vlerat e patriotizmit dhe të atdhedashurisë.

Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të këtij vendi dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për një vend më të mirë, pavarësisht bindjeve politike.

Lavdi të përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të çdo epoke të Atdheut, nderim e mirënjohje për të gjithë ata, që diktatura komuniste vrau e persekutoi.

Filed Under: Sofra Poetike

Vdekja e njerëzimit

May 5, 2023 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Nga mitra në varr, udhëtimi i jetës së njeriut është një mision. Është një rrugëtim ekzistencial dhe i vazhdueshëm që me vetëdije apo pa vetëdije, me apo pa ndërgjegje, është fakt, ndodh. I vetmi ndryshim në ecjen e racës njerëzore është nëse bëhemi aktorë apo spektatorë.

Mendimtarët, artistët, filozofët, shkrimtarët, shkencëtarët dhe edukatorët janë ata që e regjistrojnë këtë vendmbërritje ekzistenciale, pra shkrimin e historisë, dhe të tjerët janë thjesht dëshmitarë dhe vëzhgues të krijimit të historisë.

Adami dhe Eva u mërguan nga Kopshti i Edenit. Ata u dëbuan dhe u dënuan me misionin për të populluar botën dhe iu dha premtimi se një ditë do të kthehen në Eden. Kjo është arsyeja pse njerëzit e parë ishin nomadë. Shtegtarë pa vendbanim në kërkim të shtëpisë, Edenit. Dhe kështu erdhi Epoka Bujqësore dhe më pas Epoka Industriale, e ndjekur nga Epoka e Teknologjisë. Epoka e vetëshkatërrimit.

Ky udhëtim na mbajti për mijëra vjet, na mbajti njerëz. Të vetmet krijesa në të gjithë universin që ndjejnë, ëndërrojnë, krijojnë, skuqen, vishen dhe kanë konceptin e së shkuarës, të tashmes dhe së ardhmes. Të pajisur me inteligjencë. Por ne hoqëm dorë. Ne e pranuam humbjen. Ne i lejuam makineritë të sundonin jetën tonë. Tani jemi çnjerëzuar.

“Erunt etiam altera bella, atque iterum ad Troiam magnus mittetur Achilles.” (Do të ketë luftëra të tjera dhe Akili i madh do të dërgohet përsëri në Trojë.) shkroi Virgjili. Nëse një mijë herë do të shkonte të vdiste në Trojë një mijë herë ai do të zgjidhte fatin e tij. Sepse ky ishte destinacioni i njerëzimit. Deri më sot, kur hoqëm dorë nga lufta dhe vendosëm të jetonim në flluskën e izolimit. Çnjerëzorë. Të mundur. Të kontrolluar lehtësisht nga ata që kontrollojnë teknologjinë. Të ushqyer me kotësinë e idiokracisë. Pre e lehtë e korporatave, qeverive dhe politikanëve që na çojnë drejt humnerës, sipas pëlqimit të tyre.

Sundimi i teknologjisë është vdekja e njerëzimit. Teknologjia nuk ka atdhe, familje, Zot, dashuri, pasion. Nuk simpatizohet me vuajtjet, dhimbjet, torturat, gjenocidet, luftën e kombeve për pavarësi, nderimin për heronjtë. Nuk ka respekt për lirinë. Nuk e vlerëson lirinë sepse nuk ka përjetuar kurrë skllavërinë, pushtimin, robërinë. Nuk dha kurrë jetën për një kauzë fisnike!

“Unë mendoj, prandaj jam”, tha Dekarti. Nëse telefoni yt, kompjuteri yt dhe teknologjia jote e dashur mendojnë për ty, atëherë ti thjesht nuk ekziston.

Vetëm peshqit e ngordhur shkojnë me rrjedhën. Rezisto dhe ji i gjallë. Ushqeje shpirtin tënd me libra, art, muzikë dhe aspirata përtej flluskës tënde. Ndrysho botën dhe ndiko në jetën e njerëzve.

Nuk ka teknologji në varr. Vetëm trashëgimia e viteve të tua në këtë tokë. Të jepet vetëm një herë. Dhurata më e çmuar në univers.

Ji kalorës dhe jo kufomë.

Mendo. Jeto.

🇺🇸 The death of humanity

Dr. Bledar Kurti

From the womb to the tomb, the walk of the life of man is a mission. It is an existential and constant journey that consciously or unconsciously, with or without awareness, is a fact, it happens. The only difference in the walk of human race is whether we become actors or spectators. The thinkers, artists, philosophers, writers, scientists and educators are the ones who record this existential destination, i.e. writing history, and the rest are merely witnesses and observers of history-making.

Adam and Eve exiled from the Garden of Eden. They were expelled and condemned with the mission to populate the world and were given the promise that one day they will return to Eden. That is why the first people were nomads. Travelers without a settlement in search for home, for Eden. And this is how the Agricultural Era came about, and then the Industrial Era, followed by the Technological Era. The era of self-destruction.

This journey kept us going for thousands of years, kept us human. The only creatures in the whole universe who feel, dream, create, blush, and have a sense of past, present and future. Equipped with intelligence. But we gave up. We accepted defeat. We allowed machines to rule our lives. We are now inhuman.

“Erunt etiam altera bella, atque iterum ad Troiam magnus mittetur Achilles.” (There will be other wars, and great Achilles will again be sent to Troy.) wrote Virgil. If a thousand times he went to die in Troy a thousand times he would chose his destiny. Because this was the destinacion of humanity. Until today, when we gave up the fight and decided to live in the bubble of isolation. Inhumane. Defeated. Easily controlled by those who control technology. Fed with the vanity of idiocracy. Easy prey of corporations, governments and politicians who lead us towards the abyss, as they please.

The rule of technology is the death of humanity. Technology has no homeland, no family, no God, no love, no passion. It doesn’t sympathize with the suffering, pain, tortures, genocides, nations’ struggles for independence, the reverence for herores. It has no respect for freedom. It doesn’t value freedom because it has never experienced slavery, invasion, servitude. It never gave its life for a noble cause!

“I think therefore I am” said Descartes. If your phone and your computer and your beloved technology does the thinking for you, then you simply don’t exist.

Only the dead fish go with the flow. Resist and be alive. Feed your soul with books, art, music and aspirations beyond your bubble. Change and influence peoples’ lives. There is no technology in the grave. Only the legacy of your years on this earth. Given to you only once. The most precious gift in the universe.

Be a knight and not a corpse.

Think. Live.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT