Fatmir Lekaj/

Fatmir Lekaj/




Hyrje
Studiuesi çek Miroslav Hroch, nëpërmes formulimit të një tipologjie për periodizimin e procesit të tri fazave të lëvizjeve kombëtare, fazës a, b dhe c (në rastet e kombeve tëvogla evropiane, në veçantinë rastet e kombeve eurolindore), kakontribuar për një qasje më të mirë analitike në lidhje me studimin e proceseve të lëvizjeve kombëtare. Sipas tij, kjo skemë – abc e lëvizjeve kombëtarekarakterizohet nga periudha e përkushtimit intelektual për kombin (faza a), periudha e agjitacionit patriotik për kombin (faza b), dhe periudha e masivizimit patriotik përkombin (faza c). [1]Nëkuadër të literaturës akademike shqiptare ende nuk është zbatuar mjaftueshëm kjo skemë në lidhje me të gjitha detajet e lëvizjes kombëtare shqiptare, që në fakt ështënjë temë e gjerë dhe e ndërlikuar akademike.Megjithëkëtë, konsideroj se edhe në këtë ese (shkrim të kufizuar) për këtë temë,ja vlen të ndriçohen dhe të përkufizohen disa karakteristika thelbësore të lëvizjes kombëtare shqiptare, duke marr pikënisje në këtë skemë- abc të lëvizjeve kombëtare.Rrjedhimisht, në vijimnëpërmes një përmbledhje të shkurtër, koncize dhe mundësishtsa më objektive (duke u bazuar kryesisht në burimet e autorëve të huaj),mëtoj të zbatojkëtë skemë në lidhje melëvizjen kombëtare shqiptare, si shenjë nderimi merastin e shënimit të 145 – vjetorittë Lidhjes së Prizrenit (10.06.1878 – 10.06.2023),dhe si reflektim mbi të kaluarën në përballje me sfidat e tanishme.
I
Faza e parë (a) e lëvizjeve kombëtare (duke qenë e inspiruar, përveç të tjerash, nga iluminizmi dhe romantizmi), karakterizohet nga një përkushtim i pasionuar i intelektualëve për gjuhën dhe karakterin e veçantë historiko-kulturor të kombit. Në historiografinë shqiptare kjo fazë identifikohet me fillesën e të ashtuquajturës Rilindja Kombëtare Shqiptare, që mund ta quajmë edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare. Rrjedhimisht, ndikimin e veçantë për fillimprocesin e kombformimit shqiptar në fazën e parë (a), në kuptimin e shfaqjes së idesë kombëtareshqiptare (si fillesë për transformimin e bashkësisë etnike shqiptare në kombin shqiptar) e kanë pasur ideologët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare: Naum Veqilharxhi (1797-1854), Hasan Tahsini (1811-1884) Jeronim de Rada (1814-1903), Zef Jubani (1818-1880), Thimi Mitko, (1820-1890), Elena Gjika (1828- 1888), Konstantin Kristoforidhi (1830-1895) [2] etj.
Pothuajse të gjithë këta ideologë të Lëvizjes KombëtareShqiptare jetonin jashtë Shqipërisë dhe ishin të arsimuar dhe tëinfluencuar nga idetë e iluminizmit dhe romantizmit. NaumVeqilharxhi ishte në moshë të mitur kur familja e tij emigroi nëRumani. Jeronim de Rada ishte pasardhës i një familjeemigrantësh shqiptarë që kishin emigruar në Itali pas vdekjes sëSkënderbeut. Thimi Mitko, emigrant në Egjipt. Elena Gjika,kishte lindur në Konstancë të Romanisë dhe ishte vajzë e njëfisniku me origjinë shqiptare. Ndërsa Hasan Tahsini dheKonstantin Kristoforidhi ishin emigrantë në Stamboll. Veprimtariae tyre karakterizohet nga zhvillimi i studimeve mbihistorinë, gjuhën, duke përfshirë alfabetin, folklorin, letërsinë,artin, botimin e gazetave, themelimin e shoqatave kulturoredhe arsimin – në kuptimin e kërkesave për hapjen e shkollaveshqipe, krahas atyre greke, latine etj., në kuadër të PerandorisëOsmane. Qëllimi kryesor i ideologëve të Lëvizjes KombëtareShqiptare ishte unifikimi i shqiptarëve në një komb, pa dallimtë feve dhe ndarjes administrative të shqiptarëve, në kuadër tëPerandorisë Osmane, duke përfshirë edhe reformat ekonomikeetj. [3] Në këtë vazhdë kjo veprimtari e fazës së parë (a), që kishtefilluar në vitet 1820, u shtua dhe u shndërrua në mënyrë tësuksesshme në fazën e dytë (b).
Faza e dytë (b) e lëvizjeve kombëtare është e karakterizuarnga agjitacioni aktiv me adresë të dyfishtë, që nënkupton selëvizja kombëtare nga njëra anë përpiqet të bindë sa më shumë
anëtarë të bashkësisë së vet etnike se “ne” jemi një komb. Edhepse në këtë periudhë bashkësitë etnike kanë qenë më shumëprojekte kombëtare sesa kombe, në kuptimin se vetëm një pjesëe vogël e popullit e ka perceptuar veten anëtar i një kombi. Dhenga ana tjetër, lëvizja kombëtare i shpall kërkesa në emër tëbashkësisë së vet etnike, elitës së huaj, e në rastin e shqiptarëve,Perandorisë Osmane, në veçanti nëpërmes Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit (1878). Ndikimin e veçantë gjatë fazës së dytë (b), tëagjitacionit patriotik të lëvizjes kombëtare shqiptare, e kanë pasur: Abdyl Frashëri (1839-1892), Pashko Vasë Shkodrani (1825-1892) dhe shumë të tjerë.
Faza a dhe b janë të ndërlidhura/përmbushëse me njëratjetrën,kështu që ndarja në mes të këtyre dy fazave ështëpjesërisht ndarje analitike. Shembulli më i mirë (në mes tëshembujve të tjerë) për ndërlidhjen/përmbushjen e këtyre dyfazave në aspektin e protagonistëve gjatë procesit të kombformimitshqiptar janë vëllezërit Frashëri (Abdyl, Sami dheNaim Frashëri),të cilët kanë qenë protagonistë të rëndësishëmgjatë fazës a dhe b të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Megjithëkëtë, sipas Hroch, dallimi në mes këtyre dy fazavenuk është iparëndësishëm, sepse agjitacioni, përkatësisht fazab (që është faza më e rëndësishme për realizimin e një projektikombëtar), bëhet më e fuqishme po qe se të tjerët para tyre (fazaa) kanë kontribuar për një ide/vetëdije të përbashkëtkombëtare. [4]
Në rastin e shqiptarëve, roli i rëndësishëm i diasporës shqiptare ka ndikuar që faza b të jetë më e fuqishme. Sipas historianit anglez Noel Malcolm, arbëreshët e Italisë, të influencuar nga rizorxhimento (Rilindja), kanë qenë më radikalët në kuadër të idesë për çlirimin dhe pavarësimin e plotë të shqiptarëve në një shtet shqiptar në Ballkan dhe, në këtë vazhdë, në vitin 1878 në Milano e kanë themeluar “Komitetin italo-shqiptar për çlirimin e shqiptarëve në Lindje”. Gjithashtu, qarqet intelektuale-patriotike të diasporës shqiptare në Rumani, Bullgari dhe deri në Egjipt, e kanë pasur një rol të rëndësishëm, e veçanërisht Bashkësia Shqiptare e Stambollit, që ka pasur kontaktin më të drejtpërdrejtë me trevat shqiptare. [5] Ndërsa sipas ballkanologut norvegjez, Svein Mønnesland, edhe dy pashallëqet shqiptare që iu kundërvunë Sulltanit gjatë periudhës së fillimviteve 1800 (pashallëku i Shkodrës në veri në krye me Bushatlinjtë, dhe pashallëku i Janinës në jug, në krye me Ali Pashë Tepelenën), edhe pse nuk kanë përfaqësuar lëvizje tipike kombëtare, kanë ndikuar që shqiptarët ta shijojnë vetëqeverisjen. Megjithëkëtë, sipas tij, fillesa e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare zuri vend jashtë trojeve shqiptare, veçanërisht në kuadër të qarqeve intelektuale-patriotike shqiptare në Bukuresht dhe Stamboll.[6]
Njëherësh vlen të theksohet se Hroch nuk bazohet vetëm në protagonistë (vetëm në elitat elëvizjeve kombëtare në fazat a, b dhe c), por pothuajse në tënjëjtën masë bazohet edhe në strukturë. Sipas tij, procesi ikombformimit nuk është proces që ndodh në një vakum sociopolitik,por është ngushtë i ndërlidhur me modernizimin politiko-ekonomik. Në kuptimin se procesi i kombformimit starton nënjë kohë krize identiteti dhe vlerash, si pasojë e krizës nëregjimin e vjetër. [7] Kjo pikëpamje e Hrochut përputhet edhe meprocesin e kombformimit shqiptar (përkatësisht me fazën a dheb të lëvizjes kombëtare shqiptare), në kuptimin e reagimit tëfuqishëm të shqiptarëve që nga fillimvitet 1830, kundër reformavecentralizuese të Perandorisë Osmane, që më pastaj ngaviti 1839-1856 dhe 1856-1876 njihen si Reformat e Tanzimatit,duke përfshirë në këtë vazhdë reagimin e fuqishëm të shqiptarëve kundërTraktatit të Shën-Stefanit të vitit 1878 (në mes të Rusisë dhe Perandorisë Osmane), që dëmtoj rëndë të ardhmen politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Ballkan.
Në fakt, forcimi i Rusisë që nga shekulli XVII dhe puqja e interesave të Rusisë dhe Austro-Hungarisë për ta ushtruar hegjemoninë e tyre në Ballkan, që njëkohësisht karakterizohej nga rivaliteti në mes tyre, kishte rritur presionin ndaj Perandorisë Osmane. Madje në vitin 1782 Austro-Hungaria dhe Rusia kishin arritur një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Ballkanit, por realizimin e këtij plani e penguan Anglia dhe Franca. Rivaliteti në mes të Rusisë dhe Austro-Hungarisë përfshiu edhe konkurrencën në mes tyre, për ushtrimin e ndikimit mbi serbët, me të cilët Rusia kishte një relacion më specifik. [8] Në fillimvitet 1800, me mbështetjen e Austro-Hungarisë dhe Rusisë, iu njoh një lloj autonomie Serbisë dhe në këtë vazhdë, Anglia, Franca dhe Rusia mbështetën lëvizjen greke për pavarësi. Strategjia e Perandorisë Osmane me dhënien e drejtave për komunitetet jomyslimane që përfshiu reforma e Tanzimatit (duke u bazuar në të drejtat fetare dhe jo në të drejtat etnike), ishte një përpjekje për të amortizuar separatizmin, përkatësisht për të mbajtur brenda Perandorisë Osmane, komunitetet jomyslimane. Por, efekti u tregua të jetë i kundërt sepse kërkesat gjithnjë në rritje nën petkun fetar, të komuniteteve të krishtera (serbëve, bullgarëve etj.), rezultuan në kërkesa nacionale. Në këtë vazhdë, veçanërisht kërkesat (ekspansioniste) të Serbisë, të mbështetura nga Rusia, rezultuan kërcënuese ndaj shqiptarëve. [9]
Me reformën e Tanzimatit filluan të zbatohen edhe rregullat që kishin të bënin me sistemin e ri të taksimit, të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të gjykatave, duke e përfshirë edhe ndryshimin e strukturës administrative. Në vendtë shqiptarëve erdhën administratorë dhe nëpunës të tjerë (me përkatësi tjetër etnike) nga rajonet e ndryshme të PerandorisëOsmane. Kjo ndikoi që shqiptarët (të nxitur edhe nga krerët etyre lokalë, duke përfshirë edhe spahinjtë/përfaqësuesit efeudeve), të reagojnë fuqishëm kundër Perandorisë Osmane,deri në nivelin e kryengritjeve të armatosura. [10]Për më tepër, përcaktimi i të drejtave për komunitetet mbi bazën fetare dhe jo mbi bazën etnike (në kuadër të reformës së Tanzimatit), i diskriminoi shqiptarët veçanërisht në të drejtat për arsimin, ngase kur popujve në Perandorinë Osmane iu lejua të organizonin shkollat në gjuhët e tyre në vitin 1839, kjo nuk vlente për shqiptarët sepse ata ishin të fragmentuar fetarisht. Shqiptarët myslimanë konsideroheshin si turq, ata ortodoksë si grekë dhe ata katolikë si ‘latinë’, që mund të shkonin në shkollat italiane. [11]
Për dallim të fqinjëve të tyre, shqiptarët gjendeshin në një situatë krejtësisht të disfavorshme. Nga njëra anë çështja e shqiptarëve nuk ishte futur haptazi në kuadër të diskursit ndërkombëtar edhe pse (në vazhdën e reformës së Tanzimatit), e tërhoqi vëmendjen e shteteve perëndimore, si një objekt i një konflikti eventual në planin ndërkombëtar. Anglia, duke qenë e brengosur për rritjen e ndikimit të Rusisë, ishte për ruajtjen e statuskuosë dhe, në këtë vazhdë, duke e marrë parasysh pozitën e veçantë të shqiptarëve (historike, etnike dhe fetare), konsideronte se çështja shqiptare duhej mbajtur në kuadër të Perandorisë Osmane si çështje e brendshme e saj. Nga ana tjetër, Perandoria Osmane pengonte çdo lloj uniteti të shqiptarëve nëpërmes taktikës “përçaj dhe sundo”. Zbatimin e kësaj taktike e lehtësonte edhe struktura e brishtë organizative e shqiptarëve (me ndarjet fisnore dhe fetare). Madje edhe krerët lokalë të shqiptarëve, që ishin ngritur kundër reformës së Tanzimatit, i prioritonin më shumë kërkesat për rikthimin e të drejtave fisnore sesa kërkesat për unitetin territorial-kombëtar të shqiptarëve. Perandoria Osmane kishte krijuar përvojë për përdorimin e kësaj taktike ndaj komuniteteve të ndryshme dhe e vazhdoi ndaj shqiptarëve. Kjo ishte edhe arsyeja pse reformistët e Tanzimatit i konsideronin si kërcënim më të madh, intelektualët shqiptarë (se sa krerët lokalë shqiptarë), të cilët nëpërmes veprimtarisë së tyre patriotike, synonin një strukturë të unitetit kombëtar të shqiptarëve. Një ndër preokupimet kryesore të intelektualëve shqiptarë ishte zgjerimi i veprimtarisë patriotike, dhe duke e shfrytëzuar të drejtën për krijimin e shoqatave, që përcaktoi reforma e Tanzimatit, arritën ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre edhe më shumë. Madje edhe duke e ushtruar mësimin e fshehtë në gjuhën shqipe, gjë që rezultoi me reagimin e reformistëve të Tanzimatit dhe të patriarkanës ortodokse të Stambollit. Gjithashtu, ndarja fetare në mes të shqiptarëve ishte një pengesë për unitet kombëtar, edhe pse shqiptarët kishin një traditë të bashkëjetesës ndërfetare. Islamizimi masiv i shqiptarëve rezultoi në një integrim më të madh të shqiptarëve (krahasuar me fqinjët e tyre), në kuadër të Perandorisë Osmane. Njëkohësisht, ndikimi i patriarkanës ortodokse të Stambollit mbi shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së jugut, dhe i Italisë, Austrisë dhe Francës mbi shqiptarët katolikë të Shqipërisë së Veriut, i inkurajonin dallimet fetare të shqiptarëve, në drejtimin e ndarjeve politike. [12] Rrjedhimisht, brenda këtij konteksti historiko-politik dhe social të shqiptarëve duhet vlerësuar postulatin e Pashko VasëShkodranit: “Feja e Shqyptarit është Shqyptaria”, të shkruar në kuadër të poemës së tij të titulluar “O moj Shqypni e mjera Shqypni”. Në esencë, ky postulat (që pati ndikim tëmadh), ishte thirrje për unitetin kombëtar dhe harmoninë ndërfetare të shqiptarëve, dhe jo kundër feve si vlerë në vete.
Marrë parasysh këtë kontekst socio-politik në të cilin gjendeshin shqiptarët, edhe pse s’u arrit që kërkesat e kryengritësve lokalë shqiptarë (gjatë fillimviteve 1830 e tutje kundër reformave të Tanzimatit), të përbashkohen dhe formulohen në bazë të një programi, dhe të paraqiten në emër të të gjithë popullit shqiptar. Megjithëkëtë, përveç kërkesave për anulimin e ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, dhe zëvendësimin e funksionarëve osmanë të pushtetit lokal, që s’e dinin gjuhën shqipe, me nëpunës shqiptarë, duke përfshirë kërkesën që të mos paguheshin taksat shtesë etj. Në disa raste, kërkesa e kryengritësve lokalë shqiptarë për një status të veçantë të trojeve shqiptare, përmbante në “embrion” kërkesën për autonomi territoriale-administrative të Shqipërisë. Disa ndër shembujt më tipikë për këtë janë: Kryengritja e udhëhequr nga Tafil Buzi që nisi në Berat në vitin 1834 dhe u përhap në krahinat e Vlorës, të Tepelenës, të Skraparit, të Tomoricës, të Mallakastrës, të Përmetit etj., dhe rezultoi me organizimin e Besëlidhjes së nëntë krahinave të Shqipërisë së Jugut. Kjo Besëlidhje, që njëkohësisht ishte organ qeverisës, kërkoi që mos të zbatohen reformat centralizuese, në krahinat kryengritëse dhe t’u njihet një qeverisje autonome. Pas një qëndrese heroike kryengritja u shtyp, megjithëkëtë kryengritjet nuk u ndalën dhe në vazhdimësi e vështirësuan zbatimin e reformave centralizuese. Në maj 1835 nisi kryengritja në Shkodër në krye me Hamza Kazazin, që më pastaj u udhëhoq nga një këshill i përkohshëm i njohur në literaturë si qeveri provizore. Kësaj kryengritje të shkodranëve iu bashkuan vullnetarë nga Postriba, Gjakova, Peja, Malësia e Mbishkodrës, Ulqini, Podgorica, krahinat e Mirditës, të Matit e të Dibrës dhe, rrjedhimisht, përfshiu pothuajse gjithë Shqipërinë e Veriut. Gjenerali francez, Kybjer, komandant i forcave të Mesdheut, e cilësoi këtë kryengritje si revolucion, në kuptimin e një lëvizje me shtrirje të gjerë për çlirim nga Perandoria Osmane. Ndërsa një nga emisarët francez në Prevezë shkruante se kryengritësit pretendonin një pavarësi nga Perandoria Osmane, të ngjashme me autonominë e Serbisë. Në këtë vazhdë rol të veçantë ka pasur kryengritja e viteve 1843-1844 në krye me Dervish Carën, që filloi në Shkup dhe u zgjerua duke përfshirë Kumanovën, Preshevën, Bujanovcin, Vranjën, Grykën e Kaqanikut, Leskovcin, Pejën, Gjakovën, Prizrenin e deri në Shkodër. Kjo kryengritje përfshiu pothuajse të gjitha trevat shqiptare, nga Manastiri e Ohri në jug deri në skajet veriore e verilindore të Kosovës, ku kryengritësit vendosën pushtetin e tyre dhe shprehnin hapur pretendimet për autonominë, duke iu referuar shembullit të organizimit të shteteve fqinje (Serbisë etj.). Gjithashtu, kryengritja e vitit 1847 në krye me Zenel Gjolekën, që nisi në Kurvelesh dhe përfshiu Delvinën, gjithë Labërinë, duke u përhapur në trevën e Çamërisë, të Përmetit e veçanërisht të Mallakastrës në krye me Rrapo Hekalin etj. Prapavija e kësaj kryengritje që shënoi ngritjen në një shkallë më të lartë të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Shqiptarëve ishte organizimi i Kuvendit të Madh Ndërkrahinor të Mesaplikut, në qershor 1847, ku morën pjesë përfaqësues nga krahinat e Shqipërisë, kryesisht të jugut. Edhe këngët popullore që iu kushtuan kësaj kryengritje karakterizohen nga ideja e bashkimit kombëtar. Në njërën nga këto këngë poeti popullor i drejtohet Zenel Gjolekës me fjalët “sos lëfton për vete, / por për gjithë vilajete” dhe vë në dukje se udhëheqësi trim nuk lufton “as për mua, as për ti, / po për gjithëShqipëri”. Edhe Sami Frashëri (një ndër ideologët dhe agjitatorët më të spikatur të lëvizjes kombëtare shqiptare) e ka cilësuar këtë kryengritje si kërkesë për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një Shqipëri autonome. [13] Me fjalë të tjera, kryengritjet e shqiptarëve që nga fillimvitet1830 dhe në vazhdimësi, kundër reformave të Tanzimatit (nëShqipërinë jugore dhe veriore, duke përshirë Kosovën dhe visetë tjera të banuara me shqiptarë), dhe veçanërisht ndikimi iveprimtarisë dhe i retorikës patriotike i intelektualëveshqiptarë (në shërbim të gjuhës, historisë, harmonisë ndërfetare, dhe ngritjes së një strukture të unitetit kombëtar të shqiptarëve), ishin shpëtimi i Shqipërisë.
Në këtë vazhdë veprimtariadhe rezistenca patriotike e shqiptarëve u shtuan si reagim ndajvendimeve të Traktatit të Shën-Stefanit dhe të Kongresit tëBerlinit (1878). Rrjedhimisht, faza a dhe b e lëvizjes kombëtare shqiptare është gjithashtu e ndërlidhur/përmbushëse me njëratjetrënnë aspektin strukturor. Në kuptimin e kryengritjeve qënga fillimvitet 1830, dhe në vazhdimësi kundër reformave tëTanzimatit (pothuajse në gjithë territoret ku banoninshqiptarët), duke u fuqizuar edhe më shumë nëpërmesveprimtarisë së Kuvendit të Prizrenit, përkatësishtLidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), që arriti ta shndërrojëpërfundimisht idenë kombëtare shqiptare (të fazës a) nëprojektin/programin kombëtar shqiptar (të fazës b). Dhe qënjëkohësisht ishte shprehje e revoltës kundër vendimeve tëtraktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit (1878).
Traktati i Shën Stefanit i nënshkruar më 3 mars 1978, në mes të Rusisë dhe Perandorisë Osmane, nuk i përfshiu shqiptarët dhe parashihte që gati gjysma e territoreve të banuara me shqiptarë t’u jepen shteteve të sapoformuara (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë etj.). Njëherësh ky traktat, shqetësoi disa ndër fuqitë e mëdha të kohës (Gjermaninë, Austro-Hungarinë, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe), sepse e forconte hegjemonin ruse në Ballkan nëpërmes aleatëve të saj (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë etj.).Prandaj fuqitë e mëdha të kohës e organizuan një kongres në Berlin në qershor të vitit 1878, për ta rishikuar këtë traktat.
Gjatë periudhës 1877-’78 forcat serbe dëbuan masivisht shqiptarët nga territoret e tyre indigjene. Deri në fund të vitit 1878 numri i të dëbuarve shqiptarë arriti shifrën e 60 000refugjatëve të vendosur në Maqedoni dhe 60 000-70 000 refugjatëve të vendosur në Kosovë. Në Kongres të Berlinit u vendos që këto territoreshqiptare (nga u dëbuan shqiptarët) të Nishit, Prekuples, Kurshumlisë, Vranjës dhe Leskovcit t’i jepen Serbisë, ndërsa Malit të Zi iu dhanë zonat e Tivarit, Podgoricës, Plavë-Gucisë, Rugovës dhe Kollashinit. [14]
Në ndërkohë, me zhvillimin e këtyre ngjarjeve, u iniciua organizimi i Kuvendit të Prizrenit i mirënjohur si Lidhja e Prizrenit (1878).Sa i përket nismëssë këtij kuvendi, historiani Noel Malcolm përveç tjerash shkruan: “Kreu i fuqishëm fisnor, Ali Pashë Gucia, territorin e të cilit ia kishinpremtuar Malit të Zi (sipas Traktatit të Shën Stefanit), tashmë kishteformuar një “lidhje” të fiseve vendëse me qëllim që takundërshtonte aneksimin; për mendjen e shumicës së krerëve dhetë parisë në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut. Kuvendi në Prizrenishte, sipas gjasave, një shtrirje e kësaj ideje”[15] Fillimisht qëllimi me Lidhjen e Prizrenit ishte formimi i njëorganizate ushtarake për ndalimin e copëtimit të trojeveshqiptare. Por, me ndikimin e Abdyl Frashërit etj., avancoiedhe me kërkesën politike për bashkimin dhe autonominë evilajeteve shqiptare. [16]
Kongresi i Berlinit arriti ta ndalojë vetëm pjesërisht dhe përkohësisht ekspansionin e mëtutjeshëm të politikës shtetërore serbe të mbështetur nga Rusia, që synonte riokupimin e tërësishëm edhe të Kosovës etj. Me vendimet e Kongresit të Berlinit vilajeti i Kosovës dhe territore të tjera të banuara me shqiptarë u ndan dhe Kosova me kufijtë e “tanishëm” mbeti nën sundimin e Perandorisë Osmane. Vazhdimi i sundimit të Perandorisë Osmane edhe për një kohë e pengoi copëtimin e mëtutjeshëm të territoreve të banuara me shqiptarë nga vendet fqinje. Por, njëkohësisht, e vështirësoi perspektivën politike të shqiptarëve sepse Perandoria Osmane në vazhdimësi (që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878), i kundërshtoi përpjekjet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për formimin e shtetit shqiptar.
VendimeteKongresittë Berlinit në dëm të çështjes shqiptare, u kundërshtuan nga shqiptarët,përveç tjerash vendimi që një pjesë e trevës veriperëndimore e vilajetit të Kosovës, duke përfshirë Plavë-Gucin të banuar me shqiptarë, ti dorëzohet Malit të Zi, hasi në rezistencën e fuqishme dhe të lavdishme të shqiptarëve, të cilët i zmbrapsën forcat malazeze në nëntorin e vitit 1879, dhenë janarin e vitit 1880. Kushtrimtarii kësaj rezistence ishte bajraktari i Hotit të vendit, Alush Smajli, një pararendës tipik i Adem Jasharit, në kuadër të një kontekstihistorik të ngjashëm me atë të Kosovës në vitin 1998. Ngaqë,përderisa Ali Pashë Gucia etj.,shpresonin ende që nëpërmes përpjekjeve diplomatiketë zgjidhej konflikti(dhe sidomos duke e marr parasysh se forcat malazeze gjithnjë e më shumë e rritningatishmërinë për sulme në afërsi të Plavë-Gucisë), Alush Smajlisë bashku me vllezërit e tij (Metën, Asllanin, Bilin, Currin, Rexhin, Tahirin dhe me bashkëluftëtar të tjerë), e nisirezistencën e armatosur vetëmbrojtëse në tëashtuquajturën luftën e Nokshiqit.Për këtë altruizëm patriotik- kushtrimtar të Alush Smajlit me bashkëfamiljar etj., ka shkruar edhe poeti i madh kombëtar Gjergj Fishta, madje edhe dukei kushtuaratribute legjendare AlushSmajlit[17]Në këtë vazhdë kjorezistencë heroike e shqiptarëve, e cila arritinjë mobilizim të fortë jo vetëm nga krahina e Plavë-Gucisë dhe krahina e Rugovës, por edhe më gjerë, nën udhëheqjen e Ali Pashë Gucisë, Jakup Ferrit etj., i zmbrapsën forcat malazeze, edhe pse këto forca të mobilizuara shqiptare ishin disproporcionale (në numër dhe në armatim),krahasuar me forcat ushtarake malazeze. Madje sipas historianit Noel Malcolm, kjo rezistencë e shqiptarëve kundër forcave malazeze, e njohur si lufta e Nokshiqit, ndikoi që fuqitë e mëdha ta ndryshojnë vendimin e tyre dhe, në vend të Plavë-Gucisë, ia dhanë Malit të Zi zonën bregdetare të Ulqinit, gjithashtu e banuar me shqiptarë.[18]Edhe ky aneksim u kundërshtua nga shqiptarët, por fuqitë e mëdha vendosën forcat detare për ta zbatuar/imponuar vendimin e tyre. [19]Njëherësh vlen të theksohet se rezistenca heroike e luftëtarëve shqiptarë në luftën e Nokshiqit i ka lënë mbresë të fortë edhe udhëheqësit ushtarak të forcave malazeze në këtë luftë, Marko Milanovit (i cili kishte edhe origjinë shqiptare sidomos nga Nëna), dhe në shkrimet e tij të mëvonshme, ka shkruar me admirim për jetën dhe zakonet e shqiptarëve. [20]
Mospërfshirja/mosnjohja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në kuadër të Traktatit të Shën Stefanit, e sidomos në kuadër të vendimeve të Kongresit të Berlinit, ishte tregues se fuqitë e mëdha të kohës, duke e përfshirë edhe Perandorinë Osmane, do të vazhdojnë (më pak e më shumë), t’i shpërfillin kërkesat kombëtare të shqiptarëve. Protagonisti kryesor i Lidhjes së Prizrenit, Abdyl Frashëri, duke konsideruar se Perandoria Osmane nuk do t’i ndihmojë shqiptarët dhe do ta lejojë copëzimin e Shqipërisë, u bënte thirrje shqiptarëve të përpiqeshin për pavarësinë e plotë të Shqipërisë (bashkimin dhe pavarësimin e katër vilajeteve shqiptare). Kjo ndikoi që Perandoria Osmane të dërgojë forca të mëdha ushtarake, dhe në një luftë të pabarabartë, gjatë muajve mars-maj të vitit 1881, i shtypi kryengritësit shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit. Në këtë vazhdë, Perandoria Osmane dënoi me dënime të rënda disa prej krerëve kryesorë të Lidhjes së Prizrenit, përveç të tjerëve, udhëheqësin politik të Lidhjes së Prizrenit, Abdyl Frashërin, zëvendëssekretarin e Lidhjes së Prizrenit, Shuaip Agë Spahiun [21], komandant Sulejman Vokshin etj. Megjithëkëtë, fryma e Lidhjes së Prizrenit s’u shua, por ndikoi që Lëvizja Kombëtare Shqiptare të riorganizohet, fuqizohet dhe masivizohet edhe më shumë.Prandaj jorastësisht historiografia shqiptare i jep një rëndësitë veçantë Lidhjes së Prizrenit, por edhe studiuesit e huaj.Përveç të tjerëve, balkanologu norvegjez Svein Mønnesland konsideron se para vitit 1878shqiptarët nuk kanë qenë të karakterizuar nga një vetëdije e fortë e të qenit komb, por pas vitit 1878 (Lidhjes së Prizrenit) kjo gjë ndryshon radikalisht. [22]
Për më tepër, vlen të theksohet se në rastin e shqiptarëve, faza a dhe b, e lëvizjes kombëtare identifikohen edhe me vazhdimësinë e ndërlidhur të krijimtarisë folklorike në lidhje me ngjarjet historike, veçanërisht nëpërmes këngëve të epikes historike që, në fakt, gjatëkulmimit të fazës b (Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – 1878 – 1881),këto këngë e reflektojnëformimin e ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar, ngase përveç tjerash: “….Idetë e mëdha të Rilindjes tingëlluan me forcë të veçantë në këngët epike kushtuar Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), në të cilat përjetësohet njëkohësisht qëndresa e pashembullt e popullit shqiptar kundër shteteve shoviniste fqinje për mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare, si dhe lufta e tij për autonominë e vendit kundër ushtrisë osmane të Dervish Pashës. Këngët për Lidhjen Shqiptare shprehin veçoritë dhe idetë e reja të kësaj epoke: formimin e ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar, karakterin e përgjithshëm mbarëshqiptar të luftës së Lidhjes, idenë e saj të madhe të bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve pa dallim feje e krahine. U krijuan atëherë shumë këngë për ngjarjet dhe për personazhet aktive të tyre, të pasuruara me një numër risish ideoestetike. Mund të përmendet, ndër të tjera, përfshirja në kryengritje e pothuajse të gjitha mjediseve shqiptare, me vetëdijen e plotë se luftohej për t’i mbrojtur interesat e larta të popullit e të atdheut. Në këngët popullore theksohet se në këtë luftë “ngrihet në këmbë e tanëshqiptaria”, “se jena nis m’uba milet (komb)” etj. Gjerësinë e luftës së Lidhjes dhe veçanërisht pjesëmarrjen në Kuvendin e Gjirokastrës (1880) të përfaqësuesve të të gjitha viseve shqiptare të Veriut e të Jugut, poeti popullor e jep në këto vargje: “Kurvelesh e Gegëri, / ç’umblodhën në Egjëri”. U krijuan cikle këngësh për ngjarjet sa historike aq edhe dramatike që ndodhën në vitet 1878 deri 1881. Të tilla ishin, midis të tjerash, këngët për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë, të Hotit, të Grudës e të Ulqinit. Në të gjitha këto beteja shpërtheu bindshëm forca e qëndresës së vendosur shqiptare, një solidaritet i paparë që shprehte unitetin kombëtar. Kudo shfaqet heroizmi masiv, por veçohen nga këngët edhe trimat e paepur, si Zhuj Selmani e Jakup Feri, Sadik Hamza e Çel Shabani etj.: “Te bjen diellie praron hana, / Zhuj Selman nuk ban ma nana”; “Jakup Feri, zok sokolit,/ Met shehit në ball’ t’llogorit”..Në të njëjtën kohë, edhe ndaj pushtuesve osmanë u mbajt i njëjti qëndrim sfidues me armë në dorë. Nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shpërthyen kudo kryengritje të armatosura, qëndresa u bë masive. Vrasja e mareshalit turk Mehmet Ali pashë Maxharit në Gjakovë në shtator të vitit 1878, paralajmëroi që populli shqiptar ishte i vendosur për të ecur në rrugën drejt lirisë. Në këngët kushtuar betejave historike të shqiptarëve në Kosovë kundër ushtrive të Dervish Pashës, pasqyrohet heroizmi dhe guximi i luftëtarëve popullorë kosovarë që u mbërthyen “fyt më fyt me armikun”, që nuk sprapseshin para ushtrive osmane edhe pse merrnin nga “shtatë plumba për shtat”, që qëndronin krenarë edhe kur e kishin litarin në grykë si Sef Kosharja: “Sef Kosharja, trim i fisit, / Hije t’paska maja e lisit. / Hije m’ka, o djemte mi, / Kam dhanë jetën për Shqipni”. Spikasin në këngët historike për këtë periudhë personazhe me karakteristika vetjake, por me rrezatim të gjerë kombëtar, si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ali Ibra, Çun Delia etj.: “Mic Sokoli ban medorë: / -Besa shok’, nuk muj me fole, / Se m’ka ra do gjak në gojë, / Se m’ka ra do gjak në bark, / Shtat’ martina i kam në shtat”.Ndonëse Lidhja Shqiptare e Prizrenit u thye ushtarakisht, veprimtaritë dhe idetë e saj ngjallën e ruajtën dëshirën dhe shpresën e popullit shqiptar për autonomi e për pavarësi. Ato u bënë shtysë e fuqishme për vazhdimësinë e përpjekjeve të pareshtura deri në arritjen e shpalljes së pavarësisë…”[23]
II
Faza e tretë c, e lëvizjeve kombëtare, është faza e masave/masivizimit, dhe nënkupton se një shumicë e një populli arrintë ketë një identitet kombëtar. Kjo fazë arrihet konkretisht kurjo domosdoshmërisht i tërë populli, por kur shumica e njëpopulli e formëson vetëdijen se është një komb. Në rastin eshqiptarëve kjo fazë fillon pas Lidhjes së Prizrenit, sepseveprimtaria dhe rezistenca e Lidhjes së Prizrenit (edhe pse ushtyp nga Perandoria Osmane), ndikoi për inkurajimin e masivizimittë ndjenjës kombëtare shqiptare, njëkohësisht shërbeusi inspirim për vazhdimin e përpjekjeve të shqiptarëve drejtpavarësimit të Shqipërisë.
Meqë edhe pas Lidhjes së Prizrenit, Perandoria Osmane vazhdoi t’irefuzojë kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për të drejtatkombëtare të popullit shqiptar. Dhe duke e marr parasysh se vendet fqinjeballkanike (veçanërisht Serbia) në vazhdimësi i rritën apetitet etyre hegjemoniste për copëtimin dhe aneksimin e mëtutjeshëm të territoreve tëbanuara me shqiptarë. Kjo situatë ndikoi për një mobilizim mëmasiv të veprimtarisë së lëvizjes kombëtare shqiptare (dukepërfshirë edhe qarqet intelektuale-patriotike të shqiptarëve nëdiasporë) dhe u fuqizua veçanërisht në fundvitet 1890 dhefillimvitet 1900 si në aspektin politiko-ushtarak, po ashtu edhenë atë kulturor.
Në aspektin politiko-ushtarak rezultoi, përveç të tjerash, meLidhjen e Pejës (1899), Komitetin për Lirinë e Shqipërisë(1905), Mbledhjen e Taksimit (1912), Kuvendin e Junikut (1912)etj. Lidhja e Pejës ishte, në fakt, një kuvend kombëtar, kumorën pjesë rreth 500 përfaqësues nga pothuajse të gjitha anëte Shqipërisë. U organizua në janar të vitit 1899, në krye meklerikun patriot mysliman Haxhi Zekën, ish-anëtar i këshillitqendror i Lidhjes së Prizrenit. Ky kuvend ishte një vazhdimësie kërkesave të Lidhjes së Prizrenit për bashkimin e katërvilajeteve shqiptare në një njësi kombëtare shqiptare. Në këtëvazhdë Komiteti për Lirinë e Shqipërisë i themeluar nëManastir në vitin 1905 e pati një ndikim të rëndësishëm përorganizimin dhe koordinimin e kryengritjeve të shqiptarëve, nënivel kombëtar,si dhe për krijimin e çetave të armatosura të cilat merreshin me përhapjen eideve të çlirimit kombëtar dhe me përgatitjen e popullit përkryengritjen e përgjithshme.Çeta e parë u themelua në prill të vitit 1906, në krye me BajoTopullin (vëllai i kryengritësit të spikatur të çetave shqiptare tëjugut të Shqipërisë, kapedan Çerçiz Topullit), më pastaj ushumëfishua numri i çetave shqiptare, duke përfshirë edhe çetatqë kishin qëllimet e njëjta patriotike në Kosovë dhe në viset etjera të banuara me shqiptarë. [24]Kështututje pasuan kryengritjet e shqiptarëve në pothuajse gjithë territorin e banuar me shqiptar në krye me prijësit e spikatur ushtarak: IdrizSeferi, Dedë Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Boletini, Bajram Curri, ÇerçizTopulli, MehmetDeralla etj.
Vlen të theksohet se Mbledhja e Taksimit, eudhëhequr nga Ismail Qemali, (e mbajtur në lagjen Taksim tëStambollit më 12 janar 1912), dhe pas disa muajsh Kuvendi iJunikut, i udhëhequr nga Hasan Prishtina (që i zhvilloi punimetnë fshatin Junik, në veriperëndim të Gjakovës, më 21-25 maj1912), e patën ndikimin e drejtpërdrejtë për inkurajimin ekryengritjes më të fuqishme të shqiptarëve (që nga periudha eLidhjes së Prizrenit), kundër Perandorisë Osmane. Kjokryengritje filloi në pranverën e vitit 1912 në Kosovë. Prapavija konkrete e kësaj kryengritjeje ishin 14 kërkesat eshqiptarëve, të ashtuquajturat “14 pikat” e Hasan Prishtinës, qëfillimisht nuk u morën parasysh nga Perandoria Osmane.Hasan Prishtina ishte tashmë një figurë shumë e njohur, duke emarrë parasysh kontributin i tij në kuadër të hapjes së shkollaveshqipe dhe fjalimet e tij në Parlamentin e Stambollit, në kuadërtë grupit opozitar të kryesuar nga Ismail Qemali. Shumica ekëtyre kërkesave ishin në përputhje me kërkesat e AbdylFrashërit gjatë viteve 1877-1878 për të drejtat kombëtare tëshqiptarëve. Sipas historianit Noel Malcolm, ngjashëm sikurse Abdyl Frashëri, Hasan Prishtinaishte një intelektual përparimtar, por i duhej t’i përshtastekërkesat politike në raport me disa udhëheqës konservatorëshqiptarë[25]në kuadër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Madje kjokryengritje e fuqishme e shqiptarëve e pranverës së vitit 1912kundër Perandorisë Osmane i inkurajoi edhe vendet fqinje. Nëlidhje me këtë, Malcolm, përveç të tjerash, shkruan:“Kjo ishte pika kulminante e të gjitha luftimeve të ndryshme përnjohjen kombëtare të shqiptarëve që nga viti 1878. Më në fund ishtearritur pajtimi për formimin e një shteti shqiptar brenda PerandorisëOsmane, në të cilin do të zhvilloheshin me kohë institucionet ekulturës kombëtare si dhe institucionet e tjera kombëtare shqiptare.Por, nuk kishte kohë. Brenda dy muajsh osmanët do të dëbohen ngapothuajse të gjitha territoret e tyre evropiane dhe, ç’është e drejta,vetëm kryengritja shqiptare e vitit 1912 i kishte bindur shtetet eBallkanit se kishte ardhur koha për një luftë kundërosmane,ndërkohë osmanlinjtë ishin të dobësuar aq shumë saqë lufta u fituame shpejtësi. Sikundër që ka vënë në dukje gjashtë vjet më pas nëmemorandumin e tij për shqiptarët, udhëtari dhe politikani anglezObri Herbert: “Më në fund si Samsoni në Tempullin e Gazës, ata ishembën kolonat e Perandorisë Osmane mbi kokën e tyre. Janëshqiptarët ata të cilët i shpartalluan turqit, e jo serbët, as bullgarëtdhe as grekët” [26]
Në aspektin kulturor, mobilizimi më masiv i veprimtarisë sëlëvizjes kombëtare shqiptare rezultoi, përveç të tjerash, meshumëfishimin e numrit të botimit të librave në gjuhën shqipe,duke përfshirë shtypin shqiptar (gazetat dhe të ngjashme), dhederi në një masë shkollat shqipe. Gjithashtu, me organizimin eKongresit të Manastirit (14-22 nëntor 1908), në krye me priftinpatriot katolik Gjergj Fishta etj., ku u vendos për njësimin ealfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë kongres ishin të pranishëm150 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga qarqet ediasporës shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt,Amerikë etj. Në kuadër të kësaj veprimtarie të njësimit tëalfabetit të gjuhës shqipe, një kontribut të veçantë ka dhënëfamilja Qiriazi, përkatësisht Qerasim, Gjergj, Sevasti dheParashqevi Qiriazi. Të njëjtin vit prifti patriot ortodoks shqiptarFan Stilian Noli etj., arritën ta themelojnë kishën autoqefaleortodokse shqiptare që, gjithashtu, shënoi një hap të rëndësishëmpër unifikimin e shqiptarëve.
E gjithë kjo veprimtari politiko-ushtarake dhe kulturore eshqiptarëve pas Lidhjes së Prizrenit ndikoi që Lëvizja KombëtareShqiptare të marrë një karakter masiv dhe të ndikojë përfillimprocesin e masivizimit të ndjenjës kombëtare të shqiptarëvenë kuadër të fazës c, që arriti pjesërisht të realizohet gjatë njëperiudhe 30-vjeçare. Përkatësisht që nga periudha e pas Lidhjessë Prizrenit deri në vitin 1912, ku edhe kulmon realizimi ipjesshëm i fazës c, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më28 nëntor 1912. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (medelegatët dhe me ministrat e Qeverisë së Përkohshme nga tëgjitha krahinat shqiptare, në krye me Ismail Qemalin, LuigjGurakuqin, Isa Boletinin etj.)., përfshiu të gjitha trojet shqiptaretë banuara me shumicë shqiptare dhe vetëdijesoi (nëse jo tëgjithë)shumicën e popullit shqiptar, se i takon një kombi tëpërbashkët.
Situata e re e krijuar në Ballkan në vitin 1912, i alarmoi fuqitë e mëdha dherezultoi me organizimin e Konferencës së Ambasadorëve nëLondër, që filloi punimet në dhjetor të vitit 1912. Në këtëkonferencë ishin të pranishëm përfaqësuesit e Britanisë sëMadhe, të Austro-Hungarisë, të Gjermanisë, të Italisë, tëFrancës dhe të Rusisë. Qeveria serbe në krye me Nikola Pashiqinsynonte që Serbia ta përfshinte Kosovën dhe pjesën më tëmadhe të Shqipërisë së veriut deri në det. Austro-Hungaria, metë cilën pajtohej edhe Italia, ishte kundër që Serbia të bëhet njëfuqi e Adriatikut. Këtij kundërshtimi të Austro-Hungarisë i dhapërkrahje edhe Britania e Madhe. Në fakt, në Konferencën eAmbasadorëve në Londër, Austro-Hungaria ishte prothemelimittë një shteti shqiptar, ku përfshiheshin të gjithaterritoret e banuara me shqiptarë. Por, ky qëndrim ukundërshtua nga Franca e veçanërisht nga Rusia, pastajvazhdoi një pazarllëk me territoret e banuara me shqiptarë. [27]Rrjedhimisht, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër ubë copëtimi i dytë i territoreve të banuara me shqiptarë (pascopëtimit të parë në Kongresin e Berlinit). Tashmë pothuajsegjysma e territoreve të banuara me shqiptarë (Kosova me visedhe Çamëria), mbetën nën pushtimin e vendeve fqinje (Serbisë,Greqisë etj.). Ndërsa me insistimin e Austro-Hungarisë dheItalisë u arrit të pavarësohet vetëm gjysma e territoreve tëbanuara me shqiptarë, e ashtuquajtura Shqipëria Londineze.Me fjalë të tjera, fuqitë e mëdha perëndimore nuk munden t’irezistojnë ekspansionit të mëtutjeshëm serb të ndihmuar ngaRusia dhe kjo rezultoi me ndarjen e kombit shqiptar në dysh,ku pothuajse gjysma e kombit shqiptar mbeti nën okupimin evendeve fqinje si një rast unik në kontinentin evropian. Kygjymtim i Shqipërisë konsiderohej si një kompromis i domosdoshëmpër ta arritur paqen evropiane në mes të fuqive tëmëdha. Drejtuesi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër(njëherësh ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe), EdwardGrey, gjatë raportimit të tij më 12.08.1913, në parlamentinbritanik u shpreh: “Duhet mbajtur në mend se në bërjen e kësajmarrëveshje, rëndësi kryesore pati ruajtja e mirëkuptimit mesvetë fuqive të mëdha, e nëse marrëveshja mbi Shqipërinë e arrinkëtë, atëherë ka bërë punën më të rëndësishme në interes tëpaqes në Evropë”. [28]
Pa u mbushur një vjet nga ky raportim i Edward Greyit,shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe e prishi paqen evropianedhe më gjerë. Njëkohësisht u vu në pikëpyetje pavarësia eShqipërisë. Nga njëra anë, Fuqitë e Mëdha, tashmë si pjesëtare tëluftës, e ndryshuan qasjen e tyre ndaj Shqipërisë. Madje edheEdward Grey konsideronte se me futjen e fuqive të mëdha nëluftë u humbën garancitë nënshkruese ndërkombëtare për Shqipërinë.Në këtë vazhdë pothuajse të gjitha përfaqësitë diplomatiketë Fuqive të Mëdha u tërhoqën nga Shqipëria, dukepërfshirë edhe tërheqjen e Princ Vidit (i cili vazhdoi formalishttë konsiderohet mbret i Shqipërisë deri më 31 janar 1925, kurShqipëria u shpall Republikë). Nga ana tjetër, shtetet fqinjeballkanike (Serbia etj.) vazhduan qëndrimet e njëjta (duke moshequr dorë nga ambiciet e tyre për aneksimin e mëtutjeshëm tëterritoreve shqiptare), ndërsa lëvizja kombëtare shqiptare udobësua dukshëm gjatë kësaj periudhe, duke u fragmentuarskajshmërisht, përveç të tjerash, edhe me ndikimin e interesave tëvendeve fqinje etj. Megjithëkëtë, shumica e elitës e lëvizjeskombëtare shqiptare i mbante ende shpresat në Austrinë, edhepse tashmë Austria nuk e kishte krejtësisht qëndrimin e qartëndaj Shqipërisë. Futja e trupave austriake në Shqipëri gjatëluftës ishte mirëpritur, madje një kuvend kombëtar ishqiptarëve që zgjodhi një ‘komision nismëtar’ dhe që rezultoime krijimin e një kongresi kombëtar synonte, përveç të tjerash,rikthimin e Princ Vidit në Shqipëri, ndërsa austriakët synoninrivendosjen e një autonomie për Shqipërinë nën kontrollin eAustrisë.[29] Më 10 mars 1917 qeveria austriake u përcaktua pro një autonomiepër Shqipërinë nën mbrojtjen austriake. Kjo rezultoi meprotesta nga ana e shqiptarëve, që tashmë konsideronin sereduktimi i Shqipërisë në autonomi e kërcënonte perspektivëne pavarësisë së ligjshme të Shqipërisë. Por të njëjtin vitrevolucioni bolshevik në Rusi (që, përveç të tjerash, ndikoi përtërheqjen e Rusisë nga lufta, në nëntor të vitit 1917), dheveçanërisht hyrja e ShBA-së në luftë, ndikuan për një të ardhmemë të mirë të pavarësisë së Shqipërisë. [30] Në lidhje me këtë,historiania Nicola Guy, përveç të tjerash, shkruan:“….në rastin e nacionalizmave tështeteve të vogla në Evropën Perëndimore, hyrja e Shteteve tëBashkuara në luftë dhe veprimet e bolshevikëve kanë pasur njëndikim të rëndësishëm. Këto ide mund të gjejnë zbatim në rastin eçështjes shqiptare. Hyrja e amerikanëve në luftë ndikoi së tepërmimbi lulëzimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Nismat më tërëndësishme lindën në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht brenda‘Vatrës’ (Shoqata Shqiptaro-Amerikane). Fillimisht, gjatë luftës‘Vatra’ kishte mbështetur Austrinë, por hyrja në luftë e Shteteve tëBashkuara në krah të Aleatëve bënte të domosdoshme një ndryshimnë besnikërinë e saj. ‘Vatra’ përqafoi dhe mbështeti sidomos idealetdhe institucionet politike liberale amerikane, me besim në parimete Wilsonit rreth vetëvendosjes. Anëtarët e saj mendonin se njëqëndrim i tillë do të ishte mjaft dobiprurës për kauzën shqiptare përsa i përket rimarrjes së atyre territoreve (Kosovë, Çamëri, Hot,Grudë etj.) të mohuara atyre më 1913-n”[31]
Këto ndryshime në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtaree përmirësuan perspektivën e pavarësisë së Shqipërisë Londineze.Në këtë vazhdë organizimi i Kongresit të Lushnjës, më 21-31janar të vitit 1920 (ku u miratua akti kushtetues për pavarësinëe plotë të vendit etj.), dhe anëtarësimi në Lidhjen e Popujve më17 dhjetor 1920, i forcuan themelet e Shqipërisë Londineze. Porpritjet e shqiptarëve, duke përfshirë “Vatrën” (ShoqatënShqiptaro-Amerikane) në krye me Fan Nolin etj., për t’i kthyerterritoret e banuara me shqiptarë (Kosovën me vise), në kuadër tëkufijve të Shqipërisë Londineze (bazuar në parimet e Wilsonit përvetëvendosje), nuk u realizuan. Megjithëkëtë, duke e marrëparasysh situatën e vështirë politike të shqiptarëve që ngaTraktati i Shën Stefanit (1878), realizimi dhe stabilizimi igjysmës së shtetit shqiptar (Shqipërisë Londineze) ishte njëarritje e shqiptarëve. Gjithashtu, përpjekjet e shqiptarëve përçlirimin e Kosovës me vise dhe bashkim kombëtar nuk undalën, por u inkurajuan nga Hasan Prishtina etj., dhe në këtë vazhdë kulmuan me luftën e lavdishme të UÇK-së, në krye me Adem Jasharin etj.
Vlen të theksohet se mobilizimi dhe mbështetja shumëdimensionale – gjithëkombëtare,e luftës legjitime të UÇK-së, kundër regjimit neofashisttë Millosheviqit në vitet 1998-99, ishte një rikonfirmim i vullnetitkombëtar të shqiptarëve (të shprehur nëpërmes Lidhjes sëPrizrenit në vitin 1878, veçanërisht nëpërmes shpalljes sëPavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912), se kombi shqiptarështë një njësi kulturore dhe një realitet sociologjik i pandashëm,pa marrë parasysh hapësirat politike ku jetojnë shqiptarët nëBallkan. Njëkohësisht, ky ishte një konfirmim, se masivizimi indjenjës kombëtare gjithëshqiptare kishte arritur pikën kulmorenë kuadër të fazës c. Në këtë vazhdë, UÇK-ja arriti që çështjene Kosovës (që kishte mbetur çështje e pazgjidhur prej vitit 1912)ta imponojë për zgjidhje në kuadër të agjendës ndërkombëtare,dhe me sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe viktimave tëluftës, shërbeu si katalizatori kryesor për çlirimin e Kosovës.Duke e përfshirë mbështetjen e shtetit shqiptar (ShqipërisëLondineze) dhe rolin vendimtar të intervenimit ushtarak ajrortë NATO-s, në krye me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe(përfshirë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s), të cilëveshqiptarët u janë përjetësisht mirënjohës.
Përfundim
Lëvizja Kombëtare Shqiptare, gjatëfazës së parë (a), arriti ta influencojë dhe ta inkurajojë bashkësinëetnike shqiptare me idenë kombëtare shqiptare. Gjatë fazës sëdytë (b) arriti ta transformojë idenë kombëtare shqiptare nëprojektin kombëtar shqiptar, që kulmoi me Lidhjen Shqiptaretë Prizrenit (1878). Dhe gjatë fazës së tretë (c) e transformoiprojektin kombëtar shqiptar të Lidhjes së Prizrenit në një lëvizjetë masave dhe rrjedhimisht në kombin shqiptar. Shpallja eShqipërisë shtet i pavarur dhe sovran më 28 nëntor 1912 (e cilashpallje e përfshiu edhe Kosovën me vise), i dha njëkohësisht vulënpërbashkuese kombit shqiptar, si në kuptimin e relacionit nëmes shqiptarëve (shumicës së tyre) si anëtarë (më pak ose mëshumë) të vetëdijesuar se i takojnë një kombi të përbashkët,ashtu edhe në kuptimin e relacionit në mes kombit shqiptar (sinjësi kulturore dhe si realitet sociologjik) në raport me kombete tjera. Me fjalë të tjera, nacionalizmi shqiptar prejfillimviteve 1800 deri në fillimvitet 1900 (përafërsisht 100 vjet)nëpërmes 3 fazave a, b, dhe c e transformoi etninë shqiptare nëkombin shqiptar si njësi kulturore të përbërë nga: gjuha si kriterobjektiv, historia si kriter “subjektiv” dhe harmonia ndërfetaresi vlerë humane dhe kombëtare. Kjo njësi kulturore me këtokritere dhe vlera, prej vitit 1912 e këtej, u bë vetëdije dhendërgjegje kombëtare shqiptare.
Në mesin e shumë protagonistëve – intelektual të lëvizjes kombëtare shqiptare, Naum Veqilharqi, Abdyl Frashëri dhe Hasan Prishtina mund të cilësohen si tre kryeprotagonistët qëkanë pasur më së shumti ndikim si individ (njëri pas tjetrit)në kuadër të tri fazave të lëvizjes kombëtare shqiptare, dhe rrjedhimisht në kuadër të procesit të kombformimit dhe mobilizimit kombëtar shqiptar. Për më tepër Hasan Prishtina është edhe kryeideologu i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për çlirimin e Kosovës me visepas vitit 1912, i cili përveçse inspiroi dhe inkurajoi shumë të tjerë (për vazhdimin e përpjekjeve për çlirimin e Kosovës me vise), i përfaqësoj dinjitetshëm këto përpjekje, qoftë në aspektin diplomatik si fillimpërpjekje për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare (SHBA-së etj.), qoftë në aspektin e orientimit të duhur politik të grupevekaçakenë Kosovë dhe në vise të Kosovës, dhe qoftë në aspektin e ruajtjessëkarakterit çlirimtar të këtyre përpjekjeve për çlirimin e Kosovës:si të drejtuara kundër regjimit të Beogradit dhe jo si të drejtuara kundër popullatës civile serbe në Kosovë. Në lidhje me ketë vlen të shkëpusim një fragment nga libri i historianitNoel Malcolm, i cili përveç tjerash shkruan se kur: “….Shumica e udhëheqësve politikë të Kosovës tëkohës së luftës tashmë ishin larguar nga territori i Kosovës, një grupi tyre, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, u mblodh në Shkodër nënëntorin e vitit 1918 dhe e formoi Komitetin për MbrojtjenKombëtare të Kosovës, i njohur më mirë si Komiteti i Kosovës.Hasan Prishtina po bënte përpjekje aktive për të ndikuar nëqeverinë amerikane për ta përfshirë Kosovën në shtetin e ri tëShqipërisë, kurse në shkurtin e po atij viti Komiteti Kosovar dërgoinjë letër proteste Konferencës së Paqes, në Paris, për shkak tëvrasjeve të shqiptarëve në Kosovë… (…) Ç’është e vërteta, Komitetii Kosovës pjesën më të madhe të energjisë ia kushtoi përkrahjes,deri në një shkallë edhe udhëheqjes së Lëvizjes Kaçake brendaKosovës. Në fillim të vitit 1919, ky komitet përgatiti një vargrregullash të përgjithshme të lëvizjes, duke filluar me këto dy pika:“1: asnjë kryengritës nuk bën t’i lëndojë serbët vendës, por vetëmata të cilët rrokin armët kundër shqiptarëve; 2: asnjë kryengritës nukbën të djegë ndonjë shtëpi apo të rrënojë ndonjë kishë” [32]
Çuditërisht, Hasan Prishtinën nuk e kemi nderuar mjaftueshëm dhe siç e meriton, qoftënë situatë të robërisë, qoftë nësituatë të luftës dhe krenarisë, dhe qoftë në situatë të paqes. Përshembull për herë të parë kur e kam dëgjuar këngën e bukur të luftës çlirimtare “Kreshtat e Kosovës”, jam çuditur pse në vend të refrenit: “gryka jonë e skuqur ngjallë Azem Galicën” nuk ishte/është refreni: “gryka jonë e skuqur ngjallë Hasan Prishtinën”, meqë asnjë emër nuk i tejkalon provincializmat sikurse emri i Hasan Prishtinës me veprimtarinë e tij gjithëpërfshirëse kombëtare (Kosovë me vise dhe Shqipëri), madje edhe në cilësinë e ish-Kryeministrit të përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës me vise, dhe gjithashtu kryeideolog i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për çlirimin e Kosovës me vise, pas vitit 1912 (që kulmoj me luftën e lavdishme të UÇK-së në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin). Për më tepër, edhe në paqenuk e kemi nderuar mjaftueshëm dhe siç e meriton, madje një befasi e keqe ndodhi këtë vit, përkatësisht propozimi i turpshëm që ti hiqet Universitetit të Prishtinës, emri Hasan Prishtina.Edhe pse dihetse vetëm kontributi i Hasan Prishtinës për arsimin në kuadër të mobilizimit kombëtar shqiptar,e kualifikon që Universiteti i Prishtinës ta mbaj emrin e tij, e lëre më kontributi i tij i përgjithshëm kombëtar.
Nuk duhet harruar se sado që ndokush mundohet (qoftë për shkak të ndonjë nxitimi naiv, qoftë për shkak të ndonjë qëllimi të dyshimtë), nuk do të mund kurrë të ulë figurën e kolosit të kombit, Hasan Prishtinës, i cili(përveç kontributit të tijpara vitit 1912), me kontributin e tij pas vitit 1912,si kryeideolog i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për çlirimin e Kosovës me vise (që kulmoj me luftën e lavdishme të UÇK-së), është njëherësh edhe sinonim i lirisë/shtetësisë së Kosovës.
Krejtësisht në fund vlen të theksohet se arritja e lirisë/shtetësisë së Shqipërisë, po ashtu edhe arritja e lirisë/shtetësisë së Kosovës (sikurse edhe arritja e lirisë/shtetësisë së çdo shteti tjetër, në veçanti e shteteve të vogla në kuadër të sistemit gjysmë anarkik ndërkombëtar), janë më shumë dhe më pak rezultat i dinamikave dhe konfiguracioneve gjeopolitike në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare në kohë dhe hapësirë, e veçanërisht rezultat i ballafaqimit të interesave dhe vlerave në mes fuqive të mëdha. Por, në radhë të parë, liria/shtetësia e Shqipërisë dhe liria/shtetësia e Kosovës, janë rezultat i sakrificës, heroizmit dhe insistimit të vazhdueshëm të kombit shqiptar për liri, pavarësi dhe barazi kombëtare (respekt të ndërsjellë) në raport me kombet tjera fqinje. Njëherësh vlen të theksohet se pengesat (për arritjen më të madhe të konsolidimit dhe të progresit të kombit shqiptar), nuk janë vetëm rezultat i rrethanave gjeopolitike, por edhe rezultat i mos bashkëpunimit më të duhur të elitave politike shqiptare gjatë situatave kritike historike, në këto 200-vitet e fundit (prej fillimviteve 1820), gjatë procesit të kombformimit dhe mobilizimit kombëtar shqiptar.Rrjedhimisht, edhe tanimë (pas një mori sulmesh ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës), kur shihet qartë se politika hegjemoniste e Rusisë së Putinit, e ka sfiduar edhe mbështetjen e shteteve perëndimore ndaj Kosovës. Është imperativ i kohës të mësojmë nga e kaluara (por edhe duhet inkurajuar nga lavdia dhe sukseset e përbashkëta të së kaluarës), sepse kërkohet maturi, përgjegjësi dhe unitetnë kuadër të elitës politike shqiptare të Kosovës dhe elitës politike shqiptare në përgjithësi, sidomos në lidhje me çështjet kyçe, siç është raporti me ndërkombëtarët dhe dialogu me Serbinë.
Me fjalë të tjera, është e një rëndësie të veçantë që pozita dhe opozita politike në Kosovë, nëpërmes një deklarate të përbashkët të deklarohen se e pranojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe – pa kompetenca ekzekutive,dhe se kurrsesi nuk mund të pranohet një lloj asociacioni tjetër i komunave me shumicë serbe -me kompetenca ekzekutive (si nivel i dytë në mes nivelit komunal dhe nivelit qendror në Kosovë, përkatësisht si një de facto Srpska Republikë në Kosovë sikurse në Bosnje), sepse kjo e defunksionalizon shtetin e Kosovës dhe sigurinë dhe paqen afatgjate në Kosovë dhe më gjerë. Për më tepër, nëse nuk arrihet pajtueshmëria për asociacionin (në dialogun Kosovë – Serbi), atëherë si zgjidhje alternative duhet të jetë edhe modifikimi/korrigjimi/demarkimi i kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, ku serbët në një pjesë të veriut të Kosovës mund ti bashkohen Serbisë, dhe shqiptarët në një pjesë të Serbisë e ashtuquajtur Kosova lindore, ti bashkohen Kosovës. Kjo nuk nënkupton krijimin e shteteve krejtësisht homogjene kombëtare, pa minoritete, sepse krijimi i shteteve krejtësisht homogjene kombëtare pa minoritete nuk është as i drejtë dhe as i nevojshëm. Por kjo nënkupton zhdukjen e problemit të separatizmit dhe irredentizmit dhe, rrjedhimisht, zhdukjen e potencialit të konfliktit ndërshtetëror, i karakterizuar nga minoritetet që kufizohen gjeografikisht (që janë ngjitur në kufij), me vendet eksterne amë, që gjithnjë politizohen nga vendet eksterne amë, siç është rasti i pengimit nga ana e shtetit serb për tu integruar serbet e pjesës veriore të Kosovës në Kosovë, dhe gjithashtu qëndrimi i vazhdueshëm destruktiv i shtetit serb për të minuar shtetësinë e Kosovës, nëpërmes instrumentalizimit të serbëve në pjesën veriore të Kosovës.
Fundi i fundit, pozita dhe opozita politike e Kosovës e kanë obligimndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi, e gjithashtu edhe ndaj miqve ndërkombëtar (sidomos ndaj SHBA-ve), që të tregohen të përgjegjshëm dhe serioz, dhe në mënyrë unike të paraqesin alternativa realiste që janë potencialisht të realizueshme dhe që sigurojnë paqen afatgjate në Kosovë dhe më gjerë. Përndryshe, me linçime, goditje nën brez dhe kapadaillëk, elita politike shqiptare e Kosovës dhe elita politike shqiptare në përgjithësi, rrezikon që (në këtë situatë kritike historike për shtetësinë e Kosovës) të diskreditoj fort keq vetën, duke e marr parasysh përgjegjësinë që ka ndaj kombit dhe historisë. Në këtë kuadër edhekryeministri i Shqipërisë me iniciativën e tij(që nuk duhet paragjykuar si qëllimkeqe) në lidhje me draft-propoziminpër asociacionin, do të duhej paraprakisht (para se të bëhej publik ky draft) të koordinohej/këshillohejmirë me kryeministrin e Kosovës dhe liderët e opozitës në Kosovë. Në mënyrë që të dilet me një propozim të unifikuar, serioz, realist, dhe si zgjidhje potencialisht e realizueshme.
Fatmir Lekaj – politolog
Referencat :
[1]Miroslav Hroch (2000): Social Preconditions of National Revival in Europe. NewYork: Columbia University Press., f. 22-23
[2] Historia Popullit Shqiptar II (2002): Rilindja Kombëtare, vitet ’30 të shek. XIX-1912. Botimet Toena., f. 98-102, 121-131
[3] Po aty: 98-102, 121-131
[4] Miroslav Hroch (2000): Social Preconditions of National Revival in Europe. NewYork: Columbia University Press., f. 15
[5] Noel Malcolm (2001): Kosova, një histori e shkurtër. Prishtinë: KOHA.,f. 227-228
[6] Svein Mønnesland (2006): Før Jugoslavia og etter. Oslo: Syspress Forlag., f. 144-145
[7] Miroslav Hroch (2000): Social Preconditions of National Revival in Europe. New York: Columbia University Press., f. 14
[8] Svein Mønnesland (2006): Før Jugoslavia og etter. Oslo: Syspress Forlag., f. 100
[9] Nuray Bozbora (2002): Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane. Shtëpia Botuese DITURIA., f. 119-120, 143
[10] Po aty: 132, 141-142
[11] Svein Mønnesland (2006): Før Jugoslavia og etter. Oslo: Syspress Forlag., f. 145
[12] Nuray Bozbora (2002): Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane. Shtëpia Botuese DITURIA., f.135-136, 142-144
[13] Historia Popullit Shqiptar II (2002): Rilindja Kombëtare, vitet ’30 të shek. XIX-1912. Botimet Toena., f. 81, 87-88, 89, 92-93, 95, 97
[14] Florian Bieber &Židas Daskalovski (2003): Understanding the War in Kosovo.Routledge., f. 19
[15] Noel Malcolm (2001): Kosova, një histori e shkurtër. Prishtinë: KOHA., f. 229
[16] Po aty: 229-230
[17]Alush Smajl Hoti: Alush Smajli Hoti – YouTube
[18]Noel Malcolm (2001): Kosova, një histori e shkurtër. Prishtinë: KOHA., f. 230, 232
[19] Po aty: 146
[20] Robert Elsie (s. a.): Marko Miljanov: The Life and Customs of the Albanians: Marko Miljanov: http://www.albanianhistory.net/1907_Miljanov/index.htm
[21] Noel Malcolm (2001): Kosova, një histori e shkurtër. Prishtinë: KOHA., f.: 235-236
[22] Svein Mønnesland (2006): Før Jugoslavia og etter. Oslo: Syspress Forlag., f. 145-146
[23] Historia Popullit Shqiptar II (2002): Rilindja Kombëtare, vitet ’30 të shek. XIX-1912. Botimet Toena., f. 364 – 365
[24] Po aty: 321-322
[25] Noel Malcolm (2001): Kosova, një histori e shkurtër. Prishtinë: KOHA., f. 256, 258
[26] Po aty: 259
[27] Po aty: 266-267
[28] Raportimi i Edward Greyt në parlamentin britanik më 12 gusht 1913: https://api.parliament.uk/historic-hansard/commons/1913/aug/12/war-inbalkans-statement-by-sir-edward
[29] Nicola Guy (2012): Lindja e Shqipërisë: Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së Parë Botërore dhe Lindja e Pavarësisë Shqiptare. Botime Pegi., f. 80, 151, 155-157, 162,181-182
[30] Po aty: 163, 174-175
[31] Po aty: 176
[32] Noel Malcolm (2001): Kosova, një histori e shkurtër. Prishtinë: KOHA., f. 283-285



