• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2023

115 vjet nga lindja dhe 43 vjet nga vdekja e gjuhëtarit të madh shqiptar, Prof. Eqrem ÇABEJ (6 gusht 1908 – 13 gusht 1980)

August 15, 2023 by s p

Ambasador Flamur Gashi/

Biografia:

Eqrem Çabej lindi në Eskishehir-Turqi dhe vdiq në Romë – Itali.

Ishte i biri i Hysenit dhe Lisheshit. I ati ishte gjykatës i diplomuar në “Dar-ul-Hukuk” të Stambollit.

Shkollimin fillor e kreu në shkollën qytetëse në vitin 1921 në Gjirokastër, nga ishte edhe prejardhja e familjes. Për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.

Gjimnazin e kreu në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac në vitin akademik 1927-1928 dhe pastaj kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet te profesoret e njohur si, Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabej filloi të kishte interes të madh për zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në vitin 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare)

Eqrem Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër (1934), aty dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-’36 Çabej u transferua në shkollën Normale të Elbasanit, edhe atje qendroi një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, ai kërkon që për arsye shëndetësore të transferohet nga ai dikaster e të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Kërkesë që nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me “çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-’39 e gjejmë përsëri arsimtar, kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.

Në vitin shkollor 1939-’40 Eqrem Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës, ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944.

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria shkencore:

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend të rendësishem zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Tituj të veprave:

– Fonetika historike e gjuhës shqipe : Hyrje në historinë e gjuhës shqipe II – 2012

– Diana dhe Zana – 2011

– Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe 2009

– Hyrje në indoeuropianistikë – 2008

– Sonete – 2008

– Shqipja në kapërcyell – 2006

– Studime gjuhësore I-VIII. Rilindja, Prishtinë 1986

– Studime etimologjike në fushë të shqipes. Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1976-2006

I – 1976; II: A-B – 1982; III: C-D – 1987; IV: Dh-J – 1996; VI: N-Rr – 2002; VII: S-Zh – 2006; V: K-M – 2014. – ISBN 978-99956-35-20-6

– Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Fonetika historike e shqipes. Rilindja, Prishtinë 1970

– Meshari i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. Pjesa e parë. Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë 1968

– Hyrja në historinë e gjuhës shqipe. Pjesa e parë. Tiranë 1958

– Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes

– Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)

– Odiseu dhe Konstandini

#JamShqiptar…🇦🇱

Filed Under: Histori

NË KOSOVË HAPI PUNIMET SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

August 15, 2023 by s p

Sot është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit XLI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Ceremonia e hapjes së Seminarit u mbajt sot zyrtarisht në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës.

Në këtë kremtë të kulturës shqiptare ishin të pranishëm: rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Qerim Qerimi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dekania e Fakultetit të Filologjisë znj. Lindita Rugova, zv. dekania e Fakultetit të Filologjisë në Tiranë, znj. Elsa Skënderi Rakipllari, drejtor i seminarit akademik Bardh Rugova.

Ceremonia u hap me sopranon e mirënjohur Besa Llugiqi, përcjellë me piano nga prof. Valton Beqiri.

Rrjedha vazhdoi me fjalimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, z. Qerim Qerimi, i cili theksoi rëndësinë e këtij seminari, duke e konsideruar dritare të lidhjes së albanologjisë me botën e jashtme, stabiliteti i së cilit institucion është edhe stabiliteti i albanologjisë në botë.

Më pas, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, me fjalën e saj të rastit, shprehu mirënjohje ndaj organizatorëve për fillimin e suksesshëm të seminarit e njëkohësisht edhe mbështetje që ky seminar të jetë gjithmonë shtyllë e studimeve albanologjike.

Fjalimi i ministres Nagavci u përcoll nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott, i cili vendin kryesor ia la rëndësisë së gjuhës shqipe në kulturën globale dhe rëndësisë së ruajtjes së saj si thesar gjuhësor dhe lidhjeve letrare e kulturore që ajo i ka krijuar.

Në fund, akademik Bardh Rugova, njëherit edhe drejtor i Seminarit 41, fjalën e tij e filloi me një histori e cila ndërlidhi mandatin e parë të tij si drejtor në vitin 2011 me këtë të tanishmin. Në atë mandat u ftuan arnautët e Sirisë, ndër ta edhe Sadik Jonuzi, i cili kishte ardhur me djalin e tij. Këtë vit, djali, Albani kishte kërkuar të vinte në Seminar, por nuk iu mundësua për shkak të procedurave të vizës. Kjo, varietetet e rrezikuara e statusi i pafavorshëm i shqipes në vendet ku është pakicë, sipas drejtorit, përbëjnë temën bosht të seminarit, shqipen në rrezik.

Për fund, ai falënderoi komunitetin studimor të albanologjisë, pjesëmarrësit, mysafirët, Universitetin e Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Komunën e Prishtinës e Bankën BPB.

Seminari XLI i albanologjisë do t’i zhvillojë punimet nga data 14 gusht deri më daten 25 gusht, ku do të marrin pjesë mbi 100 seminaristë të huaj.

Marrë nga: Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Filed Under: Kulture

Urime të përzemërta për Dom (Monsignor)  Lush Gjergjin 

August 15, 2023 by s p

I nderuar Dom (Monsignor) Lush Gjergji!

Komuniteti Shqiptar në Dioqezen e Arlingtonit, ne shtetin e Virxhinias, SHBA, ju dërgon urimet më të ngrohta e më të përzëmrta me rastin e përvjetorit tuaj të artë!

Ju falenderojmë me dashuri, mirënjohje dhe dashamirësi  për  pranimin tuaj ndaj thirrjes hyjnore për shërbimin e palodhur ndaj nevojave shpirtërore të popullit, për përhapjen e kulturës e qytetërimit shqiptar, për punën e madhe lidhur me shenjtoren Nënë Tereza. Gjithashtu,  falenderime speciale për ndihmën tuaj , udhëzimet e meshat e mbajtura këtu me ne , në bregun lindor të SHBA.

Komuniteti ynë u themelua ,  egziston dhe gjallon me ndihmën dhe   prezencën tuaj. 

Ju lutemi pranoni urimet më të mira dhe lutjet tona për jetë të gjatë, të begatë e bekimet e Hyjit. 

Ne ju duam shumë dhe ju mirërpresim së shpejti!

Në vazhdimësi të këtij mesazhi gjeni ju lutemi urimet zyratre si dhe një kolazh me video e shkrime per aktivitetet tona këtu ku ne kemi pasur bekimin e prezencës suaj.

Ad Multos Annos Dom Lush!

Mesha me Dom Lushin  Tetor 2016 pasqyruar në shtypin Amerikan

https://www.catholicherald.com/article/local/arlingtons-first-albanian-mass-celebrated-by-mother-teresas-biographer/

Fillimet e integrimit ne Dioqezën e Arlingtonit  

https://www.arlingtondiocese.org/diocesean-cultural-ministries/european/albanian/albanian-community/

Ftesa prë në aktivitetin e Bibliotekes së Kongresit Amerikan 

Dom Lush Gjergji ftohet nga Biblioteka e Kongresit Amerikan që të flasë për Nënë Terezën

Video e Aktivitetit në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

https://www.loc.gov/item/2021690324/

Mesha e mbajtur më 7 Maj 2022

https://www.botasot.info/religjion-kultura/1809614/ms-lush-gjergji-mbajti-meshe-shqip-per-komunitetin-shqiptar-ne-dioqezen-e-arlingtonit-virxhinia/

Filed Under: Komunitet

Musine Kokalari, përkujtim në 40 vjetorin e vdekjes

August 14, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

40 vite më parë, 13 gusht 1983, një intelektuale e shquar, ndër shkrimtaret e para shqiptare dhe një politikane e kalibrit të lartë, pasardhëse e një familjeje të shquar gjirokastrite, themeluesja e partisë së parë Socialdemokrate më 1943, Musine Kokalari mbylli sytë, e vetme, e sëmurë, e dërrmuar, por stoike në bindjet e saj antikomuniste.

U arrestua më 17 janar 1946 dhe e mbajtën 17 ditë në burg. Më 2 korrik të po atij viti, u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.

Pak përpara arrestit i dërgoi një letër Aleatëve, të cilët ende ishin në Tiranë. Në letrën e saj kërkonte zgjedhje të lira dhe lirinë e shprehjes. Në gjykatë, Kokalari mbajti këtë qëndrim:

“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t’i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!“

Në dorëshkrimin: “Mbi jetën time”, Musine Kokalari shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s’jam fajtore…”

Në një seancë gjyqi, dikush nga salla thirri që ajo duhej të dënohej me vdekje në litar. Kryetari i gjyqit, Frederik Nosi e pyeti nëse e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju”.

Musine Kokalari nuk pranoi asnjëherë avokat mbrojtës. Ajo bëri një apologji të shkëlqyer që dëshmon jo vetëm qëndrimin e saj si intelektuale, por edhe si politikane, demokrate konsekuente dhe e papërlyer. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe me konfiskim të pasurisë.

Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim si punëtore llaçi e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. Pas punës ajo shëtiste vetëm, por dhe shkonte në vendin e saj të preferuar, në bibliotekën e qytetit, ku gjente miqtë e saj të vërtetë, librat.

E dërrmuar nga vuajtjet, e rraskapitur nga punët e rënda, e tronditur nga fati i Shqipërisë që ishte i ngjashëm me të sajin, Musineja u sëmur nga kanceri.

“Ç’fat tragjik”, shkruan ajo.- “Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime.”

Në spital i refuzohet kurimi për muaj e muaj të tërë.

Ajo shkruan në dorëshkrimin e saj tronditës: “Këtu, spital, në repartin onkologjik, kuptova një gjë. Për mua jo vetëm që nuk interesohen, por kanë qejf të më zvarritin. Dhe vetë kontrollet e këtyre muajve s’kanë gjë tjetër veçse fjalë të kota. Sipas rregullave, unë duhet të isha operuar këtu e gjashtë muaj më parë. Ç’do të ngjasë?

Këtu njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej.

Njoha punën e punëtorit me normë individuale, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç’do me thënë familje.

Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjnë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë.”,- përmbyll dhimbshëm, por gjithë dinjitet dorëshkrimin e saj.

Në vitin 1993 iu dha titulli “Martir i demokracisë” nga Presidenti Sali Berisha.

Në vitin 2008 i jepet nga Presidenti në detyrë Bamir Topi tiulli i lartë “Nderi i Kombit”.

Emrin e saj e mban një shkollë në Tiranë, Qendra Kulturore në Gjirokastër, një rrugë në Rrëshen, një rrugë në Prishtinë, një bibliotekë lagjeje në Tiranë.

Filed Under: Kulture

Sot, përkujtojmë vrasjen tragjike të Hasan Prishtinës

August 14, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Ideolog dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare; përfaqësues i lëvizjes për një shtet demokratik në Shqipëri dhe një nga frymëzuesit kryesorë të idesë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi në vitin 1873. Kreu gjimnazin francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës e njohur me emërtimin “Mylkije” në Stamboll. U zgjodh tri herë deputet në parlamentin osman dhe mbrojti me forcë të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Hasan Prishtina, Ismail Qemali e patriotë të tjerë shqiptarë ishin nismëtarët e organizimit të kryengritjes kundër osmane të shqiptarëve të vitit 1912. Ishte ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Organizator i kryengritjes shqiptare kundër shtetit serb në shtator të vitit 1913. U zgjodh ministër në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit gjatë periudhës së mbretërimit të shkurtër të Princ Vidit. Në vitet 1916-1918 bashkëpunoi me autoritetet austro-hungareze me qëllim që të përfitonte nga ndonjë rrethanë e përshtatshme për të realizuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ishte një nga drejtuesit kryesorë të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare të Kosovës”. Në vitin 1921 u zgjodh deputet në këshillin Kombëtar. Drejtoi qeverinë shqiptare për një periudhë disa ditore në dhjetor të vitit 1921. Gjatë viteve 1922-1933 ishte një përfaqësuesit kryesorë të opozitës ndaj mënyrës së qeverisjes së Ahmet Zogut. Gjatë gjithë periudhës së viteve ’20 të shekullit XX ishte një nga ideologët kryesorë të tezës: “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri”. U vra në Selanik më 14 gusht 1933. Në vitin 1977, eshtrat e Hasan Prishtinës u sollën në Shqipëri dhe u rivarrosën në Kukës.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT