• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

Qendra Kulturore dhe Artistike Shqiptare “Margarita Xhepa” në edicionin e dytë të Paradës së madhe të kostumeve dhe muzikës tradicionale shqiptare

September 27, 2023 by s p

Angela Kosta/

Më 23 shtator, Qendra Kulturore Artistike Shqiptare “Margarita Xhepa” rreth orës 15:00′, për të dytin vit radhazi të këtij aktiviteti të madh, hapi paradën e madhe me kostume të ndryshme popullore dhe muzikë tradicionale shqiptare… Gjithçka nisi nga Sheshi Roma ku më pas parada vazhdoi drejt Corso Alfieri, Piazza Alfieri, Piazza 1° Maggio dhe më pas u ndal në parkun e makinave Way – Assauto ku filloi koncerti dhe festa me muzikantë, këngëtarë dhe grupe vallëzimi të ardhur nga diaspora jashtë Italisë dhe nga komunitetet shqiptare të qyteteve të ndryshme italiane, deri pas mesnatës. Numri i madh i pjesëmarrësve shqiptarë dhe i shumë të huajve të tjerë, të gjithë të bashkuar me flamurin e kuq ndër duar, sollën dhe shoqëruan kostumet e bukura popullore. Në këtë Paradë të Madhe morën pjesë të rritur dhe fëmijë të të gjitha moshave. Qytetarët e vendit u përzien me shqiptarët, duke kënduar e kërcyer të gjithë së bashku, pa dallim gjuhe apo muzike dhe tradita të ndryshme. Kultura, kostumet, dhe traditat shqiptare u vlerësuan shumë nga qytetarët e Astit dhe pjesëmarrësit e të ftuarit e shumtë prezent në këtë festë. Në fund ky event madhështor përfundoi me shijimin e pjatave tipike shqiptare dhe me premtimin se do të takoheshin sërish të gjithë për të festuar bashkë. Qendra Artistike dhe Kulturore Shqiptare “Margarita Xhepa” është nën strukturën e Shoqatës Assoalbania Piemonte Onlus, e cila së bashku me Komunitetin Shqiptar të Astit rinovuan godinën që ishte në prishje e sipër. Duhet theksuar se të gjithë mësuesit, instruktorët, menaxherët dhe organizatorët e kësaj Qendre janë vullnetarë. Qendra ndër të tjera ka edhe shkollën e gjuhës shqipe “Udha e Shkronjave” ku deri më tani janë regjistruar fëmijë të shumtë. Qendra “Margarita Xhepa” ofron edhe kurse në: aktrim, kërcim, violinë, këndim, gjuhë shenjash për ata që nuk flasin apo dëgjojnë, instrumente tradicionale, pikturë, anglisht etj. Kjo Qendër organizon herë pas here aktivitete të ndryshme shoqërore dhe kulturore që sjellin në skenë muzikën dhe vallet shqiptare me veshjet tradicionale të trevave tona.

Filed Under: Ekonomi

SERBIA SULMOI KOSOVËN ME BANDA KRIMINALE

September 27, 2023 by s p

Asllan Bushati/

Vatranët dhe komunitetit shqiptar në NY, kishin planifikuar të bënin një takim me Presidenten e Kosovës Zonjën Vjosa Osmani të dielën e 24 shtatorit 2023 rreth orës 11:30. Por u rinjoftuam se takimi ishte anulluar për arsye të një emergjence në Kosovë. Më pas u muar vesh nga masmedia se kishte humbur jetën Rreshteri i policisë Afrim Bunjaku nga një sulm i një grupi terrorist serb.

Nga kontaktet e para me shumë vatranë, gjykuam se Presidentja Osmani kishte marrë vendimin e duhur për këthimin e menjëhershëm në Kosovëë. Por u pushtuam nga hidhërimi për humjen e jetës së Afrim Bunjakut, i cili tashmë është jo vetëm hero i Kosovës, por i gjithë Kombit Shqiptar. Në të njejtën kohë vlerësuam deklaratën e Vatrës për këtë problem si kuptimplote, në kohën e duhur, të qënësishmë e të domosdoshme.

Nga informacionet e shtypit, përmbledhtazi del se grupi terrorist (mund të quhet edhe banda, komandoja, detashmenti etj) i cili kishte në përbërje: drejtues të veprimeve luftarake (eprorë), një efektiv afërsisht 30 vetë, mjete ndërlidhje ushtarake, autoblinda, mortaja, mjete kundërtanke, mitrolozë të rëndë e të lehtë, pushkë snaiper, automatikë, granata ofensive e difensive, predha mortajash e granathedhsash, municione për të gjitha armët në dispozicion, paisje shëndetsore e kundërkimike etj. Banda, ishte e koordinuar edhe me gatishmërinë numër një të njësive ushtarake serbe përballë me kufirin me Kosovën, në një distancë më afër se 5 km (në kundërshtim me dokumentin e Kumanovës të qershorit 1999).

Nga ky akt i shëmtuar terrorist, brenda teritorit të Kosovës , ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë shkurtazi mund të nxjerrim disa përfundime.

A ishte kjo veprimtari terroriste në Dardani segment i gjopolitikës në zhvillim? PO. Rusia a po i bën presion Serbisë të hap konfliktin në Gadishullin Ilirik që të mund të lehtësohet barra e saj me luftën në Ukrahinë? PO. A mund të quhet nga BE dhe amerikanët, e besueshme veprimtaria e Serbisë kur në takimet me to predikon paqe, e në fshehtësi për më shumë se dy muaj përgatit grupe terroriste për të shkaktuar gjakderdhje e destabilitet në Dardani? Unë nuk e besoj, në të kundërt gjykoj se është miopi. Shpallja nga Serbia e 27 shtatorit 2023 ditë zije kombëtare për humbjen e jetëve të terroristëve të saj në Dardani, indirekt a e vetmerr përsipër këtë bandë dhe veorimtarinë kriminale të saj? Mendoj se po.

Deklarata e Presidentit Serbisë Vucic në prezencë të ndërkombëtarve se nënkryetari i partisë “Lista Serbe” Radojecic do të bëhet si Adem Jashari në Kosovë, në një kohë që ai ishte në udhëheqje të bandës kriminale a e nxjerrë në shesh se Vucici po i mashtron ndërmjetësit ndërkombëtar? Po. Dhe së fundi deklarata e Vucicit se: ”ju ndërkombëtarët mund të na vrisni të gjithë ne serbët, por Kosovën nuk do ta njohim” a është deklaratë fundore ? PO.

Misioni i grupit terrorist a mund të mendohet se kishte si qëllim vetëm vrasjen e Afrim Bunjakut dhe plagosjen e dy të tjerëve ? Absolutisht JO. Tërheqja e grupit në manastirin ortodoks a kishte si qëllim ta ndose Kosovën në syte e ndërkombëtarve sikur ajo po kryente vepra kriminale kundër besimtarve ortodoks serb atje? PO. Ky veprim i kësaj bande kriminale tashmë a quhet i dështuar? PO.

Dështimi ka lidhje në radhë të parë me vigjilencën, gatishmërinë dhe profesionalizmin e forcave të sigurisë së Kosovës, por dhe të pranisë ndërkombëtare në hapsirën kosovare. Pa rrahje të mëdhaja të gjoksit mund të nënvizojmë se : shërbimi sekret ka patur informacione të qënësishme, ka vepruar me prudencë (qetësi) dhe në koordinim me aleatët. Shpejtësia e veprimtarisë luftarake të forcave të sigurisë së Kosovës ka qenë e admirueshme.Taktika e zgjedhur për ta rrethuar grupin terrorist, për ta asgjësuar nga larg me snaiper, mos ndërhyrja me zjarrin e armëve në Manastir ka qenë shumë profesionale. Lënia e një shtegu të hapur për tërheqjen e grupit terrorist për të mos patur më shumë të vrarë e të plagosur ka qenë një gjë e mencur. Ekspozimi në masmedia e arsenalit të armatimit të kapur, robërve, të plagosurve dhe të vrarëve, e ka adresuar përgjegjësinë tek qarqet më të larta vendimmarrëse serbe. Për ushtarakët e Dardanisë misioni quhet tërësisht i kryer me përgjegjësi dhe profesionalizën . Kjo u trasoi rrugën politikanëve dhe i vuri ata në pozita shumë më të favorshme se më parë, sepse bilanci është 3 të vrarë 10 të plagosur (4 në Kosovë e 6 në Serbi) dhe 2 të zënë rob nga pala serbe.

Tani lypset të kërkohet tryeza e bisedimeve. Serbisë ti kërkohet dorzimi i terroristave para drejtësisë në Kosovë, në të kundërt ata të shpallen në kërkim ndërkombëtar. Të theksohet me forcë se para cdo gjëje është siguria e Kosovës, pastaj vijnë të tjerat ku futen edhe bashkësitë e komunave serbe.

Ndërkombëtarët pothuaj janë tërësisht në anën e Kosovës (me përjashtim të zgjatimeve ruse). Ata duket se kanë bashkpunuar me autoritetet kosovare dhe kanë insistuar se policia e Kosovës ka të drejtën e plotë në ushtrimin e ligjëshmërisë në tërë hapsirën që e ka emrin Republika e Kosovës.

Zhvillimet e ardhëshme, me sa duket do të jenë më kompekëse se më parë dhe se faktori ndërkombëtar duhet të mos i lutet më Serbisë, por ta fus atë në listën e sanksioneve sic bëri me Rusinë.

Filed Under: Analiza

Aleksandër Xhuvani drejtor dhe autori i teksteve në Normalen e Elbasanit

September 27, 2023 by s p

Ledio Xhoxhi

Historian/

Hapja e Normales së Elbasanit, për përgatitjen e mësuesve të shkollave shqipe, ishte kurorëzimi i përpjekjeve të shumta të patriotëve të Rilindjes sonë për zhvillimin e arsimit dhe për përparimin e kombit shqiptar. Normalja e filloi jetën e vet me 50 nxënës, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe brenda vitit të parë shkollor numri u trefishua. Personeli pedagogjik i Normales përbëhej nga njerëz të shquar në fushën e atdhetarisë dhe të përgatitur nga ana pedagogjike për kohën. Normalja e Elbasanit u shqua për karakterin e saj kombëtar e laik, gjë që u përcaktua si nga përmbajtja e planit mësimor, ashtu edhe nga fryma e bashkimit pa dallim feje e krahine, që përshkonte gjithë procesin mësimor edukativ të saj.

Shkolla Normale e Elbasanit luajti rol vendimtar në përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore të vendit. Drejtor i saj, në vitet 1913-1914, 1917-1920, 1922-1929 dhe 1933-1938, ishte Aleksandër Xhuvani (1880-12961). Në vitet 1929-1933, shkollën e drejtoi Ahmet Gashi (1891-1977), në postin e zëvendësdrejtorit. Nga viti shkollor 1925-1926, deri në vitin shkollor 1938-1939, në Normale punuan deri në 20 mësues, midis të cilëve: Simosn Shuteriqi, Veniamin Dashi, Ismail Haxhihyseni, Vasil Qirjaku, Andon Deda, Myrteza Krasta, Ismail Xhaja, Vasil Andoni, Zef Kolombi, Teki Tela, etj.

Pas hapjes e Shkollës Normale të Elbasanit, me gazetën “Shkreptima”, Aleksandër Xhuvani bëri një punë shumë të madhe për të mbrojtur platformën pedagogjike-arsimore të Rilindjes, si dhe çështjen e përgatitjes së mësuesve atdhetarë shqiptar. Veç artikujve, që nga viti 1911 e gjer në fund të jetës së tij, ai botoi, kryesisht, duke u nisur nga interesat shkollore, dy vepra shkencore-pedagogjike: “Fillime të pedagogjisë për shkollat normale e për mësuesit e fillores, pjesa e dytë: Didaktikë e edukatës” (1926), si dhe “Fillime të pedagogjisë, pjesa e parë: Psikologji për shkollat normale e mësuesit e filloreve” (1933). Xhuvani i kushtoi pedagogjisë dhe shkollës libra, studime dhe artikuj të tjerë, siç janë artikujt mbi lëvizjen pedagogjike në botë, mbi shkollat në Athinë dhe në Romën e vjetër, mbi veçoritë dhe zhvillimin e arsimit tonë kombëtar nga Shpallja e Pavarësisë më 1912, mbi organizimin e arsimit tonë fillor etj. Një kapitull të veçantë e shumë të rëndësishëm në trashëgiminë e tij pedagogjike përfaqësojnë tekstet, studimet dhe artikujt mbi mësimin e gjuhës. Prof. Xhuvani është themelues i didaktikës teorike të mësimit të gjuhës shqipe në shkollat tona.

Në gjithë veprimtarinë e vet pedagogjike prof. Xhuvanin e mundoi ideja për figurën e mësuesit, për pastërtinë e tij morale, për cilësinë e dhënies së mësimit etj. Ai mendonte drejt se mësuesi është figura qendrore e shkollës dhe faktori vendimtar për mbarëvajtjen e saj. Prandaj, që me kohë ngriti zërin për ta mbrojtur atë, për të mbrojtur shkollën normale, që ishte i vetmi institucion arsimor për përgatitjen e nxënësve; kritikoi hapur mungesën e interesimit shtetëror për mjete mësimi, për libra ndihmëse dhe vepra për plotësimin e kulturës së mësuesve si dhe amullinë profesionale dhe injorancën e mësuesve, që i shërbenin regjimit antipopullor të kohës.

Për kulturën pedagogjike të mësuesit, Xhuvani shkroi faqe dhe vepra të tëra dhe bëri një propagandë të gjerë. Ai përfitonte nga rasti në çdo artikull pedagogjik për të bërë të njohura në masat e mësuesve me forma të thjeshta e të kuptueshme metodat e të mësuarit, parimet e didaktikës, të rejat e pedagogjisë botërore, burimet e literaturës që duhet të lexojë mësuesi, kërkesat e përgatitjes për mësim etj.

Tek pedagogu ynë shpesh spikasin qëndrime për rëndësinë e mësimit të historisë në shkollë. Ai nënvizon se mësimi na ndihmon për të gjetur shkaqet e ngjarjeve historike dhe pasojat e tyre.

Prof. Aleksandër Xhuvani nuk u tërhoq nga pozitat e veta pedagogjike thellësisht demokratike as gjatë regjimit të Ahmet Zogut. Ai bëri shpesh kritika të hapura në shtyp, madje edhe shumë të guximshme, për gjendjen e mjerueshme të arsimit. Ndërsa nga mesi i viteve ’30 të shekullit XX, Xhuvani nisi t’u shmanget teorive formaliste në pedagogji dhe të përpunonte konceptet realiste dhe materialiste për edukatën, të cilat ia sugjeronte situata e vendit dhe besnikëria ndaj idealeve të popullit të vet. Në këtë kohë nisi të duket sistemi arsimor nazifashist, i cili kishte si bazë shtypjen e personalitetit të njeriut, si dhe instruktimin e verbër të tij për ta bërë pushtues të botës. Në këto vite, duke prekur problemet e edukatës mendore, Xhuvani shprehej me forcë për forcimin e personalitetit të lirë me mendim të pavarur e të aftë për jetën. Më 1938, ai u ngrit me forcë kundër verbalizmit shkollor, si sistem i kalbur i të mësuarit dhe kërkoi stimulimin e aftësive krijuese të personalitetit për ta parë punën e shoqërisë në lëvizje, për të kuptuar nevojat materiale e shpirtërore të saj, për të kryer vepra te dukshme për një të ardhme më të mirë të njerëzimit. Prof. Xhuvani e priti me urrejtje pushtimin fashist. Në këto vite, edhe pse u paralizua politikisht, ai nuk bëri asnjë kompromis në praktikën dhe në teorinë e vet pedagogjike.

Ajo që bie në sy menjëherë porsa lexon çdo shkrim që na ka lënë trashëgim prof.dr. Aleksandër Xhuvani, është patriotizmi i pastër dhe i flaktë i këtij personaliteti të shquar të popullit tonë. Duke ndjekur fillin e veprimtarisë së tij dhe duke e krahasuar veprimtarinë e tij me ngjarjet e kohës, vërehet se kurdoherë ai ka menduar e punuar për të mirën e popullit e të atdheut. Ishin mendime e qëndrime të tilla, të thurura në rrethanat historike të kohës, ato që e shpunë Aleksandër Xhuvanin që të mbante qëndrim pro Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare qysh në fillimet e saj. Ai e përkrahu pa rezerva këtë luftë dhe çdo fitore partizane ishte për të një hap drejt së ardhmes së lirë.

Çlirimi i plotë i vendit e gjeti Aleksandër Xhuvanin në moshën 64-vjeçare. Tërë veprimtaria e pasçlirimit e Xhuvanit vërteton se ai qe një personalitet i shquar i jetës politike e shoqërore të vendit megjithëse veprimtarinë më të shumtë ia kushtoi fushave të arsimit, kulturës e shkencës. Sado i ngarkuar me detyra të larta në organet e pushtetit, Aleksandër Xhuvani nuk pushoi kurrë së lëvruari gjuhën shqipe, duke qenë thellësisht i bindur për rëndësinë politike të këtij problemi. Ai luajti rol me rëndësi për vënien në rrugë të mbarë të punës për hartimin e rregullave të drejtshkrimit si edhe në fusha të tjera të shkencës gjuhësore. Që në vitin 1952, në një sesion shkencor, ai ngulte këmbë për nevojën ë përpunimit të gjuhës letrare kombëtare shqipe duke vënë në bazë të saj dialektin toskë si dialekti më i përpunuar. Si tërë jetën e tij, edhe pas çlirimit ai merret praktikisht me të gjitha degët e nëndegët të shkencës gjuhësore, i bindur, siç ishte, për rëndësinë që ka gjuha për çdo komb e për çdo shtet.

Filed Under: Kulture

Shqiptarët në New York kryen homazhe në nderim të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku

September 27, 2023 by s p

Sokol Paja/

Shqiptarët në New York kryen homazhe në nderim të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku i vrarë nga një sulm terrorist serbo-rus në Leposaviq të Kosovës. Përfaqësuesit kryesorë të shoqatave e organizatave patriotike shqiptare në New York e më gjerë e kujtuan me lule, lutje e qirinj heroin Bunjaku i cili ra dëshmor i Atdheut në mbrojtje të kufijve të Kosovës, rendit, sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York Ambasadori Prof.Dr. Blerim Reka i shoqëruar nga shumë bashkatdhetarë e diplomatë shqiptarë, nën organizimin e Mark Gjonaj, pas homazheve Ambasador Reka shkroi: “Sot me bashkëatdhetarët tanë të Nju Jorkut dhe me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha në homazhin për heroin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serb deri sa ishte në detyrë dhe në mbrojtje të atdheut. Lavdi!” Mirënjohje dhe lavdi përjetë heronjve, luftëtarëve e çlirimtarëve të Kosovës së lirë.

Filed Under: Kronike

NY Vigil Tribute to Officer Bunjaku

September 27, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

The candle vigil in honor of the Albanian police officer Afrim Bunjaku slayed in Kosova last Sunday was held at the Dag Hammarskojd Plaza this afternoon. The somber gathering sent a message of support to the family back in Kosova by the Albanian American community, organizers of the event, with some speakers underscoring the potential for further escalation of violent attacks by Serbian forces aimed at destabilizing Kosova and the region. 

Across from the UN visitors entrance, the makeshift memorial with flowers and candles was placed under the bust of Albania’s national hero Skenderbeg. Echoing somber tones of the ceremony,  leaders and representatives of numerous organizations like VATRA, Plave Guci, Ana e Malit, Malesia e Madhe and others as well as prominent activists expressed their condolences and support for Kosova Police Force and Law Enforcement institutions. Mark Gjonaj, the renowned community leader, who sent out the call for the vigil, in coordination with Albanian American Council conveyed condolences for the Bunjaku family vowing to honor the name of the officer killed in the line of duty. Statements of the attendees were being recorded in a live TV feed by journalist Beqir Sina while the event proceeded from the laying of flowers to holding a minute of silence.  

Speaking on behalf of the Pan-Albanian Federation of America VATRA, Honorary Chairman Agim Rexhaj said that we stand by the Kosova Police Force and strongly denounce violence committed by the Serb and Russian groups intended to destabilize the country. On Sunday, shortly after the notification of the killing of Officer Bunjaku, VATRA released a statement taking a stand against such violent acts and in solidarity with Kosova institutions of law and order. 

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT