Asllan Bushati/
Vatranët dhe komunitetit shqiptar në NY, kishin planifikuar të bënin një takim me Presidenten e Kosovës Zonjën Vjosa Osmani të dielën e 24 shtatorit 2023 rreth orës 11:30. Por u rinjoftuam se takimi ishte anulluar për arsye të një emergjence në Kosovë. Më pas u muar vesh nga masmedia se kishte humbur jetën Rreshteri i policisë Afrim Bunjaku nga një sulm i një grupi terrorist serb.
Nga kontaktet e para me shumë vatranë, gjykuam se Presidentja Osmani kishte marrë vendimin e duhur për këthimin e menjëhershëm në Kosovëë. Por u pushtuam nga hidhërimi për humjen e jetës së Afrim Bunjakut, i cili tashmë është jo vetëm hero i Kosovës, por i gjithë Kombit Shqiptar. Në të njejtën kohë vlerësuam deklaratën e Vatrës për këtë problem si kuptimplote, në kohën e duhur, të qënësishmë e të domosdoshme.
Nga informacionet e shtypit, përmbledhtazi del se grupi terrorist (mund të quhet edhe banda, komandoja, detashmenti etj) i cili kishte në përbërje: drejtues të veprimeve luftarake (eprorë), një efektiv afërsisht 30 vetë, mjete ndërlidhje ushtarake, autoblinda, mortaja, mjete kundërtanke, mitrolozë të rëndë e të lehtë, pushkë snaiper, automatikë, granata ofensive e difensive, predha mortajash e granathedhsash, municione për të gjitha armët në dispozicion, paisje shëndetsore e kundërkimike etj. Banda, ishte e koordinuar edhe me gatishmërinë numër një të njësive ushtarake serbe përballë me kufirin me Kosovën, në një distancë më afër se 5 km (në kundërshtim me dokumentin e Kumanovës të qershorit 1999).
Nga ky akt i shëmtuar terrorist, brenda teritorit të Kosovës , ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë shkurtazi mund të nxjerrim disa përfundime.
A ishte kjo veprimtari terroriste në Dardani segment i gjopolitikës në zhvillim? PO. Rusia a po i bën presion Serbisë të hap konfliktin në Gadishullin Ilirik që të mund të lehtësohet barra e saj me luftën në Ukrahinë? PO. A mund të quhet nga BE dhe amerikanët, e besueshme veprimtaria e Serbisë kur në takimet me to predikon paqe, e në fshehtësi për më shumë se dy muaj përgatit grupe terroriste për të shkaktuar gjakderdhje e destabilitet në Dardani? Unë nuk e besoj, në të kundërt gjykoj se është miopi. Shpallja nga Serbia e 27 shtatorit 2023 ditë zije kombëtare për humbjen e jetëve të terroristëve të saj në Dardani, indirekt a e vetmerr përsipër këtë bandë dhe veorimtarinë kriminale të saj? Mendoj se po.
Deklarata e Presidentit Serbisë Vucic në prezencë të ndërkombëtarve se nënkryetari i partisë “Lista Serbe” Radojecic do të bëhet si Adem Jashari në Kosovë, në një kohë që ai ishte në udhëheqje të bandës kriminale a e nxjerrë në shesh se Vucici po i mashtron ndërmjetësit ndërkombëtar? Po. Dhe së fundi deklarata e Vucicit se: ”ju ndërkombëtarët mund të na vrisni të gjithë ne serbët, por Kosovën nuk do ta njohim” a është deklaratë fundore ? PO.
Misioni i grupit terrorist a mund të mendohet se kishte si qëllim vetëm vrasjen e Afrim Bunjakut dhe plagosjen e dy të tjerëve ? Absolutisht JO. Tërheqja e grupit në manastirin ortodoks a kishte si qëllim ta ndose Kosovën në syte e ndërkombëtarve sikur ajo po kryente vepra kriminale kundër besimtarve ortodoks serb atje? PO. Ky veprim i kësaj bande kriminale tashmë a quhet i dështuar? PO.
Dështimi ka lidhje në radhë të parë me vigjilencën, gatishmërinë dhe profesionalizmin e forcave të sigurisë së Kosovës, por dhe të pranisë ndërkombëtare në hapsirën kosovare. Pa rrahje të mëdhaja të gjoksit mund të nënvizojmë se : shërbimi sekret ka patur informacione të qënësishme, ka vepruar me prudencë (qetësi) dhe në koordinim me aleatët. Shpejtësia e veprimtarisë luftarake të forcave të sigurisë së Kosovës ka qenë e admirueshme.Taktika e zgjedhur për ta rrethuar grupin terrorist, për ta asgjësuar nga larg me snaiper, mos ndërhyrja me zjarrin e armëve në Manastir ka qenë shumë profesionale. Lënia e një shtegu të hapur për tërheqjen e grupit terrorist për të mos patur më shumë të vrarë e të plagosur ka qenë një gjë e mencur. Ekspozimi në masmedia e arsenalit të armatimit të kapur, robërve, të plagosurve dhe të vrarëve, e ka adresuar përgjegjësinë tek qarqet më të larta vendimmarrëse serbe. Për ushtarakët e Dardanisë misioni quhet tërësisht i kryer me përgjegjësi dhe profesionalizën . Kjo u trasoi rrugën politikanëve dhe i vuri ata në pozita shumë më të favorshme se më parë, sepse bilanci është 3 të vrarë 10 të plagosur (4 në Kosovë e 6 në Serbi) dhe 2 të zënë rob nga pala serbe.
Tani lypset të kërkohet tryeza e bisedimeve. Serbisë ti kërkohet dorzimi i terroristave para drejtësisë në Kosovë, në të kundërt ata të shpallen në kërkim ndërkombëtar. Të theksohet me forcë se para cdo gjëje është siguria e Kosovës, pastaj vijnë të tjerat ku futen edhe bashkësitë e komunave serbe.
Ndërkombëtarët pothuaj janë tërësisht në anën e Kosovës (me përjashtim të zgjatimeve ruse). Ata duket se kanë bashkpunuar me autoritetet kosovare dhe kanë insistuar se policia e Kosovës ka të drejtën e plotë në ushtrimin e ligjëshmërisë në tërë hapsirën që e ka emrin Republika e Kosovës.
Zhvillimet e ardhëshme, me sa duket do të jenë më kompekëse se më parë dhe se faktori ndërkombëtar duhet të mos i lutet më Serbisë, por ta fus atë në listën e sanksioneve sic bëri me Rusinë.