• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

KOSOVA ME AMERIKËN, KUJTON 11 SHTATORIN 2001…

September 11, 2023 by s p

-Para 22 viteve – 11 Shtator 2001: Populli i Kosovës manifestime solidariteti me popullin amerikan dhe duke dënuar sulmet terroriste kundër SHBA-ve: Amerikë, ne jemi me ty…/

-Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, i dërgonte telegram: Me rastin e sulmit mbi Qendrën Tregtare në Nju Jork dhe mbi Pentagonin, drejtuar kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj, pranoni simpatinë time dhe të popullit të Kosovës, i cili këtë tragjedi po e jeton me dhembje dhe në zi/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 11 Shtator 2023/ Kosova solidarizohej fuqishëm me Amerikën e goditur nga sulmet terroriste të para 22 viteve – 11 Shtatorit 2001.

Atëherë media raportonte se, e gjithë Prishtina ishte në Sheshin Nëna Terezë në shenjë solidariteti me Popullin Amerikan dhe duke dënuar sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerikë, ne jemi me ty – ishte motoja kryesore e pankartave.

Shumë nga qytetarët, që kishin dalë në sheshe e rrugë për të përkrahur Popullin Amerikan dhe për të protestuar kundër terrorizmit që i goditi SHBA-të, ishin mbështjellë me Flamurin Amerikan.

Manifestime solidariteti dhe protesta kundër terrorizmit u mbajtën edhe në qytetet tjera të Kosovës si në Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan etj. Pjesëmarrja e popullatës edhe në këto qytete ishte e madhe.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndodhej për një vizitë në Kanada, me rastin e sulmeve kundër SHBA-ve, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, i dërgonte këtë telegram:

I nderuari President,

Me rastin e sulmit mbi Qendrën Tregtare në Nju Jork dhe mbi Pentagonin, drejtuar kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj, pranoni simpatinë time dhe të Popullit të Kosovës, i cili këtë tragjedi po e jeton me dhembje dhe në zi.

E dënojmë këtë sulm dhe jemi të bindur se të gjithë ata që bëjnë akte terrori dhe horrori kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj dhe kundër njerëzimit, duhet të ndalen.

Në këto momente të rënda, jemi së bashku me Ju dhe me Popullin Amerikan, që së bashku me aleatët Tuaj ia sollët lirinë Kosovës.

Jemi të bindur se Ju do të mendoni një strategji të re të mbrojtjes për SHBA-të dhe për miqtë Tuaj e për botën e lirë demokratike.

Juaji sinqerisht,

Dr.Ibrahim Rugova

GAZETA RILINDJA ME KRYETITULLIN NË BALLINË “SULM TERRORIST NË SHBA” NË TË GJITHA FAQET E SAJ – E TËRA I KUSHTOHEJ NGJARJES TRONDITËSE DHE ZHVILLIMEVE E REAGIMEVE PAS SAJ

Në 11 Shtator 2002 Televizioni i Kosovës dhe televizionet e tjera nacionale e lokale janë kyçur drejtpërdrejt në rrjetin amerikan CNN me përkthim simultan për të përcjellë raportimet për sulmet terroriste në Amerikë.

Poashtu gazetat e përditshme të Kosovës shkruanin gjerësisht.

Gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja” me kryetitullin në ballinë “Sulm terrorist në SHBA” dhe me dënim të fuqishëm të sulmit e me shumë mesazhe solidarizimi me Shtetin e Popullin Amerikan botonte shkrime e fotografi në të gjitha faqet e saj – e tëra i kushtohej ngjarjes tronditëse dhe zhvillimeve e reagimeve pas saj.

Gazeta “Bota Sot” në gjerësinë e tërë faqes së parë kishte titullin “Seri aktesh terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, supozohet për mijëra të vrarë”.

Gazeta “Koha Ditore” në faqen e parë shkruante në kryetitull “Në Nju Jork sulmohet civilizimi botëror”.

Gazeta “Zëri” në ballinë kishte titullin kryesor “Sulm terrorist kundër Amerikës”.

Gazeta “Kosova Sot” kryetitull kishte “Terrroristët sulmojnë Amerikën”.

Të gjitha gazetatat e Kosovës botonin shumë shkrime e fotografi në ballina e faqe të brendshme.

HOMAZHE TE PLLAKA PËRKUJTIMORE “KOSOVA KUJTON”

Sot në Prishtinë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Alyson Grunder kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, me rastin e 22-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA. Në 11 Shtator 2019 në Kosovë është zbuluar obelisku i ngritur në oborrin e Qeverisë kushtuar viktimave të sulmit të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PRESIDENTJA OSMANI: 11 SHTATORI I VITIT 2001 NDRYSHOI RRJEDHËN E HISTORISË PËRGJITHMONË

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka shkruar:

11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë.

Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm.

Filed Under: Politike

Aleks Buda – “Arbitër Elegantum” i debateve historike

September 9, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Përvjetori i lindjes të historianit të njohur dhe “arbiter elegantum” i debateve historike për etnogjenezën e shqiptarëve, Aleks Buda. Vlen të përmendet kontributi i tij për rikonsiderimin historisë së mesjetës arbëre por edhe lidhjes mes ilirëve e arbërëve nëpërmjet kulturës së Komanit.

Kultura e Komanit, thotë Profesor Buda është një hallkë elokuente e kontinuitetit midis banorëve të lashtë dhe vazhduesve arbër; një kulturë me shtrirje kohore që nga shekulli i VII deri në shekullin e IX dhe me një shtrirje territoriale mjaft të gjerë nga alpet shqiptare deri në brigjet jugore të detit Adriatik e në luginën e Vjosës. Kultura e Komanit ishte një kulturë e një popullsie qytetare e fshatare, bregdetare e malore, më rrënjë në traditën antike dhe me novacione, me elementë të trashëguara nga kultura ilire halshatiane e hekurit dhe nga kultura provinciale romake e paleobizantine, ku elementët sllave nuk figurojnë veçse si elementë të izoluara dhe jo si një kulturë kompakte.

Po kështu Profesor Buda mbrojti me pathos karakterin e shtresave sociale mes popullsisë arbëre duke hedhur poshtë teza që shpesh herë riciklohen dhe në të sotmen që i konsideronin arbërit një” popull barinjsh e që rronin në kalibe. “.Dokumentat flasin thotë Profesor Buda për një shoqëri të diferencuar feudale me origjinë shqiptare, siç janë arhondët e Arbërit që mbajnë titujt e lartë të hierarkisë feudale bizantine si panhypersevastë, ata “nobli viri”, kontë, baronë, prelatë, burgencë, ato bashkësi fshatare të cilat sundimtarët bizantinë, anzhuinë etj, i cilësojnë si “burra fisnikë shqiptarë” me emrat e tyre etnikë karekteristikë.

Filed Under: Komente

Prishtina do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030

September 9, 2023 by s p

Pas përzgjedhjes me shumicë votash të Asamblesë së Përgjithshme të Komunitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që këto lojëra të organizohen në Prishtinë, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e quan një lajm fantastik jo vetëm për Prishtinën por për gjithë Republikën e Kosovës.

“Ky është lajm fantastik mbasi këto lojëra Mesdhetare do të jenë ngjarje e madhe sportive për krejt Kosovën.

Për zhvillimin e ngjarjeve sportive të 24 disiplinave garuese, do t’i përdorim terrenet e sallat sportive edhe në Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Podujevë, e Mitrovicë. Kurse me zhvillimin e garave detare në qytetin e Durrësit, nëpërmjet një partneriteti tejkufitar mes shteteve, që po ashtu do të dëshmohet për herë të parë në historinë e Lojërave Mesdhetare, do t’i shndërrojmë ato në një festë të madhe sportive për krejt kombin tonë. Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv dhe jo vetëm për mbarë kombin shqiptar” – ka deklaruar kryetari Rama.

Kryeqyteti do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët, për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme sipas standardeve.

Filed Under: Sport

Kryengritja e Postribës 1946, lëvizja e parë antikomuniste në Europën Juglindore

September 9, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

9 shtatori 1946 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të përballjes së shqiptarëve me instalimin e diktaturës komuniste.

Si sot 77 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend dhe në Europën Juglindore.

Kryengritja u zhvillua në rrethanat politike të krizës së marrëdhënieve të regjimit komunist me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Ajo u bë ditët kur po zhvillohej konferenca e paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946), në të cilën SHBA-ja deklaroi se nuk do ta njihte qeverinë komuniste të Enver Hoxhës.

Kryengritja e Postribës ka vlera të padiskutueshme gjeopolitike, politike, sociale dhe qytetare. Ajo ishte lëvizja e atyre që nuk besuan kurrë tek komunizmi internacionalist shqiptar.

Megjithëse nuk ia arriti qëllimit, ajo do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës nacionaliste kundër komunizmit.

-U arrestuan rreth 200 persona

-U pushkatuan pa gjyq 33 persona

-U pushkatuan me gjyq: 5 persona

-U dogjën nga regjimi pas ngjarjes: 33 shtëpi

-U arratisën: 69 persona

-U zhvilluan 5 procese të mëdha gjyqësore e disa të tjera më të vogla, ende të paidentifikuara të gjitha. Në këto procese u përfshinë edhe shumë persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por thjesht ishin antikomunistë.

Është në nderin tonë, që sot të të kujtojmë e të përulemi me veneracion martirët e Postribës.

Të përulemi përpara kalvarit e dinjitetit të treguar nga antikomunistët e vërtetë!

Lavdi të përjetshme martirëve të Postribës!

Filed Under: Histori

SHTËPIA ME GJETHE

September 9, 2023 by s p

Visar Zhiti/

Takimi u bë në “Shtëpinë me gjethe”. E dija ç’ishte ai muze në Tiranë, kishte një hije të zymtë për mua dhe një mister tragjik që s’i kishte ikur a nuk do t’i ikte kurrë. Sigurimi i tmerrshëm i Shtetit aty bënte përgjimet me aparatura të sofistikuara e të shtrenjta për vendin, aq shumë të varfër, të mbyllur e me diktaturën më të ashpër në Europë. Po aty janë bërë dhe tortura, thyerje kockash e zhdukje të kundërshtarëve, kështu e dija dhe e kisha të veshtirë të shkoja. Po tani kjo vilë në qendër të Tiranës vizitohet nga turistë të shumtë dhe quhet “Shtëpia me gjethe” prej gjetheve të shumta të bimëve kacavjerrëse që mbulonin fasadën. Po aty kacavjerren dhe kujtime të rënda të Shqipërisë. Kishte qenë dikur maternitet, e konfiskoi shteti i diktaturës dhe nga shtëpi e lindjes e bëri shtëpi të vdekjes.

Të shkoja a të mos shkoja? Po kjo ishte dhe sfida jonë si një ish i burgosur…

Më kishin ftuar një grup ekspertësh të Fondacionit “Santagata” në Torino, – fitues i garës së organizuar nga “Cultural Heritage without Borders – Albania” për Planin e menaxhimit të burgut Spaçit, tashmë i rrënuar, se si ai të shndërrohet në një muze.

Takim i vështirë, po mendoja, por dhe interesant, me interes më saktë, për kujtesën kolektive.

Më pritën Odise Zoto, arkitekt në Tiranë, Etleva Demolli, drejtoreshë e Muzeut “Shtëpia me gjethe” dhe italiania Giulia Avanza, manaxhuese në projektetet ndërkombëtare.

– Jemi në fazën e tërheqjes së mendimit të grupeve të interesit, – më thanë.

Biseda shkoi mjaft mirë, me ide dhe kujtime, degjonim me vëmëndje njëri-tjetrin, Spaçi – muze, së pari të shpalosë të vërtetën e tij të tmerrshme, – thashë, – si një Aushvic, pra, të bëhet siç ishte, në tërësi është e pamundur, por në pjesët kryesore, më të qenësishme dhe në anë, “jashtë rrethimit” të këtë atë, le ta quajmë “Qendrën Kulturore”, muze objektesh, bibliotekë, hotel, ku të mund të rrinë vizitorë a pelegrinë, studiues, artistë, etj, etj.

Edhe Italiania Giulia mbante shënime, kishte një kërshëri të dhembshur, një si zbehje dhe qendrim, qendrim të hapur ndaj së keqes, kurse ne, shqiptarët, dukeshim si të mësuar me të. Giulia kishte me vete, “Sulle strade dell’inferno”, librin tim të Spaçit, “Rrugët e ferrit” dhe deshi një autograf. Teksa firmosja, u kujtova për një çast se kjo po ndodhte në “Shtëpinë me gjethe”, plot me aparatura përgjimesh të Sigurimit të Shtetit, sidomos ndaj të huajve, anbasadave dhe një italiane si një denoncim të madh kishte sjellë pikërisht mbi ato tryeza një burgologji, atë te Spaçit dhe bisedonte me një nga të dënuarit e atyre, që, sikur ta sillnin sado pak ndërmend ata, persekutorët, se do të vinte një ditë e tillë, o do të duhej të vrisnin veten apo t’u binte të fikët apo… jo, jo, asgjë e tillë s’ndodhi. Ata janë prapë… ashtu… dhe ky muze më shumë është i tyre, – i thashë drejtoreshës, kur na ftoi ta vizitonim, – tregon se si punonin ata, inteligjencia e tyre, po duhet dhe simetria, si qendruan dhe u përballën shqiptarët me përbindëshin e së keqes dhe pati kundërshtarë të mëdhenj, martirë e heronj. Prandaj duhet Spaçi tani, madje sa më shpejt, jemi vonë…

Më tronditi “dhoma e emrave”, kështu po e quaj, një dhomë e errët me të katër faqet e mureve plot me emra, deri lart në tavan, emra, emra, emra, të dënuarit të gjithë, të pushkatuarit, e prapë s’janë të gjithë, – na tha drejtoresha. Në mes të dhomës ishte një shkallë, që të ngjitëshe, të gjeje emrin që doje se ato dukeshin sikur shkonin lart, deri në qiell.

– Ja, dhe emri yt, – tha drejtoresha.

Gjeta dhe emrin e xhaxhait tim të pushkatuar, ja dhe i gjyshit të bashkëshortes, Edës time, emra, emra, emra. Janë jetë të gjitha, të ndërprera, të vrara.

Kur dola, ndjeja lodhje dhe hutim. Sikur të kisha dalë nga një hetuesi e rëndë. Por këtë radhë e kisha marrë unë në pyetje hetuesin… shtetin.

Nëpër gjethe gjithkund lexoja emra…

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT