• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

Një ftesë për të gjithë shqiptarët e Amerikës: 16 Shtator 2023 te Kisha Zoja e Shkodrës në New York

September 9, 2023 by s p

Një ftesë për të gjithë shqiptarët e Amerikës: 16 Shtator 2023 te Kisha Zoja e Shkodrës në New York.

Filed Under: Komunitet

#SiSot, më 9 shtator 1946, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

September 9, 2023 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Lëvizja qendrestare ishte e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës. Në korrik, u mbajt një mbledhje në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër dhe në fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij.

Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm dhe do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946. Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia, u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

Në imazhet bashkëngjitur këtij postimi, paraqitet një raport i Komitetit Qendror të Partisë mbi kryengritjen e Postribës. Në foto shfaqen anëtarë të çetave të Ballit Kombëtar, ndër ta edhe Jup Kazazi, një nga drejtuesit kryesorë të kësaj levizjeje.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#KryengritjaePostribës

#AQSH

#FototekaAQSH

Filed Under: Histori

Deja vu

September 9, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Të gjithëve u ndodh të paktën një herë në jetë, të ulen për të ngrënë në një restorant ku nuk ka qenë kurrë më parë, dhe befas ndjejn se ka qenë. Kjo ndjenjë quhet déjà vu, nga frëngjishtja si “tashmë e parë”.

Shkencëtarët janë përpjekur (dhe kanë dështuar) të përcaktojnë se nga dhe pse lind kjo ndjesi. Studiuesit thonë se disa kushte mjekësore, si epilepsia, mund të krijojnë ndjenjën e deja vu-së. Por kjo nuk shpjegon pse shumica e njerëzve të shëndetshëm e kanë pasur këtë përvojë të paktën një herë në jetën e tyre.

Disa kërkime tregojnë se ëndrrat janë fajtore në disa raste, ndërsa studime të tjera sugjerojnë se disa njerëz ndërtojnë kujtime të rreme bazuar në përvoja të reja. Përdorimi i drogës është thënë gjithashtu si një arsye pas deja vu-së. Megjithatë, këto nuk shpjegojnë shumicën e rasteve. Psikologët që janë ndjekës të Carl Jung argumentojnë se deja vu është thjesht një rast i daljes në sipërfaqe të pavetëdijes kolektive gjithmonë e pranishme, por zakonisht e fjetur. Ata argumentojnë se njerëzit janë të lidhur me pavetëdijen kolektive, dhe për këtë arsye përjetojnë një kujtim të përbashkët. Dhe besojnë se sa më të afërt ndjehemi, aq më të lidhur jemi. Por ka edhe një shpjegim tjetër të mundshëm Disa njerëz besojnë se deja vu vjen nga një përvojë që keni pasur në një jetë të kaluar. Sigurisht, ky shpjegim është më i popullarizuar në shumë vende aziatike ku besimet në rimishërim janë më të njohura. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse të kuptuarit e deja vu-së është shumë më pak obsesion në Azi.

Ka nga ata që mendojnë se deja vu është rezultat i posedimit. Kjo teori thotë se shpirtrat që dikur ishin njerëz kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në trupin tuaj. Shumë gjëra mund të thuhen për dejà vu-në, por origjina e saj ndoshta nuk do të dihet kurrë – dhe shanset janë që njeriu do ta takojë përsëri në jetë, qoftë kjo e rimishëruar ose e trashëguar.

Photo by: thoughtco.com

May be a black-and-white image of 1 person

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

“MAASBESA”, NGA SHKOLLA SHQIPE TE AKTIVITETET PATRIOTIKE NË MËRGATËN SHQIPTARE TË BOSTONIT

September 9, 2023 by s p

Sokol Lushllari , kryetar i  “Massachusetts Albanian American Society “Besa”(MAASBESA), rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, eksperiencën dhe përfshirjen në aktivitetet patriotike në dobi të zhvillimit të shkollës shqipe në Boston, promovimin e kulturës shqiptare, bizneseve shqiptare, identitetit kulturor kombëtar shqiptar dhe mirëqenien e komunitetit shqiptar në Boston. Me Sokol Lushllarin bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

HISTORIKU I MASSACHUSETTS ALBANIAN AMERICAN SOCIETY “BESA”

Massachusetts Albanian American Society “Besa” ose ndryshe e njohur si MAASBESA, është krijuar në vitin 2006 me misionin e vetëm për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në shtetin e Massachusetts.  Organizata është e përbërë me board drejtues prej 7 vetësh, që zgjidhen në një mbledhje publike në çdo 2 vjet. Bordi ka përgjegjësinë të votojë dhe miratojë kalendarin e vitit, levizje fondesh dhe mbeshtetje të ndividëve ose organizatave të tjera që kanë për qëllim promovimin e kulturës shqiptare dhe mirëqenien e komunitetit shqiptar. Organizata ka mbi 15 vetë që këshillojnë Bordin Drejtues. Nën Bordin drejtues janë dhe disa këshilla, si këshilli i Shkollës Shqipe, këshilli i financave dhe investimeve, këshilli për qendër kulturore. Boardi drejtues për vitet 2022-2024: Sokol Lushllari, Chair, Jorida Qirollari, Vice-Chair, Mark Kosmo, Founder, Treasury, Poema Dauti, Secratary, Vjollca Avrami, Former School Coordinator, Voting Member, Ardian Preci, Voting Member, Rudina Bardhi, Voting Member.

AKTIVITETET PATRIOTIKE

Aktivitetet kryesore që bëhen çdo vit, është ngritja e flamurit kombëtar për diten e pavarësisë në sheshin e Bashkisë së Bostonint, kjo mbledh çdo vit shqiptarë nga të gjitha trojet që kanë dëshirë të shohin flamurin shqiptar të ngrihet nën himnim kombetar. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për kombin shqiptar, por ka dhe peshë publike që komuniteti shqiptar është i organizuar, kontribuon, dhe ka një peshë elektorale në Bashki por pse jo dhe në shtetin e Massachusetts. Një tjetër aktivitet që bëhet në Tetor është mbledhja e bizneseve shqiptare, qëllimi i kësaj mbledhje është nxitja e bashkëpunimit me njëri-tjeterin që aktivitetet e tyre të zgjerohen dhe më tepër dhe ne si orgnaizatë i publikojmë dhe i reklamojmë bizneset e tyre në komunitet. Komuniteti shqiptar duke qenë i fuqishëm ekonomikisht mund të bëjë akoma më tepër aktivitet për provimin e gjuhës, kulturës, dhe ndërtimin e projekteve të reja kombëtare e komunitare.

FESTA E ANIJES ME MUZIKË SHQIPTARE

Festa me anije që zhvillohet çdo vit në fillim vere, qëllimi i këtij aktiviteti është kulturor, ku njerëzit festojnë me muzikë shqiptare, takojnë shoqërinë e vjetër por dhe aty kanë mundësi të njihen të bëjnë shoqëri të re. Kjo festë është shumë e mirëpritur në komunitet dhe çdo vit kapacitetit i anijes mbushet. Një aktivitet që besoj se është shumë i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të bëhet çdo vit është festivali shqiptar për zonën e Bostonit dhe më gjerë, që zhvillohet në Quincy, MA me ndihmën e madhe të një nga iniciatorët, Leonard Keka, Alba Restaurant. Ky festivali shpalos muzikën, veshjet tradicionale shqiptare, dhe ushqimin tek amerikanët dhe komunitetet e tjera në Boston. Tregon sesi komuniteti shqiptar kontribuon në vendin ku jeton dhe e zbukuron akoma më tepër kulturën e vendit ku kemi zgjedhur të jetojmë në Massachusetts, USA.

TË REJAT E FESTIVALIT SHQIPTAR NË BOSTON

Këtë vit ne do të bllokojmë rrugen Hancock st, Quincy rreth 200m, ku përgjatë rrugës do vendosen tenda me ushqime dhe pije për shitje. Në mes të rrugës do kemi një skenë të madhe kur do përfomojnë këngëtarë, dj, çifteli, grupe vallesh dhe grupe të ndryshme artistike e folkloristike. I ftuar nderi do të jetë kryetari i bashkisë dhe drejtues të tjerë në komunitet. Do të jetë festë për të gjithë fëmijë dhe të rritur. Shume faleminderit pjesëmarrësve, dhe marr rastin që të ftoj të gjithë shqiptarët e Amerikës që të marrin pjesë në Festivalin Shqiptar në Boston.

MAASBESA DHE KONTRIBUTI PËR  MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE NË BOSTON

Shkolla Shqipe në Boston operon e pavaruar nën drejtimin e drejtoreshës së shkollës e cila raporton tek bordi drejtues is MAASBesa. Të gjitha shpenzimet e shkollës mbyllen nga MAASBesa, dhe këto fonde mblidhen nga aktivitet e ndryshme që bëjmë gjatë gjithë vitit. Shkolla Shqipe këtë vit do të hapet përsëri në Quincy, në jug të Bostoni dhe Salem në Veri të Bostonin dhe regjistron mbi 60 nxënës. Qëllimi jonë është që ta hapim dhe degën e tretë në Worcester dhe kështu kompletohet komuniteti i cili do të ketë mundësinë të regjistrojë fëmijët e tyre aty ku jeton. Shkolla shqipe gjithashtu shërben dhe si një platformë e mirë për prindërit që të njihen me prindër të tjerë.

MAASBESA MARRËDHËNIET ME INSTITUCIONET SHTETËRORE NË BOSTON

“MAASBesa” është në bashkëpunim me bashki të ndryshme në shtetin e MA dhe gjithmonë kërkojnë bashkëpunime të reja kulturore dhe sociale. Fokusi i MAASBesës është vetëm komunitet shqiptar në MA.

KUSH ËSHTË SOKOL LUSHLLARI?

Unë jam Sokol Lushllari, kam mbaruar shkollen 8-vjeçare “Muredin Bashalli”,  jam lindur dhe rritur në fshatin Lin, Pogradec. Kam shetit gjithë botën por vendlindja, Lini Pogradecit,  mbetet vendi më i bukur për mua. Më pas kam mbaruar gjimnazin “Liria” në Elbasan në gjuhën turke, ku kam marrë dhe një formim kulturor tjetër për sa i përket vullnetarizmit dhe shërbim ndaj vendit, kulturës dhe gjuhës. Pas përfundimit të gjimanzit kam dashur të studioja matematikë në Turqi, por pas përfundimit të maturës në atë kohë kam fituar llotarinë amerikane dhe më pas u nisa drejt Amerikës dhe kam qenë në Worcester MA. Aty kam pas punuar natën në një kafene nga viti 2007 deri 2010 dhe ditën shkoja në shkollë. Në ato vite nuk mbaj mend shumë gjëra por kisha vetëm një qëllim përfundimin e shkollës, më pas kam kam punuar ndihmës mësues në dy vitet e fundit të shkollës në degën Inxhinjeri Elektrike & Kompjuterike tek Universiteti Politeknik i Worcesterit. Unë jam i fokusuar në projektim qarqe elektronike me frequenca të larta. Kam një eksperiencë mbi 10 vjet në këtë fushë. Në fillim karriere kam punuar për të vënë në prodhim në masë të chipsave që bëjnë lidhjet celulare, Wifi, bluetooth dhe më ka dhënë mundësi të udhëtoj në vendet aziatike ku bëhet prodhimi dhe testimi e këtyre chipsave. Më pas kam punuar në projektim e stacioneve transmetuese në frekuenca deri 70GHz, që përfshinin dhe teknologjinë 5G. Së fundmi kam mbi një vit që punoj për Apple, në pozicionin projektues hardware celulare (Cellular RF Hardware Engineer) për produktet iPhone që do të vijnë pas 2 vitesh ose më vonë. Gjishashtu mundohem të jem ngazhuar në komunitet me aq pak kohë që kam, por kam pasur fatin të punoj me njerëz me shumë pasion dhe dëshirë për të shërbyer. Unë besoj që të gjithë duhet të marrin pjesë në zhvillimet lokale në komunitetin ku jetojmë, që idetë më të mira të ecin përpara.  

Filed Under: Featured Tagged With: sokol lushllari, Sokol Paja

‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ paraqet Projektligj për ndryshimin e Kodit zgjedhor të Shqipërisë

September 8, 2023 by s p

Sot në Tiranë ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ ka paraqitur një Projektligj për ndryshimin e Kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë për votën e diasporës. Përfaqësuesi i lëvizjes Florjan Haçkaj tha përpara përfaqësuesve të KQZ-së, OSBE-së, Avokatit të Popullit dhe institucioneve e organizatave të tjera se projektligjin do ta dorëzoj në tryezën e reformës zgjedhore në Parlament.

Projektligji, të cilin Haçkaj e quajti të plotë, është punuar nga ekspertët e lëvizjes. “Ne duam që ta parashtrojmë dhe ta prezantojmë te 140 deputetët, OSBE, KQZ, Presidenti, Avokati i Popullit, Këshilli i Ministrave, pra që kjo të ketë shkuar në çdo institucion të rëndësishëm në vend,” tha ai në tryezën e sotme.

“Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar dhe i ka dhënë kuvendit një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor më 9 janar 2023,” tha Haçkaj. Kjo do të thotë se “çdo palë zgjedhje pas këtij afati janë antikushtetuese.”

Drejtuesi i lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ ju kujtoi të pranishmëve se ka një vendim gjykate për votën e diasporës dhe se “ne jemi grupi i interesit që e përfaqësojmë dhe duhet ta realizojmë. Është një proces i gjatë, por koha është e shkurtër.” Për sa i takon përmbajtjes së projektligjit, ai tha se aty “kemi sjellë një risi, shtesa në nenet ekzistuese, nene shtesë dhe një krye shtesë që është kreu 10.” P

Ai ftoi në dialog palët dhe shoqatat që mbështesin votën e diasporës.

Nga ana e autoriteteve shqiptare në qershor 2022 u njoftuan disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.16/2018 “Për Diasporën” si rezultat i vendimit të Këshillit nr. 81, ku në vend të Ministrisë për Diasporën institucioni përgjegjës është Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

E drejta e diasporës për të votuar në zgjedhje të përgjithshme është e sanksionuar me ligj. Mekanizmat dhe institucionet përgjegjëse për realizimin e saj janë bërë ngërçi politik në Shqipëri. Partitë politike parimisht pajtohen por praktikisht gjejnë vështirësi në llogaritjen e mbështetjes nga një diasporë e shpërndarë dhe ‘pa garanci’ se ku e jep votën, tha Haçkaj.

Duke e ripërsëritur rëndësinë e votës së diasporës, ai se pa të “zgjedhjet do quheshin nul”.

Ndonëse vota e diasporës gëzon përkrahje të përgjithshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka kritikues që thonë se Haçkaj po e përdor lëvizjen që ka krijuar dhe kërkon të faktorizohet dhe të bëhet deputet, i mbështetur nga shpresa që kanë shqiptarët te diaspora. Në përgjigje të tyre, Florian Haçkaj, Drejtues i kompanisë Ontinue Cybersecurity në Zvicër, thotë se i ka pasur mundësitë të bëhet deputet. “Synimi im është të bëhet vota e diasporës, demokratizimi i vendit dhe t’i iki nga dora partive kalkulimi që bëjnë me shqiptarët kur vjen puna e zgjedhjeve, të tjerat janë të gjitha dytësore,” tha Haçkaj për Diellin.

Ndërkohë Dielli kërkoi ta lexojë projektligjin e përgatitur nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Haçkaj tha se do t’ju dërgohet mediave sapo të paraqitet në parlament.

Në maj 2022 themeluesit e Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Florian Haçkaj dhe Aisel Omerbashi u mirëpritën në Vatër. “Federata Pan shqiptare e Amerikës Vatra mbështet fuqishëm projektin e Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë me qëllim garantimin e të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve territorial të shtetit shqiptar.” https://gazetadielli.com/vota-e-mergates-vatra-mbeshtet…/

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT