• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

A mund ta ketë Asociacioni fatin e Planit Z-4?

September 6, 2023 by s p

Sylë Ukshini/

Ambasadori i njohur gjerman Geert- Hinrich AHRENS, (i cili ka punuar si diplomat gjerman në mbarë botën, ndërsa në vitet 1970 ishte edhe sekretari i parë i ambasadës gjermane në Beograd, njohës i Ballkanit, nga shtatori i vitit 1991 deri në mars 1996 ka qenë negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, gjatë luftës në vitin 1999 ai ishte i dërguar i BE-së për çështjen e refugjatëve, më pas Ambasador i OSBE në Shqipëri), ishte po ashtu anëtar i të ashtuquajturit Katërshja e Zagrebit, e cila krijoi planin Z-4 për riintegrimin paqësor të territoreve të okupuara të Kroacisë. Ky plan i siguronte një autonomi shumë të gjerë politike për Republikën e atëhershme të vetëquajtur të Krajinës Serbe.

Lidhur me dështimin e këtj plani, ambasadori Ahrens në shtator 2020 për një medium të rajonit kishte deklaruar se arsyeja e dështimit të këtij plnai ishte se serbët dhe Beogradi mendonin të fitonin më shumë se autonomi, përkatëisht të drejtën e bashkimit të Krajinës kroate me Serbinë. Po thuajse i njëjti të njejtin skenar po e luajnë serbët dhe Beogradi tri dekada më vonë edhe në Kosovë.

Në këtë bisedë ambasadori Geert-Hinrich Ahrens thotë: Së pari, ne patëm Konferencën e Carington-it në 1991. Ajo kishte zhvilluar tashmë një kapitull që parashikonte të drejtën e pakicave për autonomi. Kjo u pranua nga qeveria kroate në fillim të vitit 1992, para njohjes ndërkombëtare të pavarësisë. Nisur nga kjo, Kuvendi kroat miratoi Ligjin Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare, i cili përmbante gjithçka dhe do të ishte plotësisht i mjaftueshëm. Meqenëse kjo nuk çoi në sukses, atëherë, kryesisht nën presionin e amerikanëve, komuniteti ndërkombëtar u përpoq të zhvillonte një dokument tjetër dhe ai ishte plani Z-4. Ne përpunuam një plan të arsyeshëm relativisht shpejt, por na ndërprisnin vazhdimisht. Para së gjithash, nga Lordi Owen, i cili vazhdimisht kërkonte përmirësime në favor të serbëve dhe kështu u pengua dorëzimi i planit.

Më erdhi keq, sepse nuk jam as pro serb dhe as pro kroat, më interesonte vetë çështja. Serbëve u sugjeruan vazhdimisht, për mendimin tim nga ndërmjetës të papërgjegjshëm, diçka që ishte e pafuqishme. Kjo është arsyeja pse ata nuk ishin të hapur ndaj sugjerimeve të arsyeshme dhe besonin se mund të merrnin më shumë.

Beogradi gjithmonë ka mbrojtur pikëpamjen se Jugosllavia nuk përbëhet nga republika por nga kombe. Dhe të gjitha ato zona ku një komb ka shumicën ose për arsye historike e të tjera duhet të jetë i tillë, duhet t’i përkasin atij kombi.

Filed Under: Ekonomi

Shoqata Humanitare “Duart e Hapura” në New York dhurata për fëmijët me rastin e vitit të ri shkollor

September 6, 2023 by s p

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx, New York, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhuroi rreth 480 çanta shkollore me mjetet e përshtatshme didaktike për fëmijët. Të shoqëruar nga prindërit fëmijë shqiptarë dhe të kombësive të tjera u shërbyen më gëzim të veçantë prej skuadrës së vullnetarëve që udhëhiqet prej bamirësit Aleksandër Nilaj. Përveç mjeteve mësimore, për fëmijët dhe prindërit e tyre u shpërndanë produkte ushqimore të ndryshme. Me ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të miqve e mbështetësve shqiptaro-amerikanë, Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx e drejtuar nga Aleksandër Nilaj dhe ekipi i vullnetarëve prej 11 vitesh është e përfshirë në aktivitete komunitare bamirësie. Shqiptarë që shërbejnë, ndihmojnë e ofrojnë kapacitetet, infrastrukturën e kohën e tyre në shërbim të njerëzve në nevojë, përbëjnë një krenari kombëtare në mërgatën e Amerikës.

Kjo shoqatë me vullnetarët e stafin e ngushtë lartësojnë çdo ditë emrin, vlerat, historinë dhe krenarinë tonë kombëtare. Në veprimtarinë e tyre patriotike dhe komunitare shqiptarët gjithmonë shkëlqejnë dhe tregojnë vlerat më të çmuara si popull, si kulturë dhe si komb karshi kombeve e popujve të tjerë. Bamirësia i ka kthyer sytë e botës te shqiptarët si vazhdues të misionit e shpirtit human global të Nënë Terezës. Pikërisht në këtë ditë të shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptarët zhvilluan një akt bamirësie me shumë zemër dhe devocion.

Filed Under: Sociale

Objektet e #Nënë_Terezës në Muzeun Historik Kombëtar

September 5, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Këto ditë të para të shtatorit, ditë gjatë të cilave shënon edhe 7-vjetori i shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza, vëmendja e atyre që vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar përqëndrohet te këndi i Nënë Terezës. Ndonëse objektet janë të pakta ky kënd tërheq kërshërinë e vizitorëve me anë të stendave që përmbajnë foto nga aktiviteti bamirës i misionares së madhe. Ndër objektet e ekspozuara bie në sy një kryq, në të cilin paraqitet Krishti i kryqëzuar si edhe një libër me urata kishtare, që titullohet “Të lëvdojmë së bashku Zotin”. Këto sende kishtare Nënë Tereza, në vitin 1991, ia ka dhuruar patër Zef Pllumbit. Ky i fundit më 1997, ia dhuroi Muzeut Historik Kombëtar. Objekt me rëndësi është ruzaria e Nënë Terezës, me të cilës ajo lutej vazhdimisht për shpëtimin e botës. Këtë ruzare Nënë Tereza ia pati dhuruar motër Terezinës, më 10 mars 1991. Tjetër objekt është një peshqir, të cilin e ka përdorur Nënë Tereza gjatë ditëve të qëndrimit të saj në shtëpinë e Z. Tonin Shpati. Në muajin prill të vitit 1991, Nënë Tereza vizitoi kishën Françeskane në Tiranë, ku ndër të tjera ka dhuruar një ujëbekore si edhe pesë gota bronzi me motive floreale. Këto relike të bamirëses së madhe patër Zef Pllumbi më 14 nëntor 1997 ia dhuroi Muzeut Historik Kombëtar.

Filed Under: Kulture

T’I PUTHËSH DORËN NËNË TEREZËS. ÇFARË LUMTURIE!

September 5, 2023 by s p

Pellumb Kulla/

Ti nuk ke asnjë meritë, nuk je përpjekur ta arrish atë, bile as nuk je lutur që të të krijohet ajo mundësi… Është thjesht një rastësi dhe je i përkëdhelur i fatit…

Pikërisht kjo ka ndodhur me mua në marrëdhënie me Shënjtoren Nënë Terezë.

U vendosa në Nju Jork me shërbim diplomatik dhe u lumturova kur mësova se Nëna e shenjtë aty kish disa rezidenca për Motrat e Urdhërit të saj dhe ajo vetë banonte aty gjatë një pjese të konsiderueshme të vitit.

Takimin e parë me të, e pata në një nga vendqendrimet e saj në Manhattan. Shoqërohesha nga ime shoqe Xhuljeta dhe kaluam orë të këndshme me Zonjën e rrallë, që teksa kalojnë vitet, bëjnë atë takim të na duket nga ata që t’i sjell vetëm ëndrra. Ajo na priti së bashku me njërën nga motrat e Urdhrit, Jeanette Petry, që edhe më pas nuk e ndau kurrë nga vetja, në të gjitha rastet që u takuam. Nëna e madhe sillej me ne me mjaft dhembshuri, dhe na ngjante sikur dukej e lumtur që takohej mbas shumë vitesh ndarjeje me fëmijët e saj.

Më pas, me kërkesën e të ndjerit Pjetër Arbnori, patëm rast të ishim përsëri në shoqërinë e saj të magjishme. Sodisja me ëndje takimin e dy katolikve të shquar, por me keqardhje, teksa po i postoj këto kujtime nga Tirana, unë nuk i kam me vete ato fotografi.

E mira Jeanette bashkonte kënaqësitë e bashkatdhetarëve me ato të vetë Zonjës së shenjtë. Ajo i organizoi asaj edhe dy takime të tjera, njërin me stafin e gazetës shqiptaro amerikane Illyria dhe një tjetër me fëmijët e diplomatëve të misionit që përfaqësonte vendin tonë në OKB. Të dy takimet jam i sigurt se kanë mbetur të paharruar, për gazetarët dhe për fëmijët fatlumë, siç kanë mbetur edhe për mua që i sodisja nga afër.

Teksa shërbimi im në Nju Jork po përfundonte dhe Nënë Tereza po përgatitej për fluturimin e saj në Qiell, pata me të edhe një takim tjetër. Këtë radhë ai ishte vetëm telefonik.

Nëna ndodhej në Kalkuta, dhe lëngonte në shtratin e saj. Ishin muajt kur Shqipëria përjetonte vitin e zi 1997.

Motra Petry, erdhi një ditë më parë në zyrën time dhe më njoftoi se Nënë Tereza ndiqte me shqetësim ngjarjet tronditëse në Shqipëri. Shenjtorja e ardhshme, ndihej e sëmurë rëndë në atë qytet të Indisë, por kishte shfaqur dëshirën që të bënte një bisedë telefonike dhe të lëshonte një mesazh për popullin shqiptar. Ishte një mesazh që dallohej për preokupacionin e thellë dhe nënvizonte lutjet e përditëshme të saj dhe të Motrave të Urdhrit për popullin tonë. Ia përcolla atypëraty Tiranës dhe e pashë atë të pasqyruar menjëherë nga Agjensia Telegrafike Shqiptare dhe gazetat kryesore.

Biseda u bë më 16 mars 1997.

Të nesërmen unë i dërgova Nënës së mirë një letër, në të cilën e njoftoja për përcjelljen, falenderimet e shumta dhe urimet që i shkonin për shëndetin e saj. Dhe e mbyllja letrën duke thënë:

“Faleminderit që luteni për ne, Nënë! Zoti do t’Ju dëgjojë, sepse Lutja Juaj di rrugën më të shkurtër për tek Ai.”

Në shtator të po atij viti Nëna Terezë shkoi pranë Zotit.

Teksa unë, deri sa të mbyll sytë, takimet me të më bëjnë të ndihem se jam nga shqiptarët më të lumtur dhe më të pasur.

Gjithsesi nga ata më me fat, po se po!…

Filed Under: Emigracion

Patrioti Marin Tukaj i bashkohet Vatrës

September 5, 2023 by s p

Marin Tukaj, një tjetër bashkatdhetarë që i bashkohet Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. I lindur në Hajmel, Shkodër, z.Tukaj ka studiuar në fushën turizmit dhe mjedisit dhe është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në master shkencor pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Marini ka qenë pjesëmarrës në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e menaxhimit, turizmit dhe mjedisit. Gjithashtu ka qenë pjesë e disa shoqatave mjedisore në Shqipëri. Ka një eksperiencë disa vjeçare si drejtues në institucione publike ndërsa vitet e fundit është fokusuar në menaxhimin e bizneseve të ndryshme. Të rinjtë që aderojnë në Vatër janë shpresë, energji dhe investim në jetëgjatësinë e Vatrës. Vatra rritet çdo ditë. Vatra është organizata patriotike me serioze dhe dinjitoze në mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vatra është historia, krenaria, identiteti dhe trashëgimia e shkëlqyer e shqiptarëve në Amerikë.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT