Sylë Ukshini/
Ambasadori i njohur gjerman Geert- Hinrich AHRENS, (i cili ka punuar si diplomat gjerman në mbarë botën, ndërsa në vitet 1970 ishte edhe sekretari i parë i ambasadës gjermane në Beograd, njohës i Ballkanit, nga shtatori i vitit 1991 deri në mars 1996 ka qenë negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, gjatë luftës në vitin 1999 ai ishte i dërguar i BE-së për çështjen e refugjatëve, më pas Ambasador i OSBE në Shqipëri), ishte po ashtu anëtar i të ashtuquajturit Katërshja e Zagrebit, e cila krijoi planin Z-4 për riintegrimin paqësor të territoreve të okupuara të Kroacisë. Ky plan i siguronte një autonomi shumë të gjerë politike për Republikën e atëhershme të vetëquajtur të Krajinës Serbe.
Lidhur me dështimin e këtj plani, ambasadori Ahrens në shtator 2020 për një medium të rajonit kishte deklaruar se arsyeja e dështimit të këtij plnai ishte se serbët dhe Beogradi mendonin të fitonin më shumë se autonomi, përkatëisht të drejtën e bashkimit të Krajinës kroate me Serbinë. Po thuajse i njëjti të njejtin skenar po e luajnë serbët dhe Beogradi tri dekada më vonë edhe në Kosovë.
Në këtë bisedë ambasadori Geert-Hinrich Ahrens thotë: Së pari, ne patëm Konferencën e Carington-it në 1991. Ajo kishte zhvilluar tashmë një kapitull që parashikonte të drejtën e pakicave për autonomi. Kjo u pranua nga qeveria kroate në fillim të vitit 1992, para njohjes ndërkombëtare të pavarësisë. Nisur nga kjo, Kuvendi kroat miratoi Ligjin Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare, i cili përmbante gjithçka dhe do të ishte plotësisht i mjaftueshëm. Meqenëse kjo nuk çoi në sukses, atëherë, kryesisht nën presionin e amerikanëve, komuniteti ndërkombëtar u përpoq të zhvillonte një dokument tjetër dhe ai ishte plani Z-4. Ne përpunuam një plan të arsyeshëm relativisht shpejt, por na ndërprisnin vazhdimisht. Para së gjithash, nga Lordi Owen, i cili vazhdimisht kërkonte përmirësime në favor të serbëve dhe kështu u pengua dorëzimi i planit.
Më erdhi keq, sepse nuk jam as pro serb dhe as pro kroat, më interesonte vetë çështja. Serbëve u sugjeruan vazhdimisht, për mendimin tim nga ndërmjetës të papërgjegjshëm, diçka që ishte e pafuqishme. Kjo është arsyeja pse ata nuk ishin të hapur ndaj sugjerimeve të arsyeshme dhe besonin se mund të merrnin më shumë.
Beogradi gjithmonë ka mbrojtur pikëpamjen se Jugosllavia nuk përbëhet nga republika por nga kombe. Dhe të gjitha ato zona ku një komb ka shumicën ose për arsye historike e të tjera duhet të jetë i tillë, duhet t’i përkasin atij kombi.