• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

Në përvjetorin e 115-të të Kongresit të Manastirit

November 23, 2023 by s p

Albin Kurti/

Sot janë bërë 115 vite nga dita kur u hodhën themelet e unifikimit të shqipes së shkruar! 22 nëntori i vitit 1908 është data e seancës së fundit të mbledhjeve dhe të diskutimeve të Kongresit të Manastirit, që i kishte filluar punimet më 14 nëntor. Qëllimi i këtij kongresi kombëtar shqiptar, ishte zgjidhja e problemit të të shkruarit të gjuhës shqipe, që gjatë shekullit të XIX dhe deri atë kohë, shkruhej njëkohësisht me disa alfabete dhe variante të ndryshme.

Mbi 50 delegatë nga e gjithë Shqipëria dhe nga kolonitë shqiptare të diasporës, u mblodhën në qytetin e Manastirit për ta zgjidhur çështjen e alfabetit të shqipes. 32 delegatë nga 26 qytete të ndryshme kishin të drejtë vote, kurse 18 delegatë të tjerë u përfshinë në diskutime pa të drejtë vote. Ata e zgjodhën për kryetar të kongresit Mithat Frashërin, që atë kohë botonte dy revista në Selanik: “Lirija” dhe “Diturija”. Shënimet e botuara prej tij në revistën “Lirija”, paraqesin një burim autentik për historinë e Kongresit të Manastirit. Atyre duhet shtuar edhe raporti për punimet e Kongresit të Manastirit, i hartuar në gjuhën angleze nga Gjergj Qiriazi, nënkryetari i kongresit. Tashmë janë të mirënjohura telegramet e dërguara nga të gjitha kolonitë shqiptare në mbështetje të Kongresit të Manastirit, sikur ai i Fan Nolit, sikur edhe fjalimet e fuqishme të Gjergj Fishtës, Kryetarit të Komisionit të Alfabetit.

Diskutimet u përqendruan te tre alfabetet më të përhapura të shqipes: alfabeti i Stambollit, alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” dhe alfabeti i shoqërisë “Agimi”. Në përmbyllje të punimeve të Kongresit, në vendim u shkrua: “Pas që u-kënduan verbalet e ditëve t’jera e pas që e pamë se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, po jo aqë sa të na kënaqte të gjithëve e t’i shërbente si përparimit të gjuhës, si të përhapurit të diturisë ndër ne, të shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme, u-këthyem prapa e me pëlqim të të gjithëve u-vendos që të mirret Abeja e Stambollit e me të bashkë edhe Abece fjesht latine, që të mësohen e të përdoren bashkarisht në mest të Shqypëtarëvet. Mësimi ndë shkollë do të jetë i shtrënguar e i detyrueshëm për të dyja.”

Ky përcaktim për të lënë në përdorim të përkohshëm dy alfabete, u pasua nga vendimi për një kongres të dytë që u mendua të mbahej pas dy vitesh në Janinë. Ndërkohë, duke e kundërshtuar përcaktimin e elitës intelektuale dhe patriotike shqiptare për ta shkruar shqipen me alfabet shkronjash latine, xhonturqit organizuan në hije Kongresin e Dibrës më 23 korrik 1909, ku u mbrojt ideja e të shkruarit të shqipes me alfabet shkronjash arabe.

I paraparë të mbahej në Janinë, dy vite pas Kongresit të Manastirit (1908), më 2 dhe 3 prill 1910, sërish në qytetin e Manastirit, u mbajt Kongresi i Dytë i Manastirit i kryesuar nga Bedri Pejani. Ky ishte vendimtar për alfabetin e shqipes me shkronja latine, alfabetin me 36 shkronja me të cilën prej atëherë dhe deri sot është shkruar shqipja dhe alfabetin me të cilin është shkruar edhe ky tekst këtu.

Urime 115 vjetori i Kongresit të Manastirit, të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë atyre që e shkruajnë shqipen dhe e kultivojnë shqipen e shkruar!

Filed Under: Analiza

Flag Raising Ceremony

November 23, 2023 by s p

Join the Office of Bronx Borough President Vanessa L. Gibson for the Flag Raising Ceremony in recognition of Albanian Independence on Tuesday, November 28, 2023 at 11:30 a.m. at Bronx Borough Hall (Rotunda) located at 851 Grand Concourse, Bronx, NY 10451.

The Bronx is home to one of the largest Albanian communities in the United States. On November 28, Borough President Gibson will honor three incredible individuals for their contributions to the Albanian community: Edit Shkreli, Vera Mjeku, and Nick Gjelaj.

We look forward to celebrating the Albanian community and their contributions to the Bronx and the United States.

Filed Under: Analiza

KËRKOHET DËNIMI I “KRIMIT TË APOLOGJISË” SË KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI

November 22, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Në Asamblenë e Përgjithëshme të saj, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, mbajtur javën e kaluar me 15 Nentor, miratoi një kërkesë e cila u njoftua për median dje të martën nga Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Arkipeshkëvi Metropolit Shkodër-Pult, i Përndershmi Angjelo Massafra, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të vendit – që të shqyrtojnë seriozisht dënimin me ligj të dukurive të “krimit të apologjisë” të komunizmit në Shqipëri –siç e quajnë udhëheqsit e Kishës Katolike në Shqipëri fenomenin e shfaqjeve nostalgjike për ish-regjimin komunist dhe liderin e saj Emver Hoxhën, në Shqipëri.  Konferenca për Shtyp – Kisha Katolike në Shqipëri (kishakatolikeshkoder.com)

Përfaqsuesit më të lartë të Kishës Katolike në Shqipëri, konstatojnë, ndër të tjera se, “Që nga veriu në jug ka rikthime të herpashershme të neo-komunizmit dhe forma të ndryshme të lartësimit të ish-diktaturës komuniste të cilat fyejnë ata që kanë vuajtur dhe shkaktojnë përplasje…”.  Ata shprehin shqetësimin e tyre duke konstatuar gjithashtu se disa televizione në Shqipëri, “paraqesin ende filma të prodhuar nga diktatura, të cilët, për pasojë mbajnë gjallë komunizmin dhe “injektojnë” pak nga pak, parimet e diktatorit, brezit të rij.”  Si, vërtetim të shqetësimeve të tyre serioze, klerikët e lartë të Kishës Katolike në Shqipëri, në thirrjen e tyre për dënimin me ligj të “krimit të apologjisë”, theksojnë se, “librat e historisë nuk thonë të vërtetën mbi komunizmin në Shqipëri”, ndërsa kujtojnë se, “në vende turistike shiten objekte/suvenris të diktatorit dhe i ngrenë lavde atij.”  

Në dokument thuhet se, në mbështetje të mësimeve të “parimeve ungjillore dhe në Magjisterin e Kishës – Kisha Katolike “ndjenë detyrën të denoncojë të keqen kudo që paraqitet dhe të shmangë përhapjen e saj me çdo mjet moral që ka në dispozicion”, të saj.

Prandaj, udhëheqsit e lartë të Kishës Katolike të Shqipërisë e konsiderojnë si, “urgjente vendosjen e drejtësisë shoqërore, si garanci për paqën dhe vëllazërinë mes njerëzve”, në Shqipëri, duke u kërkuar autoriteteve institucionale më të larta ligjbërse dhe ligjzbatuese në atë vend – që, “Të miratohet një ligj i cili të parashikojë krimin e apologjisë së komunizmit njësoj si vendet e evropiane dhe që parashikojnë  sanksione të rënda për krimin e nazizmit dhe të fashizmit…”. Kisha Katolike në Shqipëri kërkon edhe që, “Librat e historisë të shkruajnë të vërtetën e komunizmit në Shqipëri… dhe që burgjet dhe vendet e torturës të ruhen si muze…”, për brezat e ardhëshëm.

Janë këto disa prej kërkesave të ipeshkvijve katolikë në Shqipëri që gjatë dekadave janë paraqitur nga instanca të ndryshme si projekt-rezoluta, por që për një arsye ose tjetër – asnjëra prej dy partive kryesore politike të Shqipërisë — socialistët dhe demokratët — që kanë qeverisur Shqipërinë për tre dekada “post-komunizëm – nuk kanë gjetur forcën morale as politike për t’i miratuar ato rezoluta me forcën e ligjit dhe në përputhje me vendimet e ish-vendeve të tjera komuniste në Evropë gjatë tre dekadave pas shembjes së Murit të Berlinit.. 

Gjatë viteve, në mënyrën më modeste jam përpjekjur me disa dyzina artikujsh (i fundit: Frank Shkreli: A po përjetësohet e keqja e komunizmit në Shqipëri? | Gazeta Telegraf), t’a kujtoj në vëmendjen e publikut subjektin e krimeve të komunizmit në atë vend, një çështje kaq me rëndësi për drejtësinë dhe paqën shoqërore në Shqipëri, që nuk po gjenë as paqë as drejtësi shoqërore dhe politike midis grindjeve dhe mosmarrveshjeve ndër-shqiptare për më shumë se tre dekada, “post-komunizëm.  Është vështirë të arrihet paqa dhe drejtësia shoqërore dhe politike pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit të regjimit komunist-enverist dhe pa distancimin nga e kaluara komuniste, pasi Shqipëria, siç thekson edhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë në deklaratën e tyre drejtuar autoriteteve më të larta të vendit – ndryshe nga vendet e tjera evropiane ish-komuniste – Tirana zyrtare nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste.  As nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e saj të mjeruar komuniste.

Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës.  Dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk ka caktuar ende një ditë zyrtare përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës.

Prandaj, është për tu mirëpritur nga të gjithë shqiptarët vullnetirë mirë dhe pa dallime politike, kërkesa e Konferencës Ipeshkvënore e Shqipërisë, që autoritetet shqiptare ta konsiderojnë miratimin e kësaj kërkese me seriozitetin më të madh, për sigurimin e paqës dhe të drejtësisë dhe në të mirën e Shqipërisë dhe të Kombi shqiptar në përgjithësi. 

Për fat të keq, kam drojë se është tepër vonë për të bërë ndonjë ndryshim në lidhje me këtë çështje, pasi e keqja po fiton. “Nostalgjikët e komunizmit” — për të cilët jep alarmin Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, në deklaratën e ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë, janë tanimë ftiues dhe nuk do të heqin dorë nga nostaligjia e tyre për komunizmin dhe diktatorin Enver Hoxha dhe a as nuk do të dënojnë krimet e komunizmit, siç ka bërë mbarë bota e qytetëruar.

Nostalgjikët e komunizmit në Tiranën zyrtare gjënden kudo në nivelet më të larta të drejtësisë, qeverisë e të shtetit dhe deri në detyrat më të ulëta të qeverisje qendrore edhe vendore. Ata tanimë i kanë futur rrënjët aq thellë sa që atyre nuk u intereson të përballen me krimet të diktaturës komuniste. Unë nuk pres që klasa e sotme politike nuk është e interesuar të dëgjojë e të miratojë, jo se jo, thirrjet e Kishës Katolike që autoritetet të diskurajojnë lavdet e nostalgjikëve komunistë ndaj personave dhe shitjen e simboleve të regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës neper rrugë e dyqane.  

Për fat të keq, realiteti është ky: Nëqoftse udhëheqsit e Kishës Katolike të Shqipërisë konstatojnë se “nostalgjikët e komunizmit” përbëjnë sot një problem serioz për drejtësinë dhe paqën në Shqipëri – atëherë unë kam drojë se thirrja e tyre është tepër vonë.  Sidomos, nëqoftse nuk mbështetet edhe nga përfaqsues të besimeve të tjera dhe të shoqërisë në përgjithësi. Megjithë vullnetin e mirë dhe përgjegjësinë morale, qytetare e shpirtërore të thirrjes së përfaqsuesev të lartë të Kishës Katolike shqiptare, unë besoj se treni për të luftuar influencën e “nostalgjikëve të komunizmit” në Shqipëri e ka lenë stacionin tre dekada më parë. E keqja e këtij fernomeni shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët, ka fituar tanimë në Shqipëri me përpjekjet e hapëta zyrtare për përjetësimin e komunizmit dhe të simboleve të tij.  Kjo ka ndodhur me bekimin e autoriteteve të qeverive “demokratike” shqiptare të 30-viteve të kaluara dhe me heshtjen e ndërkombëtarëve ose me mbështetjen e hapur të diplomacisë perëndimore të “nostalgjikëve të komunizmit shqiptar” dhe politikave të tyre në nivelet më të larta të Tiranës zyrtare. E kam thënë shpesh se as përfaqësuesit diplomatikë të vendeve demokratike perëndimore në Tiranë gjatë 30-viteve të fundit, nuk mund të anashkalojnë përgjegjësitë e tyre në lidhje me fenomenin e krijuar të nostlagjikëve të komunizmit në nivelet më të larta të qeverisë dhe shtetit shqiptar.  Kërkesa e ipeshkvijve  katolikë shqiptarë duhet të ketë mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve perëndimorë në Tiranë që edhe nga ana e tyre, t’u bëjnë thirrje autoriteteve të Tiranës që të miratojnë kërëkesat e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë për ligje të forta për dënimin e “krimeve të apologjisë” dhe të simboleve komuniste në Shqipëri.

Frank Shkreli

A person with glasses and a beard

Description automatically generated Angjelo Massafra, Arkipeshkëv Metropolit -Shkodër Pult dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë duke lexuar të martën, para mediave Deklaratën e mësipërme drejtuar autoriteteve më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar.

Ja deklarata e plotë dhe kërkesa urgjente e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë:

A document with text on it

Description automatically generated
A document with a stamp on it

Description automatically generated

Filed Under: Interviste

U shënua 115-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe 16-vjetori i themelimit të ITShKSh-së

November 22, 2023 by s p

Shkup, 22 nëntor 2023 – Me praninë e korit diplomatik dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe akademike, ITShKSh sot shënoi 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe 16-vjetorin e themelimit të Institutit.

Drejtori Skender Asani, veçoi faktin se sivjet për herë të parë në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, u bënë bashkë tri akademitë e shkencave të rajonit tonë, të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe të Kosovës, duke i folur njëri-tjetrit në gjuhën e shkencës dhe albanologjisë. Ndërkaq, duke ndarë një falënderim të veçantë për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e dhënë, ai theksoi se në këtë 16-vjetor të themelimit, ITSHKSH ka arritur të shndërrohet në një institucion që arrin të “shkrijë, unifikojë dhe përbrendësojë të gjitha virtytet e homobaklanikusit”.

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë, Artan Grubi, theksoi se kjo ditë ka peshë të rëndësishme kombëtare, e në veçanti për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët me përpjekje të mëdha arritën që hap pas hapi të legalizojnë një ditë feste të rëndësishme kombëtare në shtetin ku jetojnë si dhe ta kurorëzojnë atë me çmimin 22 Nëntori që u ndahet profesionistëve të shquar kombëtarë shtetërorë për të arritur deri në pikën ku ndodhemi sivjet, kur të gjitha aktivitetit dedikuar Kongresit të Manastritit mbulohen krejtësisht nga Qeveria e RMV-së.

Më tej, përfaqësues të korit diplomatik që morën fjalën në këtë ngjarje solemne, madje duke folur në gjuhën shqipe, si ambasadori i Austrisë – Marin Pammer dhe ambasadori i Çekisë – Jaroslav Ludva. Fjalë rasti pati edhe ambasadori i Kosovës – Florian Qehaja dhe zëvendësambasadorja e Francës – Emanuelle Gardille. Ndërkaq, të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, si përfaqësues i një institucioni, thesari i trashëgimisë së të cilit kontribuon dukshëm në punën e ITSHKSH-së.

Me këtë rast u përurua dhe pulla postare me figurat e motrave Qiriazi, me ç’rast mori fjalën drejtoresha e përgjithshme e Postave të Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi.

Manifestimi u mbyll me fjalimin e stërmbesës së Sevastie Qiriazit dhe Kristo dakos, Rozi Dako, e cila kishte ardhur nga Italia për ta nderuar këtë aktivitet kulturor.

Nderimi i ditës së Kongresit të Alfabetit do të vijojë këtë pasdite në Muzeun e Alfabetit ë Gjuhës Shqipe në Manastir me ekspozitën me dokumente dhe fotografi “Qiriazët – themeltarët e arsimit kombëtar”, në bashkëpunim me Kolegjin “Qiriazi” nga Tirana.

Këtij manifestimi, shije të ëmbël i dhanë tingujt e zërave të korit të fëmijëve “Fluturat”, në dirigjimin e Arjana Kuriu-Grubi, që interpretuan disa këngë tematike, mes të cilave dhe Himinin e Alfabetit.

Filed Under: Kronike

Përpjekjet e Gjin Gazullit (Johannes Gazoli), për t’i vënë themelet e një biblioteke publike në Raguzë në vitin 1465!

November 22, 2023 by s p

Jahja Drancolli/

Gjin Gazulli, më 31 janar 1430 do të gradohet për doktor të arteve të lira në njërin ndër universitetet më të njohura të kohës, Universitetin e Padovës (Gymnasium Patavinum). Të dhënat relevante të kohës dëshmojnë se Gazulli kishte një bibliotekë të pasur me fonde të llojllojshme. Dorëshkrimet dhe librat ai i kishte sjellë në Raguzë nga Italia. Së këtejmi dihet se Gazulli kishte lënë një arkë librash në bazilikën e Shën Gjystës (Basilica di S. Giustina) në Padova. Sa ishte interesuar Gazulli për bibliotekën e vet, njoftime mbrelënëse ofron testamenti i tij (Testamentum venerabilis magistri Johannis Gazoli artium doctoris et astronomi preclarissimi), që mban datën e 19 shkurtit 1465, ku përveç tjerash bëhet fjalë edhe për bibliotekën e tij, të cilën ia lë “Katedralës së Raguzës […] i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Librin e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë […].” Me këtë legatë Gazulli ka bërë përpjekje që t’i vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila konsiderohet si e para në qytetet!

Burimi: Gjin Gazulli, astronom dhe diplomat i shekullit XV, Prishtinë, Rilindja, 1984, 48-56, 101-102.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT