• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2024

A ka dramaturgji shqipe?

January 23, 2024 by s p

Behar GJOKA/

Rastësia e solli që këto ditë të shijoja komedinë “Vdiq mbreti-rroftë mbreti” vënë në skenë nga teatri kombëtar, të autorit Ferdinand Hysi, nga të paktët autor që vijon ta lëvroi dramatikën e shqipes. Rastësitë dhe kënaqësitë paska raste që përputhen dhe ndërkaq të vënë në mendime, mbi fatin e dramaturgjisë shqipe. Komedia Vdiq mbreti-rroftë mbreti, vënë nga teatri kombëtar, për lojën e bukur të aktorëve, për skenat dhe mizaskenat regjizoriale, por edhe për ndërfutjen, në masën e duhur, të tipareve të teatrit muzikor, dhe të lëvizjeve koreografike, vjen me kualitet. Them kështu, nga emocionet e forta që provova, si dhe nga efekti çlirues, që krijoi shfaqja në sallën e tetarit. Regjizorja, aktorët, skenografia, duhen përgëzuar jo vetëm që kthyen kokën nga dramatika shqipe, por edhe për një shfaqje cilësore, në tërësinë e marrëdhënieve artistike.

Në lidhje me dramatugjinë shqipe, jemi në një situatë të debatueshme, ka teatër shqip në Tiranë, Prishtinë, Shkup, apo në disa qytet të Shqipërisë dhe të Kosovës etj. Megjithatë, në secilin prej këtyre teatrove, më tepër vihen drama të autorëve të huaj. Nuk është e keqja e madhe te vënia në skenë e dramatarugjisë botërore, që dihet se ka suksesin brenda, gati të garantuar, ndonëse jo gjithherët realizohen si shfaqje. Problemi qëndron në anën tjetër të medaljes, në fatin e dramaturgjisë shqipe, ajo që është, me nivelin e dëshmuar në tekste, mbetet në hije, pra e pajetësuar në skenë. Duke mos u vënë në skenë, pra duke munguar në sprovën unike me teatërdashësit, dramatika e shqipes, fiket dhe zhduket nga skena. Debatit të kahershëm, të zhvilluar në mes regjisoreve dhe aktorëve, në jo pak raste, në mungesë të autorëve, të eksperimenteve të leximit të teksteve të shkruara në gjuhën shqipe, që duhet zhvilluar, nuk ia kemi dalë, që të kemi një ekulibër në mes teatrit shqip dhe dramturgjisë shqipe.

Jemi në fillim të fillimit, sepse mbizotëron mendimi se nuk ka dramaturgji shqipe, aq sa nevojitet, dhe mbi të gjitha me nivel të ngritur estetik, prandaj me sa duket, do të mbahet në këmbë teatri shqip, me vepra të huaj. Arti dhe letërsia, pra edhe drama nuk kanë atdhe, por farktimi i dramaturgjisë, pavarësisht gjuhës, hapësirës, kohës së shkrimit, ngjet në skenë, aty ku njerëzia, prek realitetin e përditshëm, ndonëse të përthyer në konvencat artistike, si dhe shijon makthet dhe arritjet. Debati për praninë e dramaturgjisë shqipe, duket se më tepër i ka mbetur ora, te një pargjykim i studimeve letrare, të moteve të realizmit socialist, se dramaturgjia është më e prapambetur se gjinitë e tjera. Kjo rethanë dhe qasje, e mangët dhe e ngushtuar, ndërkaq ndërpreu zhvillimin organik të letërsisë, pra edhe të dramaturgjisë, të veprës së Santorit, Gramenos, Çajupit, Nolit, e sidomos të Haxhiademit etj. Edhe dramaturgjinë, ashtu si letërsinë dhe mendimin verifikues, e futën në shtjellat e dobisë së sistemit, të nevojës për të propaganduar, fitorjet në humbje të monizmit, dhe shumëçka u vu në shërbesë të ideologjisë së kohës. Baza e nisjes së debatit, përmbi mungesën e dramaturgjisë, e vendosur në pargjaykimin se mungon, së është më e prapambetur, krahasuar me gjinitë dhe zhanret e tjera, kam drojë se ndikoi për të mos parë veprën e gjerë dramatike të Kasëm Trebeshinës, veprën e larmisë dramatike të Teki Dervishit, tekstet e përveçëm të Anton Pashkut, Beqir Musliut, Martin Camajt, tekste e ndaluara të Minush Jeros e Kujtim Spahivolit. Pra, pa dalë prej rrathëve të paragjykimit, të optikës verifikuese, si e prapambetur, nuk ka shanse që debati për dramaturgjinë të jetë real dhe dobiprurës, për shpluhurosur tekste e shkruara, si dhe për të krijuar një atmosferë tjetër, të marrëdhënies organike, të dramaturgjisë me teatrin shqip.

Pyetjes së shtruar në krye, sa a ka dramaturgji shqipe, do të duhej që t’i përgjigjeshim me argumentin e leximit të teksteve, e rrëmimit nëpër dorëshkrime, e një përpjekje që teatri, i problemeve të njeriut shqiptar, pavarësisht se ku jeton, të jetë pjesë e udhëtimit drejtë qytetërimit, ku teatri, komedia, drama, jo sho, që synon marrjen e vëmendjes dhe të kohës, e jo ndikimin për të shijuar katarsën. Shfaqja e komedisë “Vdiq mbreti-rroftë mbreti”, e parë si tekst, pra si pjesë e dramaturgjisë shqipe, ku zbulojmë ligjërimin e poezisë dhe të dialogut identifikues, më tërhoiq. Po kaq, realizimi i disa karaktereve që të mbeten në mendje, si pjesë e marrëzisë ku endemi, si peng i kohës që kalon, pa të sotme dhe të nesërme, veprimet dhe situatat dinamike, japin shpresë dhe një mundësi për të hetuar dhe shijuar, praninë e dramaturgjisë shqipe.

Njeriu i kohëve moderne, ka nevojë për shumë gjëra, por koha nuk i mjafton për ta shijuar dhe zbuluar botën, aq me tepër për të lexuar libra. Dramatrugjia, komedia, drama apo tragjedia, ka dy rrethana mbijetese, të jetësohet në skenë, që nuk të merr shumë kohë, për të përthithur vlerat e endura, dhe të ndikojë në procesin e përjetimit të katarsës, që ruan marrëdhëniet me humane dhe me civilizmin. Komedia Vdiq mbreti-rroftë mbreti, të merr disa momente, duke të dhuruar kënaqësi, por vetiu ndikon për të menduar që edhe nëse nuk ka dramaturgji shqipe, tepër e diskuteshme, të nxiten politikat kulturore për ta vitalizuar atë, si pjesë e jetë së njeriut, si paqyra ku kundrohesh në pak kohë.

Filed Under: LETERSI

Recitali AMA, 11th Ed. (2024), fillon dekadën e dytë të themelimit

January 23, 2024 by s p

Afrim Shabani/

📝 – Ajo nëpër vite po përmbush me sukses misionin e saj, duke nxjerrë nga burimi i vet artistë të talentuar të rinjsh për të përformuar shqip, për ta ruajtur të freskët e me krenari gjenezën e qenësisë shqiptare.

🎹 – Në këtë Recital, të rinjtë shqiptarë prezantojnë edhe studimet e tyre instrumentale me muzikë, stile dhe zhanre klasike.

🇦🇱 – Ky event muzikor është i hapur për të gjithë shqiptarët nga çdo rajon, pavarësisht nëse janë anëtarë të Shoqatës “Uskana”.

🆓 – Recitali AMA është FREE. Tërësisht pa pagesa për pjesëmarrje, për të marrë pjesë në program ose për të marrë pjesë si mysafir.

🏫 – Recitali AMA këtë vit do të drejtohet nga znj. Besarta Pinjolli Basha.

👨‍🏫 – Si gjithmonë, edhe unë do të marr pjesë si mësues muzike në këtë recital për të ndihmuar studentët të përgatisin përformancat e tyre më të mira.

🎶 – Artistë shqiptarë të grupmoshave të ndryshme, të rinj e të reja, dashamirë e familjarë, ta shfrytëzojmë këtë rast e të bëhemi pjesë e këtij eventi muzikor.

🏟️ – Prindër e mysafirë do të ndjekin nga afër shkathtësitë e atyre që do të ngjiten në podiumin e një salle profesionale koncertesh.

👨‍👧‍👦– Bashkërisht do t’i inkurajojmë pasardhësit tanë të lindur këtu, të flasin e të frymojnë shqip duke luajtur në instrumente e duke kënduar në gjuhën e embël amnore.

Eventi mbahet me:

dt.: 3 mars, 2024

vendi: Illinois Valley Community College

ora: 6:00pm

– Mirëardhëshi!

https://facebook.com/events/s/recitali-ama-ed-11-2024/331943992799605/

Filed Under: Kulture

MAGJEPSJE DHE FRIKË

January 23, 2024 by s p

Dom Gjergj Meta/

Universi, në një natë me qiell të pastër dhe një det i qetë i paskaj, sa më magjepsin, aq edhe më frikësojnë.

Ndërsa pohoj këtë gjë, më vijnë ndërmend leksionet rreth fascinosum et tremendum lidhur me Qenien apo Zotin, në lëndën e Metafizikës. Për shembull, kundrimi i një qielli plot me yje apo pamjet nga teleskopët gjigandë të NASA-s, shkaktojnë brenda meje këtë përzierje ndjesish magjepsjeje dhe frike.

Nuk e di për ç’arsye konkrete, por ndjenja ime religjioze ka nisur disi e lidhur me vdekjen dhe me pafundësinë e gjithësisë apo thënë më mirë, me mbijetesën e saj ndaj vdekjes sime. Ndieja gati-gati një lloj xhelozie që gjithësia do t’i mbijetonte vdekjes sime.

Hera e parë që jam përballur me infinitin, ka qenë në orën e Matematikës. Aty e kam mësuar edhe simbolin e tij “♾️”. Në vitin 1994, kam qenë i shtruar në një prej spitaleve të Barit. Një mjek, i cili punonte atje, më pati thënë se çdo sëmundje, qoftë e lehtë, qoftë e rëndë, ka një pafundësi mundësish, pasi ndërmjet 0-s dhe 1-shit gjenden një infinit numrash dhe po ashtu nga 0-ja fillon një infinit numrash.

Nuk e di nëse ky infinit është real apo ka të bëjë me pamundësinë e njeriut për të imagjinuar a vërtetuar më përtej, por mua më bëhet gjithnjë e më i vështirë imagjinimi i infinitit. Aq i vështirë sa është njëherazi magjepsës dhe i frikshëm.

Cila mbizotëron mbi tjetrën? Nëse mbizotëron magjepsja, lind guximi deri në marri. Kështu pyesja veten dhe përballë një deti të qetë (edhe deti e jep këtë efekt pafundësie). Kur isha adoleshent, nganjëherë shkoja e zhytesha në det qysh në orën 6 të mëngjesit dhe notoja me epsh a thua se doja t’i dilja në fund e ta zotëroja infinitin që më shfaqej para syve. Lodhja e gjymtyrëve, të cilat përplaseshin me ujin duke e çarë drejt thellësisë, shenjonte edhe trajtat e para të frikës. Magjepsja më thoshte: “Vazhdo edhe pak!”, kurse frika më pëshpëriste ngadalë: “Ndalu e kthehu!” Derisa një ditë u deshën krahët e fuqishëm të një shokut tim më të madh, që të më shpëtonin nga mbytja. Aty njoha limitin dhe në ditët në vazhdim nuk shkoja më tej tij.

E megjithatë, limiti nuk e kishte fshirë as magjepsjen, as frikën. Por ai u bë një udhërrëfyes i mirë në shtigjet e infinitit, një lloj Virgjili në botën e Hadës, madje edhe në ëndrra, të cilat për vetë natyrën e tyre nuk kanë një nisje e as një mbarim ose të paktën ne nuk i kujtojmë ata.

Kur në kapërcyell të shekullit XIX, Freud-i zbuloi pandërgjegjen, element i së cilës janë edhe ëndrrat, njeriu preku një univers tjetër, magjepsës dhe të frikshëm njëherësh, të cilin, vetë zbuluesi i tij, e krahasonte me një ajsberg të ndarë në tri pjesë: Ego, Superego dhe Idi. Në ato vite, anija “Titanic”, simboli i një krenarie gati të pathyeshme detare, u fundos në oqean nga përplasja me një ajsberg.

Ai ajsberg u bë limiti i krenarisë njerëzore, racionale, shkencore dhe shpikëse. Këto të fundit u mbytën nga një ajsberg, sikurse strategu i madh, Pirro, nga një vazo me lule.

Filed Under: ESSE

Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë

January 23, 2024 by s p

Komiteti i Parlamentar i Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri ka zhvilluar mbledhjen e tij të 17 me 22 janar 2024 në Bruksel. Në këtë mbledhje u trajtuan çështje si: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Politikat e Zhvillimit Ekonomi, Media, Shoqëria civile, rinia dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

PE në këtë mbledhje ka miratuar rekomandimet për projekt-rezolutën për Shqipërinë, ku kërkohet që në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe opozita dhe po ashtu Kimisionet Hetimore të përdoren për të rritur llogaridhënien.

Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:

-Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.

-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.

–Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.

-Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

-Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.

-Bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor.

-Bën thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminohet korporatizmi.

-Bën thirrje që të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta.

-Theksojmë nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi. Këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet.

-Në kuadër të Procesit të Berlinit, thekson rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

-Shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar.

-U kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë.

-Mirëpret ndryshimet e ligjit specifik për Rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian, duke kërkuar që ti ofrohen mundësitë opozitës, të përfshihen plotësisht në procesin e integrimit evropian.

-Thekson nevojën për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale.

-Kërkon veprime për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

-Thekson rëndësinë e ruajtjes së rajoneve të mbrojtura mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke avokuar për zhvillim që balancon rritjen ekonomike me ruajtjen ekologjike”.

“Gazeta Panorama”

Filed Under: Politike

Trump bën një hap tjetër drejt nominimit të GOP DeSantis terhiqet

January 23, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

Ish-presidenti ka marrë disa mbështeteje të tjera, me një senator që e quajti atë “kandidatin e supozuar”.

ROCHESTER, N.H. – Ish-presidenti Donald Trump shpejtoi drejt arritjes së nominimit të republikanëve për vitin 2024 të dielën, ndërsa mbwshtetja e guvernatorit të Floridës Ron DeSantis sinjalizoi konsolidim të mëtejshëm të tij dhe një ndjenjë në rritje të dorëheqjes midis republikanëve që shpresonin ta ndalonin atë.

Trump e filloi fjalimin e tij të dielën duke uruar DeSantis dhe duke e lavdëruar atë, gruan dhe fushatën e tij. “Nuk është e lehtë”, tha Trump. “Ai ishte shumë i sjellshëm dhe më mbështeti. Kështu që unë e vlerësoj atë, dhe gjithashtu pres me padurim të punoj me Ronin dhe të gjithë të tjerët për të mposhtur Joe Biden e shtrembër.”

Ai vazhdoi të sulmonte sfiduesin e tij të vetëm të mbetur nga GOP, ish-ambasadoren e OKB-së, Nikki Haley, duke u përpjekur ta mposhtte atë duke mobilizuar të pavarurit, përfshirë ata që anojnë nga demokratët, për të votuar në zgjedhjet paraprake republikane.

“Vota juaj në këtë primare është shansi juaj personal për të shënuar fitoren përfundimtare mbi gënjeshtarët, mashtruesit dhe gwnjeshtarët që përpiqen të shkatërrojnë Amerikën. Nikki Haley ka bërë një aleancë jo të shenjtë me RINOs dhe Never Trumpers, “tha ai, duke përdorur një shkurtim poshtërues për “Republikanët vetëm në emër”.

Strategu republikan i New Hampshire, Mike Dennehy, tha se largimi i DeSantis nga gara “e bën praktikisht të pamundur për Nikki Haley që të mbajë Trump nën 50 për qind. Dhe ka një shans që Trump mund të arrijë 60 për qind të martën, “tha ai. “Nga çdo tregues anekdotik si dhe nga sondazhet, votuesit e DeSantis janë votues të Trumpit”.

Ish-presidenti ka qenë në krye të 50 për qind të mbështetjes në sondazhet e fundit të zgjedhjeve paraprake të parë në vend të martën dhe fushata e tij ka tallur Haley-n duke i larguar zëvendësuesit nga shteti i saj i Karolinës së Jugut, republikanët e së cilës janë planifikuar të votoni muajin e ardhshëm.

Ekipi i Trump ftoi disa ligjvënës të shquar të Karolinës së Jugut në New Hampshire, duke përfshirë guvernatorin Henry McMaster dhe nëngovernatorin Pamela Evette, dhe i gjeti zyrtarët e zgjedhur të lumtur për të udhëtuar tek ai. Një këshilltar i lartë për fushatën e Trump e përshkroi qëllimin e tyre si përfundimin e shpejtë të zgjedhjeve paraprake dhe t’i tregonin Haleyt se fitorja edhe në shtetin që ajo qeveriste do të ishte e vështirë për të.

Por pas mbështetjes të senatorit Tim Scott (R-S.C.) në Karolinën e Jugut kishte për qëllim të godiste veçanërisht sepse Haley dhe Scott në të vërtetë kishin qenë miq prej vitesh, thanë njerëz të afërt të të dyve.

“New Hampshire duket se është vendi ku ajo e ka varur suksesin e saj të mundshëm – pas kësaj, bëhet shumë më e ndërlikuar për guvernatoren,” tha Rep. Russell Fry (R-S.C.), i cili udhëtoi në New Hampshire të shtunën për të nxitur Trump “Republikanët janë të bashkuar pas presidentit dhe duket se po konsolidohen çdo ditë.”

Këshilltarët kryesorë të Trump publikuan të dielën një memo duke u kujtuar gazetarëve parashikimet të guvernatorit republikan të Haley-t dhe New Hampshire, Chris Sununu për performancën e saj këtu, duke argumentuar se ajo i vendosi vetes një detyrë të pamundur për të fituar plotësisht. Këshilltarët, e Chris LaCivita dhe Susie Wiles, e guxuan t’i kërkonin asaj të largohej dhe të mbështeste Trumpin ose përndryshe “të rrënohej dhe turpërohej absolutisht në shtetin e saj”.

“Karolina e Jugut në masë të madhe do të shkonte për Trump me 30 ose 40 pikë kundër Haley,” tha senatori i shtetit të Karolinës së Jugut, Josh Kimbrell, i cili ishte zyrtari i parë i zgjedhur i shtetit të tij për të mbështetur DeSantis dhe e miratoi menjëherë Trump të dielën kur DeSantis u largua. “Shumë njerëz në bazën republikane janë të frustruar me të dhe sigurisht se si ajo e ka trajtuar këtë fushatë. Fushata e saj nuk do të luajë mirë këtu dhe ajo tashmë ka larguar shumë nga mbështetësit e saj këtu.”

Rob Godfrey, një ndihmës për një kohë të gjatë dhe ish-zëdhënës i lartë i Haley-t, tha se Haley kishte një “humbje e qartë” në Karolinën e Jugut për shkak të popullaritetit të Trump dhe njohjes së emrit në shtet. Ai tha se ajo duhej të vinte në një “sekondë të fortë” ose të fitonte New Hampshire për të mbajtur njerëzit në bord me fushatën e saj.

“Ndërsa e di që ajo është e gatshme të bëjë mirë në shtet – dhe e di që ajo ka forcën dhe luftën për të vazhduar pa marrë parasysh se çfarë ndodh – unë gjithashtu e di se ajo mund të fillojë të dëgjojë nga mbështetës ose donatorë të rëndësishëm, të cilët do t’i thoshin asaj se të mbrosh emrin dhe të ardhmen e saj do të thotë të mos zgjasësh pa nevojë garën nëse Trump ka një diferencë të konsiderueshme”, tha ai.

Ekipi i Trump do të ketë një mbledhje të madhe fondesh në klubin e tij në Florida muajin e ardhshëm, sipas një ftese të rishikuar nga The Washington Post, dhe u ka thënë donatorëve që nuk kanë dhënë në të kaluarën se duhet të marrin pjesë tani, thanë njerëzit e njohur me ftesën. Një donator që mbështeti DeSantis tha se ai planifikoi të thërriste aleatë të Trumpit në ditët në vijim për t’u përpjekur të rikthehej në hiret e mira të Trump.

Haley, e cila po bënte fushatë në Brown’s Lobster Pound në Seabrook, N.H., e uroi DeSantis dhe i uroi atij mirë, ndërsa përshëndeti përballjen një-me-një me Trump.

“Le të fitojë më i miri,” tha ajo për brohoritje.

Demokratët morën gjithashtu njoftimin e DeSantis për të portretizuar konkursin si një garë me dy persona midis Trump dhe Biden. “Nuk ka asnjë rrugë që Nikki Haley të kapërcejë Trumpin,” tha Aaron Jacobs, një zëdhënës i fushatës për Presidentin Biden në zgjedhjet paraprake Demokratike të së martës (në të cilën ai nuk po shfaqet në fletëvotim sepse Komiteti Kombëtar Demokrat caktoi Karolinën e Jugut. si fillimi i parë zyrtar për demokratët). “Ne u bëjmë thirrje të gjithë shteterëve të granitit që të bashkohen me ne të martën me shkrim në Joe Biden, i vetmi kandidat që ka mundur Trumpin më parë dhe do ta mundë atë përsëri.”

Ndjenja në rritje e pashmangshmërisë së Trump kontribuoi në vendimin e DeSantis për t’u tërhequr, sipas një personi që foli me të për vendimin. Personi tha se DeSantis përcaktoi se shumë republikanë, si dhe media të krahut të djathtë, filluan ta trajtojnë nominimin e tij si një përfundim të paramenduar.

Një aleat i vjetër i DeSantis në Florida tha se ishte një gabim të miratohej kaq shpejt. “Ju nuk keni asnjë levë tani,” tha ky person. Por personi tha se DeSantis gjithashtu nuk donte të nxiste më tej zemërimin e Trump dhe ekipit të tij dhe kuptoi se vrapimi kishte qenë plagosur për fushatën e tij dikur të fortë.

Trump dhe DeSantis nuk kishin folur ende që nga miratimi, tha një person i njohur me këtë çështje. Ekipi i ish-presidentit ishte në një humor të gëzuar, thanë njerëzit e afërt të tij, dhe ai vizitoi vullnetarët në selinë e tij në Mançester të dielën.

Pasi u përqendrua kryesisht te DeSantis përmes grupeve parlamentare të Iowa-s, fushata e Trump e ka kthyer zjarrin mbi Haley këtu, duke e sulmuar atë për pozicionet e kaluara mbi taksat, sigurimet shoqërore dhe përfitimet e Medicare, imigracionin dhe ndërhyrjen e huaj. Në të njëjtën kohë, super PAC që mbështet Trump-in ka punuar për të dekurajuar pjesëmarrjen e pavarur për Haley me poste që e portretizojnë atë si “MAGA”.

Operativët për një kohë të gjatë në New Hampshire e përshkruan daljen e DeSantis nga gara si pengesa e fundit për Haley që do ta bëjë praktikisht të pamundur për të që të mundë Trumpin në New Hampshire. Rreth dy të tretat e mbështetësve të DeSantis kanë thënë vazhdimisht se Trump ishte zgjedhja e tyre e dytë, sipas sondazhit të fundit nga Qendra e Anketimit të Universitetit të Nju Hampshire. “Zgjedhja e dytë për DeSantis ka qenë Trump gjatë gjithë këtyre zgjedhjeve, kështu që nëse diçka do të rrisë mbështetjen e Trumpit”, tha drejtori i qendrës, Andrew Smith. Ndërsa Haley ende kryeson me votuesit anti-Trump dhe të pavarurit që anojnë nga demokratët, por që do të votojnë në zgjedhjet paraprake republikane, “zakonisht nuk ka mjaftueshëm prej tyre”.

Por Matt Mowers, një strateg republikan që kandidoi për Kongresin në New Hampshire, tha se numrat që ai ka parë si në sondazhet private ashtu edhe në ato publike tregojnë se mbështetësit e DeSantis ndahen midis Trump dhe Haley. Mowers shtoi se DeSantis nuk “po merrte shumë pjesë të tregut në New Hampshire për të fituar”.

Disa orë përpara fjalimit të Trump, një turmë e zhurmshme e mbështetësve të tij u rreshtuan rreth bllokut jashtë në motin 20 gradë F duke brohoritur emrin e tij në makinat që kalonin. Publiku i mbushur brenda teatrit me 750 vende këtu priti me padurim kandidatin, duke brohoritur “Ne besojmë se Trump do të fitojë!”

“Shokët e mi të mjerë,” tha Ryan Terrell, nënkryetari i partisë se shtetit në fjalimin e tij të hapjes “Ne jemi kthyer.”

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 52
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT