• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2024

NJË JETË TË TËRË PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE NË HAPËSIRËN ETNIKE DHE ÇLIRIMIN E KOSOVËS – HAFËZ JUSUF AZEMI (1920-2023)

January 16, 2024 by s p

Elez Osmani 

Po ta kem edhe një jetë, unë përsëri do të bëja luftën time për kombin dhe popullin shqiptar, për një Shqipëri Etnike në Ballkan.

Me rastin e një   vjetorit te vdekjess së Hafez Jusuf Azemit 

Në fillim të  vitit që lam pas,me 12 shkurt 2023, në moshën 103 vjeçare, ka ndërruar jetë veprimtari më i vjetëri diasporës shqiptare në Amerikë, Hafëz Jusuf Azemi. Hafëz Jusufi ka lindur në vitin 1920, në fshatin Dobrosht të komunës së Tetovës. Aty e kreu shkollën fillore, në gjuhën serbo-kroate, ndërsa në Tetovë e ka vijuar edhe shkollën e mesme, medresenë, të cilën për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore edhe nuk mundi ta përfundonte.

Aty e filloi hifzin (memorizimin e Kuranit), dhe e përfundoi në Damask.

H. Jusuf Azemi, si i ri ishte frymëzuar me ndjenja kombëtare, dhe e ka dhënë betimin publikisht për organizatën Balli Kombëtar, në lokalet e shkollës fillore në fshatin Dobrosht.

Jusuf Azemi, që në moshën e rinisë, thuhet në kronikat e kohës, i kishte vërejtur padrejtësitë historike ndaj popullit shqiptar, që në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918), e pastaj në Jugosllavinë e Titos, dhe, në fund, deri në shpërbërjen e këtij shteti, në vitin 1999, në shtetin e Serbisë, të cilin shqiptarët asnjëherë nuk e kishin njohur për shtetin e tyre.

Për shkak të rrethanave të rënda shoqërore-politike, pas ardhjes së pushtetit komunist në hapësirën etnike të shqiptarëve, në ish Jugosllavi, hafëz Jusuf Azemi, me një grup të rinjsh shqiptarë, ishin detyruar të largohen nga vendlindja e tyre, për ta marrë udhën për në Greqi. Në dokumentet e Sigurimit Shtetëror Jugosllav thuhet se hfz. Jusufi dezertoi nga APJ. Sidoqoftë, hfz, Jusufi u detyrua të mërgojë. Megjithatë, në rrëfimin e tij ai e shpjegon tmerrin që kishin vuajtur shqiptarë në Tetovë, me rastin e hyrjes së komunistëve, gjatë operacionit dinak të organizuar prej sllavëve, me të cilin rast edhe u vranë një numër i konsiderueshëm i simpatizantëve të Ballit Kombëtar, kurse një numër prej 650 vetash u burgosën në Monopolin e Duhanit, në mesin e të cilëve sigurisht se kishte qenë edhe hfz. Jusuf Azemi, bashkë me 54 fshatarë nga Dobroshti. Nga ai burgim ai arriti të arratiset, dhe pas një kalvari të tmerrshëm, dikur kishte arritur në Greqi. Nga aty kishte shkuar në Bari të Italisë, për t’u bashkuar pastaj me nacionalistët shqiptarë.

Hafëz Jusuf Azemi në Itali

Pas qëndrimit njëjavor në Bari, i kanë dërguar në qytetin turistik të Santa Maria Di Laukas. Në këtë qytetet i kanë gjetur nacionalistët shqiptarë, mbi një mijë veta, të udhëhequr prej prijësve të Ballit Kombëtar, në krye me Mithat Frashërin, Vasil Andonin, Zef Palin, Hasan Dostin e të tjerë, të cilët e kishin preokupim fatin e popullit shqiptar. Në Itali, në Kampstrehimoren Regio Emilia, hafëz Jusuf Azemi e kishte takuar për herë të parë kryetarin e Ballit Kombëtar, Mithat Frashërin, idetë e të cilit me kohë i kishte për zemër.

Jusuf Azemi, si i ri, në kuadër të Ballit Kombëtar kishte zhvilluar aktivitet me shpirt kombëtar. Duke e parë angazhimin dhe vendosmërinë e tij, Kongresi i Ballit Kombëtar, i mbajtur në Regio Emilia të Italisë, Jusuf Azemin e kishte angazhuar për t’i njoftuar anëtarët e Ballit Kombëtar nga Kosova, për anëtarësim të sërishëm në Ballin Kombëtar. Këtë detyrë Jusuf Azemi, djalë i ri nga Tetova, e kishte kryer me kënaqësi dhe angazhim të madh.

Në kujtimet e Jusuf Azemit, tashti në dritën e historisë kombëtare, thuhet se takimet me burrin e madh të kombit shqiptar, Mithat Frashëri, kanë mbetur të paharruara deri në fund të jetës së tij.

Gjatë qëndrimit të Jusuf Azemit në Regjio Emilia ai kishte pasur fatin që një kohë të shkurtë të banonte në një dhomë të ndarë me batanije me Mithat Frashërin. Pastaj në një moment e kishte takuar edhe Shasivar Aliun, kryetar i Rinisë së Ballit Kombëtar të Prishtinës, i cili kishte jetuar jashtë strehimores R. Emilija, dhe i cili e kishte ftuar në darkë hfz. Jusuf Azenin, bashkë me Syrja Mexhitin nga Tetova dhe Mithat Frashërin. Ky takim i Jusufit me të lartpërmendurit për të kishte mbetur i paharruar.

Takimin me Mithat Frashërin hfz. Jusuf Azemi e përkujtonte gjithnjë, kurse porositë i thoshte me zemër, ngase ishin mendime që i kishte thënë burri i madh i atdheut M. Frashëri: “Fjalët e fundit të shqiptarizmit i kanë Prishtina dhe Tetova”. Këto fjalë i rikujtojnë edhe sot e kësaj dite bashkëkombësit e tij në Çikago.

Në këto vite, po ashtu, Jusuf Azemi ishte dalluar në veprimtarinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” , sidomos pas shpalljes së tij si përfaqësues, në Paris, më 26 gusht 1949. Angazhimi i tij ishte shtrirë edhe në bashkëpunimin me organizatat e tjera politike, veprimtaria e të cilave kishte frymë kombëtare.

Kur në gusht të vitit 1949, në Paris ishte shpallur formimi i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, në krye me Mithat Frashërin, dhe kur ky e mbajti një konferencë për shtyp në Londër, u qortua nga disa autoritete britanike pro-jugosllave, të cilët kundërshtuan fjalët e Frashërit, ku përfshihej edhe “Kosova”, duke thënë se ai duhet të fliste vetëm për ato territore që ishin pjesë e shtetit aktual shqiptar. Frashëri e kishte ndërprerë konferencën. Kjo i indinjoi atdhetarët e shumtë, të cilët nuk e pëlqenin një politikë të tillë, e cila e anashkalonte Kosovën. 

Ata me aktivitetin tyre synuan formimin e organizata të tjera shqiptare, e të cilat kishin për qëllim të propagandonin dhe ta internacionalizonin çështjen shqiptare të pazgjedhur. Kështu, në kontekstin e aktivitetit të mërgatës shqiptare formohet edhe organizata politike “Lidhja Kosovare”, më 1949, për ta përfaqësuar Kosovën në “Botën e lirë”, që e kishte iniciuar Mithat Frashëri, në prill të vitit 1949. Mirëpo, pas vdekjes se tij të papritur, këtë ide e vazhdon, e strukturon dhe e realizon patrioti Rexhep Mitrovica. Fillimisht u quajt “Bashkimi i Kosovarëve”. Themelimi i kësaj organizate pati rëndësi të madhe, sepse më vonë u anëtarësua në Bashkimin Federal të Grupeve Etnike të Evropës, ku paraqiste problemet e shqiptarëve të Jugosllavisë. Ndërsa, më vonë do ta ndryshonte emrin, dhe do të pranohej si “Lidhja Kosovare”, në dhjetor të vitit 1956, në Bolzano të Italisë.

Hafëz Jusuf Azemi në Siri

Pas qëndrimit në kamp-strehimoret italiane, në mars të vitit 1948, autoritet italiane i dërgojnë rreth 200 refugjatë për në Damask-Siri, në mesin e të cilëve edhe hfz. Jusuf Azemin. 

Në Damask hfz. Jusufi u regjistrua në Medresenë e Lartë të Shamit.

Mirëpo edhe atje nuk e ndalon aktivitetin e tij kombëtar, duke i kontaktuar pa reshtur krerët e nacionalizmit shqiptar në mërgim. Kështu, ai bie në kontakt me Vasil Gërmenjin, i cili në Francë, në vitet 1950-1954, botonte të përkohshmen “I mërguemi”, e pastaj gazetën “Liri e Kombit”, në të cilat shkruante artikuj dhe analiza kundër sistemit komunist. Ata i akuzonte, përveç të tjerash, edhe për rrugën e gabuar që ndiqte brenda vendit, edhe për tradhti kombëtare, lidhur me fatin e Kosovës etj. Me këtë personalitet jopartiak, hfz. Jusuf Azemi do të mbante korrespodencë të rregullt nga Siria.

Në një letër që ia shkruan redaktorit të gazetës i “Merguemi”, Vasil Germenjit, e cila është gjetur në arkivin e Vasilit, (autori i këtyre rreshtave e ruan origjinalin e saj), ai e përgëzon për punën dhe synimet e tij të drejta, si dhe i jep edhe sugjerimet e tij politike. Letrën po e botojmë për herë të parë këtu.

Sh. Sh.

V. T

Redaksisë së gazetës “I mërguemi”

I ndershmi redaktor!

Dega e “Ballit Kombëtar” këtu në Siri e mori gazetën e dërguar në këtë nëntor. Ju falënderojmë shumë. Shqiptarë të ndershëm me mendime, zemra e shpirtra të lirë e demokratik, çmojnë punën tuaj të ndershme e patriotike dhe mendojnë se do ta bëjmë detyrën patriotike, që mos të shikojmë, përpara karrigen e pastaj atdheun.

Duhet t’i përvishemi punës me gjithë zemër, dhe t’i dallojmë patriotët nga duagjinjtë e të huajve, ta ndajmë thartinën nga ambëlsira, njëherë e përgjithmonë, kështu që, në të ardhmen, Populli shqiptar mos t’u laj këmbët e tyre.

Gazeta na ka pëlqyer shumë, si në parim, e ashtu edhe me stilin e shkrimit. Asht shumë e vërtet se Greqia, deri më tash, një shtet armik, por duhet të punojmë e ti bindim dhe shpresojmë se një ditë do të bëhen miq. Në radhët e popujve, miq në Ballkan i kemi Kroatët, Sllovenët, që nesër do të jenë shtete demokratike. Pastaj nuk duhet harruar Hungarezët. Por, kemi sot edhe shumë shtete mike si: Siria, Turqia, Transjordania, Iraku, Irani, Libani, Libia, Misiri, Pakistani, Kuvajti, Indonezia, Tunizia e Maroku. Këto që përmenda më sipër, 99% janë me kararin tonë . Ne nuk duhet t’i nënçmojmë, por të lidhim një miqësi më këto shtete.

Duhet ta çmojmë (dimë) armiqësinë e serbëve dhe malazezeve, që dje dhe sot kanë vra e pre fëmijë, pleq e burra shqiptar të Kosovës kreshnike, që ka qëndruar e po qëndron me pushkë në dorë për Shqipërinë Etnike të lirë. Sot serbijanët, nën maskën e demokracisë gënjeshtare të socializmit, mbajnë një million e dyqind mijë banorë, që përbajnë 34 qytete.

Thërrasim gazetën tuaj dhe bashkëpunëtorët tuaj, të punojnë për shlirimin e Shqipnisë Etnike, dhe të venë në dukje masakrat e serbëve dhe të malazezve në Kosovë, të bëjnë luftë të rreptë me këta gjakpirësa serb, si ata që janë jashtë, dhe ata brenda, njëjtë kanë një egërsi, kanë të njëjtin shovenizëm.

Duhet ta dimë se në Jugosllavi kena popuj miq që vuajnë si na. Kush janë këta? Këta janë Kroatet, Sllovenët dhe një pjesë e Maxharëve.

Organi juaj i bukur (“I mërguemi”), u nda me rregull por ishte i pakët. Nëse keni mundësi, radhët tjera të dërgoni më shumë.

Tanë shqiptarët e lirë ju falënderojnë me gjithë zemër për punën tuaj. Ne emën të kësaj dege, të Ballit Kombëtar, ju dërgova këtë letër të shkurtër e më pak fjalë.

Nderime, Hafëz Jusuf Azemi.

page27image56157328

Duke e vlerësuar angazhimin, përpjekjen si dhe idetë e shfaqura të hfz. Jusuf Azemit për çështjen kombëtare, dhe përcaktimin e tij të dinjitetshëm, duke iu bashkuar figurave të njohura politike nacionaliste, të cilat ishin larguar nga vendet e tyre, duke i lënë familjet, të afërmit e tyre dhe popullin në përgjithësi në një gjendje të tmerrshme persekutimi, torturash, ekzekutimesh, internimesh dhe burgosjesh. Në anën tjetër, Vasil Gërmenji i përgjigjet nga Marseji i Francës:

Marsielle, më 15 prill 1952 

Zotit; Hafëz Jusuf Azemi

Poste Restante, ( DAMASK SYRIE) 

I nderçmi. Zotni Azemi me knaqësinë më të madhe muarrmë letrën tuaj për të cilën ju falënderojmë shumë, veçanërisht ju falenderojmë për urimet të sinqerta që na bëni.Është detyra e gjithë Shqiptarëve të nerçëm dhe të lirë të bëjnë ç’është e mundur për të mirën dhe çlirimin e Atdheut t’onë fatkeq. Kjo është arsyeja që na bëri që edhe ne të nxjerrim këtë fletë për t’i bërë të ditur Botës Perendimore se ç’ngjet në Vëndin t’onë dhe ai, populli, Shqiptar vuan për pak bukë dhe për shumë Liri.

Po marrim shënim që t’ju dërgojmë më shumë copë të gazetës t’onë në mënyrë që të kenë mundësi t’a lëçitin sa të jetë më shumë bashkatdhetarë. Po të kini mundësi, na jepni drejtimet e miqve t’uaj që i intereson fletorja e jonë dhe ne do të mundohemi t’ia u dërgojmë Darovisht. Kjo fletore botohet me sakrificat e një grupi patriotësh Shqiptarë pa parti dhe lëfton për lirimin e Atdheut dhe për Bashkimin e gjithë Shqiptarëve kudo qofshin për t’ia arritur këti qëllimi. Ata që mundin të na ndihmojnë me ç’do mënyrë (shkrime, informata, ndihma, materiale) na lehtësojnë punën.

Shumë të fala dhe mos na harroni, duke na shkruar sa herë që keni mundësi.

Vasil Gërmenji

Hafëz Jusuf Azemi tashmë kishte rënë në kontakt edhe me Abas Ermenjin, e idetë e tij konstruktive dhe patriotike kishin ndikuar dhe e kishin brumosur djaloshin e ri. Ky e kishte përjetuar tmerrin e Luftës së Dytë Botërore në trojet shqiptare, të cilat troje nga një sundim ranë në tjetrin. Kjo nuk e linte të qetë. Ai kërkonte rrugë dhe shtigje nga mund ta vazhdonte rrugën e tij. 

Hafëzin e karakterizonte lufta dhe përpjekjet e pareshtura për çështjen kombëtare, kudo që ishte. Me dëshirën më të madhe ai ishte bashkuar me idetë e Mithat Frashërit, për Shqipërinë Etnike, duke bashkëpunuar ngushtë më aktivistët e Ballit Kombëtar dhe ata të Lidhjes Kosovare, siç ishin: Abaz Ermenji, Vasil Andoni, Luan Gashi, Qazim Prodani, Sylejman Meko, Hysni Aliko, Ekrem Bardha, Nexhat Mitrovica, Ajet Rushiti, Osman Shabani, Ismail Kashtanjeva, Ismail Shabani e të tjerë.

Këta ishin të vetëdijshëm se aktivitetin e tyre politik e kombëtar e përcillte edhe UDB-ja jugosllave, sikurse edhe Sigurimi Shqiptar. Pikërisht për këtë ata nuk mund të shkonin në vendlindje, ku kishin shumë familjarë. Kurse hafëzi nuk kishte mundur të shkonte në Tetovën e tij të dashur më shumë se 50 vjet, aty ku i kishte mbetur shoqja dhe një vajzë. 

Në “Dosja sekrete e UDB-së, f. 571, shkruan: “Jusuf Azemi, i lindur në rrethin e Tetovës-Jugosllavi, rreth 30 vjeçar. Në vitin 1947 u arratis…, dhe ka dalë në Greqi, ndërsa në vitin 1948 ka emigruar në Itali, dhe po atë vit emigron në Siri. Në Tetovë ka gruan dhe babanë. Është anëtar i BK. Dyshohet se punon për policinë, dhe shkon në konsulta vendesh të ndryshme. Jeton në Teki, Damask.”.

Hafëz Jusuf Azemi, për zgjidhjen e çështjes kombëtare kishte synimet dhe idealet e tij, pavarësisht trajtimit që ia bënin kancelaritë e Evropës. Kështu, më në fund nga Siria ai kishte gjetur strehimin e duhur në Amerikë, duke e vazhduar edhe më ngjeshur aktivitetin e tij atdhetar. 

Organizata “Lidhja Kosovare”, selia e së cilës gjendej në Çikago, e cila nëpërmjet degëve të veta shtrihej edhe në Nju Jork, Detroit, Boston, Toronto, si dhe në shumë qendra të tjera të rëndësishme evropiane, sikurse në Paris, Bruksel, Kopenhagë, Munih, Romë etj., në ballë të saj i kishte atdhetarët dhe veprimtarët e shquar së kauzës shqiptare, sikurse ishin: Hafëz Jusuf Azemi, Prof. Luan Gashi, Ajet Rushiti, Bardhyl Shatku, Vasil Andoni, Ekrem Bardha etj. Ata në një mënyrë apo në një tjetër dëshironin që edhe çështja e shqiptarëve në Jugosllavi të aktualizohej në botën demokratike. Dhe janë të shumta shkresat, telegramet, letrat etj., që ata ua dërgojnë personaliteteve, organizatave dhe qendrave të ndryshme ndërkombëtare. Ja disa nga ato, të botuara në gazetën ”Besa”, e cila botohej në Stamboll.

BRAVO LIDHJES KOSOVARE

Nuk është vetëm Besa Shqiptare q’i drejton një bravo Lidhjes Kosovare, por mbarë Kombi i katër vilajeteve, ashtu siç thirrej në të shkuarën e afërt. Dihet se pas Luftës së Dytë Botërore, kudo kombet e veçantë kishin bindje se do t’u arrinte në vatrën e tyre Zonja Liria, kreaturë hyjnore për gjithë njerëzinë e 5 kontinenteve. Mjerisht jo. Jo vetëm Liria e pritur nuk u vajti shumëve në vatrën e tyre, por ajo u ndesh me forcën e egër, dhe një herë, i u grabit edhe një numri kombesh të lirë, sidomos në kontinentin e ndritur që thirret Evropë. Për para një deziluzioni të tillë, ishte punë e pritur që do të revoltonte popullsia Shqiptare e Kosovës. Ajo s’mund të mohojë trashëgimin a madh të racës vet duke u bërë shërbëtore e Serbomëdhenjve. Lidhja Kosovare kërkon liri jetë, nuk pranon të jetë shërbëtore në vatrën e saj. Ajo është Zonjë atje dhe Zoti në qiell. Për çdo vjet Lidhja Kosovare merr pjesë në kongrese pakicash evropiane për liri dhe bashkim me vëllezërit e saj. Një bravo të veçantë të na lejohet t’i a drejtojmë të Nderuarit Hafëz Jusuf Azemi, për gjithë ç’bën n’Amerikë për Kosovën Shqiptare, ashtu edhe në çdo kongres të përvitshëm pakicash evropiane, me djersën e punës së pastër të ballit tij. (Gazeta “Besa”, organ i grupit demokrat shqiptar në Turqi, mars 1973, nr.220

Një titull tjetër që të bie në sy në këtë gazetë është:

H. Jusuf Azemi në Uashington

“Komiteti i posaçëm për inaugurimin e periudhës së dytë presidenciale, të presidentit Nixon, nga rrethet shqiptare e pat ftuar edhe të ndershim Hafëz Jusuf Azemin, përgjegjësin e Lidhjes kosovare në Amerikë , për te marrë pjesë ne ceremoninë e zakonshme. Hafëz Jusuf Azemi shkoi në Uashington, dhe si gjithnjë , nuk mungoi në këtë rast të veçantë, të bisedonte me Senatorë e Kongrsmenë, për gjendjen e Shqipërisë dhe
gjithashtu edhe të Kosovës.”

Kongresi i Parë Botëror i “Lidhjes Kosovare”

Kongresi i Parë Botëror i “Lidhjes Kosovare”, mbajtur në hotelin “Conrad Hilton” të Çikagos, më 24 e 25 Nëntor 1973, ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Pjesëmarrësit që u panë për dy ditë, dhe në darkën përmbyllëse, nuk ishin më pak se 500 veta. Kongresi u nderua prej personaliteteve politike, si me prezencën e tyre, ashtu edhe me një numër të madh telegrame urimesh. Mjerisht, gazetës i mungon vendi që të shtrihet në këtë lëmë. 

“LIDHJA KOSOVARE” nxori pikat që pati Kongresi nga bota e lirë, e që janë pesë pikat e parimeve të “Lidhjes Kosovare”:

I. “Lidhja Kosovare” është një lëvizje e gjerë, e cila kërkon t’i bashkojë kosovarët në mërgim, dhe t’i bashkërendojë përpjekjet e tyre për ta ndihmuar mbrojtjen e të drejtave kombëtare të Kosovës;

II. Qëllimi i “Lidhjes Kosovare” është t’i japë zëmër qëndresës së grupit etnik shqiptar në Jugosllavi, për t’i mbrojtur të drejtat e tij kundër shtypjeve të autoriteteve jugosllave;

III. “Lidhja Kosovare” do të kërkojë që të gjithë shqiptarët në Jugosllavi, do të thotë në krahinën autonome të Kosovës, krahinën shqiptare të Maqedonisë, me krahinat shqiptare të Malit të Zi, si dhe në krahinat shqiptare të ngjitura me Republikën e Serbisë, të mblidhen të gjithë bashkë, dhe atyre t’u njihet e drejta e formimit të një administrate autonome, në shkallë të barabartë me kombësitë e tjera dhe në pajtim me vetë kushtetutën e shtetit federalist jugosllav;

IV. “Lidhja Kosovare” do të kërkojë që pas një bashkimi të tillë, të gjithë shqiptarëve në Jugosllavi t’u njihet e drejta e vetëvendosjes së popujve, sipas parimeve të shpallura me Kartën e Atlantikut dhe të pranuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuar;

V. “Lidhja Kosovare” fton çdo kosovar shqiptar të Jugosllavisë që të marrë pjesë në përpjekjet e veta për arritjen e këtyre qëllimeve. 

Fjala e Hafëz Jusuf Azemit, kryesues në Kongresin e Lidhjes Kosovare

(Çikago, 25 dhe 25 Nëntor 1973)

“Me shumë përvuejtuni due të falënderoj Kongresistat për këtë nderë të madh që më bajnë tue më zgjedhë të kryesoj këtë mbledhje historike, Kongresin e Parë Botnuer të Lidhjes Kosovare. Nuk due të marr kohën e vlefshëme të Kongresit me historinat e ngjarjet të cilat folësit e shquem përpara meje i përshkruen ma së mirit. . . Nuk ka fjalë që të përshkruej njeriu të gjitha heroizmat, të përmendi të gjithë emnat e dëshmorëvet që kanë ra dhe po bijnë çdo ditë për mbrojtjen e të drejtave të shejta Kombëtare dhe njerzore. Le të përulemi para kujtimit të tyne dhe t’i lutemi Perendisë që të na bajë të denjë të ndjekim udhen e tyne për të çue në vend Amanetin e tyne të shenjtë. Ju faleminderit! 

Por përpara mbylljes së seksionit të parë të Kongresit me lejoni të përmendi , me nderimin më të madh, disa nga herojt që meritojnë, dhe luftërat e tyne për të cilat kam dijeni personale.

Hafëz Jusuf Azemi, çdoherë kur kishte mundësi, e ngiste zërin për kauzën kombëtare. Kështu, i revoltuar për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, ai shpeshherë u shkruante edhe strukturave të larta shtetërore në Amerikë. Ja një rast:

Presidentit Nixon (Nikson) Ministrisë Jashtme, disa senatoreve e deputetëve, miq të shqiptarëve, Uashington

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuar protestojnë çdo lloj ndihme ekonomike diktatorëve komunistë jugosllavë. Shtetet e Bashkuar duhet ta informojnë nënkryeministrin Jakov Sirtkoviç, se persekutimet e dy milion e gjysmë shqiptarëve në Serbi, Malin e Zi dhe Maqedoni, ndodhin çdo ditë.

Shëmbuilla I. më 23 tetor 1972 në Shkup Sadush Velija (Azemi) dhe Rexhep Nuredini u dënuan me tre vjet e gjysmë burg për arsye se, më 1971, kaluan dy ditë me kushërinjtë e tyre në Suedi. 

Shëmbulla 2. në Tetovë nxënësi Ekrem Kadria sepse shkroi në maqinë vjersha shqipe u dënua me 8 muaj punë të rëndë në kamp. Këto janë vetëm dy nga krimet e shumta kundër popullit tonë që nuk ka zë proteste.

N’emër të Zotit dhe të ‘njerëzimit kërkojmë që ju të mos ndihmoni me asnjë formë këta kasapë, por të ndërhyni duke ndihmuar t’ashtuquajturë të burgosurit politik të përmëndur më sipër, dhe të ndihmoni që Shqiptarët në Jugosllavi të gëzojnë të njëjtat të drejta civile, të cilat i kanë vetëm në kartë, sa për të treguar jashtë Jugosllavisë, e janë si nënshtetas të klasit tretë, pa të drejta njerëzore. 

Aktiviteti i begatshëm i organizatave politike, sikurse “Balli Kombëtar”, “Lëvizja Kosovare”, si dhe i të tjerëve, hafëz Jusufin e mbushte me shpresë se një ditë do të zgjidhej çështja shqiptare në Ballkan. Prandaj ai edhe nuk e kursente veten, duke qenë aktivisti kryesor në territorin e Çikagos dhe më gjerë, i cili jo vetëm që ka organizuar aktivitet me përfaqësues të administratës amerikane, por ka qenë edhe dora e djathtë e Abaz Ermenjit dhe Luan Gashit. 

Nëse u referohemi kronikave të kohës, del se hafëzi ishte në ballë të demonstratave që organizoheshin edhe në Uashington, në Çikago dhe në Nju Jork, si dhe në shumë vende të tjera. Xhelal Rushiti, që jeton dhe punon në Çikago, tregon se ky burrë nuk e kursente kohën, mundin e as pasurinë e tij për çështjen kombëtare. Ai mund të ushqehej shumë thjeshtë, i hante shujtat e tij me sandviçë, mirëpo i paguante shpenzimet e (aeroplanëve charter) për anëtarët e “Lëvizjes Kosovare” dhe të “Ballit Kombëtar”, si dhe për aktivitete të ndryshme gjithëkombëtare.

Edhe studiuesit e pangarkuar me premisa ideologjike e kanë të qartë se emigracioni politik shqiptar i vendosur në shtetet e Evropës Perëndimore, ShBA dhe në Turqi, pas Luftës së Dytë Botërore, pati një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së pazgjidhur shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë komuniste. Në mesin e të tij ishte edhe “Lidhja Kosovare”, me në krye hafëz Jusuf Azemin. Ja si e raporton një rast gazeta “Flamuri”:

Një demonstratë madhështore

Ditën e hënë, më 19 të tetorit, në Çikago, shqiptarët kanë bërë një tjetër demonstratë kundër shtypjes së shqiptarëve në Jugosllavi, kundër përzierës së njerëzve të konsullatës jugosllave në Çikago, në punët e brendshme të bashkësisë shqiptare, me anë kërcënimesh. Demonstrata është organizuar edhe këtë herë nga “Lidhja Kosovare”, ndërsa kanë marrë pjesë më shumë se 400 veta, me parulla antishoveniste, antikomuniste, dhe me flamuj shqiptarë që valëviteshin në ajër.”

Në fillim të vitit 1982 “Lidhja Kosovare” e ndërmori një aksion edhe më të gjerë, me qëllim të organizimit sa më të mirë të mërgatës shqiptare në ShBA dhe Kanada, si dhe për krijimin e një platforme të përbashkët të organizatave politike shqiptare në mërgim, pa marrë parasysh dallimeve të tyre politike e ideologjike. Kështu, më 28 mars 1982, nën organizimin e “Lidhjes Kosovare” e të “Legalitetit”, në hotelin “Ruzvelt”, në Nju Jork, në prani të mbi 500 pjesëmarrësve, u mbajt akademia përkujtimore kushtuar njëvjetorit të demonstratave shqiptare në Kosovë. Fjalë hyrëse pati Luan Gashi, ndërsa prijësit fetarë, imami Isa Hoxha dhe prifti Prenk Camaj kënduan lutje dhe mbajtën ligjërata, duke i “mallkuar të gjithë ata shqiptarë që në çfarëdolloj mënyre punojnë për RSFJ dhe janë kundër kombit të tyre, si dhe shkelin mbi gjakun shqiptar të derdhur në Kosovë.”. Në tubim folën edhe hfz. Jusuf Azemi, Nderim Kupi, Ali Klisura, Adem Çela etj., të cilët vunë në dukje se “ndaj shqiptarëve në Kosovë kryhet gjenocid; 3.000 të vrarë, 2.000 të plagosur, 1.800 të burgosur… etj.”, se ata janë të vendosur në “kërkesat e drejta për krijimin e Republikës së Kosovës, se opinioni publik botëror është me shqiptarët nga Kosova etj.”

Hafëzi ka bashkëpunuar edhe me personalitete të ndryshme të diasporës antikomuniste, të cilët jetonin në Perëndim, mirëpo edhe me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, administrata e të cilit i mbështesnin politikisht, materialisht dhe moralisht lëvizjet antikomuniste.

“Lidhja Kosovare” e ngre zanin nalt

Në universitetin Shtetnuer të Ohajos, në Columbus, Ohajo, më 7, 8 dhe 9 të prillit, asht bamë një mbledhje e gjanë, ku janë rrahë shumë çashtje që kanë, të bajnë me shumë anë të jetës kulturore, politike, ekonomike e shoqënore të Evropës Lindore. Aty kane marrë pjesë dhe kanë folë profesorë të përmendun.

“Lidhja Kosovare” ka dërguar aty njerëzit e saj, qëllimi i të cilëve ka qenë, pjesëmarrësit mos të dëgjojnë vetëm anën zyrtare proqeveritare jugosllave. Për këtë arsye ata banë një radhë takimesh me profesorë si edhe me shumë pjesëmarrës…Aty u shpërndanë libra te Lidhjes dhe Ballit fletore dhe harta gjeografike e Shqipërisë Ethnike. Ne mbledhje, merrte pjesë edhe kryekonsulli i Jugosllavisë Dimçev.”

Me të patën polemika të nxehta për sa i përket gjendjes së Kosovë.

“…Ne atë mbledhje me randësi “Lidhja Kosovare” ia doli t’i përgënjeshtrojë thaniet jugosllave, sikur gjoja Jugosllavia na qenka nji “shtet model”. Shqiptarët kudo i përgëzojnë njerëzit e Lidhjes, që ia dolën ta çojnë zanin nalt, tu e i mbrojtë të drejtat e shqiptarëvet të Kosovës.”

Aktivitetin e “Lidhjes Kosovare”, sidomos gjatë periudhës kohore të viteve 1981-1990, kur në ballë të saj qëndronin atdhetarët dhe veprimtarët e shquar të kauzës shqiptare, nuk kishte kaluar pa e vërejtur dhe vënë në shënjestër edhe diplomacia jugosllave.

Në këtë punim po e bëjmë publike një nga njoftimet e shumta te Shërbimit për Hulumtim e Dokumentim, pranë Sekretariatit për Punë të Jashtme të RSFJ, dërguar shërbimeve përkatëse republikane e krahinore, në të cilin këta të fundit informohen për aktivitetin, përkatësisht “manifestimet antijugosllave” të “Lidhjes Kosovare” në ShBA, gjatë periudhës kohore 21 mars-13 prill të vitit 1981.

BEOGRAD, 21 MARS 1981: “Nga punkti në Çikago morëm informatën se në mbledhjen e Lidhjes Kosovare, mbajtur më 21 km, në Aurorë, në të cilën kanë marrë pjesë: Jusuf Azemi, Azem Aliu, Ismail Kashtanjeva, Olloman Rushiti, Ajet Rushiti, Naci Korati, Ilmi Hasani, Sadri Shariu, Ismail Osmani, Hysen Ismaili, Shefaki Ismaili, Halil Felbehari, Mulla Nimeti, Nafez Jusufi, nuk u bë fjalë për ndonjë ftesë apo pjesëmarrje eventuale në demonstrata të emigracionit nacionalist ustash, të caktuar për 10 prill. Përkundrazi, u shqyrtua mundësia e mbajtjes së demonstratave të veta, për pjesën e parë të prillit (në Uashington apo në Nju Jork), me rastin e burgosjes së studentëve në Prishtinë dhe Prizren, lidhur me çrregullimet kohë më parë në Universitet. Motoja bazë e demonstratave është: shkelja e “të drejtave njerëzore” në KASK dhe “ajka” komuniste, ndaj inteligjencës së re shqiptare, nga ana e policisë brutale jugosllave. Në to, siç thuhet, do të marrin pjesë degët nga Çikago, Nju Jorku e Uashingtoni.

Paralelisht me organizimin e demonstratave, u bë fjalë edhe për zgjedhjen e një delegacioni të Lidhjes Kosovare, i cili me të njëjtin rast, do ta vizitonte senatorin Persi, eventualisht kryetarin e ShBA, ku do tu dorëzohej peticioni adekuat. 

Mbledhja mbaroi pa vendime konkrete”.

“Komunistët e Beogradit, Shkupit e Prishtinës, për ta përcjellë veprimtarinë e Jusuf Azemit dhe të Luan Gashit, i kishin angazhuar 88 bashkëpunëtorë, të cilët ishin shpërndarë nëpër disa qendra nga më të rëndësishmet botërore, sikurse në Çikago, Nju Jork, Detroit, Toronto, Kopenhagë, Bruksel, Paris, Stamboll, Ankara, Munih, Romë etj. Mirëpo, përkundër përpjekjeve të shumta të qeverisë jugosllave, që t’i njollosë figurat udhëheqëse të “Lidhjes Kosovare”, veprimtaria e saj nuk u shua asnjëherë, por falë punës së palodhshme të tyre, arriti që problemi shqiptar në Jugosllavi të marrë karakter ndërkombëtar. “Lidhja Kosovare”, në krye me Jusuf Azemin dhe Luan Gashin, për 40 vjet me radhë e mbajti gjallë çështjen e pazgjidhur shqiptare në ish RSFJ.” 

Hafëz Jusuf Azemi i mbylli sytë në Çikago, më 12 shkurt të vitit 2023, dhe është përcjellë me nderime prej familjarëve, shokëve dhe bashkëvendësve të tij. Me rastin e varrimit në Çikago, prof. Skënder Karaçica do të shprehej: 

“Mërgata shqiptare në Amerikë po ndahet sot nga veprimtari më i vjetër në mërgatë, hafëz Jusuf Azemi dhe, siç thuhet me gjuhën e De Radës, këndej detit, në Amerikën e largët, me kujtimet tona, se e patëm për nder të punojmë e të veprojmë afër me zemër dhe me shpirt për atdhe, siç hafëzi shpeshherë na thoshte: “Po ta kem edhe një jetë, unë përsëri do të bëja luftën time për kombin dhe popullin shqiptar, për një Shqipëri Etnike në Ballkan!”. 

Përfundim

Me besim të patundur në Zot dhe vetëmohim të pashoq, hoxha i Diasporës, Hafëz Jusuf Azemi, gjatë terë jetës së tij shekullore, në mërgim, asnjëherë nuk e ka pushuar aktivitetin kombëtar në ndërkombëtarizimin e çështjes së pazgjidhur shqiptare.

Ai ishte njëri prej themeluesve të “Lidhjes Kosovare”, nga viti 1949, pjesëmarrës i rregullt në Kongreset e Bashkimit Federal të Grupeve Etnike të Evropës, si dhe njëri prej themeluesve të degës së Lobbyt Shqiptaro-Amerikan në Çikago.

Gjithashtu ka pasur takime të shpeshta me përfaqësues të lartë të Administratës amerikane; senatorë, kongresmenë, sekretarë dhe kryetarë të ShBA-ve, lidhur më çështjen e Kosovës dhe shtypjen e shqiptarëve, që u është bërë nga regjimi komunist në Jugosllavi.

Hafëz Jusuf Azemi ishte edhe pjesëmarrës i të gjitha demonstratave që janë organizuar në Çikago dhe nëpër vende të tjera në ShBA, lidhur me sensibilizimin e çështjes shqiptare në opinionin amerikan; ai ishte organizator dhe pjesëmarrës i shënimit të Ditës së Flamurit në Çikago dhe qytete të tjera të ShBA-ve, dhe ishte drejtues i Kongresit Botëror të “Lidhjes Kosovare”, të mbajtur në Çikago, më 1973.

Pas rënies së sistemit monist-komunist në Shqipëri, ai ishte drejtues i Kongresit VIII të Ballit Kombëtar, të mbajtur në Tiranë, më 1993. Po në këtë vit e vizitoi edhe vendlindjen, pas afro një gjysmë shekulli. Ndërsa Kosovën, pas migrimit, e vizitoi më 1999. Pati fatin ta shohë Kosovën e lirë, për të cilën u mundua NJË JETË TË TËRË, PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE NË HAPËSIRËN ETNIKE DHE ÇLIRIMIN E KOSOVËS.

 U dekorua prej presidentit të Shqipërisë. Ndërroi jetë në Çikago, në moshën 103 vjeçare.

A collage of a person wearing a hat

Description automatically generated

  HAFËZ JUSUF AZEMI (1920-2023)

A person leaning on a person's hand

Description automatically generated

Xhelal Rushiti, për vizitë te Hafëz Jusuf Azemi, në spital, viti 2023.

A group of men shaking hands

Description automatically generated

Në audiencën e Dr. Ibarhim Rugovës, me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, pas luftës, në Kosovën e lirë.

A group of men in a newspaper

Description automatically generated
A group of men in suits

Description automatically generated

Delegacioni i Lidhjes Kosovare me Kongresmenin Broomfeld. Ulur, nga e majta: Wiliams Broomfeld, Prof. Hysni Hoxha; në këmbë: Dr. Faton Gashi, Mr. Ekrem Bardha, Mr. Shaqir Salihu dhe Hafëz Jusuf Azemi

A group of men standing in a room

Description automatically generated
A group of men in a newspaper

Description automatically generated

Filed Under: Mergata

Vatra dhe çështja Shqiptare sot në Ballkan

January 16, 2024 by s p

Artur Vrekaj, Massachusetts/

Noli, Konica, Dako, Çekrezi dhe shumë burra të tjerë të kombit e bënë Vatrën organizatën më të fuqishme të periudhës së Rilindjes kombëtare kur shqiptarët në Ballkan nuk kishin shtet. Për këtë Tirana e dekoroi  Vatrën me titullin e lartë “Nderi i kombit “ . 

Vatra është një trashëgimi e pastër dhe e dielltë për mirëorganizimin dhe fuqizimin e Shqiptarëve të Amerikës edhe sot. Ndaj Vatrën duhet ta ruajmë si vlerë e muar për kombin. 

Shumë Shqiptaro-Amerikanë të mirëedukuar janë pjesa më e shëndoshë e mendimit dhe veprimit intelektual që i mbushin me krenari e dinjitet Shqiptarët e Amerikës. Këta janë një kapital i florinjtë për ne këtu dhe Shqiptarët kudo në botë.

Fare mirë kjo elitë e mërgatës duhet të afrohet te Vatra dhe të  bashkëpunojë për lobim, por edhe që të thellojë punën studimore për shqiptarët etnikë në trojet Shqiptare. Kështu këtë lëndë studimore mund ta përdorë më pas në doktoratura apo dhe në klasa të veçanta në ndihmë të pasurimit të Albanologjisë.

Çështja Shqiptare do të jetë në rend të ditës për Shqiptarët e Amerikës deri në anëtarësimin e plotë të shteteve të Ballkanit perëndimor në BE dhe në NATO. Vatra historikisht ka lobuar për çështjen Shqiptare që me themelimin e saj. Peshën më të madhe të lobimit këto katër dekadat e fundit e kanë mbajtur Federata Vatra, Liga Qytetare e Dioguardit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Koha po thërret sërish Vatrën ta udhëheqë lobimin në Amerikë për çështjen Shqiptare me program të qartë e të detajuar për shqiptarët e trojeve etnike. Sot duhet një bashkëveprim brilant me të gjithë organizimet e mërgatës Shqiptare në botë, sepse do ta bënte më frytdhënëse këtë nismë kombëtare. Vatra eshte historia, krenaria dhe identiteti i shqiptarëve te Amerikës. Te gjithë duhet ti bashkangjiten Federates Vatra ne misionin e saj patriotik.

Nuk mund të lobosh me sukses të plotë në Amerikë përshëmbull pa përfshirë mërgatën disamilionëshe vetëm në Turqi apo pa bashkëkuvenduar me mërgatën e Europës, sepse lobimi duhet njësuar me program si për në Kongresin Amerikan edhe në parlamentin Europian.

Duke parë se takimet e Mërgatës në Tiranë janë kthyer në një dokumentar televiziv pa përmbajtje nga politikanët Shqiptarë partikapur e shtetkapur nevoja për një forum të përvitshëm intelektual të të gjitha organizimeve dhe individëve me peshë në Mërgatë është kërkesë e kohës për shqiptarinë. 

Mërgata disamilionëshe Shqiptare e bashkuar është një lumë malor që po ta krahasojmë me Drinin ku derdhen rrëke e lumenj e deri tek bashkimi i dy Drinave Bardh e Zi do ta përndritë ardhmërinë e kombit, ashtu sikundër Drini u dhuron dritë vatrave Shqiptare në Ballkan përditë. 

Mërgata në tërësi, duhet të harxhojnë më shumë energji se si mund të organizohen më mirë në komunitetin  ku banon. Duke qënë lokalisht të organizuar bëhemi faktor, bëhemi të besuar për Amerikanët edhe më shumë. Por çështë më e rëndësishmja ne duhet të fuqizojmë Vatrën dhe të  bëjmë më të sigurt lobimin e pastër për çështjen Shqiptare.
Le ti shërbejmë kombit perjete e mot. Le ti shërbejmë ardhmërisë së Shqiptarëve kudo që janë, që të jemi NJË dhe trojet tona të lulëzojnë nga Shqiptaria.

Sllavët dhe grekët ende mundohen të tkurrin territore Shqiptare në Shqipëri e Kosovë, ndërsa me metoda të kthjellëta antishqiptare bazuar në ligjet që ata bëjnë kërkojnë ta përhumbin faktorin Shqiptar dhe vetë Shqiptarin pa identitet, pa flamur Shqiptar, pa emra në Shqip të rrugëve e vëndbanimeve, pa adresë apo shenja vëndbanimi a vëndvarrimi në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni. Krimet Serbe në Kosovë nuk janë ndëshkuar ende. 

Vetëm fakti se ka më shumë Shqiptarë në mërgatë se në Ballkan është një thirrje e kohës për bashkëveprim në të mirën  e kombit. Kombi pret ende nga mërgata. 

Nëse mërgata e bashkuar punon me një strategji kombëtare, shumë probleme të çështjes Shqiptare në trojet etnike do të marrin rrugën e zgjidhjes më shpejt se deri më tani. Por nëse mërgata merr urdhra nga Tirana apo Prishtina, lumi i mërgatës që ujit shqiptarinë do shterojë Edhe për këtë shkak shpërngulja e detyruar e Shqiptarëve nga sllavët apo dhe nga makutëria e gjithë klasës politike Shqiptare do të jetë e pandërprerë në shifra që do të tronditin fuqinë e Shqiptarëve në Ballkan. 

Vatra ka shpirt te paster patriotik dhe atdhetar e do ishte e udhës që të marrë nismën e ta udhëheqë forumin e mërgatës Shqiptare që ta  detyrojë klasën politike Shqiptare të bashkëudhëheqin çështjen Shqiptare jo për prezantime televizive në Ballkan a Europë, por se duhet të bëjnë çfarë  thotë kushtetuta për ta mbajtur gjallë identitetin kombëtar në trojet etnike.

Kosova ende e ka plagë çështjen e pazgjidhur me Serbët e Veriut. Perëndimi në luftë të hapët me Rusinë nuk po e sheh të udhës zbatimin e reciprocitetit për Serbët në Kosovë sikundër për Shqiptarët në Serbi. 

Sot është nevojë emergjente për konsullata Shqiptare në Pazar të Ri dhe në Preshevë dhe për një buxhet ndihmues për Shqiptarët e Kosovës Lindore dhe të Sanxhakut të Pazarit të Ri përfshi Malin e Zi. Vatra duhet ti adresojë fuqishem këto kërkesa pranë qeverive shqiptare jo vetëm me takime formale, por me projekte duke treguar se çfarë ka bërë dhe mund të bëjë vetë dhe çfarë mund të bëjë në bashkëpunim me shtetet Shqiptare.

Për një punë me program e të detajuar për bashkëpunim me mërgatën dhe shtetet Shqiptare Vatra duhet të ketë koordinatorë të punës saj në çdo shtet të Ballkanit perëndimor ku ka Shqiptarë me qellim që ta parandalojë përkeqësimin e detajeve të çështjes Shqiptare në trojet etnike. 

Shqiptarët e Pazarit të Ri ose Masbjeshkës kanë qënë të harruar për  tre shekujt e fundit. Këta janë Shqiptarët e mbijetuar nga genocidi Turko-Serbo-Malazez që kanë provuar metodat më çnjerëzore në sy të fuqive Europiane që në fundshekullin e shtatëmbëdhjetë e deri sot.

Sot për sot vetëm shoqata “Kosova për Sanxhakun” me kryetar Ismet Azizi, KKSH dhe gazetari Marin Mema me programin “Gjurmë Shqiptare” kanë mbjellë shpresën e ringjalljes së Identitetit kombëtar në krahinën e Sanxhakut me shumicë Shqiptare. Shtetet Shqiptare ende heshtin për Shqiptarët e Sanxhakut. 

Tashmë, prej këtij ndërveprimi Shqiptar në Peshter dasmave u janë shtuar muzika dhe vallja Shqiptare. Në Pazar të Ri zyra e Shqiptare e KKSH kujdeset për mësimin e gjuhës Shqipe dhe veprimtari kulturore me temë kombëtare. Ky është vetëm fillimi i një pune kombëtare që do kujdes dhe përkushtime njerëzore. 

Problem parësor në Sanxhak të Pazarit të Ri mbetet vetëdeklarimi i kombësisë nga Shqiptarët. Kjo do të ndodhë më shpejt nëse mërgata dhe shtetet Shqiptare punojnë së bashku. 

Krahina e Sanxhakut është nën një vëmëndje të veçantë këtë vit nga regjimi i diktatorial i Vuçiç për të mbajtur nën kontroll partitë politike dhe njëkohësisht lëvizjet fetare, me qëllim për ta shuar kërkesën për statusin e veçantë të kësaj krahine në kuadrin e autonomisë ose të një zone gjeografike ndërshtetërore me kujdes të veçantë nga BE. 

Ora e Shqiptarëve të Sanxhakut tashmë është kurdisur për të ecur me hapin e kohës. Vëllezërit Shqiptarë etnikë, sidomos në Serbi,  kanë nevojë për dorën e ngrohtë të shteteve Shqiptare dhe të mërgatës. Atyre u ndalohet deklarimi i hapur Shqiptar, gjuha Shqipe në shkolla, përdorimi i flamurit kombëtar, përdorimi adresave si dhe u pengohet pjesëmarrja në vendimmarrje me mënyra të ndryshme.

Në Senatin dhe Kongresin Amerikan as që është specifikuar  Sanxhaku i Pazarit të Ri si problem kombëtar i Shqiptarëve. Kur shumica e Shqiptarëve do të vetëdeklarojnë kombësinë Shqiptare në Pazar të Ri e Peshter, Serbët dhe Perëndimi do të jenë përballë faktit se Shqiptarët e Sanxhakut janë tre herë e më shumë se ata të Kosovës Lindore sot. Serbët e dinë. Perëndimi do të dëgjojë, verifikojë e veprojë vetëm kur të deklarohet kombësia Shqiptare në regjistrimin e popullsisë brenda kuadrit ligjor Serb.

Por ne duhet të punojmë që tani me bashkëpunim në terren që të dokumentojmë faktet e genocidit ndaj Shqiptarëve dhe vetëdeklarimin e Shqiptarëve sipas adresave dhe vëndbanimeve të tyre. Këtë paketë dokumentare duhet t’ja dorëzojmë pastaj parlamentit të Serbisë, kuvëndit lokal të Pazarit të Ri, qytetit dhe qarqeve administrative të Sanxhakut nën Serbi,  parlamentit Europian, OKB-së dhe Kongresit Amerikan. 

Vetëm kështu do ta detyrojmë Serbinë që të njohë Shqiptarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri si komunitet. Pastaj hapërimi kombëtar vjen vetvetiu, por të paktën si fillim i jepet fund përgjithmonë dhunimit e mohimit të deklarimit të kombësisë Shqiptare në Serbi.

Kështu, këtë dekadë ne mund të shpresojmë që  edhe prej Sanxhakut shqiptarët në Serbi të rritin numrin e përfaqësimit të tyre në parlamentin e Serbisë me një subjekt të mirëorganizuar të kombësisë Shqiptare.

Lobimi i sotshëm në SHBA sidomos nga Vatra kërkon gjithëpërfshirje nga te gjithe faktoret rreth Vatres si zeri me i fuqishem i shqiptareve te Amerikes. Të jesh Vatran është përgjegjësi e madhe kombëtare. Veprat duan veprimtarë që sot.

Filed Under: Vatra

Të dashurosh deri në pamundësi është… e mundur!

January 16, 2024 by s p

Agim Baçi/

“Të të ripërtërihet kënaqësia e leximit dhe të mbulohesh me shenjën e pranimit të fuqisë së fjalës, për shkak të asaj që prodhon për lëkurën dhe sytë”- Kjo ndjesi të vjen nga poezitë e Vlora Ademit, teksa ndjen se ngulitesh në murmurimën e vargjeve dhe shtysën për t’i recituar me veten. Sepse poezia, ajo poezi që të rrok gjithë shqisat, ka nevojën e pashmangshme të recitimit, sidomos atij recitimi të brendshëm, me veten, me dëshirën për t’i mbajtur mend. Dhe teksa i thua ngadalë me veten kupton atë fuqi të së pashmangshmes brenda teje për të ëndërruar edhe syhapur, duke përsëritur se vetja është një lëkurë e pafundme prekjesh, ndjesish, fantazish, imagjinatash dhe se çdo herë duhet të shohësh atë që të bën ty të ndjehesh Ti, sa herë zgjohesh e sa herë qepallat të mundin në rrugëtimin e përditshëm.

Vlora nuk ngutet të na shtrojë një rrugë të lehtë për hapat tanë, por të lehtën e peshon aq mirë sa, pasi murmurin vargje të ndryshme, kërkon t’i rishohësh peshën e përbashkët. Ashtu siç na e sjellë edhe essteti Italo Calvino aq natyrshëm atë dallim aspak matematik mes të lehtës dhe të rëndës, duke na dhënë një peshore shpirtërore.

Nëse admiruesit dhe studiuesit e konsiderojnë poezinë si kurorën e imagjinatës në krijimtarinë letrare, mund të futen në këtë vëllim përmes velave që na dhuron vetë autorja për të udhëtuar në këtë det imagjinate, ku kufijtë janë mes lotit dhe buzëqeshjes. Madje, duket sikur të fton të mos turpërohesh teksa kap veten duke dashur të lexosh dhe të rilexosh, pasi “edhe dimnat mërdhasin”. Sepse brenda të bardhës ka gjithnjë nuanaca edhe më të bardha, e brenda të zezës ka edhe një tjetër errësirë, e ne veç duhet me vëzhguar me kujdes.

Është emocionuese të kalosh nga “Dimnat e fëminisë” te “Boshi i birit”, pasi duket sikur kalon një urë të qëndisur herë me fërshërfimë kënaqësie dhe ëndërrimi e herë me nevojën e ulërimës për atë çfarë na lidh me atë që s’mundena me e humb.

“Mundem me t’u ba erë që të lëviz velat

N’drejtime t’pagabueme,

Por nuk mundem me t’u ba lëkurë që ta fsheh

Secilën plagë….

…Mundem me t’u ba qiell që ta kupton etjen për nji

Pikë shi,

Por jo shi, që t’i shuen tana etjet”

( Shkëputur nga ‘nuk’ Mundem”, pjesë e vëllimit “Katërdhjetë e pak”)

Vlora nuk e fsheh se shumëçka është e vështirë të gjejë rrugën e shpjegimit. Madje, duke na ardhur me vargjet e poezisë “Mos i fol botës për te”, na shtron atë udhën e pamundësisë së rrëfimit, edhe pse poezia është gjithnjë ajo thirrja e fortë për ta arritur të pamundurën, sepse të dashurosh deri në pamundësi qenka e mundun, dhe se bota ka nevojë ta prekë, ta di atë forcë, edhe kur e dimë se prekjet dhe t’pamet e të njëjtës dorë, e të njëjtit sy, janë herë ngjitur e herë aq larg sa nuk mund të kesh fuqinë fjalësh për gjithë urat që duhen me mbërritur.

Teksa mbyll vëllimin ndjen direkt dëshirën për ta rihap, për ta rilexu, pasi të duket sikur kanë mbet aty imazhe që nuk ke arritur dot t’i rrokësh sa duhet. Pastaj, në rilexim kupton kurthin e amël të asaj që poezia e ka të nevojshme- të rilexosh dhe të përpiqesh ta thuash vargun, deri sa të të kthehet në lëkurën e kënaqësisë.

(Shënime për vëllimin poetik “Katërdhjetë e pak” e Vlora Ademit)

Filed Under: LETERSI

Dr. Osman Jonuzi (1879-1966) dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në vitin 1926

January 16, 2024 by s p

Prof.as.dr. Hasan Bello/

Babai i kirurgjisë dhe gjinekologjisë moderne shqiptare Dr. Osman Jonuzi lindi në Gjirokastër në vitin 1879. Arsimin fillor ai e mbaroi në Janinë ku familja e tij u zhvendos për arsye ekonomike. Më pas ai u regjistrua në gjimnazin e Manastirit.

Studimet e larta Dr. Osmani i vijoi në Fakultetin e Mjekësisë në Stamboll. Për disa kohë ai shërbeu si mjek i ushtrisë osmane në Mekë, Jemen dhe Tuniz. Me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, ai kthehet në atdhe ku vihet në shërbim të Qeverisë së Vlorës dhe nevojave që kishte populli shqiptar.

Pas Kongresit të Lushnjës në vitin 1920 Dr. Osmani bëri përpjekje për organizimin e sistemit shëndetësor. Për këtë, ai u emërua drejtor i spitalit civil në Tiranë dhe së bashku me ndihmësin e tij Dr. Ruzhdi Pobrati fillimisht hapën dy pavione, atë të kirurgjisë dhe gjinekologjisë. Një ndihmesë të madhe në këtë drejtim dha kryetari i Bashkisë, kleriku dhe patrioti Ismail Efendi Ndroqi. Ai aprovoi në Këshillin Bashkiak propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetësisë Prof. Dr. Rifat Frashërit dhe Dr. Osman Jonuzit për hapjen e spitalit të parë të Tiranës tek Hani i Pashës (Hani i Elbasanit) në krahun e djathtë të Kullës së Sahatit. Ky spital qëndroi i hapur deri në vitin 1932 kur u ndërtua spitali tjetër modern “Zogu I”. Ai kishte një kapacitet prej 50 shtretërish dhe ishte i organizuar në disa reparte. Në këtë spital kryeheshin vizita të ndryshme ambulatore dhe ndërhyrje kirurgjikale.

Më 21 qershor 1926, Dr. Osman Jonuzi i cili vazhdonte specializimin për kirurgji dhe gjinekologji si bursist i shtetit shqiptar në një nga spitalet më të njohur të Parisit, nënshkroi me urdhër të ministrit të Jashtëm Hysen Vrioni anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kjo marrëveshje u regjistrua në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve më 18 korrik 1926. Nga kjo konventë Shqipëria përfitoi bursa për studentët dhe mjekët, ndihma mjekësore dhe shëndetësore nga fondacione të ndryshme nga e gjithë bota, e sidomos nga fondacioni Rokfeler i SHBA-së.

Në foto spitali civil i Tiranës pranë Kullës së Sahatit i cili funksionoi nga viti 1920-1932 dhe Dr. Osman Jonuzi (1879-1966)

Filed Under: Histori

Vetëm peshku i ngordhur shkon me rrymën

January 16, 2024 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Më 3 janar 1521, Papa Leo X lëshoi ​​urdhrin papal Decet Romanum Pontificem, duke shkishëruar Martin Luterin, priftin dhe teologun gjerman i cili nisi Reformacionin Protestant.

Perandori Charles V i ofroi Luterit mundësinë të pendohej e të shpëtonte veten nga burgosja apo edhe ekzekutimi. Por Luteri iu përgjigj:

“Unë nuk mund dhe nuk do të heq dorë nga asgjë, sepse të shkosh kundër ndërgjegjes nuk është as e drejtë dhe as e sigurt. Ky është qëndrimi im, nuk mund të bëj ndryshe.”

Përpos përhapjes së menjëhershme të Protestantizmit në trevat gjermane, vendet e ulëta, ato nordike, britanike e më pas në kolonitë amerikane, qëndrimi i Luterit themeloi konceptin e ndërgjegjes së individit në raport me veten, shoqërinë, besimin dhe ideologjinë. Nga ky qëndrim i Luterit ndërgjegja u bë matësi dhe guida e aktivitetit njerëzor duke çuar ndër epoka lëvizje transformuese, revolucione dhe ideologji sfiduese ndaj shtypjes dhe kontrollit. Kjo është arsyeja që edhe të arrestuarit për shkak të mendimeve apo ideologjive të tyre quhen të burgosur të ndërgjegjes pasi e vënë atë mbi normat e imponuara apo të diktuara.

Mesazhi i Luterit u integrua e u cimentua në shoqërinë evropiane duke u përhapur edhe më tej, duke i bërë njerëzit e popujt të vetëdijshëm se vetëm peshku i ngordhur shkon me rrymën, dhe se të shkosh kundër ndërgjegjes nuk është as e drejtë e as e sigurt, por është vetëm skllavëri e verbëri.

Sot, ky parim themeltar dhe e drejtë njerëzore aplikohet në vendet e zhvilluara ndaj edhe shohim në mënyrë të vazhdueshme qëndresa popullore ndaj çdo diktimi e imponimi vertikal dhe kjo është arsyeja kryesore pse vendet perëndimore janë më pak të korruptuarat në renditjen botërore sepse ndërgjegja luan rolin themeltar në jetën e individit, qoftë ai apo ajo në pozicione qeverisëse e drejtuese qoftë edhe në ato zbatuese dhe në hallkat e fundit të hierarkisë së pushtetit.

Shoqëria shqiptare do jetë më e emancipuar dhe në anën e drejtësisë nëse secili do e dëgjojë zërin e ndërgjegjes së vet duke mos e kompromentuar kurrë atë, e nuk mos shkuar e vepruar asnjëherë kundër saj.

Është dhurata më e çmuar që ne kemi si individë dhe si shoqëri.

Është garantja e vetme e drejtësisë dhe e zhvillimit.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 52
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT