• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2024

22 të pushkatuar për Ambasadën sovjetike/ Odisea e doktorit mallakastriot që u dënua me 20 vite burg dhe s’doli gjallë

February 28, 2024 by s p

Nga Eduart Aranitasi/

Dr. Qemal Mustafa Araniti, nga Aranitasi i Mallakastrës qe me “fat”.

Me “fat: mbasi u shpëtoi plumbave të mizorisë, por jo vdekjes…

Ai u arrestua me disa intelektualë të tjeë dhe u akuzua krahas tyre për bashkëpunim e dijeni në vendosjen e bombës në ambasadën më të rëndësishme të kampit komunist. Incidenti në ambasadën Sovjetike në Tiranë bëri që 26 shkurti të lahej me gjak elitar e të shihte nën hekura qindra të tjerë.

Mbi të gjitha, vendimi politik ishte i qartë, gjak dhe terror mbi këdo që s’ishte dashamir i regjimit komunist.

Qemal Araniti lindi në Aranitas të Mallakastrës më 12 Janar 1917. Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij, në Aranitas dhe shkollën e mesme në Tiranë . Qemal Araniti studimet e larta i kreu në Vienë të Austrisë dhe me mbarimin e universitetit kthehet në Shqipëri bashkë me të dashurën e tij austriake.

Në Tiranë bën dasmën dhe nisën jetën me plot ëndërra.

Në vitin 1945, me ardhjen në pushtet të Enver Hoxhës, Qemal Araniti u arrestua me akuzën “armik i popullit” dhe u dënua me 10 vjet burg.

Në të njëjtën kohë u burgos dhe vëllai i tij Mit’hat Araniti, jurist, publicist, shkrimtar dhe përkthyes i njohur. Kujtojmë se, ata ishin djemtë e ish-Ministrit të Luftë në Mbretërinë Shqiptare, Mustafa Aranitasi.

Gjeneral Mustafa Aranitasi u internua bashk me gra e femijë.

Qemal Araniti mbasi mbaroj dënimin e parë, do ta gëzonte shumë pak lirinë sepse do të dënohej përsëri me akuzën e vënies së bombës në ambasadën e Bashkimit Sovjetik.

Arrestohet më 26 shkurt 1951 dhe dënohet me 20 vjet heqje lirie.

Vdes në burg nga turturat pa mundur të mbaroj dënimin.

E tmerrshme ishte vdekja e të birit, Skënder Araniti 17-vjeçar, i cili gjeti vdekjen në bankat e shkollës.

Vdekje e tij ka mbetur misterioze, por dihet se djaloshi adoleshent u vu nën etiketim e fyerje të orientuara nga bashkënxënësit e klasës dhe shkollës si biri i një armiku.

Gruaja e Qemal Aranitit e kaloj jetën e përbuzur dhe në mjerim bashkë me vajzën e vetme që i mbeti gjallë nga temerri komunist.

Austriakja, Zonja e nderuar Araniti, ndërroi jetë në Durrës, në fund të viteve 1980.

Filed Under: Kronike

Rreziqet dhe kërcënimet bërthamore ruse ne Gjeo-hapësirë

February 28, 2024 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Autor i librave: “Shërbimet Sekrete të Federatës Ruse” dhe “Strategjia Ushtarake e Federatës Ruse” 2023.

Duke qënë se javët e fundit SHBA-të kanë akuzuar Federatën Ruse se nën udhëzimet e presidentit Vladimir Putin, Komanda Ruse e Hapësirës po planifikon dërgimin e armëve bërthamore në gjeo-hapësirë me qëllim shkatërrimin e satelitëve, mendoj se është relevante një analizë në lidhje me rreziqet dhe kërcënimet e dërgimit të këtyre armëve në hapësirë. Kjo përbën edhe analizën e parë të këtij lloji në mediat dhe portalet Shqiptare këtu në SHBA dhe Shqipëri.

Federata Ruse ka në dispozicion kapacitete të larta për të ekzekutuar sulme nukleare globale, por nuk është e mjaftueshme të kesh vetëm armët dhe platformat për t’i lëshuar ato, por në të njëjtën kohë kërkohen edhe rrjetet e komandim-kontrollit, komunikimit dhe të drejtimit në mënyrë që ato të komandohen dhe drejtohen në drejtim të objektivit të sulmit.

Zbulimi, identifikimi dhe mposhtja e sulmeve bërthamore të kundërshtarit, kërkon një infrastrukturë shumë të avancuar e cila është e kushtueshme dhe pikërisht për këtë qëllim, Federata Ruse ka krijuar Komandën e Forcave të Hapësirës së Federatës Ruse (KV-Kosmicheskiye Voiska). Kjo komandë është përgjegjëse për lëshimin e satelitëve ushtarakë në hapësirë, ndërveprimin e tyre dhe zbulimin e kërcënimeve me bazë në hapësirë nga raketat balistike ose hipersonike, misioni i të cilave mund të jetë goditja e satelitëve ushtarakë rusë ose një sulm i organizuar kundër Federatës Ruse.

Forcat e Hapësirës (Kosmicheskie Voyska Rossii, KV) janë degë e Forcave Hapësinore Ruse, e cila ofron paralajmërime për hapësirën ajrore, sovranitetin ajror dhe hapësinor dhe mbrojtjen e Federatës Ruse. Kjo komandë u bashkua në datën 15 gusht 2015 me Forcat Ajrore Ruse dhe Forcat e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore Ruse, pasi krahu i pavarur i shërbimit u shpërbë në vitin 2011.

Në datën 15 gusht 2015, Forcat Ajrore dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore Ruse u bashkuan për të formuar Forcat Ruse të Hapësirës Ajrore. Komandanti i Forcave Hapësinore, gjeneral kolonel Vladimir Popovkini ka deklaruar në muajin janar 2006 se 18 satelitë ‘GLONASS’ do të ishin operacionalë në orbitë deri në vitin 2008. Në muajin tetor të vitit 2010, ky sistem u bë plotësisht funksional. Formacionet e Forcave Hapësinore Ruse përfshijnë Korpusin e 3-të të Mbrojtjes së Raketave dhe të Hapësirës dhe një Divizion të Paralajmërimit të Sulmeve Raketore, të dyja me selinë e tyre në Solnechnogorsk në afërsi të Moskës. Instalimet dhe asetet e tyre përfshijnë stacionin e radarit ‘Hantsavichy’ në Bjellorusi, një numër të caktuar radarësh të tjerë të mëdhenj paralajmërues dhe sistemin e raketave anti-balistike A-135, i cili mbron Moskën dhe sistemin luftarak me lazer anti-ajror ‘Peresvet’ që ka mision mbrojtjen nga raketat strategjike kundërshtare.

Kompleksi ‘Okno’ që është i vendosur dhe funksionon në afërsi të qytetit Nurek në qëndër të Taxhikistanit, është një objekt i madh i gjurmimi optik që ka mision të monitorojë objektet në hapësirë. Kompleksi ‘Okno’ është në gjendje të gjurmojë objekte deri në 40.000 km largësi nga Toka, deklaruan burimet e inteligjencës në momentin e vendosjes së saj në gadishmëri në vitin 2002. Ky objekt përfshin pajisje të ngjashme me teleskopet të vendosura në disa sfera të mëdha, të ngjashme me sistemin e SHBA-ve ‘GEODSS’.

Hapësira do të shërbejë si fushëbeteja kryesore e luftës kundër SHBA-ve nga forcat e Federatës Ruse në rast të një konflikti të mundshëm në të ardhmen. Për këtë qëllim, ushtria ruse është duke zhvilluar, prodhuar dhe ka testuar një sërë armësh të avancuara dhe shumë të fuqishme, të cilat do të mundësojnë ekzekutimin e sulmeve në hapësirë. Planizuesit strategjikë rus prej vitesh kanë studiuar taktikat dhe strategjitë e luftës së ushtrisë amerikane gjatë dy dekadave të fundit në zonat e konfliktit në të gjithë globin.

Konkluzioni i tyre është se kapacitetet e forcave amerikane të hapësirës, ishin shkaku kryesor për krijimin e superioritetit dhe performancës së shkëlqyer ushtarake të fushatave ushtarake në Kosovë, Irak, Afganistan, Libi dhe në Siri. Në këtë rast, po rikujtoj sukseset e fillimit të këtyre fushatave jo për kaosin që i ndoqi këto fushata më pas, deri në tërheqjen e paorganizuar nga Afganistani në vitin 2021. Aftësia e ushtrisë amerikane për të realizuar sulme të fuqishme me shpejtësi dhe precision është i pakrahasueshëm në historinë e luftërave botërore, duke minimizuar në maksimum humbjet e jetës së civilëve gjatë ekzekutimit të këtyre operacioneve të gjera ushtarake.

Këtu një rol të jashtëzakonshëm kanë padyshim aftësitë dhe kapacitetet e agjensive amerikane të inteligjencës qofshin ato të CIA-s apo të DIA-s, aftësitë e të cilëve për të ndjekur dhe asgjësuar nga toka ose nga ajri objektivat e rëndësisë së veçantë (HVT) si në rastin e Sadam Hysein-it, Osama bin Laden-it, Abu Musab al-Zarkaw-it, Kasem Sulejman-it, Dr. Awman al-Zawahir-it, etj janë vërtetuar tashmë në nivelet më të larta. Këto operacione speciale por edhe qindra të tjera, kanë treguar se sado të fshehta të jenë operacionet e terroristëve edhe sikur të duhen më shumë se 25 vite si në rastin e Dr. Awman al-Zawahir-it, përsëri agjensitë amerikane të inteligjencës kanë aftësinë të gjejnë, planizojnë dhe ekzekutojnë me sukses eliminimin e tyre.

Në këtë këndvështrim, këto kapacitete por jo vetëm i mundësojnë SHBA-ve këtë superioritet kaq të madh duke kombinuar edhe aftësitë e larta të konstelacionit satelitor më të mirë dhe më të madh në botë. Arsenali Amerikan i hapësirës është lëshuar dhe vënë në shfrytëzim nga një kombinim i industrisë private, Komanda e Forcave Ajrore, Komanda e Forcave të Hapësirës dhe Zyra Kombëtare e Rikonicionit (NRO) e dislokuar në Chantilly të Virxhinias, ekzistenca e të cilës ishte e klasifikuar deri në vitin 1992.

Duke parë dhe analizuar sa më lartë, rusët dolën në konkluzionin se për sa kohë që SHBA-të kanë kapacitet superior në hapësirë, e cila u mundëson atyre sukses në fushëbetejë, në të njëjtën kohë ajo është një fushë që në rast se nxirret jashtë luftimit i nxjerr ata zbuluar për shkak të vartësisë së tyre të plotë prej saj. Rëndësia e satelitëve mund të krahasohet me suksesin e futjes në përdorim të GPS-it për civilët. Në të njëjtën mënyrë, forcat ushtarake amerikane varen prej 31 satelitëve të GPS-it për detyra si psh sinkronizimi i operacioneve ushtarake, goditja e objektivave nga ajri dhe nga toka, vendodhja e personelit, etj.

Sipas ish komandantit të Komandës Strategjike Amerikane (STRATCOM) gjeneralit John Hyten: “Vartësia e ushtrisë amerikane nga satelitët në hapësirë sa i përket perspektivës së Komandës Strategjike të Hapësirës për Parandalimin dhe Sigurinë, është themelore për çdo operacion ushtarak që realizohet në ditët e sotme në të gjithë globin”. Gjenerali amerikan John Hyten ka pranuar se çdo avion sulmi ose bombardues, dron sulmi ose zbulimi, anije luftarake ose njësitë ushtarake kanë vartësi kritike nga operacionet e realizuara nga hapësira. Në të njëjtën kohë, ai ka pranuar se Rusia është duke ndërtuar armë të fuqishme për luftë në hapësirë, me qëllim kërcënimin e satelitëve amerikanë të cilët operojë në hapësirë.

Si përfundim, kjo është pikërisht arsyeja përse rusët kanë vendosur që të rrisin presionin kundër SHBA-ve nëpërmjet kërcënimit se me vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë, janë në gjendje të rrezikojnë sigurinë dhe për rrjedhojë funksionimin e satelitëve amerikanë aq të domosdoshëm për komandim-kontrollin e sistemeve të avancuara të armëve në tokë.

Filed Under: Opinion

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman

February 28, 2024 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, bashkë me kryetaren e këtij komisioni, znj. Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, ku dhe i falënderoi anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai tha se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkët, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit gjerman të Mbrojtjes, ata u shprehën se mbështetja gjermane ndaj vendit tonë do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal.

Kryetaren dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes gjermane, Kryetari Konjufca i njoftoi me punën e Kuvendit të Kosovës në çështjet e mbrojtjes, e në anën tjetër i njoftoi edhe me zhvillimet në vendin tonë, ku vlerësoi lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe rëndësinë e kësaj në një kohë kur shteti serb angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit.

Anëtarët e Komisionit e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe i shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të interesave të dyanshme.

Filed Under: Rajon

Çfarë doli nga zgjedhjet e Michigan-it. Pse është i shqetësuar Bideni dhe Trumpi

February 28, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Joe Biden dhe Donald Trump fituan lehtësisht zgjedhjet paraprake të partisë së tyre në Michigan, por rezultatet e së martës treguan se të dy kandidatët kanë arsye për shqetësim në përpjekjen e tyre për të fituar shtetin e luhatshëm në nëntor.

Një votim “i paangazhuar” në zgjedhjet paraprake Demokratike të Miçiganit ishte treguesi i parë se si reagimi ndaj trajtimit të luftës Izrael-Hamas në Gaza nga Presidenti Biden mund të ndikojë në fushatën e tij për rizgjedhje. Trump fitoi zgjedhjet e tij paraprake me një diferencë të madhe, por mbështetja për rivalen Nikki Haley tregoi edhe një herë se disa votues republikanë mund të kenë dyshime për t’i dhënë ish-presidentit edhe katër vjet në zgjedhjet e përgjithshme.

Michigan ishte shteti i fundit kryesor kryesor përpara Super Martes, dhe të dyja palët po vëzhgonin nga afër implikimet për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit në një nga disa shtete reale të lëkundura të mbetura në vend.

Biden tani ka arritur fitore mbi kandidatët më pak të njohur në Karolinën e Jugut, Nevada dhe New Hampshire, të cilat ai i fitoi në një fushatë me shkrim. Rezultatet e së martës tregojnë se pozita e tij është ende e fortë në Michigan, të cilin Biden e ktheu në kolonën Demokratike në 2020.

Trump ka përfshirë të pesë garat e hershme shtetërore, duke përfshirë Karolinën e Jugut, shtetin e rivales Haley. Ai tani shkon në Super të Martën, kur 15 shtete dhe një territor i madh po mbajnë gara për nominimin e republikanëve, si favoriti dërrmues për të mbyllur emerimin republikan.

Michigani ishte një nga tre të ashtuquajturat shtetet e murit blu, duke përfshirë Wisconsin dhe Pennsylvania, që Trump I fitoi në 2016. Ai parashikoi një fitore të madhe që më parë.

Vetëm 16 nga 55 delegatët presidencialë republikanë të Miçiganit do të përcaktohen nga rezultatet parësore, ndërsa delegatët e mbetur do të ndahen gjatë një konvente të 2 marsit. Dominimi i parashikuar i Trump në konventën shtetërore, ku aktivistët bazë do të luajnë një rol kyç, do të vendosë ndarjen e 39 delegatëve të mbetur të GOP.

Disa demokratë shprehin zemërimin për Gazën me votën ‘të paangazhuar’

Michigan është bërë pika qendrore e zhgënjimit të demokratëve në lidhje me veprimet e Shtëpisë së Bardhë në konfliktin Izrael-Hamas. Ajo ka përqendrimin më të madh të arabo-amerikanëve në vend. Ai zemërim erdhi me zë të lartë dhe të qartë të martën, ndërsa disa votues shënuan “të paangazhuar” në fletën e tyre të votimit në zgjedhjet paraprake Demokratike. Biden dominoi ende zgjedhjet paraprake, por rezultati mund të jetë një shqetësim në një shtet që ai fitoi me më pak se 3% në 2020 dhe ka të ngjarë të mos lejojë të humbasë këtë vit.

Organizatorët e lëvizjes “së paangazhuar” i kishin mbajtur qëllimisht të ulëta pritshmëritë, pasi kishin filluar seriozisht shtytjen e tyre vetëm disa javë më parë. Fushata “Dëgjo Miçiganin” që organizoi shtytjen tha se ata shpresonin për 10,000 vota, duke treguar fitoren e Trump prej më pak se 11,000 votash në 2016 për të treguar rëndësinë e këtij numri.

Kur Barack Obama kandidoi për rizgjedhje në vitin 2012, herën e fundit që një president presidencial demokrat kërkoi rizgjedhjen, opsioni “i paangazhuar” mori afër 21,000 vota – ose 11 pikë përqindjeje.

Totali i votave “të paangazhuara” do të duhet të jetë midis 20 dhe 30 pikë përqindjeje që demokratët të shqetësohen për ndikimin e tyre në nëntor, tha Richard Czuba, një anketues që ka ndjekur prej kohësh politikën e Miçiganit.

“Njëzet për qind e tërheq vëmendjen time. Nëse rritet në 25%, kjo merr shumë më tepër vëmendje dhe nëse rritet mbi 30%, mendoj se ky është një sinjal se Joe Biden ka çështje mjaft thelbësore në bazën e tij, “tha Czuba.

Pjesa më e madhe e votës “të paangazhuar” erdhi nga ana lindore e shtetit, në komunitete të tilla si Dearborn dhe Hamtramck, ku arabo-amerikanët përfaqësojnë afërsisht gjysmën e popullsisë. Biden fitoi Dearborn me një avantazh afërsisht 3 me 1 në 2020 dhe Hamtramck me një diferencë 5 me 1.

Disa republikanë ende e kundërshtojnë Trumpin

Pavarësisht fitores së qartë të Trump në Michigan, Haley ende pa mbështetje të konsiderueshme nga republikanët e shtetit të lëkundur.

Disa nga rezultatet e saj më të mira erdhën në qarqet Oakland dhe Kent, ku demokratët kanë fituar terren vitet e fundit, duke kontribuar në suksesin e tyre të fundit mbarëkombëtar. Ajo gjithashtu performoi më mirë në qarqet ku ndodhen universitetet më të mëdha të shtetit, qarqet Washtenaw dhe Ingham.

Trump ka dominuar në zgjedhjet paraprake me ndihmën e bazës së tij, por fuqia e tij mes votuesve të zgjedhjeve të përgjithshme mbetet e paqartë. Ish-presidenti është shfaqur rregullisht në Michigan në tetë vitet që kur u bë president, ndërsa Haley filloi të pengohej në shtet vetëm gjatë fundjavës.

AP VoteCast zbulon se një pjesë e madhe e kundërshtimit të Trump brenda zgjedhjeve paraprake republikane ka ardhur nga votuesit që e braktisën atë para këtij viti.

Të tre kandidatët republikanë mbarëkombëtar që Trump miratoi në zgjedhjet afatmesme të vitit 2022 u mundën nga pushtetarët demokratë.

Filed Under: Fejton

#SiSot, më 28 shkurt të vitit 1903, iu sos fryma ideologut të Rlindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

February 28, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Ky përfaqësues i shquar i drejtimit letrar të romantizmit, u lind më 1814-n në fshatin e vogël dhe piktoresk të Makisë, në Kalabri. U edukua në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, ku u trajtësua botëkuptimi i tij mbi atdhedashurinë, shtetformimin, rendin shoqëror e politik.

Në vitin 1834, De Rada u nis drejt Napolit për të ndjekur studimet në dëgën e drejtësisë. I gjendur në epiqendrën e “sizmave” kulturore dhe politike të Italisë së Jugut, poeti arbëresh u njoh me lëvizjen letrare të kohës dhe rroku penën për të hedhur në letër krijimet e tij të para. Nën ndikim e ideve të brendësuara, zuri fill vepra e tij e parë e botuar, “Këngët e Milosaos” (1836), që briti kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve.

Në vjetët 1847-1848, De Rada botoi “Rrëfimet e Arbrit”, që përmblidhte katër novela në vargje, ku ideja patriotike shprehej me lirizëm të theksuar. Paskëtaj, duke nisur prej vitit 1860, botoi një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, siç janë: “Parimet e estetikës” (1861), “Lashtësia e kombit shqiptar” (1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (1866) etj, ku përkrahte fuqimisht çështjen kombëtare. Shkrimtari arbëresh militoi në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Për përhapjen e mesazheve politike në mbrojtje të interesave kombëtare, do t’i vinte në ndihmë edhe publicistika. Në vitin 1883, ndërmori përsipër botimin e revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbërit”, në numrat e së cilës ngulmohej për autonominë e Shqipërisë.

Në vitet 1890-të, De Rada përfundoi poemat “Skënderbeu i pafat” dhe “Gjon Huniadi”. Ai organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), si edhe mori pjesë në Kongresin XII-të të orientalistëve ne Romë, ku si rezultat i përpjekjeve të tij u çel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#JeronimdeRada

No photo description available.

See insights and ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT