• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2024

Tahiri – si Edmond Dantesi pas burgut

February 8, 2024 by s p

Satirë nga Rafael Floqi/

Hulumtimi për pasuritë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, na sjell një histori, që më shumë përcjell ngjashmëri me një përrallë moderne, sesa me një raport mediatik. Ajo duket si romani i Aleksandër Dumasit “Konti i Montekristos”- si një mister i hollësishëm, mbi të cilin po përpiqemi të hedhim ca dritë humoristike, sidomos mbi një rrjet të ngjitur biznesesh që shtrihen që nga ndërtimi, në turizmin mjekësor dhe deri te qendrat estetike kurative. 

Por si, qysh si arriti Tahiri të bëhet milioner që nga burgu. Apo ajo levander mbante erë hashashi të pashitur?

Në qendër të hulumtimit satirik është “Eagle Residence”, një projekt ndërtimi në pronësi të Tahirit, i cili në pamje të parë duket si një ndërtesë shumë e zakonshme, por që fsheh një histori misterioze prapa fasadës së saj të shkëlqyeshme. Ajo që fillon si një ndërtim i zakonshëm, shpesh mbaron si një aventurë në botën e pasurisë dhe politikës “estetike”.

Duke grumbulluar informacione nga deklaratat financiare dhe lidhjet me investitorë të ndryshëm, hulumtimi na dëshmon një panoramë të pasurive të përbashkëta, ku bizneset dhe pronat shfaqen si personazhe në një dramë politike. Por çfarë e bën këtë hulumtim të veçantë është ironia e situatës, ku pasuria dhe pushteti shpesh përplasen në një farë “të lumturish” që i ndihmon protagonistët të zgjidhin problemet e tyre financiare. A ha, vetëm kaq?

Në këtë histori, bashkëshortja e Tahirit, Fatlinda Tahiri, është mbretëresha e Midas, që çdo që prek e kthen në ar. Ajo luan një rol tërësisht të veçantë, duke krijuar kompani si “Health Tourism Albania” dhe “Lavender Clinic”. Ajo përshkruhet si një heroinë moderne e botës së biznesit, e cila ecën me guxim në fushën e turizmit mjekësor dhe estetikës, dhe pse e sëmurë rëndë, sa burin e nxorrën nga burgu për t’i shërbyer, dhe ndërsa i shoqi qe në burg, ia doli mbanë me sukses të dukshëm.

 Por në sfondin e kësaj aventure, pastrimi cash-i, disa pyetje mbeten të pazgjidhura, si për shembull, cilat janë burimet e dyshimta të financimit dhe përdorimi i tyre në bizneset e saj. “ Follow the Money “ thonë   gojët e këqia, po ndoqët erën e Livandos (Lavender) e gjeni. Po pse më duket ky emër si lavanderi apo lavatriçe!”.

Dhe pastaj, si në çdo përrallë, ka dhe një kontekst politik dhe ligjor që i shton ngjyra të tjera historisë tonë. Me emërimin e Tahirit si ministër i Brendshëm dhe dënimin e tij për trafikun e drogës, vetëm për shfrytëzim detyre, raporti mes pasurisë dhe pushtetit bëhet edhe më intrigues. Tahiri që në fillimet e tij shfaqej si Rambo pranë helikopterit që do zhdukte kanabisin e Lazaratit, e bëri vendin hashishhane, apo si i thonë këtu në Amerikë, Hukah, dhe veten e promovoi në ekzekutor dhe mbulues të trafikimeve. Se s’thonë jo me kot, se korrupsioni është vrasësi i heshtur i kombeve, duke i rrjedhur burimet e destinuara për të mirën e përbashkët në xhepat e pak njerëzve, si livando, ahha.

Por paratë lënë një gjurmë, një gjurmë vendimesh dhe prioritetesh. Për të kuptuar thelbin e çdo sistemi apo ndërmarrje, duhet të gjurmoni me zell lëvizjet financiare. “Ndjekja e parave nuk ka të bëjë vetëm me financat; ka të bëjë me fuqinë, ndikimin dhe shpeshherë dinamikën themelore të vetë shoqërisë. Pas çdo ngjarjeje apo vendimi të madh, ka një histori financiare që pret të tregohet. “E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.”, thotë  Edmund Burke.

Ndjekja e parave ndriçon rrugën e historisë,  pasi kërcënimi më i madh për demokracinë nuk është tirania nga jashtë, por korrupsioni nga brenda.  Apo peshku s’qelbet nga koka! 

Thuhet se Tahirit, kohët e fundit i ka shkruar me Whats up edhe ish- zvkryeministri i arratisur, Arben Ahmetaj, i cili pasi bëri një  “Rama Culpa”, jo vetëm për qejf e nder të opozitës të Syrit, apo pse i duhet për të lehtësuar marrjen e një azili politik, por vetë, e pyeti këtë të fundit ndër të tjera, kur doli nga burgu: 

“ Pse na e futi neve Rama?”  Ndërkaq pas kësaj vijoi me një pyetje të habitshme, por dukej që qe e rëndësishme e prej ekonomisti me/pa përvojë: “Qysh ia dole të bëhesh i pasur që nga burgu? A mundet?”

Në një vend ku politika duket si një episod  telenovele, gjurmët e ish-zv.kryeministrit të arratisur janë si një skenar absurd, që nuk mungon të përfshijë asnjë element të pazakontë. Opozita është e kënaqur që i po i vërtetohet akuza. Opozita duket se po e shfrytëzon Ahmetajn. kurse nga ana tjetër, ai po e shfrytëzon “Syrin” për të ruajtur veten. “O të hëngsha “Syrin!” 

Sipas tij, kryeqyteti i Tiranës ka dy qendra: kryeministrinë dhe bashkinë, duke u fokusuar në pikat problematike si inceneratori i kryeqytetit dhe Eco Parku i Durrësit.  Në një përpjekje për të provuar rolin e Edi Ramës si drejtues i komplotit, Ahmetaj tregon për një takim ku kishte kërkuar dorëheqjen, por Rama e kishte refuzuar. Ky moment delikat duket si një pikë kulmore në skenarin e tij, ku dy figurat përplasen në një lojë të skajshme pushteti dhe intrigash. Kush do të fitojë ? S’ thonë, më kot, se kur paraja dhe pushteti u përplasën, atherë lindi korrupsioni. 

Kështu pra, historia e politikës shqiptare shndërrohet në një spektakël ku komedia dhe tragjedia përplasen në mënyrë të papritur, duke e lënë audiencën të mendojë, se nëse duhet të qeshë apo të qajë për fatin e vendit . Në fund të fundit, politika mbetet një skenë ku personazhet e saj luajnë rolet e tyre me një pasion dhe një shkatërrim të barabartë. “Thuhet se pushteti të korrupton, por në fakt është më e vërtetë që pushteti i tërheq të korruptuarit. Njeriu  me mendje të shëndoshë zakonisht tërhiqen nga gjëra të tjera përveç pushtetit.” – David Brin

Pra, në fund të këtij hulumtimi, mbetet të pyesim: çfarë mbetet nën mbulesën e pasurisë së Tahirit dhe bashkëshortes së tij? A ka hulumtim  SPAK-u për të zbuluar të vërtetën e fshehur? Apo kjo është “loja”, vetëm një tjetër pjesë e përrallës së pasurisë së çuditshme dhe pushtetit të panjohur, që të bën milioner edhe në burg?  Siç na e sjell ndër mend, Ali Asllani në vargjet klasike “ Të pa brek‘ ju gjeti dreka, milioner ju gjeti nata…! Dhe për ta mbyllur po me një shaka për “Kohën e maskarenjve”, po pyesim:

-Pse “Boss i Antimafias “ndihej në burg si në shtëpinë e vet? 

-Sepse pas hekurash “biznesi” lulëzon si canabis përpjetë!

Filed Under: Sociale

Kosovë – Universiteti i Prishtinës feston 54 vjetorin

February 8, 2024 by s p

-Në prag të shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur rektorin Qerim Qerimi\

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 8 Shkurt 2024/ Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në këtë muaj Shkurt 2024 shënon 54 vjetorin e themelimit të vlerësuar ngjarje historike për popullin e Kosovës, por edhe për gjithë kombin shqiptar.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore shqiptare-kosovare një vit më herët – në 1968. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë, në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës do të japë dritë, shkencë e kulturë”, ishte, në 16 Shkurt 1970, kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, më të cilat u shtyp edhe abetarja e parë në gjuhën shqipe në Kosovë në nëntor 1946.

“Në Rilindja, që është edhe abetare e parë, i kanë rrënjët edhe Universiteti, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, edhe shumë zhvillime e aspiratat tona”, kam shkruar në Monografinë e gazetës historike.

Universiteti i Prishtinës i posathemeluar kishte Fakultetin Filozofik, Fakultetin Juridiko-Ekonomik, Fakultetin Teknik dhe Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa tani ka 17 fakultete.

Kosova shtet i pavarur nga 17 Shkurti historik 2008 ka hapur universitete publike edhe në disa qytete të tjera.

Në prag të shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 7 Shkurt 2024 ka pritur në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, profesorin Qerim Qerimi, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Bisedë e diskutimit ishin arritjet dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion. Rektori Qerimi e njoftoi Kryeministrin Kurti se me draft statutin e ri për Universitetin, përveçse dokument i rëndësishëm për institucionin, ai synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë.

Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh. Rektori Qerimi e falënderoi Kryeministrin Kurti për ndihmën që Qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin.

Kryeministri Kurti e falënderoi rektorin Qerimi për kontributin e tij drejt përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë, e kësisoj edhe zhvillimit të shoqërisë në shtetin tonë. Ai gjithashtu shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë takimit u potencua edhe nevoja për angazhim shtesë rreth çështjes së profileve deficitare. Universiteti i Prishtinës deri më tani ka marrëveshje bashkëpunimi me 500 institucione akademike ndërkombëtare. Për të shtuar shkëmbimin e përvojave me shtetet e tjera, Universiteti i Prishtinës është duke krijuar programe të tjera alternative edhe në gjuhë angleze për studentë nga jashtë, si dhe programe të përbashkëta studimi në nivel të doktoratës dhe masterit.

Filed Under: Rajon

Who Dr. Ibrahim Rugova Was, Is, and Will Be!

February 8, 2024 by s p

By Don Lush Gjergji

5 February 2024, European Parliament, Strasbourg

About 18 years since his passing and 80 years since his birth, after so many perspectives and

analyses, for me, the central question remains who the Historic of President of Kosova, Dr. Ibrahim

Rugova, was, is and will be! Answering this question is essential, but that is based on my own personal experience, friendship, brotherhood, knowledge of and cooperation with Dr. Rugova, and it is not intended to impose it on anyone, as a good Latin saying goes: Quot capita, tot sentetiae (so many heads, so many opinions). In light of this, in my perspective, Dr. Ibrahim Rugova was first a fruit of holy providence, an also a product of the dramatic history of the time—a time which hinged on the matters of life and death, light and darkness, good and bad, freedom and enslavement, lies and truths, democracy and dictatorship, existence and destruction, which could all be summed up the Shakespearean way with

the famous saying—to be or not to be. With Dr. Ibrahim Rugova, we, the Albanians of Kosova and beyond, stood on the side of life, justice, light, freedom, democracy, and independence through peaceful and non-violent means. He did not arrive at these determinations, commitments and brave and visionary directions easily, but through a very tough philosophical journey based on the history of our Illyrian and Arberian predecessors as well as that of our Mediterranean and European region, and in accordance with the school of thought of Gandhi, Martin Luther King, Havel, and especially Pope John Paul II, and

Mother Teresa.

His starting point was very pragmatic: it is better to be a live donkey than a dead bear; which meant

that it was essential to save the existential being of our people, in accordance with Mother Teresa’s

postulate: give your best. He expressed this with these words: “Our powerful weapons are antiquity, tradition, culture, roots, and our identity, as well as our youth… Albanian intellectuals want to serve the people. What do we need, a Kosovo diminished by massacres or exclusions?… Now it is crucial to save the people. We will seek from the international community a transitional phase, international protectorate for

several years, then we will work together for the independence of Kosovo… Two personalities have

positively influenced me: Pope John Paul II and Mother Teresa…” Therefore, he was and remains a visionary, a “sower,” in a way, even a “prophet,” an architect, the historic President of a free, independent, democratic, open Kosovo, open to all, to Belgrade and Tirana, always seeking dialogue, communication, and discussion for the good, the right, the truth, above all life and love, which are links in the common historical and current chain. I will never forget his life principle: “If the world recognizes who we have been and are, what we want and how we want to achieve it, then the world will be with us because antiquity, history, tradition, culture, civilization, our centuries-old Christianity, above all life and justice, equality are

with us… We want to seek human and democratic ways for them to accept us for who we are without harming anyone… The people, through experience, teach and guide us: Good comes slowly,

while evil comes quickly…” And history happened – the miracle, the world was with us, with small Kosovo, with our people, because our principles, attitudes, and our cause became the scrutiny of the conscience of all humanity. His far-reaching mind, his great heart, his human and national culture, allowed Dr. Ibrahim Rugova to be timely and timeless, both in the assessment of the past, history, antiquity, and martyrdom, as well as in the projection of the future, freedom, democracy, and independence, for the benefit and

good of all. Principles such as: “On our side is the truth, history, the land of Kosovo, the people… The peaceful and nonviolent strategy is a solution and a necessity to prove that we are a people who have chosen peace through peaceful and nonviolent means… Nonviolence is a choice, as we have remained

without police, without parliament, without government, because Serbs have expelled Albanians from these institutions. However, the peaceful and nonviolent strategy is more of a determination than a necessity, so that the world investigates that we are oppressed and abandoned by all…” (Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex – Jugoslavia, EMI Bologna, 1993, p. 29 -30).

This method, form, strategy has proven to be the best, even the only one, to avoid the oppression or

expulsion of the people, to avoid massacres and our destruction. Dr. Ibrahim Rugova never “knew” and never wanted to defend himself, but courageously, wisely, and very successfully, he defended the Albanian people, especially our Kosovo, everywhere. He never “knew” and never wanted to attack anyone, except for evil, injustice, dictatorship, hatred, falsehood, deception, and always with the power of Truth and Love, with the persistent and inspiring strategy of forgiveness, reconciliation, cooperation, and coexistence with all. My appreciation for Dr. Ibrahim Rugova is this: Some write history, some remain in history, some are history. Dr. Ibrahim Rugova writes history, remains in history, and what is even more important, he is historical and a marvel, our present and future, the Albanian “Gandhi,” the guide and inspirer of our freedom, independence, and democracy.

May be an image of 7 people, newsroom and text

Filed Under: Kronike

Avni Hafuzi e jetësoi sheshin, tavolinën e mundjes dhe bustit të Skënderbeut në Eger të Hungarisë

February 8, 2024 by s p

“Busti i Skënderbeut në shesh është planifikuar të vendoset në fund të marsit ose nga gjysma e prillit, që sheshi Skënderbe të ketë edhe kryeheroin tonë, Skënderbeun. Ne jemi të gatshëm ta realizojmë dhe do të jetë ditë e madhe e historike, si dhe do ta jetësojmë, sportin e mundjes, që ka filluar nga kryeheroi ynë.“

Edhe një ngjarje e madhe, edhe një pjesë e historisë po shkruhet nga diaspora shqiptare. Të hënën e datës 05 shkurt, në prag të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, po jehon lajmi edhe ate me siguri të plotë, falë punës e angazhimit të sinqertë e me plot shpirt, nga veprimtari, modest e i punës, z. Avni Hafuzi, se u vendosën dy tabelat e sheshit në qytetin Eger afër Budapestit, në dy gjuhë shqip dhe hungarisht me emrin e kryeheroit tonë Skënderbeu. Në këtë solemnitet morën pjesë disa personalitete hungareze, në mesin e tyre edhe z.Attila Farkas, nënkryetar i bashkisë së këtij qyteti dhe miq të z.Hafuzi. Edhe z.Hafuzi e ndau këtë gëzim përmes një lajmi me foto në Facebook, duke shkruar „Dje në sheshin Skënderbej në Eger, bashkë organizuam vendosjen e tabelave dygjuhëshe me flamujt përkatës, ku shkruhet emri i sheshit. Ky shesh, pas mbjelljes së pemëve dhe vendosjes së këtyre tabelave, është zbukuruar edhe do të bëhet edhe më i bukur e madhështor me vendosjen së shpejti të tavolinës për mundje dore, e në fund të bustit të heroit tonë kombëtar!“ Edhe vetë, nënkryetari i bashkësisë së Eger, z. Attila Farkas e pasqyron në faqen e tij në Fb duke shkruar: „

Këtë mëngjes, falë Konsullit të Nderit të Shqipërisë Avnija Hafuzi kanë mbërritur dhe janë vendosur të ekspozuara shenjat e emrit të rrugës Skenderbeg.

ük Si rezultat i viteve të fundit, ne e kemi forcuar marrëdhënien tonë edhe më afër, kështu që zona publike në zonën time zgjedhore është pasuruar me zona të reja.

Në nëntor mbollëm pemë në vend me konsullin, dhe së shpejti zona para këndit të lojërave do të zgjerohet me një tavolinë të mundjes së dorës në natyrë, pllakat e sheshit dhe busti i Skënderbut“.

Për t`u informuar më shumë në lidhje me këtë ngjarje ne bashkëbiseduam, me veprimtarin e njohur, z.Avni Hafuzi, që jeton e vepron në Hungari dhe ja se çka na tha ai ndër të tjera: „

„Siç dihet, Sheshi „Skënderbe“ më 15 shkurt të vitit 2000 është emëruar. Ne patëm filluar së bashku nga viti 1999 në ambasadën e Shqipërisë në Hungari me ambasadorin e atëhershëm, z. Adhurim Resuli. Bashkë me iniciativën tonë e kemi biseduar, që ta kemi një bust të Skënderbeut dhe një shesh në Hungari. Në ate kohë nuk patëm mundësinë që shpejt ta realizojmë, por nuk u ndalëm dhe e gjetëm mbështjen te kryetari i qytetit Eger, z. Dr.Nagy Imre. Në shkurt të vitit 2000, Siç dihet ish presidenti i Shqipërisë, Prof.dr. Rexhep Mejdani erdhi dhe ne e inaguruam sheshin „Skënderbe“ dhe ishte ish ministri hungarez, z.Torgyàn Jözsef. Ishte padyshim një ngjarje e madhe. Nga viti 2000-2024 sheshi „Skenderbe“, nuk ka pasur tabela. Tash nga e hëna e 5 shkurtit i kemi tabelat në dy gjuhë dhe popullata apo vizitorët munden të orientohen më mirë. Me datë 17 janar, për çdo vjet, kam vendosur kurorë lulesh në sheshin „Skënderbe“. Duke kaluar koha dhe duke e parë se po shkojmë nga pleqëria, jam munduar edhe më shumë dhe duke forcuar kontakte me bashkësinë e qytetit, në vitin 2008-2009, propozova bashkë me ambasadorin Florian Nova nga Ambasada e Shqipërisë, që të kemi edhe më shumë ide të realizueshme për sheshin „Skënderbe“. Kemi krijuar miqësi të mirë me drejtues të qytetit të Egerit dhe do ta mbajmë për jetë.

Propozova dhe bëra kërkesën që ta kemi bustin e Skenderbeut në sheshin Skenderbeu. I kam të gjitha dokumentet. E dorëzova në votim te këshilli bashkiak i qytetit Eger dhe e votuan, pra të gjithë njezëri e pranuan kërkesën time.

Pastaj ishin procedurat tjera. Pasi mora pëlqimin komisionit, konkretisht pas disa muajve e dorëzova përsëri projektin tashmë, se si do të dukej dhe në votim te këshilli bashkiak dhe pastaj e fillova punën e bustit të Skënderbeu. Për bustin e Skënderbeut fillimisht kam folur me skulptorin, tashmë të ndjerë, z.Agim Rada i përjetshëm i qoftë kujtimi. Por për fat të keq ai ndërroi jetë. Por, projekti duhet vazhduar dhe nuk u ndala, bashkëbisedova me skulptorin z.Julian Musollari, koleg i të ndjerit, dhe e mori përsipër dhe e përgaditi bustin. Busti i Skënderbeut është i veçant që do të vendoset në Eger të Hungarisë. Ka një pamje madhështore e punuar me shumë finesë. Edhe diçka dua të shtoj, te sheshi, kur e bëra kërkesën e bustit e bëra paralel edhe për tabelat e rrugës, që të jetë me dy gjuhë hungareze dhe ate shqipe me dy flamuj. Falënderoj shumë edhe bashkëshorten time dhe gjithë fëmijëte mi, me një fjalë familjen time, që pata mbështetje dhe kam edhe sot e kësaj dite. Familja më ka ndihmuar shumë, që krahas punës për të mbajtur familjen, të mos ndalem edhe në çështjen kombëtare.

Me datë 02 mars me rastin e 2 Mars 1444, kur Kuvendi i Lezhës hodhi themelet e bashkimit të shqiptarëve, do të bëhet edhe përurimi i dy tabelave të rrugës në shesh. Po me ketë datë mundja e dorës, pak kujt ndoshta i ka shkuar mendja, se ky sport vjen nga Skënderbeu. Ne e dijmë, se Amerika, pra amerikanët, aty në vitin 1968 e kanë organizuar, apo kanë themeluar organizatën e Mundjes së dorës, por sporti vjenë nga kryeheroi ynë. Çdo sportist, mendon se ky sport vjen nga Amerika, por në realitet vjen nga Skenderbeu. Linkun e filmit të Skënderbeut ia kam dërguar shumë personaliteve për tu bindur dhe aty shihet ku Skënderbeu i provon ushtarët e tij, duke thyer dorën, pra sport me mundje, për ti shikuar ushtarët e tij, se cili e ka dorën më të fortë, ti jap shpatën më të rëndë dhe ti jap kali.

Kam filluar fushatën në Hungari, që ky sport të përmendet se Amerika e ka themeluar organizatën e sportit, por është zbuluar nga Skënderbeu. Do të bëhet promovimi i tavolinës së mundjes së Skënderbeut dhe do të marrin pjesë garues të shumtë, që do të garojnë, se kush e ka dorën më të fortë, ta trashëgojmë këtë sport. Aty do të ndahen edhe medalje, nga vendi i parë i dyti dhe treti. Në diplomën e fituesve, do të shihet edhe portreti i Skënderbeut dhe gjëra të tjera interesante. Zyrtarisht, pra më 2 mars 2024 do të filloj fushata e mundjes së dorës, se ky sport është nga heroi ynë kombëtar. Busti i Skënderbeut në shesh është planifikuar të vendoset në fund të marsit ose nga gjysma e prillit, që sheshi Skënderbe të ketë edhe kryeheroin tonë, Skënderbeun. Ne jemi të gatshëm dhe do të jetë ditë e madhe e historike“. Në një përshkrim lajmi, shumë lajme brenda tij, secili më i mirë se tjetri. Pllakat e Sheshit u vendosën, pastaj do të vendoset edhe tavolina e sportit të mundjes dhe të dihet botërisht, se ky sport vjen nga Skënderbeu si dhe kulmi i suksesit do të jetë në fund të marsit apo në mes të prillit, ku busti i Skënderbeut përjetësisht do të jetë në qytetin Eger në afërsi të Budapestit në këtë shtet mikë të kombit tonë. Me një fjalë, KonsulI nderi z.Avni Hafuzi i cili është i përfshirë në encikopedinë hungareze, i graduar me mirënjohje e mirënjohje, nga shteti hungarez dhe ai i Shqipërisë. Shkurt e shqip, mbi 50 mirënjohje të veçanta për kontributin e tij kombëtar në të gjitha fushat e jetës, nga ai atdhetarë, historikë, humanitarë, kulturorë dhe sportiv. I kanë kushtuar hungarezët edhe libër në gjuhën hungareze, këngë e poezi, bëmirësit preshevar, z.Avni Hafuzi. Shpirti i tij buron si krua nga lartësitë më të mëdha të kodrinave shekullore, por pa e humbur freskinë dhe qëllimin. Sheshi Skënderbe është një shesh në qendër të Tiranës dhe është me afërsisht 40 000 m² sheshi më i madh i Shqipërisë. Këtë emër e ka marrë në viti 1968. Pas Tiranës, Prishtinës e Shkupit, është edhe në Eger të Hungarisë, falë mundit e kontributit të veçant, të z.Avni Hafuzi me miq hungarez. Ky është shembulli më i mirë i mundshëm, se miqësia arrihet, por duhet ruajtur me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe tash e tutje, sheshi Skenderbe në Hungari do të jehoj me pllakën e shkruar edhe në gjuhën shqipe, tavolina e mundjes e Skënderbeut dhe shpejt edhe busti i Skënderbeut. Të shkruash e të shkruash për këtë ngjarje është pak, sepse do të mbetet në historinë tonë kombëtare, si një arritje e madhe. Preshevari im, z.Avni Hafuzi, edhe kësaj here, por edhe gjithmonë, do ta përmendim emrin tënd dhe emri jot do të jetë i gravuar nëpër institucionet tona, herë do kurë dhe dëshira jonë është, sa të kemi gjallë fizikisht. Ke shkruar histori me dekada edhe ate me fakte ku e ke një kala me histori pa u ndalur me shumë sfida dhe mbi të gjitha, pa e rrahur gjoksin e suksesit, por me modesti dhe duke shpërndarë meritat në mesin e komunitetit tonë, pra mërgatës sonë në diasporë e konkretisht asaj në Hungari, ku je edhe duke jetuar e vepruar, që kurrë nuk e ke ndarë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi apo nga Lugina e Preshevës, sepse na bashkon gjuha. Pra, që të gjithë janë vëllezër. E gjithë mërgata jonë në Hungari e ka përkrahur shumë dhe z.Hafuzi i është mirënjohës dhe me këtë rast na kujton, njërën nga veprat më sublime të kryeheroit tonë kombëtarë: „Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj“. / TEKSTI: DASHNIM HEBIBI, FOTO NGA FB, A.HAFUZI

Filed Under: Opinion

16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet në New York

February 8, 2024 by s p

Koncerti Gala i Përvitshëm dedikuar Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe muzikës së mirëfilltë Shqiptare!

Në këtë vit epik së bashku me ju festojme për të 6-ën herë në mënyrë dinjitoze, duke e shndëruar kështu këtë ngjarje në simbol të ruajtjes së vlerave dhe traditës sonë!

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT