• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

118 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe në Mallakastër, nga Dëshmori i Pavarësisë, Hajredin Fratari! 

April 24, 2024 by s p

Pajtim Sejdinaj/

“Shqiptarët kanë gjuhën e nënës për të folur shqip, zemrën e babës për të qëndruar si burrat dhe gjakun e tyre, atë që i duhet për atdheun’! Hajredin Fratari

Lajmi për ardhjen e bustit të Korifeut u përhap me shpejtësi në Fratar. Ishte gëzimi i parë pas gati 100-vjetësh për të gjithë Fratarakët dhe Mallakastriotët. Pas shumë vitesh “Dëshmori i Kombit” Korifeu, Hajredin Rakip Fratari do të takohej me bashkëfshatarët e tij.

Atë mëngjes nxënësit e shkollës dukeshin që ishin përgatitur seriozisht për eventin. Besjana (njëra nga nxënëset e grupit) nxorri nga çanta një beze të kuqe ku kishte qëndisur me penjë ari shkronjat kapitale me mbishkrimin:

“MIRËSEARDHE MIDIS NESH I DASHURI KORIFE”!

Grupi tjetër i nxënësve kishte marrë një kurorë të bukur shumë ngjyrëshe si dhe disa tufa lulesh. 

Drejtoresha dha njoftimin: 

“Sot në orën dy, në mjediset e shkollës do te mbërrijë busti i Dëshmorit të Kombit “Hajredin Fratari” emërin e të cilit e mban shkolla jonë! Kthehet kështu në shtëpinë e tij Korifeu i hapjes së shkollës së parë shqipe në Mallakastër. Nxënësve u ndriu fytyra dhe buzëqeshja e tyre tregonte shpirtin që gëzonte!

Ajo ditë më ka mbetur në mëndje si një nga më të paharrueshmet e jetës. Lajmi për ardhjen e bustit të Korifeut ishte kthyer si lajmi më i bukur në komunën e Fratarit. Rreth orës dy të pasdites  sheshi para shkollës ishte mbushur plot me njerëz. Veç nxënësve të shkollës dhe mësuesve kishin ardhur dhe banor nga fshatrat e ndryshëm të Mallakastrës së sipërme. Kishte ardhur edhe ai: “Lisi i Moçëm”(plaku 110 -vjeçar që kishte qënë nxënës i shkollës së parë shqipe të hapur nga Korifeu, pikërisht në fshatin Bejar në pranverën e viit 1906-të). Mbëriti edhe mësuesi veteran,  Malua, i cili sapo kishte dëgjuar lajmin kishte bërë gati një referat mbi jetën e Korifeut. Mbëritën edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor. Makinën që solli bustin e shoqëronin një grup njerzish të ardhur nga Tirana midis tyre dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit,  Baba Reshat Bardhi si dhe pasardhës të familjes së Korifeut, i nipi i Korifeut, që mban edhe emrirn e tij Ing. Hajredin Fratari  me bashkëshorten dhe dy fëmijët, mbesa që mban emrin e gjyshes, bashkëshortes së Korifeut , Sabire Fratari me bashkëshortin dhe dy vajzat, si dhe skulptori i bustit. 

Para fillimit të aktivitetit u këndua nga kori i shkollës  “Himni i Flamurit” dhe nga senati i shkollës u këndua kënga “Për Mëmëdheun”. Nxënësit mbanin një pllakat me portretin e Korifeut.Busti ishte menduar të vendosej në katin e dytë të shkollës në një pozicion ku çdo vizitor sapo të hynte në shkollë të përshëndetej  më të.

Teksa po çonim bustin në katin e dytë unë po thurrja spontanisht disa vargje për Korifeun:

“Kam kohë që kërkoj emrin tënd.

 T’humbur në humtirë të historisë

Por ja që sot e gjeta Atë 

Pikërisht n’ Altar të Diturisë”.

Tek ngjitesha në katin e dytë të shkollës, atje ku ishte vendosur busti i Korifeut, lexova fjalët e arta të tij  :”Çdo mallakastriot të bëhet një mësues dhe çdo shtëpi mallakastriote të bëhet një shkollë” ! 

Ndërkohë “Lisi i Moçëm” po qëndronte gatitu përpara bustit të Korifeut dhe tha me zë të lartë : “MIRËSEARDHE O TRIM! U bë realitet ëndrra e shumëpritur e Martirve, e Fratarakve dhe e gjithë Mallakastriotve! U desh një shekull të realizohej kjo ëndërr”! 

Më pas ai nxorri nga xhepi një Flamur Kombëtar dhe ja hodhi mbi supe Korifeut duke ju drejtuar të pranishmëve: “Ky është Flamuri që kemi patur në klasë kur u hap shkolla e parë shqipe nga ky burrë, ky gjigand i kombit tonë, HAJREDIN FRATARI! Këtë flamur e kam amanet nga e ëma, Havakua e cila ma dhuroj kur të paudhët mbyllën shkollën e parë shqipe të Mallakastrës. Ky flamur prej sotit do të qëndrojë përherë mbi supe të Korifeut”! 

Më pas u dhanë fjalime, u kënduan këngët e recituan vjershat që populli i Mallakastrës i kishte thurrur ndër vite birit, Hajredin Fratari.  

Në Fratar një derë e mirë 

Lindi djalë Hajredinë!

Havako nënë me derte

C’djalë përkunde në djepe

Hajredinë,  trimin e rrallë

Që çeli shkollën e parë

Kur lindi u tund konaku 

Krisi pushka tek oxhaku! 

Të nesërmen të gjithë flisnin për ceremonië e organizuar një ditë më parë dhe kushdo përpiqej të rikujtonte momente prej saj. Orën e parë kisha mësim me një klasë të vitit të dytë dhe do të trajtonim temën “Jeta dhe vepra letrare e Naim Frashërit”. 

“A ka mundësi t’a zhvillojmë këtë orë mësimi në korridor para bustit të Korifeut”? –  ishte zëri i Besianës. “Po” – ju thashë.

Nxënësit dolën pa zhurmë dhe rrethuan bustin e Korifeut. U bëra një panoramë përmbledhëse për jetën dhe veprën e poetit tonë të madh Naim Frashëri, dhe u tregova atyre edhe për jetën e Korifeut si dhe lidhjet e tij me derën e madhe të Frashëllinjve. U tregova që bashkëshortja e Korifeut, Sabrete Vila, ishte mbesa e Frashëllinjve, ajo i kishte dajo Frashëllinjtë dhe ishin  pikërisht këta të fundit që kishin bluar krushqinë. Të dy të rinjtë si Hajredini edhe Sabretja kishin kaluar shumë vite në Stamboll, atje kishin kryer edhe studimet e mesme edhe ato të larta. Bile ata kishin kryer  të njëjtën shkollë të mesme, shkollën private amerikane në Stamboll “Robert College”. Kjo shkollë datonte hapjen e saj në vitin 1863-të dhe funksiononte me dy kampe të veçanta për djemtë dhe vajzat. Edhe sot ai mbetet institucioni arsimor amerikan më i vjetër në botë. 

Ra zilja për mbarimin e orës së mësimit. Hedh sytë nga porta e shkollës. Vura re atë, “Lisin e Moçëm” që zbriti nga një makinë. Dërgova dy nxënës për t’a shoqëruar. “Lisi i Moçëm” mbërriti në katin e dytë të shkollës i mbajtur në shkopin ku qe gdhendur Flamuri Kombëtar dhe Përkrenarja  e Skënderbeut.

“Mirëmëngjes o Legjendë” , tha duke u drejtuar nga busti i Korifeut. I afruam një karrige, dhe ai pasi bëri një rrotullim  u ul e qëndroi tamam përballë bustit të  Korifeut  dhe ashtu shtruar  vazhdoi:

“Këto kohë do ju bezdisë pak ju si staf të mësuesve dhe të nxënësve se do të vijë të bisedoj dhe të çmallem me “Dëshmorin e Kombit”, Hajredin Fratari. Do të flas me patriotin, me atë që ndezi shkëndijën e parë të dijes dhe kulturës në Mallakastër! Jam i lumtur që pluhri i harresës hedhur mbi të u zhduk tani njëherë e përgjithëmonë dhe kjo shkollë ka fatin e madh që mban emrin e këtij njeriu të madh”!

“Ne të falenderojmë ty nga zëmra” i tha Drejtoresha e shkollës, pasi je nxenësi i të parës shkollë shqipe në Mallakastër dhe bashkë me ty vjen tek ne krenaria dhe madhështia e asaj dite të madhe kur në Mallakaster filloi drita e diturisë falë visionit të Korifeut tonë Hajredin Fratari, Dëshmor i Pavarësisë ! 

“Lisi i Moçëm” vazhdoi të përlotej dhe me zë të mekur ca nga mosha e  ca nga emocionet filloi të fliste ngadalë: “Dje duke parë të ngjitej busti i Korifeut për në katin e dytë të shkollës se si m ‘u kujtua filmi “I Teti në Bronx”, ai kushtuar “Komisarit Memo”,  e ja ashtu po thoja me vete: “Një komisari i bënë një filëm të tërë, por pse nuk ja bënë dhe një fisniku si Hajredin Fratari që dha jetën për pavarësinë e Atdheut dhe që shkriu  të gjithë pasurinë për atdhe, patriotin që në lule të moshës, vetëm 26 -vjeç mendoi dhe hapi të parën shkollë shqipe ne Mallakastër?  Dëshmorin e Kombit e lanë në harresë për 50-vjet! Por burrat e mëdhenj i mban në gjoks populli dhe po ke vend tek zemra e popullit nuk vdes kurrë. 

Më pas “Lisi i Moçëm” nxori  nga gjoksi dy libra : “Bagëti e Bujqësi” dhe “Lulet e Verës” të Naim Frashërit dhe ja dha Drejtoreshës së shkollës duke i thënë: “Janë dy kopjet origjinale që i kam ruajtur me fanatizëm. Ato m’i ka dhuruar mësuesi i parë i shkollës shqipe, zoti Ibrahim Frashëri!E parandjeja që do të vinte kjo ditë. Ndaj po ja fal biblotekës së shkollës që ju dhe brezat qe vijnë të mos e harrojnë kurrë  Korifeun, si dhe të mos harroni të parin mësues në këtë shkollë, Ibrahim Frashërin i cili më ka mbetur në mendje edhe sot mbas 100-vitesh. Portreti i këij mësuesi për mua mbetet shumë i dashur. Mbante në kokë një kapele që i shkonte shumë kostumit të zi me vija të bardha që e vishte me një jelek që ndrite si ari, me një këmishë të bardhë si kartë cingari dhe me një palë këpucë që shkëlqenin nga llustra. Fjala e tij e ëmbël dhe buzqeshja me çdo nxënës dhe çdo njeri ishin tiparet më të dukshme. Kishte një biblotekë të pasur me vepra të autorëve shqiptar dhe të huaj.Vanë 5 burra me kuaj në Gjirokastër për t’i marr librat e tij dhe Hajredini bëri një sënduqë të madh për t’i stivuar ato”. 

Mbas këtij takimi emocionues e ftova “Lisin e Moçëm” për një kafe. Duke zbritur shkallët e katit të dytë e zura për krahu, por më tha:”Lëshomë se zbres vet”. Dhe i zbriti shkallët  me ndihmën e shkopit legjendar që se hiqte kurrë nga dora.

Rrudhat e ballit kishin në dukje një brengë të madhe. Shkopi magjik që mbante në dorë kërkonte të fliste !Ky shkop kishte ardhur nga Turqia dhe e pati sjellë vetë Hajredini. Më  pas kishte kaluar dorë më dorë tek pleqtë e fshatit nga brezi në brez. Adeti ishte, shkopin duhet ta mbante më i moçmi i fshatit. Mbas vdekjes, djali i të moshuarit ja dhuronte plakut më të moshuar të fshatit.  Ky shkop kishte mëse një shekull që ishte pagëzuar si “Shkopi Magjik”.  Me këto mendime në kokë hymë në lokal. U ulëm në tavolinën e fundit. Erdhi kamarjeri dhe mori porosinë. Unë desha t’a pyesë për “Pengun e jetës”, por ai ma lexoi mëndjen dhe e nisi i pari bisedën:  “Kam kaluar shtatë qeveri more bir”, më tha, dhe nisi t’i numëroj:”Qëverinë Turke! Qeverinë e Ismail Qemalit! Princ Vidin! Qeverinë e Mbretit Zog! Qeverinë e Fan.S.Nolit!  Qeverinë e Enver Hoxhës!Qeverinë e Demokracisë!”

Ndërkohë na erdhi porosia me të dy gotat e rakisë. Ai e mori i pari gotën dhe nisi urimin: “Gëzuar!Mbretëroftë në jetë të jetëve vepra dhe kontributi i Korifeut për çështjen Kombëtare!Mos u shoft kurrë shkëndia që ndezi Korifeu për arsim, dituri dhe kulturë në Mallakastër!I pa harruar emri i Hajredin Rakip Fratarit! Në ato çaste m’u duk sikur u çlirua nga një barrë e rëndë që mbante mbi supe.

“Amin!Të lumtë goja” –  ja kthej me dolli. 

 “Na është vjedhur historia mor bir! S’ka poshtrim më të madh për një njeri, për një fshat, për një krahinë apo për një komb sesa t’i vjedhësh historinë! Dhe kjo ka ndodhur me Korifeun, me fisin, fshatin dhe krahinën tonë! Ai burrë nuk i ka borxh kujt! Atij, djalit të tij Rauf Fratarit,  familjes së tij, si dhe fisit dhe fshatit të tij i ka borxh rregjimi i Enver Hoxhës! Historia nuk është mall, plaçkë a send që ti t’a vjedhësh dhe ti të bësh tregëti me to! Jo, dhe e ngriti akoma më shumë zërin. Ajo është Fisnikëri!Personalitet!Dashuri! Dinjitet!Diamanti më i shtrenjtë për një njeri, fshat, krahinë apo Komb”! Se sikur e di edhe ti, Hajredin Fratari u kthye në fillimet e shekullit 20-të nga Turqia në Shqipëri me një mision të madh në mëndje: Të hapte shkollën shqipe dhe të organizonte “Lëvizjen për çështjen Kombëtare” duke dhënë kushtrimin: “Burrat në luftë!Fëmijtë të nisin shkollën”!Dhe kjo nuk ishte rastësi. Shokët e tij Rilindas në Shqipëri kishin ndezur me dhjetra “Shkëndi” të arsimit shqiptar. Një “Shkëndi” e tillë i duhej dhe vendlindjes së Hajredinit.Ai kishte ardhur me një plan të qartë në kokë ndaj menjëherë nisi të përgatisë klasën për hapjen e shkollës së parë shqipe në shtëpinë e tij. Kështu në pranverën e vitit 1906-të, së bashku me Veiz.S.Zeqaj(Hoxha i zonës) organizoi takime me burrat e fshatit dhe të fshatrave të tjerë të Mallakastrës së Sipërme për të dërguar fëmijtë në shkollë. Ai nuk bëri dallime në shtresat e ndryshme shoqërore. Nuk kërkoi taksa (pagesë)për shkollën, nuk kërkoi pagesë strehimi për mësuesit, nuk kërkoj pagesë për ndërtesën, dhe as nuk kërkoj shërbëtor për të shërbyer në shkollë.

Hapja e shkollave shqipe në Shqipëri dhe shpallja e Pavarsisë ishin çeshtje të Platformës të Rilindjes Kombëtare dhe ai ishte dhe mbetet një Rilindas i madh!  Ai shumë mirë mund të kishte zgjedhur rrugën tjetër, atë të interesit personal sepse ndërkohë ishte emëruar nënprefekt në  Prefekturën e Janinës. Por ai ishte fisnik dhe në zemër i vlonte ndërgjegja kombëtare!”

 “Të mërzita”!-më tha, 

-Jo!Është kënaqësi!-i thashë. Dhe “Lisi i Moçëm” vazhdoi:

“Klasat i përgatiti në katin e dytë të shtëpisë së vet shtruar ne parmak dhe qilimn të bër në tezgjah. Tavani ishte i gjithi i punuar me dhogë pishe.  Vuri në dispozicion të shkollës të emën Havakon dhe të kunatën Xhidan të cilat përgatisnin klasat për mësim si dhe çdo ditë bënin petulla për fëmijët që vinin në shkollë apo u jepnin sheqerka që i merrnin nga Turqia. Oborrin para shtëpisë dhe sheshin e lagjes i shtroi me kalldrëmë guri (gjurmët e të cilave janë dhe sot). Në klasa u vendos Flamuri Kombëtar (i qendisur me dorë nga nënë Xhidaja) si dhe portreti i Skënderbeut. U vendosën gjithashtu tavolina të rrumbullakta dhe stola të vegjël për t’u ulur nxënësit. Solli dy mësues, Ibrahim Frashërin dhe Qazim Rustemin, të cilët deri sa u mbyll shkolla qëndruan te shtëpia e Korifeut. Nxënësit vinin jo vetëm nga Bejari, por dhe nga fshatrat përreth: Ninsh, Damës,Kutë Çorrush etj. Në shkollë vinim edhe 8 vajza dhe më vonë numri i tyre u shtua. Vajzave u jepte mësim e shoqja e Korifeut, Sabretja.  

Mjetet didaktike i pruri Korifeu po vetë nga Turqia. Një ndihmese për to dha dhe mësuesi i turqishtes Adem Efendiu,  i ndikuar nga Veiz.S. Zeqaj (cili kishte mbaruar bashkë me të shkollën në Turqi). Por fatkeqësisht pas 9-muajsh shkolla u mbyll nga trysnia turke dhe dinakëria e autoriteve turke të cilat e detyruan Hajredin Fratarin të shërbente si nëprefekt në Izmiri, se gjoja padishau ka shumë besim tek aftësitë e tij të larta. Hajredini e kuptoi fort mirë se kjo ishte një manovër për ta larguar nga vatra e tij, atje ku ai ndezi dritën e diturisë.  Kur u mbyll shkolla shkuan për të sekuestruar bazën didaktike në klasa dhe te dhoma ku flinte mësuesi gjetën disa libra të cilat i dogjën tek sheshi me kalldrëm. Ata muarën shumë pak lodra, të tjerat i mori nënë Havakua me nënë Xhidaja dhe i mbyllën në sepete të cilat i kishin mbyllur në qilarn në një vend të sigurt. Ato  më pas u përdorën mbas vitit 1909 kur rifilloi shkolla.

Por asgjë se ndali birin fisnik të Mallakastrës të vazhdonte luftën dhe përpjekjet e tij për lirinë e mëmëdheut. Ai do të jetë shumë shpejt përkrah Ismail Qemalit dhe së bashku me grupet çlirimtare të jugut do të printe betejat që liruan jugun e Shqipërisë dhe që i hapën rrugën Ismailit  për te ngrituar flamurin tamam e në Vlorë”

Më pas “Lisi i Moçëm” morri gotën dhe e ngriti lart : 

“Gëzuar! Për të gjithë mësuesit e ardhëshëm që janë pasqyra e Kombit” ! më tha duke çokur gotat.

“Po pengu që mban cili është”? e pyeta me kujdes pa i lënduar shpirtin. Mori frymë thellë m’u drejtua duke më parë në sy.

“Ah! More bir”! “E shikon këtë kraharor? Dhe duke më treguar me dorë gjoksin vazhdoi: “Ky ka mbajtur brënda për 50- vjet dhimbjen e madhe”.  Nxorri shaminë e rrudhosur dhe fshiu lotët, ndërkohë e ndjeva që edhe unë isha përlotur. Dhe vazhdoi rrëfimin: “Në vitin1946-të kur rifilloi shkolla të gjithë shpresonim se “xhonguli” do të vinte në vend. Shkolla e Bejarit do të merrte emrin e Korifeut Hajredin Fratarit pra do të sosej një amanet i trevës së Mallakastrës! Por jo! Jezitët! Jezitët more i vraftë Zoti nuk e pranuan! Me gjithë këmbënguljen tonë si fshat dhe kërkesat e vazhdushme në instucionet e shtetit, ata nuk e pranuan. Mbretëria e Zgërbenjve të Enver Hoxhës nxuarën si pretendim se ai, Hajredin Fratari ishte babai i Nacionalistit Rauf Fratarit që ishte shpallur Armik në “Emër të Popullit” dhe që e kishin dënuar me vdekje në mungesë, se Raufi qe arratisur pasi kishte qënë që ditën e parë kundër komunistave dhe kishte luftuar në krah të Mit’hat Frashërit e Abaz Kupit! Ata bile e fshin Korifeun Hajredin Fratari edhe nga harta e Dëshmorve të Mallakastrës! Turp e për faqe të zezë!E poshtëruan Bejarin duke i vjedhur historinë dhe për gjysmë shekulli nuk e zunë në gojë Yllin (Korifeun)! Po s’mund të mbulohet Ylli me jorganin me pleshta, o bir?! Ky ishte pengu im more bir, ky!” dhe sikur u mbush me frymë e nga sytë vazhdonit t’i binin lotët. Me vendosjen e emrit Hajredin Fratari shkollës së mesme  të përgjithshme në Fratar dhe me ardhjen e bustit të tij jam çliruar i tëri jo vetëm unë por gjithë Mallakastra dhe Shqipëria. Eh mor bir: lum ai që mbjell dritë e hedh gjurmë të  mira. Ta dish ti si e gjithë Mallakastra, Berati, Skrapari Tepelena e qau birin e saj kur morri vesh se forcat e Haxhi Qamilit kishin pushkatuar në të ardhur të 27 Prillit djalin e tyre që ishte i parë në dije, në gojë e në pushkë. Dëshmitarët e asaj kohe rrefenin sesi Musa Qazimi kishte dashur vetë të përballej me Hajredinë në burgun e Beratit. Musa Qazimi që thua ti, në atë kohë ishte kryemyftiu i Tiranës, por meqë mbahej si më i paudhi dhe i tmershmi i haxhiqamilisve e kishin dërguar të shtypte revoltën e jugut dhe të nginte prap në jug flamurin e gjysmëhënës. Thonë se Musa Qazimi  përpara pushkatimit i bën thirrje Korifeut  të kthehej në rrugën e padishaut. Hajredini i lidhur me zinxhirrë të ndryshkur ja kthen me fjalët që të rrëqethin mishtë kur i dëgjon edhe sot: ‘Shqiptarët kanë gjuhën e nënës për të folur shqip, zemrën e babës për të qëndruar si burrat dhe gjakun e tyre, atë që i duhet për atdheun’! 

‘Atëhere të qoftë rruga e mbarë’ , i kthehet Musa Qazimi dhe jep urdhër të ekzekutohet. 

Përpara se ta qëllonin Korifeu u drejtohet të 12 mercenarëve haxhiqamilsa : ‘Ju nuk shikoni dot në këtë errësirë, por do të gdhijë dita dhe gjaku im, së bashku me diellin , do t’ju çelë sytë dhe do t’ju japë dritë fëmijve tuaj të pafajshëm’ ! Ai ishte vëtëm 35 -vjeç dhe la pas gruan e re me dy djem te veçkël, Skënderin dhe Raufin. Por ai la edhe një emër të madh, i qoftë shpirti falë ,se kush vdes për Atdhe është gjithmonë gjallë ”. 

Kështu përfundoi rrëfimin e tij “Lisi i Moçëm”. Falë kujtimeve të tij dhe ish – bashkëkohësve të tij, edhe sot na vijnë të gjalla shumë ngjarje të atyre kohëve të lavdishme që lindi heronj.  

Kur Shekulli i XXI

Nisi udhën si fëmijë

Derdhur në bronz

I gjallë , Hajredin

Tek ne erdhe Ti

Pajtim Sejdinaj 

Ish mësues i letërsisë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme të Mallakastrës “Hajredin Fratari”. 

Prill 2024 

Filed Under: Histori

Vetëdija dhe vetdijësimi si pjesë e shoqërisë tonë shqiptare

April 23, 2024 by s p

Nue Oroshi

Vetëdija shpeshherë është ballafaquar me format e sjelljes në shoqërinë shqiptare e cila herë e ka dërguar përpara shoqërinë por në shumë raste edhe e ka dëmtuar. Kjo ka ndodhur për faktin se shpeshherë liderët tanë shqiptarë nuk e kanë pasur vetdijësimin e duhur për punët që kanë kryer qofshin në aspektin politikë, kulturor, shkencorë dhe në shumë aspekte tjera. Te kesh një vetëdije dhe të jesh i vetdijësuar për punët që i kryen dhe të kesh një siguri në vete pa e njohur fare profesionin që i ke hyrë janë dy botra dhe një mur i madh që i ndanë në mes. Por e keqja është se rrallëherë e gjen ndonjë shqiptarë që thotë nuk mundem ta kryej këtë punë që me ofrohet. Është mësuar një pjesë  e shoqërisë tonë të mirren më të gjitha gjërat dhe mos ta kryejnë asnjë punë si duhet.

Moskryerja e punëve për shkak të mungesëës profesionale dhe formësimi i vetëdijes se i di të gjitha është një mbështjellës që ta kaplon trurin dhe paraqet një hemorragji apo gjakderdhje të mbrendshme pa e parë fare gjakun në mbrendësi të trurit,por vetëm si një lloj kaplimi dhe rrethimi të trurit me një mur të hollë që nuk të lën fare të vetdijësohesh por ke mbetur i burgosur mbrenda cipave të trurit. Shoqëria jonë shqiptare në shumë aspekte ka dështuar jo vetëm për faktin e mos vetdijësimit por edhe për shkak të disa gjeneve të trasheguara të hipokrizisë, mendjemadhësisë dhe tradhëtisë. Te jesh hipokrit nuk i nevoitesh as politikës as shkencës dhe as kulturës. Të kesh mendjemadhësi dhe ti nënvlerësosh miqtë, kolegët, këshilltarët është një lloj sharmi i dalë bojës apo një trashegimi e mendjemadhësisë nga e kaluara komuniste. Të gjitha këto aspekte qofshin gjeni i trasheguar i hipokrizisë politike, qoftë bllokimi i trurit të mendjemadhësisë, qoftë vetdija për të mos qenë i vetëdishëm për dëmet që i shkakton një personalitet politikë,ushtarak apo shkencor shtetit apo vendit që e udhëheq paraqesin një rrugëtim koherent në kohë e hapsirë për të mundshmën dhe të pamundshmën.

Koha e të mundshmës është e lidhur edhe me rrethin që e rrethon atë politikan, ushtarak apo shkënctar. Ta shohësh sot një politikan si të përkryer dhe mos ti japësh asnjë vërejtje nga ana e këshilltarve që e rrethojnë paraqët vetëm një tip këshilltari robot i cili flet, sillet e shkruan si shefi i tij. Në botën demokratike kritikat janë të lejuara ato i japin sharme dhe vetëdije politikanit dhe me këtë ato e qojnë përpara shoqërinë.Vetëdija dhe vetëdijësimi si pjesë e politkës sonë shqiptare është  nën nivelin më të ultë. Është për faktin se nuk vjen në shprehje asnjëherë tek politikanët tanë pranimi i fajit apo përgjegjësive për dështimet gjatë periudhës kohore ku politikanët tanë kanë qenë duke udhëhequr shtetin.

Të mos pranosh përgjegjesinë për dështimet është njejtë sikur të kesh një  cipë të bllokuar të trurit që nuk e sheh fare rrezën e diellit apo qeljën e luleve në pranverë por gjithmonë në mendjen tënde i sheh vranësirat, shiun, bresherin dhe bubullimën apo vetëtimën. Gjithmonë bën luftë me vetvehtën vetëm duke e menduar dhe më tepër të shëmtuarën se sa të bukurën.

E kur e zeza ta mund të bardhën, e shëmtuara ta mund të bukurën dhe bekimin ta mund mallkimi atëherë nuk je i denjë që ta udhëheqësh një shoqëri, nuk je i denjë që ta udhëheqësh një forcë ushtarake, apo një projekt kombëtar për ta dërguar përpara shoqërinë dhe për ta përgaditur një projekt kombëtar dhe shkëncor për një të ardhme të shqiptarve. Asnjëherë në këto tri dekada nuk janë mbledhur studiusit shqiptarë akademikët, profesorët, politikologët dhe pjesët e tjera të shoqërisë tonë që ta bëjnë një projekt të përbashkët kombëtare se si do të dukej Shqiptaria në tersi pas pesëdhjetë viteve.

Çfarë duhët bërë ne për vetveten? Çfarë duhet te jetë vetdijësimi jonë kombëtar politikë dhe shoqëror? Pse gjithmonë ne shqiptarët fillojmë nga e para? Pse gjithmonë ne shqiptarët gjatë takimeve tona mbesim shpeshherë në nivelin e fjalëve apo oratorive të ndryshme pa u ulur asnjëherë që ta shkruajmë projektin shkencor dhe politike per 50 vite te ardhshme apo vetëm mbetemi peng se çka do të na sjellin të tjerët. Këto mangësitë tona na paraqesin një vetëdije pa vetdijësim se nga duhet të ecim. Kjo paraqët një frymarrje të veshtirësuar për shoqërinë shqiptare e cila në krye po na i vendos personat që pak kanë njohje politike e mos të flasim për ato shkencore.

Shpeshherë një pjesë e shqiptarëve mbajnë tubime apo takime politike pa e ditur se pse i kanë mbajtur ato.Te dukesh lider pa paraqitur fare lidership dhe të jesh pjesë e politikës me dy apo tri dekada pa i dhënë asgjë asaj përveçse ta dëmtosh shoqërinë, është një dobësi njerëzore,kombëtare dhe politike. Kjo dobësi për mosmundësinë e dhënies asgjë politikës por qëndrimi mbrenda politikës shpeshherë ka quar edhe në tradhëti kombëtare tek një pjesë e politikanëve tanë.Tradhëtia kombëtare vjen tek ata politikanë që politikën e shikojnë si mjet të përfitimit material pa e pasur fare të zhvilluar vetëdijen politike dhe kombëtare për punën që e kryejnë.Të mirresh me politikë pa qenë politikanë dhe pa mësuar fare për politikën në vitët që je pjesë e politikës i bien që të bësh veprime të cilat do t´ia shoh sherrin shoqëria për dekada me radhë.E shpeshëherë në shqiptarët në shumë aspekte jemi shquar si individ por fatkeqësisht na ka munguar bashkëpunimi për një projekt të përbashkët.

Kjo ka ardhur si fryt i mos vetëdijësimit për punën që duhët kryer duke mos menduar fare për përgaditjen e një projekti afatshkurtër ,afatmesëm dhe afatgjatë të çështjes shqiptare në përgjithësi. Për këtë duhet ti lëmë fjalët e mëdha por duhet një vetdijësim për t´iu hyrë punëve të mëdha që e qojnë shoqërinë tonë përpara. Dhe nese nuk dijmë atëherë të marrim se paku një model të ecjës përpara të shoqërisë tone nga shtetët që e kanë zhvilluar shtetin  dhe kombin e tyre. Dhe ky model të përshtatet me mentalitetin e popullt tonë shqiptarë duke respektuar historinë,kulturën,traditën dhe shumë gjëra pozitive që i kemi ne shqiptarët.

Filed Under: Emigracion

Si mund ta parandalojë Amerika luftën midis Iranit dhe Izraelit

April 23, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi

Izraeli dhe Irani të Premten kanë minimizuar një sulm të dukshëm ajror izraelit pranë një baze të madhe ajrore dhe një lokacioni bërthamor në Iranin qendror, duke sinjalizuar se dy armiqtë e hidhur janë gati të parandalojnë shpërthimin e tyre të fundit të dhunës që të përshkallëzohet në një luftë të plotë rajonale. Izraeli demonstroi dominimin e tij ushtarak mbi kundërshtarin Iranin në sulmet e tij precize të dukshme që goditën pranë objektivave ushtarake dhe bërthamore thellë në zemër të vendit, duke përballuar një sfidë të vogël të rëndësishme nga mbrojtja e Iranit dhe duke i ofruar botës njohuri të reja për të dyja ushtritë. ‘ aftësitë.

Komuniteti ndërkombëtar, Izraeli dhe Irani sinjalizuan të gjithë shpresat se sulmet ajrore të së premtes do t’i jepnin fund asaj që ka qenë një seri e rrezikshme 19-ditore sulmesh dhe kundërsulmesh, një provë shumë publike midis dy rivalëve të thellë që më parë nuk kishin përballur më të drejtpërdrejtë.

Lëvizja në luftime të hapura filloi më 1 prill me vrasjen e dyshuar izraelite të gjeneralëve iranianë në një kompleks diplomatik iranian në Siri. Kjo shkaktoi breshërinë hakmarrëse të Iranit fundjavën e kaluar me më shumë se 300 raketa dhe dronë që SHBA, Izraeli dhe partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë ndihmuan për t’i shuar pa dëme të konsiderueshme në Izrael. Dhe më pas erdhi sulmi i dukshëm izraelit i së premtes.

Ndërsa të gjitha palët bënë vlerësimin, ekspertët rajonalë të sigurisë parashikuan se qeveria e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe aleatët e vendit do të dilnin të inkurajuar nga performanca superiore e ushtrisë izraelite. Sidoqoftë, në përgjigje të thirrjeve ndërkombëtare, si Izraeli ashtu edhe Irani u duk se po e përmbanin forcën e tyre të plotë ushtarake gjatë më shumë se dy javëve të armiqësive, duke synuar të dërgonin mesazhe në vend që të përshkallëzoheshin në një luftë në shkallë të plotë.

Por rezultati i pavendosur i tensioneve – që përfshinte një sulm të supozuar izraelit që vrau dy gjeneralë iranianë, një breshëri të paprecedentë raketore iraniane mbi Izraelin dhe sulmi i dukshëm izraelit të premten herët në zemër të Iranit – bëri pak për të zgjidhur ankesat më të thella midis armiqtë dhe lanë derën e hapur për luftime të mëtejshme.

RRISKU I NJE LUFTE TE GJERE RAJONALE

“Duket se jemi më afër se kurrë një lufte të gjerë rajonale, pavarësisht nga fakti se komuniteti ndërkombëtar ka shumë të ngjarë të bëjë një përpjekje të madhe për të ulur tensionet,” shkroi Amos Harel, komentatori i çështjeve ushtarake për të përditshmen izraelite Haretz. .

Izraeli e ka konsideruar prej kohësh Iranin si armikun e tij më të madh – duke përmendur thirrjet e Republikës Islamike për shkatërrimin e Izraelit, programin e tij të diskutueshëm bërthamor dhe mbështetjen e tij për përfaqësuesit armiqësorë në Lindjen e Mesme.

Këto tensione janë rritur që kur Hamasi dhe Xhihadi Islamik, grupe palestineze të mbështetura nga Irani, sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke shkaktuar një ofensivë shkatërruese izraelite në Gaza që ka vazhduar për më shumë se gjashtë muaj. Hezbollahu, një përfaqësues i mbështetur nga Irani në Liban, filloi menjëherë të godasë objektivat izraelite, duke hapur luftime kokë më kokë përgjatë një fronti të dytë, ndërsa milicitë e mbështetur nga Irani në Irak, Siri dhe Jemen kanë gjuajtur gjithashtu raketa dhe drone në Izrael gjatë gjithë lufte.

Irani tha se nuk kishte “asnjë dëm” në vendet bërthamore të Iranit. Zyrtarët iranianë nuk përmendën përfshirjen e mundshme të Izraelit. Kjo mund të jetë e qëllimshme, veçanërisht pasi zyrtarët iranianë për ditë të tëra kanë kërcënuar se do t’i përgjigjen çdo sulmi hakmarrës izraelit.

Izraeli gjithashtu nuk kishte asnjë koment mbi sulmin e dukshëm, megjithëse një ministër i linjës së ashpër të qeverisë, Itamar Ben-Gvir, la të kuptohet pakënaqësia e tij, me një postim me një fjalë në Twitter herët të premten, duke përdorur një fjalë zhargon për të dobët ose të çalë.

Por ministri i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha në një samit të liderëve perëndimorë në Capri se SHBA-të morën informacion “të minutës së fundit” nga Izraeli për sulmin. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk e kundërshtoi këtë, por tha: “Ne nuk ishim të përfshirë në asnjë operacion sulmues”.

Yoel Guzansky, një ish-ekspert i Iranit në zyrën e kryeministrit izraelit, tha se Izraeli duket se e ka kryer sulmin për të “kontrolluar një kuti” duke i dërguar një mesazh Iranit pa bërë asgjë shumë provokuese që mund të shqetësonte Shtetet e Bashkuara, të cilat kishin nxiti përmbajtje, ose ndezi një hakmarrje të mëtejshme iraniane.

“Duket shumë e kufizuar, të dërgosh një mesazh se ‘ne mund t’ju godasim brenda Iranit'”, tha Guzansky, një studiues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, një institut kërkimor në Tel Aviv.

RAUNDI AKTUAL” I DHUNËS DUKET SE KA PËRFUNDUAR, POR “ASGJË NUK KA NDRYSHUAR”

Ai tha se “raundi aktual” i dhunës duket se ka përfunduar, por “asgjë nuk ka ndryshuar” me Izraelin që ende përballet me kërcënime të mbështetura nga Irani në fronte të ndryshme.

“Unë shoh raunde të tjera,” tha ai. Dhe herën tjetër, nëse Irani befason Izraelin ose aleatët nuk ndihmojnë në mbrojtjen e Izraelit, “rezultati do të jetë i ndryshëm”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për t’i dhënë fund sulmeve. “Është koha për të ndaluar ciklin e rrezikshëm të hakmarrjes në Lindjen e Mesme”, tha zyra e tij.

Charles Lister, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Lindjes së Mesme me bazë në Uashington dhe një analist rajonal prej kohësh, sfidoi pretendimet e Iranit se dronët kryen sulmet. Në vend të kësaj, duket se një numër i vogël avionësh izraelitë fluturuan nga Izraeli mbi Siri – duke goditur të paktën dy baza ushtarake të Sirisë jugore që kanë sisteme të mbrojtjes ajrore gjatë rrugës, tha ai.

Më pas ata hynë në hapësirën ajrore të Irakut, nga ku hodhën një numër të vogël raketash balistike ajër-tokë Blue Sparrow, me gjasë pa hyrë ndonjëherë në hapësirën ajrore iraniane, tha Lister.

Llogaritë e shpërthimeve mbi Irakun e mbështesin atë skenar, dhe po ashtu edhe mbeturinat nga ajo që duket të jetë përforcuesi i një rakete Blue Sparrow të prodhuar nga Izraeli që sigurimi i Irakut e gjeti në një fushë jashtë Bagdadit, tha Lister.

“Me fjalë të tjera, izraelitët nuk do të kishin nevojë kurrë të hynin në hapësirën ajrore iraniane për të kryer këtë sulm,” tha Lister. “Unë mendoj se kjo ishte mënyra e Izraelit për të dërguar një mesazh se ne mund t’ju arrijmë kudo që duam.”

PROKSI PRAPE PROKSI

Nëse ky raund i fundit qetësohet, Izraeli tani mund të rikthejë fokusin e tij në luftën e tij të vazhdueshme në Gaza dhe në luftimet e zjarrta me Hezbollahun. Meqë asnjëri prej këtyre fronteve nuk ka hequr dorë, rreziku i përplasjeve të mëtejshme me Iranin mbetet i lartë, megjithëse asnjëra palë nuk duket e etur pas sulmit të dukshëm izraelit të së premtes.

“Asnjëra palë nuk është gati të kapërcejë pragun”, tha Alex Vatanka, drejtor i programit të Iranit në Institutin e Lindjes së Mesme. Por ai shtoi një paralajmërim të madh.

“Ndoshta ne do t’i kthehemi luftës proxy,” tha ai, por tani është një luftë proxy me rrezikun e “atë shpërthimit të papritur të luftës shtet-shtet. Për të cilën nuk na duhej të shqetësoheshim më parë.”

Ndërsa Izraeli dhe Irani kanë zhvilluar një luftë në hije për vite me radhë, kryesisht në Sirinë fqinje, ata kanë shmangur kryesisht konfrontimet e drejtpërdrejta. Kjo ndryshoi pasi një sulm ajror i 1 prillit vrau dy gjeneralë iranianë në një kompleks diplomatik iranian në kryeqytetin sirian të Damaskut. Megjithëse Izraeli nuk komentoi, Irani fajësoi Izraelin për sulmin dhe u zotua për hakmarrje.

Irani u përgjigj me sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit, duke lëshuar mbi 300 raketa dhe drone sulmuese të shtunën vonë në mbrëmje. Izraeli, duke punuar me një koalicion ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, tha se kapi 99% të zjarrit në hyrje, megjithëse një pjesë e vogël e raketave arritën të zbarkojnë, duke shkaktuar dëme të vogla në një bazë ushtarake izraelite dhe duke plagosur rëndë një vajzë 7 vjeçare.

Në sulmin e së premtes, televizioni shtetëror iranian tha se bateritë e mbrojtjes ajrore qëlluan në disa provinca për shkak të raportimeve për dronë në ajër. Komandanti i ushtrisë iraniane, gjeneral Abdolrahim Mousavi tha se ekuipazhet shënjestruan disa objekte fluturuese.

“Shpërthimi i në qiellin e Isfahanit lidhej me të shtënat e sistemeve të mbrojtjes ajrore në një objekt të dyshimtë që nuk shkaktoi asnjë dëm”, tha Mousavi.

MË SHUMË PËR KONFRONTIMIN IRAN-IZRAEL

Autoritetet thanë se mbrojtjet ajrore qëlluan në një bazë ajrore të madhe pranë Isfahanit, e cila prej kohësh ka qenë shtëpia e flotës së Iranit të F-14 Tomcat të prodhuara nga Amerika, të blera para Revolucionit Islamik të vitit 1979. Isfahani është gjithashtu shtëpia e vendeve të lidhura me programin bërthamor të Iranit, duke përfshirë vendin e tij nëntokësor të pasurimit të Natanzit, i cili është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet e dyshuara sabotuese izraelite. Sulmi i dukshëm të premten ndodhi në ditëlindjen e 85-të të liderit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei.

Televizioni shtetëror i përshkroi të gjitha vendet bërthamore iraniane në këto zona si “plotësisht të sigurta”. Mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, gjithashtu. 

Menjëherë pas sulmit spektakolar të Teheranit, por pothuajse tërësisht i penguar, ndaj Izraelit, u duk se Lindja e Mesme i ishte shmangur një shperthimi. Breshëria e më shumë se 300 dronëve dhe raketave të Iranit i mundëson udhëheqjes së tij të pretendojë hakmarrjen për vrasjen e 1 prillit nga Izraeli të shtatë komandantëve të lartë të Gardës Revolucionare. Ndërkohë, izraelitët mund të kënaqen me suksesin e jashtëzakonshëm operacional të sistemeve të sofistikuara të mbrojtjes ajrore të vendit, të përforcuar nga një grup mbresëlënës mbështetës nga ushtritë amerikane, britanike, franceze dhe jordaneze, të cilët ndihmuan që Irani të mos godiste një objektiv të vetëm izraelit. 

Uashingtoni me siguri shpreson se tani do të ketë një qetësi në konfliktin iranio-izraelit. Gjashtë muaj lufte rraskapitëse dhe kushte të rënda humanitare në Rripin e Gazës kanë tendosur politikën e brendshme të SHBA-së dhe gjerësinë e brezit të vendimmarrësve, dhe kështu Uashingtoni ka pak oreks për të trajtuar një krizë tjetër. Kjo është arsyeja pse, në vazhdën e sulmeve të dështuara, presidenti i SHBA Joe Biden u kërkoi izraelitëve të “marrë fitoren” dhe “të ngadalësojnë gjërat dhe të mendojnë mirë” çdo hakmarrje që mund të përshpejtojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Fatkeqësisht, maturia e Bidenit nuk ndahet nga homologët e tij në Jerusalem dhe Teheran. Sidomos pas masakrave të Hamasit të 7 tetorit, sulmi i paprecedentë i Iranit në territorin izraelit e ka transformuar konfrontimin nga një që ndodh kryesisht në hije në një rrezik ekzistencial të afërt. Si rezultat, çdo kufizim fillestar mund të rezultojë i shkurtër.

Një konflikt më i gjerë do të kishte një kaskadë implikimesh shkatërruese për rajonin dhe botën. Do të përkeqësonte dhunën dhe zhvendosjen në të gjithë rajonin, do të sillte përparimin drejt normalizimit arabo-izraelit, do të gjeneronte ndërprerje të rëndësishme ekonomike me efekte të gjera. Parandalimi i një fatkeqësie të tillë do të kërkojë që Uashingtoni të përdorë burimet e tij të pakrahasueshme diplomatike dhe ushtarake në mënyra që ka hezituar t’i vendosë deri më tani. Ajo duhet të nxisë një pauzë të luftimeve në Gaza – gjë që do ta privonte Iranin nga arsyet për të vazhduar sulmin ndaj Izraelit – dhe të kërcënojë seriozisht Teheranin që ta pengojë atë nga hakmarrja e mëtejshme. Uashingtoni mund të mos jetë i lumtur për marrjen e këtyre masave, por nuk ka zgjidhje tjetër. Vetëm administrata e Bidenit, sado e rrethuar, mund të parandalojë një përshkallëzim katastrofik.

NEPER HIJET E LUFTES

Irani është përfshirë në konfrontim të armatosur me Izraelin për më shumë se 40 vjet. Por këtë e ka bërë në mënyrë indirekte dhe të fshehtë. Siç e parashtrova (“Urdhri i Kaosit të Iranit”), Teherani ka investuar dhe mbështetur në grupe milicie proksi, të cilat zgjerojnë ndikimin e regjimit, ndërkohë që ende i izolojnë udhëheqësit e tij nga rreziku. Irani, për shembull, bashkëpunoi me Hezbollahun në vitin 1992 për të kryer një bombardim të ambasadës izraelite në Buenos Aires që vrau 22 njerëz, por forcat iraniane nuk morën pjesë në vetë sulmin. Në vitet e fundit, Teherani ka financuar, trajnuar dhe dërguar armatime të avancuara (dhe njohuri se si t’i prodhojë ato) një sërë organizatash terroriste që kanë vrarë izraelitë në vend dhe në mbarë botën, duke përfshirë Hezbollahun, Huthit në Jemen, milicitë shiite. Milicitë e Irakut dhe Sirisë, si dhe Xhihadi Islamik palestinez dhe Hamasi. Megjithatë, deri javën e kaluar, trupat e saj nuk goditën kurrë Izraelin apo izraelitët.

Me kalimin e kohës, dhuna u shndërrua në një rrugë të dyanshme, me Izraelin duke shtuar përpjekjet gjithnjë e më inventive për të parandaluar dhe hakmarrë ndaj agresionit nga Irani dhe përfaqësuesit e tij. Analistët, zyrtarët dhe organizatat e lajmeve besojnë se Izraeli është përgjegjës për vrasjet e të paktën gjashtë shkencëtarëve bërthamorë iranianë (duke u bazuar në historinë e tij të gjatë të vrasjes së fshehtë të terroristëve). Kjo përfshin arkitektin e programit bërthamor të Iranit, i cili u vra në një operacion të jashtëzakonshëm të vitit 2020 që përfshinte një armë të telekomanduar. Izraeli ka kryer gjithashtu akte sabotimi dhe sulmesh kibernetike për të ngadalësuar avancimin bërthamor të Iranit. Ai madje u arratis me arkivat zyrtare të programit bërthamor të Iranit. Por Izraeli nuk e ka pranuar kurrë rolin e tij në asnjë nga këto masa. Vendi ka qenë më i hapur në lidhje me fushatën e tij ushtarake afatgjatë për të degraduar dhe prishur aftësitë iraniane në Siri, duke përfshirë sulmet e tij ajrore ndaj dërgesave të armëve dhe pozicioneve ushtarake iraniane. Megjithatë, Izraeli asnjëherë nuk e ka sulmuar haptazi territorin iranian.

Me fjalë të tjera, gjakderdhja kishte një kufi të përcaktuar qartë. Të dy shtetet vëzhguan një urdhër të padeklaruar kundër çdo sulmi frontal në terrenet e tyre përkatëse, gjë që do të kërcënonte ta kthente konfliktin e tyre të zjarrtë në një luftë gjithëpërfshirëse që mund të përfshijë rajonin më të gjerë. Një luftë e tillë do të përshpejtonte rreziqe edhe më të mëdha: për Izraelin, një armë bërthamore iraniane, për Teheranin, ndërhyrja ushtarake e SHBA. Udhëheqës të shumtë izraelitë kanë menduar të ndërmarrin veprime ushtarake kundër infrastrukturës bërthamore të Iranit në zgjerim të vazhdueshëm, siç bënë me Irakun në vitin 19. 81 dhe Sirinë në vitin 2007, por në fund ata u shtynë në favor të mjeteve të tjera. Ndërkohë, përvoja e Teheranit gjatë luftës së tij shkatërruese tetëvjeçare me Irakun kushtëzoi një realizëm të fituar me vështirësi në lidhje me perspektivat e fitores së lehtë në një betejë kundër një kundërshtari me fuqi superiore. Si rezultat, strategët dinakë të regjimit e kuptuan se avantazhi i tyre qëndronte në përdorimin e aftësive asimetrike, duke përfshirë përfaqësuesit e tyre.

MENDIM I DËSHIRUAR

Për disa vëzhgues, sulmi i Iranit është vetëm një goditje në këtë model afatgjatë. Në këtë interpretim, goditjet mund të kenë qenë thjesht simbolike ose sinjalizuese. Përpjekjet e rënda të Teheranit për të parë planet e tij për qeveritë fqinje synonin të siguronin që dronët e tij me lëvizje të ngadaltë do të neutralizoheshin gjatë rrugës dhe se ndikimi i përgjithshëm i sulmit do të ishte i papërfillshëm. Në fund të fundit, analizat e hershme treguan se vetëm pesë nga 120 raketat balistike të lëshuara nga Irani në fakt kaluan në territorin izraelit dhe se asnjë nga 170 dronët ose 30 raketat e lundrimit nuk kaluan. Zyrtarët iranianë lëshuan gjithashtu një deklaratë duke deklaruar fundin e përleshjes para se të përfundonte.

Ky racionalizim është i arsyeshëm në vazhdën e dështimit dramatik të Iranit, por nuk qëndron deri në shqyrtim. Duke u ndalur për më shumë se katër dekada, Teherani duhet të ketë vlerësuar implikimet e vendimit të tij për të sfiduar një nga tabutë e pakta në konfliktin e qëndrueshëm me Izraelin. Ai kuptoi gjithashtu alternativat e shumta në dispozicion të tyre për të barazuar rezultatin, duke përfshirë sulmin nëpërmjet forcave proksi.

Një sulm i qëllimshëm i paefektshëm iranian gjithashtu vështirë se do të shërbente si një pengesë bindëse. Dështimi për të goditur një objektiv të vetëm mund t’i bindë kundërshtarët e Teheranit se regjimi është një tigër letre. Në vend të kësaj, shkalla, shtrirja dhe kompleksiteti i sulmeve ishin aq të konsiderueshme – më të mëdha se sulmet më të mëdha ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës – saqë ato duket se kishin një qëllim më të madh: dërrmimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të lavdëruara të Izraelit. Mbi këtë bazë, udhëheqësit iranianë duhej të parashikonin të paktën disa viktima izraelite. Nga përvoja, ata do të kuptonin se kjo do të përshpejtonte sulmet hakmarrëse. E megjithatë ata shkuan përpara megjithatë, në kundërshtim me këshillat specifike nga Biden.

Gatishmëria e Iranit për të përshkallëzuar tradhton një ndryshim që ka ndodhur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi gjenerata origjinale e liderëve revolucionarë të Iranit i ka lënë vendin një fraksioni më të ngushtë dhe më të ashpër. Interesi pragmatik vetjak që çoi në kompromise historike nga udhëheqësit e mëparshëm iranianë, i dukshëm në shtytjen e ish-presidentit iranian Ali Akbar Hashemi Rafsanjani për t’i dhënë fund luftës me Irakun në vitin 1988 dhe vendosmërinë e ish-presidentit Hassan Rouhani për të arritur një armëpushim bërthamor, është zhdukur. Në vend të kësaj, vendimet e politikës së jashtme janë gjithnjë e më shumë në duart e veteranëve të ngurtësuar nga beteja e aventurave rajonale të Iranit. Rezultati është një vendosmëri e re, madje edhe pamaturi, e mbështetur nga një afinitet me Kinën dhe Rusinë që ka zhvendosur çdo interes për rehabilitimin e marrëdhënieve të saj me Perëndimin. Si rezultat, regjimi mund të jetë i prirur të sulmojë përsëri Izraelin në një përpjekje për të kompensuar rezultatin e turpshëm të performancës së tij më të fundit.

I PRIRË PËR TË LUFTUAR

Irani nuk është i vetmi që po shtyhet drejt përshkallëzimit. Sulmi i Teheranit rrit dëshirën për një udhëheqje izraelite që tashmë është e përgatitur për veprim, si rezultat i precedentit të kaluar dhe doktrinës izraelite të sigurisë. Përmasat e vogla të vendit, vendi i tij unik si atdheu për popullin hebre dhe pesha e kujtesës historike kanë frymëzuar një përkushtim ndaj mbështetjes ushtarake te vetja, si dhe një vendosmëri për të siguruar që asnjë kundërshtar nuk mund të veprojë ndaj kërcënimeve ndaj ekzistencës së Izraelit. Qeveria është gjithashtu nën presion të konsiderueshëm për t’u përgjigjur duke pasur parasysh dështimin e saj për të parashikuar ose ngritur një mbrojtje fillestare efektive kundër sulmit shokues të Hamasit. Vendi është ende i tronditur nga terrori dhe trauma e 7 tetorit, si dhe kriza e vazhdueshme e pengjeve, dhe kështu pak nga qytetarët e tij janë në disponim për t’u përmbajtur.

Natyrisht, ka precedentë kontradiktore, si sulmet me raketa të 1991 nga Sadam Huseini, të cilat Izraeli përfundimisht i la pa përgjigje. Ka edhe presione kundër balancuese. Sulmet iraniane kanë rigjallëruar solidaritetin e fortë publik me Izraelin në Evropë. Ata i shtynë partnerët rajonalë të Izraelit, të cilët kanë keqardhur krizën humanitare të krijuar nga fushata izraelite në Gaza, të marrin pjesë në mbrojtjen e saj. Nëse Izraeli do të përgjigjej, mund ta humbasë këtë vullnet të mirë. Përkundrazi, një shfaqje e përmbajtjes mund të jepte fryte. Kjo mund të ndihmojë Izraelin të ndërtojë një koalicion të fortë strategjik dhe të rivendosë njëf arë vrull në planet e tij të para 7 tetorit për të normalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite. Ndoshta kjo është arsyeja pse Benny Gantz, një politikan centrist që është anëtar i kabinetit të luftës të vendit, ka kundërshtuar pyetjen nëse Izraeli duhet të hakmerret dhe ka mbrojtur këtë mundësi për të arritur marrëveshje të reja me shtetet arabe.

Por lufta gjithëpërfshirëse e vendit në Gaza nuk lë asnjë dyshim për vendosmërinë e udhëheqjes së saj për të eliminuar kundërshtarët e saj në pothuajse çdo çmim. Viktima ose jo, fantazma e breshërive të ardhshme të dronëve dhe raketave iraniane do të forcojë dëshirën e Izraelit për të degraduar ose eliminuar kërcënimin e paraqitur nga Irani, përfaqësuesit e tij dhe programi i tij bërthamor. Ato sulme mund të mos vijnë menjëherë ose në javët dhe muajt në vijim. Por baza e antagonizmit iranio-izraelit do të mbetet e ngritur, pragu për përshkallëzim më i ulët dhe shanset për llogaritje të gabuara do të jenë tmerrësisht të larta.

ENIGMAT E AMERIKANËVE

Kjo situate normale e re është veçanërisht e padëshiruar për administratën Biden. Që nga marrja e detyrës, presidenti është përpjekur shumë për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga konfliktet e Lindjes së Mesme. Ai ka punuar për të përfunduar orientimin e gjatë të Uashingtonit drejt Azisë dhe është fokusuar shumë në ndihmën e Ukrainës që të mbrohet nga pushtimi rus. Ai nxitoi në mbrojtjen e Izraelit pas 7 tetorit, por Shtëpia e Bardhë ka shtyrë fort për t’i dhënë fund luftës në Gaza gjatë disa muajve të fundit. Biden sigurisht nuk dëshiron të përballet me trazira edhe më të mëdha në rajon, veçanërisht në mes të një zgjedhjeje të vështirë në SHBA, në të cilat politikat e politikës së Lindjes së Mesme janë shfaqur në mënyra dramatike.

Por edhe për një administratë të përgatitur për t’i dhënë përparësi në mënyrë të pamëshirshme interesave të sigurisë kombëtare amerikane, një konflikt spirale iraniano-izraelit krijon shumë rreziqe të rënda njerëzore, strategjike dhe ekonomike për t’u injoruar. I pëlqen apo jo, Uashingtonit do t’i duhet të përqafojë detyrën e pafalshme të stabilizimit të Lindjes së Mesme përmes diplomacisë energjike dhe duke projektuar fuqinë.

Biden mund të fillojë duke përforcuar paralajmërimin e tij ndaj Teheranit dhe duke e bërë të qartë se përpjekjet e ardhshme për të sulmuar Izraelin do të përballen me raprezaljet e SHBA-së. Ai duhet të bëjë të qartë se Uashingtoni do t’i përgjigjet sulmeve ndaj partnerëve të tij dhe do të mbështetet në suksesin e prishjes së sulmeve të Iranit për të thelluar integrimin rajonal të sigurisë. Përveç kësaj, Biden duhet të investojë kapitalin e bollshëm politik që ka grumbulluar me Izraelin që nga 7 tetori për të zhvendosur në mënyrë kuptimplote qasjen e vendit ndaj luftës në Gaza larg indiferencës, ose më keq, drejt jetës dhe të ardhmes së civilëve palestinezë. Në vend të kësaj, liderët izraelitë duhet të zhvillojnë një strategji që është krijuar jo vetëm për të zhdukur Hamasin, por për të garantuar qeverisje të mirë dhe siguri pas kësaj. Është koha që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të pranojnë se kriza humanitare dhe vakuumi i qeverisjes në enklavë minon përpjekjet legjitime të Izraelit për të larguar Hamasin nga pushteti dhe se kriza ofron një hapje për Teheranin.

Një përpjekje e plotë e Bidenit për të ndalur luftën mund të ketë sukses. Biden duhet gjithashtu të bëjë presion ndaj Izraelit për të kalibruar çdo hakmarrje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm iranian. Izraeli pastaj mund të punojë përsëri drejt thellimit të bashkëpunimit të tij të sigurisë me fqinjët e tij – gjë që, siç tregoi 14 prilli, është kritike për sigurinë e shtetit.

Asnjë nga këto hapa nuk do të eliminojë përfundimisht kërcënimin e paraqitur nga regjimi iranian për fqinjët e tij, duke përfshirë Izraelin, dhe për botën. Në fund të fundit, fati i atij regjimi mbetet në duart e popullit iranian. Por Uashingtoni mund të ndihmojë në pengimin e Teheranit dhe adresimin e destabilitetit që i jep Republikës Islamike mundësi të tilla të rrezikshme. Edhe një analizë gjakftohtë kosto-përfitim justifikon një investim, edhe një herë, në gjakun, thesarin dhe vëmendjen e lidershipit amerikan. Ashtu si Pekini dhe Moska (dhe shpesh në bashkëpunim me ta), Teherani po kërkon të riformësojë rendin rajonal në avantazhin e tij. Vetëm Shtetet e Bashkuara mund të udhëheqin një përpjekje për të siguruar që ajo të mos mbizotërojë.

KUR “DON’T”  S’ MJAFTON

Izraeli thotë se do të mbrohet kundër Iranit – por aleatët e tij duan të shmangin një luftë më të gjerë në Lindjen e MesmeSulmi i Izraelit ndaj Iranit nuk ishte përgjigja e ashpër që presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë kishin frikë. Nga ana tjetër thwnia e Presidentit Biden ‘ Don’t  nuk frikësoi asnjë nga palët.

Ata i kanë kërkuar Izraelit të vendosë një vijë nën serinë e rrezikshme të ngjarjeve që nisën me vrasjen e një gjenerali të lartë iranian nga Izraeli në Damask më 1 prill. Më shumë se gjashtë muaj pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, lufta vazhdon në Gaza dhe është përhapur në zonën në të dyja anët e kufirit Liban-Izrael dhe në Gjirin Persik. Frika është se Lindja e Mesme është në prag të një lufte gjithëpërfshirëse, me rreziqe globale dhe rajonale. Opsioni më i mirë për rajonin, sipas mendimit të qeverive perëndimore, është që Irani dhe Izraeli të vendosin një vijë nën sagën.

Megjithatë, edhe nëse ky është fundi i kësaj faze të kësaj krize, janë krijuar precedentë të rinj. Irani e ka goditur Izraelin në një sulm të drejtpërdrejtë dhe Izraeli është përgjigjur me sulmin e tij të drejtpërdrejtë.

Ky është një ndryshim në ato që shpesh referohen në rajon si “rregullat e lojës” që rregullojnë konfliktin e gjatë midis Iranit dhe Izraelit. Lufta e gjatë klandestine mes dy vendeve ka dalë nga hija.

Në këtë proces Irani dhe Izraeli kanë treguar se me gjithë vëmendjen obsesive që i kushtojnë njëri-tjetrit, ata nuk janë të mirë në leximin e qëllimeve të njëri-tjetrit.

Në një pjesë shumë të djegshme të botës, kjo nuk është inkurajuese.

Filed Under: Komente

Në përvjetorin e 200-të vdekjes të poetit botëror Bajronit që u mahnit me Tepelenën

April 23, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Krenare që shkrimtari i shquar në botë, Bajroni, vizitoi dhe e çmoi aq shumë Tepelenën, vendlindjen time.  Madje sipas Konicës, Bajroni është evropiani i parë që e çoi këngën labe në Evropë.

Një skulpturë madhështore duhet për Bajronin në Tepelenë dhe Tiranë!

Kam lexuar disa shkrime nga autorë të ndryshëm në përkujtim të 200 Vjetorit të ikjes nga kjo botë të Bajronit, por me keqardhje them se nuk është përmendur askund Tepelena, vendi i mikpritjes dhe i magjepsjes së tij.  Kjo mikpritje madhështore ka vulën dhe firmën e Ali Pashë Tepelenës sundimtarit të Epirit me kryeqendër Janinën.  Shtroj pyetjen përse nuk e përmendin Tepelenën, Ali Pashë Tepelenën, Janinën?  Ku është Janina sot?  

Historia e vërtetë duhet të shkruhet ashtu siç është me fakte kokëfortë, pa urrejtje dhe përbuzje, pa krahinizma…   

Në verën e vitit 1813 piktori i shquar Thomas Philips realizoi portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar: “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”.  Më duhet të them se kjo veshje iu dha në Janinë atje ku u mirëprit nga djemtë e Ali Pashë Tepelenës dhe rojet e Aliut.  

Eshtë mahnitëse, kur e shikon Bajronin me kostumin kombëtar shqiptar në Galerinë Nacionale të Portreteve në Londër pikturuar nga artisti i shquar skocez Thomas Phillips.

Ja si shkruan vetë Bajroni: 

“Kam disa petka shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend. Kushtojnë 50 ginea secila, dhe kanë aq flori të qëndisur sa në Angli mund të kushtojnë 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashën, të dy djem të vegjël, nipër të Ali Pashës në Janinë. Janë krejt ndryshe nga çunakët tanë, kanë fytyrë të kuqe si vejushat e lyera me të kuqe, kanë sy të zes, të mëdhenj dhe tipare fare të rregullt. Janë krijesat më të bukura që më ka zënë syri dhe të rrahur e të stërvitur që tani me ceremonira të Oborrit”.

Lord Bajroni u magjeps me mikpritjen dhe qytetin e Tepelenës. Këtë ia shpreh në letrën e parë nënës së tij në kohën, kur po largohej nga Shqipëria (Janina), vend në të cilin kishte mbërritur, më 11 tetor 1809. 

Në letrën dërguar nënës së tij midis të tjerash shkruan:

“Kurrë s’do ta harroj pamjen e mrekullueshme me të hyrë në Tepelenë në orën 5 ndajnatherë, kur po perëndonte dielli. Më solli në mend (me pak ndryshime të veshjes) përshkrimin që i bën Skoti kështjellës Brankseme në këngën e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarët me petkun e tyre (me më të bukurin në botë; me fustanellë të gjatë të bardhë, tallagane të qëndisura me ar me anteri e jelek kadifeje të kuqe të qëndisura me oje të arta), me jataganë e pisqollë të sërmët, tartarët me feste të gjata, turqit me qyrk të madh e turban, ushtarët togje-togje në qoshkun e madh të hapur në ballë të pallatit dhe skllevërit arapë në galeri të madhe, të gjatë me kuaj të vendosur në një qilar përposht, dyqind atllarë të shiluar dhe gati të sulen në çdo moment, kalorës duke sjellë e duke shpënë lajmet e ndryshme, daullet e mujezinët që thërrasin izanë nga minaretë e xhamive – të gjitha këto me pamjen e jashtëzakonshme të ndërtesës vetë sajonin një skenë të re gëzimi për sytë e një të huaji”.

Bajroni u dritësua si një nga emrat më të rëndësishëm të kulturës së romantizmit europian dhe botëror. Ne kemi fatin që ai të njihte më nga afër trimëritë e pashoqe, historinë dhe kulturën e popullit shqiptar me një mikpritje të pashoqe në kalanë madhështore të Ali Pashë Tepelenës.  Në kalanë e ndërtuar buzë Vjosës, lumit më të bukur dhe më të egër të Europës, përballë Becishtit të Ali Pashë Tepelenës erdhi djaloshi anglez dhe ndjeu në rrembat e gjakut fjalën më të epërme të mikpritjes së popullit shqiptar: Bukë e krypë e zemër…  

E sjelle aq magjishëm Tepelenën në letrën e nënës, sa të duket sikur ma ka rrëmbyer të gjithë kalanë, e ka ngritur peshë dhe e ka sjellë këtu në Manhattan si gurët e piramidave të Egjiptit, apo më hedh ca stërkala uji nga lumi i Vjosës si uji i kristaltë i Sollokushes, si për të mos ta harruar kurrë atë vend burrash të rreptë…

Bajroni në vepën letrare, siç ishte “Çajld Haroldi” shkruan per tokën e lashtë ilire plot mistere te njohura pak, ose shumë pak më parë nga bota e jashtme.  Vargu epik i tij për ne është: ”Shqipëri, lejomë të kthej sytë e mi/ Mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’ egër….”, 

Ai sjelle madhështinë e saj, burrërinë, heroizmin e pakufij.

Sa aktual është shqetësimi i tij edhe sot!  Të gjithë ne si emigrantë shpesh e kemi ndjerë peshën e dhimbjes mbi shpatulla, kur jemi ndeshur në tavolinat e punës me libra historik, harta të cilat janë memece për Shqipërinë tonë, por e vërteta është se nuk kemi heshtur kurrë për këto prapësira… Po sjellë në vemendjen tuaj se çfarë Bajroni i tha botës në veprat e tij pas vizitës historike:  “Në vendet e Ilirisë dhe të Epirit ka vende pa emër dhe lumenj të pahedhur në hartë, mundet që një ditë, kur të njihen më shumë, të jenë temat më të çmuara e të dorës së parë për penën.”

Sipas Konicës këtij aristokrati të letrave shqipe shkruan në gazetën “Albania se:

”Lord Bajroni në një ndër udhëtimet e tij në Shqipëri, mblodhi disa këngë shqipe dhe i këndoi. Ai si një i ri në moshë e mësoi shumë shpejt polifoninë labe sot pasuri e UNESKO-s .  Jo më kot disa vargje i përktheu dhe në anglisht si: “Në sevda tënde u lavosa/ Vetëm u përvëlofsha,/ Ah, vajzë më përvëlofshe,/ Zemërën më lavose,/ Unë të thashë rroba s’dua/ Po sytë e vetullat e tua..”

Bajroni do të ngelet një shkrimtar i sojit të lartë botëror që i shërbeu Shqipërisë me aq delikatesë, vërtetësi por dhe si një luftëtar i Lirisë në botë.  

Adhurimi nga Bajroni për tepelenasit, shqiptarët dhe Shqipërinë janë ndjesi të blatimit shpirtëror, vrulle marramendëse dritësore, të një poeti fisnik që shndrit dhe vazhdon të flasë nga përjetësia.

Ç’mirënjohje dhe krenari në fatin tonë të udhëtimit drejt shtigjeve të njohura dhe të panjohura, por me fijëza dritëzash si pika referimi foshforente nga poetë të kalibrit botëror si Bajroni ynë “shqiptar”.

Prill, 2024

Staten Island, New York

Filed Under: Analiza

NJË REFLEKTIM PËR PAQË E PAJTIM NDËR SHQIPTARË! 

April 23, 2024 by s p

45-vjet më parë Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqë

Nga Frank Shkreli
A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated         NËNË TEREZA ... na thërret të gjithëve në lutje për t'i dhuruar vetes ...

Ishte viti 1979, viti kur Çmimi prestigjoz Nobel për Paqë iu dorëzua në Oslo të Norvegjisë, Nënë Terezës, sot Shën Nënë Tereza – e para dhe e vetmja figurë shqiptare në histori me një Çmim Nobel për paqë, një njohje botërore dhe shpërblim për veprat dhe veprimtarinë e saj jetësore, për paqë në botë dhe për kujdesin ndaj më të varfërve. 

Për paqë në botë dhe për paqë e pajtim, edhe “për popullin tem Shqiptar”.  “Që paqja e Zotit të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona”, është shprehur Shenjtja Nenë Tereza ndërsa po dilte nga manifestimi solemn i pranimit të Çmimit Nobel për Paqë, 45 vjetë më parë (1979). Pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj, Nënë Tereza ka shkruar këto fjalë: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vij në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën”, sipas biografit të njohur të jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, Dom Lush Gjergji.

Po e kujtoj këtë 45-vjetor të dhënjes së Çmimit Nobel Për Paqë, sidomos fjalët e Nenë Terezës për paqë “në familjet tona”, drejtuar shqiptarëve në atë kohë, si një rast reflektimi sot, pasi bota shqiptare ka aq shumë nevojë sot për paqë, për paqë me njëri tjetrin.  “Familja shqiptare” nuk ka sot paqë, paqë me veten e paqë me të tjerët.  Unë nuk besoj që shoqëria shqiptare në përgjithsi dhe politika shqiptare në veçanti, të ketë qenë ndonjëherë — në këto pothuaj 35-vite tranzicion të ashtuquajtur “post-komunist” — më konfliktuale, më e acaruar dhe me mungesë respekti e dashurie për njëri tjetrin, se ç’është sot. Thirrjen e Nenë Terezës për paqë e pajtim 45-vite më parë– po e kujtoj dhe si një pjestar i komunitetit shqiptaro-amerikan — prej më shumë se gjysëm shekulli në Amerikë – modestësisht – duke shfaqur nevojën për reflektim në këtë përvjetor, për gjëndjen e krijuar plot konflikte e në çdo nivel, por edhe mungesës së diskursit normal publik me njëri tjetrin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën e shpërndarë anë e mbanë botës edhe në mbarë trojet shqiptare, sikur bota shqiptare është në luftë me vet-eveten. Sidomos, diskursi politik, jo vetëm që është keqësuar, por duket se ka vdekur vitet e fundit. — Frank Shkreli: “Unë kam të drejtë e ti je idiot”. Vdekja e diskursit publik në botën shqiptare | Gazeta Telegraf

Po përdori rastin e 45-vjetorit të dhënjes së Çmimit Nobel për Paqë Nenë Terezes dhe thirrjes së saj për paqë, dashuri, e pajtim ndër shqiptarët – duke i kujtuar lexuesit se në të vërtetë ishte mrekullia e Nenë Terezës, ajo që 14-vite më parë, për herë të parë, këto tre dekada, që bashkoi politikën shqiptare në një ceremoni të shkurtër në Tiranë në kujtim të lumturimit të saj.   Ishte viti 2010 kur është inauguruar e ashtuquajtuara “Rrugë e Paqës”, në Tiranë, simbol i nderimit për Nenë Terezën me rastin e 7-vjetorit të lumturimit të saj – e njohur si, “Rruga e Milleniumit të Paqës”, në hyrje të Liqenit Artificial në kryeqytetin shqiptar. 

Me atë rast, afër 30-udhëheqës botërorë i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit të atëherëshëm të Shqipërisë, Z. Bamir Topi që të merrnin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Rrugës së Paqës në Tiranë. Një numër i madh liderësh botërorë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit shqiptar. Por gjëja më e rëndësishme ishte pjesëmarrja në atë ceremoni e të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë të asaj kohe, por dhe sot, përfshir ish-Presidentin Topi, ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Kryetarin e Bashkisë Tiranë, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste, sot Kryeministër Edi Rama. Për ata që e mbajnë mend, ishte një ecje e lirë e të gjithë liderve politikë shqiptarë së bashku me qytetarë të Tiranës në rrugën që besoj edhe sot mban emrin “Rruga e Milleniumit për Paqën”.  Një foto historike kjo që ndoshta ia vlen të nxirret nga arkivat si një simbol paqeje e bashkimi, për të parë – sidomos në rrethanat e sotme të konflikteve aktuale politike në Shqipëri — se çfarë është e mundur, me vullnet të mirë:  bashkimi simbolik i politikës shqiptare për një rast me rëndësi për të gjithë — megjithse merita e bashkimit të tyre qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ishte meritë e kujtimit të Nenë Terezës. 

Siç dihet, “Rruga e Milleniumit për Paqën”, kushtuar Nenë Terezës, është ndër rrugët më të veçanta në kryeqytetin shqiptar, sepse aty gjënden të vendosura në rrugë pllaka me nënshkrime të nja 28 udhëheqësve botërorë kushtuar paqës – duke nderuar, në këtë mënyrë, jetën dhe veprimtarinë e Shënjtores shqiptare, Nenë Terezës, por edhe shqiptarët, në përgjithësi.  Ishte një gjest simbolik, por shumë domethënës. Në të vërtetë, ishte në ceremoni natyrale, spontane, asgjë e jashtzakonshme, në nderim të Nënë Terezës, për në një botë normale, ku udhëheqsit politikë të një vendi, pa marrë parsysh ndryhimet politike mdis tyre – kanë gjëra dhe kauza të përbashkëta që mund dhe duhej t’i bashkonin.

Në këtë mënyrë, ky ishte një mesazh simbolik që iu është dhënë edhe qytetarëve shqiptarë në përvjetorin e shtatë të Lumturimit të Nënë Terezës, 14 vjetë më parë.  Ishte një rast me të vertetë i bukur dhe i mirëseardhur, megjithse i jashtzakonshëm dhe ndoshta i papritur kur të merren parasysh konfliktet dhe antagonizmat politike midis politikanëve deri në ditët e sotme, midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri. Por, megjithkëtë ishte një ditë e bukur, një fotografi simbolike që i mungon shumë sot jetës politike shqiptare.  Ishtë një fotografi e politikanëve kryesorë të Shqipërisë, duke i shtërnguar dorën njëri tjetrit, një akt që i pelqen syrit dhe disi qetëson edhe zemrat e shqiptarëve kur shohin politikanët e tyre të merren vesh me njëri tjetrin.  Për fat të keq, në këndvështrimin e sotëm të zhvillimeve politike në Shqipëri, por edhe kudo tjetër midis shqiptarëve, paqa për të cilën kishte bërë thirrje Nenë Tereza 45 vite më parë në Oslo, “në të gjitha familjet tona” — pikërisht aty ku e donte Nënë Tereza paqën, midis shqiptarëve, në familjet tona — është vështirë të identifikohet ose të dallohet paqa si e tillë sot në jetën publike dhe politike në marrëdhëniet midis shqiptarëve në nivele të ndryshme. “Rruga e Milleniumit për Paqën” ndoshta e mban gjithnjë emrin dhe na kujton thirrjen për paqë midis nesh të Nenë Terezës, por në jetën e përditshme, të gjithë e dijmë se, kryesisht, nuk ka paqë as dashuri midis njëri tjetrit, ndërkohë që në sallat e qeverisë e të shtetit – aty ku do duhej të ushtrohej respekti dhe paqa midis shqiptarëve për hir të shqiptarëve – aty mbetëron vetëm konflikti, urrejtja dhe mos respekti për njëri tjetrin, e nganjëherë edhe dhuna.

Në fjalimin e tij me rastin e emërimit, “Rruga e Milleniumit për Paqën”, në Tiranë, kushtuar Nenë Terezës, në vitin 2010, Presidenti i atëhershëm Bamir Topi ka folur   për modelin e paqës së Nenë Terezes, për një paqe që ndërtohet e kultivohet çdo ditë e çdo kund dhe nga cdo kush. Në një referencë drejtuar klasës politike shqiptare në atë kohë, Presidenti Topi ka thekësuar me atë rast, paqën shoqërore, që sipas tij, është një “detyrë themelore e një shteti demokratik…e që duhet të jetë gjithashtu objektiv parësor i politikës, si fuqi lëndore e demokracisë.  Për t’a ruajtur e për ta persosur atë metej, në perputhje me standardet evropiane, duhet angazhim i thellë i të gjithëve”, ka theksuar ish-presidenti Topi, duke nënvijuar “bashkpunimin, bashkjetesën, e tolerancën”, si, “forca morale e kulturore, në dispozicion të së sotmes dhe të ardhmes… në shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit.”

Për fatin e keq, ai rast fotografik paqeje më 2010 midis udhëheqsve më të lartë politikë të shqiptarëve, në vend që të kishte simbolizuar një fillim të ri të zhvillimeve paqësore në Shqipëri, konfrontimet politike kanë ardhur duke u shtuar dhe vazhdojne gjithnjë edhe sot, madje janë edhe më të thekësuara se kurrë më parë.  Kriza politike nepër të cilën po kalon Shqipëria dhe Kombi shqiptar është një

krizë e madhe morale – një trashëgimi e gjysëm shekulli komunizëm – me besimin se kundërshtari politik është armik dhe si i tillë duhet të zhduket me çdo kusht.

Në ketë periudhë kritike për Kombin shqiptar, vazhdimi i një sistemi të polarizuar politik, jasht kontrolli, dhe dështimi i klasës politike për t’u marrë seriozisht, me problemet madhore të vendit e të Kombit — në të gjithë botën shqiptare pa përjashtim — do të ketë pasoja tragjike afatgjatë për të gjithë shqiptarët.  Abraham Lincolni citohet të ketë thenë se, “Një shtëpi e ndarë dhe e perçarë kundër vetvetes nuk mund të qendrojë në këmbë pa u shembur”. 

Thuhet se “politika është arti i kompromisit”.  Prandaj të ulurit në tryezë me ata që kanë pikepamje të ndryshme për të biseduar, me qellim të mirë dhe në paqe për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, nuk duhet të shikohet si një dobësi, si diçka që nuk është burrënore.  Nuk është burrëri as nuk janë burrshtetas ata që interesat partiake e personale i venë mbi përparimin dhe interesat e Kombit, ndërkohë që konfliktin e vendosin mbi kompromisin, në kurriz të paqës në shoqëri dhe në familjen e madhe të shqiptarëve.  

U kërkoj falje atyre që këto fjalë mund t’i shikojnë si një predikim apo një pontifikim moral. Por shumë politikanë shqiptarë konsiderojnë se pozita politike që kanë tani është e drejtë e tyre dhe askujt tjetër dhe nuk e shikojne atë –për atë që në të vërtetë është — një përgjegjësi e privilegj qe ua ka besuar atyre, përkohësisht, votuesi shqiptar.  Në të njëjtën kohë, edhe elektorati duhet të jetë më i përgjegjëshëm e të perkrahë kandidatë/e për poste politike ata të cilët flasin me respekt e dinjitet për kundërshtarët e tyre politikë dhe qnedrimet e tyre dhe të cilët kanë parasysh, mbi të gjitha, interesin e vendit e të Kombit. Thomas Jeffersoni do tu bënte thirrje udhëheqsve politikë shqiptarë të gjitha ngjyrave, “Ejani e na ndihmoni me talentet tuaja si edhe me peshën e karakterit tuaj, të punojmë së bashku, drejtë vendosjes së demokracisë.”  Kombi shqiptar gjendet para një kthese historike dhe është një detyrë urgjente morale dhe kombëtare e këtij brezi politikanësh që t’i japin rrugën e duhur, “Rrugën e Paqës”, fatit të shqiptarizmit dhe shpresës për pranvera të reja për Kombin shqiptar, ashtuqë që shqiptarët të gjejnë sigurinë, paqën dhe rehatinë e vet, në vendin e vet, me bashkombasit e vet.

Momente të tilla si përurimi i “Rrugës së Milleniumit Për Paqën”, në nder të Nenë Terezës në Tiranë në 2010 — një ngjarje kjo që bashkoi klasën politike shqiptare të asaj kohe — do të bënin që të huajt, sidomos miqtë e Kombit shqiptarë të thonin sot — ah sa burra të mirë qenkan këta shqiptarët, kur bashkohen për të mirën e përbashkët. Për fat të keq, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në marrëdhëniet e politikanëve shqiptarë, me njëri tjetrin, kam drojë se nuk gjëndet kush të pohojë sot një gjë të tillë – pasi duket se është harruar mesazhi i Nenë Terezës i 45-viteve më parë në Oslo të Norvegjisë: Paqë në familjet tona, si parakusht i paqës dhe bashkimit në familjen e madhe shqiptare të përhapur anë e mbanë botës.

Nga Frank Shkreli

              A piece of paper with writing on it

Description automatically generatedPasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj, Nënë Tereza ka shkruar këto fjalë: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vij në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën”, pohon biografi i njohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, Dom Lush Gjergji.

a-house-divided-against-itself-cannot-stand | QuotesToEnjoy

“Një shtëpi e ndarë dhe e perçarë kundër vetvetes nuk mund të qendrojë në këmbë, pa u shembur”. 

15 Interesting Facts about Mother Teresa

“Nëqoftse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar se i përkasim njëri tjetrit”.

                       r/pics - Ronald Reagan awarding the Presidential Medal of Freedom to Mother Teresa (1985)Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan duke i dorëzuar Nenë Terezës Medaljen Presidenciale të Lirisë (1985), dekorata më e lartë që jep Presidenti i Shteteve të Bashkuara. 

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT