• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

Histori e shtrembër

April 13, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Pastaj erdhën grekët. Me dinakërinë e tyre, ata tërhoqën ilirë, dorë, trakas, maqedonë e epirotë, i hodhën (financuan) në luftra për të pushtuar e përhapur gjuhën, kulturën e tyre, dhe në fund i quajtën të vetët.  

Grekët vazhdojnë të pretendojnë se ‘Pirro i Epirit’ ishte grek, kur gjithë bota e di se ai ishte ilir. 

Kjo është e vërteta, e cila tregon se historia u shtrembërua që kur grekët filluan të shkruanin historinë e tyre.  Ata përvetësuan eposin, mitet e legjendat vendase, duke krijuar etnosin grek. 

Në përshkrimin e Pausanias për Greqinë, kur diskuton veprimet ushtarake të Pirros, ai shprehet se

më e rëndësishmja nga arritjet e tij ishte lufta kundër romakëve, “duke qenë greku i parë që ne njohim që e bëri këtë” (këto fjalë zënë vend tek një i huaj dhe merren seriozisht). 

Pausanias ishte udhëtar dhe gjeograf grek i shekullit të dytë, gjatë mbretërimit të Perandorisë Romake. Ai rendit arritjet e Pirros, duke përfshirë dëbimin e Demetrit nga froni maqedonas. Pausanias e konsideron vendimin e Pirros për të luftuar kundër romakëve si aktin më të famshëm, dhe se “është greku i parë që e ka bërë këtë”.

Kemi pastaj Marcus Tullius Ciceron, i cili konsiderohej një nga oratorët më të mëdhenj të kohës së tij. Ai ishte i arsimuar. Ciceroni thoshte se fliste më shpesh në greqisht, sepse mësuesit e tij kryesorë kishin qenë grekë – kjo ishte Roma, perandori i ringjallur greke, e transplantuar. 

“Nëse të gjitha luftërat që kemi zhvilluar kundër grekëve duhen përbuzur, atëherë le të përqeshet triumfi i Marcus Curius mbi mbretin Pirro; i Titus Flamininus mbi Filipin; i Marcus Fulvius mbi etolët; fitorja e Lucius Paullus mbi mbretin Perses; ajo e Quintus Metellus mbi Filipin e rremë; dhe ajo e Lucius Mummius mbi Korintasit”.

Këtu Ciceroni e numëron edhe Pirron në mesin e “grekëve”. Mendoj se është e drejtë të thuhet se Pausanias dhe Ciceroni e dinin ndryshimin midis greqishtes dhe ilirishtes, duke pasur akses në më shumë burime mbi këtë temë, dhe se burimi grek, ku ata u mbështetën, e përshkruan Pirron si grek.  

Në fakt, Jetët Paralele të Plutarkut, të cilat dallonin romakët  dhe grekët, ai e kishte Pirron si paralel me Gaius. Madje edhe Aleksandrin e Maqedonisë, Plutarku e quan grek. Aleksandri i Madh e shihte veten si pasardhës i Herkulit, Akilit dhe Kirit; Plutarku e krahason me Cezarin, i cili qau kur lexoi jetën e Aleksandrit.

Marius përshkruan se Pirro ishte pasardhës i Akilit, por nuk thote asgjë për urrejtjen e Mirmidonit, dhe se shkoi në Luftën e Trojës si aleat i fqinjëve grekë.  

Burime më të vjetra greke i përshkruajnë molosët si grekë, duke përfshirë Herodotin (i diskretituar si historian nga vetë grekët), i cili i vendos molosët midis fiseve të tjera greke. 

Pirro i Epirit nuk ishte grek, por si shokët e tij epirotë, ishte mbret i molosëve, siç kishin qenë më parë Aleksandri i Madh, dhe idhulli i tij Akili e ndonjë tjetër. 

Filed Under: Fejton

Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale (AI) e Teknologji Bio-medicinale, i Ftuar Nderi në “TAKIMI i MADH i PRISHTINËS”

April 13, 2024 by s p

Nga Rali LURA – Tiranë/

Gent Imeraj vjen nga qyteti i Shkodrës. Duke qene bir i dy prindërve model, Petrit dhe Admira IMERAJ, që në moshë të re, ka ushqyer një pasion për natyrën dhe shkencën. Falë rezulteteve te larta (mësime olimpiada), në vitin 2016, Bashkia Shkodër i akordon titullin: “Nderi i qytetit të Shkodres” .

Në moshën 18 vjeçare, ai u certifikua si udhërrëfyesi më i ri turistik për rajonin e Veriut, që e çoi atë në majat madhështore të Alpeve Shqiptare. E ndërkohë, ai ndiqte studimet e larta në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital në Universitetin “Epoka”.

Genti ka dhënë një kontribut të çmuar për komunitetin nëpërmjet punës së tij me shoqëritë civile, si administrator i rrjetit “Aleancën e Alpeve Shqiptare”. Ai ka hartuar dhe zbatuar një sërë projektesh që synonin mbrojtjen dhe përmirësimin e natyrës duke ndërthurur njohuritë

teknologike që merrte me studimet e tij. Panelist dhe pjesëmarrës në takime të rëndësishme botërore (Parlamenti Europian Rural, Takimi Global i Partneritetit Malor etj.), Genti ka qenë gjithmonë i vëmendshëm për të mësuar mbi trendet botërore, ndërkohë që përfaqësonte Shqipërinë në rolin e një ambasadori të ri të natyrës dhe shkencës.

Genti ka qenë bashkautor në krijimin e materialeve promovuese të natyrës që e rrethon; Qasja LEADER në zonat Rurale. Ndër publikimet e tij, vlen të përmendet ai mbi Smart Villages – implementimi i teknologjisë Gjeohapësinore në shtigjet e Alpeve Shqiptare.

Genti ka përfunduar studimet Master në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital.

Gjatë studimeve ai ka bërë punë kërkimore për krijimin e prototipeve në bio-teknologji, si pjesë e partneriteteve botërore të mbështetura nga fondet e novacionit “HORIZON 2020”.

Në vitin 2022, ai u titullua fitues i bursës prestigjioze MEXT, një dëshmi e aftësisë së tij akademike dhe përkushtimit shembullore për avancimin e njohurive shkencore. Genti ka fituar mundësinë për të vazhduar studimet e larta për Doktoraturë, në Universitetin “Hosei University” në Tokio, Japoni.

Tashmë në vitin e dytë të studimeve për Ph.D, në Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Teknologji Bio-medicinale.

Genti vazhdon të sfidojë kufijtë e inovacionit dhe të japë kontribute domethënëse në fushën e tij .

Doktor i Shkencave dhe një Alpinist i vërtetë!

Ph.D. Gent Imeraj i Universitetit “Epoka” në Shqipëri, që po bën “Epokë” në Japoni për Inteligjencë Artificiale (AI) e Teknologjisë Bio-medicinale, është i Ftuar Nderi në “Takimi i Madh i Prishtinës” i 27 prillit 2024, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, që do të mbahet në “Emerald Hotel” me pesë yje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, me mbi 600 pjesmarrës nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Republika e Serbisë (Lugina e Preshevës e Sanxhak) dhe RF e Bosnje-Hercegovinës, nga Europa, Amerika, Australia, Kanadaja, Azia , Afika, Argjentina, etj.

Ph.D. Gent Imeraj është i përzgjedhur nga Universiteti “Epoka” në Tiranë (Shqipëri) si një nga studentët e shquar pasuniversitar doktorant, për të marrë pjesë në “Takimi i Madh i Prishtinës”, ku Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit do ta nderojnë me Mirënjohje/Cmim të vecantë.

“Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” e ka në Programin/Platformën e tij, e ka një nga katër pjesët/pikat e tij kryesore edhe “Takimin e Studentëve të Botës Digjitale në Ballkanin Perëndimor”, ku personalitete të kohës/erës digjitale si studenti doktorant në Japoni, Gent Imeraj, janë nderi e krenaria e këtij Takimi, janë Shqipëria që po Vjen në hapësirat dhe lartësitë e Shek. XXI.

Filed Under: Analiza

Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit

April 13, 2024 by s p

Prof. Asoc. Dr. Monika Hasani/

Libri “Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit” vjen në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në një këndvështrim krejt të veçantë të autorit Evarist Beqiri, për figurën e Ismail Qemalit jo vetëm si themelues i shtetit shqiptar, por duke e trajtuar këtë figurë nën prizmin e lidershipit.
Hipoteza kryesore mbi të cilin ndërtohet libri është se shqiptarët e njohim pak ose aspak lidershipin e Ismail Qemalit, teksa pyetja kryesore kërkimore është: Çfarë nuk dimë ne shqiptarët për figurën e lidershipit Ismail Qemali?
Për të vërtetuar hipotezën autori është mbështetur në një literaturë të gjerë e të pasur me studiues shqiptarë këtej e andej kufirit, studiues të huaj, burime arkivore duke shfrytëzuar variante shkrimore origjinale, si dhe në multimedian.
Gjuha e përdorur është e kuptueshme për të gjitha shtresat, si rrjedhim ka qasje që lexuesi të jetë i gjerë.
Si talent i fushës, veçanërisht i lidershipit, Evaristi sjell të vërteta historike të zhveshura nga paragjykimet duke ndihmuar të ardhmen.
Për studiuesin Ismail Qemali nuk është thjesht plaku i moçëm që ngriti flamurin në Vlorë, por është produkt i një jete të tërë me kontribute të çmuara në shërbim të çështjes kombëtare.
Në kujtesën e tij gjenetike janë sakrificat e familjes Vlora ndër shekuj. “Fryma shqiptare me të cilën ai ishte mbrujtur qysh në vegjëli do ta shoqëronte atë kudo në botë ku ai shërbeu” (E. Beqiri, fq 220).
Cilat janë disa prej elementeve që shenjojnë lidershipin e tij, të zbërthyera në libër.

Ndërtimi i marrëdhënieve njerëzore të mbushura me energji pozitive është faktor vendimtar në suksesin e liderit. Element të cilin Ismail Qemali e zotëronte më së miri. Kishte në zemër dashurinë për vendin.

Heroi, modeli nga i cili ai frymëzohet është Gjergj Kastriot Skënderbeu, Kalorësi i Krishtërimit, duke qartësuar kështu vizionin e tij të ëndrrës europiane. Nuk është rastësi, por mjeshtëri e tij politike dhe diplomatike përkimi i datave. 28 Nëntor 1912, si nëntor i dytë, krijoi shtetin e pavarur shqiptar.
Autori heq paralele mes Skënderbeut që ndali hovin e ushtrive osmane dhe Ismail Qemali që tregoi se trojet shqiptare nuk janë një “Turqi e dytë” në Ballkan, por janë pjesë e pandashme e kontinentit europian.

Komunikimi me anë të simboleve kombëtare.
“Flamuri, himni kombëtar dhe gjuha shqipe”:
Formimi i alfabetit dhe çështja e gjuhës shqipe ishte një nga çështjet të cilës i kushtonte vëmendje të posaçme.
Së bashku me Hoxha Tasimin, Pashko Vasën, Kostandin Kristoforidhin, Jani Vreton në vitin 1864 ndërtuan themelet e punës për hartimin e alfabetin me shkronja latine, sepse për ta humbaja e gjuhës isht humbje e kombit. Si rrjedhojë në vitin 1913 në dokumentet e Qeverisë së Vlorës, shqipja ishte e vetmja gjuhë zyrtare e shtetit shqiptar. “Duke treguar kujdes e dashuri për gjuhën e kombit tregon qartë shiprtin e tij të lideshipit madhështor”.
Sot modeli i tij i të adhuruarit dhe lëvrimit të shqipes duhet të shërbejë si një pikë e fortë mbështetëse për të përballuar problemet që shqipja ka sot në kontekstin e globalizimit.

Strategjia e komunikimit.
Ismail Qemali zotëronte artin e komunikimit dhe aftësinë për të bërë për vete njerëz të shtresave të ndryshme. Ndiqte politikën e dyerve të hapura, d.m.th lehtësisht i kontaktueshëm nga njerëzit e thjeshtë. Nuk pati kurrë shenja arrogance, vlerë kjo e ardhur edhe nga dera e madhe e Vloravje.

Fleksibël dhe elastik në të njëjtën kohë.
Nuk dorëzohej pa realizuar deri në fund objektivat e tij. “Ismail Qemali përpara çdo gjëje mendonte Shqipërinë”.
Jemi të etur për modelin e lidershipit të Ismail Qemalit për të forcuar demokracinë, për politikanë që udhëheqin nga ideale të larta me karakter të fortë dhe zemër të madhe.
Përfundime
Duke iu kthyer edhe njëherë hipotezës se shqiptarët e njohin pak ose aspak figurën e Ismail Qemalit, duke lexuar librin kuptohet se kjo hipotezë vërtetohet plotësisht. I ftoj të gjithë të lexojnë dhe do të mësojnë më shumë për veprën dhe për këtë figurë, për këtë figurë shumëdimensionale …….
Me aftësinë për të lënë mënjanë për hir të së mirë së përgjithshme Ismail Qemali i parapriu kohës dhe jep dorëheqjen, tipar i lidershipit.
Interesante ishte letra që i dërgon Aqif Pashës ku shkruhet se: “Shqipërinë e shpëtuam, i bindëm mbretëritë se Shqipëria siguron ekuilibrin ballkanik, por nuk ka mbetur një çështje që na shqetëson: ne nuk e durojmë njëri-tjetrin dhe çdo gjë që bëjmë mirë apo keq has në vështirësi dhe sjell pasoja”.
Konstatime të tilla për fat të keq verifikohen lehtësisht në jetën tonë shoqërore, politike.
Gjeniu i Ismail Qemali ia doli që në kontekstin e politikës së jashtme të hidhte poshtë propagandën e ligë të fqinjëve se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet, pasi janë racë inferiore.

Filed Under: Mergata

Në nderim dhe respekt të Ismail Memellit…

April 13, 2024 by s p

Nga Fuat Memelli-Boston/

Prej kohësh kam dashur të shkruaj për sinicarin Ismail Memelli. Kjo dëshirë buronte për përkushtimin e tij në punë dhe aritjet që pati, për dashurinë e tij për Sinicën dhe Shqipërinë, si dhe për pengesat e trishtimet që pati në jetë nga sistemi i kaluar, të cilat e brejtën shpirtin e tij, por nuk e mposhtën. Ismaili ishte një nga gjashtë fëmijët e Zylfos dhe Byles. Lindi në Sinicë të Devollit në vitin 1938. Fëminia e tij ishte e vështirë. Vendi nuk ishte çliruar ende nga okupatorët e huaj. Shkollën fillore dhe shtatë vjeçare e kreu në vendlindje. Më pas mbaroi shkëlqyeshëm shkollën dy vejçare të Rezervave të Punës dhe më pas shkon të kryejë shërbimin ushtarak në bazën detare të Pashalimanit.

VITET NË NËNDETËSE

Në vjeshtën e vitit 1957 shkoi për specializim në Savastopol të ish Bashkimit Sovjetik ku qëndroi disa muaj bashkë me një gup marinarësh dhe oficerësh. Kur u kthye në atdhe, shërbeu në bazën e Pashalimanit. Siç tregon ushtaraku Fahri Perona me origjinë nga Suli i Devollit i cili ka shërbyer në atë bazë, Ismaili ka qënë pjesëtar i efektivit të parë të krijimit të brigadës së nëndetseve, rreshtuar në nëndetsen e parë me detyrë komandant i grupit të elektriçistëve. Ai dhe gjithë efektivi i parë i nëndetseve u specializua në Sevastopol të ish Bashkimit Sovjetik për disa muaj. Siç thotë Fahriu vështirësitë në nëndetëse ishin të mëdha si: temperaturat e larta në lundrim, prezenca e hidrogjenit dhe e gazit karbonik në ambient të mbylluar, ushqimet e konservuara, shërbimet e shpeshta, gadishmëria e lartë, shpesh tre muaj pa shkua në shtëpi, etj. Në bazën e Pashalimanit dolën hapur kontraditat me sovjetikët. Ata deshën të marrin katër nëndetset, por nuk ia aritën qëllimit dhe më 4 qershor 1961 u larguan nga vendi ynë. Pas largimit të sovjetikëve, ndihej nevoja e vazhdimit të punës në nëndetëse, sepse pas 4-5 muaj liroheshin detarët e specializuar. Ju bë thirrje të qëndronin aty dhe Ismaili ishte ndër të parët që iu përgjigj. Nga një ngjarje në komunizëm siç do tregojmë më poshtë, e kaluan nga nëndetëset në kantierin e riparimit të anijeve detare. Këtu ai përgatiti një grup elektriçistësh, të cilët me kalimin e viteve përvetësuan teknologjinë e riparimit dhe garantuan gadishmërinë e anijeve të flotës luftarake detare. Në vitin 1964 u martua me Myrveten me origjinë nga Korça. Kur ishte në Pashaliman, lindën dy vajza, Arianën dhe Albinën.

KALVARI I VËSHTIRËSIVE QË NUK E MPOSHTËN

Si pasojë e komunizmit e pësoi Ismaili. E pësuan edhe dy vëllezrit e tij, Rasimi dhe Ibrahimi, etj. Pas kësaj ngjarje Ismailin e kaluan për ca kohë në repartin e riparimit të anijeve të flotës detare. Duke ditur që me këtë “cen” në biografi, nuk mund të vazhdonte të punonte në Pashaliman, kërkoi vetë të largohet. Por, ku të shkonte? Historia e persekutimit komunist e ndiqte nga pas. Mendonin se mund t’i shërbente sovjetikëve me që kishte qënë aty. Vajza e tij , Ariana Disha ( Memelli) më tregon për kalvarin që pati. Më tregoi se urdhëri në fillim ishte për internim dhe konfiskim pasurie. Tentoi të fillojë punë në Korçë, por punonte pak ditë dhe e largonin. Sigurimit nuk i shpëtonte gjë. Filloi punë edhe në Ndërmarjen e Ndërtimit në Elbasan, por edhe këtu e njëjta histori, punoi dy javë dhe e larguan, sikur të kishte murtajë. Gruaja me dy vajzat për dy vjet jetuan në Sinicë te prindërit e Ismailit, ku bëheshin 11 vetë e siç dihet në vitet e kooperativës varfëria ishte e madhe. Pas dy vjet sorollatje, më fund ish kryetari i komitetit ekzekutiv të Librazhdit, Koci Sinica, me origjinë nga ky fshat, e ndihmoi dhe filloi punë si elektroauto në Ndërmarjen e Ndërtimit në këtë qytet. Ata që e kanë njohur nga afër në Librazhd, flasin fjalët më të mira. Një prej atyre që më ka folur, ishte poeti i njohur Koçi Petriti, i cili disa vjet ka jetuar në Librazhd, më ka thënë :” Ismaili ishte duarartë. Atë e vlerësonin të gjithë në Librazhd.” Megjithatë nuk e linin rehat. Disa herë e provokonin që të fliste ndonjë fjalë dhe ta arestonin. Një spiun që punonte aty, jepte informacione të reme dhe te puna ka shkuar dy-tre herë gazi i Degës së Punëve të Brendëshme për ta arrestuar por pasi Ismaili ka ditur të mbrohet. U mbyll në vetvete dhe fliste vetëm për punën. “Shok” i afërt iu bë duhani që nuk e ndau sa ishte gjallë. ”Shoqe” të afërt kishte edhe kitarën. I binte asaj dhe këndonte në familje dhe te njerëzit e tij. Duke vlerësuar kontributin e tij kur ishte në Pashaliman, kanë ardhur dy herë në Librazhd dhe kanë takuar Ismailin ushtarakët e asaj baze, Aleko Pojani dhe Fahri Perona, megjithëse ai ishte me “njollë” dhe ndiqej nga sigurimi i shtetit.

ISMAILI NË BOTËN TJETËR, FAMILJA NË AMERIKË

Pas ditëve e viteve të trishta, era e ndryshimeve për këtë familje nisi me ardhjen e demokracisë. Ismaili e mirëpriti dhe ishte ndër anëtarët e parë të Partisë Demokratike. U zgjodh edhe kryetar i sindikatës së kësaj partie në Librazhd. Kaluan pak vite dhe ai ndjeu zhgënjim. Në sindikatë dhe struktura të tjera, u zgjodhën njerëz jo idelistë dhe të përkushtuar siç kishte menduar ai. Në vitin 1997 vajza e tij , Anila, duke qënë nxënëse e shkëlqyer, vjen me studime në Amerikë nëpërmjet një shoqate . Duke e përcjellë në aeroportin e Tiranës, i jati i kishte thënë: “Ti po shkon me studime por krahas rezultateve në mësime, mbi të gjitha të jesh njeri. Të ndihmosh mamin dhe motrat. Mua vallë do më gjesh, por mos u mërzit dhe mos lerë shkollën të vish .” Vajza e re që po nisej me gëzim për studime, u çudit nga fjalët “ vallë do me gjesh.” E pyeti përsëri të jatin por nuk i dha më shpjegime. U përqafuan dhe ky ishte takimi i fundit me të . Në trupin e Ismailit ishte shfaqur sëmundja e pashërueshme por nuk ia kishte thënë ende familjes. Më 10 prill të vitit 1997, ndrron jetë dhe prehet në varrezat e Librazhdit. Pas viteve 2000, vijnë në Amerikë me bashkim familjar edhe dy motrat e tjera, Albina dhe Ariana bashkë me familjet e tyre. Jetojnë në Las Vegas dhe janë integruar shumë mirë në jetën amerikane. Mbajnë lidhje me Shqipërinë dhe e duan atë megjithë shpirt, pasi vendlindja është vendi ku rrobërohet shpirti, pavarësisht trishtimet e mëdha që patën nga regjimi i kaluar.

Filed Under: Kronike

“Timsi”, shteti-parti dhe partia-shtet

April 13, 2024 by s p

Sokol Paja/

Skandali “Tims” është padyshim ndër skandalet më të rënda në shtetin shqiptar të tranzicionit postkomunist. I harruar dhe i kaluar në heshtje prej muajsh prej organeve ligjzbatuese, kopjimi, ruajtja dhe transferimi i të dhënave personale të shqiptarëve e shtetasve të huaj nën posedim të personave të paautorizuar përbën një akt të pastër kriminal, një precedent të tmerrshëm të rënies së shtetit ligjor, gjunjëzimit të institucioneve, cënimit të sigurisë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s dhe shkelje të një sërë ligjesh, marrëveshjesh e konventash ndërkombëtare. Një ditë e zezë për shtetin ligjor dhe shtetin e së drejtës. Shteti shkërmoqet prej punonjësve shtetërore. Shteti ka dështuar totalisht të mbrojë të dhënat e qytetarëve të Republikës. Asnjë përgjegjësi nga zinxhiri komandues e drejtues i cili duhej të jepte llogari që ditën e parë të skandalit të rrezikshëm e të paprecedentë.

Të gjitha skandalet kombëtare në shtetin shqiptar mbajnë një përgjegjës: Edi Rama. Kryeministri më i dobët dhe më i dëmshëm i Shqipërisë e shqiptarëve vazhdon “mbretërimin” e tij të mandatit të tretë duke sjellë pasoja të tmerrshme në ekonominë, sigurinë shtetërore e keqmenaxhimin e aseteve kombëtare e shtetërore. Dëbimi nga Shqipëria i 1 milion shqiptarëve në 11 vite keqqeverisje, shpartallimi i shtetit ligjor, kontrolli i medias, presioni i vazhdueshëm mbi drejtësinë dhe skandalet e njëpasnjëshme si rasti “Xhaçka” ku partia – shtet shpërfill Gjykatën Kushtetuese duke mbrojtur mandatin e deputetes në papajtueshmëri me Kushtetutën, tregojnë gjendjen e vendit dhe katandisjen e vazhdueshme prej më shumë se një dekadë. Partia- shtet ka kryefjalë të vetme vjedhjen e çdo qindarke publike. Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, vjedhjet masive në çdo ministri e drejtori, ku “rrugët” dhe “tatimet” janë gropa e zezë e parasë publike. Zhvatja është kthyer në sistem.

Në skandalin “Tims” është e pashpjegueshme sesi Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka thënë asnjë fjalë dhe nuk është marrë asnjë masë. As Komisioni Hetimor Parlamentar as arrestimi i ish drejtorit hajdut Muça, nuk i lajnë mëkatet e këtij skandali me përmasa të frikshme. Shteti është thyer e kthyer nën komandën e patronazhistëve dhe aktivistëve, specialistët dhe punonjësit me integritet janë zëvendësuar apo transferuar në periferi. Partia është kthyer në shtet dhe shteti në parti. Shteti ka rënë nën thundrën e partisë-pushtet. Vjedhja e të dhënave personale të shqiptarëve si hyrje-daljet e personave në pikat kufitare, dokumentet biometrike të shtetasve, gjeneralitetet e tyre, ngjarjet kriminale, ngjarjet nën hetim të raportuara në sistemin e brëndshëm të policisë, aksionet e policisë së shtetit, dosjet hetimore më të bujshme, lista terroristëve apo personave me rrezikshmëri të lartë dhe në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, gjobat e makinave të qytetarëve të Republikës, strategji, plane veprimesh apo informacione të ndryshme sekrete të rëna në duart e personave jo përgjegjës përbëjnë një akt të tmerrshëm kundrejt interesit të shtetasve të Republikës dhe interesave të vetë shtetit shqiptar. Një tradhti e tmerrshme, shteti “shet” të dhënat sensitive të shtetasve. Vetëm largimi i kryeministrit Rama dhe të gjithë atyre që fusin duart në xhepat e shtetit, në kurrizin e qytetarëve dhe institucioneve e shpëtojnë Shqipërinë nga plagët shumëplanëshe dhe të shumanëshme.

Në një shoqëri demokratike perëndimore, qeveria do kishte rënë 100 herë, ndërsa në Shqipëri Rama me shpurën e tij vazhdon vjedhjet e abuzimet, shoqëria e qytetarët heshtin dhimbshëm. Është jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët që jo vetëm të ketë ndëshkim shembullor mbi skandalin “Tims” por institucionet shtetërore përgjegjëse të kërkojnë ndihmë nga BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e kapaciteteve të sigurisë e mbrojtëse kibernetike, ndryshim të legjislacionit dhe rritje të kapaciteteve të specialistëve të fushës me qëllim që skandale të tilla të mos rrezikojnë qytetarët, institucionet dhe vetë shtetin. Shteti ka rënë, Republika në rrezik jetik.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT