• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

GJENERAL PIRO AHMETAJ DHE PROF. ELENA KOCAQI VIZITUAN VATRËN

April 12, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 11 prill 2024 – Gjeneral Piro Ahmetaj dhe historianja Prof.Elena Kocaqi vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ata u pritën nga delegacioni zyrtar i Vatrës, kryetari z.Elmi Berisha, sekretari Dr. Pashko Camaj, kryetari i degës së Vatrës në Queens Dr.Skender Murtezani vatranë të tjerë, personalitete e aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikanë në New Yorke më gjërë. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes shprehu respekt dhe vlerësim të lartë për Gjeneral Piro Ahmetajn jo vetëm si ekspert i lartë i sigurisë kombëtare, NATO-s e mbi të gjitha kontributin e tij të gjatë në ushtrinë shqiptare e lidhjen e veçantë me Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.

Për Prof.Elena Kocaqin, kryetari i Vatrës z.Berisha shprehu respekt e vlerësim të lartë për kontributin e saj si historiane e kërkuese shkencore në lartësimin e historisë kombëtare e figurave të shquara të kombit shqiptar. Gjeneral Piro Ahmetaj në fjalën e tij ekspozoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, eksperiencën e tij të qenësishme për 25 vite si koordinator i NATO-s për zyrën në Shqipëri, peshën dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në integrimin e Kosovës në NATO, aspekte gjeopolitike të shteteve të Ballkanit, rrugëtimin historik të shtetit shqiptar deri në anëtarësimin e plotë në NATO dhe sfidat me të cilat përballet sot Kosova në integrimin në NATO. Në fjalën e tij emocionuese Gjeneral Piro Ahmetaj falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjithçka që kanë bërë për kombin shqiptar.

Prof.Elena Kocaqi në fjalën e saj theksoi rolin që kishte Vatra në histori ku shpëtoi copëtimin e Shqipërisë, fuqinë lobuese të komunitetit shqiptar në Amerikë, kërkoi bashkëpunimin e të gjitha shoqatave shqiptare për të forcuar faktorin shqiptar në Amerikë e trojet etnike. Ajo kërkoi që shqiptarët e Amerikës të ndihmojnë dhe të fokusohen te shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë e Çamërisë për të lobuar për interesat e shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët e Amerikës theksoi prof.Kocaqi duhet të krijojnë një lob të fuqishëm me biznesmenë e intelektualë për të qenë imponues mbi politikën shqiptare dhe të negociojë me faktorin politik amerikan për interesat e shqiptarëve në Ballkan.

Dr. Pashko Camaj në fjalën e tij vuri theksin te platforma e Vatrës për bashkimin dhe integrimin e shqiptarëve kurse Dr. Skënder Murtezani diskutoi çështje të sigurisë në Ballkan, punën e institucioneve kombëtare që të duan më shumë shqiptarinë, bashkimin e shqiptarëve e bashkëpunimin mes shtetit të Kosovës e Shqipërisë për tu fuqizuar si shqiptarë në Ballkan.

Dr. Murtezani ekspozoi punën e Vatrës Queens në riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri, punën për kthimin e eshtrave të Fan Nolit në Shqipëri dhe pllakatën e nderimit të Atë Gjergj Fishtës. Takimi vazhdoi gjatë me biseda të ngrohta e vëllazërore në interes të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve në trojet etnike.

Filed Under: Featured

“Fan Noli – Apostulli” nderohet në Tiranë me çmimin “Lumo Skëndo”

April 11, 2024 by s p

Ilir Ikonomi/

Sot në Tiranë një juri më nderoi me çmimin prestigjoz Lumo Skëndo për librin “Fan Noli – Apostulli”. Ngjarja organizohej nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Thashë edhe unë ca fjalë për njohjen e Lumo Skëndos (Mid’hat Frashërit) me Fan Nolin në vitin e largët 1921.

Të dy ishin njerëz të ditur, të dy punonin shumë për problemin më të madh të atij viti: zbrazjen e tokave shqiptare nga trupat serbe dhe greke, që nuk po e linin Shqipërinë e ringjallur të merrte frymë.

Mid’hati, 41 vjeç, përfaqësonte Shqipërinë në Paris; Noli, 39 vjeç, në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Mid’hati ishte njohës i shkëlqyer i truallit shqiptar, i çdo fshati, i çdo pëllëmbe tokë. Noli ishte orator dhe artikulues i mirë i kërkesave shqiptare, i zbukuronte fjalimet e tij me shprehje latine, me vargje nga Shekspiri dhe Dantja, ishte i zoti të debatonte me diplomatët grekë dhe serbë në Lidhjen e Kombeve.

Një ditë u takuan në Gjenevë. Ishte fund i gushtit 1921.

Më 1 shtator trokitën të dy në zyrën e Lordit Arthur Balfour, ish-kryeministrit të Britanisë.

-Si mund t’ju ndihmoj? – i pyeti Lordi.

-Ju keni fuqi të madhe, – i thanë ata.

Lordi i priti me dashamirësi, por jo pa një sens ironie këta dy burra të kulturuar, që mbronin me aq pasion trojet e sakatuara të vendit të tyre. Mirëpo nuk ishte e lehtë të depërtoje tek të mëdhenjtë.

Mid’hat Frashëri dhe Fan Noli nuk qëndruan bashkë më shumë se një javë në Gjenevë, por ishin aty në çastin e duhur. Ishin ndoshta të vetmit shqiptarë që kishin realisht aftësinë të mbronin kufijtë e Shqipërisë.

Ja pse ky çmim që mora sot më solli në mendje disa gjëra nga historia. Ishte mjaft kuptimplotë për mua.

Filed Under: LETERSI

Takim i Ambasadorit të Shqipërise Ervin Bushati me drejtues të Vatrës

April 11, 2024 by s p

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Z. Ervin Bushati erdhi për një takim me Kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha dhe drejtuesë të saj në shtëpinë e Vatrës sot pasdite.

Takimi nënvizoi idenë e koordinimit në nivele institucionale për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro- amerikane. Midis të tjerave, bashkërendimi i diaporës, ku Vatra si Federatë mbarëshqiptare ka vend të veçantë, mund të çojë në realizimin e festimit të ditës së pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë, siç është arritur nga komunitete të tjera.

Ambasadori Bushati e vuri theksin për këtë te kontaktet me ligjbërësit amerikanë nga çdo shoqatë apo anëtar i komunitetit, si pjesë e “presionit pozitiv” prej nga vjen rrjedhimisht hapesirë dhe prezencë më e madhe e bashkësisë shqiptare.

Duke e vlerësuar paraqitjen e idesë së Ambasadorit Bushati tek drejtuesit e Vatrës, kryetari Berisha tha se nisma ka filluar me komunikimet me Shtëpinë e Bardhë nga fundi i vitit të kaluar.

“Pas nënshkrimit të Memorandumit me Parlamentin e Kosovës, Vatra e konsideron si një hap të rëndësishëm një marrëveshje me Parlamentin e Shqipërisë duke vazhduar të jetë pararojë e diaporës shqiptare për çështjen kombëtare,” tha kryetari Elmi Berisha.

Përsa i takon misionit të shenjtë të ruajtjes së gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, Sekretari i Vatrës, Dr. Pashko Camaj shtroi nevojën e koordinimit të teksteve shkollore dhe konkretisht Abetareve për fëmijët e diaporës, dhe shkollimin e strukturuar në Amerikë.

Biseda kishte shkëmbime të mendimeve dhe ideve që i shërbejnë komunitetit dhe interesave kombëtare. Vizita e parë e Ambasadorit Bushati në Vatër, i cili është emëruar ketë vit në këtë post në Uashington, kishte edhe një komponent personal. Duke i uruar mirëseardhjen, Kryetari Berisha tha se “Ambasadori ka ardhur në Vatrën e tij,” sepse stërgjyshi i tij nga ana e mamasë ka qenë Vatran i përkushtuar.

Ambasadori i Shqipërisë Ervin Bushati shoqërohej nga Sekretari i Parë i Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së, z. Arbi Kapisyzi.

Në pritjen zyrtare me Ambasadorin Bushati ishin të pranishëm, Dr. Pashko R. Camaj Sekretar i Vatrës, Ilir Cubi, anëtar i Kryesisë dhe ndihmës Arkëtar, Paulin Mrnacaj, anëtar i Kryesisë, Anton Raja, anëtar i Këshillit, Gëzim Nika “Mjeshtëri Madh”, Kujtim Funiqi, Dritan Haxhia, Këshillitar për Media, Rafaela Prifti, editore për anglishten e gazetës Dielli.

Filed Under: Featured

Mother’s Day Celebration with the one and only, Artjola Toska !

April 11, 2024 by s p

PriceFREE – $154 USD + BFBuy Tickets

ticket banner

Hosted by Vatra Miami

Date and time

Sat May 11th 2024, 3:00 pm – 7:00 pm EDTAdd to calendar

Location

BOCA LAGO GOLF & COUNTRY CLUB8665 Juego Way, Boca Raton, FL 33433, USA

Event description

Bring your FAMILY and Join Us for a Spectacular Celebration of Mother’s Day 2024!

Vatra Miami cordially invites you to an elegant banquet in celebration of Mother’s Day, featuring an exclusive performance by the  one and only Albanian folk-pop singer, Artjola Toska.

Event Highlights:

Live Performance by Artjola Toska: Experience the mesmerizing talent of Artjola Toska as she presents her full repertoire of beloved Albanian folk songs, spanning from the North to the South.

Special Guest DJ Erind Emiri: Joining us all the way from Michigan, DJ Erind Emiri will keep the energy high and the dance floor buzzing throughout the evening.

Exquisite Carving Buffet: Indulge in a lavish spread featuring a variety of delectable dishes carefully curated for your enjoyment.

The menu promises a delightful dining experience, with a wide array of dishes to cater to different tastes and preferences.

Please, find the Buffet Menu attached:

Carving Station:

  • Oven-Roasted Hand-Carved Turkey:
    • Accompanied by Dijon Mustard, Pesto, Mayonnaise, and Cranberry Relish.

Buffet Selections:

  • Field of Greens Salad:
    • Fresh blend of greens with Tomatoes, Cucumbers, Red Onions, served with Balsamic and Ranch Dressings.
  • Salad Varieties:
    • Chicken Salad, Tuna Salad, Potato Salad, Coleslaw, Pasta Salad.
  • Platters of Selected Cold Meats and Cheeses:
    • Featuring Roast Beef, Sliced Turkey, Honey Ham, Cheddar, and Swiss Cheese.
  • Bread Assortment:
    • Whole Grain, Pumpernickel, Rye, Kaiser Rolls.
  • Condiments and Accompaniments:
    • Mayonnaise, Horseradish, Imported Mustards, Kosher Pickle Spears, House-Made Chips.

Chafing Dish:

  • Beef Entree:
    • Served with two side dishes, which include roasted vegetables and pasta.
    • Kids Menu/Chicken Fingers with French Fries

Desserts & Fruits:

  • Assorted Desserts:
    • Including Cookies, Brownies, and the chef’s choice of the day.
  • Seasonal Fruit Selection.

Complimentary Drinks:

  • Water, Soda, Iced Tea, Regular and Decaffeinated Coffee, Herbal Teas.
  • Red and White Wine service will be available during the meal.

Extra Beverage Offerings:
Cash open bar available from 3 PM to 7 PM, offering a selection of refreshing drinks to complement the festivities.

Ticket Information: Reserve your seat today to secure your place at this unforgettable celebration of Mother ‘s Day. 


!! Limited seats, and they are available until April 14th !!

The last but not least 🙂 “Dress to Impress”!


Join us as we come together to honor and celebrate the spirit of Mother’s Day in the company of friends, family, and the vibrant Albanian community of South Florida and not only.

Note: Event details subject to change. Please stay tuned for updates.

Refunds: Contact the organizer for refunds. 

Filed Under: Analiza

Maqedonasi i Madh

April 11, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Mbretëria e Aleksandrit të Madh, e njohur edhe si Perandoria Maqedonase (përfshi Greqinë), ishte një forcë e frikshme që la gjurmë të pashlyeshme në histori. Kjo perandori e fuqishme, e krijuar nga udhëheqja vizionare e Aleksandrit të Madh, mbretëroi supreme për një periudhë relativisht të shkurtër, por arriti lartësi të pashembullta. Aleksandri i Madh u ngjit në pushtet në vitin 336 pes, pas vrasjes së babait të tij, mbretit Filipi II i Maqedonisë. Në vetëm 20 vjeç, ai filloi një mision ambicioz për të zgjeruar kufijtë e mbretërisë dhe për të përhapur kulturën që historianët e quajnë “helenistike”. Me një ushtri të disiplinuar mirë dhe shkëlqim strategjik, Aleksandri pushtoi me shpejtësi territore të gjera, duke krijuar një nga perandoritë më të mëdha të antikitetit.

Gjatë fushatave të tij ushtarake, të cilat shtriheshin nga viti 334 pes deri në vitin 323 pes, Aleksandri u fut në Azinë e Vogël (Turqia e sotme), Egjipt, Persi (Iran) dhe madje deri në lindje deri në Indi. Shkathtësia e tij ushtarake mahniti mikun dhe armikun njësoj, duke i dhënë atij titullin “Imathi” (si maqedonas që ishte), dhe duke forcuar vendin e tij në histori.

Mbretëria e Aleksandrit të Madh zgjati zyrtarisht deri në vdekjen e tij të parakohshme në vitin 323 pes në moshën 32 vjeçare. Pas vdekjes së tij, perandoria ra në një periudhë copëtimi dhe trazirash politike, të njohura si Luftërat e Diadoçëve. Këto konflikte u zhvilluan midis gjeneralëve të Aleksandrit, të njohur si Diadochi, të cilët luftuan për kontrollin mbi rajone të ndryshme të perandorisë.

Në fund të fundit, mbretëria e madhe e Aleksandrit u nda në tre shtete kryesore pasardhëse: Mbretëria Ptolemeike në Egjipt, Perandoria Seleukide në Persi dhe Mesopotami dhe Mbretëria Antigonide në Maqedoni dhe Greqi. Këto shtete pasardhëse do të vazhdonin të kishin një ndikim të rëndësishëm në rajon për shekujt në vijim.

Megjithëse sundimi i drejtpërdrejtë i Aleksandrit të Madh kishte përfunduar me vdekjen e tij, trashëgimia e tij vazhdoi. Kultura që futi gjatë pushtimeve të tij lanë gjurmë të pashlyeshme në tokat që pushtoi. Në Egjipt, për shembull, Mbretëria Ptolemaike do të vazhdonte të ndërtonte bibliotekën e njohur të Aleksandrisë dhe do të bëhej një qendër mësimi dhe intelektuale.

Përveç arritjeve kulturore dhe intelektuale, perandoria e Aleksandrit luajti një rol vendimtar në përhapjen e gjuhës, artit, arkitekturës dhe filozofisë në të gjithë Mesdheun lindor dhe më gjerë. Kjo përzierje kulturash, e njohur si ‘helenizim’, vazhdoi të formësonte rajonin shumë kohë pas sundimit të drejtpërdrejtë të Aleksandrit dhe pasardhësve të tij.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT