• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

Dom Ndue Gjergji, meshtar dhe patriot, sinonim i përvujtërisë dhe dashurisë së Perëndisë

May 9, 2024 by s p

Alfons Grishaj*/

Te dashur bashkatdhetarë, klerikë të nderuar, vatranë, ju përshëndes në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryetarit Dr. Elmi Berisha, i cili me zemër është këtu, por i pamundur që të marrë pjesë, sepse Ali Ahmeti e ka thirrur në Maqedoninë e Veriut, për një shërbesë kombëtare. I dashur Dom Ndue Gjergji, meshtar dhe patriot , sinonim i përvujtërisë dhe dashurisë së Krishtit. Prift i shkollës klasike të një plejade që la gjurmë në kapërcyellin e ndryshimeve të mëdha shpirtërore e kombëtare. Sot, ne jemi mbledhur të gëzojmë veladonin e meshtarisë, sakrificat e tua ndaj fesë dhe kombit, por jo lamtumirën në “pension”. Prandaj, nuk kam dëshirë t’a dëgjoj më fjalën pension! Kjo fjalë shkon për gjithë njerëzinë që kalojnë një moshë të caktuar, por kurrë për liderat shpirtërorë të trungut abramik, të cilët kanë një aureolë qiellore deri në momentin e thirrjes së Hyut në jetën tjetër. I dashur Dom Ndue, për ne ke qenë dhe do jesh frymëzim i paqes dhe urtësisë, tregues i masës së dashurisë, faljes dhe lurtimit shpirtëror human. Të gjithë udhëheqësit shpirtërorë që shërbejnë në Kisha (institucione fetare), kanë një përulje mistike ndaj detyrës së shenjtë, një përkushtim origjinal, që i bën të ndryshëm nga frymorët mëkatarë. Prandaj dhe Papa Françesku, e përkufizon Kishën si një spital të sëmurësh, ku njerëzit gjejnë paqen e shpirtit dhe shërohen. Ju, i dashur Don Ndue, keni bërë gjëra të bukura duke arritur një standart të lartë përkushtimi qiellor. Uroj më të bukurën për ju, dhe kudo që të jesh, lutu për ne mëkatnorët! Kur e pyeten Salierin se kush ish muzikanti më i madh në botë, ai u përgjigj, “padyshim, Bethoveni! Intervistuesi e thumboi Salierin përsëri, “Po ti harrove Moxartin? Salieri pa ngritur kokën, ju përgjigj, Moxarti është muzika vetë. Unë kam njohur shumë meshtarë, padyshim, për mua ti je një shkollë në vete, je meshtaria vetë! Dom Ndou, është kombëtar, i përket kombit tonë. God bless you all.

* Fjala përshëndetëse në emër të Federatës “Vatra”.

Filed Under: Opinion

79 vjet nga përfundimi i tragjedisë më të përgjakshme të njerëzimit dhe triumfit mbi nazi-fashizmin!

May 9, 2024 by s p

Bujar Leskaj/

Kjo fitore e madhe per njerëzimin , njëherazi solli edhe faktin e hidhur : shumë shtete europiane u vendosën nën thundrën gjakatare të sistemit komunist, i cili u instalua për 45 vjet (1945-1990) dhe për 45 vjet jetoi me përgjakje dhe ishte po aq i rrezikshëm, po aq fashist, po aq gjakatar, po aq antidemokratik sa nazismi gjerman.

📍 8 maji është dita në të cilën mori fund një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit, ndërkohë që 9 maji kremtohet si dita e fitores mbi fashizmin. Me kapitullimin e Gjermanisë përfundoi Lufta e Dytë Botërore, e cila nisi si revansh i forcave fashiste dhe përfundoi si triumf i koalicionit të madh të forcave përparimtare, progresiste perëndimore me në krye SHBA, Britania e Madhe dhe BS kundër nazi-fashizmit.

📍 U zhvillua në harkun kohor 2077 ditë (1 shtator 1939-8 maj 1945), si një përleshje e përgjithshme midis 61 shteteve, që përbënin mbi 80% të popullsisë të globit.

📍 Data e fillimit të Luftës së Dytë Botërore është 1 shtator 1939, kur Gjermania sulmoi Poloninë. Por lufta kishte filluar më 1931, kur Japonia pushtoi Mançurinë. Më pas, u pushtua Etiopia më 1935, Spanja më 1936, Austria e Çekosllovakia më 1938, dhe Shqipëria në 7 prill 1939.

📍 Gjatë kësaj lufte, beteja u zhvilluan në territoret e 40 shteteve në Europë, Azi dhe Afrikë. Më 8 maj 1945 njerëzimi mbylli siparin e tragjedisë më të përgjakshme në historinë e tij me një bilanc tragjik:

❗ 62 milionë jetë njerëzore të humbura në fushëbetejat, nga të cilët 27 milionë ishin rusë! Çdo ditë shuheshin mbi 24 mijë njerëz.

❗ 500 miliardë franga ari zvicerane çmohet dëmi ekonomik, i qindfishuar tashmë.

📍 Sot, 79 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shprehja gjeniale e Bertolt Brecht: “Kurrë nuk duhet harruar se barku që i polli ende nuk është shterpëzuar”, është më aktuale se kurrë!

📍 Një tjetër diktator, Vladimir Putin, i dalë nga shkollat më të egra të KGB-së është shfaqur si rrezik i ri për botën, me agresionin ndaj Ukrainës, që po mbrohet heroikisht!

❌ Putini, nje Stalin dheHitler i kohërave moderne, e ka futur gjithë globin në kaos, dhe njëlloj si Hitleri duhet ndaluar vendosmërisht nga bota përparimtare perëndimore!

Filed Under: Rajon

PLANIFIKO TË ARDHMEN, REGJISTROHU!

May 9, 2024 by s p

Republika e Kosovës ka filluar procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky proces do të realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024 dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente dhe jo-rezidente, pra edhe regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës.

Regjistrimi i popullsisë i shërben institucioneve të Republikës së Kosovës që të evidentojnë më mirë gjendjen dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë si dhe pjesëtarëve të Diasporës, dhe përmes informatave statistikore të planifikojë politika e shërbime më adekuate publike. Regjistrimi i popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore të vendit, ndërkaq Diaspora jonë është pjesë e pandashme e këtij procesi.

Regjistrimi i të gjithë qytetarëve që janë lindur në Kosovë ose që kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës mund të bëhet përmes formularit online që gjendet në: http://ediaspora.rks-gov.net .

Prandaj, bëhu pjesë e regjistrimit të popullsisë – ReKos 2024!

Filed Under: Opinion

Përkujtimi i ngjarjeve historike, obligim qytetar e institucional

May 9, 2024 by s p

Në vendet me kulturë demokratike përkujtimi i ngjarjeve historike si në nivel lokal e ate kombëtar, paraqet moment reflektimi për qytetarët e mjedisit përkatës ku kontributin e tyre e japin individët, shoqëria civile e sidomos institucionet përkatëse lokale apo ato shtetërore, ndërsa përjashtim bëjnë vendet e pakonsoliduara të cilat nuk janë të përkushtuara ndaj ngjarjeve të tilla ku si rast tipik kemi mos shënimin e 79-vjetorit të Masakrës së Tivarit(1 prill 1945), nga institucionet qeveritare te Shqipërisë dhe te Kosovës si dhe nga mediat, veprim i cili nuk mund të arsyetohet me asgjë!

Nail Draga

Sa herë vjen pranvera e sidomos data 1 prill te shqiptarët, paraqet moment të veçantë emocional, sepse në këtë datë në vitin 1945, në Monopolin e Duhanit në Tivar ndodhi Masakra e Tivarit, ku janë vra disa qindra shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin mobilizuar nga Kosova, për të marrë pjesë në operacionet luftarake kundër nazisteve gjerman në perëndim të ish-Jugosllavisë. Ishte ky një mashtrim politik nga udhëheqesit jugosllav të cilët nga data 8 shkurt 1945 në Kosovë kishin vendosur administrimin ushtarak dhe si qellim kishin të spastronin Kosovën nga shqiptarët të cilët mund të mobilizoheshin në luftë kundër tyre. Dhe nga mobilizimi i eshalonit të dytë i cili ka numruar 4700 vetë, me datën 26 mars ka udhëtuar nga Prizreni-Kukësi-Vau i Dejës-Shkodër e deri në Tivar me datën 31 mars. Në këtë rrugëtim shqiptarët ishin të pa armatosur, iu ngjasonin robërve të luftës, janë përcjellur me roje nga sllavët ndërsa duke ecur këmbë gjatë rrugës janë maltretuar, rrahur e vrarë, ku finalja ndodhi me 1 prill 1945, pas një incidenti të ndodhur i vendosin në Monopolin e Duhanit në Tivar. Në këtë masakër kanë marrë pjesë trupat e rregullta ushtarake të Brigadës së Dhjetë Malazeze të cilët kanë gjuajtur me të gjitha mjetet luftarake, ku kanë gjetur vdekjen qindra shqiptarë. Në lidhje me numrin e të vrarëve është dëshmuar se minimalisht kanë humbur jetën 1560 vetë e ai numër mund të jetë më i lartë qe arrinë deri në 3764 persona. Një konstatim i tilllë e japin burimet e ndryshme të botuara për opinionin pas vitit 1990 dhe dëshmitarët okularë të cilët kanë pasur fatin të mbesin gjallë.

Foto: Pjesëmarrësit e Konferencës shkencore, të Monopoli i Duhanit në Tivar (31.3.2013)

Konferenca e parë shkencore

Për këtë tragjedi në kohën e monizmit nuk është guxuar të flitet as të shkruhet se pasojat ishin të mëdha. Çdo informatë ishte në heshtje, sepse politika komuniste e kohës si mision kishte eliminimin e krimeve duke mos i publikuar ato, por e vërteta nuk ka mundur të heshtet. Vetëm pas rënies së monizmit, të mbijetuarit por edhe disa studiues kanë filluar të shkruajnë artikuj e botime të veçanta, e po ashtu janë përgatitur edhe emisione televizive.

Në lidhje me ketë ngjarje tragjike Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në Ulqin, më 30-31mars të vitit 2013, ka organizuar Konferencën shkencore ”Masakra e Tivarit-1945”, me pjesëmarrje të studiuesve nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Pas prezantimit të kumtesave për këtë ngjarje(të cilat ende nuk janë botuar) pjesëmarrësit më pas kanë shkuar e vizituar vendin e krimit të Monopoli i Duhanit(31 mars). Ishte ky takimi i parë nga përfaqësuesit e një subjekti të shqiptarëve ku kanë marrë pjesë edhe ish të mbijetuar e kësaj masakre nga Kosova, duke dëshmuar në mënyrë autentike përjetimet e kësaj tragjedie.

Memoriali-monument i kujtesës

Pasi në lidhje me këtë masakër, nuk ka asnjë të dhënë në vendin e ngjarjës, duhet bërë çmos që në ketë vend të ngrihet një memorial i shkruar ne tre gjuhë kushtuar kësaj ngjarje tragjike. Një memorial i tillë duhet të jetë monument i kujtesës, për të kaluarën, tashmën dhe të ardhmën për të njohtuar opinionin e gjërë mbi ketë masakër që ka ndodhur në qytetin e Tivarit. Në rrethana të reja kur tash Kosova është shtet i pavarur i takon qeverisë së saj të inicojë një çështje të tillë me pushtetin në Malin e Zi. Ngjarja tragjike e vitit 1945 nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi pushtetin aktual në Mal të Zi, por angazhimi ne drejtim të ndriçimit të kësaj masakre dhe të ballafaqimit më të shkuarën sepse edhe pas 79 viteve nuk ka të dhëna ne lidhje me varret e viktimave të kësaj maskre.

Në rrethana të reja shoqërore historia duhet të rishkruhet dhe të thuhet e vërteta për këtë tragjedi, duke eliminuar qasjen ideologjike qe janë te pranishme edhe në ditët tona. Në këtë aspekt është obligim profesional të hulumtohen arkivat sekrete të UDB-ës jugosllave, për të hequr hipotekat nga e kaluara ideologjike, që do të jetë në favor të faktografisë shkencore si kudo në botën demokratike.

Botim me rastin e 75-vjetorit

Me rastin e 75-vjetorit të Masakrës së Tivarit(2020), autori i këtij shkrimi duke parë mos angazhimin e institucioneve si në Kosovë e Shqipëri, për të shënuar këtë jubile, me ndonjë sesion shkencor apo botim të veçantë, ka botuar librin “Masakra e Tivarit-gjenocid kundër shqiptarëve”, që paraqet një përmbledhje të artikujve nga autor të ndryshëm për këtë masakër e cila ndodhi në vendin ku nuk kishte operacione luftarake, sepse të tillat këtu kishin përfunduar nga fundi i nëntorit 1944. Ishte ky një kontribut modest për të shënuar dhe përkujtuar opinionin për këtë masakër kundër shqiptarëve të Kosovës, ku përgjegjësi përveç pushtetit jugosllav mban edhe pushteti i kohës në Shqipëri.

Leksion për shkollat fillore dhe të mesme

Nëse deri në viotin 1990, nëkohën e monizmit si në shqipëri dhe ish Jugosllavi përkujtimi i kësaj ngjarje tragjike kundër shqiptarëve ishte e ndaluar dhe me pasoja, pas këtij viti me miratimin e pluralizmit heshtja apo anashkalimi i Masakrës së Tivarit, nuk mund të arsyetohet më asgjë. Ajo duhet të jetë leksion i veçantë në tekstin shkollor në lëndën e histiorisë si për shkollat fillore dhe të mesme, duke qenë mesazh për kohën tonë dhe të ardhmën, për të kuptuar sfidat dhe mbijetesën e shqiptarëve në hapësirën e tyre etnogjeografike. Nëse ne kohën e monizmit për shkaqe jo vetëm ideologjike kjo masakër nuk është theksuar në tekstet shkollore tash në pluralizëm është obligim profesional, për të kuptuar krimet e pushtetit jugosllav kundër shqiptarëve! Sepse nxënësve duhet t`iu shpjegohet e vërteta, pa paragjykime, ku shkolla përkatësisht arsimi ka një mision të tillë.

Viti i ardhshëm është 80-vjetori i masakrës

Dhe në fund mbetet të shpresojmë se në vitin e ardhshëm ku do të jetë 80-vjetori i kësaj ngjarje tragjike institucionet qeveritare e ato shkencore si në Kosovë e Shqipëri do të angazhohen për shënimin e këtij përvjetori me ndonjë konferencë shkencore që do të ishte si homazh për të gjitha viktimat e kësaj masakre. Çdo hezitim në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët!

(Maj 2024)

Filed Under: Kronike

Presidentja Osmani takoi presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W.Bush

May 9, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, ka zhvilluar një takim me presidentin e 43-të, të SHBA-ve, George W. Bush, të cilin e ka falënderuar në emër të popullit të Kosovës për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme për vendin tonë.

Presidentja Osmani theksoi se Presidenti Bush ishte një mbështetës i vendosur për pavarësinë e Kosovës, një mik dhe aleat i popullit të Kosovës, duke theksuar se në çdo kapitull të Republikës së Kosovës jeton trashëgimia e tij, e cila zanafillën e ka te paralajmërimi i Krishtlindjes i Presidentit George H.W. Bush, babai të tij.

Gjatë takimit në Institutin Bush në Dallas, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për Presidentin Bush, për mbështetjen dhe solidaritetin e tij për Kosovën, duke potencuar rolin e rëndësishëm të lidershipit të tij në shpalljen e pavarësisë.

“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese e pavarësisë së Kosovës e presidentit Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur. “Presidenti Bush ishte lajmëtari i pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se aleanca e Kosovës me SHBA-të është testament për vlerat e përbashkëta dhe përkushtimin ndaj lirisë dhe demokracisë.

Ndërkaq Presidenti Bush foli me respekt për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë dhe rrugëtimit për shtetetndërtim, konsolidim dhe forcim të pozitës ndërkombëtare. Ai ripohoi miqësinë e tij të qëndrueshme me Kosovën, duke e shprehur besimin për një të ardhme edhe më prosperuese ku Kosova është e integruar në strukturat euroatlantike.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT