• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

Festa e Pashkëve bashkoi komunitetin shqiptar në Boston!

May 6, 2024 by s p

Flamur Vezaj/

Gezuar Pashkët! Ky ishte urimi që mbizotëronte gjatë darkës së djeshme mes shqiptarëve të Bostonit, të mbledhur për të festuar këtë ditë të rëndësishme për komunitetin ortodoks!

Në darkën e organizuar nga “ÇUNAT E BOSTONIT”, “VATRA” dhe “LABERIA”, përveç besimtarëve ortodoks ishin të pranishëm edhe shqiptarë të besimeve të tjera, të cilët kontribuan vullnetarisht me gatimet për këtë darkë!

Për këtë darkë të siguruar nga biznesmenët shqiptarë dhe vullnetarët për të uruar Pashkën, kryetari i VATRËS, z. Mentor Maksutaj, përfaqësuesi i “ÇUNAT E BOSTONIT” , Ardi Bocova, në emër të shoqatës “LABERIA”, Julian Balili, dhe eventi u moderua nga Artian Rreza!

Për të përshëndetur dhe për të uruar gjatë darkës ishte i pranishëm edhe hirësia e tij, Theofan Koja, njëherazi peshkop i Filomilisë dhe i peshkopatës ortodokse shqiptare të Amerikës! Mes të tjerash, peshkop Koja e mbylli urimin e tij me fjalët: “Jemi vëllezër shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, në mëngjes i falemë secili Zotit tonë në kisha dhe xhamia, por në mbyllje të ditës festojmë të gjithë së bashku, sepse na mbledh shqiptaria”.

Organizatorët “ÇUNAT E BOSTONIT”, “VATRA” dhe “LABERIA” falënderuan familjet që sollën gatime tradicionale shqiptare, si dhe u shprehën falënderimin e tyre për kontributin e madh të bizneseve shqiptare në Boston. Bizneset: “JB Rock and Wall”, “Ipswich House of Pizza”, “Giovanni’s Roast Beef and Pizza”, “Produkte Shqiptare”, “Ellie’s Pizza Beverly”, “Boxford House of Pizza”, “Art Paint”, “Morning Buzz Caffe”, “Peabody House of Pizza”, “VIP Detailing”, “AR LLC”, “Xhalia Construction” dhe “Golden Steps Childcare” në Weymouth.

Gjithashtu, anëtarë të kryesisë së VATRËS, znj. Lindita Meçe dhe z. Andrea Pani, gjatë ditës së djeshme vizituan institucionin tjetër fetar shqiptar “Kishën e Shën Trinisë” për të uruar për Pashkët besimtarët ortodoks dhe peshkopin e Filomilisë dhe i peshkopatës ortodokse shqiptare të Amerikës, hirësinë e tij Theofan Koja, njëherazi edhe Zv/kryetar i VATRËS, dega Boston!

Foto nga darka!

@highlight Everyone 𝘧𝘰𝘭𝘭𝘰𝘸𝘦𝘳𝘴

Shoqata Laberia USA

Filed Under: Komunitet

Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë bashkon mjekësinë shqiptare në Çeki

May 6, 2024 by s p

Autor: Shkruan Hajriz Mamaj

Pragë/ Berlin/

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë edhe në këtë vit e ka nisur aktivitetin e saj në organizimin e Konferencave në shtete të ndryshme të Evropës për të përmbushur qëllimin e saj në promovimin e arritjeve shkencore në diasporë nga mjekët shqiptarë të cilët tashmë në shumë vende kanë bërë emër në fusha të ndryshme mjekësore. Një aktivitet i tillë u mbajt ditë më parë në Lokalet e Ambasadës së Kosovës në Pragë.

Kontribut të madh në këtë organizim dhanë personeli i ambasadës dhe në veçanti ambasadorja, Znj. Albesjana Iberhysaj e cila në koordinim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Pragë, Z. Ilir Tepelena dhe kryetaren e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë Znj. Dr. Aurora Dollenberg ia arritën qëllimit të realizojnë një Konferencë të suksesshme dhe me plot interes për të pranishmit.

Këtë herë Znj. Dr. Aurora Dollenberg aktivitetin e konferencës e kishte orientuar në luftën kundër stresit andaj edhe moto e punimeve të paraqitura nga mjekët ishte: “Si ta luftojmë stresin” në punë, tek pacienti dhe tek personeli mjekësor i cili është edhe i atakuar çdo ditë në profesionin që e ushtron. Në këtë drejtim organizatorët e Konferencës së XXII me radhë e kishin planifikuar natën e parë të premten më 19 Prill 24 ta hapin me “Ekspozitën” e anëtares së Federatës Dr. Amire Demolli, e cila përveç profesionit të mjekes ka të mbaruar edhe Fakultetin e Arteve- dega Pikturë. Këtë zgjedhje Dr. Dollenberg e kishte konceptuar si parahyrëse në temën qendrore që ishte e paraparë për ditën e dytë të konferencës “Stresi në punë, në jetën e përditshme dhe në shëndetin e njeriut” Ne hapje të punimeve të Konferencës së cilës i parapriu ekspozita e Dr. Amire Demollit, ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm mjekësh dhe qytetarë që jetojnë në Pragë. Pjesëmarrësit i përshëndetën të dy ambasadorët e akredituar në Republikën e Çekisë, Z. Ilir Tepelena- ambasador i Shqipërisë dhe Znj. Albesjana Iberhysaj- ambasadore e Kosovës në Pragë. Një vështrim të thukët rreth veprave të Dr. Demollit e bëri gazetari Hajriz Mamaj, pjesë e aktivitetit të federatës, i cili u ndal në një analizë të shkurtër ty veprave të zonjës Demolli me theks të veçantë në rolin që luan arti në largimin e stresit.

Në fjalën e saj përshëndetëse kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Znj. Dr. Aurora Dollenberg falënderoi të dy ambasadorët për përkrahje dhe motivim në punën e Federatës dhe të gjithë mjekëve të cilët dijen e fituar në mërgim mundohen ta bartin kudo ku ka shqiptar nëpërmjet konferencave të tilla e që po përkrahet nga ambasadat dhe konsulatat shqiptare kudo që ne po organizojmë konferenca të tilla. Andaj në emër të gjithë anëtarëve të federatës ju shprehë falënderimet e mia për përkrahje dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Znj. Dr. Dollenberg në mbyllje të fjalimit të saj falenderues ftoi të gjithë që ishin prezent që të nesërmen me 20 Prill 24 të jenë në po të njëjtin vend për të përcjellë punimet e mjekëve që kanë përgatitur për këtë konferencë. Ndonëse e shtuna zbardhi me temperatura të ulëta sikur organizatorin e vuri në siklet për numrin e pjesëmarrësve. Ky dyshim u largua shumë shpejtë.

Fluksi i ardhjes së pjesëmarrësve filloj të rritej me shpejtësi aty nga ora 9.00 dhe radha për tu regjistruar rritej në çdo moment. Këtë herë numri më i madh i mjekëve vinin nga Kosova, ndoshta për shkak të qarkullimit të lirë pas liberalizimit të vizave si dhe nga Shqipëria dhe vende tjera evropiane. Edhe në ditën e dytë nuk munguan dy ambasadorët tanë në Pragë Znj. Iberhysaj dhe Z. Tepelena me fjalët e tyre përshëndetëse në fillimin e punimeve të ditës së dytë të Konferencës shkencore. “Jam shumë e lumtur që sot po i drejtohem pjesës më vitale të kombit tim” e nisi kështu fjalimin e saj ambasadorja Iberhysaj, “ngase ju jeni ata që na jepni shpresë për jetë, ju na bëni të qeshim në momente më të vështira , po edhe të qajmë kur përpjekjet tuaja për të shpëtua jetë shterrën, prandaj edhe jeni të stresuar më shumë se sa ne që ju shikojmë në sy se çfarë do na thoni.

Uroj të kaloni sa më mirë në mesin tonë edhe pse një numër kaq të madh mjekësh nuk e kemi pritë. Po mikut dhe mysafirit i hapet dera e konakut me zemër dhe me atë çka ka andaj ndihuni si në shtëpinë tuaj dhe sukses”, vazhdoi tutje. Edhe ambasadori Tepelena i përshëndeti të pranishmit dhe uroi suksese gjatë punimeve të Konferencës. Në emër të Federatës punë të mbarë për të pranishmit uroi kryetarja e Federatës Znj. Dr. Dollenberg, për të vazhduar me fjalë përshëndetëse edhe nga ana e Bordit të Federatës si Dr. Skënder Brataj, Fadil Çitaku, Dr. Fadil Avdiu, Dr. Kledisa Shemsi Vice, Merjola Skendaj Prifti, Prof. Arsim Gerxhaliu, dhe Elona Gjini. Pas një pushimi të shkurtër filloj punën seanca shkencore së cilës i parapriu Dr. Skender Brataj, drejtor i Qendrës Emergjente në QKUM.

Z. Brataj trajtoj temën: Menaxhimi i stresit në Departamentin e Qendrës Emergjente në Tiranë. Punimi i tij u mirëprit dhe ishte i mirëseardhur nga mjekët e rinj që ballafaqohen me situata të tilla në vendet e tyre të punës. Dr. Brataj u përgjigj edhe në shumë pyetje nga të pranishmit. Edhe Dr. Aurora Dollenberg si mjeke specialiste e emergjencës dhe Mjekësisë familjare si dhe Psikoterapeute punimin e saj e kishte orientuar në përvojat e marra gjatë punës shumëvjeçare me pacientë dhe stresin e fituar gjatë punës.

Në këtë drejtim ajo arriti me shembuj konkret të shpjegoj se si duhet larguar stresi nga pacienti po edhe nga vet mjeku që për çdo ditë ballafaqohet gjatë punës së përditshme. Me shembuj konkret të vëna në tabela shpjeguesja e rrumbullakoi punimin e saj duke iu ofruar gjeneratave të reja material konkretizues gjatë punës. Këtë përvojë zonja Dollenberg e kishte përmbledhur në një libër të cilën e shpalosi gjatë pushimit të drekës me pjesëmarrësit. Edhe Fadil Çitaku, PhD nga Akademia e Lidershipit dhe Shkencës në Zvicër paraqiti punimin: “Stili i jetës nga ana mjekësore dhe menaxhimit i stresit në përditshmëri”. Një vëmendje të veçantë gjatë konferencës zgjoi punimi i Dr. Lediona Troni, Specialiste e Pediatrisë në Republikën e Çeke që për trajtim kishte zgjedhur temën: Depresioni dhe Suicidi, (vetëvrasja) të fëmijët. Ky problemi i prekur nga Dr. Lediona u mirëprit dhe u shoqërua me shumë pyetje nga të pranishmit.

Në këtë konferencë ishin edhe dy Kirurg që punimet e tyre i karakterizonte puna e tyre në këtë fushë dhe stresi që i shoqëron ata gjatë operacionit. Kirurgu nga Kosova Dr. Arbër Morina u ndal në përditshmërinë e punës se tij si kirurg dhe problemet që paraqiten në momente të caktuara gjatë operacionit, ku kirurgu duhet të gjej në zgjedhje në të mirë të pacientit. Kjo punë jo vetëm që të streson dhe të mban në ankth derisa të kalohet faza kritike me të cilën ballafaqohet pacienti gjatë operimit, por dhe përqendrimi që i duhet një kirurgu për të arritur rezultatin që dëshiron duhet të jetë maksimal. Dr. Morina çdo gjë e konkretizoi me shembuj dhe “stresin e heq kur e shohë duke më buzëqeshë pacienti, vetëm atëherë lirohem nga stresi, dhe i gëzohem suksesit tim gjatë punës”, tha ai. Ndërsa Dr. Haki Kryeziu, një kirurg viseral dhe operator kryesor në Spitalin e Salsburgut solli përvojën e tij shumëvjeçare si kirurg në Austri e fituar nga kirurgë me renome në fushën e kirurgjisë në botë.

“Kirurgu duhet të nisë operacionin me plotë optimizëm, por gjithmonë nuk na dele ashtu si e nisim. Por beteja kundër stresit duhet të kihet parasysh gjithmonë për shkak të papriturave të cilat janë të paevitueshmen ndonjëherë” tha Dr. Kryeziu. Ai premtoi që përvojat e fituara në qendrat botërore me padurim presë ti aplikoj edhe në Kosovë dhe vendet tjera shqipfolëse.

Me një punim shumë të pëlqyer u prezentua edhe Dr. Eriona Bytyçi, mjeke e përgjithshme dhe ish studente e dalluar nga Universiteti i Prishtinës. Ajo stresin e trajtoi në një dimension më ndryshe, atë të stresit organik, për të plotësuar këtë konferencë edhe me një shembull molekular të stresit. Gjendja apo stresogjeni që ajo mori shembull ishte Rhabdomieliza (si stresogjen akut) dhe ndikimi i saj në dështimin akut të veshkave (si organ viktimë) si dhe menaxhimi/ trajtimi i kësaj gjendjeje.

Gjendja apo stresogjeni që ajo mori shembull ishte Rhabdomieliza (si stresogjen akut) dhe ndikimi i saj në dështimin akut të veshkave (si organ viktimë) si dhe menaxhimi/ trajtimi i kësaj gjendjeje.

Në mbyllje të Konferencës Federata zgjodhi edhe kryesinë e Degës së Federatës për Republikën Çeke në këtë përbërje. Dr. Lediona Toni, pediatër- Kryetare, Arbër Prifti, Specialist Angiologjisë, Reanimacionit- nënkryetar. Merjola Skendaj, Psikologe- anëtare e kryesisë dhe Krist Ikonomi- Fizioterapist, anëtar i kryesisë.

Vlen të theksohet në fund të këtij shënimi se në Konferencë një kontribut të madh dhanë edhe Prof. Lule Elezi, pianiste me renome botërore dhe gazetarja Alketa Gashi Fazliu e cila në një bashkëbisedim me gazetarin dhe moderatorin Hajriz Mamaj diskutuan rreth librit “Ato gdhendin dhimbjen”, rrëfimin e 15 nënave shqiptare zemërshpuara për humbjen e më të dashurve të tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë bashkëbisedim kontribut të veçantë dhanë edhe Prof. Dr. Ariana Reli, psikiatre nga Tirana, Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu nga Prishtina si dhe Latif Hoxha, Phd Psikolog Klinik.

Në mbyllje moderatori i konferencës zotëri Mamaj falënderoi ambasadorët për angazhim dhe të gjithë pjesëmarrësit në Konferencë dhe i ftoi të gjithë të interesuarit që të bashkohen në aktivitetet e federatës e cila aktivitetin e radhës do e mbaj me 15 Qershor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në sallën e Amfiteatrit të madh. Mirë se vini!

Filed Under: Opinion

Sot kujtojmë Lajmëtarin e lirisë, heroin Luan Haradinaj

May 6, 2024 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Me pietet të lartë kujtojmë sot, në 27 vjetorin e rënies heroike të simbolit luftës për liri heroin Luan Haradinaj.

Në 27 vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën dhe heroizmin e atdhetarit të shquar, heroit të kombit, Luan Haradinaj, njërit nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vështirë është të flitet për virtytet, trimërinë dhe meritat e luftëtarit të palodhshëm të luftës sonë çlirimtare, heroin Luan Haradinaj.

Në sfondin e zhvillimeve ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Konferenca e Dejtonit për shqiptarët ishte një zhgënjim i madh. Kështu, “Dejtoni formuloi mesazhin se Kosova ndodhet jashtë orbitës së interesave të Perëndimit dhe që ajo mund të trajtohet si problem serb”.(Ch.H)

Duke parë këto zhvillime, djemtë më të mirë të Kosovës, morën një vendim, që ishte i vështirë, por i hap i domosdoshëm historik, atë të rezistencës së armatosur kundër okupatorit.

Angazhimi, përpjekja në rrugën e lirisë, lufta dhe rënia e Luan Haradinajt, i dha rreze drite lirie Kosovës së vitit 1997, të cilën pushtimi serb e kishte kthyer në një burg për 2 milion shqiptarë.

Gjaku i njomë i Luanit, do të fillonte të shkrijë muret (kufijtë) e padrejtë, që i ishin vënë kombit shqiptar nga historia jonë tragjike gati shekullore. Emri i heroit Luan Haradinaj u bë frymëzim i fuqishëm i luftëtarëve të mëvonshëm, që do të mbante lart moralin e luftës për të qëndruar deri në fitoren e fundit për lirinë e Kosovës.

Lavdi përjetë jetës dhe veprës së heroit Luan

Haradinaj

Filed Under: Kronike

Faleminderit për trashëgiminë e jashtëzakonshme…

May 6, 2024 by s p

Endrit Topalli/

Ndërsa Dom Ndue Gjergji del ne pension, ne festojmë trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme, e shënuar nga 51 vjet si meshtar dhe 27 vjet në shërbim i përkushtuar ndaj komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Dom Ndue nuk ka qenë vetëm një udhëheqës shpirtëror, por edhe një ze i pasionuar për çështjen kombëtare shqiptare, duke luajtur një rol kyç në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës. Përkushtimi i tij ndaj drejtësisë dhe lirisë, së bashku me ndikimin e thellë në jetën shpirtërore dhe në avokimin politik për komunitetin e tij, ka lënë një shenjë të pashlyeshme në zemrat dhe historinë tonë.

Ne nderojmë një njeri që jeta e tij ka qenë dëshmi e shërbimit, besimit dhe përkushtimit të palëkundur ndaj popullit të tij. Ndërsa ai përfundon këtë kapitull të udhëtimit të tij, ne reflektojmë mbi kontributet e tij të mëdha me mirënjohje të madhe dhe presim me padurim udhëzimet dhe mençurinë e tij të vazhdueshme. Dom Ndue, faleminderit për udhëheqjen tënde të guximshme dhe përkushtimin e palodhur ndaj komunitetit tonë dhe çështjes sonë. Qoftë trashëgimia jote frymëzim për brezat e ardhshëm. 🇦🇱🇦🇱

Filed Under: Mergata

Presidentja Vjosa Osmani kujton akademik Fehmi Aganin, në përvjetorin e vrasjes

May 6, 2024 by s p

Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi akademik Fehmi Aganin, mendjendriturin, vizionarin, filozofin dhe njeriun e devotshëm, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë.

Forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999 vranë mizorisht akademik Aganin, dorën e djathtë të Presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.

Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit.

Vizioni i përbashkuesit Agani do të na udhëheq përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik.

Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm, ndërkaq kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm!

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT