• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2024

78 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Postribës!

September 9, 2024 by s p

Besim Ndregjoni/

78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMBËTARE!

78 vite ma parë Postriba hyri kryelartë në historinë kombëtare përmes gjakut dhe guximit të qindra patriotëve, intelektualve, klerikëve të gjitha besimeve që i dhanë jetë kryengritjes antikomuniste në Europën e ndarë nga perdja e hekurt mbas mbarimit të luftës së dytë botërore. Në Postribë u ndez shkëndija e parë kundër regjimit gjakatar të instaluar dhunshëm në vend, nga barbarët stalinistë shqiptar të drejtuar nga diktatori më i egër i europës pas luftës së dytë botërore sadisti Enver Hoxha. Herojt e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet e shejtë për çdo shqiptar, Liria dhe vlerat e një kombi nga më të vjetrit në zemër të Europës. Antikomunistët e Postribës e dinin dhe e ndienin në çdo ind të tyre,se asgjë e mirë nuk mund të vinte për kombin, mohimi i vlerave themelore, që edhe në kohët më të vështira, kanë shënuar jetëgjatësinë ndër shekuj të popullit shqiptar.Ky guxim, kjo kryengritje për lirinë e atdheut tundi themelet e regjimit gjakatar komunist, guximi dhe trimëria e Postribasve u shtyp me dhunë nga stalinistët shqiptarë të përkrahur nga armiku shekullor i shqiptarve pushteti serbosllavë dhe nga frika e gjakatarëve, se liria që frymonte bashkë me luftëtarët e sajë nuk do të zhdukej nga ky vend. Terrori i egër do të shkretonte familje të tëra, përfshirë ato të Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdulla Sahitit, patriotët që i prijnë kësaj kryengritje.Vetëm në ditët e para u pushkatuan pa gjygj 28 vetë. Dhe masakrat e barbarve kaluan nga Postriba në Shkodër, Pukë, Mirditë, Malsi e Madhe. Një tragjedi që jehon dhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës së Postribës, i atyre që dhanë jetën për lirinë. Historia na mëson se regjimet dhe falangat e tyre bien të damkosura , ndërsa ata që luftojnë për liri , përjetsohen dhe lënë gjurmë mbi të cila hedhin hapat e tyre brezat, që me mirënjohje i përkujtojmë sakrificat e të parëve, duke ruajtur në thellësitë e zemrave të tyre një vend të shejtë , për të gjitha ata që dhanë jetët e tyre të çmuara. 78 vitë më vonë, një perde e hekurt e ka ndarë Shqipërinë nga kombet perendimore. Sot mbas tre dekadave jetojmë në një hije e cila vjen nga një regjim që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëta me atë të shkuarës dhe po e pengon shoqërinë shqiptare të jetë pjesë e familjes europiane.

Një regjim që godet demokracinë, lirinë dhe të drejtat e qytetareve, e cila vjen si produkt i përballjes të pamjaftueshëm me të kaluarën që i lejoj pasardhësit e xhelatëve të hedhin pluhur mbi historinë e të restaurojnë një model bolshevik që e kthen pas Shqipërinë. Kjo përpjekje tinzare që shkon në kundërshtim me idealet e lirisë të martive të Postribës dhe po ashtu me aspiratën e shumicës dërmuese të shqiptarve, për një Shqipëri europiane, sot nga Postriba del thirrja patriotike për rezistencë, për tu përballur, për mos të lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëtën liri, të njëtën demokraci, të njëtën mirqenje që gëzojnë popujt e Bashkimit Europian.

Fatkeqësisht sot shoqëria shqiptare është e ndarë në komunistë alias socijalist, dhe antikomunist konservator që përfaqësojnë lirinë, qëndresën, pronën, familjen.

Nqs ekziston Partia Demokratike sot në pluralizim politikë, është falë rezistencës së antikomunistave shqiptar që nuk lejuan, por e mbrojtën nga revanshi i komunistave shqiptar nga viti i zi 1997 e deri në sot, dhe nuk e mbrojti populizmi politik që u çfaq në 90, as ai grup që përfitoi nga qëndresa e antikomunistëve për mos shuarjen e forcës së parë politike në pluralizmin shqiptar. Populizëm në 90 shërbeu thjesht me ndru sistemin që ishte i nevojshëm për një shoqëri të traumatizuae e ideollogjizuar. Dhe ndrrimi i sistemit pati difekte të mëdhaja, se nuk u dënua partia komuniste që kishte vrarë burgosur, internuar dhunuar të drejtat e liritë e njeriut për 50 vite. Por u pranua si forcë politike në pluralizëm, e kundërta ndodhi në europën e lindjes, të gjitha partitë komuniste u shkrinë. Mosdenimi i krimeve të komunizmit i solli dëme të pariparueshme shoqërisë dhe e ka sjellë Shqipërinë në një regjim të korruptuar dhe dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sot politika shqiptare ka degraduar për të ndërtuar një shtete të së drejtës, 34 vite Shqipëria nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme, të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen nga pushteti i korruptuar, sot zhvillohet një luftë klasash ndaj antikomunistëve dhe fatëkeqësisht forca politike që duhet ti mbrojë ka heshtur. Nuk mund të ketë opozitë pa pjesëmarrjen në politikëbërje të 40% të antikomunistave shqiptarë që përballuan diktaturën, dhe mbajtën lartë me guxim aspiratat e lirisë, e pluralizmin politikë. Nuk mund të vijë në pushtet Partia Demokratike pa pjesëmarrjen e antikomunistave shqiptar. Konservatoret shqiptar bazohen në tre parime kryesore në votë të lirë, dhe ndrim elitash, familja si bazë e shoqërisë dhe shtet ligjor me pronë private të pacenuar me ligjet bolshevike siç ka ndodhur gjatë tre dekadave në Shqipëri.

Partia Demokratike duhet ti largohet populizmit dhe të ndërtoi konservatorizmin për ti kthyer vlerat popullit shqiptar. Për ti kthyer lirinë, mendimin ndryshe. Nuk mund të ndërtojnë shtete të së drejtës nqs nuk kemi një drejtsi të pamvarun, fatkeqësisht sot mbas tre dekadash, reformat ideologjike të së majtës,trumbetohen për drejtsi të pamvarun, siç po ndodh me drejtsinë e re, por pushteti politik i korruptuar nuk e len as të jetojë e as të vdes. Ne antikomunistët i besuam kësaj reforme, megjithëse ishim skeptikë dhe i paralajmëruam ndërkombëtarët se nuk mund të japin drejtsi ata që i dhunuan të drejtat e liritë e njeriut si bashkëpuntorë të zellshëm të diktaturës. Kjo mazhorance e majtë ja besoi reformën në drejtsi, hetuesve të komunizmit që vranë Postribën dhe Shqipërinë. Ne antikomunistët e çmojmë ndihmën ShBA për të pasur një drejtsie të pamvarun, por atë reformë nuk mund ta bëjnë politikanët, dhunuesit që i kan shërbyer diktaturës, tani po të njëtën autorë që ndërtuan ferin komunist, këta ndërkombëtar i besojnë dhe komisionin antikorrupsion, atyre që e ndërtuan sistem korrupsionin. Kjo është tallje me liritë e shqiptarve është fyrje ndaj antikomunistave që në mes të plumbave kundërshtuan diktaturën, dhe po mbajnë gjallë pluralizmin.

Ne patëm besim se drejtësia e re do të veproj si në Ameriken e Linkolit e të Marting Luterkingut , por jo se do të veprojë si drejtsi politike në shërbim të mazhorancës të korruptuar komuniste. Fatkeqësisht parashikimi i jonë doli, kemi drejtsi politike dhe jo drejtsi të pamvarun dhe në mbrotje të qytetarve. Prandaj ju bëj thirrje institucjoneve të drejtsisë veproni siç vepron Amerika ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, President Tramp është i akuzuar për disa vepra penale dhe politike, por drejtësia atë e heton, dhe e lejon të zhvilloi aktivitetin politik si përfaques i forcës politike republikane, dhe ju lejojani Kryetarin e partisë demokratike të zhvilloj aktivitetin politikë, duke mos i ndaluar hetimet ndaj tij, drejtësia si të gjykon, dhe të mbron. Ne antikomunistët e respektojmë ligjin por kur ligjin e merr në dorë politika ai ligj është i vdekur. Ky pushtet i korruptuar kriminal, rrezohet me konservatorizëm dhe jo me populizëm.

Zotrinj deputete të opozitës, nuk është i rëndësishme vetëm marrja e pushtetit, por mbrotja e demokracisë dhe liritë e qytetarve janë faktorët që Shqipëria mos të shpopullohet e ti bashkohet Europës. Bashkojna Shqipërinë me europën duke i dënuar krimet e komunizmit, duke dënuar heshtjen e shtetit shqiptar dhe pse thirrja jonë ka qënë e është se pa dënuar krimet e komunizmit nuk mund të ndërtojmë shtet të së drejtës, nuk mund të ndërtojmë demokraci, nqs opozita lufton thjesht me pas një mandat deputeti, ajo nuk përfaqëson konservatorizmin dhe nuk mund të ketë mbështetjen e shqiptarve që duan Shqipërinë europiane. Këtë jua kërkon Postriba dhe elektorati antikomunist, të shpëtojmë Shqipërinë nga politikat antikombëtare të shpopullimit. Shqiptarët presin!

Martirët presin që Shqipëria të jetë europiane dhe kjo kauzë është e opozitës.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës.

Filed Under: Histori

Çudirat tona identitare

September 9, 2024 by s p

Dom Gjergj Meta/

(Provokues allegro…)

Është modë tashmë në Shqipëri që çdo dasëm e ka kulmin e vet te hyrja e djemve e vajzave me kostume popullore të zonës përkatëse, me tupana etj etj., Po ashtu nusja e dhëndërri në një farë pike vishen me rrobat tradicionale e gjjthçka përmbyllet me një flamur gjigand të çarë në mes ku gjendet çifti duke kërcyer nën tingujt e këngës “Xhamadani vija vija”. Ndërkohë kemi kërcyer gjithë kohën mbi kryet e prerë të Ali Pashës e mbi vrasje e premje të heronjëve tanë në shekuj. Dasma, që është festa e dashurisë, kthehet në rast mburrjeje për bëmat e heronjëve lokalë apo kombëtarë. Sikur t’u linim pak më shumë vend notave të dashurisë në dasmat tona nuk do të ishte keq.

Po ashtu nuk mungon një koreografi e ngjashme në stadiumet tona apo edhe kur jemi në transfertë, ku përveç plisave e flamurëve jehon kënga “Mora fjalë”. Një ndeshje futbolli kthehet në arenë shpërfaqjeje të gjesteve dhe këngëve luftarake. Në fakt asnjëherë nuk e kam kuptuar se ç’punë ka kënga për Adem Jasharin në një ndeshje futbolli fjala vjen me Islandën.

Nuk është e vështirë të gjesh edhe njerëz të shuguruar, meshtarë apo motra, që ekzaltojnë aspektin identitar nacionalist me anë të simboleve kombëtare duke bërë reels-a apo duke u bërë viralë me një gjest, një këngë apo të mbështjellë me flamurë kombëtarë. Kjo e bën religjionin në një farë mënyre një lloj instrumenti nacionalist çka nuk ka lidhje fort me natyrën e religjionit.

Po aq problematik është edhe përdorimi nacionalist i Nënë Terezës. Në fakt ajo nuk u bë e famshme pse ishte shqiptare, por për atë çka bëri dhe për modelin e përkushtimit që ajo tregoi me jetën e saj e të motrave të saj duke u kujdesur për të varfërit në rrugët e Kalkutës në Indi e më pas në të gjithë botën.

Për të mos folur atëherë kur religjionet përdoren si fakt politik për të përqafuar njërin apo braktisur tjetrin në emër të etnisë, shqiptarisë apo të përkatësisë evropiane. Për këtë të fundit gjithsesi do të kemi rast të flasim më shtruar shumë shpejt.

Në të gjitha rastet e sipërpërmendura, por mund të ketë edhe raste të tjera, simbolet kombëtare kthehen në dekor duke zbehur kështu fuqinë e tyre. Simboli nuk është dekor. Simboli ka fuqi shprehëse kur është në vendin e vet dhe në kohën e vet, por kurrsesi nuk mund të jetë dekor, çka do të thotë dytësor. Të gjithë pak a shumë biem në këto gracka që për mendimin tim janë shprehje të një identiteti ende të paqartësuar. Mëshimi mbi një gjë i ngjan rastit kur je në shkollë e mësuesi ngulmon me ty se duhet të fokusohesh te një lëndë e veçantë se aty ke mangësi.

Ndërkohë nga ana tjetër ne jemi ndër vendet e fundit me standarde demokracie në Evropë, me një nivel arsimor që rankimi i Pisa-s e ka nxjerrë për faqe të zezë. Reagojmë pak ose aspak ndaj krimit të organizuar apo edhe sporadik, po ashtu edhe ndaj padrejtësive sociale duke treguar një nivel të ulët vetëdije shoqërore. Ne jemi ato që kemi prerë e djegur pyjet tona, kemi braktisur vendin, nuk hedhim mbeturinat aty ku duhet dhe shmangim taksat sa të mundemi. Ne kemi një nivel të ulët solidariteti me të varfërit e të mënjanuarit e shoqërisë tonë. Jemi po ata që ndosim akustikën me volumin e zërit në dasmat tona, lëmë stadiumet për faqe të zezë kur mbaron ndeshja e kështu me rradhë.

Edhe në këto çështje tregohet patriotizmi dhe atdhedashuria e jo vetëm në valvitjet e flamurëve nëpër dasma e stadiume apo me plisat në krye e me veshjet tradicionale nëpër qoka. Mungesat që kemi në standardet e mësipërme nuk mund t’i mbulojmë as me flamuj gjigandë e as me britjet “O sa mirë me qenë shqiptarë!”.

Dashuria për njëri-tjetrin është atdheu i vërtetë!

Të djelë të bukur!

Filed Under: Sociale

Debati malinj për ndarjet dhe xhelozitë…

September 9, 2024 by s p

Aleksandër Çipa/

Debati malinj për ndarjet, xhelozitë dhe sidomos, diferencat mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, edhe nëse nuk ka indicie nga jashtë, është një interes jashtë nesh, pra shqiptarisë.

Inkurajimi i konkurencës së brendshme është përherë shërbim i shëndetshëm. Shoqëritë e mençura e përdorin diversitetin plural për qëllim inkurajimi dhe si lëvizje që nuk dëmton unifikimin e aq kërkuar në historinë e një shekulli në ndarje. Mendjet e shëndetshme nuk merren me zhvleftësime të simboleve identitare, por ushqejnë një kritikë publike për të demaskuar patriotizmin e korruptuar apo nacionalizmin e shtirur dhe infektues kombëtar, duke i mëshuar kuptimësisë dhe vlerës formuese të tyre ndër brezni.

Shqipëria dhe Kosova janë në një proces ( pse jo edhe tronditës) të dobësimit demografik të tyre. Ky proces, nëse mbushet me debate malinje si ky i xhelozisë së njerës ndaj tjetrës, nuk është tjetër gjë, veçse një formë dasuese ndër shqiptarë dhe sidomos bakter i keq për breza të ardhëm.

Nga jugu i Shqipërisë dhe deri në Mitrovicë e Luginë të Preshevës, shqiptarët kanë detyrim të ndiejnë nevojën e njohjes së vetvetes, e kësaj vetveteje që pas një shekull ndarjeje, po pason nga një kohë e paemër me infektime dhe toksikime interesash fqinjore dhe deformime të rënda ndërgjegjësore.

Kauza e përbashkimit fitohet si veprim dhe proces i thellë përafrues.

Ringritjet apo përparimet, (sikundër e thonin rilindësit naimjanë të shekullit XIX), mbrothësitë kombëtare, nuk mund të mbërrihen kurrë nëse perceptohen dhe ndahen mes pjesësh dhe protagonistësh që duan vetëm pjesë, në pamundësi për të dashur të tërën. E kemi nevojë ekzistenciale të duam të tërën.(!) Dhe e tëra, për ne, është dhe do të jetë pamvarësisht; matanë Shqipërisë, matanë Kosovës-( së bashku të dyja), dhe në çdo skaj natyral të Atdheut shqiptar.

Filed Under: ESSE

PIKTORI GJAKOVAR HALIL AHMETI ME EKSPOZITË TË RE

September 9, 2024 by s p

Shpendi Topollaj/

Po t`i besojmë asaj thënies së murgut budist Kenko Hoshi të shek. XIV – të, se pas një emri fshihet një pamje, kemi të drejtë të mendojmë, se jo vetëm në kuptimin etimologjik, por edhe se ashtu është në të vërtetë, emri me origjinë arabe Halil Ahmeti që veç të tjerave na kujton me krenari eposin e kreshnikëve, me Halilin e ri dhe Halil Garrinë, mbetet edhe vetë një mik besnik që meriton lavdërime. Dhe jo vetëm një mik i vyer, por edhe një artist i shquar që si një shqiptar i madh, di të pasqyrojë bukuritë e natyrës së atdheut të tij, ku sikurse vërente Vincent van Gogh – u edhe te pemët sheh një shpirt. Dhe shpirti i Kosovës, kosovarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi, është i lartë si ato Alpet tona, ku shquhet Shkëlzeni me madhështinë e tij, që Halili me tablotë e tij na i ka paraqitur në disa variante, i trazuar, si ajo natyra e qetë me nëntitull “Gjurmë lufte”, i revoltuar ndaj padrejtësive shekullore, si ai “Vullkani” në vaj i vitit 2009, i pavdekshëm, si ato rrënjët që i kanë rezistuar valëve të tërbuara të detit (viti 2019), që në çdo stuhi ka rilindur si Feniksi mitologjik, si te pikturat “Mbijetesa”, varianti I dhe II, dhe me dashurinë e palëkundur për atdheun amë dhe dëshirën e përherëshme për të qenë të bashkuar, si ata shkëmbinjtë në tre variante, në tablontë “Gurët binjakë”. Por mbi të gjitha, këtë shpirt të pastër dhe të paepur, ai na e ka dhënë të gjallë në portretet e realizuara kryesish aty nga gjysma e dytë e viteve shtatëdhjetë, ku grafikat e tij edhe pse të thjeshta në dukje dhe me mjete shprehëse disi të kursyera, përsëri thonë shumë, duke evidentuar në shikimet e tyre dhe në karakter, paqen dhe mirësinë që u buron nga zemra. Veç piktori, duke ditur misionin e tij edhe si intelektual edhe si qytetar, pse jo edhe si politikan i përgjegjshëm, nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj asaj që historikisht ka ngjarë në vendin e tij, çka ka sjellë zemërimin dhe mospajtimin me padrejtësitë e imponuara nga orekset e Fuqive të Mëdha apo barbaria e fqinjëve. Për këtë flasin linogdhendjet “Thirrja” që të sjell ndërmend litografinë “Britma” të norvegjezit Edvard Munch, apo “Bashkimi” i dy duarve të fuqishme, të vitit 1980. Në pikturë shpesh flitet me simbole, se fundja është ashtu sikurse thosh Paul Klee: “Arti s`duhet të prodhojë të dukshmen, por ta bëjë të dukshme”. Këtë ka pasur parasysh edhe Halili, i cili nuk na e jep natyrën si fotografi, pra nuk pikturon atë që sheh, siç mësonte Picasso, por atë që është. Ai edhe te “Bjeshkët e Junikut” apo “Velipoja natën”, respektivisht të viteve 2008 dhe 2019, sheh dritë, pasi e di konstatimin e piktorit të Arlit francez se “Shpesh mendoj se nata është më e gjallë dhe më e mbushur me ngjyra se dita”. Natyrisht, edhe pse na mungojnë ato 100 pikturat e djegura nga ushtarët dhe paramilitarët e hitlerianëve të rinj, personaliteti i Halilit është formësuar edhe nga vlerat e tij njerëzore dhe detyrat që me nder ka kryer, por ai gjithmonë u mbetet mirënjohës mësuesve të shquar Tahir Emrës dhe Rexhep Ferrit. Ju të nderura miq do t`i shihni vetë pikturat e kësaj ekspozite, por personalisht, dhe në emër të miqve që kanë ardhur enkas nga Durrësi, ku Halil Ahmeti qëndroi për disa vjet dhe punoi deri sa populli i Kosovës me UÇK – në e tij nisi luftën legjendare për liri, në shkollën “Jan Kukuzeli” dhe ku manifestoi gjithë cilësitë dhe virtytet e kosovarëve, i uroj atij suksese të tjera dhe i them se do të jemi të nderuar që këtë ekspozitë ta çelim edhe në qytetin tonë bregdetar, sikurse kemi bërë herë pas here me piktorë të Kosovës apo gjakovarë si Xhevdet Spahija etj. Duke përfunduar, nuk mund të mos theksoj faktin se këto krijime artistike, ashtu si çdo krijimtari kulturore, nxjerrin në dritën diellit, atë të vërtetën e madhe që shpesh të tjerët bëjnë sikur nuk e dinë; se ne shqiptarët jemi një popull i qytetëruar shumë kohë më përpara se ata të zbrisnin nga pemët.

Filed Under: Kulture

Pse ka rëndësi kush fiton debatet presidenciale?

September 9, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi/

UASHINGTON – Kur Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump do të dalin në skenë të martën për debatin e tyre të parë – dhe ndoshta të vetëm – presidencial, aksionet do të jenë jashtëzakonisht të larta. Me vetëm tetë javë nga dita e zgjedhjeve dhe votimi i hershëm në Pensilvani që fillon më 16 shtator, ka pak kohë që secili kandidat të rikuperohet nga një performancë e keqe. Debati mund të jetë një moment tjetër përcaktues, Kjo është hera e parë që i shohim këta të dy në të njëjtën skenë. … Kush e di se çfarë mund të ndodhë duke pasur parasysh atë që ka ndodhur deri tani? Do të jetë një nga shanset e pakta që zonja Harris ka për t’i treguar kombit si vepron nën presion. Megjithatë Pensilvania është një domosdoshmëri për të fituar për çdo kandidat.

Faza e debatit është në Filadelfia; Zonja Harris po përgatitet në Pitsburg. Të dyja palët kanë bërë rregullisht fushatë këtu dhe kanë derdhur shuma të paprecedente parash në këtë shtet, shtetet më të populluara të fushëbetejës, 19 votat elektorale të të cilëve ka të ngjarë të vendosin nëse Trump apo zonja Harris do të bëjnë betimin e detyrës në janar.

Zonja Harris kaloi fundjavën në hotelin Omni William Penn të Pitsburgut duke u përgatitur për debatin pasi u bashkua me zotin Biden në qytet në një tubim të Ditës së Punës. Shoku i saj kandidat, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, sapo përfundoi një turne dy-ditor me barnstorming, ndërsa Trump zgjodhi Harrisburgun për një takim në bashkinë e Fox News Channel javën e kaluar dhe shoku i tij kandidat, senatori i Ohajos JD Vance, vizitoi bizneset në Erie.

Rregullat e debatit

Është rënë dakord që debati midis Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump do të ndjekë këto rregulla:

Formati: Debati do të zgjasë 90 minuta, pa praninë e publikut. Ai do të moderohet nga David Muir dhe Linsey Davis nga ABC News.

Mikrofonat: Mikrofoni i secilit kandidat do të jetë i drejtpërdrejtë vetëm gjatë kohës së caktuar të të folurit. Ky rregull synon të parandalojë ndërprerjet.

Koha e Fjalimit: Çdo kandidat do të ketë dy minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe dy minuta për kundërshtimet. Një minutë shtesë do të jepet për vazhdim ose sqarim.

Nuk ka shënime ose rekuizita: Kandidatët nuk lejohen të sjellin shënime ose rekuizita të shkruara paraprakisht. Ata do të pajisen me një stilolaps, një fletë letre dhe një shishe me ujë.

Në këmbë: Të dy kandidatët do të qëndrojnë pas podiumeve për të gjithë debatin.

Nuk ka deklarata hapëse: Nuk do të ketë deklarata hapëse. Kandidatët do të prezantohen nga moderatorët dhe do të hyjnë në skenë nga anët e kundërta.

Ngjarja e 10 shtatorit në Filadelfia do të përdorë të njëjtat rregulla dhe format si debati i qershorit midis Trump dhe Presidentit Joe Biden. Të dyja fushatat kishin rënë dakord më parë për të mbajtur debatin në atë datë, por marrëveshja dukej se ishte në rrezik pasi Trump sugjeroi se ai mund të tërhiqej dhe ekipi i Harris kërkoi të ndryshonte rregullin për mikrofonat e heshtur. Mikrofonat e kandidatëve do të jenë live vetëm për kandidatin, radha e të cilit është të flasë.

Gjatë një bashkie me Fox News të regjistruar të mërkurën, Trump tha se do ta linte Harrisin të fliste gjatë debatit. Ish-presidenti tha gjithashtu se qasja e tij ndaj debatit do të varet nga sa e drejtë e percepton ai të jetë ABC News, por ai vuri në dukje se strategjia e tij është që “të ndihet në njëfarë mënyre ndërsa debati po zhvillohet”. Zyrtari i fushatës së Trump, Jason Miller tha në një deklaratë se fushata e ish-presidentit ishte “e entuziazmuar që Kamala Harris dhe ekipi i saj i mbetjeve të fushatës Biden” “kanë pranuar rregullat tashmë të dakorduara”.

“Amerikanët duan të dëgjojnë të dy kandidatët të paraqesin vizionet e tyre konkurruese para votuesve, të pa ngarkuar nga ajo që ka qenë,” tha Miller.

Lufta për mikrofonat e heshtur

Në një letër drejtuar ABC, fushata e Harris ra dakord me rregullin e mikrofonit të heshtur, por tha se ajo “do të jetë thelbësisht e pafavorizuar nga ky format, i cili do të shërbejë për të mbrojtur Donald Trump nga shkëmbimet e drejtpërdrejta me Zëvendës Presidentin”.

Një rrokullisje virtuale e monedhës të martën përcaktoi vendosjen në podium dhe rendin e deklaratave mbyllëse për 10 shtatorin, tha ABC News. Trump fitoi hedhjen e monedhës dhe vendosi të flasë i fundit gjatë deklaratës mbyllëse.

Tobe Berkovitz, profesor i asociuar i emeritus të reklamave në Universitetin e Bostonit, tha se kandidatët duhet të “qëndrojnë në mesazhin dhe më e rëndësishmja të qëndrojnë nën kontroll”.

Sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve e kanë vendosur tashmë dhe nuk do të ndikohen; një grusht të pavendosur do të përcaktojnë presidentin e ardhshëm. Z. Yost vlerësoi se 85% e elektoratit është e i fiksuar, me rreth 15% ende në kërkim.

Beteja për votuesit e pavendosur

Të dy kandidatët duhet të luajnë me ata votues të pavendosur, thanë ekspertët. “Këto zgjedhje, ashtu si me të fundit, do të vendosen në kufi,” pranoi Halie Soifer, CEO e Këshillit Demokratik Hebre të Amerikës.

Trump duhet t’u bëjë thirrje pothuajse 1 në 5 votuesve republikanë të Pensilvanisë që mbështetën ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley në zgjedhjet e këtij viti në Pensilvani, edhe pse ajo e kishte përfunduar fushatën e saj javë më parë.

Zonja Harris duhet të trajtojë çështjet e energjisë dhe të ndryshojë gjilpërën në një votim gjithnjë e më të ndërlikuar sindikal.

Zonja Harris nuk u verifikua nga votuesit në zgjedhjet presidenciale, duke u bërë kandidatja e partisë vetëm pasi zoti Biden vendosi të mos kërkonte rizgjedhje pas një paraqitjeje katastrofike në debatin e parë. Megjithëse ajo ka shërbyer si zëvendëse residente për më shumë se tre vjet, debutimi i saj kombëtar si kandidate presidenciale erdhi muajin e kaluar në Çikago, kur ajo mbajti fjalimin e saj të pranimit para një turme entuziaste në Konventën Kombëtare Demokratike.

Nominimi i saj ka energjizuar një elektorat që po kalonte mocionet dhe po përgatitej për një revansh mes Trump dhe zotit Biden, që do të thotë një audiencë më e madhe të martën. Trump vazhdon të anketohetë më mirë se Harris për ekonominë, inflacionin dhe imigracionin, pavarësisht se e pa epërsinë e tij të përgjithshme të tkurret në sondazhet kombëtare dhe në fushën e betejës që kur Harris zëvendësoi Presidentin Joe Biden si kandidat presidencial demokrat.

Më shumë amerikanë i besojnë Trumpit për të menaxhuar ekonominë sesa Harris, me 46 për qind që thonë se i besojnë më shumë Trump për këtë çështje krahasuar me 38 për qind që i besojnë Harrisit, sipas një sondazhi të ABC News/Ipsos të publikuar më 1 shtator. Trump gjithashtu kishte një 8 pikë epërsi ndaj Harris në trajtimin e inflacionit. Sondazhi sugjeron se sulmet e Trump ndaj politikave ekonomike të administratës Biden-Harris mund të jenë duke rezonuar me disa votues.

Debati do të jetë vetëm një nga shanset e saj fillestare për të tërhequr vëmendjen e një kombi mbi kandidatin për Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo po bën përshtypjen e parë këtë herë,” tha Vince Galko, një strateg republikan i Pensilvanisë.

Megjithatë, zonja Harris nuk është e panjohur për debatet. Si kandidate e zotit Biden, ajo u përball me nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence katër vjet më parë. Dhe gjatë zgjedhjeve paraprake presidenciale demokrate të vitit 2020, ajo gëzoi një shpërthim jetëshkurtër mbështetjeje pasi u përball me zotin Biden për marrëdhëniet e tij me senatorët demokratë segregacionistë dhe kundërshtimin e tij fillestar ndaj autobusëve shkollorë. Në një përgjigje, ajo foli për një vajzë të vogël që hipi në autobus për të integruar shkollat publike. “Ajo vajzë e vogël isha unë,” tha ajo.

Shoqja “Kamala”!

Trump bëri debatet e republikanëve të vitit 2016 që duhet të shikonin TV, ndërsa u vendosi kundërshtarëve të tij primar nofka jo të këndshme. Ai i anashkaloi debatet kryesore në vitin 2024 dhe ishte në skenë gjatë performancës së zymtë të debatit të zotit Biden në qershor.

Ai tashmë e ka quajtur kundërshtaren e tij “Shoqja Kamala” pasi e akuzoi atë si shumë të majtë se ishte komuniste.

“E vetmja pengesë që ajo duhet të kapërcejë është t’i bëjë njerëzit të besojnë dhe t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se ajo është në anën e tyre,” tha zoti Totten. “Pothuajse të gjithë do ta pranojnë se Donald J. Trump e bën për Donald J. Trump. Për sa kohë që zëvendëspresidentja Harris mund t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se ajo është atje për të mbrojtur interesat e tyre dhe për ta çuar vendin përpara, ajo do të largohet me të gjithë trëndafilat.”

Megjithatë, kundërshtimi i mëparshëm i zonjës Harris ndaj fracking-ut dhe vota e saj vendimtare për të shpenzuar miliarda dollarë për projektet e energjisë së pastër është një pengesë që ajo duhet të kapërcejë në Pensilvaninë Perëndimore, tha z. Galko.

Ç’është fracking ?

Ajo është tërhequr nga kundërshtimi i fracking-ut dhe ato projekte të energjisë së pastër përfshijnë dy qendra për të zhvilluar hidrogjen të pastër në skajet e kundërta të shtetit, por z. Galko tha se shumë nga pozicionet e saj janë në kundërshtim me ato të Pensilvanisë.

“Lëreni të flasë,” tha zoti Galko. “Ndërsa më shumë njerëz e njohin atë, ata shohin se pozicionet e saj nuk janë brenda atyre të amerikanëve mesatarë. … Jam kurioz të shoh se si ajo moderon çështjet që kanë të bëjnë me Pensilvaninë, qofshin ato fracking apo abortet e vonshme. A udhëheq ajo me këtë apo pret që kjo të dalë?”( Fracking, ose thyerja hidraulike, është një teknikë që përdoret për të nxjerrë naftë dhe gaz natyror nga formacionet shkëmbore të vendosura thellë nën tokë. Ky proces përfshin injektimin e një përzierjeje uji, rëre dhe kimikatesh me presion të lartë në shkëmb, gjë që krijon çarje dhe lejon që nafta dhe gazi i bllokuar të shpëtojnë. Fracking ka ndihmuar në rritjen e prodhimit vendas të energjisë dhe ka ulur varësinë nga burimet e jashtme. Megjithatë, kjo teknikë ka qenë subjekt i shumë kritikave për shkak të shqetësimeve mjedisore, si ndotja e ujit dhe tokës R.F)..

Në të vërtetë, Trump, në një fjalim të enjten në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, goditi fort energjinë, duke këmbëngulur se zonja Harris ende kundërshtonte frakimin dhe premtonte të rriste prodhimin e naftës dhe gazit, ndërkohë që i jepte fund financimit për projektet e energjisë së pastër si qendrat e hidrogjenit.

“Ne kemi më shumë ar të lëngshëm nën këmbët tona se çdo vend tjetër, përfshirë Rusinë dhe Arabinë Saudite. Ne do ta përdorim atë”, tha Trump. “Ne do të kapërcejmë çdo pengesë burokratike për të lëshuar miratime të shpejta për shpime të reja, tubacione të reja, rafineri të reja, termocentrale të reja dhe termocentrale të reja elektrike dhe reaktorë të të gjitha llojeve.”

Këshilla për një debat. “Flisni për problemet!”

“Duhet të flasësh në një mënyrë që t’u flasë atyre njerëzve që ende me të vërtetë vendosin. Ju duhet t’u qaseni këtyre pyetjeve në një mënyrë që perceptohet si më e moderuar sesa partiake,” tha ai. “Disa prej tyre po kërkojnë kredenciale që ju mund të bëni punën. Nuk ka të bëjë vetëm me këto çështje, por ka të bëjë me të folurit për çështjet në një mënyrë që jo vetëm t’i tërheqë këta votues, por t’i bëjë ata të votojnë.” Debati i ardhshëm midis Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është shumë i pritur, me të dy kandidatët duke u përgatitur në mënyra të ndryshme.

Kamala Harris po fokusohet në përmirësimin e përgjigjeve të saj dhe përgatitjen për sulme të mundshme nga Trump. Ajo ka punuar me ekipin e saj për të krijuar përgjigje të qarta, koncize dhe është e gatshme të adresojë çdo dezinformatë që mund të dalë. Hillary Clinton e ka këshilluar Harrisin të qëndrojë e qetë dhe të mos mashtrohet nga taktikat e Trump.

Donald Trump, nga ana tjetër, po merr një qasje më të relaksuar, duke u mbështetur në përvojën dhe instinktet e tij. Ai ka qenë i përfshirë në aktivitete të fushatës dhe beson se aftësia e tij për t’u përshtatur në fluturim që do t’i shërbejë mirë gjatë debatit.

Debati do të moderohet nga spikerët e ABC News, David Muir dhe Linsey Davis dhe do të ndjekë një format të strukturuar me përgjigje dhe kundërshtime në kohë. Të dy kandidatët do të kenë mundësinë të prezantojnë vizionet e tyre për vendin dhe do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohen në skenë strategjitë e tyre të ndryshme përgatitore.

Debati një Super Kupë për budallenjtë politikë

Tani, e kuptoj pse gazetarët janë të emocionuar. Si fillim, debatet presidenciale fryjnë egon e gazetarëve, duke u dhënë atyre mundësi të mjaftueshme për të folur në mënyrë madhështor për rolin e rëndësishëm të pushtetit të katërt në demokraci. Ato janë gjithashtu tërheqëse për vlerësimet: Debati i parë, tërësisht i tmerrshëm i vitit 2020 u ndoq nga 73 milionë njerëz.

Drama e politikanëve që ofrojnë përgjigje të pashkruara – edhe pse shpesh sprovohen – për pyetjet e ndërlikuara ka një cilësi të ngjashme me Super Bowl për budallenjtë politikë. Dëgjimi i njërit prej kandidatëve aktualë të supozuar është si të shikosh një shofer makine garash pas timonit të një automjeti pa frena thjesht e shton eksitimin. Perspektiva e një përplasjeje spektakolare ka gjithmonë një tërheqje të caktuar të errët dhe në një ndeshje Trump-Harris, përplasjet janë të sigurta.

I humbur mes zhurmës mbi marrëveshjen e fundit të debatit është fakti se pothuajse të gjitha debatet presidenciale janë spektakle të lodhshme dhe kundërproduktive. Argumentet për debate shpesh janë disi tautologjike. Ne gjoja duhet të kemi debate presidenciale, sepse ne kemi pasur gjithmonë debate presidenciale. Por kjo nuk është e vërtetë.

Historia dhe paradokset e debateve

Debatet e para presidenciale, midis John F. Kennedy dhe Richard Nixon, ishin në vitin 1960 (kur Biden dhe Trump ishin, përkatësisht, 17 dhe 14 vjeç). Gjithçka që kujton kushdo për debatet Kennedy-Nixon është debati i parë, të cilin Nixon e humbi, sipas historisë, sepse ishte pa grim, i parruar dhe i djersitur. Përsëri, sipas historisë, njerëzit që dëgjuan debatin në radio mendonin se Nixon fitoi, ndërsa njerëzve që e panë atë në televizion u impresionuan aq shumë nga stili i këndshëm dhe pamja e mirë e Kenedit, sa menduan se ai fitoi. Nixon, i cili ishte nën peshë dhe i rraskapitur gjatë paraqitjes së tij të parë, mori pak pushim dhe grim të mirë dhe fitoi dy debatet e ardhshme, të cilat askush nuk i mban mend.

Me fjalë të tjera, mësimi që nga fillimi ishte se stili ishte më i rëndësishëm se thelbi. Kështu ka qenë ndonjëherë. Ne mendojmë, pjesërisht sepse na thuhet vazhdimisht, se debatet televizive përcjellin informacion të rëndësishëm tek votuesit. Por televizioni bën që disa informacione të duken më të rëndësishme se sa janë, shpesh nënkuptim. Për shembull, në shumicën e zgjedhjeve presidenciale, fiton kandidati më i gjatë. A lidhet gjatësia në një farë mënyre me politikat superiore?

Ka një arsye pse FDR fshehu karrigen e tij me rrota nga publiku. Por ndërkohë që nuk kam fund të kritikave thelbësore ndaj Franklin D. Roosevelt, ai që kishte pasur poliomielit nuk është në mesin e tyre.

Natyrisht, prania në televizion është pjesë e përshkrimit të punës së presidentëve modernë. Por debatet presidenciale televizive e lartësojnë këtë kualifikim përtej çdo arsyeje. Po, po, presidentët duhet të jenë komunikues të mirë. Por në asnjë moment gjatë presidencës së tyre aktuale nuk pritet që ata të grinden me një armik politik për 90 minuta para miliona njerëzve.

Aftësitë politike për të cilat po testojmë nuk janë aftësitë politike që kërkon puna. Kandidati që gënjen me forcë, me vetëbesim ose në mënyrë zbavitëse shpesh shpërblehet nga debatet, ndërsa kandidati që thotë të vërtetën në mënyrë të ngathët, me hezitim ose me kompleksitetin e duhur shpesh penalizohet.

Debati “thekson” rrotullimet që rrjetet e drejtuara në mënyrë rutinore janë plot me një linjë, gafa dhe gënjeshtra që shpesh trajtohen si të vërteta nga gazetarët dashamirës. Por nuk kam parë kurrë një shpjegim vërtet të zhytur në mendime mbi borxhit kombëtar apo një problem tjetër serioz si inflacioni të festuar si një moment i madh në historinë e debatit

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT