• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2024

MBRETËRIA SHQIPTARE LINDI SI DOMOSDOSHMËRI EUROPIANE, DHE SI SIMBOLI I UNITETIT SHQIPTAR NË BALLKAN!

September 4, 2024 by s p

Mbushen 96 vite që Shqipëria ju bashkua kontinentit europian, dhe faktorit ballkanik në një moment historik për kombin shqiptar, konsakrimi juridik e kushtetues, vendosja e sistemit në qeverisjen e vendit, sistemi monarkist me 2 shtator 1928 për ndërtimin e shtetit modern shqiptar. Mbretëria shqiptare do të kishte një rol të jashtzakonshëm në ndërtimin e shtetit modern shqiptar , progresiv, ekonomik e kulturor. Mbi të gjitha mbrotja konsuguente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarve në trojet e tyre etnike në Ballkan , mbas padrejtësisë europiane që i bëri kombit tonë, coptimi i trojeve në konferencën e Londrës në vitin 1913.

Okupimi i Vlorës nga italianët, dhe viset e veriut nga sebo-malazezët, e vunë në pikpytje pamvarsinë e shtetit shqiptar të 1912. Dhe ishte domosdoshmëri kombëtare mbatja e Kongresit të Lushnjes, por dhe vetë ekzistencën e kufive të vitit 1913, si dhe lirinë e kombit. Mbretëria Shqiptare e themeluar 96 vite ma parë ishte shprehej e vullnetit të popullit shqiptar për liri , bashkim të trojeve etnike, në një shtet në rrugën e civilizimit e presporitetit. Mbretëria Shqiptare lindi si domosdoshmëri europiane e kohës, dhe si simbol i unitetit të Shqiptarve që ishin copëtuar në disa shtetet ballkanike, duke u shkëputur nga toka mëmë.

Në atë Europë, të trazuar dhe aspak dashamirse ndaj shqiptarve, Shqipëria nxori një personalitet të shquar politik, e historik, të shekullit njëzet shtetformuesin e madh Ahmet Zogun që u konfirmua në fron nga Asambleja Kushtetuese si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin mbretëror Zogu i Parë. Ai vinte nga një familje fisnike nga më të vjetrat e kombit dhe me kontribute ndaj vendit të tije për më shumë se pesë shekuj. Gjyshi i tije Xhemal Pashë Mati ishte një ndër protogonistët e drejtimit të Lidhjes së Prizerenit, dhe një atdhetar e patriot që rreshtohej me Abdyl Frashërin, Imer Prizerenin, Sulejman Vokshi, e Iljaz Pashë Dibra.

17 vjeç në emër të krahinës së Matit Ahmet Zogu do të firmoste në Vlorë, aktin e pamvarsisë së Shqipërisë dhe garantoi Ismail Bej Vlorën babain e pamvarsisë se do të bëjë beteja, pa kompromis në mbrotje të sajë .Ky atdhetar i shquar do të organizonte Kongresin e Lushnjes, do ta mbronte atë kongres nga sulmet e pushtuesve që kishin ndarë Shqipërinë në copa.

Mbas marrjes së detyrave nga ai kongres ky shqiptar i madh, me guxim e trimëri të pashoq do të nisej drejt Tiranës duke e bërë Kryeqytet të Shqipërisë, dhe duke i siguruar Qeverisë së Sulejman Delvinës që të zbatonte programin e Kongresit të Lushnjes.

Karriera politike e Ahmet Zogut është brilante , betejat e tija shtetformuese me aksionet politike, ushtarake, ai arriti që autoriteti i qeverisë të shtrihej në të gjithë territorin e vendit , duke shtypur lëvizjet seperatiste, të organizuar e paguar nga shtetet fqinje që nuk ja donin të mirën Shqipnisë, dhe garantoi kufijtë shtetrorë, duke e detyruar Lidhjen e Kombeve të njihte shtetin shqiptar

Ministër i Mbrendshëm, 1920, Kryeministër, në vitet 1922-1924, President i Republikës 1925-1928 dhe Mbret i Shqiptarve 1928-1939 ka gjurmë të ndritura e të pashlyeshme në historinë moderne shqiptare.

Është anti historike që përdorin bolshevikët e Enver Hoxhës, se Ahmet Zogu kishte ambicje të shfrenuara karrieriste dhe donte të bëhej Mbret me çdo çmim.

Mbreti Zogu i Parë e përdori sistemin monarkist me orientimin e Shqipërisë drejt modelit qeverisës e mënyrës së jetesës me vendet e civilizuara të Europës perendimore.

Fatkeqësisht diktatura, dhe ideologët bolshevik shqiptarë, kan anatemuar dhe shtrembëruar për gati 80 vite me propogandë antishqiptare, duke ngritur si heroizëm rebelimin antikombëtar të Haxhi Qamilit, një mbeturinë e falangave filoturke, dhe duke i shërbyer tradhëtisë së qeverisë së Durrsit që kishte qëllim anti shqiptar të krijonte një shtet vetëm si Shqipëri e mesme.

Lartmadhëria e tije Zogu i Parë Mbreti i Shqiptareve!

Parimi: Atdheu mbi të Gjitha!

Historia e tij politike na rrëfen krejt të kundërtën e asaj që trumbetojnë falangat e diktaturës Komuniste . Qëndrimi i tije në përkrahje të Princ Vidit, dorëheqja e tij si Kryeministër në vitin 1924 me grushtin e shtetit të bërë nga admiruesit e bolshevizmit të atyre viteve të ashtuquajtur revolucjon demokratik, me pikpamje ideologjike që dëmtonin shtetin e sapoformuar shqiptar.

Sjellja e tij prej politikani , patrioti e burrështetasi të madh u tregua kur ju ba atentat në paralament kur me qetsinë dhe largpamësinë e tije tregoj qartë , se ai mbi çdo gjë tjetër vinte interesat kombëtare dhe ishte dishembull i shtetit komb.

Ai gjatë gjithë karrierës politike nuk ka marrë pushtete me dhunë dhe armë siç banin kundërshtarët e tije, por vetëm me votë dhe me ligje demokratike perendimore.

Me 24 dhjetor 1924 ai diti ti jap fund rebelimit majtist dhe më të drejtë fitoi epitetin shpëtimtar i kombit.

Stabiliteti i plotë politikë , progresi i shpejtë ekonomik e kulturor që pati gjatë periudhës presidencjale, koha e thirri atë si personalitetin më të shquar të ulej në fronin mbretëror.

Me të drejtë kundërshtarët e tij politikë, si Fan Noli, Faik Konica, e mbi të gjitha Sejfi Vllamasi, do ta çmonin kontributin e tij, dhe do të deklaronin se po mos të ishte Ahmet Zogu ekzistenca e shtetit shqiptar do të ishte në pikpytje! Prandaj ai rreshtohet me figurat e ndritura të kombit, si Skënderbeu që na dha emrin dhe dinjitetin si Shqiptar. Drejtuesit e lidhjes së Prizerenit që mbrojtën dhe ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare në Ballakan,

Pamvarsinë e Shqipërisë që e udhëhoqi plaku i Vlorës Ismail bej Vlora, dhe ndërtimin e shtetit shqiptar nga i madhi dhe i pavdekshmi Ahmet Zogu.

Mbretëria shqiptare, jetoi vetëm një dekadë, e la vulën e vetë të pashlyeshme historike.

Mbretëria moderne paralmentare e konfirmuar jo vetëm nga vullneti i popullit por dhe e mbështetur në statusin juridik. Ajo nuk lindi si një kurorë tiranike , por si një mbretëri moderne dhe i detyruan fuqitë e mëdha ta njihni si një pricipatë e pavarun neutrale dhe nga aktetet e Kongresit të Lushnjes, të cilat krijuan Regjencën apo Këshillin e Shtetit me atribute e një Regjence mbretërore që fuqitë e mëdha i njohën që vitin 1913.

Mbretëria shqiptare i tregoi botës se çfar është në gjendje të bëjë një kombe i lirë kur thyen prangat e robërisë, ndërtoi shtetin e së drejtës sipas modelit më të përparuar europian:

Arsim Kombëtar mbi baza laike.

Kodi Penal dhe Civil që garantonte barazinë e shtetsave para ligjit.

Legjislacion model për komunitetet fetare .

U garantua me ligj të drejtat e gruas. Një administratë shtetrore model.

U krijua Banka Kombëtare dhe garantimi i monedhës kombëtare me lingota ari.

Të gjitha këto arritje historike u ndërtuan për një dekadë 10 vjeçare. Sot klasa politike që e përbuz mbretërinë, pasardhse e barbarëve komunistë, ka mbi tre dekada që nuk ndërton shtet të së drejtës dhe nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme.

Prandaj shqiptarët janë krenare për mbretërinë e tyre dhe për Mbretin Ahmet Zogu. Me të drejtë shkrimtari i madh Ismail Kadareja do të deklaronte për mbretërinë shqiptare se po mos ta pushtonte fashizmi Shqipërinë, Ahmet Zogu do ta bënte Shqipërinë një Zvicërr të dytë të Europës.

Qëndrimi ndaj Mbretërisë është një vijë demarkacioni mes patrioteve dhe atyre që e duan atdheun, dhe sunduesve që e duan Shqipërinë për ta zhvatur.

Besim NDREGJONI

Filed Under: Komente

Sipas studiuesëve shqiptarë opinionet e Sami Frashërit lidhur me gjuhën shqipe

September 4, 2024 by s p

Rijetë Simitçiu–Turhanoğlu/

Sami Frashëri, njihet si ideolog i lëvizjes Kombëtare të Rilindjes Shqiptare, si mendimtar, encikolopedist, publicist e gjuhëtar. Falë punës që ka bërë ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e studiuesëve shqiptarë dhe turq por edhe të studiuesëve të huaj, kjo tregon se ai është një dijetar i madh, një dijetar i kalibrit ndërkombëtar. Gati në të gjitha studimet e botuara gjer më tani mbi veprimtarinë dhe veprën e Sami Frashërit janë vënë meritat e tij të mëdha në lëvrimin e gjuhës shqipe dhe të gjuhës turke. Nuk është rastësi thotë Demiraj që Samiu qysh në shkrimin e tij të parë në gjuhën amtare me titullin “Gjuha shqip”, botuar në “Alfabetare e gluhësë shqip” të Stambollit më 1879, shpreh qartë e drejt mendimin e tij mbi gjuhën si një dalluese e një kombi, ku shkruan:

“Kombetë mbahenë me gjuhëtë; një komb që humbet gjuhën’ e vet, ësht’ i humbur’ e i haruarë; që me të humburit të gjuhësë ti ësht’i humburë edhe ay vetë. Njeriu nuku humbetë, po me të ndërruarë gjuhënë ndërron edhe kombin’e bënet’ i kombi tjatërë”.

Në këtë punim do të jepet një pasqyrë e shkurtër e studiuesëve shqiptarë për kontributin e të madhit Sami Frashër për gjuhën shqipe. 

Jeta

Sami Frashëri, lindi në Frashër të Përmetit në Shqipëri më 1850. Mësimet e para i mori në vendlindje. Kishte pesë vëllezër: Abdylin, Sherifin, Naimin, Tahsinin e Mehmetin dhe dy motra: Nefisen dhe Shahinisen. Që në moshën fëmijërore i vdiqën prindërit. Vëllai më i madh Abdyli nuk shihte ndonjë të ardhme në Frashër prandaj vendosi ta shpërngulte familjen në Janinë. Në Janinë, Samiu bashkë me të vëllanë Naimin, u regjistruan në gjimnazin e njohur Zosimea.

Samiu këtu kishte marrë njohuri për greqishten e vjetër dhe të renë, latinishten, frëngjishten, italishten si dhe për historinë, historinë e natyrës, gjeografinë, matematikën, filozofinë etj. Samiu edhe këtu, ashtu si në Frashër, do të vazhdojë të mësojë në mënyrë sistematike nga myderrisët më në zë, edhe turqishten, arabishten dhe persishten. Samiu, pas mbarimit të gjimnazit, më 1871, në moshën 21 vjeçare, u shpërngul edhe nga Janina për t’u vendosur përgjitmonë në Stamboll, atëherë kryeqendër e Perandorisë Osmane. Njohja e thellë e gjithë atyre gjuhëve, të Lindjes e të Perëndimit, mësimi sistematik i fushave të ndryshme të dijes, guximi shkencor e intelektual, i ndihmuan Sami Frashërit, këtij gjeniu, të shtrihet e të shkelë në shumë disiplina kulturore e shkencore.

Veprat dhe veprimtaria

Sami Frashëri si albanolog, orientalist, turkolog, leksikograf, gjuhëtar, filolog, gramaticient, letrar, historian, gjeograf etj. Mund të themi me ndërgjegje profesionale e shkencore se, gati se nuk ka fushë të dijes ku emri i Sami Frashërit nuk është pikë reference. Me këtë rast do të përpiqemi të trajtojmë disa mendime e pikëpamje të Samiut nga fusha e gjuhësisë, fushë kjo në të cilën ai dha kontributin e tij më të çmuar shkencor. 

Sami Frashëri ka qenë pionier në shumë fusha, ku me të drejtë Draçini e quan pionier të studimeve shqipe në fushën e Psikolinguistikës. Kjo shkencë e re jo vetëm për shqipen, është krijuar në gjysmën e dytë të shekullit XX-te, ajo trajton e argumenton çështje që lidhen me prodhimin gjuhësor, përfitimin e gjuhës, ndryshimin që ekziston mes komunikimit të kafshëve dhe njerëzve, të folurin si diçka specifike vetëm për njeriun etj. Këndvështrimi i Sami Frashërit për Psikolinguistikën që shikohej për kohën si “pyetje pa përgjigje” për vetë komplikimin e tyre ka të njëjtën vijë logjike me mendimet e sotme të shkencës së gjuhësisë, edhe pse vepra e Sami Frashërit u botua 130 vite më parë. Në veprën e tij “Gjuha”, që në fillim Sami Frashëri pohon se “Ai që me të vërtetë flet, është vetëm njeri, dhe se gjuha është veçori vetëm e racës njerëzore. As nuk mund të gjendet farë e racës njerëzore që nuk ka aftësi të flasë, e as lloj kafshësh që përdor një gjuhë, e cila me të drejtë do të quhej gjuhë”. 

Kërkesat e rilindësve ishin krijimi i alfabetit, çelja e shkollave shqipe, përhapja, ruajtja, pastrimi dhe pasurimi i gjuhës shqipe. S. Frashëri, K. Kristoforidhi, P. Vasa, H. Tahsini, J. Vetro, I. Qemali dhe shumë atdhetarë të tjerë të shquar, siç do të dëshmonte asokohe J. Vetro, më 1879-n u mblodhën në Stamboll për të dhënë mendime lidhur me “nevojën e përdorimit të një alfabeti të vetëm të përbashkët që të kish aq shkronja të thjeshta njëformëshe sa ka gjuha shqipe zanore dhe bashkëtingëllore”. Komiteti i Stambollit zgjodhi një komision prej 25 anëtarësh, në krye me S. Frashërin, i cili do të kishte për detyrë hartimin e alfabetit të njësuar për shkrimin e shqipes.

Jubani dhe Kore (2016), për dijetarin Frashëri mësimi i gjuhës ishte një mision i pandashëm nga ai i shërbimit ndaj atdheut. Krijimtaria e S. Frashërit iu përkushtua jo vetëm përpjekjeve për alfabetin, hapjes së shkollave shqipe, por edhe plotësimit të nevojave të shkollës e të kulturës kombëtare me botime tekstesh shkollore, për këtë qëllim hartoi: “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe” (1887) dhe “Dheshkronja” (gjeografia, 1888). Sipas studiuesve, Samiu hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, por ende nuk ka ndonjë gjurmë të tij (J. Bulo, “Fjalori i gjuhës shqipe i Sami Frashërit – një projekt apo një realitet”). Sipas tij: “Një gjuhë që nuk ka fjalor  dhe  rregulla gramatikore kurrë nuk mund të numërohet si gjuhë letrare”. Ndonëse është autor i teksteve shkollore të disa fushave, kreun e vendit të veprimtarisë botuese të S. Frashërit e zë, pa dyshim, gramatika e tij për gjuhën shqipe, e titulluar prej tij “Shkronjëtore e gjuhës shqip”. Kjo gramatikë e vyer për kohën do t’i shërbente idesë së tij: Njeriu nuku humbetë, po me të ndërruar gjuhënë, ndërron edhe kombin e bënte i një kombi tjatërë. 

Edhe përpara kësaj vepre ishin hartuar gramatika për gjuhën shqipe, disa prej të cilave ishin të njohura, si ato me autorë: Francesko Maria da Leçen, De Radën, Dh. Kamaradën, A. Dozonin, K. Kristoforidhin, kurse disa të tjera mbetën dorëshkrime të pabotuara, si të tilla të panjohura. Ndryshe nga këto gramatika, “Shkronjëtorja…” e Samiut do të mbetet në historinë e gramatologjisë shqipe, si e para gramatikë e shkruar në gjuhën shqipe. Kjo vepër konsiderohet si gramatika më me vlerë e kësaj periudhe, e cila pati një ndikim të madh edhe tek hartuesit e gramatikave të mëpastajshme. Mund të themi se mbetet mjaft i saktë vlerësimi i prof. Selman Rizës se K. Kristoforidhi dhe S. Frashëri si gramatikanë të gjuhës shqipe janë komplementarë të njëri-tjetrit: Konstandin Kristoforidhi, themelues i albanistikës vendase është vetëm në drejtimin e saj filologjik tradicional, kurse në drejtimin e saj të kundërt d.m.th. linguist modern, themelues i albanistikës vendase, është Sami Frashëri. Si përfundim, Gramatika e Sami Frashërit përbën bazamentin e qëndrueshëm ku u mbështet gramatologjia shqiptare. Ajo do të vlerësohet gjithmonë jo vetëm për përkufizimet e sakta, kriteret shkencore, por edhe si një tekst shkollor i cili me gjuhën e thjeshtë, fjalitë e shkurta, shembujt ilustrues është dhe sot një model që koha nuk e ka rrëzuar. 

Deri në atë periudhë gramatikat për gjuhën shqipe janë hartuar në dialektin Geg apo në dialektin Tosk. Sami Frashëri gramatikën e tij e shkroi shqip dhe në dialektin toskë, por siç vëren me të drejtë F. Agani, gramatika e Sami Frashërit është shkruar mbi bazën e dialektit jugor, por duke u pasuruar mbi veçoritë dialektore të dialektit verior. Nga ana tjetër, Samiu ashtu si rilindësit e tjerë, u përpoq që edhe me këtë gramatikë të thjeshtë, por të rëndësishme për kohën, të zbatojë disa norma gjuhësore që pasqyronin tipare afrimi të dy dialekteve në atë periudhë, ç’ka i hapi udhë edhe në këtë çështje përpjekjeve të mëvonshme për njësimin e gjuhës sonë letrare.

Përfundim

Sami Frashëri mban qëndrim të drejtë shkencor përvendosjen e gjuhës shqipe në familjen e gjuhëve të quajtura sipas tij gjuhë ariane  (=indoevropiane). Njohuritë e thella  teorike gjuhësore  Samiu  i  zbaton  edhe  në  praktikë.  Po ashtu, edhe në sintezën  teorike-praktike  Samiu është shumë i sukseshëm, sidomos në leksikologji, në përpilimin e fjalorëve të ndryshëm njëgjuhësh e dygjuhësh, si dhe në përgatitjen e teksteve shkollore nga fusha e gjuhësisë.

Samiu ka shkruar mbi 65 vepra, disa me më shumë vëllime, ose shprehur ndryshe, mbi 20 mijë faqe, pa llogaritur veprat e tij në dorëshkrim dhe artikujt e shumtë nëpër gazeta e revista të kohës, me tema shkencore nga më të ndryshmet dhe në shumë gjuhë: shqip, turqisht, arabisht, frëngjisht, greqisht, persisht etj. për një periudhë 32-33vjeçare. Është kjo, pa diskutim, punë e madhe, punë që kërkon energji, punë që vetëm mendja e ndritur e S. Frashërit ka mund ta bëjë.  

Veprat e botuara në gjuhën shqipe, të rëndësishme në fushën e gjuhësisë janë  “Alfabetare e gluhësë shqip”, “Dheshkronjë”, “Shkronjëtore e gjuhësë shqip” etj. Në veprën “Alfabetare e gluhësë shqip”, e vogël për nga vëllimi, por me peshë të rëndë kulturore e shoqërore u shfaqën edhe një herë dhuntitë e jashtëzakonshme të Samiut si pedagog, si psikolog, si gjuhëtar dhe si shkrimtar. Tekstet e përfshira në të, Samiu i kishte zgjedhur në mënyrë që së bashku me mësimin e gjuhës amtare t’u ngjallë fëmijëve ndjenja fisnike si dashurinë për punë e dituri, respektin për njerëzit dhe mbi të gjitha dashurinë për gjuhën shqipe. Sa për vlerën e veprës “Shkronjëtore e gjuhësë shqip”, që njihet si Gramatika e gjuhës shqipe e Sami Frashërit, fjalën e vet e kanë thënë specialistët e kësaj fushe: prof. Idriz Ajeti, prof. Rexhep Ismajli,  prof. Anastas Dodi etj.

Bibliografi

DEMIRAJ, Shaban, Ndihmesa e Sami Frashërit në lëvrimin e gjuhës shqipe, Studime filologjike, nr. 3, (Përmbledhje frëngjisht), Tiranë, 1979.

DRAÇINI Rrezearta, Sami Frashëri pionier i studimeve shqipe në fushën e Psikolonguistikës, İki Toplumun Aydını: Şemsettin Sami Uluslararası Sempozyumu, Tiranë, 19-20 Maj, 2016.

FRASHËRI Sami, Gjuha shqip, në: Alfabetare, Konstandinopojë, 1879.

FRASHËRI, Sami, Shkronjëtore e gjuhësë shqip, SHP, Vepra 5, Rilindja, Prishtinë, 1979.

JUBANI Aljula & Mimioza Kore, Shkronjëtore e gjuhës shqipe e Sami Frashërit dhe fillesat e gramatologjisë shqipe, Ululsalarası İki Toplumun Aydını Şemsettin Sami, Tiranë, 19-20 Maj, 2016.

LEVEND Agâh Sırri, Şemsettin Sami, Türk Dil Kurumu, Ankara, 1969.

POLISI, Mehdi, Ataturk Kultur Merkezi Baskanligi & Universiteti i Prishtinës, Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar: “ 110 vjetori i vdekjes së Sami Frashërit”, Prishtinë, 23-24 tetor 2014.

RROKAJ, Shezai & Mimoza Gjokutaj, Roli i Sami Frashërit për alfabetin e gjuhës shqipe, Ululsalarası İki Toplumun Aydını Şemsettin Sami, 19-20 Maj, 2016, Tiranë.

Filed Under: Opinion

Vatra në shërbim të çështjes kombëtare – Letër e Mihal Turtullit drejtuar Fan Nolit, lidhur me mbrojtjen e çështjes shqiptare, qëndrimin e shteteve të ndryshme dhe kontributin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”

September 4, 2024 by s p

Lozanë, më 28 nëntor 1917

Fan Nolit

imi dhe i dashur mik,

Besoj se është detyra ime t’ju parashtroj konsideratat që vijojnë, duke ju lutur që t’i kushtoni një vëmendje dashamirëse.

Shpresa jonë më e madhe për të arritur në realizimin e aspiratave tona të ligjshme qëndron në mbështetjen që populli i madh amerikan, i hyrë në luftë pa ndjekur qëllimet egoiste, do të mund t’i sillte çështjes sonë të drejtë e të shenjtë. 

Fuqitë evropiane kanë interpretët e tyre në Ballkan që mund t’i çonin ato drejt vendimeve që bien në kundërshtim me pikëpamjet tona, ato kanë dhe traktate të hershme midis tyre dhe shteteve ballkanike, disa me serbët dhe grekët venizelistë, dhe të tjerët me bullgarët dhe grekët e Mbretit Konstantin. 

Është për të shpresuar që qeveritë evropiane, të shtyra nga përrenjtë e gjakut të derdhur gjatë luftës së tanishme monstruoze, e cila në një pjesë të madhe i detyrohet disa vendimeve të padrejta e me interesa të caktuara të marra në konferencat e mëparshme (Berlin, Londër, Bukuresht), në kongresin e ardhshëm të mos vlerësojë më si bazën më të lartë të rezolutave të tyre interesin; dhe për të arritur që të vendosin një paqe të qëndrueshme, ato do t’i japin çdo shteti ballkanik atë që i takon dhe që ato të mos favorizojnë një shtet ballkanik në dëm të tjetrit. 

Megjithatë, në qoftë se do të mund të kemi mbështetjen dhe mbrojtjen e popullit të madh amerikan, në qoftë se ne do t’ia dalim ta bindim për të gjitha vendet e banuara nga një shumicë shqiptare që përbëjnë trashëgiminë tonë të ligjshme; në qoftë se ne do t’ia bëjmë të qartë se të gjitha argumentet e fqinjëve tanë, që dëshirojnë të na i mohojnë nga lakmia, nuk janë të justifikuara dhe se statistikat që ata botojnë janë false; në qoftë se arrijmë të bindim se vetëm sepse jemi të dobët dhe pa mbrojtës, që të drejtat tona më të ligjshme janë shkelur me këmbë nga më të fortët, nuk ka asnjë dyshim që ky popull trim, i mbrujtur me kristianizëm dhe drejtësi, do të prekej dhe do të merrte me zemër detyrën për të na mbrojtur dhe të shtynte qeverinë e saj për një qëndrim në favor të rivendikimeve tona të drejta kombëtare.

Në qoftë se kjo mbështetje amerikane do të mund të na sigurohej, padrejtësitë që do të na diktoheshin kundër nesh, qoftë nga lakmia e fqinjëve tanë, qoftë nga interesat e të tjerëve, do të ishin evituar.

Por, për t’i siguruar Shqipërisë së shkretë një mbështetje kaq të fortë, kaq efikase dhe kaq të dobishme për të drejtat tona siç mund të ishte mbështetja amerikane, do të duhej një punë shumë serioze, shumë e studjuar dhe e aplikuar me zgjuarësi. A është bërë një e tillë?

Do të isha i verbër, i padrejtë dhe mosmirënjohës, në qoftë se do të mohoja përpjekjet e mëdha të bëra për çështjen kombëtare nga shqiptarët e Amerikës. 

Mjafton të përmendim mitingun pro Albania të Bostonit më 1915, aktiviteti i palodhur dhe pjellor i Rev. Fan Nolit, botimet në anglisht të patriotëve tanë Dako e Çekrezi, puna e bërë nga të gjitha degët e “Vatrës” dhe shoqëri të tjera shqiptare dhe shtypi shqiptar i Amerikës, për të mbajtur dhe intensifikuar flakën patriotike të shqiptarëve të Amerikës dhe shumën e fundit të parave të shqiptarëve të Amerikës, për të qenë i justifikuar për të bërtitur me të gjithë forcën e mushkërive dhe me gjithë vrullin që vjen nga thellësitë e zemrës: “Rrofshin shqiptarët e Amerikës, pa të cilët ne nuk do të kishim bërë përshtypjen më të trishtueshme në luftrat politike me popujt ballkanikë.

Por si mund të mos shpreh hidhërimin tim të madh kur shikoj që një albanofil kaq i çmuar si zoti Crane të ketë arritur në përfundimin se është më mirë për shqiptarët që t’i nënshtrohen një protektorati të huaj?

Si mund të mos jem kaq i mërzitur kur shoh se amerikanët e tjerë albanofilë kanë nevojë të  luten nga z. Konica dhe unë për të manifestuar simpatitë e tyre për vendin tonë fatkeq? Si mund të mos jem shumë i hidhëruar kur shoh z. Dako t’i shkruajë z. Cale që pa Rev. Fan Nolin shuma do të kishte arritur në 10 000 dollarë, dhe z. Kol Tromara t’i shkruajë po të njëjtit që pa z. Dako shuma do të kishte arritur në më shumë se 10 000 dollarë?

Opinioni jo i këndshëm që ka për ne albanofili i madh z. Crane dhe indiferenca e albanofilëve të tjerë amerikanë që kanë nevojë për lutjet e z. Konica dhe timen për të na ndihmuar, ashtu si dhe shuma e vogël e përftuar nga kuotizacioni, a mos ndoshta duhet t’i atribuohen ndarjeve, zënkave dhe grindjeve që ekzistojnë midis patriotëve që banojnë në Amerikë?

Nuk kam absolutisht asnjë të drejtë të ndërhyj dhe të prononcohem mbi këto zënka, por nuk hezitoj aspak t’u them të gjithëve që ka ende kohë t’i kthehemi e të riparojmë të keqen e bërë atdheut nga ndarjet e brendshme.

Në qoftë se në fund të këtyre ngjarjeve Shqipëria do të copëtohet dhe do të jetë e paaftë të jetojë, ose me një pavarësi jo të plotë, do të merrja me vete në varr, ndoshta së afërmi, një dhimbje të madhe, por pasojat e urryera të cilat shfaqen për ju, që jeni ende të rinj, do të jenë me të vërtetë mizore.

Midis ballkanikëve të tjerë, ju do të jeni të fundit, të nënçmuar nga ata dhe skllevërit e vetëm midis gjithë të tjerëve. Grekët, serbët dhe bullgarët do të tallen me ju dhe do t’ju përdorin si pleh për të përmirësuar fushat e tyre politike kombëtare.

Do të ishte një turp i pashlyer për ne dhe brezin tonë që pretendojmë megjithatë të jemi më i vjetri nga popujt ballkanikë dhe më i guximshmi nga të gjithë. 

Heroi ynë i pavdekshëm, Skënderbeu, nuk ishte i madh vetëm nga fitoret e shkëlqyera ushtarake mbi turqit por edhe nga fitoret që ai dinte të korrte kundër prirjeve të këqija që kishte në vetvete. Ai dinte t’ua linte përfitimet të tjerëve, ai dinte t’i mblidhte njerëzit rreth vetes së tij dhe, mbi të gjitha, dinte të falte. Ai diti të falë nipin e tij ndonëse ky e preu në besë. Ai nuk i hodhi litarin në fyt Golemit por diti ta falë, duke e futur në rrugë të mbarë, çka është një ligj për të cilin shqiptarëve iu është ndaluar që ta përmendim sado pak!

Oh, që jemi kaq të vegjël mikroskopikë dhe të padenjë përpara të parëve tanë të lavdishëm, virtytet e të cilëve i ngremë në qiell dhe pasardhësit e të cilëve duam të jemi!

Ju lutem në gjunjë dhe ju betohem në emër të atdheut tonë fatkeq, i copëtuar dhe i gjakosur, faleni njëri-tjetrin.

Mblidhuni pra në një trup të vetëm. Thirreni të vijë tek ju z. Dako, Grameno, Çekrezi dhe çdo patriot tjetër që ka mendime të ndryshme. Ju nuk do të jeni veçse më të fuqishëm. Thirrini ata, merruni vesh dhe të jeni në një mendje për çdo gjë gjatë kësaj periudhe tepër kritike dhe serioze që po kalojmë, duke u betuar të gjithë mbi portretin e Skënderbeut.

Jam i bindur se, duke u bërë kjo, albanofilët e Amerikës, që i dinë ngjarjet tuaja, do të rigjejnë dëshirën dhe zellin për të na ndihmuar.

Ju dini të bëni në Amerikë propagandë dobiprurëse për Shqipërinë dhe dini gjithashtu të merreni vesh me komitetin e përfaqësuesve tuaj në Europë, në mënyrë që të jetë i aftë dhe me të vërtetë i vlefshëm që t’i përgjigjet me shërbime reale në përputhje me sakrificën e bërë.

Ju do t’i bëni shërbime të mëdha atdheut.

AQSH, F. Koleksioni i Shoqërive Shqiptare në Zvicër, V. 1919, D. 6/1, fl. 93-103. 

Filed Under: Politike

NGA GJON BUZUKU E DERI TEK SIMON FILIPAJ – DY BURRA TË MËDHEJ TË KOMBIT SHQIPTAR NGA RRETHI I ULQINIT

September 4, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated
A person sitting at a desk with a cigarette

Description automatically generated

                                                Dom Simon Filipaj, përkthyes i Biblës në 

                                                       shqip–një kurorëzim përpjekjesh 

                                                                          shekullore

Gjon Buzuku ka qenë një prift katolik që ka jetuar në shekullin e XVI e që konsiderohet autori i veprës së parë në shqip — Mesharit.  Si i tillë, Buzuku zë vend themelor në historinë e letërsisë dhe gjuhës shqipe, si përkthyes dhe përpilues i librit të parë të botuar në shqipen e asaj kohe. Thuhet se Gjon Buzuku ka lindur në fshatin Larje të Krajës, një zonë kjo në rrethin e Ulqinit. 
A statue of a person with a beard

Description automatically generated

Dom Gjon Buzuku (c. 1499 – c. 1577)

Por kësaj radhe ky shkrim modest nuk është për Gjon Buzukun – përveç për arsye krahasuese — as për veprën e tij, që konsiderohet të jetë e para në gjuhën shqipe – Frank SHKRELI/ Dom Gjon Buzuku dhe libri i parë i Shqiptarëve | Gazeta Telegraf — por është për një bashkvendas të Buzukut, i cili ka jetuar e vepruar në shekullin e XX, bashkohas i shumë prej nesh, ende, të cilin kemi pasur fatin ta njohim.  Fjala është për Dom ose Monsinjor Simon Filipaj, i pari dhe i vetmi në të gjithë kohërat, që ka përkthyer, tërësisht, Biblën e Shenjtë në shqip, nga fillimi deri në fund. Dom Simon Filipaj – i cili ashtu si edhe prifti katolik i shekullit të XVI, Gjon Buzuku — ka lindur në fshatin Kllezën, në rrethin e Ulqinit, shumë afër vendlindjes së Gjon Buzukut, i cili sipas burimeve, ka lindur në fshatin Larje të Krajës në rrethin e Ulqinit. Frank SHKRELI/ Dom Simon Filipaj: “Shqiptarë, flisni shqip me Zotin!” | Gazeta Telegraf

Po e nënvizoj këtë fakt historik – që shpesh herë ndoshta anashkalohet edhe pa qëllim — me rastin e 25-vjetorit të shkuarjes në amshim të Dom Simon Filipaj. Për dy burra të Kombit që kanë mbi pesë shekuj ndërmjet jetës dhe veprimtarisë së tyre historike, me origjinë nga dy  fshatëra shumë afër njëri tjetrit, dy figura që dallohen për kontributin e tyre madhor, sidomos në fushën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në përgjithsi.

Në këtë përvjetor, fund javën që kaloi, Arkipeshkvia e lashtë e Tivarit, organizoi një akademi përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të kalimit në amshim të Dom Simon Filipaj, një tubim që u mbajt në Ulqin dhe në Shën Gjergj ku ai ishte famullitar për një kohë të gjatë, ndërkohë që u përkujtua edhe në vendlindjen e tij në Këllezën — më 31 Gusht dhe më 1 Shtator 2024.

Në përvjetorin e 25-të të vdekjes së tijsë Gom Filipaj, Kisha Katolike shqiptare nën jurisdikcionin e Arkipeshkvisë së Tivarit, së bashku me autoritetet vendase dhe përfaqësues nga Kosova dhe Shqipëria, kujtuan jetën dhe dhe veprimtarinë e jashtzakonshme të Dom Simon Filipaj në shërbim, jo vetëm të Kishës dhe misionit të tij apostolik, por edhe për kontributin e tij madhor e historik në fushën e gjuhës dhe të kulturës së Kombit shqiptar ndër shekuj.  

A group of people talking to a pope

Description automatically generated

Monsinjor Simon Filipaj – një figurë fetare dhe kulturore, i njohur për veprimtarinë e tij të shumëanshme — me Arkipeshkvin e ndjerë të Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirdita dhe Dom David Gjugja i Radio Vatikanit, janë pritur në vizitë nga Papa Gjon Pali i II në Vatikan në Tetor të vitit 1994.  Me atë rast, Dom Simon Filipaj i ka dorëzuar Gjon Palit II veprën e madhe biblike e teologjike, për herë të parë botuar në terësi në gjuhën shqipe, një kryevepër e përmasave botërore – librin e shenjtë të katolikëve – Biblën përkthyer prej tij, në gjuhën shqipe.  Gjatë asaj vizite, Papa Gjon Pali i II iu drejtua Dom Simonit, duke vlerësuar veprën e madhe të priftit të thjesht nga rrethi i Ulqinit, me këto fjalë: “Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe e keni radhitur popullin tuaj shqiptar ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë populli shqiptar”.

Për ne që e kemi njohur, Dom Simon Filipaj, në rend të parë, ka qenë njeri i Zotit dhe i Kombit. Lëvrues dhe mbrojtës i vlerave shpirtërore, kulturore, kombëtare e shoqërore tё popullit shqiptar, siç thuhet edhe në një koment të Radio Vatikanit shqip. Ai qe njohës i thellë i shpirtit dhe i thesarit kulturor shqiptar e botëror, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Njeri i thjesht me virtyte të larta, i urtë e i mençur, i përzemërt e bujar, i drejtë dhe i vendosur, largpamës e i thellë, i dashuruar në Zotin e në popullin e vet, i butë e i afërt me çdo kënd që takonte, thuhet mëtej. Bari i mirë, vëlla i sinqertë, meshtar i zellshëm, intelektual i shquar, biblist i madh, me një pasion e dashuri të paskajshme për të vërtetën, të bukurën, për lirinë e dashurinë. Jetën e tij e kaloi duke punuar në shërbim të Zotit, kishës e popullit dhe vendit të tij shqiptar. Radio Vatikani, vlerësoi personin, jetën dhe veprimtarinë e Dom Simon Filipaj, në 25-vjetorin e largimit të tij nga kjo botë dhe shkuarjes së tij në amshimin e përhershëm.  

A person with his hand on his chin next to a book

Description automatically generated

Bibla në shqip, një trashëgimi e madhe gjuhësore e kulturore për Kombin shqiptar ndër shekuj!  Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe” – iu drejtua me 24 tetorit të vitit 1994 Papa Gjon Pali II Dom Simon Filipajt – “e keni radhitur popullin tuaj shqiptar ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë populli shqiptar”.

Ndërsa në një ceremoni zyrtare në Tiranë, shtatorin e vitit 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Alfred Moisiu i akordoi Dom Simon Filipaj (pas vdekjes) medaljen e artë, “Naim Frashëri”, për përkthimin e parë të Biblës në gjuhën shqipe, me motivacionin: “Për kontribut të vyer në pasurimin e kulturës shqiptare në lëvrimin e gjuhës shqipe dhe për mbledhjen e folklorit shqiptar në Mal të Zi.”

Kështuqë, sipas ekspertëve të historisë kishtare dhe kombëtare, kontributi dhe rëndësia historike e veprës së Dom Simon Filipaj për shqiptarët mund të krahasohet, pa dyshim, me figurat e dalluara historike kombëtare të kulturës shqiptare si Pal Engjelli, dom Gjon Buzuku, Lekë Matrenga, imzot Pjeter Budi, imzot Frang Bardhi, imzot Pjeter Bogdani, imzot Grigori i Durresit, imzot Gjon Kazazi, Konstantin Kristoforidhi, imzot Fan Noli, atё Shtjefen Gjecovi, atё Gjergj Fishta e shume te tjerë. Si përfundim, Dom Simon Filipaj “arrijti të realizojë një ëndërr 2000-vjecare të Kombit tonë”, siç vlerëson Radio Vatikani shqip, duke e cilësuar figurën e Dom Simon Filipaj, si rilindasi i fundit shqiptar me përkthimin e Biblës dhe librave të tjerë liturgjike. Duke u radhitë kështu, si i merituar në analet e kulturës shqiptare, asaj të kaluar dhe bashkohore, me shumë figura të tjera të përmendura më lartë, përfshir bashkvendasin e tij, Dom Gjon Buzukun – dy burra të mëdhej të Kombit me të cilët krenohen trojet shqiptare të krahinës së Ulqinit.  

No photo description available.

Në vitin 2014, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Simon Filipajt, është përuruar shtatorja e tij në fshatin Shën Gjergj në oborrin e kishës me të njpjtin emër – ngritur me ndihma, kryesisht, nga komuniteti shqiptaro-amerikan me origjinë nga trojet shqiuoptare të atyre anëve. 

Dom Simon Filipaj ia kushtoi tërë jetën e tij, si meshtar e si intelektual i përmasave kombëtare — misionit fetar e kombëtar duke shërbyer nëpër famullitë e Kryedioqezës së lashtë të Tivarit, e sidomos në kishën e Shën Gjergjit dhe asaj të vendlindjes së tij, Klleznës.  Kisha e Shën Gjergjit në breg të lumit Buna aty ku ka shërbyer Dom Simoni dhe ku ka përkthyer Biblën gjatë shumë vite punë.  

Kjo kishë është shumë dashur për autorin e këtyre rreshtave modest në përkujtim të Dom Simon Filipaj – nga e cila ruaj kujtime të shtrenjta, pasi kjo është kisha ku unë kam marrë ritet e para fetare – pagëzimin dhe krezmimin!

A group of books on a table

Description automatically generatedPërveç përkthimit të Biblës voluminoze në terësi, Dom Simon Filipaj është autor edhe i vepave të tjera në gjuhën shqipe – të shkruara e të përkthyera — libra liturgjikë, leksionarë biblike, e të tjera, duke i dhenë kështu letërsisë shqipe edhe një natyrë biblike dhe teologjike.

A group of men posing for a photo

Description automatically generated

Foto nga Arkipeshkvia e lashtë e Tivarit – nga e djathta, Dom Simon Filipaj, i pari që përktheu në gjuhën shqipe, Biblën e plotë. At Zef Jankaj, françeskan, i pari që celebroi meshën shëjte në gjuhën shqipe pas Koncilit të II të Vatikanit dhe Dom Rrok Mirdita, Kryeipeshkvi i ardhëshëm i Tiranë-Durrësit pas shembjes së komunizmit.

Filed Under: Histori

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu te Arbëreshët

September 3, 2024 by s p

Ornela Radovicka, Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe e themeluar  nga At Bellusci

Në Hora të arbëreshëve\ Piana degli albanesi më datë 30 gusht 2024  me rastin e themelimit të Horës së Arbëreshëve u mbajt nje eveniment  internacional, vendosja e një shtatore gjigande e morën pjesë nga  mbarë bota shqiptare. E kam ndjekur qe nga fillimi projektin me iniciativën  e shoqatës  “Horës se Skënderbeut”,  mbi përcjelljen e shtatores  gjigande te Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të skulptorit Gëzim Muriqi. Projekt që u realizua më datë 30 Gusht  2024 nga Hora e Skënderbeut, themeluar në Svicër nga një grup emigrantësh në diasporë si Ramadan Morina, Adnan Asllani, Veli Berisha djemë kapedanë dhe patriot të shquar. 

Dua te shtoj që në fillim që  shteti shqiptar nuk dha asnjë gram ndihme konkrete për te përcjellë  këtë shtatore, por  kjo u krye fale një shoqate e quajtur “Hora Skënderbeut” si dhe donatorëve me ndihmën e emigranteve nëpër  botë të cilët i dorëzuan Horës  me sukses këtë vepër gjigande dhe se Kryeparlamentarja Zonja Elisa Spiropali ishte e ftuar nga Kryetari i Bashkisë së Piana degli Albanesi së bashku me shumë autoritete të tjera që u ftuan nga Kosova e dhe trevat e tjera  shqiptare për këtë eveniment të madh. 

Nikoqiri shtëpisë Rosario Petta, kishte organizuar një konferencë që u bë rreth orës 11 pranë Bashkisë së Piana degli albanesi\ Hora e Arbëreshëvet. Ishte një ditë feste. Kostumet arbëreshe dhe ato shqiptare shiheshin nëpër rrugët e qytezës 536 vjeçare. 

Takova mësues te  diasporës, si  Nustret Derguti, i cili sapo kishte dale ne pension, dhe i  emocionuar si kurrë u tregua i gatshëm për te qene krahë vëllezërve Arbëresh për çështjen e shkollës  dhe mësimit te gjuhës. Ishte familja komplet e Adnan Asllanit,  Veli Berishes, e Dan Morines, vajzat e djemtë e apostullit  Rexhep Rifati, Teuta Kerhani-Rifati  me motra, vëllezër, vajza  e  arkitektes dhe poetes Shqipe Bytyqi, mjeku Faik Elezi se bashku me te shoqen e tij, Rexhei Leci, Arsim Berisha, Agush Buja, si dhe shume  djem e vajza shqiptar te Kosovës.

Por mbi të gjitha edhe shumë arbëresh miq të mi si: Lino Parrino, Aaron, Giusi Sciro, Zef Skiro di Magio, Papas Jani,mususet Sara dhe Antonella Caradonna, Zia Cicina,  Marco Lota, Giusepe, Danele, Pasquale, kompozitori Petta, Giorgio Cuccia, etje etje që mbrëmjeve uleshim dhe këndonim këngët shqiptare dhe kosovare si serenata të dikurshme. Se  bashke përjetuam  ato emocione, alkimi e gjakut te shprishur dhe  “mërgimtarëve modern” ku Hora i ngjante një Feniksi ne flakë me dëshirën e përjetshme per tu ringjallur. Ne këto rreshta  nuk do te ndalem as te ato personalite qe u përmendën nga Kryetari i komunës zoti Petta,por dua te shtoj atë  shirit, ku shume individë të ” te dukshëm” ne kontributin e tyre  u kthyen ne “invisibile”..

Mendoj se;Strukturat shoqërore, ne vlerësim e njerëzve te punës  kane patur gjithmonë hapësirën piramidale. Ne  ato tavolinat  gjerarkike ku nastradini yne thoshte:

“Ha binish mish”….ku edhe prifti kërcen nga belaja. Tavolina te tilla  jane ndryshe  nga ajo e tavolines  rrumbullake Artur, ku te gjithë  janë te barabarte,  e ku, gjendet  ajo “gota e  shampanje”  virtuale e shpirtit fale te atij e protokolli  për ata njerëzit e vyer te cilët duhet te ishin përfshirë, për kontributin e tyre ne boten arbërore. Nuk janë shume, janë pak, por qe jo gjithmonë ka tepër kohe për ta, sepse shpesh  skenën e mbajnë   ata qe iu jep gishtin te marrin krahun.

Kjo dobësi bene qe ne këtë eveniment internacional  shume autoritete te “eklipsohen”.

Kishin ardhur  me dhjetëra e dhjetëra shoqata si ajo e Lidhjes  Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e drejtuar me poetin  Zoti Musa Jupolli  me te shoqen te cilet mbështesin me mish, shpirt botën arbëreshe. Musa mbante ne duar  librin e At Belluscit te cilën e kishin  nxjerre ne kohe rekord dhe as emrin nuk ua përmendi kush!..

Aty ishte edhe zonja Shukrije Ramadani,  përfaqësuese e Ambasadës së Kosovës ne Zvicër,  e shoqja e komandantit Agim  Ramadani, një grua e thjeshte dhe  fisnike, por edhe ajo u  anashkalua disi. Nuk mungonte përfaqësuesi prof Hazir Mehmeti studiues,dhe themelues i shoqatës Aleksandër Moisiu në Austri,mbështetës i botes arbëreshe. 

Arkitektja dhe poetesha Shqipe Bytyqi .

Kishin ardhur nga shume kontinente si Australi e Kanada, përmendim përfaqësuesen nga Kanada  Ambasadoren, Dr  Ruki Kondaj, e cila futi ne parlamentin e Kandas promovimin e botes  Shqiptare dhe atë Arbëreshe dhe dallohet per një kontribute  te jashtëzakonshme.

Kishte ardhur  nga Franca një vajze e re, mësuese ne konservator, mbështetëse e kulturës Arbëreshe  Fatjona Matraku  e cila kishte përgatitur një koncert  mes  miqve  te saj ne Hora  te Arbëreshëve, dhe iu ishte anulluar ky koncert  me piano.

I thone një fjale: Mire gomari na ngordhi, por nuk na lenë as mizat rehat.

Menjëherë pas vendosjes së shtatores shpërthejnë ne disa rrjete sociale shqiptare ofendime përdhunohet nje pune kolosale e bërë me shume sakrifica nga  diaspora dhe jo vetëm, por indirekt përdhoset figura e Gjergj Kastrioti Skënderbe.   

Pyetja ime është: 

Pse u përfol për ngjashmërinë e shtatores së Gjergj Kastrioti me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama pikërisht ditën kur ishte e ftuar Parlamentarja Spiropali (e cila ishte thjesht një figurë, sepse asnjë ndihmë konkrete nuk kishte dhënë as për shtatoren dhe as për spostimin e saj, kishte qenë thjesht një e ftuar  si të tjerët në podium nga Z. Petta, por që mori hapsirën më shumë se sa ç’ duhej ose se sa i takonte, por me poltikanët e Shqipërisë kështu ndodh. Fasada është pjesë e protokollit të tyre) kur skica e shtatores ishte bërë e ditur publikisht dhe qarkullonte në rrjetret sociale  që nga muaji Janar, tetë muaj më parë??? 

Nuk do te ndalem ne  këtë polemike, nuk dua te bëhem as qesharake e as preh e lojërave politike ku shpesh herë i mjerë popull bie në këto kllapa, ku me hire apo pa hire  do te ndjekësh atë aksiomën ku 1 +1=3  apo  sfere e atij  boshti te teoremës:Thirri  derrit Dajo”, por një analizë arti në bazë të çdo bagalio që ka çdo njeri,  mund edhe të jap mendimin e tim. 

Pata rastin ta takoja Skluptorin Muriqi, një djalë i edukuar dhe  sipas meje nuk meriton këtë reaksin mediatik, por siç thuhet që sa më shumë flasin aq më i njohur bëhesh..  

Por pata rastin të isha në konferencën që u mbajt atë ditë, dhe të thoshja dy fjalë, ku për mua primare janë hapja e shkollave por që fola edhe dy fjalë për këtë shtatore. 

Për mua shtatorja është e një stili potencë “Viking” e në në të njëjtën kohë për madhështinë dimensionale të saj më dha aspektin e Mozes në Vatikan, Maestoze kur i afrohesh.

Simbolin e Ujkut e lidha me Romën,(Remolo e Romolo) me të cilin na lidhin Ilirët, që i dhamë asaj gjashtë imperator dhe themelues të saj por edhe Arbëreshët që ndodhen në këtë tokë pellazge, por edhe  Kafsha hiperboreane, përfaqëuesja e  dritës  origjinale fillestare, (dituria dhe ndërgjegja).Në mitologjinë greke, aurora (shih Shën Agustinin) quhet gjithashtu lykauges do t’i lejonte gjithashtu të shihnin në errësirë,Strateg.  Individual dhe në grup. Vetëm dhe me shokë 

Nuk mungonin as edhe simbolet e Diellit apo yllit, përkrenarja, shpata, shqiponja dykrenare që dihen që na përkasin.       

Që ne shqiptaret edhe Perëndisë me te mire ne absolute do ti nxjerrim defekti këtë e dija, por te politizosh një shtatore me figurat  politike te Shqipërisë, ku  ne këtë rast ashtu siç e përmenda disa herë më lart ku  shteti shqiptar i Shqipërisë nuk hyn fare, përveç  prezencës simbolike te zonjës Parlamentare Elisa Spiropali, kësaj i thonë siç thotë populli , “s’ka b..th te rri”.

Arti është subjektiv, dhe behet me sytë  e piktorit  e jo me sytë e tu, por mund te behet edhe me vizionin  tënd, me kritiken tende por brenda asaj zone ku nuk preket dinjiteti i tjetrit, ku nuk kalohet ne ofendime! 

Arti nuk është instrument dogmatik(se ndryshe nuk është art) 

Jemi pjesëmarrës  te kritikes por nuk  jemi askush qe  te gjykojmë!

Mjaft gjykuam se nxjerrim vetëm injorancën!

Vëllezër  shqiptarë,të Shqipërisë  qe iu ka merre  mendjen politika, mësohuni qe ne jete ka edhe te jesh ” Donator ” për te mirën e kombit.Mësohuni qe ne jete ka edhe Art dhe se Arti nuk ka pasaporta, nuk  ka kufij, dhe se  Gjergj  Kastrioti,  quajtur “Skënderbeu “do ti apo nuk doni ju është heroi i kombit!

 Me parlamentaret  tuaj mund te bëni c’te doni, i keni zgjedhur vet,  por mos OFENDONI  INTELIGJENCEN  E POPULLIT  ARBERESH, të cilët  e pranuan  me dëshirën e tyre  këtë dhurate nga emigrantet shqiptar  te Kosovës, te cilët ngushtuan buxhetin e tyre, morën rrugën dhe kaluan çaste te lumtura me vëllezërit e tyre Arbëresh, dhe rriten bashkëpunimin, vëllazërinë, midis dy vëllezërve me , me te njëjtën gjuhe, me gjak te shprishur neper bote!

Arti është  estetik mund te pëlqej apo mos te pëlqej. Arti është ide, dhe idetë provokojnë, hapin mendime, kontraste, por askush nuk ka te drejte te shtypi ato… 

Ta transformojë atë si përdorim per çështjet e veta  politike kjo do te thotë hegjemoni kulturave, është krim për artin!

Për ndihmesën e madhe të dhënë ne këtë ceremoni  dua te falënderoj shoqatën “Hora e Skënderbeut”:   Veli Genc Berisha , Da Morina, Adnan Asllani, mikun  Rexhep Rifati, e shume  vëllezër  te tjerë shqiptar  te Kosovës ne mërgim, qe i pash te lodhur, te dërrmuar, por nuk humben  kurrë as logjikën dhe as buzëqeshjen.

Ishin dinjitoz ne performancen e tyre.

Një përshëndetje te madhe grupeve “Shota”, “Lyra”, “Bashkimi”, “ Troja”  etje qe ishin asamble vërtet me një profesionalitet te larte dhe me shpirtin artist qe na bene për vete e na rrengjethen mishin.

Rrofshin mërgimtarët shqiptare te Kosovës, ne Zvicër, Gjermani, Austri, e gjetke, qe nuk u kursyen dhe mbërritën  te Hora e Arbëreshëve, dhënë me te mirën e mundeshe dhe mbi te gjitha i dhanë  çaste jete  abreshëve te Hores se Arbëreshëve ne Sicili te cilat me shume  sakrifica mbajnë  gjallë  gjuhen, kulturën, traditën si askush tjetër!

 Ornela Radovicka, Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe e themeluar  nga At Bellusci

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT