Mbushen 96 vite që Shqipëria ju bashkua kontinentit europian, dhe faktorit ballkanik në një moment historik për kombin shqiptar, konsakrimi juridik e kushtetues, vendosja e sistemit në qeverisjen e vendit, sistemi monarkist me 2 shtator 1928 për ndërtimin e shtetit modern shqiptar. Mbretëria shqiptare do të kishte një rol të jashtzakonshëm në ndërtimin e shtetit modern shqiptar , progresiv, ekonomik e kulturor. Mbi të gjitha mbrotja konsuguente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarve në trojet e tyre etnike në Ballkan , mbas padrejtësisë europiane që i bëri kombit tonë, coptimi i trojeve në konferencën e Londrës në vitin 1913.
Okupimi i Vlorës nga italianët, dhe viset e veriut nga sebo-malazezët, e vunë në pikpytje pamvarsinë e shtetit shqiptar të 1912. Dhe ishte domosdoshmëri kombëtare mbatja e Kongresit të Lushnjes, por dhe vetë ekzistencën e kufive të vitit 1913, si dhe lirinë e kombit. Mbretëria Shqiptare e themeluar 96 vite ma parë ishte shprehej e vullnetit të popullit shqiptar për liri , bashkim të trojeve etnike, në një shtet në rrugën e civilizimit e presporitetit. Mbretëria Shqiptare lindi si domosdoshmëri europiane e kohës, dhe si simbol i unitetit të Shqiptarve që ishin copëtuar në disa shtetet ballkanike, duke u shkëputur nga toka mëmë.
Në atë Europë, të trazuar dhe aspak dashamirse ndaj shqiptarve, Shqipëria nxori një personalitet të shquar politik, e historik, të shekullit njëzet shtetformuesin e madh Ahmet Zogun që u konfirmua në fron nga Asambleja Kushtetuese si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin mbretëror Zogu i Parë. Ai vinte nga një familje fisnike nga më të vjetrat e kombit dhe me kontribute ndaj vendit të tije për më shumë se pesë shekuj. Gjyshi i tije Xhemal Pashë Mati ishte një ndër protogonistët e drejtimit të Lidhjes së Prizerenit, dhe një atdhetar e patriot që rreshtohej me Abdyl Frashërin, Imer Prizerenin, Sulejman Vokshi, e Iljaz Pashë Dibra.
17 vjeç në emër të krahinës së Matit Ahmet Zogu do të firmoste në Vlorë, aktin e pamvarsisë së Shqipërisë dhe garantoi Ismail Bej Vlorën babain e pamvarsisë se do të bëjë beteja, pa kompromis në mbrotje të sajë .Ky atdhetar i shquar do të organizonte Kongresin e Lushnjes, do ta mbronte atë kongres nga sulmet e pushtuesve që kishin ndarë Shqipërinë në copa.
Mbas marrjes së detyrave nga ai kongres ky shqiptar i madh, me guxim e trimëri të pashoq do të nisej drejt Tiranës duke e bërë Kryeqytet të Shqipërisë, dhe duke i siguruar Qeverisë së Sulejman Delvinës që të zbatonte programin e Kongresit të Lushnjes.
Karriera politike e Ahmet Zogut është brilante , betejat e tija shtetformuese me aksionet politike, ushtarake, ai arriti që autoriteti i qeverisë të shtrihej në të gjithë territorin e vendit , duke shtypur lëvizjet seperatiste, të organizuar e paguar nga shtetet fqinje që nuk ja donin të mirën Shqipnisë, dhe garantoi kufijtë shtetrorë, duke e detyruar Lidhjen e Kombeve të njihte shtetin shqiptar
Ministër i Mbrendshëm, 1920, Kryeministër, në vitet 1922-1924, President i Republikës 1925-1928 dhe Mbret i Shqiptarve 1928-1939 ka gjurmë të ndritura e të pashlyeshme në historinë moderne shqiptare.
Është anti historike që përdorin bolshevikët e Enver Hoxhës, se Ahmet Zogu kishte ambicje të shfrenuara karrieriste dhe donte të bëhej Mbret me çdo çmim.
Mbreti Zogu i Parë e përdori sistemin monarkist me orientimin e Shqipërisë drejt modelit qeverisës e mënyrës së jetesës me vendet e civilizuara të Europës perendimore.
Fatkeqësisht diktatura, dhe ideologët bolshevik shqiptarë, kan anatemuar dhe shtrembëruar për gati 80 vite me propogandë antishqiptare, duke ngritur si heroizëm rebelimin antikombëtar të Haxhi Qamilit, një mbeturinë e falangave filoturke, dhe duke i shërbyer tradhëtisë së qeverisë së Durrsit që kishte qëllim anti shqiptar të krijonte një shtet vetëm si Shqipëri e mesme.
Lartmadhëria e tije Zogu i Parë Mbreti i Shqiptareve!
Parimi: Atdheu mbi të Gjitha!
Historia e tij politike na rrëfen krejt të kundërtën e asaj që trumbetojnë falangat e diktaturës Komuniste . Qëndrimi i tije në përkrahje të Princ Vidit, dorëheqja e tij si Kryeministër në vitin 1924 me grushtin e shtetit të bërë nga admiruesit e bolshevizmit të atyre viteve të ashtuquajtur revolucjon demokratik, me pikpamje ideologjike që dëmtonin shtetin e sapoformuar shqiptar.
Sjellja e tij prej politikani , patrioti e burrështetasi të madh u tregua kur ju ba atentat në paralament kur me qetsinë dhe largpamësinë e tije tregoj qartë , se ai mbi çdo gjë tjetër vinte interesat kombëtare dhe ishte dishembull i shtetit komb.
Ai gjatë gjithë karrierës politike nuk ka marrë pushtete me dhunë dhe armë siç banin kundërshtarët e tije, por vetëm me votë dhe me ligje demokratike perendimore.
Me 24 dhjetor 1924 ai diti ti jap fund rebelimit majtist dhe më të drejtë fitoi epitetin shpëtimtar i kombit.
Stabiliteti i plotë politikë , progresi i shpejtë ekonomik e kulturor që pati gjatë periudhës presidencjale, koha e thirri atë si personalitetin më të shquar të ulej në fronin mbretëror.
Me të drejtë kundërshtarët e tij politikë, si Fan Noli, Faik Konica, e mbi të gjitha Sejfi Vllamasi, do ta çmonin kontributin e tij, dhe do të deklaronin se po mos të ishte Ahmet Zogu ekzistenca e shtetit shqiptar do të ishte në pikpytje! Prandaj ai rreshtohet me figurat e ndritura të kombit, si Skënderbeu që na dha emrin dhe dinjitetin si Shqiptar. Drejtuesit e lidhjes së Prizerenit që mbrojtën dhe ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare në Ballakan,
Pamvarsinë e Shqipërisë që e udhëhoqi plaku i Vlorës Ismail bej Vlora, dhe ndërtimin e shtetit shqiptar nga i madhi dhe i pavdekshmi Ahmet Zogu.
Mbretëria shqiptare, jetoi vetëm një dekadë, e la vulën e vetë të pashlyeshme historike.
Mbretëria moderne paralmentare e konfirmuar jo vetëm nga vullneti i popullit por dhe e mbështetur në statusin juridik. Ajo nuk lindi si një kurorë tiranike , por si një mbretëri moderne dhe i detyruan fuqitë e mëdha ta njihni si një pricipatë e pavarun neutrale dhe nga aktetet e Kongresit të Lushnjes, të cilat krijuan Regjencën apo Këshillin e Shtetit me atribute e një Regjence mbretërore që fuqitë e mëdha i njohën që vitin 1913.
Mbretëria shqiptare i tregoi botës se çfar është në gjendje të bëjë një kombe i lirë kur thyen prangat e robërisë, ndërtoi shtetin e së drejtës sipas modelit më të përparuar europian:
Arsim Kombëtar mbi baza laike.
Kodi Penal dhe Civil që garantonte barazinë e shtetsave para ligjit.
Legjislacion model për komunitetet fetare .
U garantua me ligj të drejtat e gruas. Një administratë shtetrore model.
U krijua Banka Kombëtare dhe garantimi i monedhës kombëtare me lingota ari.
Të gjitha këto arritje historike u ndërtuan për një dekadë 10 vjeçare. Sot klasa politike që e përbuz mbretërinë, pasardhse e barbarëve komunistë, ka mbi tre dekada që nuk ndërton shtet të së drejtës dhe nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme.
Prandaj shqiptarët janë krenare për mbretërinë e tyre dhe për Mbretin Ahmet Zogu. Me të drejtë shkrimtari i madh Ismail Kadareja do të deklaronte për mbretërinë shqiptare se po mos ta pushtonte fashizmi Shqipërinë, Ahmet Zogu do ta bënte Shqipërinë një Zvicërr të dytë të Europës.
Qëndrimi ndaj Mbretërisë është një vijë demarkacioni mes patrioteve dhe atyre që e duan atdheun, dhe sunduesve që e duan Shqipërinë për ta zhvatur.
Besim NDREGJONI