Ornela Radovicka, Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe e themeluar nga At Bellusci
Në Hora të arbëreshëve\ Piana degli albanesi më datë 30 gusht 2024 me rastin e themelimit të Horës së Arbëreshëve u mbajt nje eveniment internacional, vendosja e një shtatore gjigande e morën pjesë nga mbarë bota shqiptare. E kam ndjekur qe nga fillimi projektin me iniciativën e shoqatës “Horës se Skënderbeut”, mbi përcjelljen e shtatores gjigande te Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të skulptorit Gëzim Muriqi. Projekt që u realizua më datë 30 Gusht 2024 nga Hora e Skënderbeut, themeluar në Svicër nga një grup emigrantësh në diasporë si Ramadan Morina, Adnan Asllani, Veli Berisha djemë kapedanë dhe patriot të shquar.
Dua te shtoj që në fillim që shteti shqiptar nuk dha asnjë gram ndihme konkrete për te përcjellë këtë shtatore, por kjo u krye fale një shoqate e quajtur “Hora Skënderbeut” si dhe donatorëve me ndihmën e emigranteve nëpër botë të cilët i dorëzuan Horës me sukses këtë vepër gjigande dhe se Kryeparlamentarja Zonja Elisa Spiropali ishte e ftuar nga Kryetari i Bashkisë së Piana degli Albanesi së bashku me shumë autoritete të tjera që u ftuan nga Kosova e dhe trevat e tjera shqiptare për këtë eveniment të madh.
Nikoqiri shtëpisë Rosario Petta, kishte organizuar një konferencë që u bë rreth orës 11 pranë Bashkisë së Piana degli albanesi\ Hora e Arbëreshëvet. Ishte një ditë feste. Kostumet arbëreshe dhe ato shqiptare shiheshin nëpër rrugët e qytezës 536 vjeçare.
Takova mësues te diasporës, si Nustret Derguti, i cili sapo kishte dale ne pension, dhe i emocionuar si kurrë u tregua i gatshëm për te qene krahë vëllezërve Arbëresh për çështjen e shkollës dhe mësimit te gjuhës. Ishte familja komplet e Adnan Asllanit, Veli Berishes, e Dan Morines, vajzat e djemtë e apostullit Rexhep Rifati, Teuta Kerhani-Rifati me motra, vëllezër, vajza e arkitektes dhe poetes Shqipe Bytyqi, mjeku Faik Elezi se bashku me te shoqen e tij, Rexhei Leci, Arsim Berisha, Agush Buja, si dhe shume djem e vajza shqiptar te Kosovës.
Por mbi të gjitha edhe shumë arbëresh miq të mi si: Lino Parrino, Aaron, Giusi Sciro, Zef Skiro di Magio, Papas Jani,mususet Sara dhe Antonella Caradonna, Zia Cicina, Marco Lota, Giusepe, Danele, Pasquale, kompozitori Petta, Giorgio Cuccia, etje etje që mbrëmjeve uleshim dhe këndonim këngët shqiptare dhe kosovare si serenata të dikurshme. Se bashke përjetuam ato emocione, alkimi e gjakut te shprishur dhe “mërgimtarëve modern” ku Hora i ngjante një Feniksi ne flakë me dëshirën e përjetshme per tu ringjallur. Ne këto rreshta nuk do te ndalem as te ato personalite qe u përmendën nga Kryetari i komunës zoti Petta,por dua te shtoj atë shirit, ku shume individë të ” te dukshëm” ne kontributin e tyre u kthyen ne “invisibile”..
Mendoj se;Strukturat shoqërore, ne vlerësim e njerëzve te punës kane patur gjithmonë hapësirën piramidale. Ne ato tavolinat gjerarkike ku nastradini yne thoshte:
“Ha binish mish”….ku edhe prifti kërcen nga belaja. Tavolina te tilla jane ndryshe nga ajo e tavolines rrumbullake Artur, ku te gjithë janë te barabarte, e ku, gjendet ajo “gota e shampanje” virtuale e shpirtit fale te atij e protokolli për ata njerëzit e vyer te cilët duhet te ishin përfshirë, për kontributin e tyre ne boten arbërore. Nuk janë shume, janë pak, por qe jo gjithmonë ka tepër kohe për ta, sepse shpesh skenën e mbajnë ata qe iu jep gishtin te marrin krahun.
Kjo dobësi bene qe ne këtë eveniment internacional shume autoritete te “eklipsohen”.
Kishin ardhur me dhjetëra e dhjetëra shoqata si ajo e Lidhjes Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e drejtuar me poetin Zoti Musa Jupolli me te shoqen te cilet mbështesin me mish, shpirt botën arbëreshe. Musa mbante ne duar librin e At Belluscit te cilën e kishin nxjerre ne kohe rekord dhe as emrin nuk ua përmendi kush!..
Aty ishte edhe zonja Shukrije Ramadani, përfaqësuese e Ambasadës së Kosovës ne Zvicër, e shoqja e komandantit Agim Ramadani, një grua e thjeshte dhe fisnike, por edhe ajo u anashkalua disi. Nuk mungonte përfaqësuesi prof Hazir Mehmeti studiues,dhe themelues i shoqatës Aleksandër Moisiu në Austri,mbështetës i botes arbëreshe.
Arkitektja dhe poetesha Shqipe Bytyqi .
Kishin ardhur nga shume kontinente si Australi e Kanada, përmendim përfaqësuesen nga Kanada Ambasadoren, Dr Ruki Kondaj, e cila futi ne parlamentin e Kandas promovimin e botes Shqiptare dhe atë Arbëreshe dhe dallohet per një kontribute te jashtëzakonshme.
Kishte ardhur nga Franca një vajze e re, mësuese ne konservator, mbështetëse e kulturës Arbëreshe Fatjona Matraku e cila kishte përgatitur një koncert mes miqve te saj ne Hora te Arbëreshëve, dhe iu ishte anulluar ky koncert me piano.
I thone një fjale: Mire gomari na ngordhi, por nuk na lenë as mizat rehat.
Menjëherë pas vendosjes së shtatores shpërthejnë ne disa rrjete sociale shqiptare ofendime përdhunohet nje pune kolosale e bërë me shume sakrifica nga diaspora dhe jo vetëm, por indirekt përdhoset figura e Gjergj Kastrioti Skënderbe.
Pyetja ime është:
Pse u përfol për ngjashmërinë e shtatores së Gjergj Kastrioti me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama pikërisht ditën kur ishte e ftuar Parlamentarja Spiropali (e cila ishte thjesht një figurë, sepse asnjë ndihmë konkrete nuk kishte dhënë as për shtatoren dhe as për spostimin e saj, kishte qenë thjesht një e ftuar si të tjerët në podium nga Z. Petta, por që mori hapsirën më shumë se sa ç’ duhej ose se sa i takonte, por me poltikanët e Shqipërisë kështu ndodh. Fasada është pjesë e protokollit të tyre) kur skica e shtatores ishte bërë e ditur publikisht dhe qarkullonte në rrjetret sociale që nga muaji Janar, tetë muaj më parë???
Nuk do te ndalem ne këtë polemike, nuk dua te bëhem as qesharake e as preh e lojërave politike ku shpesh herë i mjerë popull bie në këto kllapa, ku me hire apo pa hire do te ndjekësh atë aksiomën ku 1 +1=3 apo sfere e atij boshti te teoremës:Thirri derrit Dajo”, por një analizë arti në bazë të çdo bagalio që ka çdo njeri, mund edhe të jap mendimin e tim.
Pata rastin ta takoja Skluptorin Muriqi, një djalë i edukuar dhe sipas meje nuk meriton këtë reaksin mediatik, por siç thuhet që sa më shumë flasin aq më i njohur bëhesh..
Por pata rastin të isha në konferencën që u mbajt atë ditë, dhe të thoshja dy fjalë, ku për mua primare janë hapja e shkollave por që fola edhe dy fjalë për këtë shtatore.
Për mua shtatorja është e një stili potencë “Viking” e në në të njëjtën kohë për madhështinë dimensionale të saj më dha aspektin e Mozes në Vatikan, Maestoze kur i afrohesh.
Simbolin e Ujkut e lidha me Romën,(Remolo e Romolo) me të cilin na lidhin Ilirët, që i dhamë asaj gjashtë imperator dhe themelues të saj por edhe Arbëreshët që ndodhen në këtë tokë pellazge, por edhe Kafsha hiperboreane, përfaqëuesja e dritës origjinale fillestare, (dituria dhe ndërgjegja).Në mitologjinë greke, aurora (shih Shën Agustinin) quhet gjithashtu lykauges do t’i lejonte gjithashtu të shihnin në errësirë,Strateg. Individual dhe në grup. Vetëm dhe me shokë
Nuk mungonin as edhe simbolet e Diellit apo yllit, përkrenarja, shpata, shqiponja dykrenare që dihen që na përkasin.
Që ne shqiptaret edhe Perëndisë me te mire ne absolute do ti nxjerrim defekti këtë e dija, por te politizosh një shtatore me figurat politike te Shqipërisë, ku ne këtë rast ashtu siç e përmenda disa herë më lart ku shteti shqiptar i Shqipërisë nuk hyn fare, përveç prezencës simbolike te zonjës Parlamentare Elisa Spiropali, kësaj i thonë siç thotë populli , “s’ka b..th te rri”.
Arti është subjektiv, dhe behet me sytë e piktorit e jo me sytë e tu, por mund te behet edhe me vizionin tënd, me kritiken tende por brenda asaj zone ku nuk preket dinjiteti i tjetrit, ku nuk kalohet ne ofendime!
Arti nuk është instrument dogmatik(se ndryshe nuk është art)
Jemi pjesëmarrës te kritikes por nuk jemi askush qe te gjykojmë!
Mjaft gjykuam se nxjerrim vetëm injorancën!
Vëllezër shqiptarë,të Shqipërisë qe iu ka merre mendjen politika, mësohuni qe ne jete ka edhe te jesh ” Donator ” për te mirën e kombit.Mësohuni qe ne jete ka edhe Art dhe se Arti nuk ka pasaporta, nuk ka kufij, dhe se Gjergj Kastrioti, quajtur “Skënderbeu “do ti apo nuk doni ju është heroi i kombit!
Me parlamentaret tuaj mund te bëni c’te doni, i keni zgjedhur vet, por mos OFENDONI INTELIGJENCEN E POPULLIT ARBERESH, të cilët e pranuan me dëshirën e tyre këtë dhurate nga emigrantet shqiptar te Kosovës, te cilët ngushtuan buxhetin e tyre, morën rrugën dhe kaluan çaste te lumtura me vëllezërit e tyre Arbëresh, dhe rriten bashkëpunimin, vëllazërinë, midis dy vëllezërve me , me te njëjtën gjuhe, me gjak te shprishur neper bote!
Arti është estetik mund te pëlqej apo mos te pëlqej. Arti është ide, dhe idetë provokojnë, hapin mendime, kontraste, por askush nuk ka te drejte te shtypi ato…
Ta transformojë atë si përdorim per çështjet e veta politike kjo do te thotë hegjemoni kulturave, është krim për artin!
Për ndihmesën e madhe të dhënë ne këtë ceremoni dua te falënderoj shoqatën “Hora e Skënderbeut”: Veli Genc Berisha , Da Morina, Adnan Asllani, mikun Rexhep Rifati, e shume vëllezër te tjerë shqiptar te Kosovës ne mërgim, qe i pash te lodhur, te dërrmuar, por nuk humben kurrë as logjikën dhe as buzëqeshjen.
Ishin dinjitoz ne performancen e tyre.
Një përshëndetje te madhe grupeve “Shota”, “Lyra”, “Bashkimi”, “ Troja” etje qe ishin asamble vërtet me një profesionalitet te larte dhe me shpirtin artist qe na bene për vete e na rrengjethen mishin.
Rrofshin mërgimtarët shqiptare te Kosovës, ne Zvicër, Gjermani, Austri, e gjetke, qe nuk u kursyen dhe mbërritën te Hora e Arbëreshëve, dhënë me te mirën e mundeshe dhe mbi te gjitha i dhanë çaste jete abreshëve te Hores se Arbëreshëve ne Sicili te cilat me shume sakrifica mbajnë gjallë gjuhen, kulturën, traditën si askush tjetër!
Ornela Radovicka, Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe e themeluar nga At Bellusci