• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2024

FESTA E FLAMURIT KOMBËTAR NË BOSTON

November 12, 2024 by s p

Festa e Flamurit po afrohet! VATRA dhe MAASBESA organizojnë ngritjen e Flamurit në sheshin e Bashkisë së Bostonit!

Ftojmë gjithë komunitetin shqiptar ti bashkohet kësaj nisme fisnike/patriotike për të nderuar Ditën e Pavarësisë!

Mos harroni, të mbushim sheshin e Bashkisë kuq e zi më 30 nëntor 2024, nga ora 11:30 deri në 13:30!

Po këtë ditë, në orën 9:30 të mëngjesit, në adresën 25 Middlesex Canal Park Dr., Woburn, MA 01801, fillon parada me makina të zbukuruara kuq e zi, për t’u bashkuar të gjithë shqiptarët në sheshin e Bostonit për ngritjen e flamurit më të bukur në botë!

Filed Under: Sofra Poetike

“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU” VJEN NË PHILADELPHIA MË 17 NËNTOR 2024

November 12, 2024 by s p

Të dashur bashkatdhetarë!

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, krenaria e një kombi që shtrihet në gjithë hapsirën ku flitet shqip do të përjetësohet edhe në Filadelfia. Në datën 17 Nëntor 2024, do të zhvillohet Ceremonia e Emërtimit të Rrugës Willits Rd- GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU – Emër Nderi. Ky projekt u realizua në saj të nismës së Këshillit Drejtues të Shoqatës “ Bijtë e Shqipes” me Zyrën e Këshilltarit të Qytetit të Filadelfias Councilmember Mike Driscoll.

Bashkë të gjithë në këtë ceremoni! Të respektojmë dhe nderojmë historinë, Heroin tonë Kombëtar dhe bashkëjetesën me komunitetin e madh të USA. Kuq e zi rruga Willits Rd – Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në datën 17 Nëntor!

E Diel, 17 Nentor, 2024

Orari 11:00am-1:00pm

BIJTE E SHQIPES

3322 Willits Rd

Philadelphia, PA 19136

Filed Under: Rajon

U MBAJT FESTIVALI I SHTATË I SHKOLLAVE SHQIPE

November 12, 2024 by s p

Bexhet Asani/

Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Struga” në Riverdell të Nju Xherzit më 9 nëntor 2024 organizoi Festaivalin e 7 të Shkollave Shqipe të Nju Xherzit dhe të Nju Jorkut. Festivali u mbajt në përkujdesjen e kryetarit Sinan Alimi dhe Kryesisë së Qendrës. Me përgatijet e Festivalit të Shtatë të këngëve dhe valleve popullore kryesisht u mor Nafi Sllatina Përgjegjës i Aktiviteteve të Lira dhe ndihmësja e tij Arta Alimi, punë kjo sa e mundimshme po aq edhe fisnike. Ditën e Festivalit u angazhuan me tërë qenien etyre si: Jeton Abduramani nënkryetar i Qendrës, Gonxhe Meta përgjegjëse e Arsimit, Koreografi i pasionuar Xhemal Bekteshi dhe Mirela Sirjani, Shkëlqim Toska, Festim Mamudi, Fatime Mante, Nafis Vlashi. Festivalin e shoqëroi me muzikë të gjallë Grupi “X3” kompozitori Faton Krasniqi, Fadil Sahatçiu dhe klarinetisti Nehat Curri. Në festival mori pjesë përfaqësuesi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmi.

Festivalin e 7 -të të Shkollave Shqipe e Moderoi gazetari Faton Arifi i cili me këtë rast tha:

“Të nderuar motra dhe vëllezër, artistë, mësues, zyratarë të Konsullatës së Kosovës, mirë se keni ardhur në edicionin e shtatë me radhë të “Festivali i Shkollave Shqipe” ngjarje kjo e organizuar në kujdesin e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork që zhvillohet në formatin me rrotacion ku organizimi kalon çdo vit shkollës së radhës ndërsa privilegjin këtë vit e ka QKSHA-STRUGA.

Historia e popullit shqiptar për më shumë se 2 mijë vite është shkruar me gjak dhe është trashëguar ndër breza përmes traditave, kulturës e folklorit. Vetë ky organizim dhe prezenca juaj këtu, është një akt patriotik, sepse të gjithë ju keni sakrifikuar sonte për të ngultur në mëndjet dhe zemrat e fëmujëve tuaj, vallet e këngët shqipe.

Ne të gjithë këtu nga gjitha trojet etnike sonte mund të kemi shumë gjëra të ndryshme, por kemi një të përbashkët, Gjakun!

Ne kemi flamurin kuq e zi të Skenderbeut i cili na frymëzon dhe motivon me shekuj!

Ju uroj mbrëmje të këndshme në këtë sallë të stoliaur kaq bukimur nga djem e vajza të veshura kuq e zi.

Si zakonisht edhe kjo ngjarje e rëndësishme kulturore fillon me Intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe amerikan!”

Në fjalën e tij përshëndetëse, në emër të Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Struga” z. Nafi Sllatina midis tjerash tha:

“Të nderuar motra dhe vëllezër! Të nderuar valltare e valltarë! Të nderuar këngëtare e këngëtarë! Të nderuar artistë! I nderuar përfaqësues i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmi! Të nderuar të gjithë ju dashamirës të këngëve dhe valleve tona popullore në veçanti dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi!

Kam nderin dhe kënaqësinë që si Përgjegjës i Aktiviteteve të Lira në Qendrën Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Struga” t’ u uroj: Mirë se na keni ardhur në Festivalin e 7-të, të Shkollave Shqipe! Këtë vit e kemi pasur për nder, ne si Qendër Kulturore Shqiptaro ta organizonim Festivalin e Shtatë të Shkollave Shqipe këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ta përgatitnim këtë Aktivitet Kulturor Kombëtar kaq të rëndësishëm këtu në diasporë. Dihet tanimë historikisht se populli ynë ka mbijetuar nëpërmjet të grykës së pushkës dhe ka ruajtur traditat e zakonet tona të lashta nëpërmjet artit e kulturës popullore, prandaj edhe ky Festival është i një rëndësie të veçantë këtu në diasporë sepse ka të bëjë me ruajtjen e identitetit gjuhësor, etnografik e kulturor. Thjesht, ka të bëjë me mbijetesën e fëmijëve tanë nga dhëmbi i asimilimit. Përmes këngëve fëmijët mësojnë fjalë shqipe, përmes teshave mësojnë se cilat janë veshjet tona popullore etj. Puna jonë vetmohuese le të jetë një gur, thënë në mënyrë simbolike, në kullën e madhe të qëndresës që po e ndërton diaspora përmes Qendrave Kulturore dhe Shkollave kudo në Amerikë.

Ju uroj argëtim të këndshëm në këtë ambient kaq të mrekullueshëm me vajza e djem të stolisur me kostumet tona të larmishme popullore!

Zoti ju bekoftë të gjithve!”

Moderatori Faton Arifi më pas e nderoi përfaqësuesin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmin I cili iu drejtua të pranishmëve:

“Ju përshëndes të gjithve! Faleminderit për ftesën! Organizatorëve për kontributin e madh! Prindërve e nxënësve për performancë! Do të jem shumë i shkurtë, në këtë rast tuj i dit rrethanat, me fillu programin, nuk do ta zgjasim edhe ne. Të nderuar organizatorë! Zoti kryetar, zëvendëskryetar Abduramani! Të nderuar pjesëmarrës dhe bashkombas! Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, të marr pjesë në këtë Festival të organizuar nga Qendra juaj me të cilën ne bashkëpunojmë me vite të tërë, po ashtu pjesëmarrës tjerë dhe kontribues janë Shoqata Shqiptare “Skënderbeu”, “Mëso Shqip”, Shkolla “Dy gjuhësore”, “Fëmijët e shqipes! Soqata “Rugova”.

Shfrytëzoj rastin që në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës t’ ju përgëzoj për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë Festival të nxënësve që ka për qëllim ruajtjen dhe afirmimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të brezave të rinj, të komunitetit tonë, këtu në SHBA. Konsullata e Përgjithshme menjëherë pas themelimit në vitin 2010, ka pasur me Shoqatën tuaj dhe pjesëmarrja, mbështetja jonë sot këtu është vazhdimësi e iniciativës sonë që e kemi dhënë vite më herët. Në këtë drejtim vlerësoj punën si dhe përkushtimin e prindërve sidomos e të nxënësve të mos flasim për punën kontributin dhe ruajtjen e këtyre vlerave kombëtare. Zoti I bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Amerikën! Faleminderit!”

Në Festivalin e Shtatë të Shkollave Shqipe morën pjesë këto shkolla nga Nju Xherzi dhe nga Nju Jorku: Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Struga” , Ansambli “Rugova”, Shkolla Mëso shqip “Barbana”, Shkolla Fëmijët e shqiponjës (Children of the Eagle), Shkolla “Skënderbeu”, dhe Shkolla “Nora e Kelmendit”. Në Festival morën pjesë mbi 400 nxënës e spektatorë. Festivali ishte një begati dhe kalo në një atmosferë festive në prag të Festave të Nëntorit.

Mirëutakofshim në Festivale të tjerë!

Nju Xherzi, më

9 nëntor 2024

Filed Under: Reportazh

NAIM FRASHËRI, POETI YNË KOMBËTAR, BILBILI I GJUHËS SHQIPE

November 12, 2024 by s p

Dr. Nikollë Loka/

Naim Frasheri është poeti më i njohur i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i vlerësuar dhe si poeti kombëtar i Shqipërisë. Roli i tij si rilindës në zgjimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve është i madh. Përmes poezive ai iu drejtua jo vetëm shtresë së të shkolluarve, por edhe atyre që nuk dinin shkrim dhe këndim, duke u bërë mjaft i njohur dhe duke u rreshtuar me dinjitet përkrah dy vëllezërve të tij, Abdylit dhe Samiut. Naimi e lidhi jetën e tij me zgjimin kulturor të shqiptarëve. Ai ka shkruar poezi me karakter atdhetar, epikë historike dhe tekste mësimore për shkollat shqipe. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. 

 Naim Frashëri e lartësoi Shqipërinë dhe nxiti ndër shqiptarë krenarinë kombëtare. Roli i tij si mendimtar socio-politik në çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi osman është i një rëndësie të veçantë. Ai ndikoi jashtëzakonisht shumë te shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit të njëzetë. Rëndësia e Naim Frashërit si poet kombëtar qëndron në mesazhet sociopolitike, filozofike dhe fetare për popullin e tij për t’i shërbyer tolerancës dhe vetëdijes kombëtare jo vetëm te bektashinjtë, por edhe te të gjithë shqiptarët në trevat shqiptare(Ziaee, 2011). Ai u bë themeluesi i letërsisë së re me përmbajtje patriotike e njerëzore, me forcë artistike dhe vlera të spikatura stili(Kola,2020: 38).

 Formimi intelektual, përfshirja në Lëvizjen Kombëtare 

Naim Frashëri (1846-1900) konsiderohet sot si poeti kombëtar i Shqipërisë.  Lindi më 25 maj 1846  në Frashër të Përmetit, në një familje të arsimuar. Babai, Halit Beu i përkiste familjes së Ajaz Beut, ndërsa nëna e tij Emine, familjes së Iljaz Bej Mirahorit. Naimi e kaloi fëmijërinë e tij në Frashër, ku vazhdoi shkollën dhe mësoi turqisht, persisht dhe arabisht. Në teqen bektashiane të Frashërit, ai ishte formuar me traditat shpirtërore të Orientit. 

Familja Frashëri u shpërngul në vitin 1865 dhe u vendos në Janinë, ku Naimi ndoqi shkollën e mesme Zosimea në gjuhën greke, e cila i siguroi bazat e një arsimi klasik të orientuar nga kultura e Perëndimit. Këtu ai studio greqishten e vjetër dhe moderne, frëngjishten dhe italishte, si dhe vazhdoi të thellonte privatisht dijet në gjuhët orientale (Elsie, http://www.albanianliterature.net/).  Ndërsa rritej në njohuri, atij iu shtua dëshira për njohjen e fesë së tij panteiste bektashiane, njohjen e poetëve të Persisë klasike, si dhe shprehu interes për njohjen e iluminizmit. Edukimi i tij në Janinë e bëri atë model të një intelektuali osman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të formuar në të dy kulturat, perëndimore dhe lindore(Abazi, Doja: 2013: 860).

Në vitin 1870, Naimi udhëtoi për në Stamboll, ku kaloi disa kohë, por për shkak të sëmundjes së tij,  vendosi të kthehej në malet shqiptare. Për pak kohë punoi si nëpunës civil në Berat dhe, nga viti 1874, për tre vjet, shërbeu si zyrtar doganor në Sarandë. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij atdhetar dhe letrar si poet; njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur shqipe, shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare etj. Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, të cilat sollën formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të Lidhjes në Jugun e Shqipërisë, si dhe përkrahu e përhapi programin e saj. Në vitin 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim, Naimi nisi rrugën e Poetit Kombëtar. 

Në vitin 1881 ose 1882, Naim Frashëri u kthye në Stamboll dhe, pas arrestimit të vëllait Abdylit, në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve që jetonin në kryeqytetin osman. Mori pjesë në punën e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare dhe të Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip, që ishin themeluar në Stamboll(Elsie, 1997:117). Ai ia kushtoi tërë energjinë botimit të librave shqip, veçanërisht teksteve shkollore, të cilat ishin jashtëzakonisht të rëndësishme, për të mësuar brezin e ri shqiptar(Biernat, 2013:2). Punoi për ngritjen e shkollave shqipe dhe hartoi libra mësimore; shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë. U angazhua dhe në botimin e shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja Kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar(Frashëri, http://qbd.gov.al/naim-frasheri/). 

Nga viti 1882, Naimi punoi si censor në Ministrinë e Arsimit(Biernat, 2013:2), ku ushtroi  të gjithë ndikimin e vet për marrjen e autorizimit që lejonte hapjen e së parës shkollë fillore në gjuhën shqipe në Korçë më 1887(Elsie, 1997 :120).  

Njëri ndër personalitetet më të shquara të Rilindjes Kombëtare 

Naim Frashëri ishte përfaqësues i Rilindjes Shqiptare që bashkoi idealet politike qytetare të rilindjes së kombit dhe idealet njerëzore të rilindjes njerëzore. Rilindja e kombit dhe liria e kombit në mendimet e Naimit lidheshin me rilindjen e njeriut dhe me lirinë e njeriut, me zgjimin dhe pasurimin e tij mendor e shpirtëror dhe me përsosjen e tij morale(Kola, 2020 : 38). Si autor dhe mendimtar, ai ishte mendjehapur me vetëdije për të gjitha kulturat dhe qytetërimet, dhe i çliruar nga çdo kompleks eurocentrik apo aziatik. Naim Frashëri ka përfshirë dhe pajtuar në veprën e tij filozofike rryma mendimi dhe përvoja poetike të ndryshme, si nga traditat lindore ashtu edhe ajo perëndimore(Abazi, Doja: 2013: 860-861). Më mirë se kudo tjetër, ideja e Frashërit për misionin e tij u shpreh përmes simbolit të ‘fjalëve të qiririt’, që është edhe vargu i parë i njohur që ai botoi në shqip. Ai e ndërtoi poezinë e tij mbi simbolin e ndezjes së qirinjve për të theksuar misionin e tij të ndritur qytetar dhe humanist për të ndriçuar bashkatdhetarët e tij në rrugën e tyre drejt lirisë dhe prosperitetit. Pra, Frasheri tregoi një filozofi aktive, një filozofi veprimi dhe sakrifice, duke u bërë vetë një udhëheqës shpirtëror i bashkatdhetarëve të tij, një pishtar njerëzor që ndriçoi rrugën drejt mirësisë, dijes dhe përsosmërisë morale: Në mes tuaj kam qëndruar/ e jam duke u përvëluar/ që t’u ap pakëzë dritë/ natënë t’ua bënj ditë(Abazi, Doja: 2013: 868). 

Naimi është autor i njëzet e dy veprave: katër në turqisht, një në persisht, dy në greqisht dhe pesëmbëdhjetë në shqip. Meqë Porta e Lartë nuk lejonte botimin e librave në gjuhën shqipe, veprat më të njohura të tij u botuan në Bukuresht, ku kishte një ngulim të rëndësishëm e të zhvilluar shqiptarësh e ku ishte ngritur një shtypshkronjë shqiptare nga Shoqëria e të Shtypuri Shkronja Shqip në vitin 1886. Po këtu, ai botoi një varg doracakësh në gjuhën shqipe për shkollat fillore, si p.sh. tekstin në dy pjesë: “E këndimit çunavet këndonjëtoreja”, Bukuresht 1886; “Vjersha për mësonjëtoret të para”, Bukuresht 1886; “Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para”, Bukuresht 1886; “Dituritë për mësonjëtoret të para”, Bukuresht 1888. Në funksion të pozicionit të tij si drejtor i Zyrës së Censurës të Ministrisë Turke të Arsimit, Naimi ishte në gjendje herë pas here të shmangte ndalimin e librave dhe botimeve në gjuhën shqipe, të imponuara nga Porta e Lartë. Pavarësisht nga kjo, ai e pa të arsyeshme të mos përdorte emrin e tij të plotë në shumë prej botimeve, por “NH”, ‘ “NHF” ose “NF”(Elsie,http://www.albanianliterature. net.  

Përmbledhja me poezi “Bagëti e bujqësi”, për të cilat përmendet, u botua në Bukuresht dhe u bë shumë e popullarizuar në mesin e bashkatdhetarëve të Naimit, të cilët e futën në Shqipëri me karvane. Në të, poeti shpreh pakënaqësinë e tij me jetën e Stambollit dhe idealizon fshatrat e largët dhe të dëshiruar të Shqipërisë. Në përmbledhjen “Luletë e verësë”, Bukuresht 1890, ai gjithashtu hyjnizoi bukuritë e fshatit shqiptar në njëzet e tre poezi me tingëllimë të pasur. Këtu filozofia panteiste e rritjes së tij bektashiane dhe ndikimi i fortë i klasikëve persë shoqërohen në mënyrë harmonike me idealizmin patriotik, me krijimtari letrare që i shërben qëllimit të identitetit kombëtar. 

Epika monumentale, “Historia e Skënderbeut”, në të cilën Frashëri rrëfen sukseset e heroit kombëtar shqiptar kundër pushtuesve osmanë mbahet si aspirata e tij poetike më e famshme dhe më e madhe. Është një epikë historike me 11 500 vargje, që ai duhet ta ketë shkruar rreth vitit 1895, që i takon të ishin vitet e tij të fundit të krijimtarisë së tij. 

Një vepër tjetër me përmasa të ngjashme është “Qerbelaja”, botuar në të njëjtin vit në Bukuresht. Është një epos fetar shiit me njëzet e pesë këngë, që merret me betejën e Qerbelasë në Irak, në vitin 680 pas Krishtit(Elsie, ,http://www.albanianliterature. net).  Krijimtaria e Naim Frashërit ishte së pari atdhetare, ndërsa idetë fetare i kishte përdorur për të thelluar më tej idetë kombëtare. Në poemën “Qerbelaja”, ai ritregon sagën e shiizmit, duke u përpjekur të ndërthurë sufizmin me filozofinë perëndimore në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (Doja, 2008 :75). Në formulimin dhe argumentimin e ideologjisë nacionaliste, Frashëri përdori të dy konceptet: panteiste dhe gnostike, që vijnë nga tradita lindore dhe ajo perëndimore. Ndër të tjera, ai sugjeroi hapur dhe teorizoi pajtimin e fesë me idenë e kombit(Doja, 2008 :75). Marrëdhëniet gjithnjë të vështira të bektashinjve me autoritetet fetare dhe politike osmane kanë ndikuar pa dyshim në zgjedhjen nga ana e tyre të një qëndrimi antiturk dhe nacionalist, por kjo ka ardhur njëkohësisht me rifuqizimin e vijës së tyre fetare jozyrtare dhe çlirimtare, e cila ishte tipike për sistemin e tyre të bindjeve dhe riteve. Nuk duhet të ngjallë habi fakti që ishte ai intelektuali shqiptar që u përpoq të krijonte një gjuhë të shkruar shqipe të njësuar dhe të hyjnizonte në veprat e tij historinë e Shqipërisë, të shpalosur në një farë mase në veprën e tij “Fletore të bektashinjet” (1896), ku paraqet parimet e reja teologjike e praktike të bektashizmit dhe normat organizative që rregullonin funksionimin e tij(Doja,2008 :64). 

 Qerbelaja dhe Istoria e Skëndërbeut janë shkruar në të njëjtën kohë, janë mbështetur në të njëjtin model dhe të njëjtin stil, si dhe janë botuar në të njëjtin vit. Ashtu sikurse Skënderbeu qe pika gravitacionale e Istorisë me personazhet e tjera që rreshtohen ose me të, ose kundër tij, edhe Qerbelaja na pajis me lentet përmes të cilave janë projektuar ngjarjet dhe personazhet të rreshtuar në po të njëjtën mënyrë(Doja,2022: 28). 

Me mesazhin që përcolli, me idetë filozofike dhe fetare që transmetoi, Naimi kishte për qëllim ndërgjegjësimin kombëtar dhe kapërcimin e barrierave fetare brenda vendit. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit XX ishte i jashtëzakonshëm. Shumë nga poezitë e tij u bënë këngë sa ishte në jetë dhe u kënduan në raste të ndryshme. Nëse dikush krahason gjendjen e letërsisë shqipe para dhe pas Naim Frashërit, bëhet i vetëdijshëm për rolin kryesor që ai luajti në shndërrimin e shqipes në gjuhë letrare(Elsie.http://www.albanianliterature. net). Në lidhje me Naim Frashërin, shkencëtari i shquar Eqerem Çabej shkruan: “Në veprën e Naim Frashërit apostulli dhe poeti janë një …Si rezultat, është e vështirë të dallosh artistin nga patrioti. Me mesazhin që përcolli, me idetë filozofike dhe fetare që transmetoi, Naimi kishte për qëllim ndërgjegjësimin kombëtar dhe kapërcimin e barrierave fetare brenda vendit. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit XX ishte i jashtëzakonshëm(Elsie, http:/www.albanianliterature. net).  

Naimi mbeti në historinë e kombit shqiptar si bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Tradita që ai krijoi është edhe sot e gjallë dhe frymëzuese. Më tepër se shkrimtar, ai është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Presidenti i Shqipërisë i ka dhënë Naimit dhe dy vëllezërve të tij, Abdylit dhe Samiut dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”. Naim Frashëri mbetet një nga personalitetet më të shquara të kombit tonë që frymëzoi dhe do të frymëzojë në shekujt që vijnë brezat e shqiptarëve, në përpjekjet e tyre për liri dhe përparim shoqëror.

Filed Under: LETERSI

Arbëreshi Pasquale Baffi…

November 12, 2024 by s p

Ornela Radovicka/

Pasquale Baffi Arbërsh i Kalabrisë. Lindi  në 11 korrik 1749 në Shën Sofje të Epirit. Origjina shqiptare e familjes së tij duket, se dëshmohet edhe nga forma origjinale e mbiemrit të tij. Bafi, kreu studimet e para në kolegjin Italo-Grek të S. Benedetto Ullano. Flitet se është larguar nga shkolla para se të përfundonte studimet, duke u rebeluar kundër abuzimit të një prej mësuesve të tij. 

Pas dëbimit të jezuitëve nga Mbretëria e Napolit në 1767 në 1769 ai u caktua si pedagog i greqishtes dhe të latinishtes në Universitetin e Salerno, dhe ishte  ende njëzet  vjec; Në 1773 u emërua mësues i gjuhës Latine dhe Greke në kolegjin ushtarak të Nunziatella në Napoli. 

Baffi, bëhet pjesë e shtëpizës masonike në Portici.

Në 1776  arrestohet, dhe pas nje viti  u la i lirë nga burgu, vit ky  (1777),  u mbyll edhe kolegji i Nunziatella. Edhe pse ende nuk kishte botuar asgjë, fama e kulturës së tij në fushën e filologjisë dhe paleografisë ishte bërë aq e përhapur sa që në 1779 ai u zgjodh partner rezident i Akademisë së Shkencave dhe letersise të Napolit. Frymëzuar nga mësimi dhe studimi i gramatikes  helene, Baffi kompozoi një gramatikë të re të gjuhës helen që nuk u botua kurrë. Merita e tij më e madhe intelektuale, sidoqoftë, ishte zbulimi në vitin 1779 i tekstit të atëhershëm të pabotuar i komentit të Hermias tek Fedro i Platonit. Baffi përgatiti botimin kritik dhe përkthimin në gjuhën latine, por edhe kjo punë nuk e pa dritën. 

Në 1781 ai gjeti në manastirin e Trinisë së Shenjtë të Caves shumë pergamena në greqisht që ai i transkriptoi dhe i përkthye në Latinisht. Fatkeqësisht, edhe këto hulumtime mbetën të pabotuara dhe u botuan nje pjese  pas vdekjes në vitin 1865. 

Në 1786 u martua me Teresa Caldora, nga një familje fisnike napolitane. Në këto vite ai vazhdoi aktivitetin e tij si anëtar i lozhës masonike dhe në periudhën midis 1785 dhe 1787 ai pati kontakte të shumta me teologun danez luteran Friederich Münter, i cili kishte shkuar në Napoli për të rindërtuar rrjetin e logeve masonike, për të promovuar shfaqjen e regjimeve demokratike dhe republikane.

Në të njëjtën kohë, për  shakak te shkaqe ekonomike, kishte nderrmarre veprimtarinë e avokatit. Përvoja juridike  kombinohej  me njohuritë e mëdha të filologjisë, e bente figuren e tij me komplekse. Në 1787 ai u dërgua në Catanzaro për të interpretuar dhe përmbledhur dokumentacionin e vendeve të shenjta, me qëllim që të formonte statistikat patrimoniale të Bankës së Shenjtë, për të cilën ai shkroi regjistrin dhe inventarin. Për këto merita ai u emërua bibliotekari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bukura dhe më pas Bibliotekar i Bibliotekës Mbretërore të Napolit.) Shkroi në 1796 listën e dorëshkrimeve Greke të Bibliotekës Mbretërore. Bashkëpunoi edhe në transkriptimin dhe botimin e vëllimit të parë të papirusit Herkulanensian (1793).Në janar 1799 Baffi iu bashkua lëvizjes revolucionare dhe Qeverisë së përkohshme në të cilën ai mbante detyrën e  Kryetarit të Komitetit të Administratës së Brendshme. (Në shpalljen e Republikës së Napolit në vitin 1799 në Qeverinë e saj, jo rastësisht do të zgjidheshin dhe arbëreshët midis tyre edhe Paskuale Bafa).  

Me rivendosja e Bourbonve arrestohet dhe  dënohet me me vdekje  në 7 nëntor 1799. 

Ekzekutohet me Varje  më 11 nëntor të po atij viti. 

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT