• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2024

Gjenocidi i grekëve kundër shqiptarëve në Shqipërinë Juglindore

December 3, 2024 by s p

Me rastin e 110-vjetorit/

Kosta Papa Tomori, Barbaritë greke në Shqipëri-kujtime historike (1913-1914), Botoi: Naimi, Tiranë, 2012

Planet ekspansioniste të fqinjëve tanë sllavë e  grek kundër viseve etnogjeografike shqiptare janë të njohura nga shek.XIX, që u vërifikuan nga ana e Kongresit të Berlinit(1878) por ata  vazhduan edhe në shek.XX, që dëshmohet me rastin e pavarësisë së Shqipërisë dhe pas saj, pasi jashtë Shtetit shqiptar mbeti gjysma e trojeve dhe popullsisë shqiptare. 

Në rastin konkret kemi të bëjmë politikën pushtuese të grekëve të cilët   e  kishin planifikuar në detaje për të pushtuar jugun shqiptar, që sipas tyre duhet të  ishte pjesë e Vorio Epirit. Dhe një veprim i tillë fillimisht  u realizua nga ana e andartëve e më pas edhe nga ushtria e rregullt greke të cilët masakruan popullsinë vendase, gjatë viteve 1913-1914. Një veprim i tillë  duhet të quhet me  emrin e vertetë  gjenocid, që ishte për spastrim etnik kundër shqiptarëve  për përfitime territoriale të politikës greke

Nail  Draga

Pikërisht në lidhje me këtë gjenocid  na ofron të dhëna Kosta Papa Tomori me librin “Barbaritë greke në Shqipëri“, botuar në SHBA në vitin 1917, ndërsa është shtypur  nga SHB”Naimi”në Tiranë në vitin 2012.

Sipas botuesit libri “Barbaritë greke në Shqipëri” përmban shënimet historike të një veprimtari fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes, deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Kosta Papa ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e jugut.

Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913 dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan më 1914 e më vonë. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrenqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tilla armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta.

Masakrimi i civilëve shqiptarë

Në sajë të këti botimi lexuesi do të informohet  për masakrimin e   popullsisë civile nga ushtria greke në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë jug-lindore në vitet 1913-1914 në Përmet, Leskovik, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë etj., pa dallim fetar, myslimanë dhe të krishterë, të moshuar, burra dhe gra, të rinj, fëmijë e të mitur, është bërë në mënyrën më makabre që ka parë e dëgjuar historia botërore ndonjëherë. U kanë çarë barkun me kama dhe thika nënave shtatzëna dhe janë tallur para tyre me fëmijën e gjallë, të palindur.

Me sëpata u kanë prerë kokat fëmijëve e të rriturve, me thika e hanxharë u kanë çarë barkun për së gjalli duke u thëne se me zorrët e tyre do t’i varin, u kanë prerë për së gjalli gjymtyrët, i kanë djegur e i kanë hedhur në pus të gjallë duke vazhduar edhe me torturime psikike. Ushtarët grekë i lidhnin me zinxhirë e litar burrat dhe në sytë e tyre u çnderonin nënat, nuset dhe vajzat e mitura ku edhe vdisnin. Cekim më këtë rast dy masakrat më të mëdha nga grekët siç janë ajo në Panarit të Korçës ku nga data 2-10 korrik 1914 u masakruan 375 persona, si dhe ajo me 29 prill 1914 në  Hormovë ku u therën dhe u vranë 217 shqiptarë.

Në sajë të dhënave del se nga gjenocidi i  grekëve në këtë periudhë kohore llogaritet  se  janë  vrarë rreth 50.000 shqiptarë, si dhe  janë   dëbuar me mijëra  nga vendbanimet e tyre.  Po ashtu kriminelet grekë kanë  djegur   me mijëra shtëpi, në fshatra e qytete, si dhe iu është vjedhur e gjithë pasuria e tyre, grabitur  bagëtitë e shumta dhe prodhimet bujqësore, dëme dhe vjedhje që i kalojnë me qindra miliona dollarë.

Duhet shënuar masakra të grekëve 

Deri më tash nga autor të ndryshëm si studiues apo  intelektualë  kemi pasur rast të lexojmë ku këto masakra nga grekët i kanë shkruar  me tituj “Masakra e Panaritit”, “Masakra e Hormovës” etj, por ata duhet të shkruhen drejtë si  Masakra e grekëve në Panarit, ose Masakra e grekëve   në Hormovë, Masakrat e grekëve në Frashër, në Kolonjë etj. Një veprim i tillë është obligim moral e profesional se të pa informuarit, mund të jenë në lajthitje, sepse mund të mendojnë se ata krime janë realizuar brenda shqiptarëve. Andaj, edhe në vendet përkujtimore apo lapidarët e ndryshëm duhet të shënohen drejtë dhe pa paragjykime, që opinioni vendas apo i huaj të kuptojë të vërtetën se subjekt të krimeve ishin grekët. Në këtë aspekt duhet  te vlerësojmë librin e Kosta Papës Tomori   “Barbaritë Greke në Shqipëri“, që është i obligueshëm për të gjithë ata qe duan të dijnë të vërtetën e masakrave të grekëve kundër shqiptarëve në Shqipërinë Juglindore.

Description: C:\Users\123456\Desktop\barbarite-greke-ne-shqiperi.jpg

Mungon dosja e gjenocidit grek 

Pasi deri më tash  shteti shqiptar  përkatësisht institucionet shtetërore  nuk janë marrë  me dokumentimin e krimeve që grekët kanë kryer në këtë periudhë në Shqipëri, duke krijuar dosje të veçantë,   del   se në lidhje me këtë çështje  ata kanë qenë pasiv, dukuri e cila është në favor të politikës greke, sepse ata kanë  bërë çmos që të mos shkruhet e dokumentohet gjenocidi i tyre kundër popullsisë shqiptare në Shqipërinë Juglindore. Çdo hezitim në këtë aspekt nuk mund të arsyetohet, madje mund të interpretohet dhe të politizohet nga individë dhe subjekte të ndryshme, për çështje jo vetëm subjektive.

Vazhdon  heshtja qeveritare

Ndonëse kemi të bëjmë me 110-vjetorin e gjenocidit grek në Shqipërinë  Juglindore, nga ana e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore, nuk është inicuar shënimi i këtij përvjetori apo organizimi i një konferencë shkencore, në nivel kombëtar. Heshtja nga institucionet shtetërore, dëshmon qartë se mungon serioziteti dhe guximi për të trajtuar tema e ngjarje tragjike për popullin shqiptar. Mos gadishmëria për tu marrë më çështje të tilla, dëshmon se strukturat qeveriare e institucionale si më parë në monizëm edhe tash  në pluralizëm nuk kanë qenë në nivelin e duhur. 

Qendrimi i tillë indiferent dëshmon se interesat personale e partiake,  janë në rend të parë, ndërsa ata kombëtare i janë lënë rastit e asgjë më shumë.

Në mënyrë identike në heshtje ka mbetur edhe çështja çame e cila kërkon zgjidhje sipas normave ndërkombëtare.

Nuk zbëhet kujtesa  historike

Por, nuk duhet harruar se masakrat greke në vitet 1913-1914, nuk  janë zbehur sepse  edhe sot populli shqiptar i tyre  zonave  i ruan brez pas brezi në kujtesën e tij, ndërsa Shteti shqiptar vazhdon të heshtë veprim që nuk mund të arsyetohet, sepse kujtesa historike është pjesë e identitetit kombëtar.  

Data dhe memoriali i munguar

Në sajë të përmbajtjës dhe lëndës së prezantuar e them  pa hezitim se ky libër  duhet të lexohet dhe të jetë pjesë e bibliotekës personale, për të gjithë ata qe duan të njohin të vërtetën e gjenocidit të grekëve në Shqipëri të Jugut.

Po ashtu gjenocidi grek në Shqipëri të Jugut në vitët 1913/14 duhet të jetë leksion i veçantë nga lënda e historisë  në shkollat fillore dhe të mesme në Shqipëri, dhe kudo ku ka shqiptarë.

Ndërsa në nderim të viktimave  shqiptare duhet të përcaktohet një datë përkujtimore si dhe të  ndërtohet memoriali kushtuar të masakruarve shqiptarë nga greket, duke qenë një vend për të vendosur lule në shenjë respekti  duke vepruar si kudo në botën demokratike. 

(Nëntor 2024)

Filed Under: Sociale

PËRMENDORJA E GJERGJ KASTRIOTIT -SKENDERBE NË TUZ TË MALËSISË SË MADHE 

December 3, 2024 by s p

Mbrojtësit t’Atdheut e të Qytetrimit Europian, NË KUADËR TË 112-VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Nga Frank Shkreli

Frank Shkreli: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, 'Simboli heroik i ...

Dy vjet më parë ishte njoftuar nga Kuvendi Komunal i qytetit të Tuzit në Mal të Zi, miratimi i vendimit për të vendosur në Tuz të Malësisë së Madhe, përmendoren e Heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit -Skenderbeut. Vendimi i para dy viteve nga Komuna e Tuzit u bë realitet ditën e 28 nëntorit, 2024, të Pavarësisë së Shqipërisë.  Shtatorja e Heroit Kombëtar dhe të përgjithmonshmit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit -Skenderbe u vendos në qëndër të komunës Tuz, ku morën pjesë qindra qytetarë të Malit të Zi, nga trojet mbarëshqiptare dhe përfaqësues të mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi Ali Salaj, korrespondenti i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe në një raport nga Malësia e Madhe.  Me këtë rast, Zëri i Amerikës, citon njërin prej nismëtarëve të vendosjese së shtatores të Heroit Kombëtar në Malësi të Madhe, nënkryetarin aktual të Parlamentit të Malit të Zi, Zotit. Nikollë Camaj, të jetë shprehur se Gjergj Kastrioti do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, ku gërshetohet me përpjekjet e Malësisë ndër shekuj për ta arritur lirinë kombëtare: “Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për Malësinë”, është shprehur Nikollë Camaj, “por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kemi Gjergj Kastriotin- Skenderbeun përballë Bratilës ku, u ngrit flamuri, për herë të parë, pas vdekjes së kryetrimit të Kombit shqiptar. Është, vërtetë, një gjë e madhe dhe dua të falenderoj çdo njerin që ka vendos qoftë edhe një guralec në këtë projekt madhështorë”, ka thënë Zoti Camaj për Zërin e Amerikës. Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, vuri në dukje se inaugurimi i përmendores në Tuz rithekson vlerat e Gjergj Kastriotit si një udhërrëfyes i kombit shqiptar, krye-hero dhe frymëzimi i qëndresës së tyre.  “Për shqiptarët në Malin e Zi është një ditë shumë e rëndësishme dhe me rëndësi historike për për ta, të cilët rrezikohen nga asimilimi. Simbolika e inagurimit të bustit në Malësi është një shenjë e zhvillimit të shqiptarëve dhe përforcon bashkimin rreth identitetit dhe vlerave kombëtare për të cilët ne jemi krenar”, ka thënë Z. Faik Nika.

Në përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit -Skenderbe në Tuz ishin të pranishëm shumë mërgimtarë shqiptaro-amerikanë të larguar nga ato troje shekullin e kaluar dhe gjatë dekadave të kaluara. Ishin malësorët mërgimtarë të atyre trojeve shekullore, ata të cilët mbuluan financimin dhe shpenzimet për ngitjen e këtij monumenti madhështor mu në sheshin kryesor të Tuzit, në qëndër të Malësisë së Madhe. Për Zërin e Amerikës foli edhe përfaqësuesi i shoqatave të mërgimtarëve në SHBA, Zoti Ndrek Gjolaj. Ishin ato organizata e shoqata të malësorëve që kontribuan për ngritjen e përmendores. Ndrek Gjolaj e cilësoi vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në Tuz, “si një festë të madhe për shqiptarët kudo që janë”, duke uruar: “Gëzuar Malësisë dhe mbarë malësorëve kudo që janë përmendoren e Gjergj Kastriotit që po vendoset sot dhe ta gëzojnë brez pas brezi”, është shprehur për VOA-n shqip, Zoti Gjolaj, kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe në Detroit.

Dita e ngritjes së shtatores së Gjergj Kastriotit-Skenderbe në qëndër të Malësisë së Madhe ishte vërtetë një ditë solemne, jo vetëm për shqiptarët nën Malin e Zi, por për mbarë shqiptarët e “gjakut të shprishur”, pa dallim e kudo që jetojnë, anë e mbanë botës. Përfaqsues të gjithë atyre, atje të mbledhur në Tuz për të nderuar figurën e madhe, të gjitha kohërave, të Heroit legjendar të shqiptarëve. Ishte një ditë që kujton krenarinë e shqiptarëve ndaj një të kaluare të lavdishme të historisë së tyre, por edhe një rast për të qenë shpresëdhënës për të ardhmen e shqiptarëve në ato troje që, për fat të keq, po zbrazen dita ditës, për arsye të politikave anti-shqiptare vendase të udhëhequra nga politikat e koridoreve antishqiptare në Beograd e Moskë.  Por ajo që na shqetëson edhe më shumë në këtë mes, është arroganca zyrtare dhe mungesa e politikave bashkrenduese kombëtare të udhëhequra nga Tirana e Prishtina zyrtare, të pakën për të krijuar sadopak kushtet – politike dhe ekonomike–për shqiptarët që përballen me asimilim — dhe për të ngadalësuar largimin biblik të shqiptarëve nga trojet e veta – të përmasave që mund të thuhet se nuk ka ndodhur ç’rej kohës së Gjergj Kastriotit -Skenderbe. 

Megjithë këtë klasë politike aktuale të papërgjegjëshme – politikisht dhe kombëtarishit, zhgënjyese dhe arrogante përball krizave kombëtare — anë e mbanë trojeve shqiptare — urdhri nga bronzi i shtatores së Gjergj Kastriotit -Skenderbe në Tuz të Malësisë së Madhe që u përurua në Ditën e Madhe të Pavarësisë së Shqipërisë pak ditë më parë, bën thirrje për bashkim. Sepse bashkimi kombëtar, me një mendje e një qëllim — mbi të gjithë përçarjet dhe ndasitë midis shqiptarëve ishte dhe mbetet sot e përgjithmonë, synimi kryesor i Gjergj Kastriotit për të ardhmen e shqiptarëve, për bashkim. Gjergj Kastrioti në Tuz të Malësisë së Madhe,  “U porosit të rinjve të Shqipërisë: urdhri fillon nga bronzi, afrohuni të rinj dhe shtrëngoni duart fort me të moshuarit, me të moshuarit, për një betim të përbashkët që është nderim për të vdekurit dhe mbrojtje të të gjallëve. Pa këtë takim mes jush dhe të moshuarve, do të kishte një përplasje qytetërimesh. Mos harroni se agimi i së nesërmes do të lindë, sepse agimi i sotëm ka ardhur. Ka vlera të pavdekshme në jetën e njerëzve. Para syve tanë është i gjithë skenari kalimtar në të cilin njerëzimi kryen tragjedinë e madhe të palingjenezës së tij, në të cilën njerëzimi duket se ushqehet me gjak. Në skenën kalimtare, ndër imazhet që mbeten të patundura në dritën e historisë është ajo e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me ëndrrën e tij të madhe për një atdhe të ringjallur, me sytë plot vizione tragjike dhe ogure të paepur. 0 popull i Shqipërisë, bujar! Njerëz të fortë, ju i keni dhënë njerëzimit, një nga heronjtë më të shkëlqyer të të gjitha kohërave… Si atëherë ai fluturon drejt vendit të fëmijërisë së tij të hershme, tokës së ëndrrave të tij shpresat e tij, dhe ai e kthen flamurin e tij në tribunat e Krujës…pranon edhe sot si funksionin e atëhershëm të qytetërimit perëndimor, ai që kishte kuptuar fatet historike të popullit të tij: ai e kuptoi se Shqipëria i përkiste Perëndimit…”.  (Gennaro Cassiani: Orazione (Ligjëratë) – Me rastin e festimeve kastriotjane në 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit-Skenderbe, Romë, 1968).

Nga Tuzi i Malësisë së Madhe, Gjergj Kastrioti-Skenderbe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë që të mbrohet identiteti kombëtar dhe vlerat pro-perëndimore të shqiptarëve, ashtu siç i mbrojti ai për të pakën një çerek shekulli, 500 e ca vjet më parë – me vizionin, nderin, burrërinë dhe trimërinë e Skenderbeut – simbolit historik të kohezionit evropian dhe pan-shqiptar?!

E kam thenë dhe vazhdoj të them se për shqiptarët sot, vlerat e Gjergj Kastrioi -Skenderbe nuk gjënden as tek Putini e Vuçiqi dhe as tek Erdogani. Popujt që këta pëprfaqsojnë sot, historikisht, kurrë nuk i kanë dashur të mirën Kombit shqiptar. Ashtu është edhe sot. “Udhëheqësit” aktualë të shqiptarëve që pretendojnë “vlerat e përbashkëta” me Perëndimin demokratik, në të vërtetë kanë treguar me sjellje dhe me vepra se, e ndjejnë veten më rehat në shoqërinë e Erdoganit, Vuçiqit dhe Putinit, se sa me vlerat e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skenderbe. Kombi shqiptar nuk ka nevojë të kopjojë vlerat as identitetein e askujt kombëtar. Shqiptarët kanë vlerat dhe identitetion e vet, kanë simbolin e vet përbashkues dhe përfaqsuesin e vërtetë të njohur nga e gjithë bota — të vlerave perëndimore: Gjergj Kastriotin- Skënderbeun.  Shqiptarët nuk kanë nevojë për shëmbëlla liderësh autoritarë, arrogantë që mbjellin vetëm vdekje për popujt e vet dhe për tjerët.

Por me vendosjen e shtatores së Gjergj Katriotit- Skenderbe në Tuz të Malësisë së madhe, malësorët e sotëm kanë zgjedhur rrugën e Skenderbeut dhe të vlerave dhe trashëgimisë së tij, për të gjithë shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Kosovë e mbarë trojet tona ashtu edhe në mërgim.  Me ndihmën e tyre, të pakën mërgimtarët malësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen, që simbolikisht, të pakën me një monument kushtuar atij, të mbajnë fjalën dhe amanetin e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut: të besës, nderit, bashkimit e të burrënisë, duke kujtuar Kryetrimin, shtet-ndërtuesisn dhe të përgjithmonshmin e shqiptarëve. 

Për fat të keq, indiferenca zyrtare shqiptare ndaj figurës dhe vlerave të Gjergj Kastriotit-Skenderbe po kërcënon drejtimin kastriotjan, pro-perëndimor të shqiptarëve, me të cilët çdo shqiptar ka të drejtë të krenohet para botës së qytetëruar kudo që gjëndet fisi i shqiptarit: në trojet shqiptare shekullore e deri në Amerikën e largët. Sot e tutje, Gjergj Kastrioti edhe nga Tuzi i Malësisë së Madhe, ashtu siç bën nga prania e tij në Evropë e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerat e tija pro-perëndimore, Skenderbeu vazhdon t’u tregojë shqiptarëve kudo, rrugën që duhet ndjekur – se Ai duhet të jetë, jo vetëm, simbol i vlerave dhe kohezionit evropian – por edhe një simbol i përgjithëmonshëm i kohezionit, vlerave dhe identitetit kombëtar i mbarë-shqiptarëve, pa dallim!

Frank Shkreli

A statue of a person riding a horse

Description automatically generated
A statue of a person on a horse

Description automatically generated

      Shtatorja e Gjergj Kastriotit -Skenderbe në qendër të Tuzit, Malësi e Madhe 

Filed Under: Mergata

LUTJE DHE BEKIME PËR KOMBIN SHQIPTAR

December 3, 2024 by s p

Në vazhdimësinë e aktiviteteve të ndryshme të mbajtura këto ditë me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar Shqiptar, Hirësia e Tij, Imzot +THEOFANI, i Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikave bëri Shërbesën e “Doksologjisë së Flamurit” me bekimin e flamurit, mbas përfundimit të Litrgjisë Hyjnore me këtë lutje:

“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, bekoje flamurin tonë dhe shpëtoje shtetin dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe nevojë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë nën hijen Tënde dhe bëna të denjë ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar me nder, shëndet dhe ditë të shumta, këtu dhe kudo. Se Ti je Perëndi mëshirëplotë dhe njeridashës dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të.Shenjtë, tani e përherë dhe në jetë të jetëve. Amin!

Popullit shqiptar dhuroji o Zot jetë, paqe, shpëtim, përparim dhe mundje kundër armiqve dhe ruaje për shumë vjet!” (Fan S. Noli, “Doksologjia e Flamurit”, Libri i “Kremtoret e Kishës Ortodokse” 1947, F. 765-770).

Më pas Hirësia e Tij lexoi një lutje të veçantë për Kombin Shqiptar, të kompozuar nga vetë ai për këtë eveniment, si vijon:

LUTJE PËR KOMBIN SHQIPTAR

O Perëndi i etërve tanë, Krijuesi i gjithësisë dhe i racës njerëzore, të cilët sipas pëlqimit Tënd hyjnor i ndave në kombe të ndryshme, e midis tyre edhe atë të Kombit Shqiptar; drejtoje vështrimin Tënd hyjnor mbi të dhe me anën e duarve të Tua jetëbërëse bekoje popullin Tënd Shqiptar në të gjitha trevat e tyre, aty ku Ti i krijove dhe i vendose sipas vullnetit Tënd të gjithëpushtetshëm, duke u dhuruar atyre që lartazi të gjitha gjërat e mira dhe të dobishme të kësaj bote, por mbi të gjitha dhuroju atyre dashuri për njëri-tjetrin që të jenë të bashkuar kurdoherë dhe kudo ata sot ndodhen nëpër botë. Ndriçoi mendjet e tyre që të shikojnë dhe të njohin vëllezërit e tyre të një gjaku. Zbuti zemrat e tyre që të duan dhe ndihmojnë bashkëkombësit e tyre që janë në nevojë. Fry mbi ta Frymën Tënde të Tërëshenjtë, që të futet ndër ta fryma e dashurisë, mirëkuptimit, unitetit dhe ndihmës vëllezërore dhe të ndjekin porositë e Tua; duke larguar prej tyre frymën keqbërëse të përçarjes, urrejtjes, cmirës, xhelozisë, përbuzjes, ndarjes dhe mosdashjes që i largon ata prej Teje.

Se i shenjtë, i mirë dhe njeridashës je o Perëndia ynë, tani e përherë dhe në jetë të jetëve. Amin!

Nga

† THEOFANI

i Filomilisë dhe i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikave.

Filed Under: Emigracion

Biden fal djalin e tij, Hunter dhe vërteton akuzat e Trumpit për drejtësi të politizuar 

December 3, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi

President Biden, wearing a blue suit and tie, stands at a lectern bearing the presidential seal.
Hunter Biden's trial on criminal gun charges

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Presidenti Joe Biden fali djalin e tij Hunter pjesërisht për shkak të shqetësimit se kundërshtarët e tij politikë do të vazhdojnë të persekutojnë Bidenin e ri në të ardhmen, ndërsa një kor në rritje i demokratëve dhe republikanëve kritikuan vendimin e tij. Biden, një demokrat, mandati i të cilit përfundon në 20 janar, kur presidenti i sapozgjedhur republikan Donald Trump merr detyrën, nënshkroi një falje të pakushtëzuar për Hunter Biden të dielën dhe tha se besonte se djali i tij ishte ndjekur penalisht në mënyrë selektive dhe ishte shënjestruar në mënyrë të padrejtë nga kundërshtarët politikë të presidentit. 

Biden: Hunter një “i persekutuar politik”

Hunter u ndoq penalisht për shkelje tatimore dhe akuza për armë, pasi u vu në shënjestër prej vitesh nga republikanët në Kongres, të cilët e akuzuan atë se bënte marrëveshje biznesi duke përdorur emrin e babait të tij.

 Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre të hënën mbrojti veprimin e presidentit dhe tha se Biden besonte se Hunter përballej me sulme të mëtejshme nga kundërshtarët e tij pa i përmendur ata, dhe sugjeroi se kjo mund të vazhdojë edhe pasi presidenti të largohej nga detyra. 

Jean-Pierre ishte ndër zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që kishte thënë vazhdimisht në të kaluarën se Biden nuk do ta falte djalin e tij. Ajo tha se Biden besonte në Departamentin e Drejtësisë pavarësisht deklaratës së tij se procesi i djalit të tij në sistemin gjyqësor ishte “i infektuar nga politika”. “Dy gjëra mund të jenë të vërteta: presidenti beson në drejtësinë … sistemin dhe … Departamentin e Drejtësisë, dhe ai gjithashtu beson se djali i tij ishte i akuzuar politikisht,” tha ajo. 

Akuzat ndaj Hunterit

Ajo nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme se pse dhe si Biden kishte ndryshuar mendje, ose nëse zgjedhjet e fundit që vendosën republikanët në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe të dy degët e Kongresit luajtën një rol. Republikanët e kanë akuzuar Biden për korrupsion, ndërsa ligjvënësit demokratë janë ndarë, me disa që sugjerojnë se ai vendosi familjen mbi vendin, dhe të tjerë duke vënë në dukje të nominuarit e Trump për postet gjyqësore. Hunter Biden u deklarua fajtor në shtator për akuzat federale për evazion të taksave në gjykatën federale në Los Angeles dhe do të dënohej në dhjetor. 16 nën Mark C. Scarsi, një gjyqtar i emëruar nga presidenti i sapozgjedhur republikan Donald Trump. Një juri e shpalli atë fajtor në qershor për deklarata të rreme për një kontroll të armëve? Ai do të dënohej edhe këtë muaj për ato akuza. Biden tha të dielën se djali i tij ishte ndjekur penalisht dhe trajtohej ndryshe nga të tjerët me situata të ngjashme. “Asnjë person i arsyeshëm që shikon faktet e rasteve të Hunterit nuk mund të arrijë në ndonjë përfundim tjetër përveç se Hunter u veçua vetëm sepse ai është djali im – dhe kjo është e gabuar,” tha ai. Të dielën vonë, avokati i Hunter Biden bëri kërkesë për të hedhur poshtë aktakuzat kundër tij.

Biden dakord me Trump “Departamenti i Drejtësisë Biden është politizuar.

Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Donald J. Trump tani bien dakord për një gjë: Departamenti i Drejtësisë Biden është politizuar.

Vendimi i Biden për të përdorur fuqinë e jashtëzakonshme të faljes ekzekutive për të fshirë dënimin e djalit të tij për akuzat për armë dhe taksa erdhi pavarësisht deklaratave të përsëritura nga ai dhe ndihmësit e tij se ai nuk do ta bënte këtë. Vetëm verën e kaluar, pasi djali i tij u dënua në gjyq, presidenti hodhi poshtë idenë e faljes dhe tha se “Unë do të pranoj rezultatin e këtij rasti dhe do të vazhdoj të respektoj procesin gjyqësor”. Deklarata që ai lëshoi ​​të dielën mbrëma e bëri të qartë se ai nuk e pranonte rezultatin ose nuk e respektonte procesin.

Por, duke zgjedhur të vendosë familjen e tij të parën, presidenti 82-vjeçar – i cili ishte zotuar të rivendoste besimin e një publiku të thyer në institucionet e vendit dhe respektin për sundimin e ligjit – ka ngritur pyetje të reja në lidhje me trashëgiminë e tij tashmë të rrënuar.

“Ky është një precedent i keq që mund të abuzohet nga presidentët e mëvonshëm dhe fatkeqësisht do të dëmtojë reputacionin e tij”, tha Guvernatori Demokratik i Kolorados. Jared Polis  në një postim në X. Ai shtoi se ndërsa mund të simpatizojë betejat e Hunter Biden, “askush nuk është mbi ligjin, as presidenti dhe as djali i presidentit”. 

Por falja vjen pasi Biden është bërë gjithnjë e më i izoluar që nga humbja ndaj Trump nga Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila u fut në garë pasi debati katastrofik i presidentit kundër Trump në qershor detyroi daljen e tij nga zgjedhjet.

Dhe ai duhet të marrë parasysh vendimin e tij për të kërkuar rizgjedhjen pavarësisht moshës së tij të shtyrë, e cila ndihmoi t’i kthehej Zyra Ovale Trumpit, një njeri që ai e kishte paralajmëruar herë pas here se ishte një kërcënim për normat demokratike. Dhe tani, Biden i ka dhënë republikanit një pretekst për të vazhduar me planet gjithëpërfshirëse për të përmbysur Departamentin e Drejtësisë.

Sulmet demokratëve: “Askush nuk është mbi ligjin”

“Kjo falje është thjesht zhgënjyese për ata prej nesh që kemi qenë atje për disa vite duke bërtitur se çfarë kërcënimi është Trump,” tha republikani Joe Walsh, një kritik i zëshëm i Trump, në MSNBC. “Askush nuk është mbi ligjin”, kemi bërtitur. Epo, Joe Biden sapo e bëri të qartë se djali i tij Hunter është mbi ligjin.”

Por Trump e ka bërë tashmë shumë të qartë qëllimin e tij për të pastruar FBI me emërimin e tij fillestar të Kash Patel për të zëvendësuar drejtorin e FBI-së Christopher Wray, i cili nominalisht ka ende më shumë se dy vjet në mandatin e tij. 

Duke reaguar ndaj faljes, zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha në një deklaratë: “Ai sistem drejtësie duhet të rregullohet dhe procesi duhet të rikthehet për të gjithë amerikanët, gjë që është pikërisht ajo që do të bëjë presidenti Trump pasi të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me një mandat dërrmues nga populli amerikan.”

Në një postim në rrjetet sociale, vetë presidenti i zgjedhur e quajti faljen “një keqpërdorim të tillë dhe një gabim drejtësie”.

“A përfshin falja e dhënë nga Joe për Hunterin pengjet J-6, të cilët tani janë burgosur prej vitesh?” pyeti Trump. Ai i referohej të dënuarve në janarin e dhunshëm. 6, 2021, trazira në U.S. Kapitol nga mbështetësit e tij që synon të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2020.

Në qershor, Biden u tha gazetarëve ndërsa djali i tij përballej me gjyqin për çështjen e armëve në Delaware, “Unë i përmbahem vendimit të jurisë. Unë do ta bëj këtë dhe nuk do ta fal.”

Një falje pa vuajtur një ditë burg

Ai nuk është presidenti i parë që fal një anëtar të familjes ose një mik të ngatërruar në marrëdhënie politike. Bill Clinton fali vëllain e tij Roger për akuzat për drogë pasi ai kishte vuajtur dënimin e tij afërsisht një dekadë më parë. Në javët e tij të fundit në detyrë, Trump fali Charles Kushner, babanë e dhëndrit të tij, Jared Kushner, si dhe aleatë të shumtë të dënuar në hetimin për Rusinë të prokurorit special Robert Mueller. Por këta e kishin kryer një pjesë të dënimit por Hunter nuk ka bwrw asnjë dwnim, por fakti që falja fillon qysh nga 2014 kur Biden ishte akuzuar për çështjen Burizma apo implikimet me pagesa prej Kinës.

Ky është një precedent i keq që mund të abuzohet nga presidentët e mëvonshëm dhe fatkeqësisht do të njollosë reputacionin e tij”, tha Gov. Jared Polis shkroi për Biden në platformën e mediave sociale X.

“Kur të bëheni President, roli juaj është Pater familias e kombit,” vazhdoi guvernatori, duke iu referuar presidentit që thirri atësinë në shpjegimin e vendimit të tij. “Hunter solli telashet ligjore me të cilat u përball, dhe mund të simpatizohet me betejat e tij, duke pranuar gjithashtu se askush nuk është mbi ligjin, as presidenti dhe jo djali i presidentit.”

Rep. Greg Stanton, D-Ariz., tha në X: “Kjo nuk ishte një ndjekje e motivuar politikisht. Hunter kreu krime dhe u dënua nga një juri e bashkëqytetarëve të tij.”

Senatori  i Kolorados. Michael Bennet tha se Biden “vënë interesin personal përpara detyrës” me një vendim që “gërryen më tej besimin e amerikanëve se sistemi i drejtësisë është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë”. Senatori i Miçiganit. Gary Peters tha se falja ishte “një përdorim i pahijshëm i pushtetit” që gërryen besimin në qeveri dhe “i inkurajon të tjerët të përkulin drejtësinë për t’iu përshtatur interesave të tyre”.

Zonja e Parë Jill Biden tha të hënën nga Shtëpia e Bardhë, “Sigurisht që unë mbështes faljen e djalit tim”.

Demokratët tashmë po përballen me perspektivat e një trifekti republikan në Uashington, me votuesit që e kthejnë Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe i japin republikanëve kontrollin e Dhomës dhe Senatit. Një pjesë e argumentit të tyre kundër Trump dhe udhëheqësve republikanë pritet të jetë se presidenti i zgjedhur po shkel normat me fjalimet e tij për të marrë hakmarrje ndaj armiqve të tij.

Përpara se të mundte Zëvendës Presidentin Kamala Harris, Trump u përball me problemet e tij ligjore, duke përfshirë dy raste që buruan nga përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Këto raste, duke përfshirë dënimin e Trump pasi u dënua për akuzat e mashtrimit të biznesit të shtetit të Nju Jorkut, ose janë hedhur poshtë ose janë shtyrë pafundësisht që nga fitorja e Trump në nëntor. 5, duke i detyruar demokratët të rikalibrojnë qasjen e tyre ndaj presidentit të zgjedhur. Falja e presidentit erdhi disa javë përpara se Hunter Biden të merrte dënimin e tij pas dënimit të tij në gjyq për rastin e armës dhe pranimit të fajit për akuzat tatimore. Ai mbylli një sagë ligjore të gjatë për Bidenin më të ri, i cili zbuloi se ishte nën hetim federal në dhjetor 2020 – një muaj pas fitores së babait të tij në 2020.

Falja gjithëpërfshirëse

Falja gjithëpërfshirëse mbulon jo vetëm shkeljet e armëve dhe taksave kundër Bidenit më të ri, por edhe çdo “vepër tjetër kundër Shteteve të Bashkuara që ai ka kryer ose mund të ketë kryer ose marrë pjesë gjatë periudhës nga 1 janari 2014 deri më 1 dhjetor. , 2024.”

Hunter Biden u dënua në qershor në gjykatën federale të Delaware për tre krime për blerjen e një arme në vitin 2018, kur prokurorët thanë se ai gënjeu në një formë federale duke pretenduar se nuk përdorte ilegalisht ose ishte i varur nga droga. Ai ishte vendosur të dilte në gjyq në shtator në një rast në Kaliforni, duke e akuzuar atë për dështimin për të paguar të paktën 1.4 milionë dollarë taksa. Por ai pranoi të deklarohej fajtor për akuza për kundërvajtje dhe krime në një veprim të befasishëm disa orë pasi u vendos të fillonte përzgjedhja e jurisë.

Republikanët: hetimi i senatit do të vazhdojë

“Këto janë pyetjet që meritojnë vëmendjen tonë të plotë. Le të qëndrojmë të përqendruar në atë që ka vërtet rëndësi”, tha LaLota, një anëtar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mund të vendosin gjithashtu të vazhdojnë të ndjekin dëshminë nga dy avokatë të Departamentit të Drejtësisë për një çështje penale kundër Hunter Biden. Komiteti ngriti një padi që kërkon të detyrojë pajtueshmërinë me fletëthirrjet e kongresit.

Në një shembull, republikanët akuzuan Presidentin Biden për përfshirje në një skemë ryshfeti që përfshin kompaninë ukrainase të energjisë, Burisma Holdings, në të kaluarën. Por një burim konfidencial i FBI-së u akuzua për fabrikimin e skemës së ryshfetit, në një çështje të ngritur nga Weiss.

Gjatë një seance dëgjimore të Kongresit të vitit 2023, një dëshmitar i thirrur nga republikanët, studiuesi ligjor Jonathan Turley, tha se nuk besonte se provat aktuale do të mbështesin artikujt e fajësimit kundër Presidentit Biden.

Dhjetorin e kaluar, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë se do të fillonin përbuzjen e procedurave të Kongresit kundër Bidenit më të ri, pasi ai nuk u paraqit për një depozitë me dyer të mbyllura. Ndërkohë, djali i presidentit udhëtoi për në Capitol Hill dhe sfidoi ligjvënësit për të mbajtur një seancë publike.

Jack Goldsmith, një profesor në Shkollën Juridike të Harvardit dhe një ish-asistent prokuror i përgjithshëm për Zyrën e Këshillit Ligjor të Departamentit të Drejtësisë, vuri në dukje se falja do të mbulonte “aktivitetet Burisma” të Hunter Biden, duke iu referuar kompanisë ukrainase të energjisë.

“Pavarësisht nëse ka pasur apo jo kriminalitet, mund të ketë pasur një hetim nga administrata e ardhshme e Trump,” postoi Goldsmith në mediat sociale. “Kjo është jashtë tryezës tani (siç është pretendimi i Amendamentit të 5-të të Hunter para hetuesve të kongresit).

Filed Under: Fejton

Patriotja nga Londra Merita Isufi vizitoi Vatrën

December 3, 2024 by s p

Drejtuesja e Lidhjes Shqiptare Europiane dhe Autorja e librave dygjuhesh për fëmijë znj.Merita Isufi vizitoi Vatrën. Ajo u mikprit prej bashkatdhetarëve të Amerikës te Vatra e Dielli në New York në “Nëntorin e letërsisë” aktivitet patriotik e kulturor që Vatra organizon çdo vit me rastin e festës së Flamurit Kombëtar. Zonja Merita Isufi dhuroi 2 libra e 2 katalogje për Bibliotekën e Vatrës. “Më flamurin e Shqipërisë” është Katalogu i Ekspozitës “Ngjyrat e Atdheut” mbajtur në Prishtinë me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë vjet në Nëntor. Për nder të Ditës së Flamurit dhe festave të nëntorit, në Muzeun Kombëtar të Kosovës u hap ekspozita kolektive “Ngjyrat e Atdheut” e cila shfaqi veprat e krijuesve shqiptare që për temë kanë ngjarjet, figurat dhe personalitetet më të rëndësishme në historinë shqiptare. Katalogu i dytë është “Ngjyrat Dardane” nga expozita mbajtur në Shkurt të vitit 2024 në Prishtinë me rastin e pavarësisë së Kosovës. Ekspozita “Ngjyrat Dardane” organizuar në Prishtinë më 15 Shkurt 2024 nga Lidhja Shiptare Europiane ishte një sukses dhe u mirëprit nga qytetarët me rastin e pavarësisë së Kosovës. Ajo shënoi një moment të rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe përkatësinë kombëtare, duke e promovuar artin dhe talentet e artistëve shqiptarë nga të gjitha trevat.

Libri “Dea fillon shkollën” është libri i parë i autores Merita Isufi e cila ua ka dedikuar këtë libër fëmijëve që përballen me ndjenjën e ndarjes nga prindërit apo kujdestarët në fillimin e shkollës. Gjuha amtare është gjuha që fëmija fillon ta dëgjojë pasi lind, dhe si rrjedhojë, ajo gjithashtu ndihmon në dhënien e një forme të caktuar emocioneve dhe mendimeve tona.

Leximi me një fëmijë që në moshë të vogël nxit zhvillimin e gjuhës, aftësitë njohëse dhe forcon lidhjen prind-fëmijë. Gjatë leximit fëmija shton fjalorin, stimulon imagjinatën dhe hedh themelet për suksesin akademik. Autorja me librin e dytë për fëmijë “Eja Dea” ka si qëllim që përmes librave dy gjuhësh të kujdeset për botën e brendshme të fëmijëve, e cila ndihmon në krijimin e rrenjëve të forta për formimin e personalitetit të shëndetshëm, dhe mendjes së artikuluar. Ky libër më figurat tërheqëse plot entuziasëm për marrdhënien e mrekullueshme mes gjyshit dhe DEA’s është një lexim i këndshëm. Kjo vizitë vëllazërore dhe ky moment dhurimi i librave nënvizon rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve mes diasporës dhe rrënjëve shqiptare, duke dëshmuar se librat nuk janë thjesht fjalë të shkruara, por ura që lidhin zemrat dhe mendjet e njerëzve, pavarësisht distancës.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT