• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2025

Vatra si urë lidhëse mes Shqipërisë, Kosovës dhe ShBA-së

April 30, 2025 by s p

Kastriot Fetahu/

Nuk e di pse sa herë dëgjoj apo shkruaj fjalën “Vatra” më sillet në mendimin tim një principatë, si principatat e Arbërisë, një principatë shpirtërore që qëndron si urë lidhëse e këtij vendi të bekuar që jetojmë dhe trojeve shqiptare në disa shtete, si principatë e Kastriotëve, sepse ajo bashkon të gjithë zërin shqiptar me qytetërimin perëndimor edhe pse një oqean larg.

Emblema e saj është shqiptaria. Në historinë e shqiptarëve, “Vatra” — Federata Panshqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, themeluar më 1912 në Boston— përfaqëson më shumë sesa një organizatë atdhetare: ajo është një vetëdije kolektive në mërgatë, një urë shpirtërore, politike dhe kulturore midis shqiptarëve të trojeve amtare dhe ShBA-së.

Vatra rezultoi si institucion i memorizimit kombëtar dhe veprimit historik, duke luajtur një rol filozofik në trinomin Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë përmes idealit të lirisë dhe të bashkimit.

Në kohën kur kombi shqiptar përjetonte krizën e shpërbërjes osmane dhe rrezikun e copëtimit nga fuqitë ballkanike, Vatra u shfaq si një varkë shpëtimi. A nuk e shpëtoi botën tonë varka e Noes? Nga këndvështrimi filozofik, ajo nuk ishte vetëm një strukturë e organizuar, por një akt i ndërgjegjësimit të njeriut shqiptar për të kapërcyer ndarjen mes atdheut dhe mërgimit. Ajo mishëroi një koncept të zgjeruar të atdheut: atdheu është çdo hapësirë ku ndjenja e lirisë dhe identitetit jeton. Në këtë kuptim, Vatra funksionoi si një urë midis atdheut fizik dhe atdheut shpirtëror.

Kur themi Atdhe nënkuptojmë Shqipëri e Kosovë me të njëjtën mbështetje. Këtë e treguan dekadat e vonshme të shekullit XX, kur shqiptarët e Kosovës përballeshin me represionin serb dhe kërkonin mbështetje ndërkombëtare, Vatra mbeti një zë i fuqishëm në Washington për të drejtat e tyre. Përmes lobimit, publikimeve, organizimeve dhe protestave, ajo ndërtoi një urë që lidhi çështjen kosovare me ndërgjegjen amerikane.

A thua se gjenerali Wesley Clark ishte rastësisht një mik i madh i kombit tonë? Në këtë mënyrë, Kosova, edhe pse e ndarë gjeografikisht dhe historikisht nga Shqipëria, gjeti përmes Vatrës një zë të fuqishën për të artikuluar kërkesat për liri dhe pavarësi.

Në një deklaratë të vitit 1998, Federata shkruante:

“Një padrejtësi historike nuk shërohet me heshtje; ajo kërkon zëra, kërkon guxim, kërkon veprim.” Vatra mbetet simbol i ndërgjegjes kombëtare dhe universale, duke dëshmuar se kombësia shqiptare nuk është thjesht një fakt gjeografik, por një akt i vazhdueshëm frymëmarrjeje historike, kulturore dhe filozofike.

Kur studentja Hannah Arendt trokiti në derën e zyrës së profesorit të filozofisë, Martin Heideger, të dy filozofë të nivelit botëror, midis të tjerash ajo i thotë:”Profesor, më mëso si të mendoj”. Dhe duket sikur edhe Vatra ka bërë “Martin Heideger” për çeshtje të rëndësishme kombëtare me popullin shqiptar në trojet e tij. Një nga hallkat më të fuqishme të rolit lidhës të Vatrës u bë dhe gazeta “Dielli”. Botimi i përmuajshëm i saj shërbeu si dëshmi ekzistence e prosperiteti për vizionin largpamës të vatrës.

Një ndër sukseset më të mëdha ishte arritja që Presidenti Woodrow Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris (1919), të mos e pranonte copëtimin e Shqipërisë. Presidenti Willson, një mik i madh i shqiptarëve edhe për arsyen e thjeshtë se Fan Noli, student Harvardi kishte miq disa njerëz në rrethin miqësor të presidentit Willson. Lobimi, ky mekanizëm i kohëve moderne ishte pjesë e qëllimeve të Vatrës në çështje kaq madhore.

Vatra me radion “Zëri i Amerikës” përcoi shpresë në vitet më të errëta të diktaturës në Shqipëri. Kur ne e kishim harruar botën e qytetëruar, ishte ajo që nuk na harroi ne. Në vitin 1963 Presidenti Xhon Kenedi në sheshin para bashkisë së Berlinit perëndimor deklaroi – “Unë jam një berlinez”, ndërsa jehona e atij sheshi mbërriti edhe tek ne. Ishte e njëjtë sikur të thoshte se jam edhe një shqiptar, pasi berlinezi përfaqësonte edhe pjesën e munguar, lindjen komuniste, në atë meting madhështor. Ne luftuam armikun e gabuar dhe nderuam mikun e gabuar, në ato kohëra dhe përsëri qytetërimi nuk na harroi…

Fan Noli, një nga themeluesit e Vatrës, shkruante:

“S’ka fe më të madhe, s’ka ideal më të lartë, se sa të shpëtosh kombin nga humbja.” Në këtë frymë, Vatra u bë mburojë për kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Faik Konica, një shtyllë kryesore e Vatrës, në krijimin e saj pohonte:

“Pa kulturë nuk ka komb, dhe pa komb nuk ka liri.”

Në një apel të Vatrës të vitit 1919, drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, theksohet:

“Shqiptarët e Kosovës nuk janë ndarë kurrë shpirtërisht nga trungu amtar; çdo përpjekje për t’i ndarë është një fyerje ndaj natyrës dhe historisë.”

Fan Noli, në një shkrim të tij, parashikonte:

“Kosova është plagë e gjallë që do të kërkojë një epokë të drejtësisë për t’u shëruar.” Ky parashikim gjeti përmbushje pjesërisht me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 2008, procese ku ndikimi i mërgatës dhe i Vatrës ishte i fuqishëm. Në rrjedhën historike, Vatra i ndërtoi urat me ShBA-të jo vetëm për interesa kombëtare, por mbi baza të përbashkëta vlerash: demokraci, liri dhe të drejta të njeriut.

Në një dokument programatik të vitit 1920, thuhet: “Ne, bijtë e një kombi të vogël, gjejmë mbështetje te një komb i madh, sepse idealet tona janë të njëjta: liria, drejtësia dhe përparimi.” Themeluesit e saj, figura të njohura si Fan S. Noli, Faik Konica, Kristo Dako dhe të tjerë, ishin mendjeformues dhe udhëheqës shpirtërorë, e të njëjtën gjë shohim dhe sot nga pasardhësit e tyre Elmi Berisha, gazeta Dielli me editorialistin Sokol Paja dhe figura të tjera të saj.

Në mendimin vatran, ekzistojnë dy nocione të atdheut: “atdheu i vendit” dhe “atdheu i shpirtit”Në këtë të fundit, shqiptarët në Amerikë përjetonin lidhjen me vendlindjen si një thirrje të brendshme, një mision historik për ruajtjen e identitetit dhe për afirmimin e kombit në arenën ndërkombëtare. Në marrëdhënien midis shqiptarëve dhe ShBA-së, Vatra veproi si një ndërmjetës moral. Ajo ndërtoi një identitet hibrid: shqiptar për nga rrënjët, amerikan për nga parimet.

Ky dualitet ndihmoi në afirmimin e çështjes shqiptare si çështje universale e të drejtave njerëzore dhe të vetëvendosjes.

Në një botë të globalizuar, ku identitetet shpesh treten ose komercializohen, Vatra është një shembull se si ruhet dhe transmetohet trashëgimia kulturore, duke u përshtatur me kohën pa ju arratisur thelbit. Sa reale më vijnë fjalët e gjeneralit të famshëm të luftës së dytë botërore, George Patton, i lindur jo më larg se 15 milje prej këtu, në Bedford, kur tha :”Një ushtar i vërtetë duhet të vdesë vetëm me një mënyrë, nga plumbi i fundit i betejës së fundit në luftën e fundit. Dhe beteja jonë e fundit nuk ka mbaruar na thotë Noli, Kosova është shqiptare.

Ndaj Vatra është një metaforë e ndërlidhjes shpirtërore të një kombi në mërgim me tokën amë dhe trojet shqiptare jashtë saj. Ajo është një urë që bashkon jo vetëm Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe idealet shqiptare me parimet universale të botës perëndimore.

Si një vepër historike dhe filozofike e gjallë, Vatra na mëson se bashkimi i vërtetë nuk është vetëm fizik, ai është bashkim i idealeve, i kujtimeve, i shpresave dhe i ëndrrave të një populli që refuzon të harrohet.

Ndonjëherë më duket se Vatra është një vepër monumentale, është bredhi i Krishtlindjes kombëtare dhe dega e Bostonit, si dritat e atij bredhi.

Filed Under: Opinion

Historiku i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” New York 

April 30, 2025 by s p

Gjon F. Ivezaj /

Kisha dhe famullia jonë, “Zoja e Shkodrës”, u krijua si fryt i një bashkëpunimi të përkushtuar të meshtarëve dhe të parëve tanë, që emigruan në SHBA dhe u vendosën për të punuar dhe jetuar në shtetin e New York-ut. Të parët tanë ishin emigrant politik dhe ekonomik që erdhën nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Italia, Greqia etj., të cilët kishin ikur si pasojë e persekutimit të sistemit komunist ateist, për liri dhe demokraci, për kushte më të mira ekonomike dhe shoqërore. Ata kudo që u vendosën ruajtën me dashuri gjuhën e bukur shqipe, kulturën, traditat, zakonet, dhe mbi të gjitha fene e krishterë martire, që nder shekuj ka provuar salvime qysh nga koha e pushtimit dhe sundimit për 600 vjet me radhë nga Perandoria Islame Turke. Bashkëatdhetarët tanë pasi vendosen këtu, fillojnë të organizohen rreth meshtarëve të parë shqiptarë, bisedojnë dhe mbledhin fonde për të ndërtuar një Kishën e Parë Katolike Shqiptare në New York, që u bë vatra e atdheshurisë, ruajtjes dhe kultivimit të besimit të lashtë të krishterë. 

Kështu më 16 qershor 1962, me inisiativën e klerikut të nderuar Dr. Monsinjor Zef Oroshit (1912-1989), franceskanit Prof. At Andrew Nargaj O.F.M. dhe të një grupi aktivë të besimtarëve katolikë të ardhur nga trojet e ndryshme etnike shqiptare, u formua Lidhja Katolike Shqiptaro – Amerikane, dhe më vonë u themelua Qendra Katolike “Zoja e Keshillit të Mirë”. Lidhja Katolike ishte i përberë nga Keshilli prej 7 antarësh: Dr. Enrrik Gurashi – kryetar, Tonin Mirakaj – sekretar, Loro Stajka – arkëtar dhe antarët: Zef Cupi, Mark Bajraktari, Zef Pashko Deda dhe Zef Hasani.

Gjatë historisë së Kishës të lavdishme kujtojmë me shumë respekt vitet e kaluara dhe kontributin e madh që kanë dhënë klerikët katolikë dhe aktivistët e palodhur besimtarë shqiptaro-amerikanë. Sot gjejmë rastin të përkujtojmë edhe bashkëatdhetarin dhe aktivistin e shquar të komunitetit tonë, të ndjerin e paharruar, meshtarin e famullisë sonë Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirditën Arqipeshkv i Tiranë – Durrësit, i cili kohët e fundit kaloi në amshim dhe sot pushon në Paqe me Krishtin, në Lumnin e pasosun…. 

Zoja e Shkodrës apo Zoja e Këshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë, me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendet në kishën kushtuar Shën Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës më 25 prill 1467, gjatë pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin shkaterrimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj. Kjo ngjarje u përcjell nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë e ndërtuar që në shek. IX. 

Sipas dëshmive historike , fillimet e Krishtërimit ndër shqiptarë, janë të mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme historike. Trojet iliro shqiptare, kane qenë një nga vendet e Europës, ku u përhap më herët Krishtërimi.Historiani i shquar i Mesjetës së Ballkanit albanolgu kroat Dr. Millan Shuflaj (1879-1931), në veprën: “Serbët dhe shqiptarët”, është shprehur se: “Fillimi i Krishtërimit ndër keto vise (Illiri) bën pjesë në historinë e shekullit të pare të këtij besimi.”, ku vërtetohet se i pari që predikoi Ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali, i cili shprehet: “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri ne Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit.” 

Historikisht edhe nga burimet kishtare është e qartë se themelet e para të Krishtërimit në Shqipëri, janë të hedhura nga vetë apostujt e Jezu Krishtit, si: Shën Pali, Shën Matia, Shën Titi dhe Shën Andrea. . Simbas studiuest Austriak Markuc. W. Peters, ku citon shumë burime të ndryshme antike biblike, shekullare dhe hagiografike, dhe nxjerr si konkluzion qe apostulli Pal mundtë ketë shkelur me te vërtete në territoret e sotme te Shqiperisë. 

Nga historiani Farlati shkruan për kishën e Durrësit se ajo është më e lashta në Shqipëri, dhe se u themelua prej apostullit Shën Pali, në vitin 59 të shekullit të parë,ku organizojë një bashkësi të krishterë që prej 75 familjëve, që moren fenë e parë krishterë në trojet ilire . Edhe për apostullin Matia, ka të dhëna që ka predikuar në trojet ilire. Një tezë në lidhje me ketë e paraqitur nga Jakobo Koleti (Jacobo Coleti) dhe Daniele Antiena,i thotë se në Illiri tek dardanët beni predikimet apostulli shën Matia, po ashtu edhe në Maqedoni tek fiset illire tribalet dhe bastarnët ka predikuar Ungjillin shejt . Edhe jezuiti polak dhe Ate Marcin Czerminski, shkruan se edhe Shën Titi, që ishte shoqërues i Shën Palit predikoi në trojet ilire, dhe duhet të ketë hyrë në territorin ilir në vitin 50-58 të shekullit I.

Simbas arkivave kishtare të Romes, Vatikanit,Venecis,Raguzës dëshmojnë se Illira, u bë që në fillim një nga trevat ma kryesore të përhapjes së fese së krishterë, për vete lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj me zhvillimin e madh të qyteteve, me 5 seli ipeshkvnore të përhapura në të gjitha trojet ilirike si: Qyteti i Durrësis, Apolonia, Nikopoli, Tivari,e Shkodra etj. Këto qytete kishin një ransi shumë të madhe me pozitën e tyre gjeopolitike mjaft të favorshme, duke qenë një koridor natyral ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, për t’i transmetuar vlerat morale të krishtërimit në Ballkan. 

Në këtë mënyrë, këto burime historike përputhen tërësish me dëshmite biblike, si, p.sh, dëshmia e shkrimtarit pagan Plinit të Ri 111-113 mbas Krishtit, dhe pas vijnë shkrimtarët e krishterë, si: Tortuliani, Auntini, Sibasti ,Kasami, 200-206, 209- 2021,223-228, mbas Kr. etj. Kësisoj kemi të bejmë edhe me kontributin e klerit e doktorinës teologjike, që kanë ndikuar shumë në historinë nocionale shqiptare. Ne rastin konkret e vertetojnë se  qytetrimi dhe feja krishtëre në shqiptari është një fragment, pjesë e spirales historike të qytetërimit botërore. 

Nga burimet e selisë shënjte kishtare të Vatikanit përshkruhet se , në listën e gjatë të 286 papave, që kanë udhëhequr Selinë e Shenjte deri në ditët tona. Këtu figurojnë edhe disa emra papësh dhe kardinalësh, dhe shejtën të martirizuar shqiptarë, që kanë drejtuar institucionin e shenjtë, që nga trojet ilire i dhanë Kishës Katolike Apostolike Romane katër papë me zanafill shqiptarë, qe jane ulur ne vendin e shën Palit, një kontribut që na bën të gjithëve neve me të drejtë të jemi të lumtue e krenar. Të tillë mund të permendim, si: Papa Shën Elutheri (175-189, mbas Krishtit), Papa Kajus (283-296, mbas Krishtit), Papa Gjoni IV (640-642 mbas Krishtit), Papa Klementi XI – Albani (1700-1721), i cili përkrah shërbimeve fetare dhe forcimit dhe unifikimit të Kishës së Romës, u kujdesua shumë edhe për Atdheun e të parëve të tij, Shqipërinë tonë.  

Ku e organizojë kuvendin Kombetar Shqiptar, i njohur si Kuvendi i Arbërit 1703, i nxitur prej Atit të Shenjtë, u bë pikënisje e një lëvizje të pandërprerë të shqiptarizmit, të funksioneve dhe kuadrove kishtare, si një fuqi mbështëtëse e rizgjimit tonë kombëtar shqiptar. Simbas dëshmive historike vertetohet se ,kultura e pasur dhe pozitive e krishterë është pervetsuar me dashuri nga shqiptaret ndër shekuj në trojet e veta.Ata nxoren njerëz të shquar ne historine e lavdishme të krishterizmit.Gjate kohes se periudhes se krishtërimit, kanë dalë. Shën Flori, Shën Lauri, Shën Asti dhe Shën Niketa. Shën Joronimi nga trojet e Ilirisë,enciklopedistin e famshem qe bëri përkthimin e parë të Biblës latinisht “La Vulgata”, duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjte, në mesin e shek. IV. 

Nga të dhënat kishtare e historike shënohen ekzistenca e krishtërizmit në Ballkan, dhe posaçerisht në Ilirik e Dardani, me praninë e peshkopëve të këtyne aneve , historikisht eshtë shumë e randësishme të permëndet,Edikti i

Milanos,dhe Koncilin e Nikës, të vitit 325, të cilin e thirri Perandori Konstandini i Madh. Në Këshillin Ekumenik të Nikes, nga 318 peshkopë të përfaqsuar nga e gjithë Perandoria Romake, 13 ishin nga shtetet Ballkanike, ndër të cilët dy peshkopë ishin nga trojet shqiptare, peshkopi Dausi ose Daus Dardaniae nga Kosovës, dhe peshkopi Budius i Stobit, të Shkupit të sotëm në Maqedoni, dhe nga Iliriku ishte peshkopi i Korcyres. 

Ky visar i paçmueshëm në trojet shqiptare u ruajt nga klerikët katolik me edukim perëndimor: Kurteti, Buzuku, Bardhi, Bogdani, që mbetën si katër apostujt e shqipes së shkruar, kanë dalë nga gjiri i shqiptarëve katolik, ku kleri katolik që më Formulen e Pagëzimit me vjetin 1462 nxori në dritë shkrimin shqip, e mbajti të gjallë dhe e kultivoi gjuhën shqipe deri në ditët e Pavarësisë në vitin 1912. 

Duhet rikujtuar me respekt për dy figura më të shquara të historisë sonë: Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti apo sikurse njihet si “Kalorësi i Krishtërimit Perëndimor”, dhe e Lumja Nënë Terza, si mishërimi i idealeve të krishtera, e cila ia kushtoi jetën e Saj ndihmes, për skamoret e të varfërit e mbarë botës. Ajo më 4 shtator 2016,  bëhet e Shënjtë në lumninë e qiellit, nga Papa Francesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan. 

Ditët më të vështira do të vijnë për tokat e Arbërisë në vitin 1479, kur Perandoria Mizore OtomaneTurke, pushtoi dhe me barbarizma shkaterroi, dhunoi, vrau dhe preu mbarë trojet e Shqipërisë. Fillon kështu islamizimi i dhunshëm i tokave të Arberisë, sikurse në kohën kur Islami përhapet për herë të parë në Lindjen e Mesme. Duhet theksuer historikish, se në atë kohë katolikët shqiptarë etnik,duke qenë gjithmonë të presekutuar nga perandoria islame Anadollake e kishin te ndaluar rreptësisht që të banonin ne qytetet e veta, ku deshmohet simbas dokumentave arkivore.Qytetet e krahinat shqiptare ishin kolonizuar nga ardhacake të huejë, apo sikurse quhen kolone me familje muslimane, nga Turqia, Tuniziz, Siria, Iraku, Libani, Egjypti etj 

Gjendja fetare në Shqipëri, gjatë pushtimit dhe sundit osman ishte bërë e padurueshme për shqiptarët e krishterë autoktonë, shqipetarët e krishtëre priten me shekuj. Kështu u desh ardhja dhe shpallja e pavaresisë së shqiperisë  prej zgjedhjes shumë shekullore turke me 28 nëntor 1912,Pikërisht në vitin 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, filluan punimet. Më 23 deri më 26 prill të vitit 1917, u kremtua me madhështi 450-vjetori i shpërnguljes prej Shkodre i Fugures Shenjte. Në atë rasë morën pjesë në kremtim Argjipeshkvi i Shkodrës, Imzot Jak Serreqi, Argjipeshkvi i Durrësit, Imzot Prend Bjanku, Ipeshkvinjtë e Lezhës dhe Zadrimës, Imzot Luigj Bumçi e Imzot Gjergj Koleci. Ishin të pranishëm, përveç autoriteteve vendase, Kryekomandanti i Koorparmatës XIX Austro – Hungareze, Gjenerali Ignatius Trollmann, Konsulli i Përgjithshëm August Ritter von Kral, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ishte me detyrën e Komisarit Civil në Shqipëri , dhe Konsulli Austro- Hungarez në Shkodër Karl Halla.

Më 1944 erdhën kohë të zymta e te errta, për Kishën dhe kombin shqiptar. Shteti komunist, marksist-leninist e ateist, u sul me egërsi e urretje kundër gjithçka pozitive, që përfaqësonte ndër shekuj katoliçizmi në Shqipëri. U shkatrruan institucionet fetare, shkollat, plaçkitë bibliotekat, muzetë dhe të gjitha veprat kulturore që ishin zhvilluar prej Kishës, e cila ishte mbrojtsja e flaktë dhe me dinjitet të plotë të kulturës qysh para Mesjetës. U nxorën me forcë eshtrat e Argjipeshkvit të Shkodrës, Imzot Jak Serreqit, që ishte varrosur brenda kishës, dhe i tretën në lumin Kir, sikurse vepruan edhe me eshtrat e Poetit tonë Kombëtar, At Gjergj Fishën O.F.M. 

Me shembjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë, filloi një punë e vijueshme për të rindërtuar gjithçka mund të shpëtohej, rilindi edhe Shejtnorja e Zojës së Shkodrës. Ati i Shenjtë Gjon Pali II, në prag të vizitës historike në Shqipëri (më 25 Prill 1993),u rimekamb hierakia e kishës katolike,u naltesue në poziten e princit të kishës i shumëvuejtuni Mikel kardinal Koliqi, tue lanë vendin për nji kardinal te ri shqiptarë, u plotesua procesi i kanonizmit të keterdhetë matirve te vramë egërsisht nga regjimi i terorit komunist. ,Ati i Shenjtë Gjon Pali II , u lute për popullin shqiptarë, të vuejtur e të përvuejtun, në shekuj e ndër shekuj. Bekoj në Shkodër gurin e parë për rindërtimin e dytë të Shejtnores Zoja e Shkodrës. 

Vëllezer dhe motra, le të kuptohet me statistiken e pastër historike mbi te dhënunat e kontributin e randsishem të klerit e të kishës katolike , që ndër shekuj kontribuen me shumë vuejtje e sakrefica për të mirën e popullit shqiptarë për të mbrojtun kombë fe e atedhe, Ashtu qe kleri Katolik Shqiptarë, janë përpjekur ndër shekuj për të sjellë në Shqipëri frymën civilizuese të Europës.Mendjet e ndritura të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, krijimtarinë letrare artistike, shkencen e teknologjisë, organizimin politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e perparimin e njeriut të lirë, ku vlera më të rëndsishme, që kemi trashëguar ne shqiparët është gjuha shqipe, një nocion i ndarë politikisht, gjeografikisht, i cili ka ruajtur të paprekur pasurinë e përbashkët të gjuhës shqipe. 

Duke ju përshendetur të gjithëve ju, që keni ardhur në këtë festë të madhe të përkujtimit të Zojës së Shkodrës, fjalë të ngrohta zemre, po i përcjellim edhe meshtarit të shquar, udheheqësit tonë shpirtëror dhe atdhetar Të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësin e tij të palodhur , diakonin Orsim Turmalaj për kontributin e madh, që ata po japin cdo ditë për të mirën e komunitetit tonë. Ashtu me fjale zembre përshëndes edhe këshillin e kishës tonë . 

Për kontributin, vlerat, e ndihmën e tyre gjithmonë të pa lollshem.Meriton te ceki disa personalitete të cilët në 5 dekadat e fundit ngritën dhe u kujdesuen në mirëmbajtjen e kishës sonë. Zoja e Shkoders. Veteran të sajë zoteri, Tonin Mirakaj, Mark Shkreli, Marjan Cubi, Lek Vataj, Leonardo Berishaj, dhe femra e parë kryetare e këshillit të

kishës, e emirënjohura, me plotë nderime, Margarita Gazivoda Kocaj, poashtu nga zembra pershëndes, edhe kryetarin aktual të këshillit të kishës, zotin, Ndrekë Tonaj .Po ashtu edhe kryetarin e salles,,Nana Teresa’’ zotin Mark Berishaj, së bashku me organizatorët e tjerë të këshillit të kishës sonë .  

Është meritë e klerikut të shquar të komunitetit tonë Dom Pjetër Popaj, për kontributin e tij që jep çdo ditë për shqiptarët e gjithë shqiptarizmit , i cili na bashkon në një familje të madhe , duke nxitur ruajtjen e fesë së të parëve tanë të krishterë, kulturën amtare, gjuhës e bukur shqipe, zakoneve dhe traditave të bukura shqiptare Kjo kishë sot është kthyer në një vatër të madhe dhe të ngrohtë të ushqimit shpirtëror fetar dhe kombëtar ,duke ruajtur si gjithmonë frymën e humanizmit, dhe mbledhur gjithnjë ndihma për vendlindjen e njerëzit në nevoj pa dallim krahine dhe feje.Kosovë,Shqipëri e në Malin a Zi . Duke festuar dhe kremtuar festat e krishtërizmit e ato  kombëtare, si edhe shumë shoqata,organizata,dhe supoziume të ndryshme. Këtu janë pritur dhe përcjellë shumë figura dhe personalitete më të shquara të trojeve etnike shqiptarë, që kanë vizituar Kishën tonë. 

Dom Pjetër Popaj, në kopanjelin e Kishës Zoja e Shkodrës, në prani të një numëri të madh besimtarësh pa dallim feje dhe krahine çdo vit ngrihet Flamuri Kombëtar i Gjergj Kastriotit më 28 Nentor, përkujtohet çdo vit Kryengritja e Malësisë së Madhe, etj. Me të githë këto të mira të komunitetit tonë ,nderimi dhe meritë e madhe këtu i dedikohen pikësëpari meshtarit tonë të nderuar dom Pjetër Popaj, i cili po runë traditën e pararëndesve klerikut katolikë , dhe për kontributin e madh që jep çdo ditë për të mirën e komunitetit tonë. 

Pikërisht dom Pjeter Popaj, udhëheqesit tonë të shquar, që po mbushën 40 vjetë me rallë,që dita ditës tye kontribue gjithëmonë i pa lodhshëm për kishën e famullisë tonë , e për të gjithë komunitetin shqiptar, është dhe mbeti në zemrat e të gjithë shqiptarve, cilësohet kleriku më i madhi , meshtar e indelektuali i rrallë , dhe shquet edhe si nji nga polemistët ma të mprehit të kohës, e prijes i idealeve me të larta kombëtare e fetare, si mishërimi idealeve të krishtëra . 

I përdereshmi dom Pjetër Popaj eshtë dhe do të mbetet apostull e shqipes së shkruar, model i kesaj bote të qytetruar , është dhe mbeti figura e veçant ma e madhe e shqiptarizmit, përsonaliteti me vlera më të larta kombëtare e fetare , njeriu ma i famshemi i të gjithë shqiptarëve në enciklopedinë e komunitetit Shqiptaro Amerikan.

Filed Under: Histori

“Një Love Story” – Një baladë e shpirtit shqiptar

April 30, 2025 by s p

Dr.Liliana Pere/

Si një melodi që vjen nga thellësitë e kohës dhe përshkon butësisht damarët e historisë, dokumentari “Një Love Story” me skenar të Angjelina Xharës është një rrëfim filmik – është një këngë e përmallshme për dashurinë, artin dhe kujtesën.

Në qendër të saj qëndron Tefta Tashko Koço, ajo bilbilja e muzikës shqiptare, zëri i së cilës ngjan sikur ka mbirë në një fushë me lule mali dhe është rritur nën dritën e hënës. Filmi e përshkruan Teftën si një shpirt të ndjeshëm, të ngjashëm me harqet e violinës që dridhen në ajër, si një petal i bardhë trëndafili që ruan aromën e një epoke të artë dhe të dhimbshme njëherësh.

Me një mjeshtëri të rrallë, Xhara thur një rrjetë emocionesh, ku fjala dhe imazhi ngatërrohen si fijet e një tapicerie të lashtë që rrëfen më shumë sesa mund të thotë historia.

Tefta nuk është thjesht një këngëtare në këtë dokumentar – ajo është një simbol i dashurisë së patundur, një yll që nuk shuhet edhe pse nata ka rënë. Dashuria e saj me Kristo Koçon ngjan me një poemë të ndaluar, një letër e lënë përgjysmë mbi një piano të heshtur. Është një dashuri që flet pak, por thërret fort, si një valë që përkëdhel bregun por mban brenda saj gjithë fuqinë e detit.

Dokumentari nuk qëndron në sipërfaqe. Ai zbret thellë në shpirtin e një gruaje që i këndoi Shqipërisë me zë të perëndive, që veshi muzikën popullore me petkun e operës dhe që vdiq e re, por jetoi sa për dhjetë jetë. Xhara i jep Teftës një jetë të dytë nëpërmjet kujtesës kolektive, nëpërmjet një rrëfimi që të merr përdore dhe të çon në një kohë ku arti ishte rrëfim i zemrës, jo i tregut.

Dokumentari ka per regjisori Ylli Pepo sjell në vëmendje jetën dhe historinë e dashurisë së dy figurave të shquara të skenës shqiptare të viteve ’30–’40: sopranoja lirike Tefta Tashko Koço dhe baritoni Kristaq Koço. Përmes një qasjeje artistike të veçantë dhe një rrëfimi të ngrohtë emocional, filmi eksploron udhëtimin e tyre përmes kujtimesh personale, letrave të dashurisë, intervistave dhe materialeve arkivore të rralla.

Skenari, i shkruar nga Angjelina Xhara Papalilo – një autore me përvojë të gjatë në fushën e artit dhe letërsisë – është i ndërtuar mbi dokumente autentike dhe emocione që tejkalojnë kohën. Filmi shpaloset në vende të lidhura ngushtë me jetën e tyre, si Tirana, Korça, Dardha dhe Boboshtica, si dhe në qytete franceze ku Tefta kreu studimet – Montpellier dhe Paris.

Kontribut të rëndësishëm në këtë prodhim ka dhënë edhe Eno Koço, djali i çiftit, i cili ka mbledhur me kujdes një thesar të vërtetë kujtimesh: letra, fotografi dhe dëshmi që gjallërojnë jetën e prindërve të tij dhe periudhën në të cilën ata krijuan. Përmes këtij materiali të çmuar, dokumentari pasqyron jo vetëm lidhjen e tyre të fortë personale, por edhe përkushtimin ndaj artit dhe sfidat që përballuan për të ngritur muzikën qytetare shqiptare në nivele të larta.

Filmi përshkruan gjithashtu rrugëtimin e tyre artistik, që nga debutimi i Teftës në vitin 1927 deri te koncertet e shumta në qytete të ndryshme si Durrësi, Gjirokastra apo Vlora. Nuk mungojnë as episodet sfiduese të jetës së tyre, si ndërprerja e bursës së Teftës në Francë apo vështirësitë ekonomike që ndikuan në rrugëtimin e tyre profesional.

Duke ndërlidhur të kaluarën me të tashmen përmes interpretuesve bashkëkohorë – aktorë dhe këngëtarë të njohur – dokumentari shndërrohet në më shumë sesa një histori dashurie: ai bëhet një testament i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të një epoke që formësoi identitetin artistik të Shqipërisë.

Një film që i bën nder dy emrave të mëdhenj të artit tonë, duke sjellë një reflektim të thellë mbi fuqinë që kanë dashuria dhe arti për të ndikuar në jetën individuale dhe kolektive. Siç shprehet vetë regjisori Pepo, ky është një film që ka rëndësi për kohën në të cilën jetojmë – një rikujtesë frymëzuese për të kaluarën dhe një thirrje e heshtur për brezat e rinj.

Dëshiron ta përshtatim edhe si tekst për narracion filmi apo ndoshta për një katalog artistik?

Në fund, “Një Love Story” nuk është vetëm thjesht një film – është një lutje e ëmbël, një psherëtimë e gjatë në erën e kujtesës kombëtare, një himn për një grua që u bë zë. Dhe ky zë, i Teftës, tingëllon ende – si një jehonë që nuk shuhet, por vazhdon të këndojë në shpirtin e çdo shqiptari që di të dëgjojë.

Filed Under: Kulture

“The Founder – Ismail Qemal Vlora on Leadership”

April 30, 2025 by s p

Evarist Beqiri sjell librin e ri në anglisht për Ismail Qemal Vlorën

Pas vlerësimit të librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, dhe pas katër ribotimeve të tij të përditësuara në shqip, Evarist Beqiri sjell për lexuesin ndërkombëtar në anglisht një libër mbi themeluesin e shtetit shqiptar. Ky botim shënon një ngjarje të rëndësishme për kulturën shqiptare. Libri vjen si rezultat i një pune të gjatë kërkimore Ai sjell një këndvështrim origjinal, duke riformuluar narrativën rreth lidershipit të tij në kontekstin e sfidave të kohës. Autori sjell një qasje të re metodologjike, e cila nuk është përdorur asnjëherë më parë në Shqipëri për asnjë figurë historike.

Ismail Qemal Vlora vjen në një dimension të ri në librin “The Founder-Ismail Qemal Vlora on Leadership”, botuar nga Filara, në gjuhën angleze. Autori e analizon figurën e Ismail Qemalit nën prizmin e koncepteve të lidershipit, siç janë karakteri, vizioni, komunikimi, menaxhimi i krizave dhe trashëgimia. Ai ofron një perspektivë të freskët dhe të bazuar në burime të reja. Libri i ri nuk është një përkthim: ai është një rishkrim i plotë, i pasuruar me fakte të reja historike.

Përveç titujve të krerëve kryesor, e gjithë përmbajtja e librit është rishkruar. Autori është mbështetur në një bibliografi të gjerë dhe burime nga arkivat ndërkombëtare, libra e gazeta të vjetra, si edhe dëshmi të panjohura më parë. Vepra ka një dimension aktual. Ajo e lidh trashëgiminë e Ismail Qemalit me debatet e sotme për lidershipin dhe identitetin kombëtar.

Për lexuesit ndërkombëtarë, ky botim në anglisht është një dritare drejt historisë shqiptare, duke nxjerrë në pah rolin e Ismail Qemal Vlorës, si një figurë jo vetëm rajonale, por edhe me ndikim në skenën evropiane të fillim shekullit XX. Për shqiptarët, libri është një mundësi për t’u rikthyer tek rrënjët e tyre dhe për të nxjerrë mësime nga vizioni i tij për bashkim e përparim. Përmes një analize të thelluar të jetës dhe veprës së tij, autori zbulon aspekte të panjohura më parë të lidershipit të Ismail Qemalit. Ai nxjerr në pah aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të bashkuar njerëz të ndryshëm, për të komunikuar në mënyrë efektive dhe për të marrë vendime të guximshme në kohë krize. Ai tregon se si një lider i vërtetë mund të ndryshojë rrjedhën e historisë me vizionin, guximin dhe vendosmërinë e tij.

Autori e përshkruan Ismail Qemalin si një lider vizionar, i cili kishte aftësinë që ta parashikonte ndryshimin dhe ta përballonte me sukses atë. “Qysh kur shërbeu si guvernator i provincave të Perandorisë Osmane, ai u përpoq gjithmonë të pajtonte interesat dhe sjelljet e grupeve të ndryshme etnike. Zotësia e tij si negociator dhe diplomat i zoti do të shfaqej në zbutjen e kundërshtive fetare që turbullonin Jerusalemin, si dhe në paqtimin e druzëve dhe etnive të tjera të keqtrajtuara në Siri dhe Liban, ku ai shërbeu si guvernator i përgjithshëm. Ismail Qemali i mbështeti hebrenjtë dhe armenët, atëherë kur Evropa iu kishte kthyer shpinën,” – shkruan Evarist Beqiri.

Botimi i këtij libri në gjuhën angleze është një kontribut i rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të figurës së Ismail Qemalit. Ai i ofron lexuesve nga e gjithë bota mundësinë për të zbuluar një lider të jashtëzakonshëm, i cili luajti një rol vendimtar në krijimin e shtetit shqiptar. Në faqet e librit, analizohet me kujdes personaliteti dhe lidershipi historik i Ismail Qemal Vlorës. Libri është strukturuar rreth pesë krerëve kryesor, që pasqyrojnë dimensionet e lidershipit të Ismail Qemal Vlorës: Karakteri, Vizioni, Komunikimi, Menaxhimi i Krizave dhe Trashëgimia.

Autori shkon përtej narrativave tradicionale historike dhe ofron një portret autentik dhe bashkëkohor të Ismail Qemal Vlorës si lider: një njeri me kurajë morale, qartësi strategjike, dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të ndërtuar konsensus, në kohë të turbullta për kombin shqiptar. Ky botim në gjuhën angleze është një kontribut i çmuar për lidershipin historik dhe diplomacinë kulturore shqiptare. Ai e vendos figurën e Ismail Qemalit në piedestalin që meriton brenda diskursit global për lidershipin, historinë dhe shtetndërtimin.

Libri është një ftesë për reflektim mbi një krizë të thellë që ka prekur shoqërinë tonë: krizën e udhëheqjes dhe të karakterit. Autori synon që të hap anembanë Shqipërisë, një diskutim të ndershëm mbi trashëgiminë e Ismail Qemal Vlorës dhe mbi përgjegjësinë tonë personale dhe kolektive për të ardhmen e kombit. Themeluesi (The Founder) nuk është qëllimi në vetvete — është mjeti për të ndezur biseda të domosdoshme:

Çfarë vlerash na udhëheqin sot?

Çfarë modeli udhëheqjeje mbështesim?

Çfarë Shqipërie po ndërtojmë për brezat që do të vijnë?

“The Founder – Ismail Qemal Vlora on Leadership” është më shumë se një biografi; është një udhëtim në mendjen dhe shpirtin e një lideri, i cili me guxim dhe mençuri vuri themelet e shtetit shqiptar. Libri është i disponueshëm në libraritë kryesore në vend dhe pritet që të promovojë më tej vlerat dhe historinë shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Filed Under: Histori

PLAGËT E TRANZICIONIT NË ROMANIN “DONIKA, VAJZA ME VIOLINË” TË  AUTORIT FLAMUR BUÇPAPAJ

April 30, 2025 by s p

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh 

  • Si risi të këtij romani mund të veçojmë ofrimin nga autori të një sistemi të larmishëm strukturash dhe konvencionesh artistike, në një proces komunikues dhe dialogues midis personazheve tejet interesantë
Shkrimtari Flamur Buçpapaj boton romanin "Donika, vajza me violinë",  publikim Botimeve “Nacional” Tiranë - Gazeta Nacional Albania
Ekzaminimi i diktaturës në romanin “Doktoresha” të Flamur Buçpapajt |  Gazeta Telegraf

Në harkun kohor të dhjetë viteve të fundit, në fondit të artë të letrave shqipe i është shtuar edhe vepra letrare e autorit tashmë të njohur Flamur Buçpapaj. Pas katër dramave për fëmijë, një studimi për folklorin dhe dy romaneve të mirëpritur nga lexuesi, “Martesa e dytë” dhe “Doktoresha”, ky autor befason sërish me romanin e tij më të ri  “DONIKA, VAJZA ME VIOLINË”. 

Dhe nëse “Martesa e dytë” është vlerësuar nga kritika letrare si romani i përtëritjes së familjes; “Doktoresha” si radiografia letrare e sistemit të diktaturës”, romani i ri i këtij autori mjaftë produktiv e cilësor “Donika, vajza me violinë”, stigmatizon plagët e rënda të tranzicionit të tejzagjatur shqiptar, veçmas atë të prostitucionit.

KOHA KUR “MARRËZIA OSE LUFTA BRENDA LLOJIT NUK NJEH KUFI”

Vetë titulli intrigues “Donika vajza me violinë” të grish për ta lexuar këtë roman, me bindjen se kemi të bëjmë me biografinë letrare të një artisteje virtuoze. Por kjo nuk është tërësorja. Që  në faqet e para autori rrëfen me shumë emocione dhe metaforika letrare artistike dramën e kësaj vajze në kthetrat e trafikantëve të pashipirt. Duket kjo fare qartë nga vetë forma kompozicionale e veçantë në ditarin e Donikës që është preludi i zhvillimit të ngjarjeve tragjike. “…e prangosur këmbë dhe duar, por kjo s´e pengonte aspak atë të gjente mundësinë e të shkruante ditarin e saj; të tregonte se çfarë i kishte ndodhur gjatë rrëmbimit. … u përqëndrua te  stilolapsi dhe blloku  i ri me shumë fletë, të cilin mundi ta gjente në atë dhomë të braktisur, bllok me treqind fletë të bardha, që së shpejti do të mbusheshin me shkrimin e saj  kaligrafik. Kohët ishin më të vështira se atëherë, kur ishin të varfër. Pluralizmi solli plagë shumë të rënda mbi popullin shqiptar,- mendoi ajo. Shumë vajza dhe gra si unë, janë në trotuaret e Italisë…  Demokracia aq e shumëpritur solli zhgënjim, papunësi dhe varfëri ekstreme…”. 

Mjafton qoftë dhe ky perifrazim i autorit Buçpapaj për të konkluduar se sa bukur i qaset ai realitetit të trishtë të shkaktuar nga trafikimi i artistes Donika  Malaaa, që kur ajo performonte me violinën e saj i bënte  spektatorët ta duatrokisnin sa më gjatë. Por ajo çfarë i ka ndodhur asaj i përket kohës kur “Marrëzia ose lufta brenda llojit nuk njeh kufi”.., kur  siç shkruan Donika në një nga fletët e ditarit të saj, ishin “Të gjithë kundër të gjithëve”, kur  u venitën termat patriot,  qytetari,  vëllazëri… Është vërtetë tronditës rrëfimi i saj:  “Në vend që të duhemi si njerëz të një qyteti, ne ushqehemi me gjakun e njëri-tjetrit. Vëllai-ujk nga qyteti im, m´i bëri të gjitha të zezat: më rrëmbeu, më shiti si një skllave … Shqiptar është pra, nuk është i huaj.  Edhe ata që më grabitën e  më rrahën, janë shqiptarë si unë, bile ata janë patriotët e mi”.

PORTRETIZIM BRILANT I PERSONAZHIT KRYESOR

Është gjetje interesante e autorit kryetitulli i fletës së parë të ditarit në kryebllokun që Donika e kishte fshehur në zgavrat e murit të shtëpisë së vjetër, ku shkruhet me germa të mëdha: “Zonja Donika, Vajza me violinë. Histori dhe  ngjarje që s’duhet të ndodhin”. Kjo për faktin se më tej, autori e profilizon atë si njërën nga vajzat që u ka prirë Demonstratave të Studentëve të Dhjetorit. Është “Vajza nga Tirana, e para që iu bashkua protestave atë natë; Vajza që i binte violinës para kordonëve të policisë komuniste, të cilët vinin të na shtypnin ose të na vrisnin, se s´i dihej çfarë urdhri kishin; Vajza që u priu çdo ditë studentëve nëpër sheshe, me violinën e saj dhe me gërshetat e gjatë e të verdhë, me trup si të një vrapueseje garash ose i punuar në studio skulptori, më e bukur se Dea e Butrintit, syblu, e gjatë 180 cm, me forma joshëse tamam si nëpër revistat e huaja, racë e pastër gjysmë maloke, e përzier, shkodrane nga nëna dhe vlonjate nga babai..” 

KOHËRAT E MIRA…?!

Nisur nga perifrazimet e mësipërme, duket sikur autori e tregon që në fillim fundin e personazhit kryesor të romanit të tij. Por nuk ndodh kështu.

Tek episodi “Kohërat e mira” shtjellohet artistikisht njohja dhe ngjizja e dashurisë së Donikës me Ardjan Vushon, gazetar korrespodent i Veriut në gazetën ‘’Jeta Sot’’.

Këtu spikat dialogu mes dy shoqeve studente Donika e Moza, gjatë kthimit me tren nga Shkodra si dhe njohja e tyre me Ardjanin. Ngjarjet rrëfehen në rrjedhje logjike deri te momenti kur Donika, “superylli i trenit, të Shkodrës” dhe e “Institutit të Arteve”, sy bojëqielli, e gjatë, gjoks numër 4,  me formim tipik iliro-shqiptar”, (siç thotë për të profesori i Historisë së Artit) do të dashurohet me shikim të parë me Ardjanin kingun nga Kosova, të gjatë dhe syblu.  

Ketu dallojmë përdorim mjeshtëror të mjetet stilistikore nga autori, si personifikime, përdorim të fjalëve të rralla, epitete metaforike, metafora, hiperbolizim, marrëdhënie të larmishme mes personazheve etj. Për ta konkretizuar këtë do të mjëftonte qoftë edhe ky perifrazim (referuar së shkuarës socialkomuniste): “Tre milion jemi edhe ia rrujmë leshin kapitalizmit dhe revizionizmit. Sa herë shikoj Rai-n më vjen me qesh me pleqtë e politikës sonë e me fanarin ndriçues.. ”. 

Apo dhe te dialogu:

“Dhe ju ça hani në shtëpi? -Gjellë me presh. As patate s’ka më. Shiko dyqanet bosh. Edhe buka  vjen me racion. Bukë msiri në fshat dhe me racion në qytet. Kanë siguruar bukën në vend këta plehëra!- shtoi Dona me  ironi . 

-Hahahahah, sa kot, jemi popull komunist që hamë bar dhe burg Spaçi dhe parimet s`i shkelim. 

Pusho,- tha Moza,- se do të na dëgjojnë dhe i kemi gati vendet në  burgun e Spaçit a të Burrelit. 

-Do  të ketë vende të lira për ne?!  

E pra shyqyr që paska.- Haha,- qeshën të dyja….”

Më tej autori spikat si mjeshtër i portretit të Ardianit,  (bashkëshjortit të ardhshëm të Donikës dhe që do ta shpëtonte atë nga kthetrat e trafikantëve) si: “S´ishte një trup normal. Ai dukej shumë i madh dhe ato s’kishin parë asnjëherë njeri të këtyre përmasave. Ishte flokëzi sterrë e me vetulla të zeza, pak esmer dhe syblu, afër dy metër e njëzet cm  i gjatë. Ia kalonte çdo aktori, por dhe boksieri, si mund të themi. Ato e morën për hedhës disku ose çekiçi i skuadrave të Ministrisë së Brendshme. Këtë e vërtetuan ma shumë kur e panë nga afër dhe ai i plotësonte kriteret e një sportisti olimpik e aq ma shumë kur ia panë këmbën dyzet e pesa, me një palë atelete të bardha, të cilat dukeshin që i kishin ardhur nga jashtë, sepse ishin të një marke të njohur”.

PËRDORIMI MJESHTËROR I MJETEVE STILISTIKORE

Edhe në përfundimin e romanit kemi përdorimin mjeshtëror nga autori të mjeteteve stilistikore, duke i dhënë atij përfundimin e lumtur, çka  e bën atë edhe më bindës dhe njëherazi befasues, tek sa Donika falenderon Zotin dhe  bashkëshortin e saj Ardjanin. Qartazi këto evidentohen qoftë dhe nga perifrazimi i mëposhtëm: “Pa shtetin shqiptar dhe atë italian, unë s’do të isha këtu. Do kisha vdekur, sepse kurrë s’do pranoja poshtërim dhe shërbime prostitucioni. I kisha ruajtur shpresat në Zot dhe tek bashkëshorti, se s’do më linin vetëm. Mrekullia ndodhi. Njerëz, falni sa më shumë dashuri! Ju bëj thirrje të gjithëve, sepse ishte dashuria ajo që na bashkoi ne dhe na shpëtoi nga pengmarrja. Letra që më dërgoi Ardjani në spital, është himn i dashurisë bashkëshortore. Të dua Ardjan!- iu drejtua atij. -E dua dhe Shqipërinë që po vuan nga plagët e rënda postkomuniste. Ndihmojeni zotërinj përendimorë atdheun tim! Ne i jemi falenderues shtetit italian që na dha nënshtetësinë dhe na shpëtoi jetën. Ju dua!-  tha ajo. -Dhe ju them se, si unë, atje në robërim kishte shumë vajza dhe gra nga e gjithë bota, të cilat abuzoheshin të izoluara në skllavërinë e seksit.  Luftojeni atë të keqe të madhe që po ndodh! Ju lutem  njerëz, besojeni Zotin dhe shtetin tuaj! E ardhmja është e të drejtëve!”.

Si përfundim mund të veçojmë si risi të këtij romani ofrimin nga autori të një sistemi të larmishëm strukturash dhe konvencionesh artistike, në një proces komunikues dhe dialogues midis personazheve tejet interesantë.

Kësisoj, me këtë roman të shkruar me gjuhë të stilizuar dhe mjete shprehëse interesante, autori Flamur Buçpapaj, ndërsa iu qaset plagëve të rënda të tranzicionit postkomunist, në fund përcjell tek lexuesi mesazhe shpresëdhënëse se Shqipëria jonë e dashur mund dhe do të bëhet. 

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT