• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2025

Prof. Dr. Rifat Blaku, in memoriam…

April 12, 2025 by s p

Dardan Blaku/

Sot, ndërsa shohim dokumentarin që ndriçon jetën dhe veprën e Prof. Dr. Rifat Blakut, ndiej një krenari të thellë për trashëgiminë që ai ka lënë pas. Axha Rifat nuk ishte vetëm një intelektual i shquar dhe profesor ordinar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, por edhe një simbol i rezistencës, i guximit dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare.

Ai ishte pjesë e pandashme e familjes sonë të ngushtë dhe një shembull frymëzimi për të gjithë ne. Kujtimet e tij me babain tim, vëllain e tij të pandarë, dëshmojnë për një jetë të mbushur me sakrifica, por edhe me dashuri për dije dhe atdheun. Nga ditët e para si nxënës deri te angazhimet e tij si pedagog, aktivist dhe drejtues politik, Axha Rifat gjithmonë qëndroi i palëkundur në përpjekjet për t’i dhënë Kosovës zërin që meritonte në arenën ndërkombëtare.

Në vitet e vështira të okupimit serb, ai nuk u dorëzua kurrë. Si nënkryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në forume ndërkombëtare, Axha Rifat luftoi për drejtësi dhe liri. Ai ishte gjithashtu një zë i dëgjuar në Institutin e Paqes në Washington DC, ku paraqiste me dinjitet realitetin e dhimbshëm të popullit tonë dhe aspiratat tona për liri.

Gjatë luftës së Kosovës, Axha Rifat dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Ai bashkëpunoi ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke ndihmuar në orientimin strategjik dhe logjistik të saj. Mbante ligjërata për orientimin topografik dhe aftësi të tjera jetike për ushtarët tanë, siguronte harta topografike dhe ndihmonte në përgatitjen për betejat më të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, ai ishte anëtar i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, duke marrë pjesë në organizimin politik dhe institucional të rezistencës, në një prej periudhave më vendimtare të historisë sonë.

Përmes dijes dhe veprimit, ai tregoi se dijetari mund të jetë edhe luftëtar kur kombi është në rrezik. Përkushtimi i tij ndaj arsimit dhe formimit të brezave të rinj ishte pjesë thelbësore e misionit të tij jetësor.

Sot, ndërsa kujtojmë jetën dhe veprën e tij, le ta mbajmë gjallë frymën e Axhës Rifat: frymën e dijes, të guximit dhe të dashurisë së pakushtëzuar për atdheun. Ai ishte më shumë se një profesor; ai ishte një prijës shpirtëror i kohës së tij.

Filed Under: Opinion

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra! Jo Kaq e Thjeshtë! Një këndvështrim nga neuro-shkenca

April 12, 2025 by s p

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Education/Neuroscience/Behavior/

Të thuash të vërtetën është një normë shoqërore pothuajse universale. Po kështu, gënjeshtra dënohet në shumicën e shoqërive. Shkeljet e vërtetuara ose të dyshuara të normës për të thënë të vërtetën, veçanërisht në formën e gënjeshtrave, konsiderohen gjerësisht si antisociale që sjellin dëmtime të rënda në reputacionin e autorit të tyre. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, megjithatë, dihet pak për themelet biologjike ne sjelljen e “gënjeshtrës”. Rezultatet nga imazhet e rezonancës magnetike që krahasojnë strukturat e trurit tregojnë aktivitet me më shumë lëndë e bardhë që nënkupton më shumë lidhje nervore dhe mund të lehtësojë sjelljen “gënjeshtër” (Holden, C. 2005). Ky rrugëtim përzgjatur e bën sjelljen “gënjeshtër” më të vështirë sesa të thuash të vërtetën. Më thjesht mund të shpjegohet që aktiviteti i pjesëve të trurit për të formuar një “gënjeshtër” është më e gjërë duke aktivuar edhe pjesë të panevojshme për atë sjellje. Sjellja “gënjeshtër” është më komplekse dhe e ndryshme në të gjithat rastet dhe individët, duke ju referuar faktit biologjik, psikologjik, social dhe kulturor. Aftësia për të gënjyer është një aftësi komplekse mendore që kërkon jo vetem aftësinë për të aktivuar një rrugëtim jo të vërtetë “genjeshter”, por në të njëjtën kohë duhet të ndaloj informacionin e “vërtetë”. Në referim the studimeve (Wibral, D, et. al., 2012; Sindermann, C et., al 2020), testosteroni dhe hypothalamic oxytocin, diskutohet se luan një rol në sjelljen e “gënjeshtrës”. Disa studime neuroimaging kanë zbuluar rolet vendimtare të korteksit frontal paraballor dhe inferior si dhe të korteksit cingulues anterior në monitorimin e konfliktit midis të “vërtetës” dhe “gënjeshtrës”, frenimin i aktivitetit konkurrues, kujtesën e punës, dhe rregullimin e zgjimit. Sjellja “genjeshter” mund te kete nje ndryshim midis moshave nga femijeria tek te rriturit. Për shkak se proceset si kontrolli kognitiv dhe kujtesa ndikohen gjatë gjithë jetëgjatësisë, është e rëndësishme të merret parasysh se mosha mund të jetë një moderator në efektet që “gënjeshtra” ka në kujtesë (Paige, L. E., Fields, E. C., & Gutchess, A. 2019).

Fatjona R. Lubonja Ed.D. është studiuese / autore e shumë shkrimeve dhe ka studiuar Neuroshkencë, Education & Behavior në Columbia University, në New York. #fatjonalubonjawww.fatjonalubonja.com

Filed Under: Komente

“Justice delayed cannot be justice denied”

April 12, 2025 by s p

Albanians for America (AFA) proudly welcomes the introduction of H. Con. Res. 26 in the U.S. House of Representatives — a historic resolution calling for an end to impunity for Serbian sexual war crimes committed during the 1999 Kosovo war, and honoring the courage of U.S. citizen and survivor Vasfije Krasniqi Goodman, alongside thousands of others impacted by gender-based violence.

This resolution is the result of tireless advocacy by the Albanian-American community. We extend special recognition to Vera Mjeku, whose persistent efforts and moral clarity were instrumental in advancing this cause, and we are proud that Albanians for America (AFA) played an essential role in pushing this resolution forward.

We also extend our sincere appreciation to Congresswoman Julie Johnson and Congressman Keith Self for sponsoring the resolution and for their strong leadership in standing with survivors and seeking accountability.

Sexual violence as a tool of war is a crime against humanity. For far too long, survivors like Vasfije Krasniqi Goodman have waited for justice. This resolution marks a powerful turning point in acknowledging their suffering and demanding action.

Albanians for America remains committed to advocating for truth, justice, and the dignity of all survivors. We call on the U.S. Government and international actors to ensure perpetrators are held accountable and that justice becomes a lived reality—not just a promise.

Justice delayed cannot be justice denied.

https://www.congress.gov/…/house-concurrent…/26/text

Filed Under: Komunitet

Në Albany, kryeqytetin e Nju Jorkut mësohet shqip nga Alba Life, rrjeti më i madh i shkollave shqipe në diasporë

April 12, 2025 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Edhe pse është një shkollë e re e hapur, më 17 janar, mësuesit dhe nxënësit po ecin suksesshëm dhe vetëm në rritje për të arritur në objektivin dhe detyrat e larta që i kanë venë vetes për të mësuar gjuhën tonë hyjnore, Gjuhën Shqipe. U nisëm nga Nju Jorku së bashku me z. Qemal Zylo, vizionarin, themeluesin dhe drejtuesin e TV dhe 7 shkollave Shqipe “Alba Life” për të udhëtuar në Albany atje ku kemi një shtëpizë të bukur shqiptare, një fole shqiponjash të komunitetit shqiptar në Albany në kryeqytetin e Nju Jorkut, atje ku mësohet Gjuha Shqipe. Çudi si fluturojnë 6 orë vajtje ardhje!

Është tejet emocionuese të hysh në mjediset e bukura, komode dhe të dëgjosh në klasat e shkollës publike amerikane “Sand Creek” Middle School, Gjuhën Shqipe. Është një ndjesi që të pushton të tërën, të rrëmben dhe bëhesh njësh me nxënësit kur flasin, interpretojnë dhe vallëzojnë shqip.

Ja hymë në klasën e më të rriturve që drejtohet nga mësuese Era Çorbaxhi njëherazi dhe koordinatore e kesaj shkolle, me të cilën bashkëpunuam fort për hapjen e shkollës shqipe së bashku me bashkëshortin e saj fisnik z. Algert Çorbaxhi. Pasi i përshëndetëm përzemërsisht dëgjojmë orën e mësimit ku klasa e mbushur plot përgjigjej me vëmendje pyetjeve të drejtuara me kompetencë dhe profesionalizëm nga mësuesja. Në këtë klasë ndihmon mësuesen asistente Briana plot dashuri dhe respekt.

Ajo e nisi orën duke dëgjuar nxënësit se si kishin kaluar javën e tyre duke i praktikuar përgjigjet e tyre në shqip. Pasi përforcoi gjithë shkronjat që kishin mësuar deri tani vazhdoi me shkronjën e re Gj të madhe të shtypit dhe gj të vogël të shtypit. Së bashku me nxënësit mësuan fjalët që fillonin me këto shkronja.

Në gramatikë morën, kur mund të përdorin i/e dhe të ndërtojnë pyetje me si? Nxënësit interpretuan poezi nga Gjergj Fishta, Asdreni etj. Mësuesja pasi përsëriti duke përforcuar çka ata kanë mësuar në këto tre muaj filloi mësimin e ri që paraqiti mjat interes për nxënësit. Mësuese Era stimuloi bukur të menduarit kritik duke i nxitur ata nëpërmjet organizimit dhe duke i quajtur një partner të dobishëm në komunikimin shqip në klasë.

Është një traditë e jashtëzakonshme për 18 vjet pa u ndalur të përdoren këto metoda bashkëkohore të mësimdhënies duke i kombinuar me ato të traditës dhe në fund shikon efikasitetin e plotë të zbatimit të tyre me përgjegjësi të plotë.

Në këtë klasë në gjysmën e orës së fundit u zhvillua dhe kërcimi i valleve të bukura si “K’cimi i Tropojës” që është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jo materiale të Njerëzimit në UNESCO dhe vallja e Katjushkës.

Në klasën e më të vegjëlve të mësuese Edvina Belishta dëgjuam klasën të mbushur me cicërima zogjsh që dëgjonin me aq vëmendje mësuesen e tyre me përvojë nga shteti amë dhe që po e ushtron profesionalisht dhe në Albany. Gjuha Shqipe në këtë klasë përbën një prej elementeve bazë të mësimdhënies sepse ajo është bazike dhe hap një dritare të re në trurin e nxënësve. Mësuesja pas i pyeti nxënesit se si kishte kaluar java i njohu me mësimin e ri që shpjegoi në dërrasë shkronje Ë të madhe të shtypit dhe shkronjën ë të vogel të shtypit. Ndërkohe iu shpjegoi se si emrat e përveçëm fillojnë me shkronjë të madhe.

Ata punuan të pavarur ushtrime në tekst.

Bukur zbatoi dhe lojnat mësimore duke përsëritur numrat matematikor nga 1 deri në 10. Mësuesja i ndau nxënësit në dy grupe përballë njeri tjetrit ku u vendosën numrat e njejtë. Asistente Lusiana mbante shaminë dhe thërriste në numër, kurse shaminë e rrëmbente më i shpejti.

Ata pësëritën këngën Qengji i vogël pse mendueshëm dhe kërcyen vallen e pogonishtes.

Natyrisht një moment I bukur është dhe takimi me prindërit dhe gjyshërit. Gjate përvojës sime më së shumti ka ndjerë lotët e ngrohtë të gjyshërve dhe bekimin që i japin Alba Life për mësimin e gjuhës shqipe mbesave dhe nipërve të tyre. Dihet që mijëra fëmijë në botë nuk dinë të flasin shqip për shkak të emigrimit dhe të asimilimit të tyre në vendet e huaja.

Unë bisedova me shumë prindër të tjerë ku midis tyre me emocion dëgjova një prind të dy fëmijëve Arjana Delia para kamerave të TV “Alba Life”. Ajo shprehu mirënjohjen e thellë që fëmijët e saj po mësojnë shqip nga dy mësueset e përkushtuara, por njëkohësisht ajo tha se si ata lidhen me njeri tjetrin si shqiptarë. Së shpejti tha se do të sjellë dhe vajzën e vogël që kishte në krah, çka ne si bord e vlerësojmë shumë sepse tregon se sa të kënaqur janë prindërit me këtë program prestigjioz, professional dhe shumë të dashur për nxënësit që ulen në bangat e shkollës.

Ajo na uroi me zemër për ta vazhduar përgjithmonë këtë Mision Kombëtar. Ndërsa ndahesha me ta përzemërsisht në mendje dhe në buzë pëshpërisja vargjet e Naim Frashërit si: Vëllezër shqipëtarë/ Qasuni më dëgjoni/ Sa të mundeni më parë/ Gjuhën tuaj mësoni. Është krenari të kemi shkollë shqipe në Kryeqytetin e Nju Jorkut e cila na ka dhënë një ndjesi mikpritjeje të jashtëzakonshme, kemi qenë disa herë deri të ftuar në Parlament dhe në Senatin e shtetit të Nju Jorkut. Shkollat Shqipe “Alba Life” ne NY, u nderuan në Parlamentin dhe Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, për punën dhe përkushtimin e palodhur duke pasur një Rezolutë në emër të “Alba Life”.

Ne u ndamë përzemërsisht me nxënësit, mësuesit prindërit duke iu uruar pushime të mbara të pranverës dhe mirë se të vinë prapë në shkollë në Albany, kryeqytetin e Nju Jorkut atje ku mësohet shqip nga Alba Life, rrjeti më i madh i shkollave Shqipe në Diasporë.

Autorja e shkrimit është shkrimtare, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un dhe në Albany si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

11 prill, 2025

Albany, New York

Filed Under: Analiza

Duke përkujtuar ditëlindjen e Asdrenit: 11 prill 1872 – 11prill 2025

April 11, 2025 by s p

Prof. Emil LAFE/

Një “mëkat” i Asdrenit

Rasti më i ri kur kam dëgjuar nga afër Himnin e Flamurit të kënduar nga një kor, ka qenë më 21 nëntorin e shkuar, ditën e hapjes së Kuvendit Kombëtar për Gjuhën shqipe në Pallatin e Brigadave. I kisha përballë dhe fare pranë vajzat dhe djemtë e Liceut Artistik “Jordan Misja”, që e kënduan me shumë ndjenjë e ngazëllim zemre, ndoshta për herë të parë në atë sallë dhe përpara kryeministrit. Te vargjet 5-6 të strofës së parë:

Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor…

vajzat dhe djemtë e korit dhanë gjithë frymën dhe frymëzimin e tyre për të arritur atë kreshendo, siç quhet në gjuhën e muzikës, dhe që kulmon te fjala tradhëtor. E kënduar te himni ynë ajo kumbon aq solemne, aq madhështore, aq sublime, saqë të duket sikur nuk është fjala për tradhëtorin, po për të kundërtën e tij, për trimin që vdes si hero legjendar duke mbajtur betimin që ka bërë mbi të shenjtin e të shenjtëruarin “O flamur gjak, o flamur shkabë, O vend e vatr’, o nën’ e babë!”. Pse duhet ta kemi dhe ta ekzaltojmë në himnin tonë (që është më parë një himn kombëtar i gjithë shqiptarëve e pastaj edhe i shtetit) fjalën tradhëtor? Kjo pyetje më ther së brendshmi sa herë e dëgjoj dhe më shkon mendja ta quaj Një mëkat i Asdrenit. 

Dihet se teksti i himnit tonë është frymëzuar nga kënga patriotike rumune “Pe-al nostru steag e scris unire” (“Në flamurin tonë është shkruar bashkimi”), për të cilën shkroi muzikën kompozitori Ciprian Porumbescu (1853–1883):

Acel ce-n luptă grea se teme

Ce singur e rătăcitor,

shqip:

Ai qe ka frike nga lufta e rrepte

Eshte vetem endacak (d.m.th. pa atdhe)

Për këtë “mëkat” të Asdrenit ka rënë fjala edhe në raste të ndryshme me kolegë filologë, po edhe me njerëz të muzikës. E kemi njohur si një “cen” të himnit tonë dhe që “s’ke ç’i bën”! Por duke vrarë mendjen se si mund të kapërcehet ky cen, ka dalë edhe një propozim, që kam dëshirë ta bëj të njohur për atë që quhet “opinioni publik” e veçanërisht për njerëzit e botës së letrave e të muzikës:

Prej lufte kurrë nuk largohet
Kush është lindur arbëror!

Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor! 

Ose, për të shmangur përsëritjen kush … kush në krye të vargjeve 2 e 3:

Prej lufte kurrë nuk largohet
Ai që lindet arbëror!

Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor! 

dhe kështu ai kumbim aq solemn, aq madhështor, aq sublim i muzikës së atij vargu, tani i vishet fjalës arbëror, emrit të popullit tonë në kohën e Motit të Madh, prej nga na vjen edhe Flamuri që kemi, prej nga na ka ardhur edhe frymëzimi e guximi për një “Shqipëri të lirë e të mosvarme”. 

Sikur t’i kishte shkrepur në mendje Asdrenit fjala arbëror kur shkroi tekstin e këngës ”Betimi mbi flamur”, sa bukur e sa madhështor do të tingëllonte himni ynë, që i këndon simbolit të bashkimit, të krenarisë, të vendosmërisë e të qëndresës së paepur! A mund të ndreqet ky “mëkat” i Asdrenit në vjershën e tij që ka qenë dhe mbetet himni kombëtar i shqiptarëve para se të bëhej himni i shtetit? Them se e kemi lejen dhe mirëkuptimin e tij për ta ndrequr! Duhet pak vullnet i mirë ndërmjet nesh dhe mirëkuptim e interesim edhe nga institucionet që kanë tagrin për veprimet përkatëse ligjore.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT