• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2025

AC MILAN APPOINTS IGLI TARE AS SPORTING DIRECTOR

May 27, 2025 by s p

AC Milan announces the appointment of Igli Tare as the First Team’s Sporting Director.

AC Milan announces the appointment of Igli Tare as the First Team’s Sporting Director. He will report directly to the Club’s Chief Executive Officer, Giorgio Furlani.

Born in Vlorë (Albania) on July 25, 1973, Tare has extensive experience in Italian professional football, having played for Brescia, Bologna and Lazio. After retiring from his playing career, he established himself as a high-profile executive, serving as Sporting Director of S.S. Lazio for over fifteen years. During his tenure, he contributed significantly to the Club’s recent successes, including three Coppa Italia titles and three Italian Super Cups.

AC Milan CEO Giorgio Furlani stated: “We are pleased to welcome Igli Tare to the Rossoneri family. He is the right person to kick-off our reset: competence, determination and strong values, combined with a deep understanding of Italian football and an international vision, make him the ideal profile to support the Club’s next chapter, through the development of an ambitious sporting project.”

The new Rossoneri Sporting Director, Igli Tare, commented: “Becoming part of a Club like AC Milan is a source of immense pride and responsibility. I thank the Club for entrusting me with this role. The Club knows my strong determination and my desire to succeed: I will dedicate all my experience to serving this great Club, which is determined to return to the forefront of Italian and European football.”

Filed Under: Sport

Elias Maliq Lazarati, in memoriam…

May 27, 2025 by s p

Ardi Ahmeti – Zabide Aliko

Shoqata Kulturore Atdhetare Lazerati – Michigan, USA/

It is an honor and privilege to welcome you here today as we gather to celebrate a remarkable man- our grandfather, Elias Maliq Lazarati. Today is a special and proud occasion, a day when America pays tribute to its veterans, to those brave souls who placed duty, country and freedom above all else. Among those heroes stands Elias, whose legacy we are here to remember and celebrate. Elias was born on December 12, 1897 in an ordinary Lazarati family, but with great ideals and patriotic values. These values, were deeply rooted in the mind and heart of Elias since childhood.

In 1913 he immigrated to the USA. Now he had left not only Lazarati but also his homeland behind. This weighted heavy on his shoulders. To preserve his heritage and keep his origin alive he chose to turn his beloved Lazarati into his last name, but he also placed the name of his grandfather, Maliq, within his own name. From now on he would be called Elias Maliq Lazarati.

Immigrating to America gave Elias the opportunity to follow a path he had always aspired, the path of education. In addition to work, he began his studies at the American Military Academy. His progress was visible and immediate. In 1916 he graduated from the Military Academy, and was mobilized in the American army as an officer. He fought bravely in the trenches of World War I, enduring the horrors of the battles such as:

Verdun (Verdan) – in 1913 in the mountains of northern France

Marne (Marn) and Aisne (Aisn) – in 1914 in Paris, France.

Meuse Argonne (Muse Argone) – 1918 This one is known as a fierce battle and with the greatest losses in the ranks of the American army.

Chateau Thjery – This was the battle in which on July 4, 1918 he was wounded by a shrapnel and exposed to mustard gas.

Then, Elias was discharged from the American army with military honors and a victory medal. He was also presented with the right to wear a wounded chevron. A ribbon with three clasps which means that he took part in three important victory battles and that he was wounded in war.

But his unwavering dedications goes beyond the battlefield. In the first year of his return to the U.S from war Elias began to write and publish a series of articles in newspapers of the time in which he expressed his unwavering stance on our national issues. These writings made his name even more well-known and he was often quoted in the Albanian press, with special respect.

The collaboration with the most famous Albanian personalities such as Fan Noli, Sotir Peci, Mihal Grameno, etc. would rank him among the most honored Albanian-American figures of that period. All these great historic names were members of the patriotic society “Vatra”. This served as the direct affiliation that Elias had with “Vatra”. At first as a member of it and very soon he became the Chairman of Branch No. 29, in New York. During this time, he would give his help and contribution to his fellow Albanians who came to America as immigrants by ensuring they had the guidance and support needed to establish a better life in America. Elias worked tirelessly for our national cause until the end. When his health deteriorated, he decided to return to his homeland and be with his daughter, Liri! He passed away in 1928 in Lazarat, where his body rests today.

When you hear about his activities, you get the impression that he was someone who lived a long life, but Elias was only 31 years old when he passed away. This fact speaks volumes about him and his clever vision.

More than an officer, he was a patriot who carried the Albanian spirit across borders.

More than an immigrant, he was a bridge for those seeking a better life in America.

More than a historical figure, he is a symbol of resilience for all of us.

Today, in this memorial ceremony, we honor Elias as the American military hands over the American flag to his family in recognition of his courage and sacrifice.

We, Elias’s descendants, sons and daughters of Liri, stand here with pride and deep gratitude.

Let this day be a reminder of our roots, of those who came before us, who built bridges, fought battles, and paved the way for our future. Let us continue to carry Elias’ name with honor, strength, and deep Albanian pride!

Thank you all for your presence!

May God Bless the memory of Elias Maliq Lazarati!

May God Bless the United States of America!

Filed Under: Analiza

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025

May 27, 2025 by s p

Dr. Paulin Marku/

Shqipëria është një vend i rëndësishme në Ballkan dhe me marrëdhënie të hershme me Evropën për arsye strategjike e gjeopolitike, ekonomike dhe social-kulturore. Synimi dhe orientimi i shqiptarëve ka qenë Euro-Atlantik dhe është përpjekur të ndikoj pozitivisht për bashkëpunim në relacione ndërkombëtare. Në pikëpamje historike kemi bashkëpunuar me Evropën ndër shekuj me princër e mbretër, me papatin e Vatikanit, me qeveri të ndryshme. Regjimi komunist, pasi vendosi diktaturën, izoloi vendin dhe ndërpreu marrëdhëniet me Evropën perëndimore dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kohën e ndryshimit të sistemit, nga komunizmi në pseudo-pluralizëm, në fillimet e viteve 1990-të intelektualët shqiptar, studentët, të mbështetur edhe nga masa popullore, e rrezuan sistemin diktatorial dhe objektivi i tyre ishte që Shqipëria të ketë vizion Perëndimor dhe slogani kryesor ishte: “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”. Edhe pse shqiptarëve iu premtua nga drejtuesit politik që Shqipëria do të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), kanë kaluar më shumë se tre dekada dhe fatkeqësisht ende jemi jashtë BE. Partia Socialiste, me kryeministër z. Edi Rama, ka 12 vite në pushtet që qeveris vendin dhe vijon të premtojë atë që ishte premtuar kur u përmbys komunizmi. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025, vijonte të kërkonte votën e popullit me sloganin elektoral “më jepni votën dhe brenda 2030 ju shpijmë në BE”. Gjatë qeverisjes së z. Rama, vendi është përfshirë mes skandalesh të ndryshme, si: kanabizimi i vendit, vjedhje të fondeve publike, lidhje të politikës me krimin e organizuar, etj…Për këto ngjarje të rënda janë arrestuar ish-ministra, deputet e kryetar bashkie e drejtues politik. Një pjesë e mirë e stafit të z. Rama gjenden pas hekurave apo kanë kryer dënimin si në rastin e ministrit të Brendshëm.

Nëse do të bëjmë një analizë për të vlerësuar qeverisjen e z. Rama për këto 12 vite do të shohim se gjatë qeverisjes së tij mbjellja dhe kultivimi i kanabisit ka përshkruar vendit. Vrasjet dhe krimi i organizuar është një fenomen që shqetëson shoqërinë shqiptare dhe pasiguria për jetën është problem serioz për Shtetin Shqiptar. Grupet mafioze kriminale, kryejnë vrasje, natën për hënë dhe ditën për diell, në rrugë, në ambiente publike, e kudo iu jepet mundësia, në disa raste duke shkaktuar humbje jete edhe për persona të pafajshëm, pa kursyer gra e fëmijë. Ajo që është edhe më shqetësuese, është fakti se këto ngjarje në shumicën e rasteve mbesin pa autor. 

Fenomeni i vjedhjeve të fondeve publike dhe i tenderave të ndryshme, qofshin qendror e vendor, i kanë shkaktuar dëme të mëdha shqiptarëve. Për këto abuzime financiare janë dënuar e arrestuar personazhe të rëndësishëm të politikës dhe pranë kabinetit të z. Rama, si: ish-ministra, deputet e kryetar bashkish. Rasti i arrestimit të ministrit të Brendshëm, ministrit të Shëndetësisë, krye-bashkiakut të Tiranës, etj…për vjedhje të fondeve publike është një dëm i madh ekonomik e social që i bëhet shqiptarëve. Ndërkohë që pensionistët kanë një pension të ulët e  nuk përballojnë dot shpenzimet për minimumin jetik (ilaçe, drita, ujë, ushqim e veshmbathje) ndërkohë nga ana tjetër vidhen me miliarda leke nga xhepat e taksapaguesve për check-up, onkologjik, inceneratorë 4D dhe me abuzime të shumta me kosto teje të larta në infrastrukturën rrugore. Mjafton të kujtojmë rastin se çfarë ndodhte me hemodializën në spitalin e onkologjikut të Tiranës kur pacientët nuk kishin ilaçe për të kuruar sëmundjen që po ju merrte jetën dita ditës. 

Po ashtu, jetesa në Shqipëri është e papërballueshme. Sot një çift i sapo martuar e ka shumë të vështire të sigurojë një banesë dhe të garantojë të ardhmen e fëmijëve të tij. Gjatë qeverisë së z. Rama kemi një dyndje largimesh nga Shqipëria. Kjo hemorragji largimesh ka shkaktuar rënien e numrit të nxënësve në shkolla dhe të studentëve për t’u regjistruar në universitete. Shkollat po kthehen në klasa kolektive dhe disa departamente në universitete janë mbyllur për mungesë të regjistrimeve. Në Shqipëri e ardhmja e një të diplomuari varet nga politika, aty ku tesera e partisë dhe militantizmi partiak, vlen më shumë se një diplomë universitare.

 Sot, Shqipëria është më e zbrazur, vendi jonë është drejt shpopullimit me kryeministrin, Rama. Vendi po vuan nga mungesa e profesionistëve dhe e fuqisë punëtorë, të cilët janë larguar masivisht për shkak të politikave të gabuar dhe centralizimit të pushtetit në një grusht njerëzisht ku vendosin për gjithkënd dhe për gjithçka. Politizimi i administratës dhe kapja e pushtetit nga qeveria ka shkaktuar presion psikologjik, frikë dhe kërcënim për vendin e punës. Me keqardhje të madhe e pohoj, se, fatkeqësisht vendi jonë është vjedhur nga politikanët e korruptuar ku shpesh herë pyes vetën, “sa vend i pasur paskemi qenë që të vidhet kaq shumë, dhe ende ka për të vjedhur në Shqipërinë tonë të bukur”. Sikur të mos mjaftonin këto që cituam në shkrim, e shumë arsye të tjera, përsëri, Partia Socialiste arriti të merrte mandatin e katër, me 83 deputet, me një premtim të ripërsëritur për më shumë se tre dekada, më jepni votën, “Do t’ju çojmë në BE”. Ky rezultat i zgjedhjeve të 11 majit është një numër i frikshëm dhe përqendron pushtetin absolut në duart e z. Rama.

Ky është një realitet i hidhur për një popull të vuajtur, të vjedhur e të larguar nga vendlindja për shkak të keqqeverisjes. Për fat të keq, gjithçka varet nga politika, kontrollohet nga qeveria dhe administrohet nga të dërguarit e partisë nëpër rrethe për të shtypur liritë dhe të drejtat e një populli. Mund të thuhet se jemi shumë pranë shpalljes së një forme të një regjimi diktatorial, ku Partia-Shtet në Shqipëri kontrollon gjithkënd dhe gjithçka, përfshirë edhe grupet kriminale sipas interesave politike.   

Populli shqiptar e përmbysi regjim diktatorial para 30 vitesh për të sjellë pluralizëm por faktet flasin se politika e ka marrë peng popullin dhe centralizimi i pushtetit për të kontrolluar, kudo e këdo është evident në çdo cep të Shqipërisë. Regjimi ka ndërruar formë, por jo përmbajtje, ka ndërruar drejtues pushteti, por jo mendësi autokratike. Do ta mbyllja këtë shkrim me një thënie të At Zef Pllumit i cili shprehej:“Liria ashtë një dhuratë që Zoti ia ka dhanë njeriut, por diktatura ia ka grabit”. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Paulin Marku

NARRACION I PIKËLLUESHËM PËR FATIN E KEQ NE DASHURI DHE EMIGR A CIONIN APO MURTAJA E BARDHË PËR SHQIPTARËT

May 26, 2025 by s p

Mhill Velaj*/

Tema e emigracionit, dëbimeve, masakrave, e zhberjes se krahinave është një Sagë që nuk mbaron kurrë per shqiptaret sepse tragjik ishte edhe fati I tyre për keto 2000 vjet histori. Shikuar nѱ prizmin e narracionit të këtij romani dhe planit ideo artistik që në fillim mund të themi se subjekti letrar i Age Gjokaj – Ivezaj është shumë i qëlluar njekohesisht trondites, sfidues dhe faktografik për fatin tragjik të shqiptareve me theks të veçant shqiptareve të pjesës tjetër të etnisë – pra atyre të Malësisë së Madhe. Drama familjare dhe kolektive fillon që në faqët e para të rrëfimit romanor sikur do të na pasqyroj realitetin tragjik të një familjeje e cila në breza që e sakrifikuar për lirinë e kombit.

Narratorja thekson se: ,, Babai i tij Pjetri ishte pushkatuar, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore nga regjimi komunist, ndërsa gjyshi, Gjoka, ishte vrarë në luftë nga malaziasit, në mbrojtjen e Shkodrës. Leka ishte i vetmi trashëgimtar i familjes, ai kishte mbetur jetim, akoma pa i mbushur dy vjet, u rrit vetëm me ledhatimet dhe kujdesin e nënës, babain nuk e mbante mend fare ‘’.
Është ejeta e vuajtur e shqiptareve e përshkruar në këtë roman, bazuar në kanunin e Lekës dhe gjakimit për mbijetesë. Është kumti i përbuzjës së shqiptarit nga ana e pushtetit të Malit te Zi dhe kulmit të mllefit për të emigruar në SHBA. Njeriu malësor paraqitet si i huaji në Atdheun e tij në këtë roman andaj edhe drama që i shoqeron personazhet në këtë roman është një Odisediade pikëllimi, zhgenjimesh e mbijetese.

Personazhet si ajo e Hanës, Prenes, Mrika, Gjeka, Pashkja, Kola, e Lizës etj që e mbajnë gjallë dhe dinamik rrefimin romanor personifikojnë mjerim ekonomik të jetës së Malësoreve që vuajne deri në zgripin ekzistencial si në kuptimin ekonomik poashtu edhe ate politik sepse masat e represaljet etnike ndaj shqiptareve ishin të medha. Emigracioni i Lekës për në Itali shkaku i këtyre shkaqeve të lartëcekura është një tabllo e mbijetesës së individit në kërkim të lirisë por pas një vuajtje e sakrifice të pa shoq. Në këtë roman nuk lihen pa u theksuar edhe fenomenet tradicionale anti feministe shkaku i traditave rigjide dhe botëkuptimeve fisnore dhe të Kanunit.

Fuqia narrative e e Age Gjokaj – Ivezaj ka një shtrirje shumë dimensionale duke u nisur nga jeta familjare, fisnore, krahinore e deri të ballafaqimet me ekzistenciale ekonomike e shoqerore ku individi i gjendur në mes të dilemes të heqi dore nga e kaluara atdheu e familja detyrohet ta shkëpus të kaluarën e tij nga shkaqe e rrethana demoniake të presionit politik. Ngjarja zhvillohet në gjysmen e shekullit të kaluar pra pas Luftës së Dytë botërore, ku regjimi Jugosllav kishte intensifikuar masa drastike ndaj etnisë shqiptare gjegjësisht malësorëve të Malesisë së Madhe.

Është saga e fëmijerisë e përshkruar në këtë roman dhe vuajtjet e një nëne fisnike e cila lufton me kodet zakonore, ekonominë, perplasjet e ëndrrën për ta ndertuar një jetë të re në rrethana krejtësisht të pa favorshme për mentalitetin e kohës. Janë mozaiqe letrare e faktike të rrëfyera bukur për tragjiken familjare dhe dilemes se partnereve të cilët të gjendur në mes dashurisë, krizës e mbijetesës vendosin të ndahen jo nga deshira por nga drama që iu kishte afruar atyre.

Vorbulla e mërgimit i kishte perlarë Lekën dhe Gjekën të cilët pas shumë veshtiresishë kishin arritur në portin detar. Anija ishte gati të nisej drejt Italisë. Ata bashk me mallin e plaget e tyre po mirrnin edhe një copë kujtesë por barrë shpirterore iu kishte bërë edhe sherbetoret e UDB –së. Jeta në kampet Italiane për dy protagonistet ishte pak me ndryshe sepse gjersa gjindeshin në Podgoricë ata kishin përjetuar vetëm dhunë, përbuzje e diskriminim.
Në këtë kaos jetesor figura e Ramizit na del pozitive i cili kishte arsyen e shendoshë dhe kërkonte me ngulm që ti sherbenin vendëlindjes.

Akt dramatik emocional paraqet Prena, Mrika dhe Hana të cilat futën në anije ku nga aty do emigronin në Amerike. Hana qante në heshtje. Mrika e gjorë i fshinte lotët me mëngë shpreht e reflekton autorja Ivezaj. Udhëtimi pertej Atlantikut do bëhej nga aeroporti “Fiumaicino Leonardo Da Vinçi,” për ta përqafuar me pas botën e re.
Gjatë këtij rrëfimi aq tronditës romanor si protagonist na del edhe Shaqiri me të cilin ishin njohur në kamp derisa qendronin në Itali.
Jeta e re në botën e re ( USA ) do fillonte me peripeci tregon narratorja e këtij romani por mbi të gjitha ngadhënjen ideali I punës, përkushtimi , qëllimi I mirë dhe këmbëngulja e protagonisteve.

Në krahun tjetër të botës Hana shkonte në shkollë në Hot të malësisë duke thurur endrra për jetën e kthimin e të atit. . Familja mbijetonte në të dy brigjet. Ajo gjakonte shkollimin, emancipimin dhe daljen nga rrethi vicioz. Me një fjalë I pelqente dritë e diturisë larguar nga zerat e keq e miop që nuk e kuptonin madheshtinë e endrrën E femres. Nuk ka asgjë më të rëndë në jetë për pleqërinë sesa vetmia thekson narratorja e romanit duke reflektuar në kohë e hapesirë për sagën familjare të protagonisteve. Në këtë vorbull ideshë e perplasje të mentaliteteve nuk mungojnë as polemikat, fiksionet e tendencat për refuzim për tu shkolluar por mbi të gjitha ngadhenjen vizioni se ,, femra shqiptare duhej të shkollohej ‘’ dhe të bëhej zot i fatit të saj.

Në këtë litar kohe të mentaliteteve të ngurtësuara zhvillohet drama familjare për emancipim, thyerje tabushë e për tu shkolluar apo për ti qendruar besnik traditës kanunore dhe pasojave e mentalitetit të pushtuesve. Vajza e etur për emancipim po luftonte me mullinjtë e eres dhe kokat e trazuara e të ngurtësuara të prindërve dhe rrethit se ku jetonte ngre kumtin rrefimtarja Age Ivezaj. Familjaret e saj edhepse të emigruar në shtetin me të integruar të botës prap se prap kishin mbetur peng të traditës dhe ideve rigjide që vendnumerojnë në kohë e hapesirë. Ketij shtegu iluminizmi e emancipimi iu kishin bashkangjitur edhe shoqet e saj Katrinën dhe Marijen, keshtuqe akujt e paragjykimeve kishin filluar të shkriheshin.

Netet e dimrit me borë dhe monotonia nuk ishin asgjë për protagonisten e romanit në raport me mungesen e indiferencën e prindit të saj. Po perplaseshin dy mentalitete e shumë fate njerezore perbrënda një drame më shumë akter e pak maska.
Perbrenda dashurisë Tabu në Malësi dhe gjakimit për emancipim heronjtë e rrëfimit romanit mbesin në luftë të përhershme. Vajza e bukur ka luftë me fisin sepse në traditën e Malesisë duhej ruajtur vija e gjakut dhe lulet e bukura mund të mbinin vetëm në bjeshkën tjetër.
Ky roman i Age Gjokaj – Ivezaj ka elemente edhe etnopsikologjike sepse aty rrefehen e shperfaqen shumë zakone tribale, egoizmi e indiferentizmi mashkullor në raport me familjen, kriza ekonomike, refuzimet e mohimet në dashuri, mbetjet ideologjike dhe sakrificën e gruas malesore shperndarë në shumë fronte të jetës.

Hoti, Gruda, Këlmendi, Shkreli, Kastrati, Trieshi dhe Koja, mbesin të gjalla gjatë rrëfimit të këtij romani. Aty është tharmi i memorizimit të romanit dhe autores. NË PJESËN E ROMANIT ,, FILLIMET NË NJU JORK ‘’ pershkruhen 4 vite të kaluara në qytetin shumë milionesh, krejt ndryshe nga Malesia e madhe dhe për një familje të ndarë në dysh emocionalisht dhe fizikisht mes gjakimit për ta ruajtur traditen dhe emigrimit pa adresë. Ketu na del në pah edhe familja Gjoni që kishte shtatë djem e katër vajza. Jeta në Nju Jork rikapitullon edhe një pjesë interesante të jetës së përsonazhëve të përshkruara në këtë roman ku pronari na del me prejardhje Arbereshe, ku kishte punësuar shumë shqiptarë nga, Malësia e Madhe, Shqipëria, Kosova, Struga, Dibra, Shkupi, Prizreni, Ulqini, Plava, Gucia, etj, që kishin arrtr në Nju Jork.

Figura e Tomait na del si një njohës i mirë i historisë shqiptare që kishte ndërvepruar për qeshtjen shqiptare deri në Kongresin Amerikan I ndihmuar edhe nga Gjoni, Leka, Gjeka mësuesi Kolë dhe një plejadë e shqiptareve nga Lugina e Preshevës dhe viseve të Maqedonisë. Pra është një mozaik shqiptar I ndërveprimit shqiptar i përshkruar në këtë roman sa psikologjik e etnik poaq edhe trondites sa i perket fatit të personazheve. Lekën e tundonin endrrat e kqija për babain dhe kërkon të kthehet në Malësi për ta vizituar, por një ditë tragjike peson lendime të rënda trupore gjersa po punonte në katin e katërt.
Koha në rehabilitim e tij nuk ja kishte zbehur deshiren për ta vizituar Malesinë e Madhe. Malli prinderor shuhej disi permes letërkëmbimit në mes të Lekës dhe se bijës duke e gjakuar endrrën që të takoheshin prap në vendlindje.
Raporti i mirë me Markun ia kishte ndezur idenë që vajzën ( Hanën ) e tij që gjindej në Malësi ta fejonte pikërisht me këtë djalë të formuar.
Ëndrra e Lekës për ta takuar familjen shuhet nga vdekja e tij. I zoti i shtëpisë të vdekur kurse tri zana po e prisnin plot pikëllim.
Pjesa e tretë e romanit ,, JETA NË HOT ‘’ perveq dramës së shumëfisht familjare dhe një kohe të gjatë plot mall e tensione në qender të rrëfimit romanor na shfaqet një situatë e histori e re : ,, Dashuria në mes Nikës e Hanës rritej dita ditës fshehurazi, pa ia thënë njëri tjetrit dhe pa i treguar askujt’’ por sfidë e madhe ishte martesa në mes të një fisi, pra fisit Hot.
Ky roman është rrëfim i tronditjeve të mëdha që endezohen here rreth mergimit e here rreth vuajtjes, dashurisë, pesimit, vdekjes, e shpresës. Shuarja edhe e Lizës dhe varrosja e saj pran Lekës tregon gjëmën e madhe të fatit njerëzor. Roman dramë për jetën dramatike të shqiptarëve të lidhur keq nga traditat e huaja varfëria, emigrimi diskriminimi e shkurtpamësia njerëzore. Etja në dashuri ka petkun e tragjikës në këtë roman sepse shumë mendime të erreta e mundin dy zemra të rinjësh.
Pjesa e fundit e romanit ,, VIZITA E GJONIT NË HOT TË MALËSISË ‘’ shton edhe me tepër gamen e tragjikës dhe dramës familjare sepse tani ata kanë ardhur ta fejojnë djalin me Hanën dhe të rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm për ta marrë Hanën në Amerikë.
Në këtë Odisediadë e kaos sfidash traditash e dramash psikologjike me rastin e refuzimit të fejesës së vajzës me Gjonin dhe vendimit së saj për te mbetur gjithmonë peng i kulmit të shtepisë na zhyt në dimensione edhe me të thella të psikologjisë shqiptare dhe traditave të tyre te ngurta por edhe fisnike.
Refuzimi i Gjonit nga ana e vajzës atij do ti sillte ankth e humbje shprese, kurse pleqeria do I’ia shkaktonte humbjen familjares se saj Prenen. Vajza që kishte filluar jetën duke u marr me art e kulturë po e perjetonte vetminë e madhe dhe aromen e varrit. Një dhimbje e madhe po e shterngonte vajzën në gjoks. Ajo vdiq në praninë e fqinjeve pa asnjë familjar afër. Familja iu kishte shuar. Vdiq në duart e NIkës – dashurisë së pare dhe të fundit në jetën e saj.
Hanën e varrosën pranë prindërve të saj, Lekës dhe Prenës.
Nika në pleqëri mbeti i vetmuar pa dy të dashurat e tij; Hanën dhe nënën, Tereze. Dhe krejtë në fund mund të konstatojmë se mjeshtria rrefimore e Age Gjokaj, është një mozaik mbresëlenës në letërsi për fatin njerëzor dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë… edhe pertej varrit e kujtesës që dhemb deri në kufinjtë e shpirtit…

*Reflektim për romanin “Kush na Mallkoi” të Age Gjokaj – Ivezaj.

Filed Under: Sofra Poetike

MARRËVESHJA E OHRIT: NGA KOMPROMISI HISTORIK TE TESTI I DEMOKRACISË SË ARDHSHME

May 26, 2025 by s p

Marrëveshja e Ohrit nuk është një çështje e së kaluarës – ajo është testi më serioz i të ardhmes demokratike të Maqedonisë së Veriut. Dhe në këtë test, dështimi për ta ruajtur frymën e saj është dështim për ta ndërtuar një shtet që i përket plotësisht familjes europiane

Prof. dr Skender ASANI

Në historinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe të proceseve shtetformuese në hapësirën e ndërlikuar ballkanike, ka momente që mbesin si pika reference, jo vetëm për atë që sollën në kohën e tyre, por edhe për potencialin që bartnin për të ndërtuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse. Një prej këtyre momenteve është padyshim Marrëveshja e vitit 2001, një akt që në memorien kolektive ruan statusin e një kompromisi të nevojshëm, të arritur në kohë të turbullta, për të shmangur një skenar që do ta kishte vështirësuar tej mase projektin e bashkëjetesës demokratike.

Mirëpo, teksa vitet kalojnë dhe ritmi i zhvillimeve politike shkon përtej simbolikave të dikurshme, lind nevoja për një reflektim të matur: në çfarë mase kjo marrëveshje vijon të jetojë si strukturë funksionale në sistemin institucional dhe shoqëror të vendit, dhe në çfarë mase ajo është reduktuar në një formë të ngrirë që evokohet vetëm në ceremoni përkujtimore?

Është vështirë të mos vërehet një tendencë e kthimit të saj në një klishe politike, të përdorur shpesh për të dekoruar diskurse që nuk shoqërohen me angazhim të thelluar për zbatim real. Duket sikur ky dokument, dikur burim energjie për transformim, sot është ngulfatur nga praktika administrative, interpretime të pjesshme dhe një vullnet politik i fragmentuar që e trajton atë si pjesë të së kaluarës dhe jo si busull për të ardhmen.

Në këtë kontekst, ajo që dikur u konsiderua si një arkitekturë e avancuar për rikonfigurimin e marrëdhënieve ndëretnike, po përballet sot me një proces të heshtur provincializimi. Nga një dokument që supozohej të garantonte barazi substanciale, është reduktuar në një simbol me vlerë më shumë ceremonial se sa transformues. Ky degradim i funksionit të saj si mjet për ndryshim strukturor është reflektuar edhe në përfaqësimin politik të komuniteteve që ajo synonte të fuqizonte.

Në mënyrë të veçantë, është vërejtur një fragmentim i brendshëm i spektrit politik që përfaqëson interesat e shqiptarëve, një proces që në pamje të parë mund të interpretohet si pluralizëm, por që në praktikë ka prodhuar një dobësim të kapacitetit për koordinim strategjik dhe përfaqësim efektiv. Ky deatomizim i faktorit përfaqësues ka krijuar një terren ku vendimmarrja më shumë ndikohet nga kalkulimet e momentit dhe interesat e ngushta sesa nga një vizion i përbashkët për avancim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Nëse ky trend vazhdon, pasojat do të shkojnë përtej fushës politike. Humbja progresive e besimit të qytetarëve në aftësinë e sistemit për të reflektuar nevojat e tyre reale mund të prodhojë një hendek gjithnjë e më të thellë mes shoqërisë dhe institucioneve. Në veçanti, rreziku më i madh është që pabarazitë ekzistuese – qofshin ato ekonomike, sociale apo kulturore – të shndërrohen në struktura të qëndrueshme, duke minuar vetë premisën e një shteti të bashkëndarë dhe gjithëpërfshirës.

Në arkitekturën e Marrëveshjes së vitit 2001, një rol të pazëvendësueshëm pati bashkësia ndërkombëtare – jo vetëm si ndërmjetësuese në momentin kritik të negocimit, por edhe si garantuese e zbatimit të saj në periudhën e mëvonshme. Prania e këtij faktori jashtëshqiptar e jashtëmaqedonas krijoi një balancë të domosdoshme në raportet e brendshme, duke garantuar se marrëveshja nuk do të mbetej një dokument i mirëshkruar, por do të përkthehej në standarde funksionale. Megjithatë, me ndryshimin e klimës ndërkombëtare – veçanërisht pas agresionit në Ukrainë dhe pasigurive të reja në rendin gjeopolitik – fokusi i faktorëve ndërkombëtarë është zhvendosur drejt emergjencave të tjera globale, duke krijuar një boshllëk mbikëqyrës në raport me zhvillimet e brendshme në vend. Si pasojë, disa prej shtyllave kyçe të Marrëveshjes, sidomos ato që lidhen me garantimin e barazisë institucionale dhe përdorimin e gjuhës si element identitar, kanë filluar të goditen nga praktika që shmangin frymën e saj fillestare. Në këtë kontekst, mungesa e reagimit të koordinuar nga faktorët ndërkombëtarë ndaj devijimeve të tilla nuk mund të mos lexohet si një sinjal i qartë se Marrëveshja po humb statusin e saj si element themelor i stabilitetit të brendshëm dhe orientimit euroatlantik të shtetit.

Marrëveshja e vitit 2001 nuk kishte vetëm një funksion të brendshëm për rregullimin e balancave ndëretnike, por shërbeu gjithashtu si një udhërrëfyes strategjik për orientimin e shtetit drejt strukturave euroatlantike. Fryma e saj, e ndërtuar mbi vlerat e përfshirjes, barazisë dhe dialogut, ishte në përputhje të plotë me parimet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s – struktura që kërkojnë standarde të larta të demokracisë funksionale dhe të drejtave të njeriut.

Megjithatë, pas më shumë se dy dekadash, vihet re një tentativë e rafinuar – e herë pas here e kamufluar pas diskursit të stabilitetit institucional – për të minimizuar ose relativizuar rolin themelor që kjo marrëveshje ka në arkitekturën kushtetuese dhe ligjore të vendit. Qasje të tilla, që burojnë si nga qarqe të brendshme me agjenda të përcaktuara, ashtu edhe nga ndikime të jashtme me orientime të turbullta gjeopolitike, në fakt po çojnë drejt zbehjes së komponentëve thelbësorë të marrëveshjes – dhe si rrjedhojë, po e minojnë gradualisht vetë rrugën e integrimit europian të vendit.

Nëse Marrëveshja e Ohrit vazhdon të zhbëhet nën trysninë e elitave nacionaliste, të cilat synojnë rikthimin e strukturave unilaterale të vendimmarrjes, dhe nëse këtyre u shtohen ndikimet e faktorëve të jashtëm me orientim të qartë antishqiptar dhe anti-euroatlantik, atëherë përballë nesh shfaqet rreziku real i hapjes së “Kutinës së Pandorës”. Në një skenar të tillë, delegjitimimi i arkitekturës ekzistuese të bashkëjetesës politike do të prodhonte jo vetëm krizë përfaqësimi, por do të nxiste edhe kërkesa për një marrëveshje të re shoqërore – një projekt i cili, në vend që të thellojë bashkëjetesën, do të riformatojë shtetin mbi baza përjashtuese. Një dinamikë e tillë nuk do të sjellë vetëm tension të ri ndëretnik, por do të minojë çdo mundësi për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe funksionale, duke e zhvendosur Maqedoninë e Veriut nga rruga e konsensusit demokratik në atë të polarizimit të pakthyeshëm.

Marrëveshja e vitit 2001, që dikur u imponua si një akt shpëtimi dhe vizion, sot qëndron në udhëkryq: mes asaj që përfaqësonte si kontratë politike për barazi substanciale dhe trajtimit të saj si objekt ceremonial, pa fuqi transformuese në praktikë. Nëse ajo ishte hartuar për të hapur rrugën e bashkëjetesës dhe të integrimit europian, tani rrezikon të instrumentalizohet për qëllime të ngushta politike apo të zbehet nga mosvullneti për implementim të sinqertë dhe të qëndrueshëm.

Në themel të këtij trajtimi qëndron një mesazh i kthjellët dhe paralajmërues: së pari, që çdo përpjekje për të relativizuar marrëveshjen e Ohrit nuk është vetëm devijim nga një obligim i brendshëm, por edhe sabotim i drejtpërdrejtë i perspektivës euroatlantike të shtetit. Së dyti, se fragmentimi politik i përfaqësimit shqiptar e dobëson zërin kolektiv në tryezat ku vendosen çështjet strategjike, duke e lënë hapësirën për rikthimin e narrativave dominueshëm njëetnike.

Në këtë rrethanë, ripërtëritja e frymës së Marrëveshjes së 2001-shit duhet të jetë prioritet politik dhe moral. Jo për t’u kthyer në të shkuarën, por për të ndërtuar një të ardhme ku përfshirja, barazia dhe bashkëjetesa të mos mbeten slogane, por të kthehen në standarde funksionale të shtetit modern.

Diplomatikisht, partnerët ndërkombëtarë duhet të lexojnë me realizëm situatën aktuale: integrimi europian nuk matet vetëm me ligje të harmonizuara, por me mënyrën se si trajtohen komunitetet brenda vendit dhe si ruhen parimet mbi të cilat është ndërtuar konsensusi politik pas konfliktit. Çdo përpjekje për të kontestuar themelet e këtij konsensusi është jo vetëm një kthim pas në rrugën e reformave, por edhe një sinjal destabilizues në një rajon që ende vuan nga pasojat e kompromisit të munguar.

Prandaj, Marrëveshja e Ohrit nuk është një çështje e së kaluarës – ajo është testi më serioz i të ardhmes demokratike të Maqedonisë së Veriut. Dhe në këtë test, dështimi për ta ruajtur frymën e saj është dështim për ta ndërtuar një shtet që i përket plotësisht familjes europiane.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT