
New York, 1 Prill 2020-Bota kaloi sërish një 24 orësh të vështirë kundër Coronavirusit. Numri i të infektuarëve total po synon një milionshin(deri mbrëmjen e së mërkurës shifra e raportuar ishte 935.431, ndërkohë të gjitha shtet së bashku kishin arritur të shëronin 193.259 persona, ndërsa vdekja ka rrëmbyer 47,194 viktima. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë për numrin e të infektuarëve me 215.020 persona, ndërsa ka arritur të shërojë 8,778 pacientë, dhe deri mbrëmjen e së mërkurës kishte shënuar 5,005 të vdekur.
Beteja do të jetë e ashpër. Këtë e parashikoi edhe Shtëpia e Bardhë, tek u tha se 100 mijë deri në 240 mijë njerëz do të vdesin në SHBA, edhe nëse vazhdojnë të ndiqen rregullat e rrepta të distancimit social. Madje u tha se nëse nuk do të ishin marrë masa shtërnguse viktimat mund të kapnin shifrat 1,5 deri në 2 milion njerëz. Kordinatorja e betejës kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë Dr Deborah Birx tha se dyjavshi që kemi përpara do të jetë i vështirë dhe trajektorja e vdekjeve do të njohë rritje, por detyra jonë është që të marrim masa të forta, për ta ulë numrin e vdekjeve.
Presidenti Donald Trump Trump paralajmëroi amerikanët se duhet të jenë të përgatitur për ditë më të vështira në betejën kundër koronavirusit.
“Dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që na presin. Do të kalojmë dy javë të vështira dhe pastaj shpresojmë, siç parashikojnë edhe ekspertët, do të fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Por do të jenë dy javë shumë të dhimbshme, shumë, shumë të dhimbshme”, tha presidenti.
Pesha kryesore e epidemisë në SHBA vazhdon të mbetet në New York. Pasditen e së Mërkurës të 1 prillit, është raportuar se shifra e të infektuarëve në shtetin e New Yorkut ka shkuar në rreth 83.901 të infektuar, ndërsa numri i viktimave rrok shifrën 2.219. Shteti i New Jersey-t renditet i dyti me 22.225 të infektuar dhe 355 të vdekur, Michigani ka regjistruar 9,334 të infektuar pozitive me COVID-19 me 337 viktima, California 9,807 të infektuar dhe 213 viktima, Washingtoni ka 5,895 të infektuar dhe 254 viktima, Louisiana 6,424 pacientë të infektuar dhe 273 viktima, Illinois 6,980 të testuar pozitivë dhe 141 viktima, Florida 7,773 të infektuar dhe 101 viktima, Massachusetts 7,738 të infektuar dhe 122 viktima etj…Le të presim me shpresë 24 orët e ardhshme.(Dielli)