Nga Anton Çefa/
28-a eFlamurit, ku valëvitet një histori sa tragjike aq heroike e njëpopulli më të lashtë se koha.
28-a e Flamurit që mbulon Atdheun, gjithçka është tokë e qiell shqiptar. Flamur qëshpreh shpirtin e Kombit,dhee njëmendësonatë kudo ku merr frymë. Dëshmia më e gjallë e dashurisë sonë, e dhimbjes, e lavdisë, e krenarisë dhe e përkushtimit tonë. Përkushtimit deri në sakrificën më sublime.
Simbol i njësisë së kombit.
Pëlhurë e shenjtë, e lyer me gjak, hapësirë qiellore, ku nuk e ndalë kurrë fluturimin një Shqipe e zezë me dy krerë.
Flamur, që e ngriti lart dora e Plakut me flokë të bardhë e me zemër edhe më të bardhë, Ismailit, sinonimittë Pavarësisë, të Lirisë, të së Ardhmes.
Flamur që ngrihet përmallshëm në gjysmështizë për tëpërkujtuar dëshmorët, ata që i dhanëpëlhurës ngjyrën e gjakut të tyre të pastër, dhe forcën e krahëve Shqiponjës.
Flamur, ku shenjtërohet ideali i Atdheut, më fisniku ndër ideale.Ideali që mishëron dashurinë tonë të zjarrtë, respektin e thellë, krenarinë e merituar, gatishmërinë për t’i shërbyer, impulsin final të flijimit.
Flamur që ka një Himen, dhe jo vetëm një:
Himnin e një Drenove:
“Rreth Flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë dhe një qëllim.”
Himnin e një Noli:
“O Famur gjak, o Flamur shkabë
O vent e vatr’, o nënë e babë!”
Himnin e një Fishte:
“Urra djelm, eh’u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekëp’rAtdhe!
Flamuriynë ,qe, u nisperpara. »
Flamurkusendërtohetçdogjë e jona, esencë e substancë, idealdhevullnet, idealdhendjenjë, idealifisëmdhendjenjë e zjarrtë, ideal i shpirtittëpastërdhendjenjëssëthellëtëdhimbjesnëzemër.
Flamurqëshpalltëvërtetënhistoriketëpopullittonë,bëntënjohurtëmirën e zemrëssëtij, pasqyronbukuritë e Atdheut. E vërteta, E mira, E bukura – kjo sintezë metafizike e Atdheut tonë!
Flamur ku janë shenjtëruar virtytet humane, që dëshmojnë fisnikëri dhe ideal, nder, besë e burrëri.
Dhe, më në fund, Flamur që ndjen dhimbje, kur e sheh që Shqiperia, që mposhti një ferr të përgjakshëm e absurd, në emër të demokracisë, për të ndërtuar një ferr tjetër kuqalosh – po në emër të demokracisë –, po aq absurd satë parin.Absurd, sepse është«Rilindje » e të parit.Dhe kur i përjeton këto ndjen neveri, neveri e përbuzje, përbuzje e inat, inat e urrejtje që të shtrëngon gjoksin, që dhemb.
Gjithsesi, Famur që do të rrojë në përjetësi:
“Se Zoti vetë e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqiperia do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.”