Shfaqet video me fjalët e fundit të 27-vjeçares shqiptare së djegur/
NGA BEQIR SINA, New York/
ALBANY NEW YORK – Sipas policisë , shkruan sot gazeta më e madhe e qytetit Times Union, në tagjedinë që ndodhi të martën fjalët e fundit të nënës shqiptare që vdiq duke shpëtuar fëmijën e saj 19 muajshe ishin prekse, teksa ajo thëriste “Nxirrni jashtë fëmijën – “Get the baby out!” ”.Kështu e fillon shkrimin e tij Paul Grondahl teksa thekson se ishin këto fjalët e fundit të 27-vjeçares, Zerina Cekani në momentin kur shtëpia me tri dhoma gjumi që ndahej nga muri me tulla nga prindërit e bashkërotit të saj, edhe ata emigrantë nga Shqipëria, kur shtëpia ishte mbuluar në flakë dhe tym, ditën e hënë në mëngjes. Kunati i saj, Johan Cekani arriti të thyente një dritare dhe u ça në kofshë nga copat e xhamit të dritares dhe ashtu i “përgjakur” hyri në shtëpinë që vlonte nga tymi i përzjer me flakët, duke mbërthyer foshnjen 19 muajshe Nensin. Në kët mënyrë tregon Johan ” Ai dhe vajza e vogël arritën të shpëtonin”.
“Unë arriti në dhomën e gjumit të Zerinës, pasi pashë se ra zjarri. Dhe dëgjova zërin e saj që thërriste “Nxirrni jashtë fëmijën – “Get the baby out!” duke më kërkuar të shpëtojë fëmijën e mora atë e dola jashtë dhe u sigurova që vajza ishte mirë, duke u përpjekur të shpëtoja kunatën e time” tha ai për policinë.
Sipas gazetës Times Union nëna e vajzës nuk arriti të shpëtonte, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marr mbasi djegja ka qenë e shkallës së rëndë. Zerina Cekani, vdiq ditën e martë në qendrën e specializuar për djegiet, në Spitalin Universitar Shtetëror në qytetin Sirakuzë, pasi u transportua me helikopter nga Qendra Spitalore Mjekësore Albany.
Zjarri ra në orën 9:30 paradite në rrugën Adirondack 69, në pjesën e sipërme të Bulevardit Perëndimor të kryeqytetit të shtetit të New Yorkut, Albany. Ishte koha kur pothuajse të gjithë komshit së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar në punë, kur nga puna burri dhe babai i tij u njoftuan për zjarrin që kishte rënë në shtëpinë e tyre.
Kurse një shef i zjarrëfikësve Warren Abriel . tregon se “Tymi ishte shumë i dendur në atë moment, saqë nuk mund të arrija tek ajo,”.Megjithëse, nuk ka një raport ende përfundimtar ka treguar Abriel :” Zjarri duket se filloi aksidentalisht për shkak të një defekti elektrik në garazh dhe u përhap me shpejtësi në gjithë shtëpinë, nga pasijet sintetike. Zjarrfikësit shtoi ai veshën pajisjet e frymëmarrjes dhe maskat nga gazarat dhe përdorën drita elektrike brenda shtëpisë për të gjetur nënën, e cila ndodhej pa ndjenja e shtrirë në dysheme,” tha shefi i zjarrëfikësve Warren Abriel .
Ndërsa, gazeta Times Union shkruan se ajo ishte djeguar në 80% të trupit të saj dhe vuante nga dëmtime të rënda nga frymëmarrja. Ajo merrte frymë, por ishte në gjende kritike dhe vdiq 18 orë më vonë.
Sipas saj, burri i saj, Mikeli dhe vjehrri, Anesti e mësuan lajmin për zjarrin kur ishin në punë. Familja Cekani ishin pjesë e ekipit të kompanisë “Davies Office Refurbishing” në qyetin Albany, kompani e cila përfshin shumë emigrantë shqiptarë.
“Të gjithë e mësuam lajmin me pikëllim . Kjo është një tragjedi , ” tha presidenti Bill Davies . Dy anëtarë të familjes Cekan tha ai ishin pjesë e ekipit të renovimit dhe instalimit të kompanisë , e cila përfshin disa emigrantë të tjerë shqiptarë .
Davies tha se kompania është përcaktuar nga mënyra më e mirë për të ndihmuar familjen e cila pëspojë për shkak të zjarrit fatal.
Familja Cakani janë nga Korça në Shqipëri , një vend në Ballkan e Evropës juglindore , tregon për shtypin amerikan avokati i emigracionit Bob Harrison dhe mik i kësaj familje. “Ata lanë atdheun e tyre në vitin 1998 , tha Harrison një vit pas një emigrimi masiv të shqiptarëve, në vijim të kolapsit ekonomik dhe një rebelim të armatosur të vitit 1997 . Vendi i 3 milion banorëve i cili pas Luftës së Dytë Botërore, u sundua nga regjimi komunist për 45 vjet u bë një republikë parlamentare në vitin 1992 , por kalimi në demokraci ishte i vështirë” tha avokati Harrison .
Por, ngjarja ka prekur shqiptarët që jetojnë në SHBA. Rritja e foshnjes dhe vëllai 19-vjecar, tepër i ri i Zerinës nuk mund të përballojnë jetesën në kushtet ku ndodhen. Ndaj ju bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve në SHBA për të ndihmuar financiarisht familjen e prekur në këtë tragjedi.
Për ti ardhur në ndidhmë familjes në rrjetet sociale facebook dhe twitter janë hapur xhirollogari ku kërkohet që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Cekani në këtë moment të vështirë të shkojë në (http://www.cekanifund.org/), i cili është websajti në ndihmë të familjes Cekani, ndërsa apelohet se cdo ndihmë financiare ndihmon në mbështetje të familjes që pësohjë rëndë nga kjo fatkeqësi, ku një grua shqiptare 27 vjeçare vdiq nga flakët.