Poezi Rafael Floqi/
Për ty/
Nëse ndonjëherë dy vetë janë një,/
atëherë me siguri jemi ne, e dashur. /
Dashuria jote edhe kur nxehesh/
është si kjo fjollë bore sot,/
që bën të ndizen brenda nesh/
zjarret./
Kjo puhi si vello tantellamardhur /
në një qiell që shkëlqen. /
“ Shum po shndrit e pak po nxeh”,/
thotë legjenda e Ajkunës. /
Është si ajo turfullima jote e papritur/
kur t’i merr flakë ndonjëherë, /
nga ndonjë veprim im mitur./
Dhe unë them: Më fal, si ta kem ditur
Atë që vetëm tani shkenca e zbuloi
se burrat u piqkan pasi mbushin 55.
E këtë moshë e kam kaluar e dashur,
Ndaj e di se kjo puhi bryme shkrin shpejt
veç sa zbardhi poshtë pyllin e zhveshur,
kur vetëm tani unë pashë qartë,
se sa degë kishin thyer kohërat.
Dashuria jote nuk kërkon shpërblim.
e ngrohtë, e ngrohtë, e vazhdueshme
dashuria jote qe e tillë qysh në fillim.
Prandaj me që marrim frymë
me që jetojmë, me dashuri
jemi kaq këmbëngulës për të,
se pa të s’mund të jetojmë kurrsesi.
Aromë Shën Valentini
Një ditë para, vajza ime 16 vjeçe
I bënte një pyetje te çuditshme s ’ëmës
Ç’ keni planifikuar ju
për Shën Valentin?
Ime shoqe më vështroi befas,
unë ndjeva një sekret kuptimplotë
kur më shfajësoi me sykuptim.
Se ajo priste një vjershë si çdo mot.
“Ne, tha ajo, shpejt vendosim
dhe vetëm kur vjen dita”.
Dhe në atë çast u ndjeva fajtor
pse ato vargje ende s’i shkuajta.
Por sot është Shën Valentin,
ajri është mbushur me zemra,
ndaj thashë udhës për në punë
t’i blija një tufë lulesh të freskëta.
Sot është dita e Shën Valentinit,
e ime bijë u zgjua herët për shkollë,
E ajo që si ndan nga trupi pantallonat
kishte veshur fundin e zi e një bluzë kuqe të hollë.
Sot bën ftohtë i thashë, minus 4 gradë
dhe e përgëzova për veshjen patriotike,
I menduar, psenë e pyetjes e kuptova vetë,
U rrit thashë me vete 16 plot
e m’u duk mjaft më simpatike.
***
Pasdite e Shën Valentini
Një tullumbace me formë
Si zemër e kuqe delikate me helium,
Që shkuan me germa të arta
“ I love you”
Qe përvjedhur përmes një dritareje
gjysmë të hapur makine
e po fluturonte drejt për diku.
Pat rrëshqitur nga kyçi i një fëmije
A nga sedilja e një dashnori të nxituar,
Qe ngritur shoqëruar nga bryma
Dhe fjollat e borës që mbulonin pishat.
Si një re e ngrirë me shkëlqim vjollcë
drejt qielli rrëmujë gri ngjitej lart
duke tërhequr pas fjongon e saj
me shkrimin e artë si vetëtima
“ Të dua
Atë kurrë nuk do të godasë asgjë
apo të rrëzohet diku në një tokë të braktisur,
dashuria e saj e guximshme,
gjithnjë e më e pafajshme,
do të ngrihej lart mbi lisat e mardhur,
e shtytur nga rryma të shpejtë
drejt horizontit,
ku e priste krahëhapur hëna,
si një vegim i kuq i përkundur
nga shikimi im dhe i ndjekur nga zemra.