NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (5)/
Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU /
Falë një bashkëpunimi të ngushtë me familjen e Astrid Lindgren tani në shtëpi është përfshi edhe fëmijëria e saj si një komponent i rëndësishëm i Qendrës Kulturore Nöse në Vimmerby.
Bota e Astrid Lindgren nuk është në fakt një botë e tëra, por një vend, një vend magjik për fëmijë dhe të rinj, por pse joe dhe për të rritur.
Atje, do gjesh një botë krejtësisht të ndryshme, ku janë vendosur Të gjithë fëmijët e Byllerby, vazhdo pak më tej dhe papritmas është Emili, Vëllezërit zemerluan, para kësaj, do gjesh Karlsson në çati. Të gjithë janë në mjedise që janë të njohur nga tregimet e Astrid Lindgren. Por është inetersant se vizitat nuk do kishin qenë emocionuese, pa banorët e tyre, pa Pippi, pa Emilin e shumë përsonazhe të tjera?
Fëmijët e Byllerby janë personazhet kryesore në një seri të librave për fëmijë nga Astrid Lindgren. Ata jetojnë në tri shtëpitë me njëri-tjetrin. Në ate në Kopshtin e veriut jetojnë Britta dhe Anna, në të mesmin Lisa me vëllezërit e saj Lasse dhe Bosse dhe në të jugut jetojnë OLLE dhe motra e vogël Kerstin. Kerstin është vetëm një vjeçar, ndërsa fëmijët e tjerë janë dhjetë vjeç. Prandaj, Kerstin rrallë është në aventurat e tyre.
Astrid Lindgren e pa veten si një fëmijë në Byllerby, atëherë shumë nga ajo që është përshkruar në librat janë kujtime nga fëmijëria e saj.
Duhet të themi se shkrimtarja e njohuir suedeze Astrid Lindgren kishte një aftësi të veçantë për emërtime. Vetëm mendoni se cfarë emrash ajo do gjejë dhe e u vë personazheve të saja Tengil, Vëllëzërit Zemërluani, ose Katla, ajo Kulcedra e tmerrshme, të cilën ajo e mbjellë në fillim të tregimit, por do të presë për të vënë në fokus të frikshme deri në fundin dramatik dhe në Ronja dhe hajdutët ku do gjejmë emra sa interesant dhe karakteristik si, Tjegge, Knotas, Fjosek, Joe dhe Tjorm.
Si i gjeti ajo këto emra?
Po, sipas vajzës së saj Karin, ajo kishte studiuar një atlas nga krahina Lapland, ku kishte studiuar emrat e liqejëve dhe vendeve nga atje dhe nga këto pjesë ermrash mori një copë për të shpikur një emër të ri. Ronja vetë vjen nga mesi i emrit të liqenit Jaronjaure.
Njerëzit e letrave, njerëzit e gjuhësisë pohojnë se duke lexuar veprat e Astrid Lindgren, Selma Lagerlöf, August Strindberg, Hjalmar Söderberg, Hjalmar Bergman, kuptojmë se për nga pikëshikimi i gjuhës dhe shpirtit, suedezet janë në një stad të lartë të kulturës, respektit dhe traditës. Këta përmes artit të të shkruarit kanë arritë të bëjn atë cka shumë popuj të botës së zhvilluar nuk kanë arritë ta bëjnë, dhe me siguri shumë popuj dhe vende të botës këtyre ua kanë zili këtë.
Në bazë të leximti të veprave të të lartëpermendurëve njeriu ndjen dhe fiton përshtypjen se është në mesin e këtyre njrëzve dhe se edhe ti je vet pjesë e kësaj natyre dhe jete në polin e veriut. Mëngjese të ftohta dimri, por edhe ato verore të freskëta, karakteristikë e polit verior, karakteristikë e një natyrë të virgjër, e cila çdo gjëje i jep jetë dhe bukuri. Me siguri se edhe natyra ka ndikimin e vetë në jetën dhe përsonalitetine ketyrë njerëzve aq të sjellshëm dhe fisnik. Kjo natyrë që të rigjallronë, kjo natyrë e cila ta shton jetën dhe të jep forcë për të shkuar përpara. Natyra është e shenjtë ketu. Natyra është me mbi vlerë tek këta njerëz. Këta kujdesën ndoshta më shumë se për vetëveten për natyrën, e jo sikur tek ne, ku ne jemi ata të cilët e shaktërrojmë natyrën dhe ambientin tone.
Duke parë nga ky kënd jetën në këtë vend them se jeta këtu ka vlerë!
Këtu sa duket ditët janë, verës me plot vapë, edhe në vjeshtë me plot shi, por çka mund të konkuldojm se edhe ditët këtu janë ditë. Duke i radhitur këto gjëra ashtu çdo ditë e vendosin edhe një pjesë të jetës të tyre, një pjesë të shëndetit të tyre, “ja falin” mëngjeseve të bardha dhe ditëve të gëzuara që këta njerëz në këtë vend të largët të veriut jetojnë jetën e tyre në harmoni.
Duke e marrë me vete këtë skenë, këtë pamje të natyrës dhe jetës, e vazhdoj rrugën bashkë më mendimet e mia.
Nga njëherë si në amulli me vjenë në mendje se athua ka mundësi që këto gjëra, këto veti njerëzore ti kemi edhe ne, dhe them se po, dhe i kemi, por…
Qyteti Vimmerby është një qytet me traditë të lashtë, një qytet ku lindi tregëtia dhe nga këtu u shpërnda në terë vendin. Këtë mund ta mësjme edhe nga tregimet e Astrid tek Emili apo edhe Fëmijët e Byllerby. Unë jetova vet në rrugëm “Byllerbygatan” në Vimmerby, ishte kënaqesi e vërtetë të jetosh në vendlindjen e të madhes Astrid Lindgren. Përjetova gjëra fantastike këtu, mësova shumë gjëra interesante për vet jetën, të cilat më janë gjetur në situata të ndryshme kur vet kisha vështirësi. I jam mirënjohës këtij qyteti, këtyre njerëzve. Këtu bëra shkronjat e para në gazetari në Suedi, në redaksin e Vimmerby tidning, botova poezinë e parë në suedisht, cka jam krenar më këtë.
Këtu mësova shumë për kulturën dhe traditën e këtyre njerëzve të qetë, të sjellshëm, të vemendshëm për çdo gjë, për njeriun, për natyrën, për jetën, për kafshët por edhe për bimët e në veqnati për lulet.
Njeriu do kujtoj këtu edhe të madhen Selma Lagerlöf dhe fluturimin e Nils Halgersson mbi këtë vend nordik, mbi këtë vend të mrekullive natyrore dhe atyre njerëzore.
Nga këto rrugëtime, nga këto gjëra me vlerë njeriu mëson shumë dhe se më të vërtetë edhe tek ne, tek njerëzit e shof se duhet të ketë më shumë ngrohtësi njerëzore, shterngim duarsh mes njëri tjetrit sikur bëjnë këtu në këtë vend të largët nordik dhe të ftohtë miqtë tanë. Le të marrim vetëm pakëz përvojë nga jeta e tyre, me siguri se do jemi ata që duhet të jemi e jo ata që ne jemi sot.