• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U NDERUA NIK MRNACAJ DHE VEPRA E TIJ…

May 6, 2019 by dgreca

-NË DITËN E LIRISË SHQIPTARE NË NEW YORK /

Edhe pse e Diela e 5 Majit 2019 ishte një ditë me shi dhe erë të fortë, shqiptarët e Amerikës shkuan masivisht në veprimtarinë e organizuar në Ditën e Lirisë Shqiptare, ditë që i kushtohet, simbolit të demonstrateve antikomuniste Nik Mrnacaj. Kjo ditë simbolike, e kthyer tashmë në Ditë – Kalendar për Lirinë dhe Flamurin shqiptar, sjell cdo fillim Maji, në një ndër parqet më të bukur të New York-ut, në Kensico Dam Plaza- në Westchester, jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal si dhe të liderëve politik.

 Kjo ditë e vecantë sjellë në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës qëndresën e  nacionalistëve shqiptaro-amerikanë, që nuk i pushuan asnjëherë përpjekjet për ta sensibilizuar Amerikën për dhunën e përgjakshme që ushtronte shteti komunist shqiptar kundër familjeve nacionaliste,bijtë e bijat e të cilave i burgoste burgjeve të diktaturës komuniste , ndërsa vetë familjet i internonte masivisht në kampet e internimit. Edhe pse familja Mrnacaj ishte e arratisur nga Shqipëria, pjesa e mbetur në Shqipëri, u burgos e u internua. Tipik ishte rastii Nikollë Mrnacaj, i cili u burgos dy herë, ndërsa familja u internua dhe vuajti për vite të tëra kampeve të internimit. I riu nacionalist, antikomunisti Nick Mrnaçaj, i biri i Marash dhe Mri Mrnaçaj,ishte në krye të demonstratave të shqiptarëve të Amerikës, që kërkonin të sensibilizonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mungesën e të drejtave dhe të lirive njerëzore në Shqipërinë komuniste dhe rrisnin përpjekjet për t’i hequr maskën udhëheqësve komuniste që tentonin të mashtronin perendimin, me anë të Misionit diplomatik në New York. Nik Mrnacaj humbi jetën pasi kthehej nga demonstrata antikomuniste e organizuar në Detroit me 22 Janar 1990.

Veprimtaria e 5 majit 2019 u organizuar nga Familja Mrnacaj, Shoqëria Kulturore-Artistike Kelemendi dhe Counti Ekzecutive  Westchester , ndërsa moderatorë ishin Sokol Smalaj dhe Valbona Preldakaj.

Shkurt Kronika: Hymnet Kombëtare i ka kënduar Mikela Nonaj. Lutjen fetare e ka përcjellë Djakon Marash Shkreli. Vperimtarinë e ka nderuar dhe famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj. Kanë përshëndetur: Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joseph DioGuardi, County Egzekutive z. George Latimer, kandidati për major në Mt. Vernon, z. Ernest Davis, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës  Dritan Mishto, Deputeti demokrat i Kuvendit të Shqipërisë (që ka dorëzuar mandatin) Endri Hasa dhe në emër të familjes Mrnacaj,ka falenderuar folësit, pjesmarrësit, Mikel Mrnacaj, i biri i Nik Mrnacaj…

Këtë veprimtari përkujtimore dhe nderuse e mbështeti edhe Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA, ku përvec kryetarit të saj z. Dritan Mishto, morën pjesë nënkryetari Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë Zef Balaj, Marjan Cubi me zonjën, editori me zonjën, Pashk Maksuti, Mihill Velaj(njëkohësisht kryetar i Shqoatës së Shkrimtarëve shqiptar-amerikanë), Gjergj Ivanaj e të tjerë. Vatra, pas takimit që pati në selinë e saj me deputetin Endri Hasa, e ftoi atë, që të bëhej pjesë e veprimtarisë përkujtimore kushtuar Nik mrnacaj, ku ai u prit me duartrokitje.

Në fund të veprimtarisë, familja Mrnacaj ftoi pjesmarrësit që të ngrinin Flamurin kuq e zi në shtizën e parkut, përkrah flamurit amerikan, ku do të qëndroi për një javë. Familaj Mrnacaj ksihet sjellë për pjesmarrësit, ushqime dhe pije. (Të plotë shkrimin do ta lexoni në Diellin e Printuar)

Filed Under: Featured Tagged With: NIK MRNACAJ-5 MAJ 2019

Nderim për ushtaraken shqiptare që humbi jetën në Letoni

May 6, 2019 by dgreca


Amasada Amerikane: Nderojmë sakrificën e saj!/
 
Lajmi i dhimbshem: Zarife Hasanaj, me origjinë nga Bajram Curri dhe banore në Babrru, humbi jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine.
Hasanaj bashkë me të tjerë ushtarakë shqiptarë, ndodheshin në Letoni në kuadër të grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.
Kontigjenti aktual, ishte nisur në Letoni më 1 janar të këtij viti, me një mision gjashtë mujor dhe ishin vendosur në bazën Camp Adazi.
Në qershor, ushtarakët shqiptarë, pjesë e të cilëve edhe Zarifja, do të ktheheshin në atdhe. Por 32 vjeçarja, mbeti e përfshirë rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës, ora 10.10 sipas orës lokale, në një shpërthim të disa municioneve të paplasura.
Ngjarja, sipas ministrisë shqiptare të mbrojtjes, ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e natos ku edhe ishte zhvilluar një stërvitje e përbashkët. Shpërthimit, nuk ka mundur t’i shpëtojë nëntetarja Zarife Muharrem Hasanaj, ndërsa kanë mbetur të plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolle Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Këta dy të fundit, janë nën kujdesin e mjekëve në bazën letoneze.
“Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares Hasanaj që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj”, tha Gjeneral Brigade Bardhyl Kollcaku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Reagimet nuk kanë vonuar në Tiranë. Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e të tjerë, i kanë shprehur ngushëllimet familjes Hasanaj dhe i kanë uruar shërim të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë të plagosur.
 
Ambasada Amerikane: Nderojmë sakrificën e saj!
 
Në një mesazh në Facebook, Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet për familjen e nëntetares Hasanaj dhe u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë të plagosur.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, shprehet ambasada e SHBA.

Filed Under: Politike Tagged With: Zarife Hasanaj-Humb Jeten-Letoni

Lojë me fjalë

May 6, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Kushdo që vallzon duhet të jetë shumë i dehur ose i çmendur, thoshte Ciceroni. Vallëzimi, përveç në lidhje me disa ceremoni, konsiderohej degradues nga romakët që nga periudha më e hershme. Mes romakëve, profesionet më të ndershme ishin bujqësia dhe lufta; kjo e fundit u mundësonte atyre që ta pushtonin tokën me shpatë, dhe bujqësia i mësonte që ta nënshtronin atë për qëllimet e tyre – punim, mbjellje e mbarështimit.
Tregtia shihej me përbuzje dhe u lihej plebejve; patrikët e konsideronin veten të punësuar në mënyrë të përshtatshme vetëm kur hynin në luftë a ushtri, ose bujqësi e blegtori, “pecus”, gjedhët, që rrjedh nga pecunia, nga rrjedhin fjalët bagëti, para e pronë. Me përdorimin e patkuajve – këmbët e kuajve – lindi profesioni i fabrit ose i farkës a farkëtarit.
Karrigia Kurule thuhet se ishte importuar, me artikuj të tjerë të mobiljeve shtetërore, nga Etruria. Karrigia Kurule i ngjan asaj otomane, por me këmbët prej fildishit në formën e këmbëve të elefantit toskanin, çka merret si provë për origjinën e saj etruske. Ka të tjerë që thonë se karrigia Kurule është përdorur shumë kohë para romakëve nga faraonët e Egjiptit të lashtë. Sidoqoftë, në Karrigen Kurule ulej vetëm perandori ose kryetari, dhe nga “Kurule” rrjedh “Karrigia ku ulet kryetari”.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi-Loje me fjale

PERSE PROTESTOHET KUNDER VUCIQ DHE DODIK?….

May 6, 2019 by dgreca

Përse të protestohet kundër Vuçiq dhe Dodik, kur përgjegjës për ndarjen e Kosovës janë Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhi Stanishiqi?! /

Shkruan: Enver Bytyçi/

 Pasnesër mblidhen në Tiranë të gjithë protagonistët e ndarjes së Kosovës. Zyrtarisht mikpritës do të jetë presidenti i Republikës, sepse ai ka bërë ftesat për mbledhjen në kuadët të iniciativës Brçko. Por jozyrtarisht do të ketë takime informale në grup ose veç e veç midis protagonistëve të iniciativës së krijimit të Serbisë së Madhe, përkatësisht Edi Ramës si nikoqir, Hashim Thaçit si pretendent i autorësisë së ndarjes së Kosovës, Aleksandër Vuçiq si ideator dhe sponsor i projektit kundër integritetit territorial të Kosovës, ndoshta kreut të presidencës Boshnjake, Dodik dhe të rekrutuarës në këtë projekt antishqiptar, zonjës Frederica Mogherini. Nuk do të mungojnë gjithashtu të gjithëditurit, enciklopedistët dhe eruditët e mëdhenj , Baton Haxhiu e pionieri Gent Cakaj. Të gjithë këta janë rreshtuar prej kohësh në korin e korbave të ndarjes së territorit të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Të gjithë këta jo vetëm do të argëtohen së bashku në Tiranë, por do të përpiqen gjithashtu të gjejnë mënyra e mjete për ta rikthyer në tavolinën e bisedimeve idenë e ndarjes së Kosovës përmes të ashtuquajturës korrigjim i kufijve. Por cilët prej tyre janë përgjegjës kryesorë për këtë? Disa kanë shpallur se do të protestojnë kundër ardhjes në Tiranë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryetarit të Presidencës boshnjake, Milorad Dodik. Në analizën time ky veprim është i gabuar. Eshtë i gabuar se Vuçiq shkon vazhdimisht për vizitë në Kosovë dhe nuk ka arsye kur shkon në Kosovë, të mos vijë në Shqipëri. Ndërkaq organizatorët e kësaj proteste asnjëherë nuk janë angazhuar në një protestë kundër tij në Kosovë. Së dyti, ndonëse Vuçiq është ideatori i ndarjes së Kosovës, këtë projekt antishqiptar ai deshi dhe do të dojë ta implementojë me shqiptarët – antishqiptarë me emrat Hashim Thaçi, Edi Rama, Baton Haxhi Stanishiqi dhe Gent Cakaj. Nëse këta shqiptarë – antishqiptarë nuk trazohen në veprimtarinë e tyre kundër tërësisë territoriale të Kosovës, pse u dashka të kundërshtohet presidenti i Serbisë?! Sa i përket Milorad Dodik duhet thënë se ai është një ndër aktorët që ka ndikuar në Perendim e posaçërisht në Europë që të dështojë plani për ndarjen e Kosovës. Dodik gjatë gjithë kohës së këtij debati deklaroi se nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë, atëherë edhe Republika Srpska do të bashkohet me Serbinë. Ato që ne kundërshtarët e shkëmbimit të kufijve i artikuluam vazhdimisht i përçoi me mesazhet e veta te Fuqitë e Mëdha vetë kreu u serbëve boshnjakë. Ishte kjo një ndihmë për ne. Dodik së paku nuk u mor me intrigat e Thaçit, Ramës dhe Baton Stanishiqit, nuk u përpoq të fshehë qëllimet e tij as para popullit serb, as para opinionit ndërkombëtar! Madje thuhet se Batoni ishte ankuar në Beograd te Vuçiq se Dodik po i bën dëm projektit të ndarjes së Kosovës! Atëherë pse u dashka të protestohet kundër kreut të presidencës boshnjake?! Ata që desh e realizuan projektin serb të ndarjes së Kosovës ishin shqiptarët – proserbë të Kosovës e të Shqipërisë. Mjetet që ata përdorën ishin tipike ortodokse, mashtruese, me intrigime dhe çvendosje permanente drej qëllimit të Beogradit. Ishin kryeministri i Shqipërisë, presidenti i Kosovës dhe lakejtë e tyre, spiunë të Beogradit. Atëherë vijmë te konkluzioni se protestat duhen drejtuar kundër këtyre, përkatësisht kundër Edi Ramës në Tiranë dhe Hashim Thaçit në Prishtinë. Nëse me datën tetë maj organizohet ndonjë protestë, ajo duhet ti drejtohet kryeministrit Rama, për ti kërkuar atij llogari për tradhtinë që tentoi tia bëjë Kosovës. Po kështu i duhet kërkuar hesap Hashim Thaçit. Nëse nuk ndodh kjo dhe devijohet një protestë e tillë, atëherë do të kemi të bejmë me një protestë politike, por jo kombëtare dhe patriotike. Politike, sepse organizatorët besojnë se fitojnë më shumë votues kur protestojnë kundë Vuçiq apo Dodik, sesa nëse do të protestonin kundër Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. E ritheksoj se pas qershorit 1999 shqiptarët nuk kanë e nuk do të kenë me ndonjë rrezik të jashtëm. Këtë ma ka përforcuar anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 2009-ën. Nëse shqiptarët nuk përparojnë, nuk ndjehen të sigurt, nuk ushtrojnë sovranitetin e tyre në të gjithë territorin e tyre, kjo vjen për shkak të politikave të mbrapshta të lidershipit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ose Mal të Zi e Luginën e Preshevës. Në rastin konkret duhet të ndëshkohet ajo pjesë e lidershipit shqiptar që u investua në projektin e Serbisë së Madhe përmes ndarjes së Kosovës.

Tiranë, më 06.05.2019

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci- vucic-thaci-Rama

Kosova para 20 viteve: Shqiptarët, mburojë e gjallë

May 6, 2019 by dgreca

Ne Foto: Posta e re e Kosoves-Vendi ku serbet mbanin shqiptaret si mburoje e Gjalle/

-Lajmi i 6 majit 1999 – shpresë shpëtimi…Që “bota ta marrë vesh”/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË,  6 Maj 2019/ “Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, shpreheshin me falënderim të ngujuarit në Prishtinë derisa në Kosovë po vinte lira, para 20 viteve. Lajmin që kisha dhënë për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë e kishin dëgjuar nga Radio Televizioni Shqiptar.

Ishte mbrëmja e 12 qershorit historik 1999, kur kisha hyrë në Prishtinë bashkë me një grup gazetarësh nga bota ende pa hyrë forcat e NATO-s, me kolonën e tankeve të para të të cilave kishim hyrë herët në mëngjes në Kosovë nëpër kufirin jugor në Han të Elezit – te Bllaca, vendi-kamp i shqiptarëve të dëbuar nga forcat serbe.

Në kërkim të një strehimi për të kaluar natën në Prishtinë, prej nga ende nuk kishin ikur forcat serbe, të cilat ende mbanin të uzurpuar edhe banesën time në lagjen Ulpiana,  mes shumë rreziqeve shkuam në lagjen Dardania, pikërisht te posta e re, prej nga në 6 maj 1999 nga “mburojat e gjalla”, me thirrje në telefonin që kisha me lidhje zvicerane, kisha marrë një informacion tronditës se çka po ndodhëte. Posta ishte mundësia për telefonatën nga Prishtina në rrethanat kur shqiptarëve ua kishin ndërprerë telefonat…

Pas raportimeve nga Prishtina për fillimin në mbremjen e 24 marsit 1999 të goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe, cak i të cilave ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës, kisha arritur të largohesha nga banesa ime para se të hynte aty policia serbe dhe raportimet i vazhdoja nga kufiri jugor i Kosovës.

Në lajmin e 6 majit të para 20 viteve, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve”  tregova çka po ndodhëte. Që “bota ta marrë vesh” ç’po ndodhëte në Kosovë, siç shpreheshin të dëbuarit nga shtëpitë e banesat dhe vendi i tyre, që po kalonin kufirin jugor, drejt Maqedonisë…

LAJMI I PIKËRISHT PARA 20 VITEVE ISHTE KY:

Shqiptaret ne Prishtine – mburoje e gjalle

      KUFIRI JUGOR I KOSOVES, 6 maj- Korresp. i ATSH-se, Behlul
Jashari, njofton: Shume banore te Prishtines po mbahen peng dhe
po perdoren nga serbet si mburoje e gjalle. Ata jane detyruar te
qendrojne ne shtepite dhe banesat prane vendeve ku jane fshehur
arme dhe mjete te mekanizuara ushtarake si dhe neper objekte qe
mund te bombardohen nga NATO-ja, bejne te ditur burime te ATSH-se
ne Kosove.
      Shume familje jane detyruar te qendrojne per disa dite me
radhe prane postes se re te Prishtines, ne lagjen Dardania, thone
deshmitare okulare qe kaluan dje kufirin Kosove-Maqedoni.
      Shumica e te ardhurve jane femije dhe gra, ndersa burrat
jane marre nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojne per
me se 200 te rinj e burra shqiptare qe i kane ndare nga familjet
dhe i kane marre ne rrugen midis Obiliqit dhe Prishtines. Te
deportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojne per ekzekutimin e
13 shqiptareve. Mijrat e te debuarve gjate 24 oreve te fundit
jane krejtesisht nga rajonet e Llapit, Prishtines, fshatrat e
Ferizajt dhe te Lipjanit.

Ne Foto: 1- Posta e re e Prishtinës, ku forcat serbe para 20 viteve mbanin shqiptarët si “mburoja të gjalla”

2-Prishtina – Newborn-Foto:Behlul Jashari

3- Prishtine-Foto Behlul Jashari

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari- 20 vjet me pare- Serbet- Mburojat e Gjalla shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1025
  • 1026
  • 1027
  • 1028
  • 1029
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT