• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

76 VJET PA FAIK KONICEN

December 16, 2018 by dgreca

1 Faik Konica 2

Sot është 15 dhjetor, një datë e trishtë që na kujton ikjen e parakohshme te njerit prej kolosve të shqiptarizmit, zbulonjësit të Flamurit të Skënderbeut, kryelëronjësit dhe ustait të gjuhës Shqipe, diplomatit, eseistit, ikones FAIK KONICA.Po si, në c’rrethana u shua kolosi? Le të shfletojmë librin e Ilir Ikonomit “Faik Konica, Jeta ne Uashington” , i cili e ka përshkruar kështu ikjen e Faikut:  Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi papritur hemoragji cerebrale. Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në hapësirën e ngushtë të banjës dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat. Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash.Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij. I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden.Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr. Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh. Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital. Në atë kohë hipertensioni nuk njihej mirë si sëmundje, por as Faiku nuk i dëgjonte këshillat e mjekut dhe nuk mbante dietë. Veç kësaj, pinte deri në tre paketa cigare në ditë.

Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë. Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq. Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit. Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri. Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën. Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar….

FAN S. NOLI PER KONICEN

… E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë. Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazetë dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij. Unë mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja një mjekër të gjatë të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit. E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem po të më shihnin duke ecur me një burrë të veshur me fustanellën shqiptare. Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë greke, një lloj fundi i balerinave. Unë isha i shkurtër e i bëshëm, Konica ishte i gjatë e i thatë, kështu që të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk. Sa u habita këtë herë kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim. Atëherë e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellë qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica.

Meqë ra fjala, lexuesi mund ta gjejë në librin e Konicës ndryshimin ndërmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: është e vërtetë se grekët e kanë përshtatur nga shqiptarët, por ata u përpoqën ta stërhollojnë sa që e bënë një veshje grash me aq sa mundën.

Veshja e Konicës nuk ishte e vetmja gjë që më habiti. Thjest mbeta pa mend, kur ai nisi të më “mësonte” për çdo gjë në botë. Ishte njeri me kulturë të lartë. Gijom Apoliner, një shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shëtitëse” që e fliste frëngjishten si një francez. Një shkrimtar tjetër, Zhyl lë Metrë, ka shkruar për të: “Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë”.

Si studiues i pasionuar i muzikës, Konica e adhuronte shumë Vagnerin. Një nga gjërat e para që bëri ai pasi u takuam, ishte të më tregonte për Vagnerin dhe operat e tij. Me këshillën e tij e pashë përherë të parë Parisfalin, kur u dha më 1910 në Boston. Në varrimin e tij, tridhjetë vjet më vonë, duke e ditur se sa shumë e donte Vagnerin, iu luta organistit të luante muzikën e Vagnerit nga kreu deri në fund.

Ka disa fakte që mungojnë në librin e papërfunduar të Konicës, fakte për Shqipërinë, që i kam mësuar prej tij. Për shembull, Konica flet për krenarinë e malësorëve shqiptarë. Zonja Durham e pranon këtë në librin e saj “Brenga e Ballkanit”. Kur përshkruan shpërndarjen e ndihmave në Maqedoni gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, ajo na tregon se si gratë fshatare e rrethonin ditë e natë, duke i kërkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtëpisë ku banonte ajo dhe nuk largosheshin derisa të merrnin diçka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte më asgjë për t’u dhënë, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti në Shqipëri, priste që t’i ndodhte njësoj. Për habinë e saj, askush nuk iu afrua për t’i kërkuar ndihmë.

Konica përmend edhe faktin se zonja Durham ka qenë një adhuruese e madhe e amvisës shqiptare. Ajo mendonte se vetëm amvisa holandeze mund të krahasohej me të për pastërtinë. Zonja Durham kishte të drejtë. Mjafton të shkosh për vizitë në shtëpitë e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohësh dallimin ndërmjet amvisës shqiptare dhe shumë prej fqinjëve të saj që nuk janë shqiptare.

Një gjë që e ka lënë jashtë Konica është fakti që fqinjët ballkanas e italianë kanë shpifur se shqiptarët janë të egër e të pamëshirshëm. Zonja Durham na thotë se kjo nuk është e vërtetë. Ajo kishte parë fshatarët siçilianë se si i rrihnin pa mëshirë kuajt dhe gomerët, por kurrë nuk kishte qenë dëshmitare se si një shqiptar rrihte një kafshë. Unë e kam vënë re edhe vetë kur kam udhëtuar me kalë në Shqipëri. Sa herë vinim te ndonjë copë rrugë e vështirë, ishim të detyruar të zbrisnim dhe kafsharët gjithnjë përdornin fjalët përkdhelëse për t’u dhënë zemër kafshëve, si për shembull: “Hajde, vëlla. Ec, or bir; Nuk është dhe kaq e vështirë. Do ta kalojmë”.

Një shpifje tjetër e përhapur nga fqinjët tanë, është se shqiptarët qenkan njerëz që nuk u shtrohen ligjeve. E vërteta është krejt e kundërt. Ata u shumë më tepër se gjithë fqinjët e tyre. Statistikat e rajoneve të policisë në qytetet amerikane ku ka shqiptarë, dëshmojnë qartë se ata janë nga grupet më të mira ndër të gjithë të ardhurit e huaj. Përvoja ime e gjatë më ka vërtetuar se shqiptarët u binden ligjeve në shqipëri po ashtu siç u binden në Shtetet e Bashkuara. E keqja është se, kur fqinjët e Shqipërisë përpiqen të shkelin tërësinë e saj tokësore, atëherë shqiptarët “e paligj” ngrenë krye.

Kur përshkruan pamjet e bukura të Shqipërisë, Konica përmend shumë turistë të huaj që e kanë admiruar këte vend. Një emër, që megjithatë mungon, është ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili në njërin nga librat e vet flet për “kodrat e bukura të valëzuara të Shqipërisë”. Unë për vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kështjella e Krujës, kryeqyhteti i vjetër i Skënderbeut. Nuk kam parë gjithë jetën time gjë më të bukur.

Mjaft shtesa mund t’i bëhen kapitullit të Konicës për vetitë luftarake të shqiptarëve. Për shembull, kalorësit shqiptarë u bënë proverbialë në gjithë Europën pas vdekjes së Skënderbeut. Gjithë mbretërit dhe sundimtarët e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe kanë marrë kalorës të lehtë shqiptarë për ushtritë e tyre. Konica më ka thënë një herë se në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur francezët kërkonin të lavdëronin një kalorës, shpreheshin: “E nget kalin si një shqiptar”.

Kemi disa dokumente italiane, që flasin për kalorësinë shqiptare dhe që na shpjegojnë se si Skënderbeu e shpëtoi mbretin Ferdinand të Napolit me kalorësinë e vet të lehtë. Sipas dëshmisë së historianëve bashkëkohës, Ferdinandi e kishte humbur davanë kur e braktisën banorët feudalë dhe u bashkuan me Rene Anzhuanë, që ishte rivali i tij francez dhe që pretendonte fronin e Napolit.

Dihet mirë se ushtritë mercenare të Rilindjes asnjëherë nuk bënë ndonjë betejë të vërtetë. Ata kujdeseshin jo për lavdinë ushtarake, por për pagat. Zakonisht krijohej një komitet i përbashkët i të dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do të shpërblehej me fitoren. Për shembull, kur njëra nga ushtritë kundërshtare kishte epërsi të padyshimtë si numër, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumë. Kur ushtritë ishin të barabarta nga numuri dhe komiteti nuk mund të merrte vesh se cila palë mund të fitonte, atëherë kurdisej një betejë e shtirë, në të cilën nuk dëmtohej ose nuk vritej askush, me përjashtim të ndonjë aksidenti. Por kjo manovër shërbente për të ndihmuar komitetin e përbashkët që të merrte një vendim.

Diçka e ngjashme ndodhi kur skënderbu zbriti në Itali me kalorësinë e vet të lehtë. Komandanti i ushtrisë kundërshtare konti Piçinino dhe Skënderbeu rregulluan një betejë të tillë të shtirë për të parë se cila nga të dy ushtritë do të kishte më shumë shanse për të marrë fitoren. Dy reparte të zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bënë një paraqitje të kalorësisë dhe të aftësisë luftarake. Shqiptarët e fituan ndeshjen dhe kështu u mbyll gjithë kjo histori. Italianët asnjëherë më nuk e kundërshtuan epërsinë e kalorësisë shqiptare. Natyrisht, me turret ishte një pun krejt tjetër. Atëherë Skënderbeut i duhej të bënte beteja reale dhe të arrinte fitore reale. Turqve nuk u bënte përshtypje asnjë paradë.

Skënderbeu ka qenë, padyshim, një gjeneral i madh dhe ai meriton nderime të mëdha për kryqëzatën e tij heroike kundër turqve. Por ne nuk duhet të harrojmë se edhe ushtarët e tij meritojnë pjesën e tyre të nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 – 1912 kundër turqve tregoi se luftëtarët e çetave shqiptare ende e ruanin trimërinë dhe forcën e gjallë që kishin dëshmuar në kohët e vjetra në Skënderbeun. Vetëm për vetëm ata i mundën turqit, marshuan në Selanik dhe e detyruan qeverinë turke t’u jepte autonominë. Pas disa muajsh iu desh gjithë kombeve të Ballkanit që të bashkoheshin për t’i mundur po ata turq. Më 1920 atje u përsërit po ajo histori e përjetshme. Shqipërinë e kërcënonte copëtimi. Italia kishte pushtuar Vlorën dhe prapatokën e saj deri në Gjirokastër. Fqinjët e tjerë kërkonin copat e tyre sipas traktatit të fshehtë të vitit 1915. Vetëm një zë u ngrit për të kundërshtuar, ai i president Wilson. Por ai mjaftoi për të ngritur kombin. Malësorët shqiptarë të bregdetit jugor qenë të parët që u ngritën, pastaj i ndoqën edhe të tjerët. Brenda pak muajve italianët u hodhën në det dhe u detyruan ta linin Vlorën dhe rrethin e saj. Rreth njëzetë vjet më vonë, më 1940 grekët, pothuaj shtatë herë më të shumtë si numër sesa shqiptarët, nuk mundën ta përsëritnin këte marifet, ndonëse kishin mbështetjen e flotës angleze dhe të forcave ajrore angleze, që i penguan italianët të sillnin përforcime.

Tani disa fjalë për vendin e Konicës në historinë e Shqipërisë së sotme. Si mysliman dhe si përkrahës i një familjeje të vjetër aristokratësh nga Shqipëria e jugut, Konica kishte të gjitha mundësite që të fitonte poste të larta në Perandorinë Turke, ku Shqipëria bënte pjesë, që pas vdekjes së Skënderbeut. Në të vërtetë, shumë shqiptarë të tjerë gjatë shekujve ishin ngjitur në postet më të larta të Perandorisë Turke. Për shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisë Turke ishte Ferid Pasha, një shqiptar nga Vlora.

Por kjo karrierë nuk e tërhiqte Konicën. Ai mendonte se misioni i tij ishte të luftonte për pavarësinë e Shqipërisë. Nga viti 1897 deri më 1912, dy nga pionierët më të shquar të pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, që dolën jashtë: “Albania” dhe “Drita” përkatësisht.

Gjatë sundimit turk shqiptarët kishin harruar gjithçka për lavdinë e tyre të kaluar nën Skënderbeun. Konica ka qenë njeriu që e rizbuloi dhe e popullarizoi Skënderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezë dy krenare në një fushë të kuqe. Ky flamur u bë simbol i pavarësisë kombëtare dhe më në fund u ngrit në Vlorë më 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur.

Konica është quajtur si krijuesi i prozës moderne shqipe. Kur unë vendosa të bashkohesha me kryqëzatën për pavarësinë e Shqipërisë, e para gjë që më bëri përshtypje ishte mungesa e plotë e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta në Egjipt më 1903, një atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, më dha vëllimet e revistës “Albania” nga viti 1897 deri më 1903. I lexova të gjitha nga faqja e parë deri tek e fundit dhe atëherë e mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe. Për më tepër, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarë të veprimtarisë letrare si Kristofordhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Çajupi. Me këshillën dhe udhëzimet e tij unë përktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Të gjithë autorët shqiptarë që vijnë pas Konicës janë nxënësit e tij, duke përfshirë dhe shkruesin e këtyre radhëve.

***

Skënderbeu kur jetonte / Shqipëria lulëzonte….

Që më 1897, Konica 21 vjeçar iu drejtua me thirrje zemre “shqiptarëve mëmëdhe-dëshërimtarë për t’u mbledhur rreth e rrotull flamurit tonë”. Shumë herë ngjeu penën për bëmat dhe në bëmat skënderbejane, që shkëlqyen në Europë nën flamurin kastriotas, me emrin e  Albanisë, emër me të cilin ai pagëzoi revistën e tij. Solli në ballinen e kësaj kryevepre emblemën me shqiponjë të Skënderbeut, vargjet e popullit për Kryetrimin, si dhe vargjet e veta e të rilindësve për atë që u quajt “Dragoi i Shqipërisë”, “Babai i Kombit”, “Mbreti i Shqiptarëve”. Vuri në qendër të prozës poetike Mrikën 17 vjeçare, “me leshrat që i derdheshin gjer në vithe të kalit” dhe që mbrojti Skënderbeun në shesh të betejës me gjoksin e saj të njomë shpuar tejpërtej nga shigjetë e turkut. E shenjtëroi vashën luftëtare shqiptare si gruan e thjeshtë të popullit francez me gjoksin zbuluar majë barrikadës në tablonë e Delacroix “Liria udhëheq popullin”. Solli Shegën, “Lulen e Maleve”, “Perëndeshën e luftës”, siç thotë, atë zanë e Dianë shqiptare që ra edhe ajo në shesh të betejës, kur plumbi i halldupit “i prekojti siskën e rrumbullakët dhe ndoti me të kuq bardhësinë e saj”. Dhe, pas Mamicës e Vojsavës në lot për vdekjen e Kryetrimit dhe rënien e Krujës, pas “Vajtimit për robëri të shqiptarëve” ringjalli  në Kujtesën e Kombit – si një Feniks që rilind nga hiri çdo pesëqind vjet – edhe vetë Kryeheroin, atë vit fatlum 1912 kur, me emrin dhe “Flamurin e tij të kuq dhe shqiponjë të zezë dykrenare”, dha kushtrimin final për t’u dhënë turqve dërrmën e fundit dhe kur shqiptarët, “duke parë atë flamur, të cilin nuk e kishin harruar, i faleshin me gaz edhe e prisnin si fytyrën e gjallë të çlirimit”.

Më 1899, Konica thuri me vargje klasike poezinë “Flamuri”. Që në strofat e para dy-vargëshe, që shquhen për ritmikë luftarake, si një marsh i vërtetë, ai e sheh simbolin flamur të lidhur fort me emrin e Skënderbeut, burim frymëzimi shpirtëror për shqiptarët: “Skënderbeu kur jetonte / Shqipëria lulëzonte, / Ish e fortë ish e zonjë / Kish në flamur një shqiponjë, / Një shqiponjë me dy krerë, / Ai lirisht hapej n’ erë “…

 

***

POEZI NGA FAIK KONICA

 

FITOVA MOJ ZEMBËR

Fitova, fitova, fitova, fitova, moj zembër
Ah mos derth më lot ah mos derth më lot
Nga zgjedhë e dashurisë shpëtova sot.

I flaktë i verbër gjer sot un’ i gjori,
E desha diallushen lumi mënt më mori,
Remës marësisht i shkoj tani koha,
Zjarri i dashurisë mu shua shpëtova.

Kur buz’ e saj qeshte zembra ndizej,
Vështronjam pshertinja nga malli dot s’flisnje,
Tani ësht’ i thyer zinxhiri mërzitshmë,
Që më mbante lidhur posi skllav të frikshm.

DRIT’ E SHPIRTIT TIM

Drit’ e Shpirtit t’im,
Ki pakëz besim:
Se pa ty s’roj dot,
Jeta është kot.

Unë i mjeri heq,
Zëmra më rënkon:
Si s’të vjen keq,
Pse më mundon?

NJË TË DASHUR KUSH KA GJETUR

Një të dashur kush ka gjetur,
Q’është e besës dhe e drejtë
Le ta puthë le ta dojë,
Jetën le t’ja ëmbëlsojë,
Dhe me lule le t’ja shtrojë.

Po besnike që të jetë,
Në kafas duhet ta ketë,
Djallushet kur ndrojnë erë,
Ju pëlqen nga no njëherë,
Të shijojnë tjatër verë.

Kur veçan Hëna kadritë,
Miq, i hapni mirë sytë,
Se bandilli përgjon çastin,
Vogëloshes i jep rastin,
Hap edhe zbraz kafazin.

FLAMURI

Skënderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.

Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shqiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.

Kur armiku na vërvitej
Flamuri i kombit ngrihej

Gjëmonin një mij trumbeta
Suleshin treqindmij veta.

Derdhji ngjakun si të marrë
Që të mbaheshin Shqipëtarë.

Derdhjin gjakun pa peshuar
Për flamunrin e bekuar.

Po trimatshkuanpërjetë,
Shqipëriambet e shkretë

Trimat shkuan edhe vanë
Kordhët po ndryshken mënjanë.

Kordhët ndryshkën e në baltë
Na ra flamuri i naltë!

Na raflamuri i naltë
Mbeti e u kalb në baltë!

Sot kan dalë ca zuzarë
Që ulërti në shqipëtarë,

Po këtë emër e lanë
U bashkuan me aganë

E punojnë nat’ e ditë
Që të mbtemi pa dritë,

O zuzar, o tradhëtorë
Ne na bëjtit shërbëtorë,

Na e vuatli të lirinë
E na shkel të Shqipërinë.

Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!

Po mjaft! Koha ësht afër,
Kur të ndizet luft’e ashpër,

Lufta tri her’e bekuar
Qëna ka për të shpëtuar,

Jo luftë kundrë Turqisë,
Jo kundrë mbretit Shqipërisë,

Po luftë për ca zuzarë
Që u lind në shqipëtarë

E, armiq të Shqipërisë,
I fryj në dritës së lirisë,

S’na lënë dhe ne të tjerët,
T’dalim nga gjum’i errët,

Po ç’dëgjoj në ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë

Eshtë turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!

Ngrehuni, o shqipëtarë,
T’i shtypim këta zuzarë!
(1899)

KUSHTRIMI OSE MARSEJEZA E SHQIPËTARËVE

Përpara djemtë e Shqipërisë
Zëri i kushtrimit po gjëmon!
Kundër nesh i mizorisë
I ndryri Flamur po valon!
Malet tona po ushtojnë.

Nga bërtimet e nizamit:
Egërsirat Ju kërkojnë
Nder’ e gruas, gjaknë e djalit!
Burra, kush është trim,
Në luftim me nxitim,
Me hov, me hov!
Bini me tërbim!
Armikut për shpërblim.

II
Ç’kanë me ne këta barbarë
Shtazë në shpirt e në turi?
Hapni sytë o shqipëtar,
Shikoni hekurat gati,
Qafën kujt duan t’i vënë
Nën zgjedhë, e nën kërbaç.
E turp i tmerrshëm i pa dhënë

Shkabën ta ngasim si margaç!
Topi buçet, pushkët p’ushtojnë
Plagë, me plumb, vdekje dhe zjarr.
Trumbetat ndizen dhe çfryjnë!
Yt fat po lozet,
Komb Shqipëtar.

Që nga Janina
E gjer në Shkodër,
Burrë dhe grua,
Foshnje dhe plak,
Çdo lum e përrua
Çdo shesh e kodër,

Po rrjedhin lot
Po rrjedhin gjak.

Burra, kush është trim.
Dridhuni ujq të Mongolisë,
Dhe ju shqiptar për mallkim
Që ç’panë sytë e Shqipërisë
Ah, dridhuni se s’ka shpëtim!

Çdo krah do ngrihet të ju bjerë
Dhe këta trima po të mbeten,
Vend’ ynë pjell trima të tjerë
Gati të ngrihen të ju dridhen

Burra kush është trim
Zemrohuni një herë
Mprihni kordhën për të prerë
Mprihni kordhë e mprihni pallë
Të ju ndritin yj në ballë.
Flamur të ngrini në erë
Me shqiponjën me dy krerë.
Dhe në vend ‘ tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

VAJTIM PËR ROBËRI TË SHQIPTARËVET

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!
Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!
Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.
As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!
Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.
As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.
I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?
Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.
Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!
O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur
Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,
Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,
Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,
E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

(1901)

ANADOLLAKU NË MESALLE

Ka ndenjur si një ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fruhet me hoshaf;
S`ka kohë të flasë
Hedhe sa të pëlcasë:
Llop një bakllava,
Llop një hallva,
Llop një revani,
Llop muhalebi.
Therret:-Hiç je medum!
– O burra, bre dudum!
Kërkon një syltjaç,
Porosit një kulaç,
Rrëmben një bugaçe,
– Të rrëmbec një kapaçe!
Të tërë për një darkë,
Të tëra në një barkë!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e zë gjumi.
Nesër kur të zgjohet
E, me “bismil-lah”,
Prapë pilaf
E prap hoshaf.
“Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!”
More dudum kokëkungull
Gojëbuall e barkrrumbull
Thuamë, të rëntë pika!
Ç`të duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Të të kllasëm në një kade
Plot me mjalt`e me reçel
Ha pi e kurrë mos del.
(1901)

HELENA E TROJËS

Në Trojë, nga maja e një kullë të lartë
Helena e bardhë zgjat kryet dhe përgjon
Poshtë nënë muret luftën që luftonMenella syzi me Parin flokëartë..
Shikon buzëqeshur e me ballë të qartë
zjarrin që ka ndezur vetë dhe ëndërron
e stolisur si ditën që hipi në fron
Kur vajti nus’e re nga Amykla në Spartë.
Dhe në shesh Menella me Parin të tërbuar
Goditën me sulm për të mundur a për të vdekur
Gjëmojnë duke çuar zërin në qiell.
Gjaku u ka hyrë faqe dhe duar
Kordhë me kordhë hekuri me hekur
Përpiqen, tringëllojnë, shkëlqejnë në diell.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: 76 Vjet, Faik Konica, Vdekja

DEGA E VATRËS NË TAMPA BAY MBËSHTET PROTESTËN E STUDENTËVE

December 16, 2018 by dgreca

1 a studentet c

Pas mbështetjes që u dha protestave te studenteve Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA,ne nje deklarate te perbashket me Rrenjet Shqiptare ne SHBA, kane reaguar pozitivisht edhe deget e saj. Dega e Vatres ne Michigan ishte e para. Pas saj ka reaguar edhe dega e Vatres ne Tampa Bay. Ja cfarë shkruhet në letrën, që u bë publike në facebook-un i degës: Dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Tampa Bay,si dhe mbare komuniteti shqiptar ne Florida, solidarizohet dhe mbeshtet plotesisht protesten Studentore.Ne jemi te ndregjegjshem per drejtesine e kesaj proteste e shkaktuar nga keq qeverisja ne shtetin shqiprare te cilen e ka mbuluar korrupsioni dhe krimi,dhe nepermjet tarifave e taksave te pa perballueshme arrine deri aty sa te veshtirsojne dhe te bejne te pa mundur ndjekjen e studimeve te larta nga shume studente e sidomos te atyre qe vijne nga familje te varfera. 

Edhe pse larg jush,ne jemi shpirterisht bashke me ju,duke protestuar si demokratë me ndershmeri e ndergjegje kombetare per cdo padrejtesi jo vetem ndaj ju studenteve,por dhe mbare qytetarve shqiptarë, qe po e vuajne deri ne palce diskriminin politik,ekonomik dhe kombetar nga kjo qeveri e korruptuar.
E gjithe diaspora dhe populli shqiptar i kane drejtuar syte dhe vemendjen nga ju sepse ju jeni shpresa jone,ju dhe vetem ju mund do ta coni Shqiperine perpara dhe do te realizoni endrrat e rilindasve tane, të themeluesëve të VATRËS, Konices dhe Nolit,te te gjithë atyre qe sakrifikuan dhe jeten per nje shtet demokratik europian.
Dhe njehere ju falenderojme nga zemra per vijimin e protestes deri ne zgjidhjen e kerkesave tuaja, dhe do të jemi krah per krah me ju ne cdo hap qe do te hidhni per reformimin e Shqiperise drejt Europes dhe nje kombi te bashkuar.
Zoti e bekofte Shqiperine
Zoti e bekofte rinine studentore.
Perzemersisht nga dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës” VATRA” ne Tampa Bay – Florida.
Tampa Bay, 14 dhjetor/2018

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, Mbeshtetje, Protestat e Studenteve, Tampa Bay

NDEROHET MËSUESI I KOHËS SË ERNEST KOLIQIT

December 16, 2018 by dgreca

– Nga Skrapari në trojet e ndara të Shqipërisë në Kërçovë Maqedoni për të dhënë dituri nxënsve/

1 Pertefi2 a Pertefi2 Pertefi1 a Pertefi3 pertefi 1

– Dy Çertifikata Mirënjohje për “Mësuesin e Popullit”,  Petref Therepeli/
Per Diellin nga Skrapari: Skrapari Sulo Gozhina/

SKRAPAR – Askujt nuk do t’i shkonte ndërmend se një djal në moshën fare të re, do të udhtonte për qindra kilometra larg për t’ mos u kthyer më në gjirin e familjesë së tij.Iku nga Therepeli i Skraparit për në trojet e ndara të Shqipërisë, në pjesën tjetër përmatanë kufirit, në pjesën e ndarë të shtetit amë. Kishte mbaruar normalen e Elbasanit në vitet 1922-23 dhe emrohet mësues në ngritjen e shkollave e në mësimdhënie në Vëndreshë, Spathar e Therepel të vendlindjes së tij. Por në vitin 1941, kur në Shqipëri po frynte një tjetër erë ndryshimi, Petref Therepeli, në kuadrin e Shqipërisë etnike, ministri i qeverisë të Musatafa Krujës, Ernest Koliqi, e emëron bashkë me 100 mësues të tjerë në komunitetin shqiptar të Maqedonisë. Në fakt trojet shqipëtare kishin filluar të çelnin dyerët e shkollës shqipe për të luftuar anafabetizmin, çelje kjo që i pati marrë përmasat pas kongresit të Manastirit. Ndonse kanë kaluar më shumë se 78 vjet nga largimi i tij, një përfaqësi nga komuna e Kërçovës do të udhtonte drejt bashkisë të Skraparit për të kryer një amante të mësuesit që për më shumë se 60 vjet rriti dhe kaloi nga klasa në klasë brezat të tërë nxënësish të fshatit Jagoll të Komunës Kërçovës, shumë prej të cilëve kanë leauruar dyerve e auditorve të unversiteteve në prefesione të ndryshme e për të arritur më pas gradat më të larëta të dijes si Doktor, Profesor, Inxhinier, Ushtarak e dhjetra profesione të tjera jetëdhënse. Skrapari  është një zonë që ka nxjerrë dhjetra  figura të spikatura, me kontribute brenda dhe jashtë vendit, dhe një prej tyre është dhe mësuesi Petref Therepeli. Për të nderuar këtë figurë madhore në mësimdhënie në ditën e Alfabetit, por edhe në prag të festave të nëntorit e të fundvitit, si dhe vitit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkia Skrapar nën kujdesin e kryetarit të saj, Nesim Spahiu ka organizuar një takim festiv në nderim të një prej figure vigane në fushën  e arsimit me origjinë nga Therepeli,  Mësuesin Petref Therepeli, por që aktivitetin e vet më të madh jetësor dhe profesional e ka zhvilluar në trevën shqipëtare në komunën Kërçovë, fshatin Jagoll, pjesën shqiptare të Maqedonisë. Pjesmarrës në këtë aktivitet janë kryetari  i Komunës Kërçovë Fatmir Dehari së bashku me një përfaqesi nga kjo bashki, ish–Ministri i Drejtesisë, njëherësh  deputeti i zonës Nasip Naço, drejtues të pushtetit lokal, banor të qytetit e të rrethinave të tij, të fshatrat Therepel, vendlindja e mësuesit dhe nga fshatrat Vëndreshë e Spathar ku dhe ishin fillimet e punës së tij në ngritjen e shkollave dhe në mësimdhënie. Po në këtë aktivitet sa festiv po dhe aq madhështor këshillet respektive të komunës Kërçovë dhe të bashkisë Skrapar kanë akorduar dy çertifikata mirënjohje.
Komuna Kërçovë i jep mësuesit të popullit Petref Therepeli titullin e larët pas vdekjes “Qytetar Nderi” , i qytetit të Kërçovës me motivacionin “ Personalitet i shquar në arsim, patriot i kombit shqiptar që me punën e tij të pa lodhur ka dhënë kontributin e spikatur duke mbetur pishtar i pashuarë në ndërgjegjen kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe asaj kërçovare në vençanti” .
Bashkia Skrapar  i jep “Çertifikat mirënjohje”, pas vdekje mësuesit të popullit Petref Therepeli me motivacionin “Për kontributin madhor, në ruajtjen e inden titetit të Gjuhës Shqipenë Komunën e Kërçovës mbi edukimin e dhjetrave brezaveme vlerat dhe parimet më të mira të dijesdhe Atdhedashurisë”  .
Kryetari bashkisë Nesim Spahiu tha : Ёshtё njё nder dhe privilegj i madh pёr mua, që si kryetar i bashkisë Skrapar, tё hap kёtё aktivitet tё veçantё, nё nderim tё njё figure madhore nё fushёn e arsimit, në Shqipëri dhe Maqedoni mёsuesit  Petref Therepeli. Ideja për të organizuar këtë cermoni në nderim të këtij personaliteti të nderuar,të kёsaj ikone të respektuar mbarëshqiptare të arsimit, me origjinё nga Therepeli, por qё aktivitetin e tij më të madh jetёsor dhe professional e ka patur nё Komunёn e Kërçovёs Maqedoni, erdhi nga Kryetari i kёsaj komune z.Fatmir  Dehari ,tё cilin pёrfitoj nga rasti ta falenderoj dhe në emerin tuaj . Mёsuesi Petref Therepeli ,nuk ёshtё njё figurё e panjohur pёr ne, edhe pse aktivitetin e vet mё tё madh e ka patur  nё komunёn e Kёrçovёs nё fshatin Jagoll. Kontributi i tij nё arsim ,në shkollën e Vëndreshës në vitet 1929-1937 ,si mёsues  , në një nga periudhat më të vështira për vendin për shkollën dhe Gjuhën Shqipe ,është dhe do të mbetet ,një aset i çmuar në historinë e asimit në Skrapar. Mësuesi Petref Therepeli nuk nguroi për asnjë çast për t`ju përgjigjur thirrjes për të punuar si mësues, në trojet shqiptare të Maqedonisë në komunës e Kërçovës. Fshati Jagoll shkolla dhe nxënësit e tij, do të shëndërroheshin  në shtëpinë e tij të dytë, që ai nuk pranoi ti braktiste, deri në fund të jetës . Sot kontributi i tij në fushën e mësimdhënies në hapsirat shqiptare të Maqedonisë, është shumë i vlerësuar jo vetëm nga komuniteti, por dhe nga institucionet arsimore dhe ato të pushtetit lokal . Këtë e tregon më së miri, prezenca  në këtë event e delegacionit të komunës Kërçovë me në krye kryetarin e saj  z.Fatmir Dehari. Mesazhi im në këtë event do të jetë që personalitete të tilla me kontribute të jashtëzakonshëme, si mesuesi Petref Therepeli ,të njihen,të mos veniten ,të mos kalojnë në harrese , të kujtohen, të vlerësohen ,t`ju jepet vendi që u takon në historinë tonë lokale ,pse jo dhe atë kombëtare.
Kryetari Komunës Kërçovë Fatmir Dehari tha : Jam këtu mes jush si një mik që vij nga largë, por me një mison të vaçant, atë të nderimit të një figure atdhetare si dhe është mësuesi ynë i popullit Petref Therepeli.  Në ato vite të vështira që po kalonte pjesa përmatan kufirit si dhe jemi ne shqipëtarët në trojet tona tashëm të ndarë prej vitesh, mes nesh vjen një mësues që qeveria e atëhershme e dërgoj për të përhapur dhe skalitur në mëndjen ndritur shqipëtare gjuhën e mëmës tonë shqipe. Ky njeri vjen nga një trevë miqësore, atdhedashëse e patriotike, që ka lindur mes burrave të penës e të pushkës si dhe e ka zakon shqiptari. Ndaj nga ky moment vëllezër e motra të një gjaku ju përshëndes e ju uroj mirëse u takoj këtu në votrën tuaj shekullore dhe faleminderit për pritjen e ngohtë që na keni rezervuar. Këtë misionar të kombit  që fati e desh ta sjell atje në pjesën tjetër, por e robëruar e Atdheut, për të dhënë kontributin më të çmuar që mundet të jap njeriu siç është hapja e shkollave shqipe, edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të reja duke e vlersuar në këtë rast si një misionar i shenjët, e ky misionar ka dal nga kjo treve nga fshati Therepel.  Pikërisht në këtë ditë të Alfabetit jemi këtu për t’i shprehur mirënjohje të përjetshme birit të popullit tonë e birit tuaj i cili përhapi dritën e shkronjave shqipe në krahinën e Kërçovës. Të jesh mësues do të thot të jesh hero i gjall , universal edhe në pamje edhe në mendje , në inteligjencë dhe i guximshëm me qellimin fisnik për të ngjall ndjenjën e lirisë në zemrën e nxënsit, sikusre motivojë qindra të rinjë mësues Petref Therepeli, ideali i cili u përcoll brez pas brezi, argument i cili është  fitorja pas kaq e kaq vitesh e thuaj prej një shekulli fitorja ime në krye të asaj komune. Pra jashtë kontributit tënd në zhvillimin e gjeneratave, të mësosh si të luftosh e të fitosh lirinë, si të bëhesh hero, si të bëhesh pishtar i trollit e si të bëhesh fuqi e kombit tënd. E të gjitha këto kur mbi krye ke një regjim që lufton kundër dëshirës tënde për të arsimuar e qëndruar i lirë në trojet e tua. Kjo nga regjimi pas luftës së dytë botrore e deri në vitet e fundit ku dhe morëm një liri të fituar me mund, djersë e luftë.  Ky ishte  frymzuesi për breza e gjenerata të tëra , një veprimtar atdhedashës për të cilin çdo komb do të krenohej me një figure unikale si mësimdhënës, patriot e udhërrëfyes drejt lirisë. Gjnerata të tëra do të mbajn në kujtesë një prefesionist të till që nga ne u largua vetëm fizikisht. Nga anët tona mësues Petref Therepeli, është e do të mbetet krenaria e arsimit shqiptar, përpara veprës të së cilit me nder e respekt përkulemi sa herë e kujtojmë. Le të jetë figura e Petref Therepelit një shembull frymëzimi ,për të rinjtë që kanë zgjedhur arsimin si rrugë më të mirë që bashkon popuj,vlera dhe krenari kombëtare. Deputeti i Qarkut të Beratit , Nasip Naço  tha – Sot për të gjith ne këtu në Skrapar është një ditë e vaçant dhe vërtet festive, por, jo vetëm kaq është edhe një ditë krenarie , pasi sot kujtojm në lartësin që e ngriti koha dhe vepra e tij tashëm mësuesin e popullit Petref Therepelin. Skrapari ka rritur shumë figura patritike të luftës e punës të penës e dijes e një nga këta burra që rreshtohet mes fimëtarit Xhelal Koprenckës, Kraman Yllit,  Zyluftar Vleshnjes, Riza Cerovës e Mestan Ujaniku , rreshtohet edhe mësuesi Petrefe Therepeli i cili gjith jetën ja kushtoj ngritjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, gjuhën mëmë edhe në pjesën tjetër për matan kufijve. Me të tilla figura ne vetëm krenohemi ndaj sot kam kënaqësin që të falenderoj kryetarin e komunës Kërçovë, Fatmir Deharin që këtu mes nesh kujton me krenari aktivitetin e këtij patrioti dhe vlerat e një mësuesi që gjithë jetën e tij , ja kushtoj nxënsve duke nxjer gjenerata të tëra që sot aderojn në të mirë të kombit tonë.
Jetëshkrimi i Mësuesit Petref  Therepeli:                                                                                                                    Mësuesi Petref Therepeli  lindi më 25 dhjetor 1909, në Therepel të Skraparit nga një familje me tradita të spikatura atdhetare. Prinderit e tij Abazi dhe Nazikja ,që në vogëli e edukuan atë me vlerat më të mira të atdhedashurisë ,e inkurajuan dhe e mbështetën atë , që të vazhdontë rrugën e dijes ,dhe të arsimimit . Pas mbarimit të shkollës për mesuesi me rezultate të shkëlqyera nga viti 1922-1923 ai punoi me përkushtim për ringritjen e arsimit në shkollën e Vëndreshës e Spatharës dhe me pasi ai punoi në shkollën e Zaloshnjes ,duke kontribuar denjësisht  në përhapjen e dijes ,kultures dhe arsimit ,në zonën e Skraparit . Viti 1942 do ta gjejë mësues Petref Therepeli në fshatin Jagoll , komuna Kërçove si mësuesi i parë i shkollës shqipe të këtij fshati. Nga viti 1942 deri në fund të jetës së tij në vitin 1973 ,ai do të kontribonte si një pishtar ndriçues ,për përhapjen e arsimit ,të gjuhës shqipe ,në kushtet e një realiteti aspak miqësor nga ana e regjimit të kohës ,larg nga familja dhe të afërmit e tij ,të cilët rrethanat dhe koha ,nuk ja mundesuan që ti ritakonte . Pasioni dhe dashuria për arsimin ,për shkollën, për gjuhën shqipe, për njerëzit që e ndihmuan atë që me kurajo dhe guxim të përballonte pengesat e kohës ,pavarisht pamundësisë fizike. Ai për asnjë moment nuk u dekurajua, nuk u largua nga misioni që ai i kishte vënë vetes ,si misionar i dijes dhe diturisë, por përkundrazi me vullnet, guxim dhe kurajo ndihmoi në largimin e errësirës së mbjellë dhe përhapjen e dijes e ideve përparimtare në hapesirat  mbarëshqiptare. Kontributi dhe vepra e tij, kanë lënë tashmë gjurmën e tyre, kanë zënë një vend të merituar në Historinë e Arsimit Shqiptar . Mësuesi i talentuar Petref Therepeli e donte shumë poezinë, ai gjatë gjithë jetës së tij ,u mor me elaborimin e saj duke i ruajtur me fanatizëm të gjitha krijimet e tij në një dosje të veçantë.  Kjo dosje fatkeqsisht ka humbur dhe kjo është një humbje e madhe  për poezinë shqipe dhe gjetja e saj ,botimi  tyre do të ishte një kontribut i çmuar për poezinë, një vlerë e shtuar në letërsinë tonë . Pertef Therepeli, mësuesi i pazëvendësueshëm që jetoi së toku me enigmën dhe misterin. Erdhi nga Skrapari dhe nuk tha qartë kush ishte. E jetoi gjith jetën i vetmuar në kasollen pranë shkollës së Jagoll-Dolencës. Pas vdekjes nën kresën i’u gjet flamuri shqiptarë dhe një dosje shkrimesh me poezi e cila i’u zhduk mistershëm. Kishte lindur më datë 25.12.1909 dhe që të jetë misteri më i madh, vdiq në ditën e ditlindjes së tij më 25.12.1973, pa asnjë nga të afërmit e tij, në fshatin Jagoll- Dolencë, komuna e Osllomesë, praën Kërçovës.
Për të pranishmit dhe miqët nga komuna e Kërçovës qëndra kulturore e fëmijëve dhe nxëns të shkolla të qytetit e të rrethinave të tij, dha një koncertë festive e recital. Më të spikatura dhe janë kënduar nga gjith pjesmarësit në takim, janë kënga “Xhamadani vija – vija” dhe vallja e flamurit.

Historiku i shkollës në f.Jagoll Kërçovë
“•Deri në v.1941 (para L.IIB.) mësimi zhvillohej në gjuhën  sërbe,dhe emri i shkollës ishte “Krajl Uroshi”, Arsimtarët ishin nga Serbia (Vaso nga Sërbia e pastaj Kalja nga Tuhini), vetëm lënda e besimit fetar zhvillohej në gjuhën arabe  (Mulla Hasoni nga Haranjelli) -Mësohej katërvjet. shqipëtarët i deklaronin si Turci kurse nga 1940 si ARNAUTI ,dhe te mbiemrat e tyre shtohej prapashesa VIÇ ,psh.Mbiemri Selimi-Selimoviç,Fejza-Fejzoviç etj.
•Me fillimin e L.II.B.(1941) u bashkuam me pjesën tjetër të atdheut me Shqipërin.
•Emri i shkollës u vendos “DE RADA” dhe deri në mbarim të luftës ishte me këtë emër.
•Shkolla fillore ishte  hapur për të parën  herë në gjuhën shqipe në shtator 1941 Mësuesit e kësaj shkolle ishin: Pertef Therepeli, dhe Ali Myderizi  nga f.Drugovë .
Pas L.II.B.vendi jon bënte pjesë në shtetin e Jugosllavisë më sakt në Republikën e Maqedonisë.
•Emëri i shkollës u vendos “DAMJAN  GRUEV”.
•Shqipëtarve te mbiemrat iu hoq  prapashtesa VIÇ iu shtua prapashtesa OSKI ,psh.Mbiemri Vejseli-në Vejseloski
•Deri në v.1958/59 nxënësit shqipëtar katër vjeçaren e ndiqnin në shkollën e  f.Jagoll Dolenc me mësues  Pertef  Abaz Therepeli e më pasë vazhdonin tetëvjeçaren në f.Sërbicë  në shkollën “LIRIJA”
•Nga viti 1959/1960 edhe tetëvjeçarja në gjuhën shqipe filloi të mësohet në shkollën tonë.
•Mësues të parë për tetëvjeçaren kanë qenë:Nga Popojani (Shukri Iseini dhe Hamza Halili) Nga Sërbica  Etem Selimi,Selim Adili, DemirZenku)nga Haranjelli. Ramazan Bajramii e më pas nga Jagolli (Ekrem Miftari,Jonuz Asani,Afmet Mora,Qamil Fejza) etj.
— Drejtor shkolle :Para L.II.B. përgjegjës ishte Vaso nga Sërbia.
Nga viti 1941/44 përgjegjës ishte mësues Pertef Therepeli, nga v.1945/59 përgjegjës ishte për paralelet Maqedone Aleksandar Trajanovski  ndërsa për paralelet shqipe përgjegjës ishte mësues Pertef Therepeli.
Nga v.1959/60 atëhera kur fillon të funksionoj tetëvjeçarja deri 1963 Etem Selimi dhe  Hamza Alili/
z.Selim Adili, 1963-1967
z.Nexhbudin Ristemi,1967-1985
z.Olloman Ollomani,1985-1998
z.Fadil Jusufi,1998-2009
z.Emri Murati, 2009-2014 dhe
Nga 2014- tani drejtor i shkollës është Ismet Selimi.
Emri i shkollës nga Dame Gruev u shëndrrua në “NAIM FRASHËRI”  ne 2004

 

Filed Under: Histori Tagged With: Nga Skrapari ne Kercove, Petref Therepeli, Sulo Gozhina

Kosovë-Rezolutë për dialogun me Serbinë

December 16, 2018 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës votoi rezolutë për dialogun me Serbinë: Procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në: njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces, anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO/
1 Behlul Kuvend.JPG
 
 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 15 Dhjetor 2018/ Kuvendi i Kosovës mbrëmjen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme votoi me 59 vota pro e 2 abstenime një rezolutë për procesin e dialogut me Serbinë, në Bruksel.

“Kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ishte pika e vetme.Në emër të propozuesit Visar Ymeri, nga PSD-ja, e prezantoi Projektrezolutën mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Në këtë projekt-rezolutë thuhet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në: njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces, anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO. Ky dokumentacion e përkufizon qartë se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme”, theksoi Ymeri.Deputeti Ymeri, prezantoi emrat e anëtarëve që do të përbëjnë delegacionin.

Sipas tij, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj nga NISMA-s do ta kryesojnë dialogun, ndërsa, anëtarë tjerë do të jenë: Enver Hoxhaj PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Ygcilar nga 6+, Dardan Gashi, zëvendëskryeministër, një përfaqësues i shoqërisë civile, si dhe dy vendet do të jenë të lira për LDK-në dhe Vetëvendosjen. Deri në plotësimin e tyre, pjesë e delegacionit do të jenë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, të dy nga PSD.Seanca vijoi, me qëndrimet e grupeve parlamentare, të pranishëm në seancë. Memli Krasniqi në emër të PDK-së, Dukagjin Gorani në emër të PSD-së, Ahmet Isufi në emër të AAK-së, Bilall Sherifi në emër të Nismës dhe Albert Kinolli nga Grupi parlamentar 6+, i dhanë mbështetje rezolutës së propozuar.

Rezoluta u përkrah edhe nga deputetë të tjerë të Kuvendit.

 Më parë, po sot, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën.“Konform kërkesës së deputetëve dhe praktikave të deritashme, Kryesia vendosi që seanca të mbahet sot, në orën 14:00”, thekontr njoftimi i dërguar nga Kuvendi i Kosovës pas mbledhjes. Por, seanca nuk nisi në kohën e paralajmëruar në mungesë kuorumi dhe nisi pas orës 18:00, me 61 deputetë të pranishëm të Kuvendit 120 anëtarësh.

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e LVV nuk morën pjesë në seancë.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Rezolutë, me Serbinë, për dialogun

STUDENTET SHQIPTARE TE HARVARDIT NE MBESHTETJE TE PROTESTAVE

December 16, 2018 by dgreca

2 ok Protesta

STATEMENT OF SOLIDARITY WITH UNIVERSITY STUDENTS IN ALBANIA-/

Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Shkollës së Harvardit po shkruan për të shprehur solidaritetin e saj me studentët e universitetit në Shqipëri që po protestojnë për të përmirësuar një sistem arsimi të thyer.

Misioni i Harvardit është të “edukojë qytetarët dhe udhëheqësit qytetarë të shoqërisë, nëpërmjet angazhimit ndaj fuqisë transformuese të arsimit të arteve dhe shkencave liberale”. Ndër të tjera, arsimi i Harvardit karakterizohet nga ndihma financiare dhe cilësia. Në këtë kontekst, ne besojmë se studentët shqiptarë gjithashtu meritojnë një arsim të përballueshëm financiarisht që është “intelektualisht, shoqërisht dhe personalisht transformues”.

Kjo është një kohë për ndryshime strukturore dhe llogaridhënie. Ata që janë përfshirë dhe ata që janë bashkëpunëtorë në degradimin e sistemit arsimor duhet të mbahen përgjegjës. Ne gjithashtu dënojmë përpjekjet e partive politike dhe të qeverisë për të minuar shqetësimet dhe kërkesat e studentëve.

Prandaj, është detyrë e qeverisë dhe e të gjitha universiteteve publike që të sigurojnë që zërat e studentëve të dëgjohen dhe që kërkesat e tyre të përmbushen.

Bordi i Shoqatës së Studentëve të Kolegjit të Harvardit 59 Shepard Street Cambridge, MA 02138 asa@hcs.harvard.edu

***

HARVARD ALBANIAN STUDENTS ASSOCIATION

STATEMENT OF SOLIDARITY WITH UNIVERSITY STUDENTS IN ALBANIA

The Harvard College Albanian Students Association is writing to express its solidarity with university students in Albania who are protesting in order to improve a broken education system. In a letter addressed to the Parliament, the Prime Minister, the Minister of Education and all public universities, the students’ demands are:

Increasing the budget by 5% of GDP in order to allow the study fee to be halved for each level of study, improvement of teaching and infrastructure, and boarding.

Transparency with the budget from the Ministry of Education, Sports and Youth and HEIs; publication of all online expenses.

Increase from 10% to 50% of the total student vote to elect the candidates for the dean, rector and each faculty to have a student representative in the academic senate.

Review of Academic Titles and Verification of Plagiarisms of PhDs and Textbooks.

Based on Article 99 on Student Counseling, Higher Education Law, point 2, we require the HEI Management Board to have an equal number of votes and to add a representative to this board by students.

Provision of all students with the Student Card within the academic year 2018-2019 (to be followed by the respective municipalities)

Building a European-language library with an online university book, free for students in Albanian.

Evaluation of performance in teaching and research of pedagogues

The mission of Harvard College is to “educate the citizens and citizen-leaders of society, through commitment to the transformative power of a liberal arts and sciences education.” Among other things, a Harvard education is characterized by affordability and quality.  In this context, we believe that Albanian students also deserve an affordable educational journey that is “intellectually, socially, and personally transformative.”

This is a time for structural change and accountability. Those involved and those complicit in the degradation of the education system must be held accountable. We also condemn any efforts by political parties and the government to undermine the students’ concerns and demands.

Therefore, it is incumbent on the government and all public universities to ensure that the voices of students are heard and that their demands are met.

Sincerely,
The Harvard College Albanian Students Association Board
59 Shepard Street
Cambridge, MA 02138
asa@hcs.harvard.edu

Meriton Ibrahimi, Co-President
Deni Hoxha, Co-President
Daiana Lilo, Vice President
Drin Krasniqi, Treasurer
Frances Papandile, Publicity Chair
Irla Belli, Social Chair

Filed Under: Featured Tagged With: Harvard, Mbeshtetje, protestave studentore, Studentet shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1173
  • 1174
  • 1175
  • 1176
  • 1177
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT