• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT

April 4, 2021 by dgreca

Të dashur bashkombas të Krishterë Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar dhe Përshumëvjet Pashkët. Ardhshin të bardha, të bukura dhe të gëzuara për ju e familjet tuaja. Pashkët, ngjallja e Krishtit, festa më e madhe në besimin e Krishterë, na kujton dhe një herë që jeta e mund gjithmonë vdekjen, e mira fiton ndaj të keqes, drita e mposht errësirën dhe e vërteta triumfon përherë ndaj gënjeshtrës. Simbolika e fuqishme që përcjell kjo festë le të përcjellë për të gjithë ne më shumë optimizëm, shpresë, prosperitet, paqe dhe dashuri për çdo shqiptar anëkënd botës. Uroj lumturi për ju dhe paçi bekimin e të madhit Zot në çdo ditë të jetës suaj. Kjo festë e madhe, qoftë për secilin prej nesh një moment reflektimi, pastrimi e kthese në rrugën e drejtë të arsyes, besimit e shpresës për ditë më të bukura e më të lumtura në jetën tonë. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë fort për një të ardhme më të ndritur për familjet tona dhe atdheun tonë. Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS Elmi BERISHA

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, PËRSHUMËVJET PASHKËT

“Urime për 4 Prillin, datën e vërtetë të anëtarësimit të RSH në NATO” !

April 4, 2021 by dgreca

Nga Gjeneral * Piro AHMETAJ/

Të dashur bashkëAtdhetarë 🇦🇱 #WeAreNATO/

Para së gjithash,  dëshiroj të uroj përzemërsisht Gëzuar 12 vjetorin e anëtarësimit të RSH 🇦🇱 në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO)!

Së dyti, për të tejkaluar 1 Prillin, e njohur si dita burokratike “e gënjeshtrave”, si datë e VËRTETË e anëtarësimit zyrtar të RSH në NATO, është “legjitimuar” 4 Prilli, datë e cila si bekim, përkon edhe me themelimin e Aleancës (4 Prill 1949) ! 

Mbi këtë logjikë, prej 12 vitesh, 4 Prilli është celebruar si data e Anëtarësimit zyrtar, çka konfirmohet edhe nga arkivat zyrtare, ato të medias, portaleve, statuseve, etj! 

Kështu, përtej protagonizmit cinik të “Gjinove,  sekserëve dhe rambo-kamikazëve të pushteteve” që “si gravata ..” u janë dhuruar poste zyrtare,  ani që s’kanë bërë asnje ditë punë, por si “për 1 Prillin” bejnë statuse me vetë-lëvdata paranojake si dhe shkruajnë libra me përralla për fëmijët e kopshteve ose “ufot” = besoj edhe më fort se data 4 Prill i jep vlerë shtesë kësaj ngjarje kombëtare! 

Së treti, pa mëdyshje anëtarësimi në NATO mbetet histori suksesi, krenarie dhe përkushtimi Kombëtar ! 

Më 4  Prill, 12 vjet më parë Kombi ynë realizoi një ëndërr shekullore: “i`u bashkuan Aleancës më të fuqishme ushtarake të njerëzimit por edhe familjes së vlerave perëndimore. 

Prandaj sa më shumë vite kalojnë, aq më madhështore meriton të skalitet në memorien e nderimit të kombit, si një arritje me peshë gjeo-politike për Kombin dhe mbarë-Shqiptarët ! 

Së katerti do të ishte shumë e padrejtë të mos i njihet merita ish-Presidentit, ish- Kryeministrit Dr. SALI BERISHA, i cili me vizion shtetari dhe me përkushtim shëmbullor projektoi, udhëhoqi dhe finalizoi këtë aspiratë kombëtare duke nënvizuar që, për 20 vjet (1993-2013), kjo arritje u realizua me konsensus të gjerë politik dhe mbështetje mbarëpopullore!

Respekt ndaj një gjenerate ekspertësh elitarë (diplomatë, ushtarakë dhe civilë), që u shkolluam, u rritëm, kontribuam me gjithshka sa mundem dhe i`a dolëm për të transformuar sistemin: “konceptin e sigurisë kombëtare, strukturat, kulturën e planifikimit dhe bashkëpunimit me NATO-n”.

Në ketë datë, përulemi ndaj kapiten Feti VOGLI, dëshmorit të parë atdheut në NATO si dhe shprehim mirënjohjen për sakrificat e rreth 10 mijë ushtarakëve që kanë kontribuar dhe vijojnë në krah të NATO-s, në Bosnjë, Gjeorgji, Irak, Afganistan, Kosovë, Mali, Estoni, etj. 

Në planin personal, mbetem përjetësisht i privilegjuar që mu dha mundesia për të kontribuar modestisht gjatë procesit 15 vjeçar (1999 – 2013), si dhe që 12 vjet më parë mu besua drejtimi i një ekipi negiociatorësh mëndjehapur, që i dhamë frymë dhe shpirt: “realizimit të detyrimeve të anëtarësimit në NATO (2009), si dhe nënshkrimin e 10-ra marrëveshjeve teknike, duke e lartësuar flamurin kombëtar ndër 5 vendet model të Aleancës  (shtator 2013)”!.

Së pesti, për fat të keq, mbas 2014, përqasja e Tiranës, sistemi i sigurisë, mbrojtja e interesave kombetare, zgjedhjet dhe standartet e demokracisë funksionale kanë bërë hapa “të frikshëm” mbrapa, duke e kërcënuar seriozisht “karrigen me meritë” të RSH në tavolinën e NATO-s! 

Përballja me tërmetet  dhe Covid–19, ulja drastike e buxhetit, arroganca bollshevike, korrupsioni, shpërdorimi i burimeve të mbrojtjes, ri-konfirmojnë domosdoshmërinë kritike që ka: “Depolitizimi, trasformimi i strukturave, modernizimi kapaciteteve; përmirësimi rrënjësor i bashkëpunimit mes strukturave shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës dhe mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare; përmbushjen e detyrimeve & rikthimin e dinjitit të RSH në NATO”!

Edhe një mesazh përmbyllës për politikën: “përkushtimi, sakrificat sublime, përgjegjshmëria e spikatur dhe përulësia fisnike e diplomateve, ushtarakëve, policisë, inteligjencës, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencave civile, etj, meritojnë të trajtohen me dinjitet”.

Data 4 Prill përkon (si bekim) me 72 vjetorin e NATO-s, prandaj i`u përcjellim urime të ngrohta qytetarëve dhe kolegëve të 30 vendeve të Aleancës.

Gëzuar 12 vjetorin e anëtarësimit në NATO ! Zoti e bekoftë Kombin dhe mbarëShqiptarët.

#WeAreNATO, 

Gjeneral ® Piro AHMETAJ, Ekpert i Lartë për

Sigurinë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Ish- Këshilltar i Sigurisë Kombëtare-PD, 

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH, 

Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në SHAPE/NATO.

Filed Under: ESSE Tagged With: 4 Prilli, Anetaresimi I Shqipërisë ne NATO, General Piro Andoni

VAKSINA COVID, PËRSE FUSHATAT E HUNGARISË DHE SËRBISË SHKOJNË MIRË

April 4, 2021 by dgreca

-E NUK JANË TË PËRSËRITËSHME N’EVROPË–

Nga FEDERICO FUBINI/Përktheu Eugjen Merlika nga Corriere della Sera/

Një nga vështrimet më të habitëshme të kësaj vale të tretë të pandemisë n’Evropë është ai që regjimet më iliberale, shtypës e të korruptuar  tregojnë  – për çastin – përfundimet më të mira të vaksinimeve. Hungaria e kryeministrit Viktor Orban paraqet mbulesën më të lartë të Bashkimit evropian, 27 % të popullsisë  simbas Our World  në Data. Sërbia e presidentit Aleksander Vuçiç mund të lëvdohet me më të lartën e Evropës kontinentale, 34,1%. Sisteme të errët e autoritarë  mund të përpunojnë gjithmonë informacionin për t’u dukur më të mirë, por me gjasë në këtë rast nuk ka shkuar kështu. Të dhënat duken të vërteta. Fushata vaksinore e dy sistemeve të sunduar nga drejtues autokratë dhe nga një grup I vogël të shumëbesuarish e hajdutësh të natyrave të ndryshme, me të vërtetë po shkojnë përpara më shpejt. Në përpjestim, Italia, Franca ose Gjermania kanë mbuluar pak më shumë se sa gjysma e popullsisë në krahasim me Hungarinë e më pak se gjysma në ballafaqim me Sërbinë.

Vaksinimi falas për turistët në Sërbi

Qeveria e Beogradit duket aq e sigurtë në vetvete sa që në fundjavën tjetër, ka njoftuar një veprim relatash publike të menduar për të nxitur turizmin: jep vaksinime të menjëherëshme e falas për cilindo të huaj që paraqitet në qëndrat shëndetësore të Sërbisë. Në kufijtë e Bosnje – Hercegovinës, të Malit të Zi e të Maqedonisë së Veriut janë krijuar rradhë të gjata me familje të tëra, të gatëshme për të kaluar një pushim në Sërbi mjaft që të jenë të siguruar nga Covid-19. Albawings , një shoqëri e vogël ajrore low cost e Tiranës që fluturon për n’Itali, papritmas në fundjavën e fundit ka organizuar charter të përsëritur për fluturime të shpejta vajtje ardhje nga Beogradi.

Nuk është natyra e sistemit politik që siguron këtë efektshmëri të dukshme të autokratëve. Janë disa zgjedhje që Vendet e tjera të kontinentit e pjesa m’e madhe e popullsive të tyre, pothuajse gjithkund nuk do t’a pranonin: Orban e Vuçiç kanë blerë dhe përdorur Sputnik V e Sinopharm para se të kishin çfarëdo njofturije mbi efektëshmërinë e tyre e mbi sigurinë e tyre. Dy drejtuesit i tregojnë popullsive të tyre, të varfëruara e të traumatizuara nga pandemia, që nënështrimi ndaj mbrojtjes së Moskës e të Pekinit ka qënë i dobishëm. Megjithatë ende sot vaksina ruse nuk është autorizuar nga asnjë agjensi barnash perëndimore, ndërsa mbi vaksinën kryesore kineze mungojnë madje edhe studime paraprake të këshillueshme në pjesën tjetër të botës. Ndërkaq Orbani e ka vënë në përdorim. E Vuçiçi ka puthur flamurin kinez, duke pritur në Beograd një ekip të vogël mjekësh të dërguar nga Pekini.

Problemi i dozave

Bëhet fjalë për një model pamundësisht të përsëritshëm në pjesën tjetër t’Evropës. Do t’ishte edhe nëse në t’ardhmen Agjensia evropiane e barnave do të porosiste përdorimin e Sputnik V e do të kishte zbuluar diçka më shumë mbi Sinopharm-in që, deri tani nuk ka paraqitur kërkesë autorizimi n’Evropë. Vaksina ruse në fakt është në gjëndje të ketë një farë ndikimi në Vende relativisht të vegjël si Hungaria (më pak se dhjetë milion banorë) ose Sërbia (më pak se shtatë milionë), jo në Bashkimin evropian në tërësinë e tij, ose në Vëndet e tij të mëdha. Thjesht nuk ka një numur të mjaftueshëm dozash të Sputnik V për të bërë ndryshimin.

Përça e sundo

Siç vërente Fabrizio Dragosei në Corriere, Rusia nuk ka bioreaktorët dhe aftësitë industriale për të prodhuar vaksinën e saj; një pjesë e rëndësishme e përpunimit është shpërngulur në Hindi, e cila, së fundi, ka mbyllur kufijtë e eksportimit të dozave deri kur të ketë mbuluar së paku një të pestën e popullsisë së saj prej 1,4 miliard banorë. Sa i përket Sinopharm-it dhe vaksinave të tjera kineze,  bëhet i pamundur përdorimi në Vendet demokratike pa patur asnjë siguri mbi pasojat e tij. Pra Sërbia dhe Hungaria nuk janë një model. As për vaksinat. Megjithatë veprimi i marrëdhënieve publike të vëna në shenjë nga Pekini e Moska mbetet i fuqishëm. Është loja e lashtë e “përça e sundo”, e luajtur mbi truallin e kufijtë e Bashkimit evropian. Lajmërim – për atë që don t’i besojë – se nënështrimi Rusisë dhe Kinës sjell mbrojtje dhe siguri, veçanërisht për regjimet iliberale dhe drejtuesit e tyre.

Corriere della Sera, 31 mars 2021              

Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika- Federico Fubini- Corriere della Sera, Hungaria, Serbia, Vaksina

NDEROHET JONUZ NDREU

April 3, 2021 by dgreca

NDEROHET ME RESPEKT NGA FAMILJA, KOMUNITETI DHE VATRA, JONUZ NDREU/

-Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta u organizua veprimtaria përkujtimore, u vendosën kurora e buqeta me lule tek varri, dhe u shtrua drekë për shpirtin e Jonuz Ndreut-

Të shtunën, 3 Prill 2021, në një vjetorin e ndarjes nga jeta u kujtua me respekt Jonuz Hysen Elezi(Ndreu), një nga ikonat e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia përkujtimore nisi në orën 11 paradite në varrezat Totowa, në New Jersey. Një masë e madhe nga komuniteti kishin ardhë për të nderuar fisnikun e Dibrës, pinjollin, nipin e Heroit Kombëtar Isuf Elezi, të birin e antikomunistit Hysen Elezi, nëntogeri i Ushtrisë Amerikane, vatrani shembullor,i nderuar me Mirënjohjen e lartë të Vatrës .

       Përkujtimi ka nisë me ceremoninë fetare, ku imamët e Qendrës Islame Shqiptare në Garfield, NJ u lutën për shpirtin e Jonuz Ndreut. Më pas e bija e Jonuz Ndreut, Desi, përmes lotëve kujtoi e nderoi të atin dhe falenderoi të pranishmit e shumtë që kishin ardhë për ta nderuar qytetarin ikonë të komunitetit, qytetarin shembullor amerikan, atin e saj të dashur.

Në ceremoninë përkujtimore ishte e pranishme edhe një përfaqësi e Vatrës me Kryetarin Elmi Berisha, nën/kryetarin Pashko Camaj, sekretaren Nazo Veliu, anëtarët e Kryesisë: Marjan Cubi me zonjën Dila, Anton Raja, Mark Mernçaj, Dalip Greca, nipërit Çezar Ndreu(anëtar i Këshillit të Vatrës), Ramiz Ndreu etj. Në ceremoni dhe drekë ishin të pransihëm edhe një numër i konsiderushëm vatranësh.

Kryetari dhe Kryesia e Vatrës kishin përgatitur një kurorë në nderim dhe respekt të vatranit të përjetshëm Jonuz Ndreu.

Pas ceremonisë përkujtimore familja shtroi drekën përkujtimore për shpirtin e njeriut të dashur të saj Jonuz Ndreut në restorantin Venetia, në Garfield.

Përveç Imamëve që përcollën lutje fetare, gjatë drekës ka përshëndetur edhe Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha. Kryetari Berisha tha se Jonuz Ndreu ishte vatrani model, siç ishte dhe qytetar model i Amerikës, atdhetar i përkushtuar, prind i dashur dhe i respektuar, që na la pas modelin se si duhet ta duam dhe të luftojmë për ta nderuar Kombin, kudo ku jetojmë, si të respektojmë familjen dhe komunitetin! 

I përjetshëm kujtimi dhe vepra që la pas Jonuz Ndreu!

Siç u tha gjatë drekës, edhe ish kryetari i Vatrës, dr.Gjon Buçaj kishte dërguar një përshëndetje me e.mail për familjen e Jonuz Ndreut.

(Më hollësisht për veprimtarinë përkujtimore do t’ju informojmë në Diellin në print)

Filed Under: Featured Tagged With: Jonuz Ndreu, nje vjetori, PERKUJTIMI, Vatra

Rroftë Rama, rroftë mbreti!

April 3, 2021 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/ Jo, 110 milion euro dëm ekonomik, por sikur edhe Shqipërinë të djegi, nuk e arreston njeri Ramën. Mos mbani shpresa kot. Mos prisni të hapen dyert e SPAK-ut. Kjo nuk është një humbje e re. Ka gati dy vjet që gëlon lart e poshtë. Dhe veç Webeve gjoja të djathtë askush nga e majta nuk e komenton dëmin e ekonomik. Madje Webet e majta janë kapur me dremitjet e Lulit në një Rang Rover etj. Ose me faktin që Luli është Gjinoja dhe mbrapa tij qëndron Berisha apo Ilir Meta me Monikën. Dhe këmbëngulin kaq shumë, të çojnë sms me shumicë, se ata janë me të vërtetë nga pas. Këmbëngulin të mbushin mendjen se pas tij janë me të vërtetë ata kriminelët e Gërdecit dhe hajdutët e Thesarit etj. Por që ne naivët nuk duam të besojmë. Dhe se kur u thua, po mirë, përse nuk i denonconi në organet përkatëse apo arrestojini, si Berishën, si Metën e të tjerë, nuk të kthejnë përgjigje. Megjithatë këta janë çfarë janë dhe janë pikërisht këta që komandojnë Lulin. Në fakt dëmi ekonomik që Rama i ka shkaktuar vendit nuk është vetëm gjoba e këtij investitorit italian. Por është trefish a katërfish dhe kjo do të vërtetohej kollaj nëse do të kishim vërtetë një sistem drejtësie të pavarur. Por nuk e kemi. Dhe fakti që SPAK hesht e merret me kontenirët e bananeve dhe porositësin shqiptar një mësues pensionist, është propagandë e përkryer e specialistëve të nomeklaturës për të krijuar skenarë ku ta arrijnë e të zhvendosin vëmendjen e publikut nga dështimi real. Dhe kjo shkon për veshët e atyre që besojnë se, vërtetë ne kemi bërë reformë në drejtësi? Po të kishim bërë, sot në Shqipëri, nga dosja 339 nuk do të hetoheshin 21 komisonerë të Durrësit. Ku dy nga të cilët kanë ndërruar jetë, por Damian Gjiknuri. Madje duhej të ishte në burg, se u kap me telefon në vesh, me zë e me figurë si i thonë fjalës. Por e keni kandidat, e kemi kryetar reforme etj. Drejtësia Shqiptare e ”reformuar” nuk shikon asnjë dëm ekonomik, madje është shpifje e ndyrë sipas Ramës. Dhe shqiptarët urra, burra, Lul gjumashi, këlyshi i Berishës dhe i Metës. Uaaaa, mësues, 72 vjeç merret me tregtinë e drogës nga Ekuadori. Pra jo 110 milion euro dëm por Shqipërinë të djegi, ai prapë është në këmbë. Nuk i preket fije nga parruajtja e tij. Eshtë kalur Zotit. Dhe këtë të drejtë ia keni dhënë ju që tmerroheni nga ndryshimi. Tmerroheni ta zgjidhni presidentin nga populli, tmerroheni ta kushtëzoni mandatin e shtetarit etj. Tmerroheni të keni institucione të pavaruara etj. Tmerroheni të votojnë djemtë e vajzat tuaja nga janë e ku janë nëpër botë. Dhe rrihni gjoksin se jeni patriotë që e doni vendin dhe gjakun tuaj. Kësisoj mos u habisni kur të vij dita që Edi të shesi edhe Shqipërinë. Madje të bëj ndonjë referendum për shpalljen e tij mbret. Ju me qejf do ta votoni. Se e keni gjetur vegjën. Kë të votojmë thoni, Lulin që fle. Është fare e thjeshtë, votoni ndryshimin. Por kush e kupton. Kush gjykon kështu, rroftë Rama, rroftë mbreti.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Rrofte Rama Mbret!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 129
  • 130
  • 131
  • 132
  • 133
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT